PDA

View Full Version : Diaspora, shpresa e ktheses pozitive


Florim Zeqa
02-08-12, 18:37
Diaspora, shpresa e kthesės pozitive !

Qytetarėt e Kosovės tė dėshpruar nė shtetin e tyre, e shohin liberalizimin e vizave si tė vetmin shpėtim largimin nga vendlindja, ngase shteti i tyre nuk ju ofron mė asgjė tė mirė; as punėsim, as arsim cilėsor, as mjekim te mirė, as sigurime shėndetėsore, as pensione dinjitoze,... e as siguri nė jetėn e pėrditshme.
Si pasoje rritjes se shkalles se korrupsionit, afersisht gjysma e kabinetit qeveritar janė nėn hetime ose tė ngarkuar mė aktakuzė,...dhe prap puna e qeverisė vazhdon pa shqetėsime, si pasojė e mungesės sė njė opozite ė fortė e konstruktive.
Vendime ose akte historike quhen lėvizjet qė shenojnė kthesa pozitive nė shoqeri, e jo mbyllja e njė zyreje ose hapja e njė tjetre siq trajtohėn zakonisht nga lidershipi ynė.
Popullit tė Kosovės i nevojitėt njė ndryshim substancial, mė njė formė tė re tė demokracisė ndryshe nga kjo e sotmja.
Liderėve politik (partiak) ju mungon pėrgjegjėsia morale, kultura politike e respekti ndaj qytetarėve. Janė shėndrruar nė mashtrues e zhvatės tė mėdhenjė, nė shkelės dhe uzurpatorė tė lirisė e demokracisė, nė shkatrrues tė sė tashmės e se ardhmės sė vendit tė tyre. Korrupsioni i ka mbuluar tė gjitha institucionėt e shtetit dhe partitė politike. Liderėt e korruptuar janė shkaktar pėr fundosjėn e shpresave tė dy gjeneratave tė shoqėrisė sonė.
Gjendja katastrofale e krijuar nė vend si pasojė e njė lidershipi tė papėrgjegjėshėm ka bėrė qė populli tė mos ju besoj mė. Si pasojė e kėsaj, viteve tė fundit kemi rėnje drastike tė numrit tė votuesve nė zgjedhje. Sepse qytetarėt nuk kan mė pėr kend tė votojnė. Nė mėndjen e popullit ėshtė krijuar bindja sė kush mė pak e kush mė shumė, tė gjithė qė merrėn mė poltikė janė mashtrues e intrigantė, janė hajna...
Pas 13 viteve pritje,... shpresat e qytetareve u kthyen nė iluzione, nė vend tė zhvillimit ekonomik, tė prosperitetit e mirėqėnjes,... popullit tė Kosovės i erdhi zhgenjimi e thyerja e madhe shpirtėrore nga denigrimi kulturor e social,...qė shkaktoj humbjen e tė gjitha shpresave tek popullata pėr njė tė ardhme nė vendin e vet.
Ketė gjėndje tė rėndė shpirtėrore tė qytetarėve tė Kosovės duhet ndryshuar sa mė parė. Por si tė arrihet deri tė kjo ?
Tani pėr tani nga mbrenda ėshtė e veshtirė por jo edhe e pa mundur!
Vetėvendosjės sė vetmuar nė opozitė i duhet akoma shumė kohė pėr tė ardhur deri tė ndryshimi i nevojshem. Pėrkundėr ngritjės sė vazhdueshme tė saj, akoma ėshtė largė arritjes sė qellimit.
E vetmja shpresė reale pėr ndryshime pozitive ka mbetė Diaspora. Njė armatė intelektualėsh e veprimtarėsh tė dėshmuar tė viteve tė '90-ta, tė rinjėt e specializuar nė fusha tė ndryshme,...
Ndryshimin mund ta bejnė vetėm ata qė janė tė gatshėm nė mėnyrė vullnetare tė vihen edhe njė here nė sherbim te popullit e atdheut te vet pėr ta shpėtuar Kosovėn nga zbrazja e ē'kombtarizimi, nga krimi e korrupsioni tė shkaktuara nga keq-qeverisja e kastės aktuale politike.
Vullneti i qytetarėve tė Kosovės pėr kthesė pozitive jo vetėm qė ekziston,... por thėrret si kushtrim nė ndėrgjegjėn e atdhetarėve, pėr nevojėn e ketij ndryshimi. Mjafton vetėm iniciativa e shėndoshė e bazaur nė vlera kombėtare, nė atdhedashuri e moral njerėzor, pėr ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen tė keq-qeverisjės tash e sa vite ne Kosovė.
Secili mund tė jepim diēka nga vetja jonė pėr Republikėn e Kosovės, shtetin e sė ardhmės pėr fėmijet tonė. Secili mė takatin e mė zanatin e vet, mund ta bejmė ndryshimin e nevojshėm pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj, pėr kthimin e identitetit e shpirtit humanitar tė shqiptarėve tė trashėguar nėpėr shekuj.
Diaspora mė kapacitetėt e saj mund tė instaloj njė formė tė re tė Demokracisė euro-pėrėndimore, qė nė qėnder e ka qytetarin e jo liderin, qė politikėn ta vėjė nė shėrbim tė qytetarėve e jo tė liderėve e grupeve tė caktuara siq po ndodhė tani.
Kosovės i duhen lider tė sė ardhmės, qė demokracinė e zhvillojnė nga poshtė-lartė. Qytetarėt duhet tė dijnė nga ju vijnė e nga ju shkojnė paratė e tyre. Ēdo lėvizje financiare duhet tė bėhet publike.
Mė ndryshimin pozitiv tė Kosovės qė do t'i sjellė Diaspora, qytetarėt do tė kenė mundėsinė tė votojnė pėr programe dhe ide konkrete, e jo mė pėr "ėmra"apo "fytyra" si deri mė tani.
Diaspora sė bashku mė njė lėvizje qytetare do tė bejnė qė nė ulėset e parlamentit tė Republikės sė Kosovės tė ketė: intelektual,veprimtar, punėtor, ekspert tė fushave tė ndryshme, afarist e biznesmen,... mė njė fjalė do tė ketė njė pėrfshirje tė gjėrė pa dallime ideologjike, fetare apo rajonale.
Mė ndyshimet e ardhėshme kushtetuese, Kosovės duhet t'i kthehet Referendumi Popullor, qė ėshtė shprehja mė e lartė e demokracisė dhe lirisė sė njė vendi, dhe rregullimin e tė drejtave mė kushtetutė pėr tė gjithė qytetarėt, e jo pėr tė drejtat e njė grupi tė caktuar siq ėshtė sot.

Florim Zeqa

Neferta
02-08-12, 19:26
Elaborim i mire par pa hangjiun , eshte iluzive te mendohet se do te kthehen ekspert nga diaspora, jo ekspert po as edhe nje njeri me mendje te shendoshe nuk do te kthehet duke e ditur se nga po ky vende ikin ne pakthim se kush munden e me menyra te ndryshme.
Edhe un do te kisha deshire te kthehen jo nje po te gjithe te jetojne dhe te knaqen me kete liri qe me munde e nxorrem po kush kthehet duke e ditur se njeriu ka deshire te jetoj jeten e jo ti krijoj te tjerve favore e vete te sakrifikohet per asgje.
Na mbetet neve kjo hise qe te punojm per ndonje ndryshim per ndonje perspektive te mundohemi sado pake per te miren tone.
http://www.evropaelire.org/content/article/24653016.html

dardan100
03-08-12, 16:52
Normal se mergimtaret nuk kan ku me u kthy, se ne kosove tash gjenden jashte vendi dhe kohe, eshte per keqardhje por eshte e vertete.
Mergimtaret jane dy here TE HUAJ, ne gurbet dhe kur te shkojne ne Kosove.

Guri i madh
03-08-12, 17:23
mergata po thot asnji metelik investime ne KOSOV deri sa te jet kjo qeveri

Domira
06-08-12, 12:23
Sa e kuptova une autorin e temes nuk behet fjale per ndihma finciare por per angazhim vullnetar per ndergjegjesim dhe kontribut ne te gjitha fushat , gje qe eshte me e veshtire se mbledhja e mjeteve materiale.

Uroj qe te gjinden njerez te cilet munden dhe kane ende ideal dhe dashuri per atedhe, per ti vene te gjitha forcat dhe njohurite e fituara ne dispozicion te atedheut dhe ardhmerise.

Derisa te rinjt po kryejne arsimime ne vende perendimore dhe tregojne vullnet per te punu ne vendin e vet, une besoj ne dite te mira.