PDA

View Full Version : Forca ruse e islamike duan destabilizimin e Ballkanit


Arb
26-04-12, 19:19
Forca ruse e islamike duan destabilizimin e Ballkanit

http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0425202241727_m.jpg
Bernd Posselt



Eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt, ka deklaruar se ka shumė qarqe qė kanė interes pėr tė destabilizuar Ballkanin. Sipas tij, palė tė interesuar pėr destabilizimin e Ballkanit, janė rusėt, forcat islamike radikale dhe grupe kriminale.

Nė njė intervistė pėr Deutsche Welle Posselt ka thėnė se EULEX-i nė Kosovė nuk ėshtė nė krye tė detyrės dhe ėshtė i zhgėnjyer prej tij. Sipas tij , nuk ka shtete nė botė qė u ofron tė drejta mė tė mira sesa Kosova qė ua ofron serbėve. Mė tej ai thotė se Kosova ofron tė drejtat mė tė mira pėr pakicat nė botė.


“Unė isha para 14 ditėve pėr herė tė fundit nė Mitrovicė. Ajo ēfarė mund tė them ėshtė se gjendja e sigurisė ėshtė jashtėzakonisht e ndjeshme, pikėrisht pėr shkak tė faktit se forca tė papėrgjegjshme nė Serbi dhe tek serbėt e Mitrovicės po pėrpiqen qė fushatėn elektorale nė Serbi ta nxehin me anė tė temės sė Mitrovicės. Pėr shkak tė kėtij rreziku, ku mbretėron njė nervozitet i madh ndėretnik, ėshtė me rėndėsi qė nė kėtė rajon tė ketė tė stacionuara trupa tė mjaftueshme”, ka thėnė Posselt.


“Kėsaj i shtohet edhe fakti qė EULEX-i, pėr fat tė keq, nuk ėshtė nė krye tė detyrės. Parlamenti i Evropės e ka thėnė gjithnjė shumė qartė, pėr herė tė fundit para disa javėsh nė raportin tonė, se ne duam qė EULEX-i tė operojė nė masė tė njėjtė nė tė gjithė territorin shtetėror tė Kosovės, sepse pėr ne nuk vjen nė konsideratė ndarja apo diēka e ngjashme. Veriu i Kosovės dhe veriu i Mitrovicės janė po aq Kosovė sa janė edhe pjesėt e tjera tė vendit. Pėr fat tė keq realiteti nuk ėshtė ende i tillė dhe ne jemi tė zhgėnjyer me efikasitetin e EULEX-it, prandaj ėshtė me rėndėsi shtimi i trupave”.


Posselt ka thėnė se shumica e serbėve nė Kosovė ėshtė e gatshme qė tė bashkėpunojnė nė mėnyrė konstruktive. “Ekziston njė zėvendėskryeministėr serb, nėnkryetari i parlamentit ėshtė serb, ka kryetarė tė komunave serbe tė cilėt unė i kam vizituar dhe vetė nė Mitrovicė mund tė konkludonim se nė veriun e Mitrovicės shumė serbė nė tė vėrtetė janė tė gatshėm pėr t'u integruar nė Kosovė, por kanė frikė nga kriminelėt dhe elementet nacionaliste nga tė cilėt terrorizohen”.


I pyetur tė komentojė njoftimin e medieve pėr shfaqjen e grupeve tė armatosura si nė kufirin mes Kosovės dhe Maqedonisė, ashtu edhe nė vet veriun e Kosovės Posselt ka thėnė se ajo ēfarė mund tė thotė ėshtė se kosovarėt janė duke u sjellė me pėrgjegjėsi tė lartė.


“Qeveria, opozita dhe po ashtu popullata ėshtė duke treguar njė pjekuri tė madhe politike dhe unė shpresoj qė do tė ruhet kjo pjekuri politike. Natyrisht qė ekziston gjithmonė rreziku qė grupe tė vogla tė keqpėrdorin skajshėm situatėn dhe kjo nuk ka tė bėjė vetėm me Kosovėn, por edhe me Maqedoninė dhe disa pjesė tė Serbisė. Nė pėrgjithėsi ne kemi njė situatė shumė jostabile nė Bosnjė e Hercegovinė, nė Serbi, nė disa pjesė tė Kosovės dhe nė Maqedoni dhe kjo nė pėrgjithėsi ėshtė njė situatė qė ka njė rrezik tė caktuar dhe unė shpresoj qė kjo gjendje tė mos shpėrthejė”.


“Ekzistojnė forca tė cilat janė tė interesuara nė destabilizimin e gjendjes dhe nė prapavijė pėrpiqen tė destabilizojnė Ballkanin. Unė pėr shembull kėtu e shoh edhe anėn ruse, pastaj shoh forca nė botėn islame, por tė cilat nė Kosovė nuk kanė fare rezonancė, por diku tjetėr nė rajon si pėr shembull nė disa pjesė tė Bosnjės, unė shoh forca nė botėn e kriminelėve, pra kemi forca tė ndryshme. Por unė shpresoj qė kėto forca nuk do tė kenė sukses”.


I pyetur se ēfarė mund tė bėjė Perėndimi pėr njė gjendje stabile nė Kosovė pėrveē dėrgimit tė trupave atje, Posselt ka thėnė se Perėndimi mund tė bėhen shumė gjėra.


“Sė pari serbėve duhet t'iu thuhet qartė se perspektiva e tyre evropiane varet nga zhvillimi i raporteve me Kosovėn dhe se nuk duhet mė qė tė vėnė nė pikėpyetje ēėshtjen e kufirit. Edhe nėse aktualisht nuk mund ta njohin Kosovėn formalisht, ēėshtja e kufirit nuk duhet tė vihet nė pikėpyetje”.


“Pika e dytė ėshtė e qartė: ne duhet t'i themi njė jo tė qartė tė gjitha planeve pėr ndarje. Ēėshtja e statusit me njohjen pothuajse nga gjysma e shteteve tė botės ėshtė pėrfundimisht e rregulluar dhe ēdo diskutim pėr kėtė ēėshtje shkakton vetėm pasiguri. Ne duhet tė angazhohemi qė edhe pesė shtetet e BE-sė, qė nuk e kanė njohur Kosovėn t’i bashkėngjiten 22 shteteve tė tjera”.


“Njė pikė tjetėr e rėndėsishme ėshtė qė edhe EULEX-i tė punojė nė masė tė njėjtė nė tėrė territorin e Kosovės dhe ai tė pėrqendrohet nė detyrat e tij. Ne aktualisht po vėrejmė njė rėnie drastike tė imazhit tė EULEX-it.

/Telegrafi/