PDA

View Full Version : Lutje tė pėrditshme


Denim
03-05-12, 11:59
Ka mendime dhe pohime, qė tashmė tė jetė e vėrtetuar edhe shkencėrisht se njerėzit qė luten, thonė uratė dhe meditojnė jetojnė mė tė lumtur, mė gjatė dhe mė shėndetshėm sesa njerėzit qė nuk luten dhe nuk meditojnė. Shpeshherė mjekėt me pėrvojė nuk ua porosisin pacientėve sė pari medikamentet dhe urgjentisht operimin, por qetėsinė dhe prehjen. Lutja nė veēanti ėshtė thesar i madh nė Kishėn katolike, por edhe pėrvojė e tė gjitha religjioneve. Lutja ėshtė ecja kah brendia, kah gurra jonė hyjnore. Lutja ėshtė hapje pėr Hyjnoren, domethėnė, pėr tė vėrtetėn, tė bukurėn dhe tė mirėn. Nė lutje kėrkojmė dhe gjejmė. Nė lutje e falėnderojmė Hyjin, e lusim pėr ndihmė nė ēdo nevojė, tregojmė gatishmėrinė pėr pendim deri nė gjunjėzim dhe pėrgjėrohemi. Nė lutje shprehim besimin tonė ndaj Zotit, i flasim Atij dhe njėkohėsisht pėrjetojmė se vetė Zoti na do. Lutja ėshtė zemra e tė gjitha virtyteve, dhe nė radhė tė parė e fesė. Pa lutje nuk mund t’i kuptojmė misteret e fesė. Pa lutje si do ta vendosnim lidhjen e dashurisė sonė me Hyjin dhe tė njohjes me Hyjnoren? Misteret e fesė sonė i zbulojmė pėrmes logjikės sė lutjes dhe zemėrēiltėrsisė. “Lutuni gjithmonė”, na thotė Shėn Pali. E tėrė jeta e Kishės ėshtė lutje e pėrhershme.


Lutjet e mėngjesit

Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.

O Zoti im, tė falėnderoj qė mė ke ruajtur sonte.
Po tė premtoj se sot, me ndihmėn tėnde, nuk do tė tė fyej me asnjė mėkat.
O Zoti im, gjithēka qė do tė bėj e gjithēka qė do tė vuaj nė kėtė ditė, dua ta bėj dhe ta vuaj pėr dashurinė tėnde e si ėshtė dėshira i Zemrės sė Jezu Krishtit, qė bėhet fli pėr ne
nė Meshėn e shenjtė.

O Zot i gjithėpushtetshėm, qė na e dhe fatin ta presim edhe kėtė ditė, na ruaj me pushtetin tėnd, qė sot mos tė biem nė asnjė mėkat, por tė rrjedhin fjalėt e tė drejtohen mendimet dhe veprat tona pėr tė kryer gjithmonė drejtėsinė tėnde.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

Zemra e Krishtit, Zotit tonė,
bėj qė ty tė duam gjithmonė.
Zemra e Zojės, Nėnės sonė,
qofsh ti shėlbimi ynė.


Para punės

Veprimet tona, po tė lutemi, o Zot, me hirin tėnd frymėzoji dhe me ndihmėn tėnde pėrcjelli, qė ēdo veprim i yni me ty tė fillojė dhe me ty tė pėrfundojė. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.


Para bukės

Na e jep, o Zot, bekimin tėnd neve dhe kėtij ushqimi, qė po e marrim prej bujarisė sate. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.


Pas bukės

Po tė falėnderojmė, o Zot i gjithėpushtetshėm dhe i amshuar, pėr tė gjitha bamirėsitė e tua. Ti qė jeton e sundon nė shekuj tė shekujve. Amen.


Lutjet e mbrėmjes

Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.
Zoti i gjithėpushtetshėm na dhuroftė njė natė tė qetė e njė pėrfundim tė pėrsosur.


Shqyrtimi i ndėrgjegjes

Gjej sadopak kohė dhe pėrthellohu nė mendime. Mendo nėse ke lejuar tė tė kalojė e tėrė dita larg virtyteve. Rrėmoje thellė ndėrgjegjen dhe pastaj thuaje Punėn e pendimit dhe vazhdo lutjen si vijon mė poshtė.

Eja, po tė lutemi, o Zot, nė banesėn tonė e dėboji larg tė
gjitha pritat e armikut; engjėjt e shenjtė tė tu le tė banojnė
nė tė dhe tė na ruajnė nė paqe. E bekimi yt qoftė gjithmonė
me ne. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef, juve po jua fali zemrėn e shpirtin tim.
Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef, ju mė dilni zot nė fill tė vdekjes sime.
Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef, nė paqe me ju qoftė vdekja ime.


Veprimi i fesė

O Zot Hyj, unė besoj ngultas dhe i rrėfej tė gjitha dhe secilėn veēas, qė Kisha e shenjtė katolike na mėson tė besojmė.
Sepse Ti, o Hyj, i ke shpallur tė gjithė kėto, i cili je e vėrteta e amshuar dhe urtia, e cila nuk mund tė mashtrojė as tė jetė e mashtruar. Nė kėtė fe dua tė jetoj dhe tė vdes. Amen.

Veprimi i shpresės

O Zot Hyj, unė shpresoj qė pėrmes hirit tėnd do tė fitoj faljen e tė gjitha mėkateve dhe pas kėsaj jete lumturinė e amshuar.
Sepse Ti ke premtuar, Ti, i cili je pafundėsisht i fuqishėm, besnik, i mirė dhe i mėshirshėm. Nė kėtė shpresė dua tė jetoj dhe tė vdes. Amen.

Veprimi i dashurisė

O Zot Hyj, tė dua mbi gjithēka dhe tė afėrmin pėr shkak Teje.
Sepse Ti je i tejetlartė, i pakufishėm dhe e mira e pėrkryer, e denjė pėr ēdo nderim. Nė kėtė dashuri dua tė jetoj dhe tė vdes. Amen.


Veprimi i pendimit

O Hyj im, pendohem me gjithė zemėr pėr tė gjitha mėkatet e mia jo vetėm pėr shkak tė dėnimit tė drejtė, qė e kam merituar pėr to, por para sė gjithash, sepse tė kam fyer Ty, tė mirėn e tejetlartė, e cila e meriton tė duhet mbi gjithēka. Pra, po i vė vetes detyrė ngultas, pėrmes hirit tėnd, qė tė mos mėkatoj
mė dhe t’u shmangem shkaseve tė mėkateve. Amen.

Denim
05-05-12, 17:33
Lutje pėr bashkimin e tė krishterėve

Ti, o Hyj gabuesit i thėrret nė rrugė, tė shpėrndarėt i mbledh dhe ata qė janė tė bashkuar i mbron, faljau, po tė lutemi, pėr mirėsi tėnde, popujve tė krishterė hirin e bashkimit, nė mėnyrė qė duke mos marrė para sysh ata ēka i ndan, tė hyjnė nė vathėn e Kishės nėn Bariun e vėrtetė dhe kėshtu tė shėrbejnė Ty si duhet.

Amen

Denim
05-05-12, 17:33
O Jezu Krisht

Ti je jeta, tė cilėn dua ta jetoj.
Ti je drita, tė cilėn dua ta ndez.
Ti je gėzimi tė cilin dua ta ndaj.
Ti je paqa, tė cilėn dua ta jap.
Ti je gjithēka pėr mua, dhe pa ty s'mund tė bėj asgjė.

Denim
05-05-12, 17:34
Lutja e Shėn Jozefit

Shėn Jozef, ati i kujtueshėm i Jezu Krishtit, fati i Virgjėrės Mari, lutu pėr ne dhe pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė ndihmėn tėnde nė momente tė ndryshme tė jetės. Na jep hirin qė gjithmonė tė pranojmė vullnetin e Tij, ashtu sikurse ti e pranove me durim tė qėndrueshėm nė tė gjitha vėshtirėsitė, duke mos kėrkuar shpjegime. Ndėrmjetėso pėr tė gjitha familjet tona, sidomos pėr prindėrit qė ndershmėrisht e fitojnė bukėn e tyre dhe, sė bashku me gratė e tyre, me fjalė dhe shembull t’i edukojnė fėmijėt e tyre. Na ndihmo o Shėn Jozefit, modeli i pastėrtisė nė familje, na ndihmo tė mbetetemi besnik ndaj Zotit dhe besimit tė krishterė tė shenjtė, dhe nėse ndodh qė tė largohemi prej teje, na ndihmo qė prapė tė gjendemi afėr teje, e nė momentin e vdekjes qėndro afėr nesh dhe na dėrgo para fronit tė drejtė gjykues para Zotit tonė Jezu Krishtit.

Amen

Denim
05-05-12, 17:35
Lutja e shėn Augostinit

Ti je Zoti, Ati im i shenjtė, o Zot im i dhimbshėm, Mbret, Bariu im i mirė, Mėsuesi im i vetėm, Shpėtimtari, buka e gjallė, rruga, jeta, e vėrteta, gėzimi, ringjallja, shpresa e jetės sime, siguria ime, mbrojtėsi i jetės sime, udhėheqėsi i familjes sime, burimi i paqes, jeta e lumtur, dashuria ime e pėrjetshme...O Jezus, Zoti im ku isha qė nuk kam menduar pėr Ty? O ju besmitarė tė gjithė, tė gjitha dėshirat e zemrės sime ia dhuroj Zotit Jezus, vraponi e mos vononi t'ia dhuroni Jezusit jetėn tuaj, vraponi pas qėllimit tė jetės suaj qė ėshtė Jezusi. Nė jetėn tuaj kėrkojeni Zotin dhe duajeni Jezu Krishti vdiq nė zemrėn time, dhe ju jeni jeta ime! Le tė ndizet zjarri nė flakėn e dashurisė sime!

Amen.

Denim
05-05-12, 17:36
Lutja e shėn Franēeskut tė Asizit

O Zot, mė bėj vegėl tė paqės Sate
ku ka urrejtje, tė sjell dashuri,
ku ka fyerje, tė sjell falje,
ku ka mospajtim, tė sjell bashkim,
ku ka mashtrim, tė sjell besim,
ku ka dėshpėrim, tė sjell shpresė,
ku ka terr tė sjell dirtė,
ku ka pikėllim, tė sjell gėzim.
O Zot, bėj qė te mos kujdesohem aq qė tė ngushėllohem, sa tė ngushėlloj tė tjerėt,
qė tė mė kuptojnė, sa t’i kuptoj unė tė tjerėt,
qė tė mė duan, sa tė dua.
Sepse:kush dhuron vetveten, e fiton vetveten;
kush harron vetveten, e gjen vetveten;
kush fal, do t’i falet;
kush vdes, lind pėr jetėn e amshuar.

Denim
05-05-12, 17:37
Lutja shėn Jozefit

Shėn Jozef, ti shpresa jonė,
Drejtoe familjen tonė:
Tė jetoj nė harmoni,
Tė rritet nė dahsuri.
Feja, shpresa e dashuria
Nė kėtė shtėpi lulėzofshin!
Sikur Krishti, ti e Maria
Tė gjithė Zotin e nderofshin!
Ndezi, deh, zemrat tona
Me dashuri tė Krishtit Zot;
Na bėj shpirtin, sikur tėndin,
Mė shenjtėri e hire plot!

Amen.

Denim
05-05-12, 17:38
Lutjė shėn Terezės sė Krishtit Fėmijė

Fort e dashura shėn Tereza e Krishtit Fėmijė!

Ti ke premtuar se nuk do ta gėzosh lumturin qiellore vetėm duke shikuar mbi ne, krijesat e mjera, por do tė zbritėsh pėr tė na ndihmuar. Deh, zbrit, o shejtėreshė e dashur, dhe shikoje nevojėn time! Mė ndihmo! Foli ti pėr mua Zemrės hyjnore tė Jezusit dhe Zemrės sė papėrlyer tė Virgjėrės Mari., sepse ata nuk mund ta refuzojnė lutjen tėnde.

Amen

Denim
05-05-12, 17:38
Lutje Shna Ndout

O Zot, Atė i mirė dhe i mėshirshėm, qė ke zgjedhur shna Ndoun porsi mėsues tė ungjillit e lajmėtar tė paqes ndėrmjet popujve, dėgjoje lutjen qė po tė drejtojmė. Bekoi familjet tona, ndihmoi me mbajt tė gjallė fenė, ruaje bashkimin e dashurin, paqen dhe qetėsin familjare. Bekoi fėmijėt tanė e drejtoje rininė nė rrugėn e Zotit. Ndihmoi tė gjithė ata qė janė tė prekur prej sėmundjėve, vuajtjėve e varfėris. Na mbro ndėr tė gjitha vėshtirėsit e jetės sė pėrditshme me dashurin tėnde. Jepi vendit tonė njė paqe tė vėrtet dhe bagati popullit tėnd, qė aq shumė shpreson nė ty. O Shna Ndue, qofsh ti ndėrmjetėsi ynė pranė Zotit tė gjithpushtėtshėm. Amen.

Denim
05-05-12, 17:40
Shėn Gjon Pagėzuesit

E ke kurorėzuar, O Hyj, me kurorė margaritarėsh. Lavdi i tij ėshtė i madh nė shėlbimin tėnd. E ke zbukuruar, O Zot, me nder e bukuri tė madhe. O Hyj, qė ditėn e sotme na e ke bėrė tė ndershme nėpėrmjet lindjes tė shenjtit shėn Gjon, jepi popullit tėnd hirin e gėzimeve shpirtėrore, e shpirtrat tė gjithė besimtarėve drejtoi nė rrugėn shėlbimit tė amshueshėm. Ashtu qoftė.

Denim
05-05-12, 17:42
Engjėjve Rojtarė

Bekonje Hyjin, tė gjithė Ėngjėjt e tij, shėrbėtorė tė tij, qė plotėsoni dėshiren e tij, duke dėgjuar zėrin e fjalėve tė tija. O Ėngjėj rojtarė, prijėsit tonė, mos na leni pa na drejtuar rrugės sė Parrizit, megjithėse ne deri tash nuk ia kemi ditur kujdesit tuaj. Na ndihmoni me kėshilla shentje tuaja, na tronditni me frikėn shenjte, nėse rrėshqasim, e bėni qė tė ju ndjekim gjithkund ku tė na prini, e njė ditė edhe tė arrijmė nė atmen e lume qiellore. Ashtu qoftė.

Denim
05-05-12, 17:43
Lutje

O Jezu Krisht i dashur, unė po tė adhuroj me gjithė fuqi tė shpirtit, po tė njohė e dėshmoj pėr Zotin tim, krijuesin dhe tėrė tė mirėn time. Bėn po tė lutem, o Jezu Krisht, qė tė besoj mė me fe tė gjallė, tė shpresoj mė ngultas dhe tė tė dua me gjithė zemėr dhe pėr dashuri tėnde tė dua edhe tė afėrmin tim por si vetveten. Amen.

Denim
05-05-12, 17:44
Zemrės sė Krishtit

O Zemra tejet e shenjtė e Krishtit, zbraz pot ė lutemi bekimet e tua mbi Kishėn e shenjtė, mbi shenjtin Atė Papė, mbi ipeshkvin tonė dhe tė gjithė meshtarėt. Epju tė drejtėve qėndresėn, silli prej vetės mėkatarėt, shndrit ata qė nuk besojnė, beko prindėrit tane, tė afėrmit tanė, miqtė, dashamirėt dhe bamirėsit tanė, ndihmo ata qė janė duke vdekur shpėto shpirėtat e purgatori

Denim
05-05-12, 17:46
Kushtimi i vetvetit zemrės sė papėrlyer tė Zojės

O Zemra e papėrlyer e Zojės sė bekuar, unė po ta kushtoj e po ta shuguroj ty pėrgjithmon krejt vetveten, qė t’i pėrgjigjem dashuris sate, qė tė shpėrblej fyerjet qė tė bėjnė disa bij tu tė pamirėdijshėm e qė tė dėgjoj dėshirėn tėnde e dėshirėn e shenjtit Atė papė. Dėnjohu tė pėlqejsh kėtė kushtim tė pėrvujtė. Shpirti im, trupi im, jeta ime janė gjėja jote; e pasi unė jam krejt i yti, ti mė ruaj e mė del zot si gjėsė sate.
Amen.

Denim
05-05-12, 17:46
Zojės pėr pastėrti

O e ime Zojė, Nėna ime, ty po tė kushtohem krejtėsisht e qė tė dėshmoj pėrkushtin qė e kam pėr ty, po tė fali sot e pėrgjithmonė sytė e mi, veshėt e mi, gojėn time, zemrėn time e tė gjithė vetveten. Tash pra, o Nėnė e dashur, pasi unė jam krejt e jotja, ti mė ruaj e mė del zot si njė sendit qė krejt tė pėrket ty.
Amen

Denim
05-05-12, 17:47
Shėn Nikollit

O i lėvdueshmi shenjti shėn Nikollė, shtylla e Kishės shenjte, qė me atė dije dhėnė prej Zotit, e me atė zemėr plot me zell, luftove kundėr sa e sa njerėzve tė dalur jashta rruget e jashta fesė shenjtė, po tė lutemi ta na nxjerrėsh prej Tenzot njė zell tė madh si pėr shpirtrat tonė, ashtu edhe pėr shėlbim tė gjithkujt.

O Hyj, ti qė e shqove shenjtin shėn Nikollė, ipeshkėv, me mrekulli tė panumėrta, bėn, po tė lutemi, qė nėpėr meritime e lutje tė tija t’i shpėtojmė zjarrit tė ferrit.
Amen

Denim
05-05-12, 17:49
Lutje Jezusit

O Zot, Jezus, mik i mėkatarėve, bėhu edhe miku im. E pranoj se jam mėkatar sidomos kur tė kam fyer me fjalėt e mia, kam nevoj o Jezu pėr dashurinė dhe faljen tėnde. Mė ndihmo qė tėrė jetėn tė dhurohem Ty me gjithė qėnien time, me mendime, me fjalė dhe me vepra dashurie, mė ndihmo qė tė mos pushoj duke tė tė falenderuar. Amen

O Qengji i Zotit, qė i shlyen mėkatet e mia edhe mėkatet e botės, ki mėshirė pėr ne.

Denim
05-05-12, 17:50
Shėn Gjon Pagėzuesit

E ke korurėzuar o Hyj me kurorė margaritarėsh. Lavdi i tij ėshtė i madh nė shėlbimin tėnd. E ke zbukuruar, o Zot, me nder e bukuri tė madhe. O Hyj, qė nė ditėn e sotme na e ke bėrė tė ndershme nėpėrmjet lindjes tė shenjtit shėn Gjon, jepi popullit tėnd hirin e gėzimėve shpirtėrore, e shpritrat e tė gjithė besimtarėve drejtoi nė rrugėn e shėlbimit tė amshueshėm.
Amen

Denim
05-05-12, 17:51
Pėr prindėr

O Atė qiellor! Sa i lumtur e i kėnaqur jam unė pėr prindėrit aq tė mirė e aq tė dashur qė m’i ke dhėnė. Tė falenderoj fort pėr kėtė dhuratė. Qė t’ua shpėrblej gjithė atė kujdes, qė mė kanė rritur nė hirin tėnd e pėr tė pėlqyer ty edhe mė fort, unė po vendos sot t’i dua, t’i nderoj e t’i dėgjoj, sikurse mė urdhėron ti. Tė lutem, o Zot, beko ti prej sė larti prindėrit e mi, faljau atyre shėndetin, jetėn e gjatė e paqen e zemrės, e njė ditė na merr, o Zot, tė gjithė sė bashku kėshtu si jemi, nė Parajsė.
Amen

Denim
05-05-12, 17:52
Lutje pėr tė sėmurė

O Hyj igjithpushtetshėm e i amshuar, ti qė je lumturia dhe shpėtimi i pasosur i atyre qė besojnė nė ty: deh, vėshtroje lutjen tonė, tė cilėt po ta drejtojmė pėr shėrbėtorėt e tu tė sėmur, mbi tė cilėt po tė lypim mėshirėn tėnde, nė mėnyrė qė duke fituar shėndetin, tė munde tė vijnė me kėmbė tė veta nė kishė tėnde pėr tu falenderuar ty, gurrės sė tė gjitha tė mirave.
Amen.

Denim
05-05-12, 17:54
Lutja e veēantė kushtuar shėn Eufemisė


O Hyj i gjithėpushtetshėm dhe i mėshirshėm, autori dhe gurra e ēdo hiri dhe bekimi, na denjo dhe na dėgjo nė lutjet tona, na mėso dhe na ndihmo ta njohim dhe ta pėrvetėsojmė mėsimin dhe porosinė tėnde hyjnore qė ta pėrmbushim dhe ta zbatojmė me dashuri dhe mirėnjohje vullnetin tėnd, shėlbimin e shpirtėrave.



Bėj po tė lutemi, qė me ndihmėn dhe ndėrmjetėsinė e Shėn Eufemisė, dėshmitares besnike dhe tė guximshme tė pajtores sonė, tė nxjerrim hiret dhe dhuntitė e nevojshme pėr shenjtėrimin tonė dhe lavdėrimin tėnd. Na dhuro paqe, dashuri dhe pėrkushtim qė tė rritemi dhe tė pėrparojmė nė dije, shenjtėri e virtyte pėr ta dėshmuar dhe lavdėruar emrin tėnd, ashtu sikur Shėn Eufemia shėrbėtorja jote e papėrlyer. Amen

Denim
05-05-12, 17:55
Urata para Krishtit tė kyqėzuar

Qe, unė , o i miri dhe i dashuri Jezu Krisht, po bien ė gjunj para teje e me gjithė fuqi tė shpirtit po tė lutem dhe pėrlutem tė ngulėsh nė zemrėn time ndjenja tė forta feje, shprese e dashurie, njė pendim tė vėrtet pėr mėkatet e mia e njė vullnet tė fort pėr t’i ndrequr. Ndėrkaq po i pėrkujtoj e me mend po i pėrshkoi pesė varrėt e tua duke pasur parasysh fjalėt, qė Davidi profet t’i vinte nė gojė, o Jezus i mirė: i shporuan duart dhe kėmbėt e mia: i numruan tė gjithė eshtrat e mi.

Denim
05-05-12, 17:55
Shėn Jozefit pėr vdekje tė mirė

O i lumi shenjti shėn Jozef, po tė lutemi me gjithė zemėr pėr atė fat tė madh qė pate sa me qenė pranė vdekjes sate vetė Jezu Krishti e Zoja Mari, qė tė ndihmojnė, forcojnė dhe ngushėllojnė nė luftim tė rreptė tė vdekjes sate. Mė nxjerr edhe mua hirin, qė nė fill tė vdekjes t’i dėboj burrėrisht mėsymjet e shpirtit tė keq e tė vdes nė dashuri me Zotin.
O Mbrojtės i madhėrishėm i atyre qė janė duke vdekur, tė jesh ti ndihma ime nė fund tė jetės, e bėn, po tė lutme, ta lėshoj shpirtin nė duart tua duke i shqiptuar emrat plot ngushllim.
Jezus, Mari, Jozef, nė duart tuaja po e lėshoj shpirtin e trupin tim. Amen
O shenjti shėn Jozef, ati i kujtueshėm i jezu krishti e fati i vėrtet i sė lumės Zojė, lutu pėr ne e pėr tė gjithė ata, qė janė duke hequr nė kėtė ditė, nė kėtė mbrėmje, nė kėtė natė.

Denim
05-05-12, 17:56
Pėr ēdo nevojė

Dėftoje o Zot, mėshirėn tėnde tė pambarueshme ndaj nesh e nė mirėsi tėnde bėn qė ne tė liruar prej tė gjitha fajėve tona, ti shpėtojmė ndeshkimit qė meritojmė prej tyre. O Atė i pushtetshėm! Nė emėr tė Jezu Krishtit qė tha : ēdo gjė qė t’i kėrkoni Atit tim, do t’jua jap, unė nė emėr tė kėtij Krishti po tė lyp ndjesė pėr mėkate tė mia si edhe tė gjithė njerėzve, e poashtu edhe qėndresėn qė mos tė lodhem duke tė lypur kėto tė mira. Amen

Denim
05-05-12, 17:57
Pashkėt

O Hyj, ti qė ditėn e sotme nėpėrmjet Birit tėnd Njėtė lindurit, i cili mundi vdekjen, na i ēele dyert e jetės sė pasosur, pėrcjelli me ndihmėn tėnde dėshirat tona, tė cilat hiri yt na frymėzon, deri sa kėto tė plotėsohen.
O i dashuri Jezu Krisht, qė me vdekjen tėnde munde vetė vdekjen, bėn po tė lutemi qė ta lamė mėkatin pėrgjithmon e tė jetojmė shenjtėrisht, duke bėrė vepra tė mira dhe tė fitojmė lumturin e parrizit.
Amen

Denim
05-05-12, 17:58
Shugurimi i familjes Zemrės se Zojės

O Zojė, Nėna e Zotit e Nėna jonė, familja qė ėshtė kėtu e bashkuar, po tė shugurohet sot ty me lulėzim, qė tė mbretėrosh nė kėtė shtėpi tonė me prani tė figurės shenjtė tė Zemtės sate tė Papėrlyer kėtu ndėr ne.
Bėn tė mbretėrojnė nė kėtė shtėpi, si nė shtėpin e Nazaretit: dėgjesa, pastėrtia, derjtėsia, kryerja besnike e detyrave tona, dashuria me njėrin-tjetrin, pėrshpirtėria e krishterė, duke plotėsuar sė bashku veprat fetare e duke i mbajtur urdhėrimet e Kishės. Me shugurimin tonė Zemrės sate tė Papėrlyer, po tė premtojmė se kjo familje ka pėr t’i ndenjur gjithmonė besnike Jezu Krishtit, Birit tėnd tė hyjnueshėm. Denjohu tė marrėsh pėr vete kėtė familje, qė dėshiron tė jetė mbretėri e vogėl e Zemrės sate dhe e Zemrės sė Jezu Krishtit.
Amen

Denim
05-05-12, 17:58
Urata e Nėnės sė Tenzot pėr meshtarė

O e shenjta Nėna e Tenzot dhe e dashura Nėna e jonė, Mbretėresha e apostujve e ndihmėtarja e krishterimit. Kah ti po sjellemi, o nėnė e dhembshme, qė tė na xjerrėsh prej Zotit meshtar shumė e shenjtėr. Ti gjithēka mundesh te Biri yt hyjnor, Kryeprifti ynė, i cili flijoi vetveten nė drurin e kryqit pėr shpėrblim e shėlbim tė botės e qė ende flijohet nė lterna tanė. Dėgjoje lutjen e popullit tėnd, qė tash sa e sa shekuj tė mban pėr Nėnė tė vetėn. Na porosit Zemrės sė hyjnueshme tė Jezu Krishtit qė tė ketė dhembje pėr ne e tė na jepė meshtarė e shume shenjtėr, bari tė vėrtet shpirtėrash. Tė jesh ti, o Nėnė, ndihmėsja e tyre e bekoj nė verprimin e shenjtė pėr shėlbim e shenjtėrim tė shpirtėrave tonė.
Amen

Zero Cool
14-05-12, 20:22
Shiko lutjen time (zero cool-janqe) pa ngjyrė feje:

Zoti im! Nėse ka nga ata qė e urrejnė t'mė shohin mua tė lumtur, atėherė jepu atyre lumturi, kėshtuqė ata tė harrojnė lumturinė time.

e-uritura
18-05-12, 09:17
O Zot, tė padobishmit, pse tė jetojnė?

Jana
18-05-12, 21:21
..o Zot qo mend ku s'ka .....

Zero Cool
21-05-12, 16:38
O Zot. Kurė unė humbas shpresėn, mė ndihmo tė kujtoj se dashuria jote ėshtė mė e madhe se zhgėnjimi im dhe se planet e tua pėr jetėn time janė mė tė mira se ėndrrat e mia.

Denim
21-05-12, 23:16
Lutje e veēant


O Zot po te lutemi ti mbash te forte te gjitha familjet ne kete fatkeqesi te madhe te kesaj tragjedie. Bashkohemi me te gjitha lutjet e te gjitheve per tiu ardhur sa me shume ne ndihme aty zemrave qe tashme jane lenduar aq shume. Jepi o Zot qetesine e shpirtit ta perballojne me sa me pak vuajtje.

Ta lusim Zotin tonė Jezu Krisht pėr shpirtrat e kėtyre vajzave qė tashmė prehen nė paqen e Zotit dhe po ashtu ta lusim Zotin me shumė devocion e Zojen Mari pėr tė gjithė studentėt e tjerė qė janė nė gjendje shumė tė rėndė.

Bashkohemi me lutje nė kėtė pikllim tė madh tė familjeve tė studenteve.

Jepi o Zot pushimin e pasosur, e i shdrit drita e pa mbarume.

Pushofshim nė paqe.

Amen!


k1-TrAvp_xs

Denim
24-05-12, 13:59
Lutjet nė muajin e Majit



O e lumja dhe e dashura Zoja e bekuar, Nėna e Jezu Krishtit e Nėna e jonė, ja se gjatė kėtij muaji tė jemi kushtuar qė tė nderojmė dhe tė lavdėrojmė. Bėn qė gjithherė tė jemi bijtė e tu, tė dashur prej tejet e prej Jezu Krishtit, Birit tend e Zotit tonė. Na del zot nė rreziqe tė shpirtit e tė korpit, na jep bekimin nė familjet tona, dashurin e Zotit e dashurin e shoqit, dhe qėllimin e mirė nė tė gjitha veprat tona. Bekona punėn e krahėve tonė, qė tė mund tė jetojmė prej bekimit tė Zotit dhe djersės sonė. Bėn qė njė ditė me krejt familjen tonė tė vijmė pėr tė lavdėruar e pėr tė gėzuar pėrgjithmon me ty nė lumturin e parrizit. Amen.



http://famulliasheneufemia.org/images/stories/Fatima.jpg