PDA

View Full Version : Lejohet transplanti i organeve nga njė jomysliman tek njė mysliman dhe anasjelltas


Hajra
25-03-12, 10:48
Kardavi: Lejohet transplanti i organeve nga njė jomysliman tek njė mysliman dhe anasjelltas


Dr. Jusuf Kardavi, kreu i Unionit Botėror tė Dijetarėve Myslimanė, e lejon heqjen e pajisjeve tė reanimacionit nga njė i sėmurė qė nuk pritet tė shėrohet dhe qė me ti hequr kėto pajisje, ndahet nga kjo jetė. Ai e konsideron njė akt tė tillė si rehati pėr tė sėmurin dhe pėr familjen e tij. Nga ana tjetėr, ai e konsideroi tė papranueshme dhe njė akt shumė tė rėndė eutanazinė, injektimin e lėndėve qė shkaktojnė vdekjen e pacientit me pretekstin pėr ta rehatuar nga dhimbjet e sėmundjes.

Karadavi sqaroi se dhurimi i organeve ėshtė njė akt i lejuar, nėse respektohen disa kritere. Por ai e konsideroi haram, tė ndaluar kategorikisht, shitjen e organeve. Ai tha se kriteret e dhurimit tė organeve janė: Organi tė mos shkaktojė gjymtim tė njeriut si nė rastin e syrit. Nuk dhurohen organet qė mbajnė karakteristika gjenetike siē janė testikujt apo vezorja pėr femrat. Po ashtu, njė kriter i rėndėsishėm ėshtė qė dhuruesit tė mos i rrezikohet jeta.
Shejh Karadavi e lejon transplantin e organeve nga njė jomysliman tek njė mysliman, ashtu siē lejon dhurimin e organeve tė njė myslimani pėr njė jomysliman. Ai tėrhoqi vėmendjen se organet e trupit, tė njė myslimani qofshin apo tė njė jomyslimani, konsiderohen myslimane dhe madhėrojnė Zotin.
Kėto deklarata shejh Kardavi i ka bėrė gjatė njė emisioni televiziv, ku gazetari i drejtoi pyetjet e mėposhtme:
Gazetari:”Fillimisht, duam tė na sqaroni se ēfarė nėnkuptohet me transplant tė organeve, para se tė flasim nėse lejohet apo jo!”
Shejh Kardavi:”Filloj me emrin e Zotit, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit, paqja dhe salavatet ia dedikoj zotėrisė tonė, liderit, modelit, tė dashurit dhe mėsuesit, profetit Muhamed a.s, shokėve dhe atyre qė ndjekin udhėn e tij.
Zoti e krijoi njeriun dhe e nderoi atė, duke e bėrė tė aftė tė mėsojė. Thotė Zoti nė Kuran:”Allahu ju ka nxjerrė nga barku i nėnave tuaja e ju nuk dinit asgjė dhe ju dha tė dėgjuarit, tė parėt dhe zemrat, qė tė jeni falėnderues.” (Nahl, 78)
Bazuar nė kėtė, njeriu ka mėsuar gjatė historisė shumė tė fshehta universale. Ēdo kohe dhe zamani, ai i shton informacione tė reja, tė cilat janė akumuluar nė histori dhe na kanė lėnė njė trashėgimi tepėr tė pasur. Thotė Zoti i lartėsuar lidhur me njeriun:” ia mėsoi njeriut ato qė nuk i dinte.” (Alak, 5)
“Ai krijon edhe gjėra qė ju nuk i dini.” (Alak, 8)
Me zhvillimin e shkencave tė ndryshme, paralelisht ėshtė zhvilluar dhe ka ecur pėrpara dhe mjekėsia, saqė sot flasim dhe pėr transplant organesh. Me transplant organesh, kuptojmė marrjen e njė organi nga njė person i gjallė apo i vdekur – nė formėn e dhurimit – dhe implantimi i tij tek njė person i cili ka nevojė. Nėse organi merret nga njė i vdekur, ėshtė kusht qė ai ta ketė dhuruar para vdekjes, ose ta bėjė dhurimin e organit familja e tė vdekurit. Megjithatė, kjo vlen pėr disa organe dhe jo pėr tė gjithė organet.
Dhurimi i organeve
Gazetari:”Na tregoni diēka mbi gjykimin fetar lidhur me implantimin e organeve!”
Shejh Kardavi:”Sė pari, duhet tė dimė se ekzistojnė organe tė cilat nuk lejohet tė transplantohen, nga njė i gjallė tek njė i gjallė tjetėr, siē janė organet teke, zemra dhe mėlēia, pasi kjo shkakton vdekjen e personit dhurues. Po ashtu, nuk lejohet dhurimi dhe transplantimi i organeve qė gjymtojnė dhuruesin. Prandaj, nuk lejohet dhurimi i syrit duke e lėnė personin qorr, nuk lejohet dhurimi i kėmbės etj... Dhurimi i organeve kufizohet vetėm pėr organet dyshe, ku nėse dhurohet njėri, tjetri vazhdon kryerjen ne funksionit, pa rrezikuar jetėn e dhuruesit.
Bazuar nė kėtė, dhuruesi duhet tė gėzojė shėndet tė plotė, sidomos lidhur me organet qė cenohen nga dhurimi. Organi qė do tė mbetet, duhet tė funksionojė sa mė mirė. Pėr shembull, thuhet se njeriu mund tė jetojė qoftė dhe me 1/6 e veshkės dhe nė kėtė rast, nuk ka asnjė problem qė atij ti merret njėra veshkė.
Ka organe tė tjera qė nuk lejohet tė tranplantohen as nga njė i gjallė tek njė i gjallė dhe as nga njė i vdekur tek njė i gjallė. Kėtu hyn transplanti i aparatit riprodhues dhe organeve gjenitale. Nuk lejohet transplanti i organeve qė transmetojnė gjenet, siē janė kromozomet, testikujt tek meshkujt dhe vezorja tek femrat. Kjo, pasi kėto organe pėrmbajnė kodin gjenetik tė familjes.
Duke pėrjashtuar kėto organe qė pėrmendėm, lejohet transplanti i organeve tė tjera nga njė i gjallė tek njė tjetėr, me kusht qė tė bėhet nėpėrmjet aktit tė dhurimit, jo shitje-blerjes. Nė disa vende janė krijuar tregje ku organet e njerėzve shiten si tė ishin mallra tė rėndomtė. Ashtu siē kemi mafien e organeve, tė cilėt rrėmbejnė fėmijė thjesht pėr tu marrė organet e pėr t’ua shitur.
Prandaj, nė raste tė tilla vihet theksi qė organet duhet tė jenė tė dhuruara, jo tė blera. Sipas studiuesve dhe fakihėve, shit-bjerja ėshtė njė akt shkėmbimi i njė prone me njė pronė, me aprovimin e tė dy palėve. Sakaq, njeriu nuk ėshtė pronė. Zoti e ka nderuar njeriun, gjė tė cilėn e cek dhe nė Kuran ku thotė:” Nė tė vėrtetė, Ne i kemi nderuar bijtė e Ademit” (Isra, 70)
Zoti i ka shpallur njeriut libra tė shenjtė, i ka dėrguar profetė, e ka ngarkuar me pėrgjegjėsi. Prandaj, ai nuk mund tė konsiderohet si njė mall qė blihet e shitet.
Gazetari:”Disa dijetarė dhe studiues mendojnė se transplanti i organeve nuk ėshtė i lejueshėm. Ata e ndalojnė diēka tė tillė sido tė realizohet, nėpėrmjet dhurimit apo shitjes.”
Shejh Kardavi:”Po. Prej kėtyre dijetarėve ėshtė dhe shejhu Muhamedd Sharavi, Zoti e mėshiroftė, i cili ishte kundėr dhurimit tė organeve. Ai thoshte se fiziku i njeriut ėshtė pronė e Zotit, prandaj nuk mund tė dhurohet. Pėr fat tė keq, disa njerėz e kanė sulmuar dhe kritikuar ashpėr shejh Sharavin pėr kėtė mendim, i cili nė fund tė fundit ishte thjesht njė mendim. Ata thoshin se shejh Sharavi po mban qėndrim nė dėm tė njeriut. Nė librin tim “Fetva bashkėkohore” unė i kam kthyer pėrgjigje shejh Sharavit duke i thėnė se:”Ēdo dijetar ka tė drejtė tė shprehė mendimin e tij, me tė cilin mund tė pajtohemi ose jo. Unė i thashė se fiziku i njeriut ėshtė pronė dhe krijesė e Zotit, ashtu siē besojmė se pasuria e njeriut ėshtė sėrish pronė e Zotit. Njeriut i ėshtė besuar mbarėvajtja dhe pėrkujdesi pėr pronėn e Zotit. Thotė Zoti nė Kuran:”Besoni Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato qė Ai jua ka lėnė trashėgim” (Hadid, 7)
“Jepuni diēka nga pasuria juaj, tė cilėn ju ka dhuruar Allahu.” (Nur, 33)
“Pa dyshim, Allahut i pėrket gjithēka qė gjendet nė qiej dhe nė Tokė.” (Nur, 64)
“I Allahut ėshtė pushteti mbi qiejt dhe Tokėn.” (Shura, 49)
Nga kėto ajete kuptojmė se ēdo gjė i pėrket Zotit, ėshtė pronė dhe krijim i Tij. Ai na ka dhėnė tė drejtėn tė pėrfitojmė nga krijesat e Tij. Ai na ka dhėnė tė drejtėn tė pėrdorim kėtė fizik qė kemi, pa asnjė kufizim dhe pa kushte. Njė nėnė, ka tė drejtė tu ushqejė nga qumėshti i saj foshnje tė tjera. Po ashtu, dikush qė mundet, mund tė dhurojė gjakun e tij, pėr tė shpėtuar jetė njerėzish, gjė tė cilėn e kanė lejuar dijetarėt myslimanė dhe e kanė konsideruar si sadakanė mė tė vlefshme. Kjo, pasi duke dhuruar gjak, ne shpėtojmė jetė njerėzish, jeta e tė cilėve nuk mund tė shpėtohet pa kėtė gjak.
Bazuar nė kėtė, nuk prish asnjė punė nėse dikush dhuron njė organ tė tij, heqja e tė cilit nuk i shkakton probleme, pėr t’ia dhuruar dikujt tjetėr qė ka nevojė. Njė herė, njė grua mė pyeti:”Motra ime ka nevojė urgjente pėr njė veshkė. Unė jam gati t’ia dhuroj, por im shoq nuk e pranon kėtė dhe mė thotė se kur jemi martuar kam pranuar pėr bashkėshorte njė grua me dy veshka, tani nuk e dua gruan vetėm me njė veshkė. E ku e di unė, qė veshka tjetėr nuk do tė sėmuret?” Ky bashkėshort, ka tė drejtė dhe refuzimi i tij duhet tė merret pėr bazė nė raste tė tilla.”
Vdekja e trurit
Gazetari:”A i lejohet dikujt qė para se tė vdesė, tė lėrė porosi qė organet ti dhurohen dikujt, ose njė institucioni?”
Shejh Kardavi:”Ky ėshtė burimi kryesor lidhur me transplantin e organeve, tė cilėt sigurohen nga leja e marrė gjatė jetės, pėr dhurimin e organeve, nė raste aksidentesh. Kurse dhurimet e organeve, mbulojnė vetėm njė pjesė tė vogėl tė nevojave. Kurse shumica e organeve merren nga personat e aksidentuar para se truri i tyre tė ketė vdekur totalisht, ndėrkohė qė zemra u pulson. Nė kėtė rast, atij i merren organet e sakta pėr transplant, si zemra, mushkėritė, dy veshkat...
Fetvaja e transplantit tė organeve, bazohet nė fetvanė pėr vdekjen e trurit. Kėtė temė e ka studiuar imtėsisht Organizata Islame e Shkencave tė Mjekėsisė nė Kuvajt. Pėr ēėshtje tė ndryshme, ajo mbledh studiuesit myslimanė dhe studiues tė mjekėsisė tė cilėt ua shtjellojnė ēėshtjen nė mėnyrė tė detajuar dijetarėve myslimanė. Mandej, tė dy palėt e diskutojnė derisa tė arrihet nė njė vendim dhe gjykim tė pleqėruar mirė. Vetė Konferenca Islame ka organizuar simpoziume tė shumtė, ku kam marrė pjesė dhe vetė personalisht. Ndėr kėto simpoziume, mund tė cek atė tė fillimit tė jetės dhe pėrfundimit tė saj, vdekjes sė trurit etj... Simpoziumi mbi vdekjen e trurit, u mbyll me konkluzionin se Sovrani nuk na e ka pėrcaktuar ēfarė ėshtė vdekja. Mė parė, njerėzit e pėrkufizonin vdekjen si ndalim tė zemrės, edhe pse ndonjėherė zemra ndalon dhe njeriu vazhdon tėjetė gjallė, saqė ka njerėz qė janė ngritur nga arkivoli.
Prandaj, Konferenca Islame ka marrė njė vendim, me tė cilin ėshtė prezantuar dhe Akademia e Fikhut Islam, e cila pėrfaqėson tė gjithė shtetet islame, se vdekja ndodh:
1 – Kur zemra ndalon sė pulsuari totalisht. Kjo ėshtė vdekja tradicionale dhe e njohur nga tė gjithė. Nėse doktorėt thonė se i sėmuri ka vdekur dhe nuk mund tė rikthehet sėrish nė jetė, atėherė personi konsiderohet i vdekur.
2 – Kur vdes truri.
Gazetari:”Atėherė ju e pranoni vdekjen e trurit?”
Shejh Kardavi:”Tė thuash qė ka vdekur truri, nėnkupton qė ai ėshtė jashtė ēdo funksioni, pra ka vdekur dhe ka filluar dekompozimin dhe doktorėt kanė konfirmuar se ai nuk mund ti kthehet sėrish jetės. Kėtė konfirmim, duhet ta japin doktorėt ekspertė tė nervave dhe reanimacionit. Madje, kushtėzohet qė nė kėtė ekip doktorėsh, tė mos jetė askush nga doktorėt qė merren me transplantin e organeve, i cili mund tė ketė ndonjė interes apo pėrfitim.
Ky ėshtė vendimi i Akademisė sė Fikhut, nė bazė tė cilit operojnė njė sėrė vendesh myslimane, si Arabia Saudite e cila ka kryer me mijėra transplante, bazuar nė vdekjen e trurit.
Heqja e pajisjeve tė reanimacionit

Hajra
25-03-12, 10:49
Gazetari:”Disa tė sėmurė hyjnė nė reanimacion, ku jetojnė vetėm falė pajisjeve tė kėtij sektori, ndoshta dhe me vite. Njė rast i tillė, shkakton shumė vuajtje. Pandaj, a lejohet qė kėtij tė sėmuri ti hiqen pajisjet qė e mbajnė nė jetė?”
Shejh Kardavi:”Nė perėndim kjo nuk lejohet, madje shumė doktorė arabė dhe myslimanė ndanin tė njėjtin mendim. Por para disa vitesh, ne e patėm shqyrtuar njė ēėshtje tė tillė dhe unė, kur mora fjalėn pata thėnė:”Kėto pajisje luajnė rolin e mjekimit dhe mjekimi, tek fakihėt islamė ėshtė i lejuar dhe nuk hyn tek obligimet. Por, edhe nėse operojmė sipas mendimit qė thotė se mjekimi ėshtė detyrė, sidomos kur ėshtė i efektshėm dhe jep rezultat, mund tė themi se nė kėtė rast, ai nuk ka asnjė efekt pozitiv.
Nėse doktorėt thonė se ky i sėmurė nuk ka shanse shėrimi, se qėndrimi i tij ėshtė barrė pėr tė dhe pėr familjarėt dhe se nėse i hiqen pajisjet e reanimacionit, ai vdes, nė kėtė rast, lejohet ti hiqen kėto pajisje. Kjo bėhet me qėllim qė tė rehatohet vetė i sėmuri por dhe familja.”
Gazetari:”Ndonjėherė, njeriu e ka tė vėshtirė ta pranojė njė akt tė tillė duke thėnė:”Si mund t’ia bėjė kėtė nėnės apo babait?!”
Shejh Kardavi:”E vėrteta ėshtė se me kėtė akt, ai rehaton babanė dhe veten e tij. Disa njerėzve u vdes truri dhe nuk ndjejnė asgjė, edhe pse zemra u punon. Nė Katar, para disa kohėsh njė i ditur pėsoi tė njėjtin fat. Fėmijėt e tij mė pyetėn se ēfarė tė bėjnė dhe unė u thashė:”Ēfarė ndodh nėse ia hiqni pajisjet e reanimacionit?” Ata u pėrgjigjėn:”Vdes pas disa minutash.” Unė i thashė:”Atėherė pėrse e torturoni dhe nuk ia hiqni?” Ata e pranuan kėtė mendim dhe ia hoqėn pajisjet dhe i sėmuri vdiq. Mė vonė, mė erdhėn dhe mė thanė:”Zoti ta shpėrbleftė se na rehatove dhe rehatove babanė!”
Eutanazia
Gazetari:”A i lejohet njė doktori eutanazia? Ose thėnė ndryshe: Njė i sėmurė tė cilit i ėshtė mėrzitur jeta, a lejohet ti injektohet lėndė e cila i shkakton vdekjen?”
Shejh Kardavi:”Kjo ēėshtje, pėrmban diēka qė lejohet dhe diēka qė nuk lejohet. Ajo qė lejohet, ėshtė qė tė mos i japėsh asgjė dhe ai tė vdesė, domethėnė, ta privosh nga mjekimi, ose ti heqėsh pajisjet qė e mbajnė gjallė. Kjo lejohet. Kurse ajo qė ndalohet, ėshtė qė ti injektosh lėndė qė i pėrshpejtojnė vdekjen. Jo. Nė kėtė rast, nuk lejohet ndėrhyrja pėr ti pėrshpejtuar vdekjen. Vrasja e mėshirshme nuk lejohet. Vrasje e mėshirshme mund tė quhet vetėm kur i ndėrpret kurimin, gjė e cila siē thamė lejohet.
Gazetari:”Ju e lejoni transplantin e organeve nga njė kafshė tek njė njeri. Po sikur tė supozojmė se njė i sėmurė ka nevojė pėr njė organ derri ose qeni?”
Shejh Kardavi:”Mendoj qė lejohet. Ato janė organe pėr pėrdorim tė brendshėm dhe pjesa e brendshme e njeriut ėshtė plot pisllėqe, ai pėrmban gjak dhe jashtėqitje. Pėrderisa nga jashtė nuk pėrmban pisllėqe, nuk prish punė. Disa dijetarė thonė se derri ėshtė haram tė konsumohet, tė hahet. Profeti a.s kaloi pranė njė deleje tė ngordhur dhe i pyeti myslimanėt:”Pėrse nuk ia rropėt lėkurėn dhe tė pėrfitonit prej saj?” Ata u pėrgjigjėn:”O i dėrguar i Zotit! Po ajo ėshtė ngrodhėsirė?” Profeti a.s u pėrgjigj:”Zoti ka ndaluar ngrėnien e saj.” Dhe dihet se kafsha e ngordhur dhe derri, janė ndaluar nė tė njėjtin kontekst. Thotė Zoti nė Kuran:”Me tė vėrtetė, Allahu ju ka ndaluar tė hani kafshėn e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin qė nuk ėshtė therur nė emėr tė Allahut.” (Bekare, 173)
Organet e cunguara
Nėse njė personi i cungohet ndonjė organ, si formė ndėshkimi pėr njė vepėr penale si vjedhja. A lejohet qė ky organ i prerė ti implantohet dikujt? A lejohet qė ky organ ti implantohet sėrish tė njėjtit njeri?”
Shejh Kardavi:”Lidhur me pyetjen e dytė, nuk lejohet, pasi qėllimi i kėtij penaliteti ėshtė frenimi i vesit tė vjedhjes. E duke ia implantuar kjo nuk ndodh.
Lidhur me pyetjen e parė, kjo varet nga vetė personi tė cilit i pritet organi. Nėse ai ia dhuron dikujt tjetėr, Zoti ia shpėrbleftė. Ēėshtje tė tilla i kemi diskutuar nė Adademinė e studimeve pranė Ez’herit. Mendimi im ishte i tillė qė organet e personave tė dėnuar, nuk mund tė pėrdoren pėr transplant, veēse me lejen e tyre. Sakaq, mendimi i shejhut tė Ez’herit, ishte i kundėrt me mendimin tim. Unė u thashė se kėshtu ne e ndėshkojmė dy herė, e cungojmė dhe i heqim tė drejtėn tė vendosė pėr njė organ tė tij. Mendimi i shumicės sė dijetarėve ėshtė se nėse dikush dėnohet pėr vrasje ose vjedhje, kjo i shlyen gjynahet. Pra, Zoti e pastron nėpėrmjet dėnimit.”
Gazetari:”Nėse njė myslimani i nevojitet njė organ, i cili mund tė sigurohet nga njė mysliman. A lejohet tė bėhet ky transplanto?”
Shejh Kardavi:”Padyshim qė lejohet. Shohim qė shumė myslimanė shkojnė nė Evropė dhe Amerikė pėr transplanto organesh. Disa prej tyre shtrojnė pyetjen: Po ky organ qė do tė marr, mos do mė ēojė nė zjarr?” Kur organet implantohen tek njė trup, ato bėhen pjesė e tij. Njeriu nuk ėshtė vetėm disa organe, por ėshtė njė kompleks organesh qė kanė shpirt.”
Gazetari:”Po, zemra a hyn kėtu?”
Shejh Kardavi:”Po hyn dhe zemra. Ajo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pompė qė pompon gjak. Atė e gjejmė tek i gjalli dhe tek i vdekuri, tek njeriu dhe tek kafsha. Ashtu siē janė myslimane organet e njė myslimani, janė myslimane edhe organet e njė jomyslimani. Ne dimė qė ēdo gjė, pėrfshirė dhe organet e trupit, madhėrojnė Zotin. Thotė Zoti nė Kuran:” Dhe nuk ka asgjė qė nuk e madhėron Atė, duke e lavdėruar, por ju (o njerėz) nuk e kuptoni madhėrimin qė i bėjnė ata.” (Isra, 44)
Edhe pse ai nuk e madhėron Zotin, organet e tij e bėjnė diēka tė tillė, stomaku e madhėron, zemra e madhėron etj... Prandaj, tė gjitha organet e jomyslimanit, konsiderohen myslimane pasi e njohin dhe e madhėrojnė Zotin.
Gazetari:”Po nėse pyesim pėr tė kundėrtėn, pra, a lejohet qė organet e njė myslimani ti dhurohen njė jomyslimani?”
Shejh Kardavi:”O i nderuar! Ata nuk duhet tė jenė mė bujarė se ne. A ėshtė e logjikshme qė tė shkojnė nė shtetet e tyre dhe tė na implantojnė organet e tyre, sakaq ne tu themi:”Jo, ne nuk ua japim tonat.” Prandaj them qė lejohet. Thotė Zoti nė Kuran:” Ata i ushqejnė tė varfrit, jetimėt dhe tė zėnėt rob edhe pse vetė janė nevojtarė,” (Isra, 8)
Robėrit asokohe pėrbėheshin kryesisht nga idhujtarėt. Ajeti i mėsipėrm pasohet nga:” duke thėnė: “Ne ju ushqejmė vetėm pėr hir tė Zotit. Pėr kėtė, nuk duam shpėrblim e as falėnderim!” (Isra, 9)
Myslimani bėn mirė dhe nuk pėrjashton askėnd nga njerėzit. Tek Zoti nuk humbet asnjė thėrmijė mirėsie.
Gazetari:”A barazohet nė kėtė ēėshtje jomyslimani armiqėsor me atė paqėsor?”
Shejh Kardavi:”Jo, armiqėsori ka dispozita tė tjera.”
Transplanti i embrioneve
Gazetari:”Ndonjėherė, pėrdoren embrionet pėr transplant organesh. Madje, disa mjekė bėjnė dhe biznes me kėtė. Cili ėshtė mendimi juaj?”
Shejh Kardavi:”Kjo nuk lejohet. Nuk lejohet qė embrionet qė mund tė jetojnė, tu merren organet si tė ishin pjesė makinash. Po, mund tė merren organet e njė embrioni qė nuk jeton, por pa qenė i plotė. Prandaj, embrionet e tepėrta tė formuara nėpėrmjet pllenimit artificial duhet tė eliminohen, pasi mund tė keqpėrdoren nga njerėz tė papėrgjegjshėm. Ato mund tu jepen ēifteve qė nuk lindin dhe kėrkojnė vezė tė ngjizur.
Gazetari:”Njė ēėshtje e ngjashme ėshtė dhe ajo e ADN-sė, rreth tė cilės flitet shumė. A i lejohet njė bashkėshorti qė tė bėjė analizėn e ADN-sė pėr tė provuar qė fėmija ėshtė i tij nė rast dyshimi?”
Shejh Kardavi:”Jo, nuk i lejohet.”
Gazetari:”Edhe nėse ka dyshime?”
Shejh Kardavi:”Edhe nėse ka dyshime. Nėse ai nuk e pranon fėmijėn si tė tijin, kėtė duhet ta bėjė nėpėrmjet mallkimit. Megjithatė, unė mendoj se e anasjellta lejohet, edhe pse Akademia e Fikhut nuk ka tė njėjtin mendim. Njė gruaje i lejohet tė bėjė analizat e ADN-sė nėse burri dyshon qė fėmija ėshtė i tij. Nė kėtė rast, ajo mund tė kėrkojė qė tė bėhet analiza e ADN-sė. Nė kėtė rast, analiza e ADN-sė do heqė ēdo hije dyshimi nga gruja dhe ia bashkėngjit fėmijėn babait. Njėkohėsisht, ajo qetėson dhe bashkėshortin dyshues. Sakaq, nė rastin kur ADN-ja kėrkohet nga burri, rezultati mund tė jetė skandaloz pėr gruan. Sheriati e ka sanksionuar dhe pėrligjur mallkimin, me qėllim qė tė mbulohet akti dhe tė ruhet dinjiteti. Veē kėsaj, pėrderisa fėmija ka lindur nė shtratin bashkėshortor, ai i pėrket dy bashkėshortėve.”