PDA

View Full Version : Urbane


jadore
01-08-12, 00:11
HIERARKIA E HAPĖSIRAVE ARKITEKTONIKE

nga Ark Xhelal Llonēari,
ligjerues nė Departamentin e Arkitekturės

“Rregullimi shoqėror” dhe “rendi i formave” arkitektonike janė ngushtė tė lidhura mes vete dhe s`mund tė shikohen ndaras sikurse qė ėshtė i pandarė edhe zhvillimi i tyre gjatė tė cilit proces e frymėzojnė njėra tjetrėn. Ky mendim sot mund tė shkoi edhe mė larg me kėrkesėn qė shkon mė tutje se ky raport i thjeshtė duke shtruar pyetjen : si tė arrihet njė zhvillim urban qė i “modelon kushtet” e jo tė “kushtėzohet modelimi”?

Hierarkia e hapėsirave arkitektonike

“Rregullimi shoqėror” dhe “rendi i formave” arkitektonike janė ngushtė tė lidhura mes vete dhe s`mund tė shikohen ndaras sikurse qė ėshtė i pandarė edhe zhvillimi i tyre gjatė tė cilit proces e frymėzojnė njėra tjetrėn. Ky mendim sot mund tė shkoi edhe mė larg me kėrkesėn qė shkon mė tutje se ky raport i thjeshtė duke shtruar pyetjen : si tė arrihet njė zhvillim urban qė i “modelon kushtet” e jo tė “kushtėzohet modelimi”?
Duke vrojtuar ngjarjet dhe zhvillimet nė arkitekturėn dhe urbanizmin e Prishtinės nė dekadėn e fundit po mundohem tė dallojė ku dhe sa kanė ndikuar njėra nė tjetrėn. Mos gjetja e kėtij korrelacioni me sjellė nė pėrfundim se ato ose nuk kanė ndikuar fare njėra nė tjetrėn ose ndikimi i tė parės ka qenė enorm dhe se kjo e dyta iu ka nėnshtruar tėrėsisht tė parės.
Pėr “rendin e formave” s`duhet ndonjė analizė e thellė qė tė kuptohet se ku gjendemi, mirėpo ėshtė tmerruese nxjerrja e konkludimit nisur nga kjo e dyta se ēfarė forme dhe niveli ka ajo e para! Me “rendin e formave” nė kėtė rast nuk e kam nėnkuptuar vetėm formėn nė kuptimin e ngushtė tė fjalės, por formėn si tėrėsi tė fenomenit tė ngritjes sė njė objekti. Pėr ta formuar njė pasqyrė rreth kėsaj tė shohim vetėm tre shembuj. Njė tė mė hershem, njė tė sotshėm dhe njė tė sė ardhmes.

Martesa e Figaros

Kjo operė komike ėshtė kompozuar nga Ėolfgang Amadeus Mocart sipas komedisė me tė njėjtin titull tė shkrimtarit francez Bomarshe.
Ka kohė qė nė Prishtinė ka filluar pėrgatitja e skenės pėr dhėnien e kėsaj opere, mbase jemi nė aktin e parė. Nė operė, nė kėtė akt Figaroja matė dhomėn pėr vendosjen e shtratit bashkėshortor, kurse ne po e masim buxhetin pėr ndėrtimin e operės nė njė anė dhe buxhetin pėr angazhimin e regjisorit dhe trupės artistike bashkė me orkestėr si dhe gjetjen e publikut pėr premierė. Opera komike i ka katėr akte, mbase edhe ndėrtimi i operės nė Prishtinė do ti ketė po aq. Nė operėn komike “Martesa e Figaros” gjatė katėr akteve zhvillohen intriga tė shumta vardisje, imponime, mirėpo nė fund ēdo gjė vjen nė vendin e vet dhe shfaqja pėrfundon me falje tė ndėrsjella tė personazheve dhe tė gjithė festojnė deri sa perdja bie ngadalė.
Aktet tjera gjatė ndėrtimit tė operės sė Prishtinės do ti shohim, mbase edhe ne nė fund do ti falim tė gjithė ata qė e filluan kėtė objekt dhe tė gjithė nė fund do tė festojmė deri sa perdja do tė ngritėt ngadalė.

„Clochemerle“.

Nė ndėrkohė deri sa tė pėrgatitet shfaqja e operės qytetarėt kanė nevoja tjera dhe herė-herė mė tė ngutshme tė cilat nuk bėnė dhe nuk ėshtė mirė tė anashkalohen. Qyteti ēfarė ėshtė Prishtina e meriton dhe ka nevojė tė kėtė WC publike, ē`ėshtė e vėrteta kėto pėrmbajtje reflektojnė kulturėn themelore tė e njė vendi si dhe paraqiten si pjesė tė rėndėsishme tė jetės publike. Edhe pse pėr to nuk shkruhen as reportazhe as kronika, nuk fotografohen dhe shumė rallė flitet pėr to, sidoqoftė me 1934 Gabriel Chevallier shkroi novelėn satirike “Clochemerle” nė bazė tė cilės novelė i xhirua filmi dhe seriali televiziv me po at titull.
Ngjarja e kėtij filmi zhvillohet nė njė qytezė provinciale tė imagjinuar nė Francė.
Kulmi i kėsaj komedie arrihet nė momentin e inaugurimit solemn tė WC-eve publike. Tė merituarit pėr ngritjen e tyre do tė avancojnė tutje nė politikė.
Tek ne nė ēastin e fundit u hoq dorė nga kjo parodi pa u marrė vesh a u hoq dorė nga dėshira pėr avancime tė mėtutjeshme politike apo u hoq dorė nga votat nė favor tė mos shfaqjes sė meskinitetit shoqėror, ose-ose sepse dolėn prioritete tjera.

Muzeu i eksodit

Aksenti kėso radhe ra nė Muzeun e “Eksodit” qė do tė ndėrtohet nė Kosovė.
Natyrisht, kjo ėshtė njė ide e pėlqyeshme. Tė gjitha shtetet e reja si dhe ato nė transicion ėshtė mirė tė ngrehin njė muze tė ri. Sė pari ishte dashtė tė ngritėt muzeu shtetėror, mė tė cilin do tė bėhej shkėputja nga e kaluara, do prezantohet e tashmja dhe projektoheshin synimet e tė ardhmes. Pra nė aspektin hierarkik tė hapėsirave tė nevojshme arkitektonike nė funksion tė ndėrtimit dhe zhvillimit tė shtetit ishte dashtė tė ishte objekti i parė i ndėrtuar tek ne, merret vesh, pas stabilizimit tė ekonomisė sė vendit.
Muzetė tematike dhe ato tė specializuara do ta kishin radhėn mė vonė, pra edhe ai i menduar si i “Eksodit” dhe muzetė tjera pėr tė cilat kemi shumė nevojė. Mbase mungesa e njė vizioni tė qartė dhe bashkėrenditės pėr ndėrtimin e institucioneve shtetėrore nė fushėn e kulturės nė nivel tė vendit na sjellin para situatave tė kėtilla ku propozimet pėr objekte shtetėrore vijnė nga ana e pushtetit lokal dhe anasjelltas pa u qartėsuar pozita administrative dhe politike e kryeqytetit nė shkallėn e vendimmarrjes nė vend.

Tipet e temperamenteve tė njerėzve

“Dinamika e hapėsirės arkitektonike varet nga dinamika e lėvizjes sė njerėzve nė atė hapėsirė, po ashtu mund tė themi se sjellja dhe emocionet e atyre njerėzve varen nga karakteristikat dinamike tė formave arkitektonike dhe rrethinės.”
Nė bazė tė dinamikės sė aktiviteteve psikike si dhe pėrjetimeve emocionale tė shikuara nga aspekti i shpejtėsisė, tempos, ritmit dhe intensitetit, qysh nė shekullin e katėrt p.e.s. Hipokrati kishte bėrė klasifikimin nė katėr tipe bazė tė temperamentit njerėzor: kolerik, sangvinik, flegmatik dhe melankolik.
Mė vonė disa studiues tė objekteve dhe hapėsirave arkitektonike nė bazė tė dinamikės sė lėvizjes nė to i kanė grupuar edhe ato nė mėnyre identike; nė hapėsira kolerike tė cilat karakterizohen me grumbullim dhe lėvizje tė theksueshme tė njerėzve prandaj nė kėtė kategori bėjnė pjesė pazaret, stacionet e trenave dhe tė autobusėve, aeroportet, objektet sportive dhe zyrat; nė hapėsira sangvinike nė tė cilat dinamika e lėvizjes varet nga pėrshtypja dhe ndjesia emocionale qė shkaktohet nga arkitektura e atyre objekteve e nė tė cilat bėjnė pjesė tempujt, teatrot, kishat, xhamitė etj.
Bibliotekat dhe shkollat bėjnė pjesė nė objektet e tipit flegmatik kurse banesat, spitalet, qendrat pėr rehabilitim d.m.th. hapėsirat me lėvizje tė nivelit tė ulėt definojnė kategorinė e hapėsirave me tipare melankolike.

Distorzionet anamorfotike

Njė mendim i kėtillė pėr hapėsirat arkitektonike konsiston nė arkitekturė programore qė buron nga veprimet dhe ngjarjet, pa tė cilat vjen nė pikėpyetje ekzistenca e sajė, sepse arkitektura nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė “formė e pastėr” por afirmim i konceptit arkitektonik qė ngėrthen nė vete edhe planin shoqėroro-politik. Nė kėtė rast paradigma metodologjike duhet tė tejkaloi raportin shkak-pasojė nė mes tė formės, funksionit dhe strukturės socio-ekonomike.
Kam pėrshtypjen se nė shoqėrinė tonė nuk po mundemi assesi tė shkojmė mė larg se ky kauzalitet. Nė tė vėrtetė ne sė pari duhet ti “krijojmė pasojat” dhe ato pastaj bėhen forca shtytėse pėr tė “krijuar” vepra pėr zbutjen ose nė rastin mė tė mirė eliminimin tė pasojave.
Gjatė kėtyre krijimeve nuk bezdisemi shumė nėse na ndodhė (e zakonisht po na ndodh) qė t`i ngatėrrojmė tipet e karaktereve tė objekteve. Nuk “modelojmė kushte”, por jemi tė kushtėzuar nė modelim, andaj edhe hapėsirat e tipit tė karakterit sangvinik siē janė zyrat dhe vendet e punės tė karakterizuara me lėvizje tė theksuara dhe grumbullimin e njerėzve tek ne ato rezultojnė, pa asnjė telashe, nė grupin e tipit melankolik qė karakterizohet hapėsira me lėvizje dhe grumbullim tė niveli tė ulėt. Distorzionet e kėtilla anamorfotike e kanė vlerėn dhe shkėlqimin vetėm nga pikėvėshtrimi i politikės qoftė ajo nė pushtet ose nė opozitė.

jadore
13-08-12, 22:07
ZHVILLIMI HISTORIK KRONOLOGJIK I PRISHTINES
Nga: Visar Haxhibeqiri

Qyteti i vjetėr i Prishtinės shtrihej nė buzė tė rrafshnaltės sė pėlleshme, rrėzė maleve tė argjendta, dhe, si dikur Ulpiana, kishte pozitė shumė tė pėrshtatshme gjeografike. Ai rrethohet me njė kurorė bregore qė pėrbėhet nga Veterriku dhe Matiēani nė jugu, pyjet e blerta tė Gėrmisė nė lindje dhe Dragomani nė perėndim.

Duke i shfrytėzuar me menēuri pėrparėsitė (potencialet) mjedisore dhe topografike, qyteti i vjetėr i Prishtinės u ndėrtua spontanisht midis dy kodrave, qė nė atėkohė krijonin njė skenė tė bukur panoramike. Dimensionet e qytetit, matrica urbane, rrjeti i rrugėve tė ngushta e tė lakuara theksonin kompaktėsinė e strukturės sė qytetit
Tė dhėnat relevante antike dėshmojnė se Prishtina e sotme ishte njėra nga tri qytetet e rėndėsishme dhe tė fortifikuara tė Dardanisė, siē quhej atė kohė Kosova e sotme. Kėto tri qytete, Justiniana Prima (sot fshati Taor afėr Shkupit), Justiniana Secunda (sot Ulpiana afėr Prishtinės)dhe Justinopolis (sot fshati Beder nė lindje tė Taorit), u themeluan nga perandorėt e famshėm romakė me preardhje ilire tė lindur nė Dardani - Justini I dhe Justiniani (527-565). Kėshtu, emėrtimi i Prishtinės nėn evoluimet shekullore, nga Justiniana, Istriana, Istrina e Pri+Istrina u shndėrrua nė Prishtina .
Nė kohėn e perandorise Romake, pozita strategjike e kėtij rajoni ishte udhėkryq i rrugėve tė rėndėsishme historike qė e lidhnin Evropėn qendrore me pjesėt jugore, juglindore dhe jugperėndimore tė gadishullit ballkanik. Drejtimi i rrugės sė Singifnum (Beograd) – Viminacium (Kostollac) – Naissus (Nish) – Vindenis (Podujevė) – Vellanis (mendohet tė jet Prishtina e sotme) – Vicianum (Ēagllavica) qė ndahej nė dy drejtime: Ulpiana – Shkupi – Thessalonia (Selaniku) dhe drejtimi tjetėr: Prizreni – Kukėsi – Lezha

Pasurit e mėdha xehrore dhe zhvillimi i jashtėzakonshėm i xehetarisė nė periudhėn Romake kushtėzoi rritjen e shpejtė tė vendbanimeve afėr Prishtinės qė nė kohėn e sundimit tė Trajanit (98-117 p.e.r.), merr emrin Ulpiana pėr nder tė perandorit Trajan.
Sargofaqet e mėdha tė mermerit tė bardhė, mozaiku luksoz nė salla, eksponatet e ndryshme tė bronzit dhe qermikės,sistemi i rrugėve tė drejta, termat, sheshet, ujėsjellėsi, kanalizimi, etj – tė gjitha kėto janė dėshmie madhėshtisė, bukurisė dhe pasurisė sė kėtij qyteti.

Ekzistenca e Prishtinas ėshtė e shėnuar pėrmes disaudhėpėrshkrimeve qė prej shekullit tė XIII-tė, kur pėr herė tė parė pėrmendet si vendbanim i rėndėsishėm, dhe tutje, si qytet i panaireve tregtare me shumė hane, ēarshi tė mbuluar me shumė dyqane, si: pikė tregtare e rėndėsishme midis Selanikut e Sarajevės. Prishtina si vendbanim pėrmendet pėr herė tė parė si “fshat” ne shakullin e XIII. Kurse ne kartėn e Shėn Stefanit nė njė paragraf pėrmendet “rruga e Prishtinės”
qė tregon se nė atė kohė Prishtina ishte njė vendbanim i madh, sikurse pėrendet edhe nė kartėn e kishės sė ndėrtuar nė Graēanicė. Prishtina ishte qendėr e fuqishme tregtare dhe financiare qė i tėrhiqte tregtarėt nga Gjerova, Verona, Montova dhe Firencja .
Nė shekullin XV ekzistonte nė Prishtinė “rafinatio argenti” ku pėrpunohej me tė madhe argjendi, pasi qė nė afėrsi tė qytetit gjendeshin xeheroret e mėdha tė Nova Bėrdės dhe Trepēės.
Zhvillimi i xehetarisė edhe tregtisė u reflektua edhe mėtejshme tė qytetit. Sipas tė dhėnave tė vitit 1486-1484 Prishtina kishte 392 shtėpi qė shtriheshin nė 10 lagje. Mė 1569-1570 qyteti
kishte 629 shtėpi qė shtriheshin nė 29 lagje, gjė qė tregon se Prishtina nga mbarimi i shek. XVI ishte qendr e rėndėsishme politike, ekonomike dhe administrative e Perandorisė Osmane..
Nė shekullin XVII Prishtina pėrjetoi sėrish njė hov ekonomik. Shkrimtari erudit shqiptar, Pjetėr Bogdani, nė raportin e tij Vatikanik e cilėson Prishtinėn si qytet tė rėndėsishėm me 3.000
shtėpi, kur Prishtina mbante lidhje tregtare edhe me qytetet dalmatine e italiane. Ndėrkaq,udhėpėrshkruesi i mirėnjohur osman, Evlia Ēelebiu, nė veprėn e tij “Seyahatnamesi” shėnon se nė vitin 1660 kishtevizituar Prishtinėn. Ai jep tė dhėna shumė tė rėndėsishme mbi historinė,
gjeografinė, religjionet, ekonominė, faltoret, hamamet, traditėn kulturore,etj. Ai shkruante se qyteti kishte 2060 shtėpi njė dhe dykatėshe tė ndėrtuara nga materiali i fortė dhe tė mbuluara me
tjegulla (qeremide), tė cilat ishin tė gjėra dhe nė gjendje tė mirė. Shtėpitė ishin me oborre tė stolisura me, hardhi rrushi dhe kopshte. Kishte edhe shtėpi bujarėsh nga tė cilat dalloheshin oborri i Allaj-begut dhe pallati i gjyqit. Pastaj, Ēelebiu rrėfen se nė Ēarshi tė qytetit gjendej hamami (banjo publike) i Sulltan Mehmetit II. Nė pėrmbyllje Ēelebiu dėshmon se nė Ēarshi tė Prishtinės “ka treqind dyqane, qė nė krahasim me madhėsinė e qytetit janė pak. Vreshta dhe
kopshte ka me bollėk. Rrushi dhe dardhat janė me famė. Prijėsit vendas dhe tė shquarit janė miq tė mėdhenj tė tė huajve. Ata janė njerėz tė arsimuar tė cilėt begatitė e veta, falas ua ofrojnė zotėrinjėve dhe varfanjakėve, kėshtu qė i huaji nuk mund tė mbetet nė atė vend pėr asnjė natė e mos tė jetė i ftuar nga ndokush nė konak si mysafir”.
Nė shekullin XIX Prishtina paraqitet si qytet me 9.000 banorė dhe vend shumė i rėndėsishėm i tregtisė, ndėrmjet Sarajevės dhe Stambollit. Nė Prishtinė atėbotė mbaheshin dy panaire tė
mėdha vjetore-ai pranveror dhe vjeshtor. Me atė rast mblidheshin deri nė 1500 tregtarė vendas e tė huaj, duke ardhur nga Selaniku, Shkodra, Nishi, Edreneja e gjetiu.*8). Hapėsira e panairit ishte
nė periferi tė qytetit, kurse nė vend tė dyqaneve ngriteshin strehė nė varg duke formuar tri rrugė kryesore tė gjata nga njė milje dhe tė prera me nga pesė-gjashtė rrugė tė tėrthorta. Pėrpos
rėndėsisė tregtare qyteti kishte dhe rėndėsi ushtarake, pas Manastirit ishte vendi kryesor ushtarak nė Ballkanin perėndimor.

Gjeologu Ammie Boue shkruan nė njė pėrshkrim tė Prishtinės sė viteve 1830: ”Shtėpitė,pjesa dėrmuese ishin vetėm me katin pėrdhese, rrugė tė gjėra tė shtruara me kalldrėm me trotuar tė ngushta rreth 45cm”. Nga objektet mė tė mėdha pėrmėndet sahat kulla dhe 12 xhami, disa prej tė cilave ekzistojnė edhe sot si: Xhamia e Madhe afėr Sahat Kullės, Xhamia e Jashar Pashės, xhamia prej gurit (xhamia e ēarshis) etj e veēmas pėrmend Ēarshinė e mbuluar, tė cilės i bėnėnjė pėrshkrim gati idilik

jadore
13-08-12, 22:13
"BĖRTHAMA E QYTETIT" – ZONA GJENERUESE E PRISHTINĖS
Nga: Visar Haxhibeqiri

“Nuk kapėrceja njė ditė pa shkuar nė Ēarshinė e mbuluar. Nė tė shumtėn e herėve kėtė e bėja vetėm sa tė shėtisja sokaqeve tė saj tė ngushta. Njė gjė e pa pėrballueshme mė tėrhiqte tė kaloja andej....”

Dy janė elementet themelore tė cilėt ndikuan qė Qendra e Prishtinės tė jetė aty ku ėshtė .
I pari ka tė bėjė me elementin natyrorė: kodra e Gėrmisė (Taukbahēja) dhe Arbėria, prania e dikurshme e dy lumenjve Prishtevka dhe Vellusha. Rėndėsi tė posaēme patėn dy
itineraret kryesore tė cilėt priten nė mes veti mu nė pjesėn ku lindi bėrthama e qytetit si zone gjeneruese e Prishtinės. Itinerari lindje perėndim (Divanjolli) qė vinte nga Taukbahēja dhe vazhdonte nė Arbėri, si dhe ai i cili shtrihej nė veri-jug, i rėndėsishėm nė lidhjen me qytetet tjera tė Ballakanit.


Bėrthama e qytetit – Zona gjeneruese e Prishtinės
Bėrthama e qytetit ishte e kompozuar nga pėrmbajtjet publike e rrethuar me zonat e banimit tė shpėrndara afėrsisht njėsoj nė tė katėr drejtimet e qytetit. Grupi i shtėpive familjare, tė
rethuara me oborre tė mėdha dhe mur tė jashtėm krijonte blloqet e formave tė parregullta. Ndarja e hapėsirės private nga ajo publike bėhej strikt me murin e lartė tė jashtėm qė rrethonte oborret e
kėtyre shtėpive. Rrugėt e ngushta rreth kėtyre blloqeve deklaronin intimitetin e kėtyre grupeve familjare qė tradicionalisht njiheshin me emrin “mahalla” – lagje. Dy indet - rrugėt kryesore qė e ndikuan zhvillimin e atėhershėm ishin: “divanjolli”, apo indi lindje – perėndim qė vinte nga Taukbahcja dhe kalonte mu pėrmes qendrės sė qytetit, ku zinte vend ēarshia dhe vazhdonte deri te stacioni i vjetėr i trenit (nė Arbėri) i njohur si indi i jetės publike nė qytet. Indi tjetėr veri – jug ishte mė shumė i njė rėndėsie ekonomike pėr qytetin, pėrmes tė cilit, karvanėt kalonin pėr nė qytetet e tjera tė rėndėsishme tė Ballkanit. Pėrgjatė kohės kjo rrugė do tė shndėrrohej nė njė bosht tė zhvillimit fizik tė qytetit.
Indi kryesor urban, “divan-jolli,” dhe, zona e tregut shtriheshin mu nė mes tė qendrės sė qytetit. Ēarshia karakterizohej prej dy pjesėve: pjesės sė mbuluar dhe asaj tė hapur. “Divanjolli” ishte njė rrugė shumė e gjerė nė krahasim me rrugėt e tjera dhe e pasur me shumė pėrmbajtje. Kjo ishte hapėsira ku karvanėt tregtarė dhe aktivitetet zejtare ishin tė grumbulluara. Shumica e objekteve pranė ēarshisė ishin tė ndėrtuara nga materialet e kėndshme natyrore, pa ndonjė monumentalitet tė theksuar, nė proporcion me shkallėn humane. Nė pėrfundimin e ēarshisė, nė drejtim tė tatėpjetės pėr Taukbahēe, kah lindja, tri xhamitė kryesore ishin pozicionuar duke e dominuar hapėsirėn pėr nga dimensionet dhe lartėsia e tyre. Hapėsira pėrreth xhamive krijonte njė shesh tė parregullt pranė tė cilin ishin vendosur, po ashtu edhe sahat-kulla dhe hammami. Nga rrėfimet e njerėzve tė vjetėr tė qytetit, numri i madh i dyqaneve tė ēarshisė ishin nė pronėsi tė jahudijve, posaēėrisht pjesa e dyqaneve nė zonėn e ēarshisė sė mbuluar nė pėrfundim tė sė cilės ishte e vendosur sinagoga “avra”.
Dyqanet ishin 1 deri nė 2 kate dhe numri i tyre arrinte diku nė 500, siē thuhet nė disa dokumente tė asaj kohe.


“Divanjolli”, indi Lindje – Perėndim
Ēarshia edhe mė tutje zinte pjesėn qendrore tė qytetit, ndėrsa vetė qyteti shtrihej nė mėnyrė gati radiale nė tė katėr drejtimet. Ndėrtimi i veēantė i mėhallėve (lagjeve) tė reja, tė
krijuara pas vitit 1878, pėrfshin: Mėhallėn e Muhaxhirėve, rrugėn e Vuēitėrnės, Mėhallėn e Ēeklikut, Panagjurishten (e cila bėhet pjesė banesore e qytetit dhe nė pjesėn jugore tė saj
ndėrtohen kazermat). Divanjolli zgjerohet dhe merr konturat e kufijve tė tashėm. Megjithėse zgjerohet edhe nė veri dhe nė lindje, qyteti dendėsohet nė llogari tė kopshteve dhe tė bahēeve .

Kompleksi i dyqaneve tė Ēarshisė sė mbuluar sipas, Shrafedin Sylejmanit, shtrihej nė hapėsirėn ku sot ndodhen: Ndėrtesa e Parlamentit tė Kosovės, Ish-ndėrtesa e vjetėr e PTT-sė,
Sheshi Adem Jashari (trekembeshi), ndėrmjet Parlamentit dhe Kuvendit tė Komunės, dhe kalonte nėpėr njė pjesė e ndėrtesės sė Qeverisė. E gjithė kjo pjesė e pėrshkruar, kufizohej nga ana lindore
me rrugėn Agim Ramadani, rrugėn lidhėse Bedri Peja dhe me ndėrtesėn e qeverisė. Nga ana veriore me rrugėn UĒK-sė (Divanjolli). Nė anėn perėndimore me rrugėn Luan Haradinaj dhe nė fund, nė anėn jugore me Bulevrdin Nėnė Tereza.

jadore
13-08-12, 22:17
PRSIHTINA - FILLIMI DHE FUNDI I QYTETIT MODERN
Nga: Visar Haxhibeqiri

19 nėntori i vitit 1944 u shpall si datėlindje e re e Prishtinės, e cila pas Luftės sė Dytė Botėrore do mbetet pėrsėri nėn territorin e Jugosllavisė. Bashkė mė kėtė njė fytyre e re pėr qytetin duhej tė shfaqej pėr rendin e ri shoqėror. Andaj, qė prej 1947 kur Prishtina mori rolin udhėheqės si qendėr politike dhe administrative e Kosovės, jemi dėshmitarė tė ndryshimeve drastike nė emėr tė progresit, bashkim-vėllazėrimit dhe lirisė nė emėr tėmodernizimit

Viti 1953 la gjurmė tė pa shlyera dhe i japi rrugėtim tė ri zhvillimit tė qytetit tė Prishtinės. Nuk gabohemi nėse po kėtė vit e marrim si shfaje tė modernės me tė gjitha pėrparėsitė e
mangėsitė e saj edhe nė hapėsirėn e Prishtinės-Kosovės. Ishte viti kur Prishtina, pėr herė tė parė aplikoi Planin Gjeneral Urbanistik tė hartuar njė vit mė parė (1952). Ky plan u hartua duke u
bazuar nė njė kapacitet prej 50.000 banorėsh, nė njė sipėrfaqe prej 505 hektarė e 76 ari.
Autor i kėtij plani ishte arkitekti prof. Partoniq nga Beogradi. Me miratimin e kėtij plani fillon njė qasje e re e organizimit pėr zhvillimin e qytetit.
Nė fushėn e urbanizmit dhe tė
arkitekturės shfaqej njė lėvizje e pėrqendruar kryesisht nė kryeqendėr. Lėvizje si kjo, mėtonin tė kishin shkėlqim perėndimor dhe tė gjitha konceptet pėr sa i pėrket pėrmbajtjes, por edhe ato
vizuale formonin njė peizazh urbanistik tė shkėputur nga tradita dhe veēantitė tona. Ky peizazh urbanistik m’i ngjasonte shkrimit shqip pa “ė” .
Mos tė harrojmė qė tė gjitha kėto ndėrtime
nuk u ngritėn nė hapėsira tė lira, por u ngritėn mu nė zemrėn e qytetit, duke shkatėrruar pothuajse pėrfundimisht pjesėn mė tė rėndėsishme tė tij. U shkatėrrua Prishtina e vjetėr e rrugėve me kalldrėm, u shkatėrrua bėrthama e saj (ēarshia – hamami i madh), u shkėput indi kryesor urban lindje – perėndim “ divanjolli” pėr t’ia lėshuar vendin “kurorės sė qytetit modern”, sheshit “vėllazėrim – bashkim”dhe dy institucioneve kryesore tė politikės sė atėhershme: Kuvendit tė Komunės dhe Kuvendit tė Kosovės. Gjallėria e ēarshisė u zėvendėsua me zbrazėtinė e njė sheshi tė monitoruar nga tė dy anėt, e qė ironikisht, sot jep njė lidhje logjike pėr zbrazėtinė apo formalitetin e platformės sė “vėllazėrim - bashkimit“ tė dikurshėm .
Shteti, me gjithė shumė rrėnimet e indit urban dhe tė objekteve arkitektonike, insistonte edhe mė tutje pėr mėnjanimin e ēfarėdo ndikimi tė sė kaluarės nė zhvillimin mendor dhe
shoqėrorė. Ēdo gjė krahasohej me metra, norma, parametra civilizues bashkėkohorė, tė imponuar e tė pėrqafuar nga ne pa asnjė dozė kritike. Lartėsitė e katit, gjithashtu rrugėt, ndriēimi dhe arkitektura e rrugėve kishin humbur nga polivalenca e tyre jetėsore, ēfarė e kishin pasur mė pėrpara rrugėt e ēarshisė sė atėhershme, kurse rrugėt e lagjeve tash ishin pa mistikėn e gjėrave qė ndodhnin prapa mureve tė oborreve. Lagjet e reja ku ngriheshin shumė objekte kolektive, ishin
shterpė, stereotipe, jofunksionale, pa adresė, johumane dhe pa asnjė lidhje tė natyrshme nga aspekti i tipologjisė sė dispozitave tė objekteve tė tyre. Anakronizmat nė kėtė pikė ndryshonin varėsisht nga sirtarėt praj nga vinin projektet e gatshme, pa marrė parasysh kohėn se kur dhe vendin se ku vinin. Megjithate, nė kėtė kohė u ngritėn objekte me interes tė pėrgjithshėm shoqėrorė, tė cilat nė njė masė tė madhe kontribuan nė ngritjen e kulturės, ekonomisė dhe vetėdijes qytetare pėr nevojėn e formimit tė shtetit. U ngritėn shtyllat “bazė” tė njė shtetit: Biblioteka Universitare, Pallati i shtypit, Pallati i sporteve, Banka qendrore, Hotel “Grandi”,Fakulteti Teknik, Arkivi i Kosovės, Instituti Albanologjik, Depoja qendrore e barnave “Farmed”,si dhe Kinostudioja “Kosovafilmi”.
Disa mund edhe tė thonė se qytetet janė nė ndryshim konstant, si shkak i rrethanave tė ndryshme gjatė kohės, por nė Prishtinė, kėto ndryshime kishin njė arsye dhe qėllim: nė prapavijė tė krijojnė njė platformė hapėsinore pėr promovimin dhe zhvillimin e njė identiteti tė ri kulturor e politik , atėkohė – Identitetit Jugosllav.
Sipas kujtimeve tė Z. Shrafedin Sylajmanit, “nė vitin 1960/65, u organizua njė ndėr tubimet mė tė rėndėsishme dhe interesante nė kuadėr tė njė tribune tė quajtur “Njė minutė pra 8” nė lokalet e Shtėpisė sė atėhershme tė Armatės, me ērast u improvizua njė gjykim publik i Planin Gjeneral Urbanistik tė miratuar mė 1953. Nė kėtė tubim i prezantua njė maketė e zmadhuar e planit nė prezencėn e vet autorit Patroniq. Nė kėtė tubim merrnin pjesė krahas zyrtarėve komunal edhe aktorė tė teatrit gazetar, punėtorė tė kulturės dhe arsimit, njė numėr kėshilltarėsh tė Kuvendit Komunal, qytetarė etj. Nė tubim u emėrua prokurori, avokati mbrojtės dhe porota, e cila pas diskutimit disa orėsh nxori konstatimet gjegjėse, duke konstatuar dėshtimet e planit, respektivisht tė autorit tė tij. Ē’ėshtė e vėrteta – shprehet Z. Shrafedin Sylejmani, para kritikave tė shumėta tė argumentura tė kolegėve tė tij dhe qytetarėve, autori i planit jo vetėm qė s’ishte nė gjendje tė jepte shpjegimet e duhura por i mbuluar me djersė dhe me
fytyrė tė skuqur pėrballej me zgjidhjet e gabueshme qė kishte iniciuar nė planin e pėrmendur. Pas kėtij tubimi Z. Patroniq kurrė mė nuk morri guximin tė vijė nė Prishtinė. Nga ana tjetėr kuadrot vendore e morėn fatin e kėtij plani nė duart e tyre, duke bėrė korrigjime dhe dhėnė
zgjidhje mė tė mira dhe mė adekuate gjatė zbatimit praktik tė tij. Ky takim ishte njė dikutim demokratik i mirėfilltė i gjithė pjesėmarrėsve relevant nė atė periudhė” – pėrfundon Z. Shrafedin, qė nė atė kohė ishte e Kryetarit tė Prishtinės.

Arkitektura moderne e udhėhequr me idenė e iluminizmit pėr progresin e pa evitueshėm shoqėrorė qoftė edhe pėrmes definimit dhe pėrcaktimit tė ri tė hapėsirės, formės dhe funksionit, u nėpėrkėmb nė kundėrthėniet dhe paradokset qė shpien nė krizėn e projektit tė saj.
Nėse pėr Charles Jencks-sin, vdekja e arkitekturės moderne daton qė nga shkatėrrimi i Pruitt Igoe nė vitin 16 Mars 1972 nė SHBA, atėherė dėshtimi i realizimit tė Planin Gjeneral Urbanistik
tė Prishtinės si tė tillė, shėnon vdekjen e qytetit modern Prishtina, dhe njėherit fillimin e njė kapitulli tė ri – tė ēlirimit nga qyteti i ēlirimit.
Pa hezitim mund tė them qė nė qoftė se Planin Gjeneral Urbanistik 1953 ishte pikėnisje e qytetit modern tė Prishtinės, atėherė dėshtimi i po kėtij plani shėnon dhe fundin e qytetit modern Prishtina.