PDA

View Full Version : Nuk ndihmon fusnota!


Hajra
08-03-12, 21:28
Refuzohet tenisi, nuk ndihmon fusnota


Driton Latifi | 08-03-2012 10:18 CET


Federata e Tenisit e Kosovės (FTK) ka marrė refuzimin e radhės nga Federata Evropiane e Tenisit (Tennis Europe – TE) pėr anėtarėsim nė kėtė shtėpi evropiane tė tenistėve.
FTK-ja mė 5 janar ka dorėzuar aplikacionin pėr pranim nė TE, kurse mbledhja e bordit ekzekutiv tė TE-sė ėshtė mbajtur mė 7 shkurt nė Zurich tė Zvicrės, ku anėtarėsimi i Kosovės ka qenė njė ndėr pikat e rendit tė ditės.
Meqenėse Federata kosovare nuk kishte informuar me asnjė shkresė nė lidhje me mbledhjen nė fjalė, presidenti i FTK-sė, Shkelzen Domi kishte vendosur t’i shkruante njė letėr presidentit tė TE-sė, Jacques Dupre nė lidhje me momentin e ri pas bisedimeve Kosovė – Serbi dhe marrėveshjes pėr pėrfaqėsim tė Kosovės mė fusnotė, por as kjo nuk kishte kryer punė.
“Meqenėse nuk kishte pėrgjigje, informova presidentin e tenisit evropian, Dupre nė lidhje me zhvillimet mė tė reja, sidomos sa i pėrket marrėveshjes sė pėrfaqėsimit rajonal tė Kosovės me fusnotė, duke sqaruar gjithė kuptimin e saj”, tha Domi.
“Besoj dhe shpresoj se edhe Bordi i Tennis Europe do ta marrė ne konsiderat kėtė moment tė ri dhe do tė na pranojė nėn ombrellen e vet si Kosova*”, i kishte shkruar ndėr tė tjera Dupresė, Domi.
Megjithatė, pėrgjigjja kishte ardhur para dy ditėsh, negative me arsyetime.
“Me datėn 6 mars 2012, mė erdhi letra nga kryetari i Tennis Europe, Jacque Dupre, ku si herėve tjera, me keqardhje, po na informon se nuk po e mbėshtesin aplikimin tonė, deri sa Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar nuk e pranon Komitetin Olimpik te Kosovės”, tha Domi. TE ėshtė dashur qė kėrkesėn e Kosovės pėr anėtarėsim ta procedojė nė kuvendin e rregullt qė kėtė vit mbahet nė fund tė muajit mars.
“Sidoqoftė, ne jemi tė vetėdijshėm dhe duke pėrcjellur zhvillimet e reja dhe pėrparimet politike dhe tė nivelit sportiv. Shpresojmė se sė shpejti do tė jemi tė mundėsi tė shqyrtojmė zgjedhje tė reja dhe dėshirojmė tė pėrkrahim zhvillimin e tenisit nė rajonin e Kosovės”, thuhet nė letrėn e Dupresė, e cila i ėshtė pėrcjellur edhe presidentit tė federatės botėrore tė tenisit (ITF), Ricci Bitti.
Kosova ėshtė pjesė e programeve zhvillimore tė Tennis Europe, si shtete tjera tė pranuara, ndonėse nuk figuron si e tillė nė faqen zyrtare tė TE-sė. FTK-ja nė saje tė kėtyre programeve ka pėrfituar ndihmė nė rekuizita dhe nė licencimin e trajnerėve dhe arbitrave.