PDA

View Full Version : 10-vjeēarja, nėna mė e re nė botė...


Jana
06-04-12, 23:34
http://www.lajmifundit.com/lajme/wp-content/uploads/2012/04/nena_10_vjecare.jpg


Kjo vajzė 10-vjeēare nė Kolumbi ėshtė shndėrruar nė nėnėn mė tė re tė njohur nė historinė e njerėzimit, pasi lindi njė vajzė tė shėndetshme gjatė sė enjtes. MMosha shumė e re e nėnės ka skandalizuar opinionin publik shumė pėrtej vendit. Pjesė e njė fisi indigjen qė jeton nė njė zonė rurale, vajza e quajtur Vaju u paraqit pėr herė tė parė tek mjeku vetėm nė momentin qė po lindte.
Ajo nuk e dinte se ēfarė po ndodhte me trupin e saj dhe u detyrua tė udhėtonte deri nė qytet pėr shkak tė dhimbjeve tė forta si rrjedhim i kontraktimeve. Duke gjykuar rrezikun e madh tė pėrballjes sė trupit tė saj me njė lindje tė zakonshme, mjekėt vendosėn tė realizonin njė ndėrhyrje cesariane, tė cilėn 10-vjeēarja dhe foshnja e saj e kaluan me sukses.
Ndonėse policia kolumbiane mund tė ndjekė babain e foshnjes pėr marrėdhėnie seksuale me tė mitura, ka vendosur mos ta bėjė diēka tė tillė, pasi krahina nga e cila vjen nėna mė e rė nė botė ka disa tė drejta tė zgjeruara autonomie, qė i lejojnė tė ruajė kulturėn e veēantė rurale.
Mosha e babait ėshtė shndėrruar nė njė objekt spekulimi nė mediat kolumbiane, me disa media qė e raportojnė 15 vjeē dhe tė tjera 30 vjeē.