PDA

View Full Version : Top-10 vendet ku njerezit jetojne me gjate


emine
19-03-12, 20:42
Sot ne bote ekzistojne disa vende ku njerezit pothuajse duket sikur nuk vdesin kurre. Ne fakt, edhe ata nderrojne jete, vetem se 20-25 vjet me shume se nje njeri i zakonshem.


Kjo eshte lista e dhjete vendeve me jetegjatesine mesatare me te larte ne bote.

10. Italia (jetegjatesia mesatare, 81.86 vjeç)
Italianet jetojne mesatarisht 7-8 vjet me shume se shqiptaret, qe kane nje jetegjatesi mesatare prej 72 vitesh per meshkujt dhe 77 per femrat. Vera, vaji i ullirit, klima e mire mesdhetare dhe dieta italiane ne pergjithesi, vonojne shfaqjen e efekteve te semundjeve kardiovaskulare, duke bere qe italianet te kene nje prej jetegjatesive me te larta ne bote.

9. Australi (jetegjatesia mesatare, 81,90 vjeç)
Jetegjatesia australiane mund t’I atribuohet disa faktoreve, midis te cileve numri i ulet i duhanpiresve dhe obezeve, si dhe nje stil jetese aktiv per pothuajse te gjithe qytetaret. Gjithashtu, sistemi australian i mjekesise eshte nje prej me te mireve ne bote dhe ofrohet falas per te gjithe qytetaret.

8. Hong Kong (jetegjatesia mesatare, 82,12 vjeç)
Ashtu si italianet, edhe banoret e Hong Kongut ia detyrojne jetegjatesine e tyre nje diete te pasur me oriz, perime dhe nje stili jetese aktiv. Qytet-shteti autonom brenda Kines ka nje prej mesatareve me te ulta te obezeve ne bote dhe rrjedhimisht, edhe me pak se mundje kardiovaskulare apo te tjera si diabeti.
7. Guernsi (jetegjatesia mesatare, 82,24 vjeç)
Ishulli i vogel britanik i ndodhur ne kanalin midis Britanise dhe Frances, por qe nuk eshte nje antar i Bashkimit Europian, nuk kane njohur ndonjehere krize ekonomike. 65 mije banoret jane te gjithe te pasur, me te ardhura mesatare per fryme prej 60 mije eurosh ne vit dhe kjo do te thote qe kane sherbime shendetesore dhe ushqim me te zgjedhur.

6. Andorra (jetegjatesia mesatare, 82,50 vjeç)
Disa faktore shpjegojne arsyet e jetegjatesise se larte te qytet-shtetit midis Spanjes dhe Frances. Klima malore ndikon ne permiresimin e jetes, ndersa vendi pothuajse e ka papunesine 0%. Kjo do te thote se praktikisht te gjithe banoret kane te ardhura te mira dhe mund t’i lejojne vetes te perkujdesen per ushqimin dhe shendetin e tyre.

5. San Marino (jetegjatesia mesatare, 83,07 vjeç)
Shteti me i vogel Europian pas Vatikanit dhe Monakos si dhe republika me e vjeter ne bote, ka nje jetegjatesi per t’u admiruar dhe pasuria luan nje rol te madh ne kete arritje. Turizmi eshte sektori me i rendesishem i ekonomise dhe kjo do te thote qe shumica e sanmarinezeve jane te punesuar ne pune te mirepaguara dhe te parrezikshme. Mungesa e papunesise dhe dieta e mire mesdhetare gjithuashtu ndikojne ne jetegjatesi.

4. Singapor (jetegjatesia mesatare 83,75 vjeç)
Ashtu si ne Hong Kong, kuzhina e Singaporit eshte e pasur me perime, te cilat ndikojne per t’i mbajtur banoret te shendeteshem dhe aktive. Qeveria e Singaporit, gjithashtu ka ligje shume te forta persa i perket higjenes dhe shendetesise, midis te cilave edhe ndeshkimi i ashper i te gjithe duhanpiresve jashte zonave te lejuara.

3. Japonia (jetegjatesia mesatare 83,91 vjeç)Japonia eshte nje prej vendeve me perqindjen me te ulet ne bote te obezeve, me vetem 3,1% ne krahasim me 33,9% ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Si rrjedhje, perqindja e infarkteve, hipertensionit apo diabetit, jane nder me te ultat ne bote. Si rrjedhoje e nje lloj acidi qe gjendet me shumice ne yndyrrat qe konsumojne japonezet, edhe rastet me alzaimer dhe sklerozes jane nder me te ultat ne bote.

2. Makau (jetegjatesia mesatare, 84,43 vjeç)
Ashtu si disa shtete te tjera ne kete liste, Makau i detyrohet jetegjatesine e larte ekonomise se tij te begate. Qytet-shteti formalisht pjese e Kines, eshte nje Las Vegas oriental, i mbushur me kazino dhe turiste, te cilat sjellin te ardhura te jashtezakonshme per banoret vendas. Vitin e shkuar, per çdo banor vendas (540 mije ne total), kishte pese turiste te huaj.

1. Monako (jetegjatesia mesatare, 89,68 vjeç)
Ne kete liste, Principata e Monakose tejkalon me me shume se pese vjet vendin e dyte ne bote ku njerezit jetojne me gjate dhe pothuajse me 15 vjet nje qytetar shqiptar. Pasuria e jashtezakonshme, stili i shendeteshem i jeteses, kuzhina e kujdesshme franceze dhe mjedisi veçanerisht i paster, kontribuon qe banoret te kene nje jetegjatesi te pakrahasueshme. Mbase, eshte Monako vendi ku njerezit “nuk vdesin kurre”, qe konkuistadoret spanjolle kerkonin ne mesjete.

emine
19-03-12, 20:43
Shqiptar zeza as nuk a ne listen e te jetumit,e te dekun per se gjalli,,,

Jo rrejshim veten se jena popull i shnosh e jetojme gjate