PDA

View Full Version : Dėshira pėr tė qenė i rritur


emine
19-02-12, 21:54
http://www.gazetajone.com/wp-content/uploads/2011/12/3107_girl_makeup_g_378148t-264x300.jpgKjo ėshtė tendenca e ditėve tė fundit: tė rinjtė qė duan tė duken tė rritur, ndėrsa prindėrit adoleshentė. Sipas sociologėve, kjo metodė nuk ndihmon asnjėrėn nga palėt
A ėshtė normale pėr njė adoleshent qė dėshiron tė jetė i rritur? Pediatrit, psikologėt, sociologėt tė gjithė janė dakord me kėtė fakt. Megjithatė arsyet dhe motivet e kėsaj dėshire janė nga mė tė ndryshmet, por mbi tė gjitha pasqyrojnė realitetin socialo-kulturor nė tė cilin jetojnė.
Liria dhe autonomiaLiria dhe autonomia
Njė studim qė ėshtė bazuar te zakonet dhe mėnyra e jetesės sė adoleshentėve nga mosha 12-14 vjeē, ka marrė nė konsideratė edhe njė faktor tjetėr, qė nė kėtė rast ėshtė mosha: mė shumė se 40 pėr qind e meshkujve dhe 50 pėr qind e femrave dėshirojnė tė duken mė tė mėdhenj nė moshė nga ē’janė. Arsyeja kryesore e kėsaj dėshire tė ēuditshme lidhet me lirinė dhe autonominė, si pėr shembull nėse njė adoleshent do tė ishte mė i madh nė moshė do tė kishte mė shumė liri, do tė ngiste makinėn, do tė dilte nga shtėpia sa herė tė kishte dėshirė, nuk do t’u kėrkonte leje prindėrve pėr tė bėrė diēka. Deri kėtu gjithēka ėshtė nė rregull sipas parashikimeve, por duke u bazuar te pėrgjigjet e tė anketuarve vihet re njė fakt tjetėr shumė interesant: pėrqindja e atyre qė dėshirojnė “tė duken mė tė mėdhenj” (por qė faktikisht nuk janė) ėshtė 10 herė mė e lartė nė krahasim me treguesin e atyre qė dėshirojnė tė duken vetėm pak fare mė tė rritur (pra tė kenė njė ose dy vite mė shumė, qė konkretisht janė 51% e meshkujve dhe 60% e femrave).
Tė dukesh mė i madh
“Tė qenėt mė i madh” mund tė ketė avantazhet e veta si nė aspektin e lirisė ashtu edhe tė autonomisė, por fjalėt “vetėm pak” nuk janė edhe aq tė qarta. Nė fakt ėshtė logjike qė nuk mund t’i jepet patenta njė vajze ose djali vetėm sepse duket mė i/e madh/e. Por cila ėshtė arsyeja e kėsaj dėshire “pėr t’u dukur” mė tė mėdhenj nga ē’janė nė tė vėrtetė? Sipas njė sociologu, kalimi nga adoleshenca te mosha e rritur karakterizohet nga zgjedhje qė pėrcaktohen, pėr shembull si ‘dalje nga familja’, marrjen nė dorė tė situatės ekonomike, krijimin e njė bėrthame tė re familjare dhe sjelljen nė jetė tė fėmijėve. Sot ‘adoleshentėt e rritur’ janė tė prirur t’i shtyjnė edhe mė shumė nė kohė kėto zgjedhje, duke qėndruar pėr vite me radhė nė njė adoleshencė tė tejzgjatur. Tė privuar nga kėto komponentė tė rėndėsishėm, rituali i kalimit nga adoleshenca nė moshė madhore, mund tė kapėrcehet lehtėsisht nga adoleshentėt e sotėm, sepse, sipas tyre, duke u dukur mė tė rritur, jo vetėm qė nė tė vėrtetė nuk janė, por nuk marrin as pėrgjegjėsitė qė i takojnė njė tė rrituri.
Prindėrit, modeli i tė rriturve?
Ndėrkohė qė nė tė kaluarėn adoleshentėt kishin si model prindėrit, sot pėr herė tė parė nė historinė e familjes prindėrit pėrpiqen tė imitojnė adoleshentėt, jo vetėm nė mėnyrėn e tė sjellit, por edhe nė tė veshur, nė tė folur e kėshtu me radhė. Nėse dikur ishte vajza qė kishte dėshirė tė vishte rrobat e nėnės, sot janė mamatė qė pėrpiqen tė “futen” me ēdo kusht nė xhinset ose bluzat e bijave. Nė cilėn shtėpi nėnat zihen me vajzat pėr kompjuterėt? “Unė ēatoj njė natė po dhe njė jo, sepse netėt e tjera ēaton mamaja ime. Tani kemi vendosur qė tė blejmė dhe njė kompjuter tjetėr qė tė mos e shqetėsojmė mė njėra-tjetrėn”, thotė njė 13-vjeēare. Mos u habisni, sepse shembuj tė tillė ka pafund. Por cilat janė pasojat e kėsaj sjelljeje. A do tė kenė adoleshentėt njė model tė mirėfilltė nėse prindėrit sillen si fėmijė? “Prapa sjelljeve ‘tė rritura’ tė adoleshentėve nuk ka asgjė tė veēantė, por ėshtė njė lloj mburoje pėr tė fshehur brishtėsinė e tyre tė madhe. Njė individ i brishtė, qė pėrveē tė tjerash duhet tė pėrballojė njė situatė tė vėshtirė siē ėshtė futja e tij nė shoqėri, rrezikon tė thyhet qė nga vėshtirėsitė e para qė jeta i ofron, qė mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, pėr shembull nga dėshtimi nė shkollė, te refuzimi i vajzės ose djalit qė i pėlqen”, thekson sociologu.
Familja
Familja dhe shkolla duhet tė jenė vendet mė tė pėrshtatshme dhe tė mbėshtesin adoleshentėt nė kėtė fazė delikate tė kalimit nga njė moshė nė tjetrėn. “Edhe pediatrit me kompetencat e tyre duhet tė jenė njė pikė e rėndėsishme referimi, sepse janė tė aftė tė dallojnė shenjat e mėrzitjes qė njė adoleshent mund tė shprehė. Njė nga shenjat mė tė zakonshme qė vėrehet tek adoleshentėt gjatė ‘tranzicionit tė moshės’ ėshtė ērregullimi ushqimor qė mund tė shkaktojė anoreksi ose bulimi, patologji gjithnjė e mė tė shpeshta nė adoleshencėn e ditėve tė sotme, qė tashmė janė bėrė karakteristika tė njė epidemie tė vėrtetė sociale”, pėrfundon sociologu.