PDA

View Full Version : Berisha ne Ulqin.26-01-2012.


natyra
29-01-12, 04:08
Kerkoi ndjes,nese eshte nje tem e tille e hapur.nese jo?Tema eshte per te gjithe...thjeshte,qe posedoni per t'dhen mendime te lira lidhur me Artikullin.

Falemnderit!
_____________________

Ligji malazez pėr simbolet, Berisha nga Ulqini: Flamujt janė pėr tė nderuar
Transmetuar mė 26.01.2012 14:53

http://noa.al/3/img/1320269534_print_printer.png http://noa.al/3/img/1320269524_email_forward.png
http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/Sali-Berisha-Nazif-Cungu.jpg (http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/Sali-Berisha-Nazif-Cungu.jpg)

http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/Sali-Berisha-Ulqin1.jpg (http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/Sali-Berisha-Ulqin1.jpg)

http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/Sali-Berisha-Ulqin-takimi.jpg (http://www.noa.al/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/01/Sali-Berisha-Ulqin-takimi.jpg)

Ulqin, 26 janar 2012, NOA – Flamujt janė vetėm pėr tė nderuar dhe ne duhet tė nderojmė flamujt e njėri-tjetrit, sepse janė simbole tė sakrificave tė bėra pėr liri dhe dinjitet kombėtar nė ēdo vend”, deklaroi kryeministri Sali Berisha nga Ulqini ku gjatė vizitės zyrtare dyditore nė Malin e Zi sot u takua me kryetarin e Komunės Nazif Cungu, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

I pyetur rreth bisedimeve me autoritetet nė Podgoricė pėr ligjin e ashtuquajtur pėr ruajtjen e qetėsisė dhe rendit qė kufizon pėrdorimin e simboleve dhe flamurit kombėtar, shefi i qeverisė shqiptare u pėrgjigj se “nė institucionet publike, ēdo vend rregullon me ligj pėrdorimin e simboleve edhe vendet mė tė lira nė botė, e kanė rregullin e tyre. Pėr qytetarėt, dua tė jem shumė i sinqertė, nė mėnyrėn mė miqėsore theksoj se, shteti nuk duhet tė ketė asnjė lloj preokupimi dhe problemi me ēfarė simbolesh preferojnė apo pėlqejnė ata.



Pyetje: Zoti Berisha a u bisedua sot me Podgoricėn zyrtare, lidhur me avancimin e shqiptarėve nė Mal tė Zi. Pak ditė mė parė nė Parlamentin e Malit tė Zi ėshtė miratuar njė ligj i ashtuquajtur pėr ruajtjen e rendit dhe qetėsisė, me njė nen tė posaēėm, ju kufizohet mėnyra e pėrdorimit tė simboleve dhe flamurit. Kanė reaguar i gjithė spektri politik shqiptare dhe deputetėt shqiptare nė Parlamentin e Malit tė Zi?

Kryeministri Berisha: Me miqtė diskutohet gjithēka me njeri –tjetrin dhe ju garantoj se ne kemi trajtuar tė gjitha problemet sė bashku. Mendimi im miqėsor ėshtė ky; nė institucionet publike, ēdo vend rregullon me ligj pėrdorimin e simboleve edhe vendet mė tė lira nė Botė, e kanė rregullin e tyre. Pėr qytetarėt, dua tė jem shumė i sinqertė, nė mėnyrėn mė miqėsore theksoj se, shteti nuk duhet tė ketė asnjė lloj preokupimi dhe problemi me ēfarė simbolesh preferojnė apo pėlqejnė ata. Individėt janė individė, sektori publik ėshtė sektor publik dhe unė nė Shqipėri, ju garantoj se po tė kaloni, njė shtėpi e shikoni me njė flamur, sepse djali punon nė atė vend dhe ka nxjerrė fitimet, qė vjen dhe ndėrton shtėpinė dhe njė shtėpi tjetėr ka njė flamur tjetėr, por nė tė gjitha rastet flamujt janė vetėm pėr tė nderuar dhe ne duhet tė nderojmė flamujt e njėri-tjetrit, sepse janė simbole tė sakrificave tė bėra pėr liri dhe dinjitet kombėtar nė ēdo vend.

Pyetje: Si e shikoni pozitėn e shqiptarėve nė Mal tė Zi?

Kryeministri Berisha: Shqipėria vlerėson realizimet e mėdha, qė shqiptarėt kanė arritur nė njė dialog konstruktiv me autoritetet e Malit tė Z. Unė jam dėshmitar vetė i kėtyre arritjeve. Gjatė kėtyre 20 viteve unė kam ndjekur nė mėnyrė konstante kėtė progres dhe shqiptarėt nė Mal tė Zi, kanė meritėn, sepse janė pėrpjekur pėr tė gjetur dhe kanė gjetur gjuhėn e mirėkuptimit me forcat e tjera politike dhe kanė shėnuar rezultate tė prekshme tė pamohueshme. Sė dyti, Mali i Zi, Shqipėria, kanė njė projekt mė madhor dhe ky ėshtė projekti Europian. Rendi Europian ėshtė njė rend i bazuar nė lirė dhe tė drejtat e qytetarėve. Unė po vij nga Podgorica dhe u ndala nė Tuz. Unė kam qenė atje 4 vjet mė parė, mendimi pėr Komunėn e Tuzit, ėshtė absolutisht i ndryshėm nga ai qė ishte 4 vjet mė parė. Pse kjo? Sepse edhe pėr Shqipėrinė edhe pėr Malin e Zi dhe pėr ēdo vend qė aspiron nė Bashkimin Europian, decentralizimi ėshtė njė proces jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr konsolidimin e lirive dhe tė drejtave, kėshtu qė unė konsideroj se marrėdhėniet ndėr etnike nė Mal tė Zi kanė njohur zhvillime qartėsisht pozitive dhe i kanė realizuar kėto zhvillime nė mėnyrėn mė tė qytetėruar.

Pyetje: Kur shqiptarėt nga Mali i Zi do ta kalojnė kufirin me letėrnjoftim?

Kryeministri Berisha: Ėshtė ēėshtje e burokratėve, por shpresoj qė tė mos zgjasė me shumė se 5-6 javė sa tė kalojė nė parlament, ėshtė ēėshtje rendi dite parlamenti, s’ka asnjė pengesė tjetėr.

Gjatė vizitės nė Ulqin pėr ta pritur kryeministrin Berisha kishin dalė edhe shumė qytetarė tė Ulqinit.

Kryeministri Berisha nė prononcimin pėr mediat vlerėsoi se Ulqini ėshtė njė prej qyteteve mė tė lashta tė kombit shqiptar, dhe njėra prej perlave mė tė bukura turistike tė Malit tė Zi, por dhe tė Rajonit, i njohur nė Europė pėr bukuritė, mikpritjen dhe shėrbimet e shkėlqyera qė ofron turizmi.

“Duhet t’ju garantoj se nė tė gjitha kėto takime ėshtė dėshmuar njė vullnet i pėrbashkėt, pėr tė bėrė gjithēka qė tė intensifikojmė marrėdhėniet midis dy vendeve tona. Nė kėtė kontekst nuk ka dyshim, qė nė kėtė pėrpjekje, turizmi dhe potenciali turistik i Ulqinit zė njė vend tė veēantė. Diskutuam sot me kryeministrin, pėr njė aksion tė pėrbashkėt nė Bunė, pėr thellimin e saj, nė mėnyrė qė turistėt tė mund tė organizojnė ture nga Ulqini, nga Tivari, nga Shkodra, nė Bunė nė liqen deri tek Vir Pazar, nė mėnyrė qė pasuritė e mėdha tė Ulqinit, Shkodrės dhe Rajonit, t’u bėhen disponibėl turistėve nga mbarė bota”, tha kryeministri.

Shefi i qeverisė siguroi zotin Cungu se ministrat pėrkatės tė qeverive tė dy vendeve krahas projektit tė thellimit tė Bunės do tė nisin edhe subvencionimin fillimisht publik tė Crocierave, nė mėnyrė qė Velipoja tė lidhet me anėn tjetėr tė Bunės dhe me Ulqinin, pėr tė argėtuar dhe pėr t’u ofruar mundėsi tė shumta turistėve.

“Ky vend, ėshtė njė vend mik pėr ne, ėshtė njė vend, qė ne jemi tė sigurtė, qė do tė ndėrtojė njė tė ardhme tė shkėlqyer, por kontributi juaj ėshtė njė vlerė shumė e madhe, nė miqėsinė dhe bashkėpunimin qė ne kemi sot me Malin e Zi. Ju, keni qenė njė popullatė jo shumė numerike kėtu vitet e fundit, por keni luajtur rol shumė mė tė rėndėsishme sesa ēfarė jeni nė proporcion me popullatėn, me votėn tuaj, nė momentin historik kur ky komb, ky vend, u bė i pavarur dhe ka mbajtur qėndrime tė shkėlqyera ndaj Kosovės dhe ne jemi shumė mirėnjohės, sepse vendimet e kėtyre 10 viteve tė fundit tė qeverisė sė Malit tė Zi, kanė qenė vendime tė burrave guximtarė, trima dhe nė interesin mė tė mirė tė paqes dhe stabilitetit nė Rajon”, theksoi Berisha.

Ndėrkohė, kryetari i komunės sė Ulqinit Nazif Cungu theksoi se kryeministri Sali Berisha ka luajtur njė rol kyē nė rrėzimin e sitemit monist.

mit/NOA