PDA

View Full Version : Black market


Zero Cool
22-05-12, 16:01
http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon4.gifNjoftim: shumica e blerjeve tė pėrshkruara kėtu janė ilegale dhe/ose tė rrezikshme. http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon4.gif



Black market (http://en.wikipedia.org/wiki/Black_market)


Tregjet e zeza


Si funksionojnė tregjet e zeza online


http://www.thenewnewinternet.com/wp-content/uploads/2010/12/Identity-Theft-Can-Cost-You.jpg


Hetuesi i korporatave Brandon Gregg tregon se si Bitcoins dhe TOR ndihmojnė nė lulėzimin e tregjeve tė zeza anonime. Interneti nuk ėshtė mė i panjohur pėr krimin. Qė nga falsifikimi dhe produktet e vjedhura, e deri tek drogat ilegale, identitetet dhe armėt e vjedhura, pothuajse gjithēka mund tė blihet online me vetėm disa klikime. Tregu i zi online jo vetėm qė mund tė caset nga kushdo me njė lidhje internet, por i tėrė procesi i porositjes sė shėrbimeve dhe mallrave tė ndaluara ėshtė shumė i lehtė dhe anonim, me shumė tregje pėr tė shitur apo blerė ēfarėdo qė dėshironi.

Tė kuptuarit se si lulėzon tregu- i parregulluar dhe i pagjurmueshėm- mund tė ju ofroj njė ndjesi tė kėrcėnimeve (ose burimeve) qė ndikojnė tek ju dhe biznesi juaj.
Kjo botė e fshehur i mundėson ēdokujt tė blej numra kredit kartelash tė vjedhura, identitete tė rreme- dhe madje edhe njė lansues granatash.

Si tė transferojmė njė shumė prej 1,000 $ nga llogaria jonė e rregullt bankare nė njė sistem matematikor me kode binare, dhe do tė futemi nė njė lagje te internetit tė pėrdorur nga kriminelėt?

Udhėtimi nė anėn e errėt tė internetit fillon me dy programet open-source: Bitcoin dhe Tor Bundle.

Zhvendosja e parave

Bitcoin (http://bitcoin.org/) ėshtė njė vegėl sistemi qė funksionon si bankė personale pėr ruajtjen dhe investigimin e valutave digjitale nė kompjuterin tuaj. Pasi tė instalohet nė sistemin tuaj, ai qėndron i zbrazėt duke pritur qė tė mbushet me kesh digjital tė pagjurmueshėm.

Mbushja e tij ėshtė pjesa mė e ndėrlikuar. Sistemi digjital monetar online kryesisht kryhet nga Paypal, Western Union si dhe kompanitė bankare qė provojnė tė ndjekin rregullat e qeverisė kundėr mashtrimit dhe shpėrlarjes sė parasė. Ekzistojnė dy hapa pėr tė marrė ligjėrisht paratė dhe pėr t’i konvertuar ato nė vlera aktuale Bitcoins nė bankėn tonė digjitale dhe anonime.

Filloni duke hapur njė llogari bankare falas Dwolla (www.dwolla.com). Mund tė pėrdorni informacionet tuaja reale- nuk jeni duke bėrė asgjė joligjore. Pas tre ditėsh do tė ju ofrohet njė test mashtrimi pėr tė identifikuar transfere tė vogla nė llogarinė tuaj Dwolla dhe llogarinė tuaj bankare. Pasi tė keni konfirmuar llogarinė, transferoni njė shumė nga banka juaj personale nė Dwolla. Pasi tė keni konfirmuar transferet, paratė tuaja legjitime do tė ruhen nė njė bankė globale me mė pak kufizime sesa bankat amerikane.

Tani ju duhet tė hapni njė llogari me konvertuesin mė tė madh bitcoin MtGox. Pėr shkak tė shqetėsimeve tė mashtrimit, MtGox lejon transferet vetėm nga bankat si Dwolla. Pasi transferi juaj Dwolla kalon nė MtGox, ju mund tė pėrdorni paratė pėr tė blerė Bitcoins nė tregun e hapur pėr njė tarifė tė vogėl pėrqindjeje. Pasi kjo shitje tė pėrfundoj, bitcoins tuaj ruhen nė llogarinė tuaj bankare qė ėshtė e vendosur nė mėnyrė digjitale nė kompjuterin tuaj.

I tėrė procesi mund tė kryhet nė mė pak se njė javė, dhe shuma 1,000 $ tanimė ėshtė kėmbyer nė 191 $ BTC. Tani jeni gati qė tė kryeni blerje nė tregun e zi.


Gjetja e tregjeve

Konvertimi i dollarėve nė Bitcoin ishtė ligjor dhe relativisht i sigurt. Megjithatė, futja nė tregun e zi, ju lidh me disa veprime ilegale. Tė vazhdojmė rrugėtimin tonė, mirėpo ne NUK do tė kryejmė kėto aktivitete. Kėto informacione mund t’u ndihmojnė profesionistėve tė sigurisė qė tė kuptojnė se si pėrdoren identitetet dhe kredit kartelat e vjedhura, si shpėrndahen produktet ilegalisht e shumė tė tjera.

Sigurisht, kushdo qė futet nė veprimet e tregjeve tė zeza dėshiron tė mbetet anonim. Prandaj hapi i radhės pėr blerje nė tregun e zi ėshtė shkarkimi dhe hapja e Tor Bundle Pack (https://www.torproject.org/).
Unė kam provuar Tor dy ose tre herė pėr tė mbrojtur identitetin online, mirėpo TOR pėrfshinė funksione tjera.

Zhvilluar nga marina amerikane pėr komunikime sekrete, tanimė ai pėrdoret pėr tė shmangur ueb faqet e bllokuara nėpėr zyre nė gjithė vendin si dhe pėr tė inspiruar pranverat arabe, TOR ka njė mik mė tė errėt: Hidden Tor Servers. Merimanga e njėjtė qė ridrejton trafikun e internetit dhe fsheh IP-nė dhe lokacionin e pėrdoruesit nga syri vėzhgues gjithashtu mund tė fsheh edhe lokacionet e serverit. Hidden Tor Servers tanimė janė norma pėr ruajtjen, ēasjen dhe fshehjen e veprimeve ilegale si pornografia e fėmijėve.

Niveli i mbrojtjes i ofruar nga Tor e bėnė punėn e gjurmimit pothuajse tė pamundshme. (Nė mėnyrė interesante, grupi haktivist Anonymous (http://www.csoonline.com/article/701586/lulzsec-bust-a-blow-to-anonymous-not-so-fast)sė voni i ka kushtuar vėmendje serverėve tė tillė duke i kontrolluar ata si server DDOS (http://www.csoonline.com/article/592776/the-ddos-attack-survival-guide-)kundėr objektivave tė tyre, duke pėrfshirė edhe grupet ligjore dhe qeveritare. Nėse CIA goditet nga njė sulm DDOS, atėherė ajo gjithashtu do tė ketė problem nė hetimin e burimit tė sulmit.) Pėrndryshe, Hidden Tor Servers janė shtėpia e aktiviteteve nė tregun e zi.


Ku gjendet “tregu i zi”? Si duket ai?

Natyrisht, pėrgjigjjet e kėrkimit nė Google i sqarojnė kėto pyetje shumė lehtė. Me pėrdorimin e shfletuesit Tor (i cili, natyrisht, ėshtė shumė mė i ngadaltė sesa njė shfletues standard) kėrko pėr “Tor Directories”. Kėto ueb faqe ofrojnė njė koleksion tė ueb faqeve tė fshehura Tor pėr tė gjitha llojet e dyqaneve. Kėtu do tė gjeni ueb faqeve tė ngjashme me Yahoo-nė e kohėrave tė kaluara, me kategori dyqanesh qė pėrfshijnė Drogat, Armėt, shėrbimet dhe aktivitetet e tjera ilegale. Nėse dyqani ėshtė i renditur me njė domen standard .com ose .org, ai gjithashtu do tė hapet edhe nė shfletuesin tuaj standard; por nėse mbaron me .onion atėherė ai ėshtė server i fshehur dhe mund tė shihet vetėm me shfletuesin Tor.

Njė shembull i tillė ėshtė ueb faqja Nobody@Zerodays (nobody.zerodays.org/hidden-directory/), qė ofron pėrshtypje dhe linqe tė drejtpėrdrejta nė faqet aktuale Hidden Tor. Nė skenarin tonė ne do tė kėrkojmė tregun e zi dhe do tė shiqojmė ēmimet e disa kredit kartelave.

Me pėrdorimin e TOR shumė shpejt mund t’u ēaseni ueb faqeve tė tregut tė zi dhe tė regjistroheni (nuk nevojiten informacione reale), dhe tė filloni blerjen. Sikurse nė Amazon, edhe aty shitėsit shfaqin produktet e tyre nė detaje, fotot dhe ēmimin, pėrfshirė edhe pėrshtypjet e ofruara nga blerėsit e kaluar. Nė njė ditė tė caktuar gjatė muajit prill, ēmimi aktual pėr njė kredit kartelė ishte 6.5$ BTC.

Njė shitės reklamonte: “Tė gjitha produktet tona vijnė me informacione tė plota. Kjo do tė thotė: se ofrohen tė gjitha informacionet e duhura si numri i kartelės, kodi i sigurisė, data e skadimit, emri, adresa, qyteti, shteti, kodi postar, telefoni, numri i sigurimit social, data e lindjes, si dhe pyetja e sigurisė. Gjithashtu gjurmo tė dhėnat 1+2 dhe PIN-in. Tė gjitha kredit kartelat janė tė kontrolluara dhe kanė bilans minimum 1000$ dhe shumica e tyre janė nga shtetet e Bashkimit Europian. Gjithashtu posedojmė edhe kartela nga Amerika, por ėshtė me lehtė qė tė merrni para kesh nga ATM-tė (tė blini para virtuale online, tė lidhni kartelėn me PayPal) me njė kartelė europiane.”

Njė “lexues/shkrues kredit kartele, HiCo/LoCo, me ēertifikim ISO ” kushton 76.60350 BTC (ose 366.63$) dhe gjithashtu ekzistojnė edhe shumė armė tė paregjistruara, duke pėrfshirė njė armė dore M9 me njė silenciator ilegal, tė paregjistruar natyrisht, pėr 225.00000 BTC ose 1,076.87 $.

Kushdo qė kryen blerje pėrmes bitcoins anonim nuk do tė lė gjurmė tė transaksionit. Tė gjithė pėrdoruesit mund tė dėrojnė tė dhėna pėrmes Hidden Tor email servers, ose tė dėrgojnė artikujt sikurse drogat dhe armėt me shėrbimin portar amerikan pėr tė parandaluar kėrkimet. Kur dėrgesat vijnė nga Amerika, mallrat ilegale do tė arrijnė nė adresėn e duhur pa ndonjė problem. Pėr ata qė dėshirojnė mbrojtje shtesė- le tė themi nė rast se malli vjen nga jashtė Amerikės- shumica e njerėzve nė pjesėn e “Shėrbimeve” tė kėsaj faqeje do tė blejnė ose pranojnė artikujt nė emrin tuaj duke pėrdorur bitcoins dhe adresat e tyre, dhe pastaj do tė ridėrojnė mallrat tek ju, pėr njė tarifė tė caktuar.

Poashtu, disa pėrdorues tė kėtyre faqeve ofrojnė edhe shitjen e bitcoins pėrmes Paypal nė mėnyrė qė tė shmangni dy hapa bankar dhe tė kaloni direkt nė blerjen e mallrave; por natyrisht nuk ka asnjė garanci qė do tė pranoni bitcoins pasi tė keni dėrguar paratė kesh.


Tor Hidden Servers ofron njė vėshtrim real tė botės nėntokėsore qė fillimisht ishte i kufizuar vetėm pėr shtigjet e errėta, vendet e kėqija si dhe kriminelėt e rrezikshėm. Sikurse qė interneti ka zgjeruar tregtinė online nė njė treg global pa kufij, ashtu edhe bitcoins dhe Tor e kanė bėrė blerjen e mallėrave dhe shėrbimeve ilegale shumė tė lehtė pothuajse sikurse porositjen e njė kėnge iTunes nė kompjuterin tuaj.


Njoftim: shumica e blerjeve tė pėrshkruara kėtu janė ilegale dhe/ose tė rrezikshme.
Derisa ėshtė shumė e vėshtirė tė identifikohen individėt e pėrfshirė pa ndonjė shėrbim inteligjence, megjithatė personeli ligjor dhe hetuesit e korporatave mund tė pėrdorin kėto procese pėr tė gjurmuar falsifikimet, dhe gjėrat e vjedhura.

Nėse kėto transaksione kryhen nė rrjetin e korporatės suaj, atėherė kėto aktivitete mund ta vėnė organizatėn tuaj nė rrezik ligjor. Derisa regjistrat e rrjetit nuk mund tė shfaqin ueb faqet Tor, softuerėt e auditimit pėr programe si TOR, dhe monitorimi i kompjuterėve mund tė shfaqin punonjėsit qė pėrdorin faqe TOR dhe tė tregojnė tė gjitha aktivitetet.


PS: Artikulli ėshtė shkruar pėr edukacion, autori nuk merr pėrgjegjėsinė pėr pasojat e mundshme nėse vendosni tė shfrytėzoni tregun e zi !