PDA

View Full Version : Shtegetimi i Republikes se Kosoves : pa doreza e pa fusnota


Fshatari
17-04-12, 04:37
Konfuziteti politik dhe ai diplomatik i institucioneve tė Republikės sė Kosovės (pa fusnotė)
Shkruan: (Agim Vuniqi), 16 Prill 2012

Nuk e di kush nė Kosovė pėrse po vazhdojnė kėto bisedime, apo bisedimet qė janė zhvilluar deri mė tani ndėrmjet UNMIK-ut, EULEX-it dhe KFOR-it me palėn serbe, jo zyrtarisht, dhe ato ndėrmjet Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit, zyrtarisht, duhet tė dakordohen disi, tė njė fotografimi tė pėrbashkėt dhe, ajo qė ka filluar do tė pėrmbyllet me dorėshtėrngim tė duarėve apo me ndonjė pėrshėndetje kurtoazie..., athua ēka do tė fitojnė shqiptarėt
Pse shqiptarėt po pėrballen me presionin e vazhdueshėm pėr bisedime me palėn serbe? Duket se po ka sukses influenca e diplomacisė ruse ndaj BE-sė, sidomos nė shtetet tė cilat nuk e kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės, edhepse tė gjitha shtetet formuese tė ish Jugosllavisė, pėrveq Bosnjes e Hercegovinės dhe sidomos e Serbisė si pėrgjegjėse e shumė luftėrave tė pėrgjakshme, ku humbėn jetėn afėr gjysmė milioni njerėz, kanė pranuar realitetin e ri, Republikėn e Kosovės. Si po ndodh kjo ėshtė tėrėsisht e pakuptueshme, meqė formula ruse nėnkupton ndėrrimin e tezave atė tė shfajėsimit historik tė palės serbe qė shkatėrrojė dhe djegu Kosovėn, edhe sot Serbia po luan me kufomat shqiptare, koncesionet e tyre politike janė zbulimi i varresave masive nė territorin serb, ngaqė serbėt ishin ata qė i shpallėn luftė Bashkėsisė ndėrkombėtare dhe NATO-s, duke inicuar dhe ngritur procedurėn gjyqėsore pėr ndjekje (sigurisht ju kujtohet) ndaj liderėve botėror z.Klinton, z.Bler, Schreder..., dhe shumė liderėve botėror qė dėnuan politikėn shfarosėse tė "gospodarėve tė krimit" (deri mė tash nuk ka ndonjė informatė pėr tėrheqjen e kėtij procedurimi "marroq" gjyqėsor), edhe pėr faktin qė shqiptarėt janė tė vetėdijshėm dhe unik se nuk ka "negociata" lidhur me statusin politik dhe diplomatik tė Kosovės. Serbia me diplomacinė e saj dinake dhe ngatrresare, arriti tė kontestojė pėr njė kohė pavarėsinė e Kosovės, e cila fitoi legjitimitetin kulminant nė GJND, gjė qė qė nuk u shfrytėzua nga diplomacia inerte e Kosovės, dhe pėr ēudi pėr pak kohė u mbulua nga misteri i harresės dhe i heshtjes, dhe nuk u materializua asnjėherė, as qė pėrmendet si e arritur e Kosovės nė bisedimet e kohėpaskohėshme qė bėnė “kori diplomatic” i pėrbėr nga ministri dhe zėvendėskryeministri i parė (nuk kanė informacione tė dorės sė parė tė bisedimeve nė mes tė kryenegociatores kosovare Edita Tahiri dhe tė negociatorit serb Borko Stefanoviqit), tė cilėt nuk i shoqėrojnė edhe zyrtarė tjerė tė nivelit mė tė ulėt nga drejtoritė e MPJ, duke lėnė tė hapura shumė ēėshtje pėrfshirė edhe bisedimet eventuale pėr tė shtuar mė vonė presionin diplomatik pėr koncesione tė reja, a nuk duhet ta kishin kėtė prioritet diplomatėt e Kosovės, dhe pse nuk koordinohen aktivitetet me Republikėn e Shqipėrisė, por edhe me qeveritė tė cilat kanė merita tė pamohueshme pėr pavarėsinė e Kosovės.
Miqėt e Kosovės...
Ishte shumė inkurajues dhe interesant hapi i zyrės sė presidencės pėr krijimin e njė institucioni ndihmės lobues i “miqėve tė Kosovės”, ēuditėrisht kjo iniciativė as qė pėrmendet nga ulėset e parlamentit, sigurisht pėr faktin se presidentja dhe presidenca nuk gėzonė ndonjė pėrkrahje politike nga subjektet politike, por as nga qeveria, duke pėrfshirė ministrin e jashtėm dhe zėvendėskryeministrin, nuk e shohin tė arsyeshme tė takohen me presidenten asnjėherė pas kėthimit nga “lobingu turistik”, a nuk do tė nėnkuptojė kjo njė mospėrfillje e paarsyeshme e njė institucioni kyē tė Kosovės; nuk bėnė tė bartet mėnyra e punės e afarizmit tė “Mabetex-it” nė institucionet e shtetit, ku kėrkohet respektim i procedurės demokratike dhe njė dispilinė mė e rreptė financiare… Se bėhet fjalė pėr abuzim tė procedurės demokratike nė procesin e zgjedhjes, dorėheqjes dhe rizgjedhjes u pa nė rastin e AKR-sė, ishte ky njė shembull i keq i institucionalizmit nė Kosovė, ngase kjo mėnyrė “afrikane” e udhėheqjes sė shtetit nuk do tė duhej tė lejohej asesi nė Kosovė, ku kryetari i “fisit” vendos pėr ēėshtjet kruciale tė shtetit.
Decentralizimi si pushtet kulturor apo territorial...
Fundja, ēfarė rėndėsie kanė bisedimet “teknike”, ky term politik ėshtė pėrmendur qė nga koha e administratorėve tė UNMIK-ut, shfletoni pak marrėveshjet e nėnshkruara tė mėhershme dhe do ta shihni se diplomacia serbe sillet po nė atė rreth vicioz, nė atė tė Millosheviqit-Koshtunicės dhe tė Gjingjiqit-Tadiqit, njėra zgjidhje “mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi” dhe tjetra ndarje e Kosovės, kjo po vėrehet qartė nė komunat e decentralizuara, kur serbėt nuk pranojnė institucionet legjitime tė Kosovės, bile nuk pranojnė as bashkėbisedimin e drejtpėrdrejtė ndėrmjet shumicės shqiptare dhe pakicės serbe pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre brenda institucioneve tė zgjedhura nga vota e popullit, dhe si do tė shtrijė ndikimin pushteti qendror, kur deri mė tash nuk ishte nė gjendje tė shpartallojė grupacionet (jo institucionet paralele) politike paramilitare nė Mitrovicėn e Veriut dhe nė komunat serbe, tė cilat kanė tė drejtėn e ndėrtimit tė infrastrukturės gjyqėsore-tė entitetit serbė, policinė etnike (tė cilat janė institucionet themelore tė shtrirjes sė pushtetit territorial-jo kulturor), ngaqė realizimi i tė drejtės pėr arsim dhe shėndetėsi nuk ėshtė edhe aq i rėndėsishėm, meqė edhe ashtu do tė bėhen korigjime nė sistemin arsimor dhe atė tė shėndetėsisė, duke balansuar shėrbimet nė sektorin publik dhe atė privat (ku do tė rritet autonomia e institucioneve arsimore dhe shėndetėsore, dhe do tė vendoset njė kontroll mė i madhė i qytetarėve mbi kėto institucione-jo i partive politike, ngaqė bordet e shkollave duhet tė zgjidhen drejtpėrdrejtė nga qytetarėt pėrmes votės sė lirė, jo tė imponohet zgjiedhja e tyre nga ministritė, por nga ato duhet tė bėhet konrolli nė zbatimin e ligjshmėrisė, apo aplikimi i ndonjė modeli tė pėrafėrt qė do tė ketė shtrirje nė tėrė Kosovėn, jo vetėm nė "enklavat" serbe qė u zyrtarizuan ligjėrisht si komuna, produkt i marrėveshjes Ahtisaari i inkorporuar nė Kushtetutėn e Kosovės, meqė edhe ashtu nuk po pėrfaqėsohet fare vullneti politik i popullit, pėrkundrazi po nėpėrkėmbet.
Ē'ėshtė "Memorandumi i Mirėkuptimit" konflikt interesi, pėrfitim personal/grupor, apo pėrfaqėsim diplomatik-lobim...
"Gėzimi" i pėrēudshėm i “bossit” tė diplomacisė kosovare Behgjet Pacollit, pėr prurjet e njohjeve nga Afrika, u shndėrrua nė njė pėrpjekje tė Qeverisė Federale tė Nigerisė e cila ka nėnshkruar njė Memorandum Mirėkuptimi me njė konsorcium tė investitorėve zviceranė dhe evropianė pėr investimin e rreth N243 miliarde ($ 1.6 billion) nė sektorėt e, fuqia e naftės dhe e ndėrtimit (banesor) tė ekonomisė nigeriane. Sipas web site-it alAmerica.com (AllAfrica nuk merr pėrgjegjėsinė pėr storiet e ofruara nga organizatat e medias as qė bėnė redaktimin e tyre e as merr pėrsipėr, qė tė mbajė tė drejtėn e autorit pėr materialet e tyre, tė publikuara.) Ministri i Tregtisė dhe Investimeve, Olusegun Aganga, ka nėnshkruar nė emėr tė Qeverisė Federale tė Nigerisė, ndėrsa lideri i grupit Behgjet Pacolli Zėvendėskryeministri i parė dhe Shefi i Ēėshtjeve Ndėrkombėtare dhe tė Investimeve i Republikės sė Kosovės; z Behgjet Pacolli nėnshkruar nė emėr tė investitorėve ndėrkombėtarė; Grupi pėrbėhet Seagas Services Limited dhe Oceanmar Services Limited.. (burimi allAfrica.com). Duke folur, ministri nigerian kishte thėnė se ministria e tij do tė punojė ngushtė me Ministrinė e Energjisė dhe tė Petroleumit pėr tė lehtėsuar investimet, duke shtuar se Qeveria Federale ėshtė e angazhuar pėr tė mbėshtetur investitorėt e vėrtetė pėr tė investuar nė sektorė kritikė tė ekonomisė nigeriane. Ai tha: "Ne kemi diskutuar me pėrfaqėsuesit e Grupit "Seagas Services Limited" (http://www.seagasltd.com/) dhe "Oceanmar Services Limited" (http://www.florida-annual-report.com/oceanmar-llc.html) ., nė lidhje me mundėsitė e investimeve nė Nigeri Ne kemi rėnė dakord pėr investime nė disa fusha tė tilla si ndėrtimtaria, ndėrtimin e njė fabrikė pėr infrastrukturėn e gazit pėr prodhimin e. tubacionet e gazit. Ne gjithashtu diskutuam mundėsinė e investimit nė fushėn eenergjisė, ndėrtimin e rafinerive dhe tė ndėrtimit banesor". Pas njė numri tė diskutimeve, ne jemi tė nėnshkruar njė Memorandum tė Mirėkuptimit pėr shumėn e vlerėsuar tė 1.6 billlion $ (miliardė evropianė) pėr tė investuar nė disa nga kėto fusha. Konkretisht, paratė do tė investohen nė, rafineri, energji dhe ndėrtimtari banesore. Ky ėshtė synimi i Qeverisė Federale, nėpėrmjet Ministrisė sė Tregtisė dhe Investimeve, pėr tė tėrhequr investime tė huaja direkte nė Nigeri, tė cilat krijojnė vende pune, gjenerojnė pasuri dhe tė rrisin zhvillimin ekonomik tė vendit. Sipas "allAfrica.com" thuhet se "Ministri falėnderoi udhėheqėsin e konsorciumit, zoti Behgjet Pacolli, pėr besimin qė ai ka riposeduar nė ekonominė nigeriane dhe premtimin pėr tė bashkėpunuar me tė pėr tė siguruar ekzekutimin e suksesshėm tė projekteve. Duke folur, lideri i grupit, Z. Behgjet Pacolli ka thėnė se vendimi pėr tė investuar nė Nigeri ėshtė bazuar nė potencialin e investimeve tė mėdha dhe kryesisht tė pashfrytėzuara tė kėtij vendi. Ai tha se konsorciumi do tė punojė me kujdesė drejt pėrfundimit tė saj, tė projekteve nė investimet e premtuara nė Nigeri, duke theksuar se planet ishin nė vazhdim pėr tė rritur portofolin e saj tė investimeve nė vend, brenda gjashtė viteve tė ardhshme."Ne u inkurajuan pėr tė investuar nė Nigeri pėr shkak tė tregut tė madh dhe mundėsive tė mėdha investuese qė ekzistojnė aktualisht nė vend. Gjithashtu, ne jemi tė impresionuar me mundėsitė qė ekzistojnė pėr investitorėt e huaja nė vend. Ne besojmė fuqimisht se investimet qė ne jemi duke i bė nė vend do tė jenė me pėrfitim tė madh pėr popullin e Nigerisė dhe pėr investitorėt tanė, "tha ai...
A ėshtė i mundur normalizimi i marrėdhėnieve me Serbinė ?
A nuk do tė ishte mė i lehtė mirėkuptimi qė do tė kishte Serbia nė agjendėn ndėrkombėtare, nėse do ta njihte formalisht Kosovėn si shtet, kėshtu fantazon diplomacia “laritėse” e Kosovės. Kjo ėshtė arsyeja pse ne nuk insistojmė qė Republika e Serbisė tė njohė Kosovėn zyrtarisht, por mosnjohja zyrtare nuk duhet ta pengojė Serbinė qė me Kosovėn tė bisedojė si me njė fqinj, si me njė vend me tė cilin ėshtė e detyruar tė jetojė nė kufi pėr ēėshtje tė shumta tė interesit tė ndėrsjellė. Normalizimi i marrėdhėnieve nė mes tė Kosovės dhe Serbisė do tė ēonte mesazhe pozitive edhe nė Ballkanin Perėndimor si dhe nė strukturat e BE-sė dhe NATO-s, shpesh dėgjojmė kėsi mesazhe bajate, pastaj se Prishtina zyrtare nuk ėshtė e interesuar qė anėtarėsimi i Serbisė nė Bashkimin Evropian tė kushtėzohet me njohjen e Kosovės, por “Kosova do tė kushtėzojė qė sovraniteti dhe integriteti territorial i saj tė mbrohet dhe tė ruhet patjetėr”. “Kosova ėshtė e gatshme qė tė ulet me Serbinė nė ēdo kohė qė kėrkohet nga ne pėr tė biseduar pėr tema tė ndryshme qė do tė sillnin njė frymė tė re pėr Ballkanin Perėndimor”, kėshtu shprehej sa ishte nė pozitė ministri Hyseni. Ai poashtu para mediave konstatonte se Kosova nuk do tė influencojė, as do tė bėjė presion nė Republikėn e Sėrbisė gjatė fazės sė kandidimit dhe anėtarėsimit nė BE. Eshtė pėr tė ardhur keq qė as ish-ministri i jashtėm i Kosovės, atėherė, as kėta tash nuk pėrmendin agresionin institucional tė Serbisė, as okupimin klasik territorial tė Kosovės Veriore nga grupet paramilitare dhe administrata shtetėrore serbe. Nuk u dėgjohet zėri fare bile i dėrgimit tė letrave-ankuese nė institucionet relevante ndėrkombėtare pėr shkejet e vazhdueshme tė sovranitetit dhe tė territorit tė Kosovės, ku i papenguar shetitste krimineli Veselinoiqi dhe tė tjerėt si ai, i cili u drejtohej institucioneve kosovare drejtpėrdrejtė duke thėnė “ata ma dijnė adresėn”, z. ministėr Rexhepi ai tė pat bėrė ftesė publike pėr vizitė shtetėrore!!! Pse ministri i jashtėm dhe zėvendės kryeministri i parė i Kosovės fshehin rastet eklatante tė njė agresioni permanent dhe pse nuk i ngrehin kėto probleme nė nivele mė tė larta, pėr tė adresuar shqetėsimet pranė komisionint pėr politikė tė jashtme tė BE-sė, mbetet e paqartė, aq mė keq qė arsyetohet Republika e Serbisė pėr mospranimin e Republikės sė Kosovės, pėrfundimisht kjo qeveri duhet ta kuptojė se mė kėto bisedime-zvarrė politika e pėrēarė kosovare po bėhet propaganduese e politikės destruktive e ministrit Jeremiq, e pėrcjallur pėrmes “ēatės” Borko Stefanoviq, edhe mė keq kur ata e din qė pranimi eventual i Serbisė nė BE, pa Kosovėn do tė thotė pėrjashtim nga negociatat i shtetit mė tė ri, ngase pranimi nė BE ėshtė i kushtėzuar me koncenzus dhe se mos dakordimi i ndonjėrit nga shtetet pėrjashton mundėsin e pranimit, a nuk ėshtė kokėfortė argumenti se mospranimi i pesė shteteve tė BE-sė ka vėshtirėsuar edhe bashkėpunimin me BE, por edhe lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė Kosovės.
_____________________________________
http://kosovapress.com/?cid=1,66,146029

Besi:)
17-04-12, 22:41
Masi e ke sjell ket tem ma merr mendja se edhe e ke marr vesh kuptimin e saj, ama krejt kjo ka ardhe prej Hashim Thacit edhe shokeve te tij , qe per mu jan Esat Pash Toptanet e Kosoves,, Per derisa erdhen qeveri, slan funksionar pa e vra e tashte kishe po bojme politik e i kan hyp biznesit, por krejt kta qe i ke permend nuk jan budall se kan ekspertat e jo si thaci ekspertizem per korrupcion, kush e hap gojen e kerrk en qeveri..
Ishalla sjemi borgj te Zoti per votimin e ketyre (me dihuri)qe marrin jeten e njerit per pushtet...!
Sa per flamur , si me fusnot si pa fusnot, kjo oshte me la m... me sh... thot populli