PDA

View Full Version : Shaban Polluzha


Hajra
20-03-12, 11:38
ZA7OCi5SSSE&feature=related

y3bNC3TqDBg&feature=related

A8NZ2lTLVps&feature=related

CnJRRXboOXU&feature=related

XYIABoLNA_4&feature=related

hislbx96DDU&feature=related

kZd4PTGoGxY&feature=related

kdkMShDRrvI&feature=related

Hajra
15-04-12, 16:30
http://www.zeri.info/fotografia.php?id=51322

Shaban Polluzha - heroi i mbetur jashtė historisė
Fadil Sertolli | 15-04-2012 13:19 CET

I shpallur hero i Kosovės me dekret presidencial, Shaban Polluzha edhe 70 vjet pas vrasjes ende nuk figuron nė tekstet e historisė tė arsimit fillor dhe atij tė mesėm.

Ndonėse me veprat e tij ai u bė pjesė e historisė, por jo edhe asaj tė shkruar, Shaban Polluzha mbeti vetėm nė tregimet e tė moshuarve, disa prej tė cilėve edhe morėn pjesė nė betejat e komanduara nga ai kundėr pushtuesit serbo-jugosllav.

Trimėria dhe strategjia e tij luftarake jehon vetėm si legjendė nė opinionin gjithėshqiptar, por jeta, vepra dhe rėnia e Polluzhės nuk ėshtė futur nė librat shkollorė.

Megjithėkėtė, institucionet janė kujtuar pėr tė. Mė 20 shkurt 2009, me rastin e 64- vjetorit tė vrasjes sė Shaban Polluzhės, nė Prishtinė, nė njė akademi pėrkujtimore, nėn kujdesin e kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēit, ėshtė lexuar dekreti, pėrmes tė cilit ish-presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i dha Shaban Polluzhės urdhrin “Hero i Kosovės”, pėr punėn dhe kontributin e tij, pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. E, kėto merita nuk bėjnė pjesė nė librat shkollorė. Asnjė tekst historie nė arsimin parauniversitar nuk pėrmend emrin e tij.

Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė e Kosovės nuk ėshtė deklaruar pėr kėtė lėshim historik. Ministri Ramė Buja nuk ka marrė mundin tė thotė madje ndonjė fjalė, edhe pse ėshtė pyetur nga gazeta. Buja pėr mė shumė se njė javė nuk iu ėshtė pėrgjigjur telefonatave tė “Zėrit” as sms-ve nė telefonin e tij personal. Edhe nė takim me gazetarin, ministri Buja ka sugjeruar tė pyeten kėshilltarėt e tij pėr kėtė temė. Pėrderisa i pari i arsimit nuk ka dhėnė pėrgjigje pėr kėtė, ekspertė tė arsimit vlerėsojnė se mosprezantimi i figurės sė Shaban Polluzhės nė librat e historisė ėshtė njė mangėsi dhe dėm i madh pėr popullin e Kosovės.

Eksperti i Arsimit, Halim Hyseni, thotė se Polluzha ka luftuar pėr mbrojtjen e identitetit tonė nacional dhe nuk mund t’i mohohet nga askush. “Largpamėsia e tij ka qenė me kohė dhe sikur ta kishin pasur tė tjerėt atė largpamėsi tė tij, nė kohėn qė jemi edhe tani, sigurisht qė gjendja e shqiptarėve nė rajonin e Ballkanit do tė ishte krejt ndryshe”, ka thėnė Hyseni.

Sipas tij, mosprezantimi i Polluzhės nė librat e historisė ėshtė njė mangėsi, dėm i madh pėr popullin e Kosovės. Polluzha, sipas Hysenit, ka qenė shumė largpamės, duke i parė orientimet tė cilat po bėheshin, mirėpo njė gjė e tillė fatkeqėsisht nuk e kishte pėrkrahjen nga tė tjerėt. “Sikur tė kishte pėrkrahje Polluzha nga 1945 e kėndej, kjo katrahurė qė u ka ndodhur shqiptarėve nuk do t’u ndodhte. Prandaj, kjo nuk guxon dhe nuk ėshtė dashur tė guxohet qė tė ndodhė, qė Polluzha tė mos figurojė nė librat e historisė”, ka thėnė Hyseni.

Por, drejtori i Institutit tė Historisė, Jusuf Bajraktari, ka kundėrshtuar zėrat se bėmat e Polluzhės nuk figurojnė nė librat e historisė. Sipas tij, edhe figura, por edhe bėmat e Shaban Polluzhės janė nė libra. “Figura e Polluzhės ėshtė nė libra tė klasės sė 9, 12 dhe 13. Aty Polluzha ėshtė si bartės i cili ka bartur barrėn e rezistencės menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Aty flitet pėr administrim ushtarak... etj”, ka thėnė Bajraktari duke shtuar se tash botimit tė librave tė rinj do t’i bashkėngjitet edhe atributi i Polluzhės.

Nga ana tjetėr, sipas Shkėlzen Gashit, autor i raportit “Kosova 1912-2012 nė tekstet mėsimore tė historisė nė Kosovė, Shqipėri dhe Serbi”, i cili do tė publikohet sė shpejti nga organizatat KEC dhe KAHCR, njėra prej gjetjeve tė raportit ėshtė mosprezantimi i Shaban Polluzhės dhe veprės sė tij nė tekstet mėsimore tė historisė pėr shkolla fillore e tė mesme nė Kosovė.

Sipas tij, prezantimi i ngjarjeve tė rėndėsishme historike dhe protagonistėve tė tyre varet edhe nga prejardhja gjeografike e autorėve tė teksteve tė historisė. “Duket se kjo ka pasur ndikim edhe nė mosprezantimin e Shaban Polluzhės dhe prezantimin selektiv e superlativ tė Fadil Hoxhės nė tekstet tona mėsimore tė historisė. Nuk do tė ēuditesha nėse pushteti aktual nė tė ardhmen e afėrt do ta caktonte ndonjė historian nga Drenica qė tė shkruajė pėr kėtė pjesė tė historisė nė tekstet mėsimore, e ku Fadil Hoxha nuk do tė prezantohej fare, kurse Shaban Polluzha do tė prezantohej nė superlativ”, ka thėnė Gashi.

Ai ka theksuar se tekstet mėsimore tė historisė pėr shkollat fillore e tė mesme, sa i takon prezantimit tė historisė sė Kosovės “duhet tė ndryshohen radikalisht dhe sa mė parė”. Tekstet e shkollave tė Kosovės dhe Shqipėrisė, sipas tij, nuk e specifikojnė askund se njė pjesė e partizanėve tė Kosovės, tė prirė nga Shaban Polluzha, e refuzojnė urdhrin qė tė shkojnė nė veri tė Jugosllavisė pėr tė luftuar me trupat gjermane.

“Nė kėto tekste nuk figuron as se partizanėt e Polluzhės tė koncentruar kryesisht nė Drenicė, likuidohen shpejt nga partizanėt jugosllavė e shqiptarė tė Kosovės, tė ndihmuar edhe nga divizione me partizanė nga Shqipėria”, ka thėnė Gashi.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/47641/shaban-polluzha-heroi-i-mbetur-jashte-historise/undefined

lirik
16-06-12, 19:02
klysht e fadil hogjes e ali shukriut e te tjerve zuzarė e fundrrina te historise i kan kushtuar shtrejt kombit shqiptar prandaj nuk vijne ne shprehje patriotet dhe intelektualet e kombit me gjete perkrahje sepse ka shum berlloga qe qesin pengesa te mdha