PDA

View Full Version : Zbulohet flamuri qė u varros Ismail Qemali


emine
14-01-12, 14:47
Zbulohet flamuri qė u varros Ismail Qemali

Studiuesit e Fondit tė Etnografisė nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike kanė zbuluar flamurin me tė cilin ėshtė mbuluar arkivoli i Ismail Qemalit.
Qendra Albanologjike ka bėrė publike objektin, i cili ndodhej nė fondin e etnografisė qė prej vitit 1957, por qė pėr shkak tė mungesės sė dokumentacionit, nuk dihej rėndėsia e tij. Flamuri ėshtė zbuluar nė fillim tė muajit dhjetor qė lamė pas dhe do tė ekspozohet nė 26 janar, ditėn qė pėrkon dhe me vdekjen e Ismail Qemalit.
Pėrpara varrimit flamurin e morėn djemtė e Ismail Qemalit dhe e pėrdorėn pėrsėri nė rivarrimin e tij nė “Sheshin e Flamurit” me 28 nėntor 1932. Mbas kėsaj Et’hem Bej Vlora e dhuroi flamurin pėr Muzeun Kombėtar.
Sipas restauratorit Frederik Stamati, flamuri ėshtė nė gjėndje tė mirė, pasi nuk ėshtė ekspozuar gjatė dhe ka vetėm dėmtime tė lehta nė njėrėn anė dhe nė mes tė tij.
Nė kėtė 100-vjetor tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė pritet qė pas studimeve, tė prezantohen edhe tre flamuj qė i pėrkasin momenteve kyēe tė historisė shqiptare.http://a8.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/403322_351095238235237_141388129205950_1545013_134 114884_n.jpg