PDA

View Full Version : Shprehitė pėr shkak tė sė cilave dukeni mė tė vjeter


emine
19-02-12, 21:13
http://www.gazetajone.com/wp-content/uploads/2011/10/femer_elegante1.jpg







Shumica e njerėzve pėrafėrsisht e dinė ēka duhen tė shmangin pėr ta mbajtur trupin e shėndetshėm, ndėrsa lėkurėn me bukuri rinore.
Megjithatė, ka shumė shprehi pėr tė cilat as nuk mendoni, por mund tė shtojnė vitet. Fatmirėsisht, problemi i tmerrshėm i plakjes sė parakohshme mund tė shmanget lehtė nėse dini se pėr ēka duhet tė keni kujdes.
Pirja e duhanit
Thithja e tymit tė duhanit, direkt apo indirekt mund tė shkaktojė probleme shėndetėsore dhe plakjen e lėkurės. Duhanpirėsit dhe ata qė shoqėrohen me duhanpirėsit ngadalė do tė shohin mė shumė rrudha nė lėkurėn e cila do tė bėhet e thatė. Po ashtu, kur e vini cigaren nė gojė, tėrhiqni tymin dhe e pėrsėrisni kėtė disa herė gjatė ditės, dhe nė kėmbim do tė fitoni mė shumė rrudha nė fytyrė dhe rreth gojės. Tymi do t’ua shkatėrrojė vitaminėn C, e cila ėshtė vitaminė kyēe pėr lėkurė tė shėndetshme dhe tė butė.
Ėshtė mendimi i shumė shkencėtarėve qė ekspozimi nė diell dhe pirja e duhanit kanė efekt tė njėjtė nė lėkurė. Madje, edhe nėse nuk jeni duhanpirės, por jeni nė shoqėri tė duhanpirėseve, duhani edhe mė tej ka efekt tė dėmshėm nė lėkurė. E rėndėsishme ėshtė qė tė theksohet qė duhani ka shumė efekte tė dėmshme.
Ekspozimi nė diell
Ekspozimi nė diell
Kjo ėshtė arsyeja pse kompanitė kozmetike shtojnė SPF nė gati secilin produkt kozmetik. Dielli ėshtė i dėmshėm dhe mund tė shkaktojė rrudha, njolla, lėkurė tė thatė dhe kancer tė lėkurės. Pra, vetėm pėrdorimi i produktit qė pėrmban SPF nuk ju mbron tėrėsisht nga rrezet e diellit. Kėshtu, gjithmonė duheni tė pėrdorni mbrojtje tė diellit e cila lufton kundėr rrezeve UVA dhe UVB, madje edhe gjatė ditėve me re.
Neglizhenca e ushtrimeve
Nėse puna juaj kėrkon nga ju qė tė qėndroni nė njė vend pėr njė kohė mė tė gjatė, atėherė nuk ushtroni aq sa ėshtė e nevojshme pėr tė larguar toksinat nga trupi. Djersitja e nxitur me ushtrimet do tė rrisė qarkullimin e gjakut, tė forcojė muskujt dhe djegė kaloritė. Po ashtu do tė mundėsojė qė toksinat tė dalin nga trupi. Stili i jetės duke qėndruar ulur tek personat mė tė vjetėr do tė rrisė shanset pėr t’u sėmurė nga dementia. Nė fund kini parasysh qė ushtrimet ngrenė disponimin.
Ekspozimi nė kushtet e kėqija tė motit
Nuk ka gjė qė mund t’ju ndihmojė pėr tė ndryshuar motin, por mund tė jeni mė shumė tė pėrgatitur pėr tė mbrojtur lėkurėn nga erėrat e dėmshme dhe temperaturat e ulėta. Temperaturat e ulėta qė e pėrcjellin periudhėn e dimrit thajnė lėkurėn, kėshtu qė ėshtė e rėndėsishme tė pėrdorni krem hidratues pėr fytyrėn dhe trup ēdo ditė. Nė disa raste, ėshtė mirė tė keni lagėshtues tė ajrit i cili do t’ju ndihmojė tė mbani lėkurėn e hidratuar derisa ėshtė i lėshuar sistemi i ngrohjes.
Alkooli
Kur pini alkool, vjen deri tė zgjerimi i enėve tė vogla tė gjakut nė lėkurė, qarkullimi i gjakut bėhet nė afėrsi tė sipėrfaqes sė lėkurės. Pirja e tepruar me kalimin e kohės nė mėnyrė tė pėrhershme mund tė dėmtojė enėt e gjakut, ēka shkakton skuqjen e lėkurės, ndėrsa ndonjėherė edhe pėlcitjen e kapilarėve.
Teprimi me brenga
Plakja nuk mund tė parandalohet, po ka disa gjėra qė mund tė bėni pėr tė lehtėsuar stresin, siē janė ushtrimet dhe meditimet. Shpesh as nuk jemi tė vetėdijshėm qė jemi tė mėrrolur. Shumė net pa gjumin e nevojshėm po ashtu kanė efekt negativ pėr lėkurėn tuaj. Mund t’i provoni ushtrimet e frymėmarrjes pėr t’u liruar nga stresi dhe tė flini mė mirė gjatė natės.
Mungesa e gjumit
Nėse nuk flini sa duhet do tė krijohen rrathėt e zinj nėn sy dhe rrudhat, ndėrsa do tė keni edhe mė pak energji dhe nuk do tė jeni nė disponim pėr ushtrime apo pėr tė menduar pėr ushqim tė shėndetshėm. I gjithė cikli fillon vetėm pse nuk flini mjaftueshėm! Shkencėtarėt thonė qė ata qė nuk flenė 7-9 orė tė nevojshme ēdo natė kanė pak interesim pėr t’u shoqėruar dhe shpesh janė pesimistė. Pini mė pak kafeinė, mos flini gjatė ditės dhe mos hani 2 orė para se tė shkoni nė shtrat.
Syzat dhe thjerrėzat
Nėse nuk mbani syza apo thjerrėza kontakti kur ėshtė e nevojshme, atėherė mund tė shkaktohen rrudhat rreth syve dhe ballit. Rrudhja e syve nuk ėshtė tėrheqėse, prandaj ėshtė mė mirė nėse mbani syze apo thjerrėza kontakti nėse nuk shihni mirė.Syzet e diellit
Duhet tė mendoni pėr blerjen e njė palė syzeve tė mira pėr diell. Madje edhe nėse ecni vetėm deri te dyqani apo voziteni me automobil, sytė tuaj kanė nevojė pėr mbrojtje.
Domatet
Ndikimi magjik i domateve duket qė nuk ka fund. Tė mira janė me gati ēdo ushqim, ndėrsa kanė aftėsinė pėr t’iu mbrojtur nga dielli pėrbrenda. Nėse hani mė shumė domate do tė keni rrezik mė tė vogėl nga sėmundjet e zemrės, do tė ndėrtoni eshtra tė forta, do tė keni flokė dhe lėkurė tė shėndetshme. Dhe sistem tė shėndetshėm tė imunitetit. Mund tė thuhet qė domatet janė super-ushqim pėr trupin tuaj.

Oqeani
19-02-12, 21:29
Vallahe e pi duhanin edhe birren e pi - edhe taze dukem hahahah

Zero Cool
20-02-12, 11:41
Rrjetet sociale mė tė rrezikshme se cigaret dhe alkooli


Shkencėtarėt kanė arritur deri tek tė dhėna shokuese. Rrjetet shoqėrore mė tė popullarizuara shkaktojnė tek shfrytėzuesit varėsi mė tė madhe se cigaret apo alkooli.

Rezistimi ndaj dėshirės apo tundimit pėr tė shikuar faqen e rrjetit shoqėror, pėr tė qenė nė rrjedha me tė rejat, ėshtė mė vėshtirė se rezistimi ndaj dėshirės pėr tė ndezur njė cigare apo pėr tė pirė njė gotė alkool.

Shkencėtarėt kanė testuar 250 njerėz. Kanė zbuluar qė gjatė ditės dėshira mė e madhe ėshtė pėr seks dhe gjumė, ndėrsa gjėrave qė mė sė vėshtiri u rezistohet janė rrjetet shoqėrore.

Pėr dallim nga alkooli apo cigaret, rezistimi ndaj rrjeteve shoqėrore ishte shumė mė i vėshtirė. A do tė thotė kjo qė shumė shpejt do tė ketė trajtime pėr luftė kundėr varėsisė sė rrjeteve shoqėrore.

Asnjė varėsi nuk ėshtė e shėndetshme, pra as varėsia nga rrjetet shoqėrore. Pėr tė konstatuar se a ka vend pėr frikė, mėsoni se cilat shenja ēojnė drejt varėsisė nga rrjetet shoqėrore:

- Gjėja e parė qė bėni nė mėngjes ėshtė kontrollimi i rrjeteve shoqėrore;
- Nuk ndiheni rehat nė pushime nėse nuk keni qasje nė rrjetet shoqėrore;
- Me njerėz shumė mė shpesh komunikoni pėrmes rrjeteve shoqėrore se sa sy mė sy;
- Nė zyrė e ktheni monitorin qė kolegėt tė mos shohin se sa kohė kaloni duke kontrolluar rrjetet shoqėrore;
- Ndiheni tė rėndėsishėm dhe tė popullarizuar kur dikush ju “tagon” nė fotografi;
- Pėr ju “poke” (pickimi, shpimi) ėshtė formė e pranueshme e ngacmimit;
- Nė rrjet keni miq qė nuk i keni njohur kurrė nė jetėn reale;
- Sapo ta njoftoni dikė nė jetėn reale, i dėrgoni kėrkesė pėr miqėsi pėrmes rrjetit shoqėror;
- Zgjoheni nė mes tė natės pėr tė kontrolluar tė rejat nė rrjetin shoqėror;
- Rrjetet shoqėrore kanė ndikim tė madh nė vetėbesimin dhe vetėrespektin tuaj.