PDA

View Full Version : Nostalgjikėt e Enverit nė Kosovė


Kercovari
31-12-11, 11:04
Nostalgjikėt e Enverit nė Kosovė i vėnė flakėn librit tė Fevziut

Biografia “Enver Hoxha” e Blendi Fevziut digjet nė njė tubim tė organizuar nė Ferizaj tė Kosovės nga “Fronti popullor pėr kultivimin e veprės revolucionare”. Propaganda kundėr kėsaj figure bėhet nga njė grup i caktuar nė Shqipėri, sikurse ėshtė Blendi Fevziu, nipi i Esat Pashė Toptanit”
Nostalgjikėt e Enver Hoxhės nė Kosovė i vėnė flakėn biografisė sė Blendi Fevziut nė njė tubim tė organizuar nė Ferizaj. Libri mė i ri publicistik i Fevziut ėshtė djegur tė mėrkurėn nga pėrkrahėsit e tė ashtuquajturit “Fronti popullor pėr kultivimin e veprės revolucionare tė Enver Hoxhės”. Tė mbledhur nė njė tubim, pas jehonės qė pati biografia pėr diktatorin nė Shqipėri e Kosovė, anėtarėt e kėtij fronti thanė se ky libėr nuk pėrfaqėson asgjė tjetėr, veēse njė propagandė tė egėr kundėr kėsaj figure. “Kjo propagandė bėhet nga njė grup i caktuar nė Shqipėri, sikurse ėshtė Blendi Fevziu, nipi i Esat Pashė Toptanit”, - tha profesori i filozofisė, Remzi Hasani. Ky i fundit, nė cilėsinė e kryetarit tė Frontit ka nxjerrė para tė pranishmėve dy libra: njėrin tė shkruar para 30 vitesh nga 12 gazetarė tė Tanjugut me titull “Shqipėria e Enver Hoxhės” dhe tjetrin, biografinė e “Enver Hoxhės” tė Blendi Fevziut. Hasani tha se kėta dy libra nuk dallojnė shumė mes tyre, ngaqė nė fokus tė shkrimit kanė pasur tė njėjtin personazh. “Dallimi qėndron nė atė se para 30 vitesh pėr Enverin shkruanin ata, tė cilėt e konsideronin si armikun numėr njė pėr shtetin jugosllav, ndėrsa tash po bėhet nga njė autor, i cili ėshtė ushqyer me propagandė dhe urrejtje pėr kėtė figurė tė ndritshme tė kombit. Dallimi qėndron nė atė se ky i dyti ėshtė shqiptar dhe ėshtė nipi i Esat Pashė Toptanit”, - ka thėnė Hasani. Pasi ka dhėnė njė mori arsyesh se pse duhet tė digjet ky libėr, fillimisht Hasani dhe bashkėpunėtorėt e tij me kujdes i kanė mėnjanuar nga kopertinat e dy librave fotografinė e hartės sė Shqipėrisė me njė bunker para dhe emrin e Enver Hoxhės, dhe pastaj i kanė vėnė flakėn tė dy librave. Libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut, fill pas botimit nga ‘UET Press’ ka shėnuar rekord shitjesh nė Shqipėri e Kosovė. Pėrmes dokumentesh arkivore, rrėfimeve tė bashkėkohėsve, por edhe ditarit personal tė Enver Hoxhės, Fevziu ka arritur tė sjellė profilin shumėplanėsh tė njeriut qė udhėhoqi diktaturėn e egėr nė Shqipėri. E ndėrsa nė Shqipėri kjo biografi ėshtė pritur me interes tė pazakontė e kundėrshti tė zbehta, kryesisht nga familjarėt e Enver Hoxhės, nė anėn tjetėr tė kufirit, nostalgjikėt e diktatorit shqiptar nuk kanė hezituar tė kryejnė akte qė tė kujtojnė kohėn e inkuizicionit me djegien e librit.

/MapoOnline/

sherri
31-12-11, 11:24
S'po di a me lexu tutje a me djeg?! vec sa ja kam fillu me lexu :P

Kercovari
31-12-11, 12:19
Janė fakte keto qė nuk digjen po dematohen nese nuk jan te paverteta me menyra te tjera e jo duku vene zjarrin gjuhes tende.
Serbi naj dogji tė gjithe librat dhe abeteran tashti edhe keto qurana Enverist bashke me ty qe ste djeg...

Etnical
03-01-12, 03:50
Kjo esht idiotsira e rradhes nga vet idiotet e pandreqshėm qe kurr nuk dojn mu mbush mend...Turp