PDA

View Full Version : Disa gabime tek shqiptarėt nė kundėrshtim me besimin, adhurimin dhe moralin Islam


arti69
29-03-12, 13:00
Disa gabime tek shqiptarėt nė kundėrshtim me besimin, adhurimin dhe moralin Islam



1 - Kėrkimi i mbrojtjes, i faljes sė mėkateve, i shėrimit, i martesės nga tė vdekurit ose therja e kurbaneve pėr ta, bėrja tavaf rreth varreve tė tyre,bėrja sexhde nė drejtim tė tyre, tė zotuarit nė emėr tė tyre... janė gjėra qė kundėrshtojnė besimin dhe nuk lejohet t'ia drejtojmė askujt tjetėr pėrveē Allahut tė Lartėmadhėruar.

2 - Komentimi i deklaratės islame-shehadetit "La Ilahe il-lAllah" me "nuk ka krijues tjetėr pos Allahut". Ky komentim bie ndesh me parimet e pastra Kur'anore dhe profetike, pasi kuptimi i vėrtetė i saj ėshtė "nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Allahut".

3 - Bėrja e bidateve dhe shumė shirkeve me nijetin e ibadeteve dhe konsiderimi i tyre si mjet afrimi tek Allahu.

4 - Tė folurit pėr fenė e Allahut pa dije dhe argument. Duhet ditur se ēdo mendim i shprehur ose fjalė e thėnė pa dije dhe argument konsiderohet shpifje ndaj Allahut dhe fesė sė Tij.

5 - Tė tepruarit nė dashurinė pėr Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me gjėra pėr tė cilat ai nuk na ka porositur.

6 - Tė shkuarit te magjistarėt dhe falltorėt dhe tė kėrkuarit ndihmė prej tyre. Tė besuarit nė fjalėt dhe veprat e tyre ėshtė mosbesim.

7 - Dashuria pėr jobesimtarėt, fasikėt-tė prishurit, bidatēinjtė dhe shoqėrimi apo pėrkrahja e tyre dhe urrejtja e besimtarėve, tė devotshmėve, pasuesve tė Sunnetit dhe mosshoqėrimi apo mospėrkrahja e tyre.

8 - Praktikimi i ibadeteve dhe i ēdo pune tjetėr me syefaqėsi, me qėllim tė arritjes sė lėvdatave tė njerėzve dhe dashurisė sė tyre, duke harruar se pėrfitimi i dashurisė sė Allahut ėshtė kusht pėr pranimin e njė vepre, kurse ai njerėzve shkak i asgjėsimit tė veprave.

9 - Mosmbėshtetja nė Allahun (tevekkul) nė tė tė gjitha ēėshtjet, me bindje se fuqia dhe potencialet e njeriut janė tė mjaftueshme.

10 - Ndėrtimi i teqeve dhe tyrbeve mbi varret e njerėzve, zbukurimi, stolisja, ndezja e qirinjve nė to me bindje se janė vende tė bekuara dhe tė paprekshme ose lidhja apo varja e penjve nėpėr muret e tyre me qėllim tė realizimit tė dėshirave.

11 - Parashikimi i fatit tė mirė apo tė keq nėpėrmjet shtazėve apo simboleve. I ngjashėm ėshtė edhe parashikimi i fatit tė keq nėse na pret rrugėn njė mace e zezė etj..

12 - Tė zotuarit apo tė betuarit me emrat, simbolet dhe famėn e njerėzve tė ndryshėm konsiderohet shirk, politeizėm.

13 - Tė besuarit se ligji i Allahut -Kur'ani dhe Sunneti- nuk ėshtė i nevojshėm pėr kėtė kohė ose zėvendėsimi i ligjit tė Allahut me ligjet e tjera tė mangėta tė pjella nga logjika e prishura tė jobesimtarėve.

14 - Mosfalja e namazit, refuzimi i tij, neglizhenca dhe bindja se mosfalja e tij nuk ėshtė gjynah i madh.

15 - Akuzimi i njerėzve me mosbesim pa argumente dhe kushtet e parapara tė vendosura nga dijetarėt islamė.

16 - Komentimi i emrave dhe cilėsive tė Allahut me komentime ēoroditėse apo pėrngjasimi i tyre me cilėsitė e krijesave, mohimi i kuptimeve tė vėrteta tė tyre apo krahasimi dhe shembėllimi i tyre me gjėra qė nuk i pėrkasin Lartmadhėrisė sė Allahut.


17 - Bindja se nuk llogaritet mėkat, bidat-risi ose mosbesim fjala apo vepra e dikujt qė bie ndesh me Kur'anin dhe Sunnetin, nėse nijeti i tij ėshtė i pastėr.


18 - Sharja e shokėve tė Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (sahabėve) duke thėnė gjėra qė kundėrshtojnė drejtėsinė e tyre apo pėrshkrimi i tyre me cilėsi qė njollosin besimin, moralin, edukatėn dhe karakterin e tyre.


19 - Sharja e prijėsve muslimanė, pėrhapja e dobėsive, tė metave tė tyre, dalja kundėr tyre, akuzimi i tyre me mosbesim pa pasur dije, argumente dhe kushtet e parapara nga Kur'ani dhe Sunneti pėr kėtė gjė.


20 - Mallkimi dhe sharja e dijetarėve, e hoxhallarėve tė njohur pėr qėndrueshmėri nė rrugėn edrejtė dhe tė pastėr nė pajtueshmėri me metodologjinė e Muhamedit alejhissalatu vesselam dhe shokėve tė tij.

21 - Bindja se lejohet vjedhja e shtetit nėse ai nuk i pėrmbahet fesė sė Allahut apo pėr shkak tė urrejtjes ndaj kryetarėve tė shtetit.

22 - Ekstremiteti dhe fanatizmi nė mendime, njerėz, medhhebe, dijetarė e hoxhallarė, pa marrė parasysh faktin se ēdokush e qėllon tė vėrtetėn apo gabon. I pagabueshėm ėshtė vetėm Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokėt e tij si bashkėsi

23 - Kėndimi i Kur'anit pėr tė vdekurit me para ose jo, talkini, qelimet, ilahitė etj.

24 - Bindja se thirrja e njerėzve nė Ditėn e Gjykimit do tė bėhet me emrat e ēdo njeriu dhe nėnave tė tyre dhe jo me emrat e baballarėve pėr shkak se nėna e ēdo njeriu dihet me siguri, kurse babai mund tė mos jetė babai i vėrtetė i tij. Kjo nėnkuptohet si dyshim ose shpifje nė nderin e nėnave muslimane dhe kjo bindje bazohet nė njė hadith tė shpikur nga njė jehudi.

25 - Tė besuarit se krishterėt dhe ēifutėt nuk janė jobesimtarė apo nuk do tė hyjnė nė zjarr apo tė besuarit se edhe kishat janė shtėpi tė Allahut ose manifestimi i dhe kremtimi i festave dhe traditave tė tyre.

26 - Besimi se Tevrati dhe Ungjilli nuk kanė pėsuar ndryshime dhe deformime.

27 - Kremtimi dhe manifestimi nė emėr tė Islamit i ēdo feste apo date me rėndėsi pėr tė cilėn nuk ka argument nga Kur'ani dhe Sunneti i vėrtetė.

28 - Shkrirja plumb njerėzve, sidomos fėmijėve nė raste tronditjesh psiqike pėr shkak tė frikės sė madhe etj.

29- Tė besuarit se syri i kaltėr, patkoi, gėrshėrėt, hudhra apo ndonjė gjė tjetėr dhe varja e tyre nė shtėpi, automobila dhe njerėz largon syrin e keq apo shpirtrat e kėqij.

30 - Tė besuarit se prerja e thonjve natėn apo nė ditė tė caktuara nuk lejohet apo sjell fat tė keq.

31 - Besimi dhe bindja se shėndeti, udhėzimi, lumturia arrihen me para, por nė realitet paraja ėshtė mjet qė ndihmon arritjen e tyre e kurrsesi nuk ėshtė bazė e tyre.


32 - Mosbesimi nė pėrcaktimin e sė mirės dhe sė keqes nga Allahu.

33 - Mosbesimi nė Ditėn e Gjykimit, dėnimit dhe shpėrblimit nė varr, jetėn nė tė, ringjalljen, peshimin e veprave, llogaritjen, siratin, xhennetin dhe xhehennemin…etj.

34 - Mosbesimi nė melaike apo tė besuarit se melaiket janė vajzat e Zotit.

35 - Mosbesimi nė ekzistimin e xhinėve dhe veprave tė tyre, si fuqia, shpejtėsia, ngacmimet etj.

36 - Mosbesimi nė ekzistimin e Dexhallit apo tė besuarit se Dexhalli ėshtė televizori.

37 - Tė besuarit se shehlerėt, dervishėt, nuk janė tė devijuar ose ata dinė tė fshihen apo ata janė mė tė udhėzuar se Pejgamberėt, sahabėt, dijetarėt a hoxhallarėt e zakonshėm qė janė pjesėtarė tė katėr medhhebeve tė njohura.

38 - Ndezja e qirinjve apo e dritės deri nė mėngjesin e 15 ditėve tė para menjėherė pas vdekjes sė dikujt, me bindje se shpirti i tij e viziton shtėpinė e tij gjatė kėtyre 15 ditėve.

39 - Besimi se Hidri (alejhisselam) ėshtė gjallė dhe ka mundėsi tė paraqitet nė fizionominė e njerėzve tė ndryshėm.

40 - Besimi se pas vdekjes shpirtrat e njerėzve transferohen nė trupat e njerėzve tė tjerė, shtazėve apo bimėve.

41 - Tė thėnėt mos tė kish qenė Allahu dhe filani mė kishte ndodhur kjo apo ajo. Me kėtė fjalė njeriu i pėrshkruan rival Allahut, por duhet tė thuhet Allahu pastaj filani.

42 - Tė besuarit se Kur'ani i sotėm ėshtė i falsifikuar dhe jo i kompletuar.

43 - Tallja se agjėrimi i Ramazanit ka qenė tri ditė, por njerėzit apo shtypi i keq i asaj kohe i Kur'anit kanė shkruar 30 ditė.

44 - Besimi se haxhi mund tė realizohet edhe nė vende tė tjera pos Mekės apo shpenzimi i parave tė pėrgatitura pėr haxh pėr ndonjė gjė tjetėr ka shpėrblimin e haxhit.

45 - Besimi se alkooli apo vera dhe gjėrat e tjera dehėse janė tė lejuara.

46 - Besimi se muzika ėshtė e lejuar dhe se ajo ėshtė ushqim pėr shpirtin.

47 - Besimi se Iblisi ka qenė melek, por pastaj ėshtė shndėrruar nė djall (shejtan).

48 - Besimi se tė marrėt udhė me qėllim tė vizitės sė varrit tė Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem ėshtė ibadet i veēantė apo porositja e haxhinjve pėr pėrcjelljen e selamit tė dikujt tek varri i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

49 - Prerja e kurbanit nė themelin e shtėpisė, xhamisė etj., gjatė ndėrtimit tė tyre me bindjen se prerja e kurbanit sjell nė kėto gjėra bereqet.

50 - Vizita e varreve nė ditė dhe vende tė caktuara, si vizita e varreve qė bėhet tek ne nė mėnyrė familjare apo tė organizuar vetėm pėr Bajrame.


51 - Pėrcjellja e xhenazeve nga gratė dhe burrat sė bashku, gratė pėrpara me kurora me bindjen se gratė zėvendėsojnė melekėt e Zotit, besim ky i disa fraksioneve tė krishtera, Zoti na ruajtė.

52 - Besimi se nuk ka martesė pa unaza tė fejesės dhe ndryshimit tė tyre nga dy palėt dhe nėse burri nė ditėn e martesės nuk ia vė unazėn nė gishtin e gruas sė tij, kjo argumenton se martesa do tė ketė probleme, qė ėshtė pjesė e besimit tė krishterė.


53 - Tė vajtuarit me zė para kufomės sė tė vdekurit, tė mbajturit zi, veshja e rrobave tė zeza, distancimi nga jeta normale dhe kėnaqėsitė e saj, mosprerja e thonjve, shkulja e flokėve etj.


54 - Vendosja e fotografive nėpėr varre dhe bindja se ndėrtimi i varreve ndihmon
jetesėn e tė vdekurit nė varr, por traditė e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel lem ėshtė qė tė vendoset njė gur i thjeshtė nė drejtim tė kokės sė tė vdekurit.

arti69
29-03-12, 13:01
55 - Bėrja e hallvės nga familjarėt e tė vdekurit pas varrimit tė tij me bindjen se ajo largon pikėllimin e tė dashurve tė tij.


56 - Bindja se kush ha i pari nga hallva e pėrgatitur pėr njė tė vdekur ka radhėn qė tė vdesė.


57 - Moskėrkimi i diturisė apo i ndonjėshkence qė ka nevojė njė popullsi muslimane, e cila nuk bie ndesh me parimet e besimit islam me pretekst se ka prejardhje jo islame, por adresa e fesė islame ėshtė dituria.


58 - Besimi se nėse i pari fėmijė lind vajzė ėshtė argument mallkimi, besim i dikurshėm i politeistėve injorantė arabė para zbritjes sė Kur'anit.


59 - Besimi se tė martuarit me dy, tri deri nė katėr gra ka qenė dispozitė e veēantė vetėm pėr kohėn e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por pėr kėtė kohė nuk vlen.


60 - Besimi se homoseksualizmi ėshtė dukuri normale.


61 - Besimi se kamata lejohet nė kėtė kohė, duke mos harruar se kamata ėshtė shpallje luftė kundėr Allahut.


62 - Besimi se lejohet tė shėrohet me gjėra qė ka ndaluar Allahu dhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, si p.sh. me vajin e derrit dhe ēdo gjėje qė i pėrket atij etj.


63 - Besimi se synetia e meshkujve ėshtė traditė injorante.


64 - Besimi se lyerja e pragut tė shtėpisė me mjaltė apo hedhja e grurit nė fytyrat e musafirėve nga nuset e posardhura nė shtėpinė e burrit sjell bereqet nė jetėn
bashkėshortore.


65 - Besimi se mosprishja e virgjėrisė sė gruas nė natėn e parė tė martesės ėshtė argument mallkimi i asaj gruaje.


66 - Tė besuarit se romėt, ashkalintjė nuk mund tė bėhen muslimanė menjėherė me shqiptimin e shehadetit pa ndėrruar 30 fe.


67 - Besimi se nuk ka pendim absolut pėr ithtarėt e bidateve dhe thirrėsit nė tė, edhe pse pendimi i tyre rrallėherė realizohet.


68 - Besimi se dijetarėt dhe hoxhallarėt duhen tė jenė tė pagabueshėm.


69 - Besimi se Allahu qėndron kudo, ndėrkohė qė argumentet Kur'anore, profetike dhe konsensusi i dijetarėve islamė aludojnė se Ai qėndron mbi Arsh, por me dije Ai ėshtė kudo.


70 - Pėrqeshja e dispozitave tė fesė islame apo mosbesimi nė aftėsitė dhe zotėsitė e fesė islame si fe universale pėr tė gjitha kohėrat.


71 - Besimi se kėndimi i mevludit sjell lumturi pėr tė vdekurit dhe bereqet dhe shėndet pėr tė gjallėt.


72 - Besimi se tė vdekurit dėgjojnė nė varret e tyre gjithmonė.


73 - Besimi se nata e Regaibit ėshtė natė nė tė cilėn nėna e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka mbetur shtatzėnė me tė. Allahu e shkatėrroftė atė qė ka shpikur kėtė besim!


74 - Pretendimi i dikujt se e ka parė Allahun nė ėndėrr.


75 - Besimi se dikush ka mundėsi ta shohė Allahun nė kėtė botė absolutisht e pamundur, por nė botėn tjetėr besimtarėt do ta shohin Allahun nė xhennet.


76 - Tė argumentuarit me caktimin e All -ahut pėr mosudhėzim nė fenė e Allahut apo mossukses nė jetė.


77 - Groposja e librave fetarė me bindjen e moskeqpėrdorimit tė tyre.


78 - Tė porositurit e tė afėrmve para vdekjes qė kufomėn e tij ta djegin apo ta hedhin nė det.


79 - Ndarja e pasurisė nė mėnyrė tė njėjtė pėr djemtė dhe vajzat, ndėrkohė qė sheriati porosit dy hise djalit, njė vajzės. Urtėsia e kėsaj qėndron nė atė se femra nga lindja deri nė martesė e ka tė siguruar jetėn (ushqimin dhe veshmbathjen) nga babai i saj, kurse pas martesės ėshtė nėn kujdesin e burrit, kurse mashkulli pas martesės fillon jetė tė re dhe ka nevojė pėr dy hise pėr ndėrtimin e kėsaj jete.


80 - Bindja se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenė melek.


81 - Puthja e Kur'anit para se tė fillohet leximi i tij apo kur tė kapet herėn e parė nė dorė.


82 - Bindja se nėse nuk i thuhet dikujt menjėherė pas pėrfundimit tė namazit nė xhami "Allahu kabull", namazi ėshtė i mangėt.


83 - Bindja se temxhidi ėshtė ibadet qė duhet tė realizohet patjetėr para varrimit tė tė vdekurit.


85 - Bindja se tė vdekurin duhet ta pastrojnė vetėm hoxhallarėt
apo hoxheshat.


86 - Bindja se fėmija i posalindur nuk lihet nė njė dhomė vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr, tė paktėn pa lėnė nė atė dhomė edhe fshesėn e dorės (klasike) qė ta shoqėrojė.


87 - Bindja se mbulimi i fytyrės sė fėmijės sė porsalindur me petk tė verdhė i largon atij zverdhin apo sarillėkun.


88 - Tallja se mbajtja e mjekrės ėshtė sunet, kurse rruajtja e saj farz.


89 - Besimi se ngritja e duarve para dhe pas rukusė nė namaz nuk ka bazė nė asnjė medhheb.


90 - Bindja se shėrimi nė spital apo tė shėruarit me barna ėshtė bidat.


91 - Bindja se Turqia ka fenė mė tė fortė ndaj tė gjitha vendet e tjera muslimane.


92 - Tallja e disa mendjelehtėve se shqiptarėt e kanė prejardhjen nga Ademi alejhis selam dhe se ai ka qenė shqiptarė, saqė sipas tyre edhe "historianėt e kanė vėrtetuar kėtė".


93 - Bindja se copėtimi i bukės me dorė ėshtė mė i bereqetshėm, kurse prerja e saj me thikė i ngjason jomuslimanėve.


94 - Bindja se kush ha thėrmijat e bukės mė shumė, Allahu ia shton pasurinė mė tepėr.


95 - Konsiderimi i arabėve nė tėrėsi si magjupė, nė shenjė nėnēmimi, Zoti na ruajtė. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenė arab dhe Kur'ani ėshtė nė gjuhėn arabe.


96 - Tallja dhe bindja se Allahu tė gjithė njerėzit do t'i fusė nė xhennet me pretekst se Allahu nuk e ka krijuar askėnd me zor- siē ka ditur tė na krijojė ashtu ka pėr tė na futur nė xhennet. Kjo tallje njeriun e nxjerr nga besimi nė mosbesim.


97 - Besimi se martesat e Muhamedit me shumė gra kanė ndodhur sepse ka qenė epsharak, njė bindje e pjellė nga tė krishterėt.


98 - Besimi se varrimi i muslimanėve dhe i tė krishterėve apo i feve tė tjera nė njė vend ėshtė e lejuar.


99 - Besimi se shiat dhe sunnitė janėvėllezėr. Kjo vėllazėri nuk ka mundėsi tė realizohet kurrė ashtu siē nuk ka mundėsi deveja tė futet nė vrimėn e gjilpėrės.


100 - Martesa e fėmijėve - djemve dhe vajzave- sa janė nė djep.


101 - Bindja se femrat aq janė tė djallėzuara, saqė edhe shejtanin e fusin nė shishe.


102 - Shikimi nė trupin e femrės apo tė mashkullit lakuriq me bindjen e lejimit,
se ky meditim nė krijimtarinė e Allahut ėshtė shkak pėr shtimin e besimit dhe forcimit tė tij, besim i dervishėve ekstremė.


103 - Shikimi i femrave tė huaja me bindjen se ėshtė e lejuar sepse Allahu e do tė bukurėn, edhe ky besim i dervishėve ekstremė.


104 - Dėrgimi i fėmijėve pėr pagėzimin e tyre te shehlerėt e tarikateve tė ndryshme me shpresė qė tė bėhen evlia.


105 - Dėrgimi i djemve para ose pasi tė bėhen synet nė tyrben e Sulltan Muratit, duke u sjellė rreth varrit tė tij shtatė herė e mė pas vendosja e kapeles qė qėndron mbi varrin e tij nė kokėn e synetliut me shpresė qė tė bėhet sulltan me nam si Sulltan Murati.


106 - Mospirja e ujit nga gota e qelqit apo mosngrėnia e ushqimit nga enėt e porcelanit nė datėn 10 tė muajit Muharrem, me bindjen se Husejni, nipi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur ėshtė vrarė atė ditė e kanė detyruar tė pinte ujė dhe tė hante ushqim tė pėrzier me baltė. Nė shenjė solidarizimi me dhembjen e tij ushqimi dhe uji duhet shėrbyer vetėm nė enė prej balte. Ky ėshtė besimi i shiave tė devijuar.


107 - Besimi se Homeini ka qenė musliman i mirė.


108 - Ndarja e besimit islam nė sheriat, hakikat dhe marifet: tre komponentėt kryesorė tė dervishėve nė pėrfitimin e gradave si myrid, myhib dhe sheh.


Dije, o lexues i sinqertė, Allahu tė ruajtė nga ēdo e keqe, qė u mundova tė hedh sado pak dritė mbi gabimet mė tė pėrhapura tė shqiptarėve, tė cilat bien ndesh me besimin e pastėr islam, me qėllim qė t'i largohen devijimit. Nėse kjo temė ia ka qėlluar tė vėrtetės nė pėrgjithėsi, pranoje dhe pėrhape pėr hir tė Allahut dhe lėri arsyet e pabaza dhe pėrtacinė. Nė anėn tjetėr, nuk ēuditem po ta sulmosh dhe kritikosh kėtė artikull pa argumente sepse shumica e njerėzve nė kėtė kohė janė aq tė prishur, saqė nuk di si t'i pėrshkruaj ndryshe nga ajo siē i ka pėrshkruar njėri nga dijetarėt e selefit njerėzit e kohės sė tij: "Ishin njerėzit dikur si gjethi i butė pa ferra, por sot janė ferra pa gjethe. Nėse hesht tė shajnė, nėse flet tė nėnēmojnė, nėse i braktis tė akuzojnė dhe tė sulmojnė".


Nga Revista: “Dėlirje&Edukim”

http://www.albselefet.com/besimi-islam/13883-disa-gabime-tek-shqiptaret-ne-kundershtim-me-besimin-adhurimin-dhe-moralin-islam.html