PDA

View Full Version : Lugina voton Deklaratėn - pėr bashkim me Kosovėn


Murgesha
01-03-12, 21:38
Kuvendarėt shqiptarė tė tria kuvendeve tė Luginės sė Preshevės, nė njėzet vjetorin e “Referendumit pėr Autonomi Territoriale Politike me tė Drejtė Bashkimi me Kosovėn”, kanė miratuar Deklaratėn Politike pėrmes sė cilės u rikonfirmua vullneti politik i shqiptarėve tė kėtushėm.
Tė zgjedhurit e shqiptarėve tė tria Kuvendeve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, nė njėzet vjetorin e mbajtjes sė Referendumit tė 1 dhe 2 marsit tė vitit 1992, rikonfirmua vullneti politik i shqiptarėve tė kėtushėm, raporton PreshevaNews.

Tė motivuar nga situata e rėndė politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore si dhe nga padrejtėsitė e diskriminimi shtetėror nė vazhdimėsi qė po i bėhen shqiptarėve nga qeveria serbe, tė zgjedhurit e shqiptarėve janė mbledhur sot nė njė seancė tė jashtėzakonshme, me ē’rast kanė miratuar njė Deklaratė Politike, pėrmes sė cilės kėrkohet vėmendje mė e madhe e faktorėve relevant shtetėrorė dhe ndėrkombėtarė si dhe ajo e faktorit kombėtar shqiptarė qoftė nė Kosovė e edhe nė Shqipėri, qė tė intervenohet nė pėrmirėsimin e kėsaj gjendje.

Pėrmes Deklaratės u kėrkuar nga autoritetet kompetente nė Kosovė dhe Serbi, eliminimi i tė gjitha pengesave administrativo-financiare nė vendkalimet kufitare dhe krijimin e kushteve tė qarkullimit tė lirė tė qytetarėve, si dhe qė kėrkesat dhe nevojat legjitime tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės tė respektohen nė bisedimet mes Prishtinė dhe Beograd.

Kuvendarėt shqiptarė tė tria Kuvendeve tė Luginės, nė 20 vjetorin e mbajtjes sė Referendumit, kanė shpreh vendosmėrinė pėr tė vazhduar angazhimin e tyre me gjitha mjetet e disponueshme politike, pėr tė zgjidhur statusin e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, konform me vullnetin politik tė shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit tė vitit 1992, me moton “Autonomi politike territoriale tė Shqiptarėve nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, me tė drejtė bashkimi me Kosovėn”. /Telegrafi/

murrizi
03-03-12, 07:58
Kur kujtoj Shqiptaret e mbetur jasht kufijve tė Ēliruar, mėnjeher mė shkon nė mendje te ajo koha kur ne nga Kosova mbėrrinim nė Durrės (1990-2000) tė lodhur e rraskapitur, dhe nga autoritetet e kufirit kėrkoheshin nga ne tu paguanim "kafe". E po ua zėje nė goj vėllazėrin kombėtare ata tėrboheshin edhe mė keq, sepse nė zemren e tyre kishte dėpėrtuar leku, derisa vetėdija Kombėtare ishte zerro.

Pra kėtė gabim nuk guxojm ta pėrserisim sidomos ne nga Kosova, qė e dijm sa e lėndueshme ėshtė njė gjė e tillė.

Xuki
03-03-12, 22:12
Shqiptarėt nga Lugina e Preshevės kanė kontribu shumė pėr Kosovė, kurse Kosova sen nuk ka bo pėr ta.....mė falni, harrova, jo paska bo diēka....me taksat bllokuese e tregoj Kosova mirėnjohjen e vet.

T'shkretit shqiptarė tė Luginės, nuk e dinė qė as prej Kosove e as prej Shqipėrie hajr nuk ka! Qeveritė e ktyre dy vendeve i kanė n'dorė Dellat e Petllat, qė as nuk kanė guxim me pėrmend, qė nė Serbi jetojnė shqiptarė...ani me bo me pėrmend mollėn e kuqe....kuku pėr ta.

ooooo ka vdek patriotizmi i dikurshum.....