PDA

View Full Version : Miss 2012


Zero Cool
20-01-12, 13:47
Finalistja e Miss New York: Krenare qė jam shqiptare


http://gazetaonline.info/wp-content/uploads/2012/01/370.jpg



Mėsuam se jeni kualifikuar nė finalet e konkurrsit Miss New York 2012 te organizuar nga Trump Organization ne date 14 dhe 15 janar dhe keni marrė ēmimin “People Choice Award”.

Sa e vlerėsuar jeni ndjerė nga ky ēmim?
Te qenurit finaliste ne Miss New York dhe marrja e ēmimit ” People Choice Award”, eshte nje vleresim shume i veēante per mua. Kishte shume konkurente te tjera qe ishin shume te kualifikuara dhe ndjehem shume krenare qe arrita ta merrja kete ēmim, pasi ishte hera e pare qe merrja pjese ne nje konkurs bukurie kaq prestigjioz. Natyrishit qe kurora e Miss-it ishte synimi im, mirepo duke mare parasysh kokurrencen me te cilen perballesha, jam shume e kenaqur me arritjen time.

Sa i rėndėsishėm ėshtė ky Konkurrs nė SHBA?
Miss New York eshte shume i rendesishem ne SHBA. Kete vit u organizua nga Donald Trump, i cili organizon Miss USA dhe Miss Universin . Fituesja qe u zgjodh ne Miss New York do te prezantoje shtetin e saj ne Miss USA qe do te zhvillohet per disa muaj. Eshte nje konkurrs bukurie me reputacion dhe ka shume rendesi ketu ne SHBA.

A ishte ky njė hob i juaj apo njė synim pėr t’u pėrfshirė nė botėn e spektaklit apo diku tjetėr?
Konkurrset e bukurise kane qene dhe jane te rendesishme per mua dhe duke mare pjese ne nje konkurs te tille, arrita te realizoja nje enderr timen qe e kam pasur e vogel. Duke marre pjese ne kete konkurs te tille, shume mundesi per te mare pjese ne boten e spektaklit jane hapur dhe do te eksploroj disa prej tyre. E ardhmjes si dihet, mirepo jam e sigurte qe shume projekte te bukura me presin

Si e kanė pritur miqtė tuaj kėtė?
Miqte e mi me kane mbeshtetur shume kur e kane marre vesh per pjesmarrjen time ne Miss New York. Me kane inkurajuar dhe jane munduar te me ndihmojne me ēdo gje qe me eshte dashur. Disa prej tyre biles kane qene afer meje drejt ēdo hapi qe kam marre duke ardhur ne te dyja neten e konkursit per te me suportuar me publikun. Ndihem shume e lumtur qe kam shoqeri kaq suportuese prane meje dhe qe me jane gjendur prane gjithmone.

Po familja?
Familja ime gjithmone me ka inkurajuar qe te ndjek enderrat dhe aspiratat qe kam per jeten time dhe jane gezuar shume kur kane marre vesh per pjesmarrjen time ne kete spektakel. Motra ime eshte njeriu qe me gjendet prane per ēdo vendim qe une marr per te ardhmen time dhe me mbeshtet me ēdo gje . Ajo me influencon qe te arrij suksesin qe meritoj dhe me inspiron jashte mase. Eshte gjysma ime qe me ben te ndihem e plote. E falenderoj familjen per arritjet e mia ne jete, pasi pa te s’do te arrija shume gjera ne jete.

A keni ende njerėz nė Tiranė dhe a ke komunikuar pas kėtij konkursi?
Ne Tirane une kam pothuajse te tere kushurinjte e mi, perveēse familjes time imediate. Me kane uruar nepermjet telefonit ose internetit per pjesmarrjen dhe arritjen ne finale ne konkurs.

Cilat janė impresionet e tyre?
Thjesht ndjehen krenar per mua, pasi gjithmone e kane ditur qe e ardhmja ime do te ishte e sukseshme.

Cilat jane planet e tua ne te ardhmen?
Planet e mia per te ardhmen jane te shumta, mirepo ne ēdo drejtim qe une do te vendos dhe do te marr, e di qe do te arrij ate ēka une do te kem synim. Meqenese jam diplomuar vitin e kaluar, dua t’i fokusohem karrieres time ne boten e spektaklit, pasi shume mundesi me jane dhene dhe dua t’i eksploroj dhe te gjej diēka qe te me pershtatet dhe t’i dedikohem. E ardhmja ime eshte akoma duke u ndertuar dhe kam besim se do te jete e sukseshme ne ēdo drejtim qe do te marri.

A e mendon tė kthesh nė Shqipėri, nėse ke ndonėj projekt interesant?
Ideja e te kthyerit ne Shqiperi per te bere projekte interesante gjithmone eshte diēka qe me ka pelqyer. Ata qe me njohin e dine qe jam teper atdhetare dhe Shqiperia eshte gjithmone me mua. Ne qofte se projekti i duhur me jepet si mundesi, do te jete diēka shume e rendesishme per mua .

Kercovari
24-01-12, 10:50
Tė mungon burimi informacionit dhe emri i kėsaj krenarisė shqiptare..
Pra;

Flet posacėrisht pėr gazetėn Tema, Nereida Isufi, finaliste e Miss New York 2012