PDA

View Full Version : Imam Mehdiu


Zero Cool
06-02-12, 18:01
Imami i dymbėdhjetė


Mahdiu i premtuar, i cili zakonisht zihet ngoje me titullin e tij Imam-i Asr (Imami i “Periudhės”) dhe Sahib al-Zaman (Zoti i Kohės), ėshtė i biri i Imamit tė njėmbėdhjetė. Emrin e ka tė njėjtė me atė tė Pejgamberit tė Shenjtė. Ai u lind nė Samarrah mė 256/868 dhe deri mė 260/872, kur u martirizua babai i tij, jetonte nėn kujdesin dhe tutelėn e tė atit. Ai fshihej tė mos e shihnin haptas dhe vetėm disa veta nga elita e shiitėve qenė nė gjendje ta njihnin.
Pas martirizimit tė babait ai u bė imam dhe me Urdhrin Hyjnor shkoi nė fshehtėsi (ghajbat). Kėshtu ai u paraqitej vetėm ndihmėsve tė tij (naib) po edhe atėherė vetėm nė rrethana tė jashtėzakonshme. Imami si zėvendės tė tij e zgjodhi pėr njė kohė Uthman ibėn Said Umarin, njėrin nga shokėt e babait dhe tė gjyshėrve tė tij i cili ishte mik i tij i besueshėm dhe besnik. Pėrmes zėvendėsit tė tij Imami u pėrgjigjej kėrkesave dhe pyetjeve tė shiitėve. Pas Uthman ibėn Saidit, zėvendės i Imamit u emėrua i biri i tij Muhamed ibėn Uthman Umari. Pas vdekjes sė Muhamed ibėn Osmanit, Abul Kasim Husein ibėn Ruh Navbakhti ishte zėvendės i posaēėm, dhe pas vdekjes sė tij nė kėtė detyrė ishte zgjedhur Muhamed Simari.
Disa ditė para vdekjes sė Ali ibėn Muhamed Simarit nė vitin 329/939, u lėshua njė urdhėr nga Imami duke thėnė se brenda gjashtė ditėve do tė vdiste Ali ibėn Muhamed Simari. Prej kėtu zėvendėsimi special i imamit do tė merrte fund dhe do tė fillonte fshehtėsia kryesore (ghajbat-i kubra) dhe do tė zgjasė deri nė ditėn kur Zoti do t’i japė leje Imamit tė shfaqet.
Fshehtėsia e Imamit tė dymbėdhjetė, pra, ndahet nė dy pjesė : e para, fshehtėsia e vogėl (ghajbat-i sughra) e cila filloi mė 260/872 dhe mori fund 329/939, duke zgjatur rreth shtatėdhjetė vjet; pjesa e dytė, shehtėsia kryesore e cila filloi mė 329/939 dhe do tė zgjasė sa tė dojė Zoti. Nė njė hadith mbi autenticitetin e tė cilit pajtohet secili, Pejgamberi i Shenjtė ka thanė : “Po tė duhej tė mbetej nė jetėn e kėsaj bote vetėm njė ditė, Zoti do ta zgjaste atė ditė derisa Ai tė dėrgojė nė tė njė njeri nga komuniteti dhe familja ime. Emri i tij do tė jetė i njėjtė me timin. Ai do ta mbushė botėn me barazi dhe drejtėsi ashtu siē ishte mbushur me dhunė dhe tirani.”


i6dk4TaCqvk



WjDHrrCZZf8

Zero Cool
06-02-12, 18:03
Kush ėshtė Mehdiu i pritur?

Njeriu gjatė jetės shpesh ballafaqohet me periudha dhe ngjarje, para tė cilave ėshtė i paaftė t’i pėrballojė, i paaftė tė gjejė zgjidhje nga ajo ngarkesė labirinthi, posaēėrisht nga ai labirinth primitiv, pranon idenė e ardhjes nga qielli tė ndonjė njeriu ose ndonjė qenieje tjetėr nga lart nga qielli, i cili do t’iu zgjidh dhe rregullojė rendin e ērregulluar dhe do t’ua kthejė sigurinė e rrezikuar nė mes tė njerėzve.

Individėt me inteligjencė tė ulėt, por nuk ėshtė rast i rrallė qė bashkė me ta tė gjendet edhe ndonjė me inteligjencė mė tė lartė, kur gjenden para ndonjė situate tė pazgjidhshme dhe tė rėndė, kėrkojnė dalje nga ēudia, presin qė Zoti do t’jua dėrgojė ndonjė ēudi, ndonjė mrekulli, e cila do ta kthejė rendin e ērregulluar, do ta vendosė tė drejtėn e humbur e tė tjera.

Kjo ide si e tillė ėshtė e pranishme edhe te hebrenjtė edhe te kristianėt, por nė njė formė pak mė tė ndryshuar iu pėrcoll edhe muslimanėve dhe pėrgjithėsisht popujve, si atyre nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim.

Tė njėjtėn ide plotėsisht e hasim edhe nė Angli. Nė Angli gjatė shekullit tė kaluar u shtri ideja se nė tokė do tė shfaqet njeriu, i cili nė botė do tė sjellė lumturi. Relikte tė idesė sė tillė ende gjenden edhe nė disa pjesė tė Wellsit nė Angli dhe nė viset veriore tė gadishullit Bretania nė Francė.

Kjo ide te muslimanėt ka luajtur rol tė madh. Ajo edhe sot zotėron te njė pjesė e madhe, jo vetėm te shtresa e gjerė, por edhe te shtresa tė tjera tė popullsisė.


Prej nga ideja e tillė te muslimanėt?

Qysh nė fillim tė shfaqjes sė Islamit, kurse pas vdekjes sė Muhammedit a.s., doli nė skenė njė grup muslimanėsh, me ide se djali i xhaxhait tė Muhammedit a.s., Aliu r.a., ka tė drejtė nė postin e imamit (halifit). Pėrveē kėsaj, ata filluan tė konfirmojnė edhe idenė se imameti pas vdekjes sė Aliut r.a. duhet tė mbetet te pasardhėsit e Aliut r.a.. Si dėshmi pėr kėtė iu shėrbente gjykimi se imameti nuk ėshtė ēėshtje e pėrgjithshme popullore, e cila prezantohet para popullit, qė tė gjykojė pėr kėtė, por se ajo ėshtė obligim, i atij qė i takon e drejta ta caktojė kush nė kėtė ta trashėgojė dhe se populli duhet t’i bindet atij qė ai e cakton.

Ky grup gjatė historisė ėshtė quajtur “shi’atu”. Shi’atu alij – sekti shiit, mendon se para vdekjes, Muhammedi a.s. ka thėnė se pas vdekjes sė tij, udhėheqjen e imametit duhet ta merrė Aliu r.a. dhe nė kėtė pikėpamje theksuan disa thėnie, tė cilat ia atribuuan Muhammedit a.s.:

“Udhėheqės i kujt jam unė, edhe Aliu do tė jetė udhėheqės.”

Shiitėt, edhe pse tė ndarė nė shumė grupime, tė gjithė janė tė mendimit se hilafeti i takon vetėm Aliut r.a.. Ata ndahen mes veti nė aspekt tė trashėgimtarėve tė tyre se kush do ta merrė sundimin (hilafetin, imametin). Deri sa disa mendojnė se trashėguesit duhet tė jenė vetėm nga bijtė e Aliut dhe tė Fatimes, vajzės sė Muhammedit a.s., djemve tė Hasanit dhe Huseinit, nė tė drejtėn e tyre nė halifat, tė tjerėt shkuan edhe mė larg, shkuan aq larg sa qė ajo konfrontohet me logjikėn dhe fenė. Ata filluan t’iu pėrshkruajnė atyre edhe cilėsi Zoti, d.m.th. Zotin filluan ta personifikojnė fizikisht dhe shpirtėrisht me kėta imamė, plotėsisht ashtu sikurse vepruan edhe kristianėt me Isain a.s..

Huseini, i biri i Aliut r.a., i ndikuar nga shiitėt, filloi tė shfaqet dhe tė paraqitet nė tė drejtėn e tijpėr halifat. Pėr kėtė arsye, halifi i atėhershėm, Jezid ibn Muavij, e shpalli tė ndjekur dhe kundėr tij e dėrgoi mėkėmbėsin e tij nė Irak me ushtrinė nė vitin 31 h., nė Kerbela, e mundi ushtrinė e Huseinit, kurse atij ia preu kokėn tė cilėn e dėrgoi te halifi nė Damask. Kjo ndikoi shumė fuqishėm te masa fetare muslimane dhe rėndė e tronditėn shtetin musliman dhe themet e tij. Pasojė e saj ėshtė rrėmuja dhe prishja e harmonisė dhe fillimi i anarkisė nė tėrė shtetin islam.

Ėshtė e natyrshme qė nga kjo kohė bota filloi t’i lutet Zotit dhe tė presin nga Ai qė t’ua dėrgojė ndonjė fuqi, i cili sėrish do ta kthejė rendin dhe sigurinė e mėparshme. Nuk zgjati shumė dhe te populli lindi ideja mbi atė se Zoti do ta dėrgojė ndonjė person, i cili popullin e humbur do ta drejtojė drejt shtegut tė vėrtetė.

Kjo ide, siē theksuam, nuk ishte e re, por as e atij shekulli. Ajo ėshtė shumė mė e vjetėr. Ajo pati ekzistuar edhe te kristianėt, e nė esencė e njejtė, me dallime tė vogla ka ekzistuar edhe te hebrenjtė. Kristianėt mendojnė se mehdiu i pritur, tė cilin e quajnė “mesih” do tė paraqitet me ringjallje tė re, kurse hebrenjtė mendojnė se ai do tė paraqitet, por jo me ringjallje, por do tė lindet nga se mė parė nuk ka vdekur e as ekzistuar.

Sa i pėrket muslimanėve, ata mendojnė se ai mehdi do tė paraqitet, pas shumė kohėsh qė ka ndejtur i fshehur nga sytė e njerėzve tė gjallė, qė do tė thotė se atė nuk e ka gjetur vdekja, por se ai jeton, i fshehur nga njerėzit.

Njė neri i quajtur Abdullah ibn Sebe’, prift hebrej, i cili Islamin e pranoi nė kohėn e Osmanit r.a., doli me argumentimin se ai ėshtė imami i dymbėdhjetė prej imamėve shiitė, kurse ky ėshtė Muhammed ibn Askerij, i cili hyri me xhybe nė vendin nėntokėsor tė shtėpisė sė tyre dhe aty u zhduk, kurse nga fundi i botės (para shkatėrrimit), do tė shfaqet dhe do ta mbush me drejtėsi.

Kėtė pohim e trashėgoi grupi shiit, i cili edhe tash e pretė, pėr shkak se ėshtė quajtur “el-mehdij’ul-muntedhir” apo “mehdiu i pritur”.

Ata ēdo mbrėmje, pas namazit tė akshamit, qėndrojnė para dyerve tė kėtij bodrumi, pėr tė cilin Abndullah ibn Sebe’a tha se ai nė tė ėshtė fshehur, e thirrin emrin e tij dhe e thėrrasin qė tė del. Kur bie nata, tė lodhur dhe tė indisponuar, kthehen duke e lėnė atė pėr tė nesėrmen. Ky grup ėshtė quajtur Ithna asherijje (dymbėdhjetshi), sepse mendojnė se Mehdiu ėshtė imami i 12 i pasardhėsve tė Aliut r.a..

Pėrveē kėtij grupi shiit ekziston edhe njė grup tjetėr, i cili quhet seb’ij, ata tė cilėt besojnė se imami i shtatė ėshtė fshehur dhe se do tė paraqitet si mehdi.

Ky besim ka pasur pasoja tė rėnda te muslimanėt, sepse kanė futur mjaft gėnjeshtra mbi Mehdiun e rrejshėm.

I pari nė historinė islame i cili kėtė person tė pritur e quajti mehdi ėshtė Muhammed ibn Hanefiu, pas vdekjes sė tė vėllait Husein nė Kerbela. Aty u ngrit dhe filloi tė kėrkojė tė drejtėn pėr halifat. Disa historianė thonė se atė nuk e bėri ai por Muhtari, njėri ndėr udhėheqėsit e shquar dhe agjituesit shiit.

Historiani Ibn Taberiu thotė: “Kur Muhtari shkoi nė Kufe ta nxisė popullin dhe nė mesin e tyre ta fusė kėrkesėn qė vrasėsit e Huseinit tė dėnohen, sė bashku me emrin e Mehdiut e pėrmendte edhe emrin e Ibn Hanefiut, vetėm se Taberiu mendon se Muhtari me kėtė fjalė nuk ka pasur pėr qėllim kuptimin qė sot asocon emri mehdi, por e ka pėrdorur qė me kėtė ta theksojė qėndrimin e shiitėve, i cili thotė se Muhammedi a.s. i ka dhėnė Aliut r.a. aftėsi, me ndihmėn e tė cilės do t’i komentonte dhe shpjegonte hadithet e Muhammedit a.s. dhe se Aliu r.a. atė aftėsi do ta trashėgonte te pasardhėsit pas tij.

Ndėr mė tė njohurit tė cilėt pas Ibn Hanefiut u paraqiten si mehdi ishin: Muhammed ibn Abdullahu, pasardhės i Hasanit. Ai u paraqit nė Hixhaz por ushtarėt e Mensurit shpejt e kapėn dhe e mbytėn.

Disa mendojnė se nė atė kohė me shprehjen mehdi aspak nuk ka pasur pėr qėllim tė cilin pastaj ia bashkangjitėn nė botėn islame, d.m.th. se mehdiu ėshtė personi i cili botėn islame do ta udhėheq nė shtegun e vėrtetė nė aspektin fetar, por se me atė fjalė ka pasur pėr qėllim kuptim tė pastėr tė kėsaj bote, d.m.th. se ai ėshtė njeri i cili nė aspektin politik do ta udhėheq popullin islam.

Nė favor tė kėtij komenti shkon edhe kjo qė Mensuri, trashėgimtarit tė tij ia dha emrin Mehdi, me tė cilin nuk ka pasur pėr qėllim kurrfarė kuptimi fetar.

Sidoqoft, nė botė mbizotpėroi besimi se para shkatėrrimit tė botės do tė paraqitet Mehdiu, i cili nė botė do ta vendosė drejtėsinė, do ta pastrojė tokėn nga ndytėsirat dhe turbullirat. Prandaj, edhe bota prej atėherė e gjer sot janė nė pritje dhe ēdo shfaqje jonormale e karakterizojnė si parashenjė tė lajmėrimit tė tij.

Pas Muhammed ibn Abdullahut, mė 1122, u paraqit nė Perėndim apo nė Veri-Perėndim tė Afrikės njeriu me emrin Ibn Tumerti, i cili filloi tė konfirmojė se ai ėshtė Mehdiu i pritur. Ai filloi tė paraqitet me disa qėndrime nga jeta e tij, me ato tė cilat do tė ndiqeshin si shembull dhe udhėrrėfyes mehdive tė ardhshėm. Kėshtu pėr shembull, thekson se nė ėndėrr e ka mėsuar Kur’anin pėrmendsh. Pėrveē kėsaj, ka jetuar nė mjerim, veshej me veshje tė vjetra dyhe tė leckosura, kurse me njerėzit shoqėrohej pak, e tė ngjashme.

Pas tij, mė 1780 u paraqit mehdiu tjetėr dhe shumė i njohur me emrin Mehdi, emri i vėrtetė i tė cilit ishte Mensur. Zėri i tij jehoi gjer nė Perėndim tė Afrikės. Pėr tė Federiku i Madh tha: “E ardhmja e portės varet prej asaj se si do tė zhvillohet lėvizja e tij.” Dhe pėr njė kohė tė shkurtėr ai pėrfitoi njė masė prej disa qindra mijė njerėzish. Bile, edhe shumė kristianė e pranonin Islamin dhe hynin nė radhėn e tij.

Porta e madhe e ndihmonte Mehdiun dhe ithtarėt e tij. Ai me ithtarėt e tij njėherė u ndesh me ushtrinė ruse dhe e fitoi ate.

Mė i njohuri, qė u paraqit pas tij, ishte ai nė Sudan, mė 1881, me emrin Muhammed Ahmed El-Mehdiu. Ai hyri nė krye tė kryengritjes, i cili atje duke iu falėnderuar atij shpėrtheu dhe pėrfundimisht pėrfundoi ashtu, sikur ai tė kishte sunduar nė atė krahinė. Mėkėmbėsi i atėhershėm i Sudanit, sir V. Rexhinaldi, shėnon nė librin e tij “Shpata dhe zjarri nė Sudan”. Ai nė kėtė libėr e ka pėrshkruar jetėn dhe veprimin e kėtij Mehdiu.

Mehdiu vėrtetonte pėr veten se ėshtė personalisht Muhammed ibn Hasan El-Askeriu, i dymbėdhjeti imam, i cili mė se dhjetė shekuj ka qenė i fshehur.

Prej gjerave tė ēuditshme tė kėtij Mehdiu ėshtė edhe kjo qė ėshtė orvatur ta imitojė Muhammedin a.s., bile e bėri edhe hixhretin, ia zgjodh vetit katėr shokė, tė cilėt i quajti halif, qė t’i imitonin katėr halifėt e drejtė – hulefai rrashidinėt.

Zero Cool
06-02-12, 18:12
Mbi paraqitjen e Mahdiut

Nė bisedėn mbi pejgamberinė dhe imamllėkun u tha se si rezultat i ligjit tė udhėzimit tė pėrgjithshėm i cili e drejton gjithė krijimin, njeriut me doemos i ėshtė dhuruar fuqia e marrjes sė shpalljes pėrmjet pejgamberisė, e cila e drejton atė drejt pėrsosjes sė normės njerėzore dhe mirėqenies sė racės njerėzore. Pa dyshim, po tė mos ishin tė mundshme pėrsosja dhe lumturia pėr njeriun, jeta e tė cilit posedon aspekt shoqėror, vetė fakti se atij i ėshtė dhuruar kjo fuqi do tė ishte e pakuptimtė dhe e kotė. Por nė krijim nuk ka kotėsi.

Me fjalė tė tjera, qyshse ka filluar tė banojė nė tokė, njeriu ka dashur tė bėjė jetė shoqėrore tė mbushur me lumturi nė kuptimin e vėrtetė dhe ėshtė pėrpjekur drejt kėtij qėllimi. Po tė mos ekzistonte objektivisht njė dėshirė e tillė, ajo kurr nuk do tė ishte ngulur nė natyrėn e brendshme tė njeriut, njėsoj sikur po tė mos kishte pasur ushqim nuk do tė kishte pasur as uri. Ose po tė mos kishte pasur ujė nuk do tė kishte pasur as etje dhe po tė mos kishte pasur riprodhim nuk do tė kishte pasur tėrheqje seksuale midis gjinive.

Prandaj, me arsyen e nevojės dhe vendosjes sė brendshme, e ardhmja do tė shohė ditėn kur shoqėria njerėzore do tė jetė e ngopur me drejtėsi dhe kur tė gjithė do tė jetojnė nė paqe dhe qetėsi, kur qeniet njerėzore do tė posedojnė nga virtyt dhe pėrsosje. Vendosja e kushteve tė tilla do tė paraqitet pėrmes duarve tė njeriut por me ndihmėn e Hyjnisė. Kurse udhėheqėsi i njė shoqėrie tė tillė, i cili do tė jetė shpėtimtari i njeriut, nė gjuhėn e hadithit quhet Mehdi.

Nė religjione tė ndryshme qė mbretėrojnė botėn, si hinduizmi, budizmi, judaizmi, zoroastrianizmi dhe islamizmi i referohet njė personi i cili do tė vijė si shpėtimtar i njerėzimit. Kėto religjione zakonisht kanė dhėnė lajme tė reja tė ardhjes sė tij, ndonėse natyrisht janė disa dallime nė hollėsi tė cilat mund tė shquhen kur tė krahasohen kėto mėsime me kujdes. Hadithi i Pejgamberit tė Shenjtė me tė cilin pajtohen tė gjithė muslimanėt: “Mahdiu ėshtė nga pasardhėsit e mi” i referohet sė njėjtės tė vėrtetė.
Ka shumė hadithe qė zihen ngoje nė burimet sunite dhe shiite nga Pejgamberi i Shenjtė dhe nga imamėt qė kanė tė bėjnė me paraqitjen e Mahdiut, si ai qė thotė se ai ka prejardhjen e Pejgamberit dhe se paraqitja e tij do t’ia bėjė shoqėrisė njerėzore tė mundshme tė arrijė pėrsosje tė vėrtetė dhe kuptimin e plotė tė jetės shpirtėrore.101 Pėrveē kėsaj, ka shumė tradita tė tjera lidhur me faktin se Mahdiu ėshtė i biri i Imamit tė njėmbėdhjetė, Hasan al-Askarit. Ata pajtohen se pasi tė lindet dhe pasi tė kalojė njė kohė tė gjatė nė fshehtėsi Mahdiu do tė paraqitet pėrsėri, duke e mbushur me drejtėsi botėn e cila ėshtė prishur nga padrejtėsia dhe poshtėrsia.

Si shembull, Ali ibėn Musa al-Ridai (Imami i tetė) ka thėnė nė rrjedhė tė hadithit: “Imami pas meje ėshtė biri im, Muhamedi, dhe pas tij i biri i tij, Aliu, dhe pas Aliut i biri i tij, Hasani, dhe pas Hasanit Huxhat al-Kaimi, i cili pritet gjatė fshehtėsisė dhe dėgjohet gjatė shfaqjes sė tij. Nėse mbetet nga jeta e kėsaj bote vetėm njė ditė, Allahu do ta zgjasė atė ditė derisa ai tė shfaqet, dhe ta mbushė botėn me drejtėsi njėsoj sikur qė ishte mbushur me poshtėrsi. Por kur? Sa i pėrket lajmit tė “orės”, vėrtet babai mė ka treguar, si kishte dėgjuar nga babai i tij i cili kishte dėgjuar nga babai i tij i cili kishte dėgjuar prej tė parėve tė tij tė cilėt kishin dėgjuar nga Aliu, qė ishte kėrkuar nga Pejgamberi i Shenjtė: ‘Oh Pejgamber i Zotit, kur do tė duket “pėrkrahėsi” (kaim) i cili ėshtė nga familja jote?’ Ai tha: ‘Rasti i tij ėshtė sikur ai i Orės (sė Ringjalljes). “Ai vetė do tė shfaqė atė nė kohėn e duhur. Ajo ėshtė e rėndė nė botėn hyjnore dhe nė kėtė botė. Ajo nuk ju vjen juve pėr tė pavetėdijshmit” (Kur'ani, VII, 187).’”102 Sakr ibėn Abi Dulafu ka thėnė: “Kam dėgjuar nga Abu Xhafar Muhamed ibėn Ali al-Ridai (Imami i nėntė) i cili tha: ‘Imami pas meje ėshtė im bir, Aliu; urdhri i tij ėshtė urdhri im; fjala e tij ėshtė fjala ime; tė dėgjosh atė ėshtė sikur tė mė dėgjosh mua. Imami pas tij ėshtė i biri i tij, Hasani. Urdhri i tij ėshtė urdhri i babait tė tij; fjala e tij ėshtė fjala e babait tė tij; tė dėgjosh atė ėshtė sikur tė dėgjosh babain e tij.’ Pas kėtyre fjalėve Imami mbeti i heshtur. Unė i thashė: ‘O bir i Pejgamberit, kush do tė jetė imam pas Hasanit?’ Imami bėrtiti fort, pastaj tha: ‘Vėrtet pas Hasanit i biri ėshtė imami qė pritet i cili ėshtė “al-ka’im bi’l-hakk” (ai qė pėrkhrahet nga e vėrteta).’”103

Musa ibėn Xahfar Baghdati ka thėnė: “Kam dėgjuar nga Imami Abu Muhamed al-Hasan ibėn Aliu [Imami i njėmbėdhjetė] i cili tha: ‘Shoh se pas meje do tė paraqiten dallime mes jush lidhur me imamin pas meje. Kushdo qė pranon imam pas Pejgamberit tė Zotit, por e mohon djalin tim, ėshtė njėsoj sikur ai qė pranon tė gjithė pejgamberėt, por e mohon pejgamberinė e Muhamedit, Pejgamberit tė Zotit, paqja dhe bekimi qofshin mbi tė. Dhe kushdo qė e mohon [Muhamedin] si Pejgamber tė Zotit ėshtė sikur ai qė ka mohuar tė gjithė pejgamberėt e Zotit, sepse tė dėgjosh tė fundit nga ne ėshtė sikur tė dėgjosh tė parin, kurse tė mohosh tė fundit nga ne ėshtė sikur tė mohosh tė parin. Por kij kujdes! Vėrtet pėr birin tim ėshtė njė kohė e fshehtėsisė gjatė sė cilės tė gjithė njerėzit do tė bijnė nė dyshim pėrveē atyre tė cilėt i mbron Allahu.”104

Kundėrshtarėt e shiizmit protestojnė se sipas besimit tė kėsaj shkolle Imami i Fshehtė duhet tė jetė plakur deri tani dymbėdhjetė shekuj, kurse kjo ėshtė e pamundshme pėr ēdo qenie njerėzore. Si pėrgjigje duhet tė thuhet se kundėrshtimi mbėshtetet vetėm nė mungesėn e gjasės pėr njė paraqitje tė tillė dhe jo pėr pamundėsinė e saj. Natyrisht, njė jetė e tillė e gjatė ose njė jetė e njė periudhe mė tė gjatė duket pa gjasa. Por, ata qė studiojnė hadithet e Pejgamberit tė Shenjtė dhe tė imamėve do tė shohin se ata i referohen kėsaj jete si diēka qė posedon cilėsi tė mrekullueshme. Mrekullitė vėrtet janė tė pamundshme, por as qė mund tė mohohen me argumente shkencore. Kurrė nuk mund tė provohet se shkaqet dhe faktorėt veprues qė po funksionojnė nė kėtė botė janė vetėm ata qė i dimė dhe i njohim dhe se shkaqe tė tjera tė cilat nuk i njohim ose efektet dhe veprimet e tė cilave nuk i kemi parė as kuptuar nuk ekzistojnė. Nė kėtė mėnyrė ėshtė e mundshme se nė njėrin ose nė disa anėtarė tė njerėzimit mund tė veprojnė disa shkaqe dhe faktorė veprues tė cilėt ua dhurojnė njė jetė shumė tė gjatė tė mija ose tė disa mija vjetve. Mjekėsia madje as qė ka humbur shpresėn pėr tė zbuluar mėnyrėn pėr tė arritur jetė shumė tė gjatė. Sido qė tė jetė, kundėrshtime tė tilla nga “njerėzit e Librit” siē janė izraelitėt, tė krishterėt dhe muslimanėt janė mė tė ēuditshmet, sepse ata pranojnė merkullitė e pejgamberėve tė Zotit sipas vetė shkrimeve tė shenjta tė tyre.

Kundėrshtarėt e shiizmit po ashtu kundėrshtojnė, se ndonėse shiizmi i konsideron imamėt si tė domosdoshėm pėr tė shpjeguar urdhrat dhe tė vėrtetat e religjionit dhe pėr tė udhėzuar njerėzit, fshehtėsia e imamėve ėshtė mohimi i vetė kėtij qėllimi, sepse imami nė fshehtėsi tė cilin nuk mund ta arrijnė njerėzit kurrėsesi nuk mund tė jetė i dobishėm as efektiv. Kundėrshtarėt thonė se nėse Zoti dėshiron tė sjellė njė imam pėr tė reformuar njerėzimin, Ai ėshtė nė gjendje ta krijojė nė ēastin e domosdoshėm dhe nuk ka nevojė ta krijojė atė me mija vjet pėrpara. Si pėrgjigje duhet tė thuhet se njerėzit e tillė nuk e kanė kuptuar vėrtet domethėnien e imamit, sepse nė bisedėn mbi imamllėkun u bė e qartė se detyra e imamit nuk ėshtė shpjegimi formal i shkencave tė religjionit dhe i udhėzime tė jashtme tė njerėzve. Njėsoj sikur qė ka detyrė t’i udhėzojė njerėzit sė jashtmi, imami po ashtu e ka detyrėn e valajatit dhe tė udhėzimit ezoterik tė njerėzve. Ėshtė pikėrisht ai i cili e drejton jetėn shpirtėrore tė njeriut dhe e orienton aspektin e brendshėm tė veprimit njerėzor drejt Zotit. Qartė, prania ose mungesa e tij fizike nuk ka kurrfarė efekti nė kėtė ēėshtje. Imami i vėshtron njerėzit prej sė brendshmi dhe ėshtė sė bashku me shpirtin dhe frymėn e njeriut qoftė edhe tė jetė ai i fshehur nga pamja fizike.

Hajra
14-02-12, 17:39
http://www.youtube.com/watch?v=03SPR2OyoiU&feature=related

valiii
14-02-12, 17:55
e ēka kane lidhje kto paēavura shiite tek mesime nga Kur'ani ???

e ki flliqe forumin me copy/paste zc... Tybe ne lexofsh ndonje nga textet vetem po i leshon qaty si lopa baglen...

Zana_ch
14-02-12, 18:00
Hjara qai njeri kush ke mu duk more shum i rrezikshem .....papapapa bini mas arabve e mos i leni mu vra mes vti , ani thojke se toka ka me permbi krjet ushtrin evvv suponallah .....



valii mos e harro shpaten e GJERGJ KASTRIOTIT me mor me veti se tvyne:tongue:

Hajra
14-02-12, 18:07
Hjara qai njeri kush ke mu duk more shum i rrezikshem .....papapapa bini mas arabve e mos i leni mu vra mes vti , ani thojke se toka ka me permbi krjet ushtrin evvv suponallah .....



valii mos e harro shpaten e GJERGJ KASTRIOTIT me mor me veti se tvyne:tongue:


......qashtu po thone bre zana, rrezik rrezik valla hahaha... ky plaku qe po flet i kish veq pes fakultete te kryera, me ka mahnit me komentimet e tije per mendimin tim asgje nuk munde ti hidhet posht keti njeriu.

Zero Cool
14-02-12, 18:08
e ēka kane lidhje kto paēavura shiite tek mesime nga Kur'ani ???

e ki flliqe forumin me copy/paste zc... Tybe ne lexofsh ndonje nga textet vetem po i leshon qaty si lopa baglen...

Pėr ty paēavura, pėr ata besim i vetėm i vėrtetė, thirren nė librin e shejt Kuranin, pėr dallim nga ti qė nuk di nė cilin libėr mbėshtetesh; ndoshta nė menünė e qajtores... ?

Nėse tė duket forumi i flliqur, je i lirė tė shkosh te ndonjė i pastėrt dhe mos harro me fshi gojėn ka tė dalėsh !

Makresh
15-02-12, 09:25
Un kam nje libėr rreth Imam Mehdiut nga Sheik Albani (r.a.)

Nese gjej kohe, do ta postoj pjeserisht ketu qe mos te perzihet me dervisha e bektashiizma.