PDA

View Full Version : Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!


Zero Cool
17-09-12, 09:36
Kryeakademiku i Kosovės kėrkon rishqyrtim tė historisė shqiptare


Prishtinė, 14.09.2012


Akademikė, historianė e studiues tė fushave tė ndryshme janė bėrė bashkė nė Prishtinė nė konferencėn shkencore pėr tė diskutuar rreth Shqipėrisė dhe Kosovės, 100 vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar.

Me organizimin e Akademisė sė Arteve dhe Shkencave tė Kosovės dhe Institutit tė Historisė nė Prishtinė, konferenca shkencore dyditore “Pavarėsia e Shqipėrisė dhe Kosova 100 vjet pas” ka filluar punimet tė enjten me fjalėn e dy kryetarėve tė akademive, tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės. Akademik Hivzi Islami, kryetar i AShAK-ut, i cili ka hapur konferencėn, ka thėnė se shpreson qė kjo ngjarje me ēėshtjet qė do t’i trajtojė nė kuadėr tė temės, me komplementaritetin nė mes tyre, mbi bazė tė argumenteve tė reja shkencore, do tė jetė produktive nė zbardhjen e njė mori problemesh dhe zhvillimesh njėshekullore. Sipas tij, ky jubile duhet tė shėrbejė si njė fillim i shqyrtimit tė historisė shqiptare.

“100 - vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe jubileu i 5-vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės, janė edhe njė moment pėr rishqyrtimin e historisė, mė ē’rast ngjarjet dhe personalitet historike do tė interpretoheshin dhe vlerėsoheshin nga kėndvėshtrimi objektiv shkencor”, ka thėnė akademik Islami. Sipas kryeakademikut tė Kosovės, kėto dy jubile janė gjithashtu njė rast qė gjakftohtė, pa emocione e patetikė, tė nxirren mėsime nga pikat e dėshtimeve dhe qeverisjeve nė tė dy anėt e kufirit dhe tė reflektojnė pėr njė qeverisje racionale e produktive dhe perspektivė tė sigurt euroatlantike.

“Pavarėsia e shtetit duket sikur ndėrtimi i shtėpisė, mė lehtė bėhet e mė vėshtirė mbahet”, ka thėnė kryeakademiku kosovar. Sipas tij, punėt dhe pėrgjegjėsitė e institucioneve tė Kosovės filluan pikėrisht mė 17 shkurt 2008 dhe do tė jenė edhe mė tė mėdha pas pėrfundimit tė procesit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare qė ndodhi para tri ditėsh. Pėr kryetarin e Akademisė sė Arteve dhe Shkencave tė Kosovės, problemet dhe sfidat e Kosovės mbesin nė radhė tė parė te pėrpjekjet pėr mbrojtjen nga individualizmi i mundshėm territorial i shtetit, te mbrojtja nga grabitja e pasurisė kombėtare, te sundimi i ligjit, te lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe te angazhimi pėr jetė dinjitoze tė qytetarit tė Kosovės.

Por pėrpos akademik Hivzi Islamit, kėrkesėn pėr rishqyrtimin e historisė shqiptare nuk e ka pėrmendur nė fjalėn e tij as kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Gudar Beqiraj e as drejtori i Institutit tė Historisė nė Prishtinė, Jusuf Bajraktari.

Por pėr akademikun Beqiraj kjo konferencė mund tė hedhė dritė pėrmes studimeve nė proceset historiko-politike e kulturore qė ēuan nė realizimin e pavarėsisė.

”Me gjithė kėto zhvillime dramatike, fitorja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe fitorja e pavarėsisė sė Kosovės, gati njė shekull mė pas, dėshmojnė se nuk mund tė ketė forcė nė botė qė tė arrijė ta varrosė ėndrrėn e lirisė sė njė populli”, ka thėnė Beqiraj.

E Jusuf Bajraktari ka fokusuar fjalėn e tij mė shumė nė pėrfshirjen e Kosovės nė procesin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912.

Sipas tij, me gjithė rrethanat dramatike qė po zhvilloheshin ato kohė nė Kosovė, pėrfaqėsimi i saj dhe roli qė luajti Kosova dhe kosovarėt nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė pasqyrohet jo vetėm me pjesėmarrje tė delegatėve, por nė veēanti duhet vlerėsuar besnikėria e luftėtarėve kosovarė.

“Megjithatė, krijimi i njė Shqipėrie tė pavarur, pa Kosovėn, Ēamėrinė dhe viset e tjera etnike, e pėrgjysmoi gėzimin e shumėpritur tė popullit shqiptar”, ka thėnė Bajraktari. Pėr njė temė mė ndryshe sesa vetėm procesi historik deri te shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė, ka folur akademik Pajazit Nushi. “Mendimi akademik dhe doktrina serbe ndaj shqiptarėve” ka qenė titulli i referimit tė akademik Nushit. Sipas tij, mendimi akademik serb ka qenė nxitės i zhvillimeve si vrasjet e dėbimet masive tė shqiptarėve nė gjithė historinė 100-vjeēare. Ky mendim, sipas tij, ka pasur ndikim autoritar nė formimin dhe zhvillimin e qėndrimeve politike tė organeve tė institucioneve tė pushtetit serb.

“Nė kėtė pikėpamje rezultat i gjurmimit tė raporteve ndėrmjet mendimit akademik, qėndrimeve politike dhe sjelljeve tė formacioneve tė armatosura serbe u tregua raport kauzal i ndėrlidhur”, ka thėnė Nushi. Sipas tij, nga ky rezultat del gjykimi pėrfundimtar, sipas tė cilit misioni i institucionit mė tė lartė mendor i Serbisė nuk ka arritur ta lidh tė vėrtetėn pėr shqiptarėt me sjellje humaniste. Ai ka bindjen se qėndrimi akademik ndaj shqiptarėve dhe Kosovės ėshtė ngurtėsuar, madje edhe fanatizuar fetarisht, por ka ngelur i pandryshueshėm gjatė gjithė shekullit tė kaluar.

“Konsideroj se pikėpamja e tyre pėr shqiptarėt dhe Kosovėn ka pėrmasa tė mendimit doktrinar, qė meriton shqyrtim studimor tė gjithanshėm nė mbėshtetje tė rezultateve mė tė reja arkeologjike, gjuhėsore, historike, sociologjike, psikologjike dhe tė vlerėsimit krahasimtar tė tyre”, ka thėnė akademik Nushi. Me referim, nė ditėn e parė tė konferencės shkencore “Pavarėsia e Shqipėrisė dhe Kosova 100 vjet pas”, kanė folur edhe akademikėt Beqir Meta, i cili ka folur pėr afrimin e institucioneve kombėtare nė vitet 20 dhe 30 vjetėt e shekullit XX. Pas tij, nė pjesėn e dytė tė konferencės kanė lexuar studimet e tyre edhe studiuesit Emine Bakalli, Biglin Ēelik, Valentina Duka, Isa Bicaj, Ferit Duka, Frashėr Demaj, Ilira Ēaushi, Fehmi Rexhepi, Ana Lalaj, akademik Esat Stavileci e shumė tė tjerė.

Zero Cool
25-09-12, 19:01
Haxhiu: Historia e klasės sė pestė, pėrrallė e shkruar keq


Prishtinė, 14.09.2012

Deputeti Bekim Haxhiu ėshtė shokuar me historinė e klasės sė pestė tė shkollės fillore. E kishte marrė pėr ta lexuar nga kureshtja, kur atė e kishte sjellė nė shtėpi vajza e tij, e cila sivjet ėshtė nė klasėn e pestė. Pėrshtypjet pas leximit tė kėtij libri shkollor, tė enjten ai i ka ndarė me kolegėt deputetė nė Kuvendin e Kosovės. U ka thėnė se nga ajo qė ka lexuar ka ardhur nė pėrfundim se ky libėr nuk u mėson histori fėmijėve, por ua ofron njė “pėrrallė tė shkruar keq nga Fehmi Rexhepi dhe Frashėr Demaj”.

Mė pas ėshtė pėrpjekur ta arsyetonte perceptimin e tij ndaj librit.

“Nė kėtė libėr shkollor fėmijėve tanė u mohohet historia e vėrtetė...Nė tė, le qė nuk flitet pėr themelimin dhe historinė e UĒK-sė, por fėmijėve u mohohet tė mėsojnė pėr komandantin legjendar tė UĒK-ės Adem Jashari, pėr heronjtė tanė si Zahir Pajaziti , Luan e Shkėlzen Haradinaj, pėr Fehmi e Xhevė Lladrovcin, Ilaz Kodrėn e shumė heronj tė tjerė”, ka thėnė Haxhiu. Nuk ka mbaruar me kaq.

“Fėmijėve tanė, nė kėtė libėr shkollor u mohohet tė mėsojnė pėr heronjtė dhe figurat mė tė ndritura, qė dhanė mė sė shumti qė kėta fėmijė tė rriten tė lirė”, ka vazhduar Haxhiu. “Mė besoni ose jo, fėmijėt tanė nė kėtė libėr mund tė lexojnė nė faqen 104 vetėm tre rreshta pėr luftėn e fundit tė UĒK-sė, kurse nė faqen 106, si pėr ironi shkruhen dy rreshta mė shumė pėr administratėn e UNMIK-ut dhe mė pas shkruhet edhe pėr zgjedhjet e pasluftės dhe historinė e tyre”, ka shtuar ai.

Autorėt e librit, sipas tij, mė shumė u kanė dhėnė hapėsirė krijimit tė partive politike dhe filmave si “Uka i Bjeshkėve tė Nemuna” dhe “Era e Lisi” sesa formimit tė UĒK-sė dhe komandantit tė saj.

“Nė kėtė libėr fėmijėt tanė nuk mund tė mėsojnė pėr protestat e studentėve tė 1 tetorit 1997, as pėr Adem Demaēin e as pėr Ukshin Hotin, e as qė mund ta gjesh njė fjalė tė vetme pėr mijėra tė burgosur politikė. As edhe njė fjalė, as edhe njė numėr pėr mijėra tė vrarė nė luftėn e fundit”, ka konstatuar Haxhiu.

Frashėr Demaj, si njėri nga autorėt e librit, i ka vlerėsuar kėto kritika tė paqėndrueshme. Pėr “Kohėn Ditore” ai ka thėnė se historia e klasės sė pestė qėllimisht nuk ėshtė ngarkuar me fakte, data e emra, sepse nė tė kundėrtėn do tė bėhej e pakapshme pėr fėmijėt e asaj moshe.

“Qėllimi, ka qenė qė nxėnėsit tanė tė mėsojnė ngadalė histori e jo tė ngarkohen me fakte e mė gjėra tė tjera qė janė vėshtirė tė kapshme pėr nxėnėsit e klasės sė pestė”, ka thėnė Demaj.

Shqiptarėt, sipas tij, kanė njė histori mbi 2500-vjeēare dhe secila periudhė e ka rėndėsinė e saj.

“Pastaj ėshtė ēėshtje e autorėve tė teksteve shkollore se ēka ata e ēmojnė si mė tė rėndėsishme. Por secili duhet ta kuptojė se autorėt e teksteve, nė vija tė trasha pėrfshijnė tė gjitha periudhat e historisė dhe pėrfshijnė tė gjitha personalitetet e rėndėsishme qė kanė lėnė gjurmė. Kėshtu kemi vepruar edhe ne”, ka deklaruar Demaj.

Ai nuk ėshtė befasuar nga Haxhiu qė ka thėnė se UĒK-sė i janė kushtuar vetėm tre rreshta, duke thėnė se po tė varej vetėm prej tij, edhe vetė do t’i kishte bėrė shumė gjėra mė ndryshe.

“Mirėpo, secili duhet ta dijė se ka rregulla se si duhet shkruar historia pėr mosha tė caktuara”, ka thėnė Demaj. “Duhet tė jemi tė vetėdijshėm si historianė dhe si deputetė, por edhe si qytetarė tė thjeshtė se historia nuk fillon as nuk mbaron me neve. Unė nuk jam i gatshėm qė tė bėj ndryshime pėr teka tė askujt. Do tė ishte mirė qė secili qytetar i Kosovės tė vetėdijesohet dhe ta kryejė punėn e vet nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme”, ėshtė shprehur ai.

Nė kėtė kuptim, ai ka shtuar se edhe deputetėt duhet tė gjykojnė me njė gjuhė pak mė intelektuale dhe mė tė pranueshme kur dėshirojnė tė komunikojnė me intelektualėt. Tekefundit, ka thėnė se: “Kritikat nga joprofesionistėt janė joserioze”.

Nė fakt, libri i historisė pėr klasėn e pestė ėshtė kritikuar edhe nga disa historianė qysh para dy vjetėsh.

Por jo pėr UĒK-nė! Asokohe ėshtė polemizuar rreth “paraardhėsve tė ilirėve”. Derisa autorėt e librit kanė shkruar se: “Dijetarėt mendojnė se pellazgėt janė paraardhėsit e ilirėve”, historiani Jahja Dranēolli pati thėnė se kjo ėshtė vetėm njė hipotezė, qė nuk ėshtė dashur t’u servohet fėmijėve pėr mėsim.

“Kėto teza janė lansuar mė shumė nga historianėt romantikė tė shekullit nėntėmbėdhjetė, mandej janė pėrsėritur, por janė krejt hipotetike”, pati thėnė ai.

Ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili vetė ėshtė historian, pati thėnė se pėr tekstet shkollore tė historisė, pėrgjegjėsinė e mbajnė autorėt. Libri i historisė pėr klasėn e pestė, megjithatė, ėshtė lejuar nga MASHT-i.

elvio
26-09-12, 11:52
Kryeakademiku i Kosovės kėrkon rishqyrtim tė historisė shqiptare


Prishtinė, 14.09.2012


Akademikė, historianė e studiues tė fushave tė ndryshme janė bėrė bashkė nė Prishtinė nė konferencėn shkencore pėr tė diskutuar rreth Shqipėrisė dhe Kosovės, 100 vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar.

Me organizimin e Akademisė sė Arteve dhe Shkencave tė Kosovės dhe Institutit tė Historisė nė Prishtinė, konferenca shkencore dyditore “Pavarėsia e Shqipėrisė dhe Kosova 100 vjet pas” ka filluar punimet tė enjten me fjalėn e dy kryetarėve tė akademive, tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės. Akademik Hivzi Islami, kryetar i AShAK-ut, i cili ka hapur konferencėn, ka thėnė se shpreson qė kjo ngjarje me ēėshtjet qė do t’i trajtojė nė kuadėr tė temės, me komplementaritetin nė mes tyre, mbi bazė tė argumenteve tė reja shkencore, do tė jetė produktive nė zbardhjen e njė mori problemesh dhe zhvillimesh njėshekullore. Sipas tij, ky jubile duhet tė shėrbejė si njė fillim i shqyrtimit tė historisė shqiptare.

“100 - vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe jubileu i 5-vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės, janė edhe njė moment pėr rishqyrtimin e historisė, mė ē’rast ngjarjet dhe personalitet historike do tė interpretoheshin dhe vlerėsoheshin nga kėndvėshtrimi objektiv shkencor”, ka thėnė akademik Islami. Sipas kryeakademikut tė Kosovės, kėto dy jubile janė gjithashtu njė rast qė gjakftohtė, pa emocione e patetikė, tė nxirren mėsime nga pikat e dėshtimeve dhe qeverisjeve nė tė dy anėt e kufirit dhe tė reflektojnė pėr njė qeverisje racionale e produktive dhe perspektivė tė sigurt euroatlantike.

“Pavarėsia e shtetit duket sikur ndėrtimi i shtėpisė, mė lehtė bėhet e mė vėshtirė mbahet”, ka thėnė kryeakademiku kosovar. Sipas tij, punėt dhe pėrgjegjėsitė e institucioneve tė Kosovės filluan pikėrisht mė 17 shkurt 2008 dhe do tė jenė edhe mė tė mėdha pas pėrfundimit tė procesit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare qė ndodhi para tri ditėsh. Pėr kryetarin e Akademisė sė Arteve dhe Shkencave tė Kosovės, problemet dhe sfidat e Kosovės mbesin nė radhė tė parė te pėrpjekjet pėr mbrojtjen nga individualizmi i mundshėm territorial i shtetit, te mbrojtja nga grabitja e pasurisė kombėtare, te sundimi i ligjit, te lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe te angazhimi pėr jetė dinjitoze tė qytetarit tė Kosovės.

Por pėrpos akademik Hivzi Islamit, kėrkesėn pėr rishqyrtimin e historisė shqiptare nuk e ka pėrmendur nė fjalėn e tij as kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Gudar Beqiraj e as drejtori i Institutit tė Historisė nė Prishtinė, Jusuf Bajraktari.

Por pėr akademikun Beqiraj kjo konferencė mund tė hedhė dritė pėrmes studimeve nė proceset historiko-politike e kulturore qė ēuan nė realizimin e pavarėsisė.

”Me gjithė kėto zhvillime dramatike, fitorja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe fitorja e pavarėsisė sė Kosovės, gati njė shekull mė pas, dėshmojnė se nuk mund tė ketė forcė nė botė qė tė arrijė ta varrosė ėndrrėn e lirisė sė njė populli”, ka thėnė Beqiraj.

E Jusuf Bajraktari ka fokusuar fjalėn e tij mė shumė nė pėrfshirjen e Kosovės nė procesin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912.

Sipas tij, me gjithė rrethanat dramatike qė po zhvilloheshin ato kohė nė Kosovė, pėrfaqėsimi i saj dhe roli qė luajti Kosova dhe kosovarėt nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė pasqyrohet jo vetėm me pjesėmarrje tė delegatėve, por nė veēanti duhet vlerėsuar besnikėria e luftėtarėve kosovarė.

“Megjithatė, krijimi i njė Shqipėrie tė pavarur, pa Kosovėn, Ēamėrinė dhe viset e tjera etnike, e pėrgjysmoi gėzimin e shumėpritur tė popullit shqiptar”, ka thėnė Bajraktari. Pėr njė temė mė ndryshe sesa vetėm procesi historik deri te shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė, ka folur akademik Pajazit Nushi. “Mendimi akademik dhe doktrina serbe ndaj shqiptarėve” ka qenė titulli i referimit tė akademik Nushit. Sipas tij, mendimi akademik serb ka qenė nxitės i zhvillimeve si vrasjet e dėbimet masive tė shqiptarėve nė gjithė historinė 100-vjeēare. Ky mendim, sipas tij, ka pasur ndikim autoritar nė formimin dhe zhvillimin e qėndrimeve politike tė organeve tė institucioneve tė pushtetit serb.

“Nė kėtė pikėpamje rezultat i gjurmimit tė raporteve ndėrmjet mendimit akademik, qėndrimeve politike dhe sjelljeve tė formacioneve tė armatosura serbe u tregua raport kauzal i ndėrlidhur”, ka thėnė Nushi. Sipas tij, nga ky rezultat del gjykimi pėrfundimtar, sipas tė cilit misioni i institucionit mė tė lartė mendor i Serbisė nuk ka arritur ta lidh tė vėrtetėn pėr shqiptarėt me sjellje humaniste. Ai ka bindjen se qėndrimi akademik ndaj shqiptarėve dhe Kosovės ėshtė ngurtėsuar, madje edhe fanatizuar fetarisht, por ka ngelur i pandryshueshėm gjatė gjithė shekullit tė kaluar.

“Konsideroj se pikėpamja e tyre pėr shqiptarėt dhe Kosovėn ka pėrmasa tė mendimit doktrinar, qė meriton shqyrtim studimor tė gjithanshėm nė mbėshtetje tė rezultateve mė tė reja arkeologjike, gjuhėsore, historike, sociologjike, psikologjike dhe tė vlerėsimit krahasimtar tė tyre”, ka thėnė akademik Nushi. Me referim, nė ditėn e parė tė konferencės shkencore “Pavarėsia e Shqipėrisė dhe Kosova 100 vjet pas”, kanė folur edhe akademikėt Beqir Meta, i cili ka folur pėr afrimin e institucioneve kombėtare nė vitet 20 dhe 30 vjetėt e shekullit XX. Pas tij, nė pjesėn e dytė tė konferencės kanė lexuar studimet e tyre edhe studiuesit Emine Bakalli, Biglin Ēelik, Valentina Duka, Isa Bicaj, Ferit Duka, Frashėr Demaj, Ilira Ēaushi, Fehmi Rexhepi, Ana Lalaj, akademik Esat Stavileci e shumė tė tjerė.

Rishqyrtim?
Ne kete 100 vjetor te pavaresise ai qe shkroi dekretin asesi se ekziston ,madje duan ta fshijne fare nga historia.
Kritikat kane ardhur edhe nga Italia,por valle dicka e shtyn qeverine aktuale qe te beje cmos ta fshije nga faqet e historise me kontributin e tij?

Pse ky ngurtesim,packa se me duket ka te drejte .

lovely
10-10-12, 11:52
Zhberja e propagandes antishqiptare, detyra kryesore

Propaganda antishqiptare, eshte pjese e programit te punes te nje aparati shteteror dhe jo-shteteror ne vendet fqinje me Shqiperine,ne kombet/shtetet qe kane tradite antishqiptare, dhe qe kane siguruar krijimin dhe egzistencen e tyre ne kurriz te kombit shqiptar dhe hapesires se tij jetike. Ne krye te ketyre shteteve qendrojne vendet ultraortodokse Serbia dhe Greqia, por mbas nuk mbetet as IRFJ e Maqedonise, Mal i Zi, dhe ne menyre me sporadike Rumania dhe Bullgaria, Italia e ndonje tjeter.
Per fat te keq makineria e propagandes sllave ka punuar me efektivitet dhe per nje kohe shume me te gjate se dhe vet egzistenca e shtetit shqiptar. Propaganda antishqiptare qė buron nga Beogradi, Athina dhe Roma ndjek njė model tė caktuar tė degradimit tė figurės sė shqiptarit. Ky degradim bėhet me shėnjestėr publikun perėndimor dhe shfrytėzon konstruktet dhe veēantitė e tij kulturore. Propaganda qė tė jetė efikase synon nė krijimin e pėrshtypjes, dhe nuk ėshtė e rėndėsishme qė tė jetė gjithnjė e mbėshtetur nė fakt, madje nė pjesėn mė tė madhe tė kohės spekulon nė mėnyrė tė pandėrprerė, krijon pėrshtypjen e parė me spekulimet fillestare dhe ndėrton spekulime tė tjera mbi kėto, duke hyrė nė njė proces tė mirėfilltė spekulimi qė siē e dimė nė rastin e Serbisė dhe Greqisė ka arritur nė nivel patologjik dhe akademik. Rėndom punohet mbi njė fakt tė pamjaftueshėm origjinar, ose mbi njė fakt tė shtrembėruar ose dhe pa kurrfarė fakti (megjithėse pėr tė rritur besueshmėrinė ėshtė e nevojshme qė propaganda tė pėrdorė pjeserisht fakte reale).

Tezat me te parapelqyera per ta jane:

1- Shqiptaret nuk jane autoktone, ata jane te ardhur(parapelqehet ardhja prej Kaukazit), ata jetojne ne hapesiren jetike dikur te serbeve dhe grekeve.
2- Shqiptarėt janė nje bashkesi myslimane pa identitet racor dhe avangardi i muslymanizmit ne Europė
3- Shqiptarėt janė shpirterisht te lidhur me terrorismin per arsye te pikes 2.
4- shqiptarėt nuk respektojnė ligjet, nuk njohin civilizimin dhe per me teper ne kete kuader nuk respektojne tė drejtat e njeriut.
5- Shqiptaret jane te sjelle me qellim prej turkut nė Ballkan per te infektuar Europen me fene aziatike dhe terrorizem, ne "mbreterine e krishterimit", pra Europen.
6- Shqiptaret nuk dine te bejne shtet, nuk dine te ngrene institucione, shqiptarėt nuk kanė pasė ndonjėherė shtet para 1912-s, bile kjo date shenon dhe fillimin e formimit te vertete te kombit shqiptar.
7- Shqiptarėt janė popullsi joeuropiane ne fizionomi dhe ne brendine gjenetike, ata jane popullsi gjysem aziatike, pa kurfare lidhje historike me Europen
8- Ne jeten e perditshme sociale, shqiptarėt kanė prirje kriminale te lindura, qė ka ardhur si pasoje e nje deformimi gjenetik, ose si rezultat i habitatit te ndryshem natyror nga ai origjinali i shqiptareve, qe eshte Azia.

Per te gjitha keto shpifje te uleta, qe burojne nga mendje te semura shoviniste, ne duhet te nxjerrim argumentat tane te pakundershtueshem, qe ne mungese te punes te institucioneve dhe shkencetareve me grada, duhet bere prej nesh duke sakrifikuar kohen tone, financat tona, dhe interesat tona personale.
Kjo ne emer te atij Atdheu qe dikur qendronte ne kerthizen e civilizimit europian, dhe tani i grabitur prej pjelles se vete europiane-fetare-ideologjike.


Arbėriaonline

Alima
04-11-12, 13:46
...


Misteri i flamurit tė parė shqiptar-Cili ėshtė verzioni i vėrtetė?
Written by Naim Hoxha.



http://kohaislame.com/media/k2/items/cache/92caa4efc8e0ce510617fa92dc5151a8_XL.jpg


Simboli i pavarėsisė nė 28 nėntor 1912, flamuri, vazhdon tė ketė disa enigma tė pazgjidhura deri nė ditėt e sotme.
100 vjet mė vonė, nuk ėshtė zbuluar ende se cili ishte ai person qė solli flamurin nė Vlorė dhe ia dha Ismail Qemalit, qė mė pas, me krenari valėviti flamurin e parė tė Shqipėrisė sė pavarur.
Dokumentat e shkruar dhe fotografitė mungojnė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse gjendemi sot pėrballė aq shumė hipotezave apo fakteve qė lėnė vend pėr dyshim, se kush e solli flamurin dhe nėse mund tė zbulohet e vėrteta historike.

Varianti i parė
Nė verėn e vitit 1911, zonja Marigo Pozio, me pretekstin se do tė mjekohej, udhėtoi drejt ishullit tė Korfuzit. Aty takohet me pėrfaqėsues nacionalistė tė kolonive shqiptare qė ishin mbledhur nė ishullin grek. Midis tyre ishin edhe pėrfaqėsues nga SHBA-ja tė dėrguar nga shoqėria patriotike “Besa-Besėn”. Patrioti Kola, me tė vėllain Thoma Katundi i dorėzuan zonjės Marigo flamurin me tė cilin ajo u kthye nė Vlorė duke e veshur nėn teshat e saj. Njė vit mė vonė, Marigoja ia dhuroi kėtė flamur plakut tė Vlorės, Ismail Qemalit, pėr ta ngritur nė 28 nėntor, nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemal Beut.

Varianti i dytė
Shumė patriotė kanė tė njėjtin mendim se flamuri i ngritur nė 28 nėntor ėshtė pikturuar nga vetė dora e zonjės Marigo, sipas modelit tė shqipes sė vizatuar nga Dom Mark Vasa. Kėtė hipotezė e mbėshtet edhe zonja qė ka punuar pranė Marigosė gjatė tė gjithė jetės. Ndėrsa flamuri prej Amerikės qė solli Marigoja iu dorėzua Llambi Bimblit, i paprekur kur kėta po niseshin pėr nė Korēė dhe ky flamur u ngrit kur Korēa deklaroi nga ana e saj pavarėsinė. “Flamuri qė bėmė ne nuk ėshtė krejt i kuq, por nė ngjyrėn e specit”, kujton ndihmėsja e Marigosė.

Varianti i tretė
Bejlerėt e Vlorės thonin se kėtė flamur ua kishte dhuruar Don Aladro Kastrioti dhe se kishin qenė ata qė e dorėzuan mė pas tek Ismail Qemali.

Varianti i katėrt
Revista “Hylli i Dritės” shkruante nė vitet pas pavarėsisė se Ismail Qemali, duke ardhur nga Viena, u ndal nė Kotor dhe atje ka marrė njė flamur diku tek dy metra tė gjatė.

Varianti i pestė
Patrioti korēar, Thoma Nasi, nė autobiografinė e tij shkruan se nė vitin 1911, sė bashku me njė numėr tjetėr patriotėsh, u kthyen nė atdhe me qėllim qė tė luftonin kundėr armikut dhe njėkohėsisht sollėn edhe flamurin e parė, qė u ngrit mė pas nė datėn 28 nėntor 1912 prej Ismail Qemalit.


Varianti i gjashtė
Spiridon Ilo dhe patriotė tė tjerė tregojnė se grupi qė u nis nga Rumania pėr tė shpallur pavarėsinė kishte marrė me vete edhe atė qė do tė shndėrrohej nė flamurin e parė tė shtetit tė pavarur shqiptar. Kjo dokumentohet me fjalėt qė Spiridoni i ka thėnė djalit tė tij: “Flamurin qė pėrgatitėm nė Bukuresht, unė e kam mbajtur nė gji qė nga Bukureshti e deri nė Vlorė dhe pastaj, pasi e valėviti Ismail Qemali, unė e valėvita nė parmak me sqepar”.

Varianti i shtatė
Spiridoni, me flamurin qė kishte me vete, bujti tek shtėpia e Marigo Pozios, meqė ishte kushėrira e parė e tij. Marigoja i qėndisi flamurit thekėt e verdhė, pėr ta bėrė ashtu siē e tregoi Spiridoni, nė kartolinėn e vitit 1920.

Varianti i tetė
Eqerem bej Vlora, nė kujtimet e tij shkruan se ai qė u ngrit nė datėn 28 nėntor 1912 ishte flamuri i shtėpisė sė tij, tė cilin e ruante nė njė kornizė, pasi i ishte dhuruar nga Aladro Kastrioti.

Varianti i nėntė
Nga gazeta “Kolonja”, nė vitin 2001 ėshtė shkruar: “Asim Dika ishte ai qė mori flamurin e qėndisur nga motrat Qirjazi dhe ia ēoi Ismail Qemalit nė Vlorė”.

Varianti i dhjetė
Nė librin e tij, “Patriotizma dhe Nacionalizma”, patrioti Kristo Floqi flet pėr flamurin e ngritur nė Vlorė nė vitin 1912, duke paraqitur tė dhėna tė tjera mbi origjinėn e flamurit, tė dhėna qė ai i ka krahasuar edhe me tė vėllain e tij, juristin Thanas Floqi.


/tch

Zero Cool
17-12-12, 10:52
Nė kohėn e Perandorisė Osmane – s’kishte dhunė, s’kishte hakmarrje, s’kishte vrasje ?


17.12.2012


Dy vjet pas vizitės sė Kryeministrit tė Turqisė nė Kosovė, Recep Tayyip Erdogan, janė ndryshuar librat e ciklit parauniversitar nė raport me kohėn e Perandorisė Osmane. Nė versionin ri tė historisė Perandoria Osmane ėshtė njė pushtues, por jo njė sundues i egėr.

Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan dhe ai kosovar Hashim Thaēi e falėn sė bashku njė namaz xhumaje nė nėntor tė vitit 2010. Shefi i qeverisė turke po e vizitonte pėr herė tė parė Kosovėn dhe kur pa objektet fetare nė Prizren foli pėr relacionet Kosovė-Turqi.

Kėto xhami simbolizojnė vėllazėrinė mes Kosovės dhe Turqisė”, tha Erdogan.

Kosova ka lidhur deri mė tash 13 marrėveshje me Turqinė qė kanė tė bėjnė me mjedis, shkencė, ekonomi e ndihmė ushtarake nga shteti euro-aziatik. Por, Turqia ka kėrkuar bashkėpunim edhe nė fushėn e arsimit: autoritetet turke kėrkojnė pastrimin e librave tė historisė.

Gjashtė muaj pas vizitės sė Kryeministrit Erdogan nė Kosovė, mė 5 prill 2011, ministri i Arsimit, Ramė Buja, krijoi komisionin pesė anėtarėsh qė do tė merrej me kėtė punė. Por, zyrtarėt turk nuk reshtėn sė kėrkuari ndryshimet e historisė sa herė qė vizitonin Kosovėn. Kjo ka ndodhur edhe gjatė vizitės nė Kosovė tė ministrit tė Punėve tė Jashtme, Ahmet Davutoglu, dhe atij tė arsimit, Omer Dinēer.

“Turqisė nuk i pėlqen qė kosovarėt tė mėsojnė historinė e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha”, kishte thėnė Ahmet Davutoglu, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Turqisė, gjatė vizitės mė 26 gusht 2011.

Ndėrkohė edhe Dinēer vitin e kaluar, kur takoi ministrin e Arsimit, Ramė Buja, kėrkoi qė tė largohen paragrafėt nga librat e historisė sė Kosovės, tė cilat pėrmbajnė fyerje pėr Turqinė dhe personalitetet historike tė kėtij vendi.

Tash, pasi qė ndryshimet janė bėrė, zyrtarėt shtetėrorė turq vlerėsojnė se me kėtė veprim do tė fuqizojnė marrėdhėniet e shkėlqyeshme ndėrshtetėrore. Ambasadorja e Turqisė nė Kosovė, Songul Ozan, i tha “Gazetės Jeta nė Kosovė” se ndryshimet nė librat e historisė do t’i kontribuojnė marrėdhėnieve Kosovė-Turqi tė cilat, sipas saj, janė tė shkėlqyeshme. Ajo kujton se ngjashėm kanė vepruar edhe shtete tjera “tė cilat kanė jetuar nė tė kaluarėn njė histori tė pėrbashkėt”.

Komisioni i ngritur nga ministri Buja dorėzoi para mė shumė se gjashtė muajsh rekomandimet se nė cilat pjesė duhet tė korrigjohen librat e historisė. “Gazeta Jeta nė Kosovė” ka siguruar rekomandimet qė ka bėrė komisioni. Nga korrigjimet e librave tė historisė nga klasa e 5-tė deri nė tė 13-tė, del se Perandoria Osmane pėrgjatė shekujve tė pushtimit tė viseve tė banuara me shqiptarė, nuk ka vrarė, ushtruar dhunė apo se ishte e ashpėr. Nė vend tė kėtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanėt me ushtrinė e administratėn e tyre, sunduan, burgosėn dhe ushtruan ndėrhyrje ushtarake.

Kėto janė vetėm disa nga ndryshimet qė nga viti i ri shkollor 2013-2014, qė do tė vendosen nė librat e historisė sė klasave fillore e tė mesme.

“Gazeta Jeta nė Kosovė” ka gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete qė kanė pėsuar librat e historisė nga klasa e pestė deri nė klasėn e trembėdhjetė. Shembujt e paraqitur nė kėtė rast u takojnė librave tė historisė sė klasės sė pestė, gjashtė dhe tetė.

Nė librin aktual tė historisė sė klasės sė pestė, nė faqen 62, fjalėt “dhunė” dhe “vrasje” nė raport me Perandorinė Osmane janė fshirė. Nė vend tė tyre janė vendosur “pushtim” dhe “burgosje”. Nė faqen 48 tė librit aktual, nė lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisė sė shqiptarėve, janė fshirė fjalėt “hakmarrje” dhe “vrasje”. Nė vend tė tyre ėshtė vendosur fjalia “marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depėrtimi i njė pjese tė popullatės vendase”!

Fjalia “osmanėt vranė shumė shqiptarė” ėshtė fshirė tėrėsisht kurse nė faqen 69 tė librit aktual, fjala “..ashpėrsi” ėshtė shndėrruar nė “ndėrhyrje ushtarake”.

Ndryshimet e tjera janė bėrė nė faqen 83 tė librit tė historisė sė klasės sė 6-tė, ku fjalia “sundimi i egėr osman”, ėshtė shndėrruar nė “pushtimi osman”.

Vijė i ėshtė rėnė edhe pjesėve tė librit tė historisė sė klasės sė 8-tė si nė faqen 68, ku fjalia “merreshin masa tė rrepta ndaj atyre qė nuk ishin tė fesė islame;”, tash ka tjetėr kuptim.

..Nė praktikė tė gjithė shtetasit nė viset e tyre tė pushtuara nga Perandoria Osmane, nė jetėn e pėrditshme ishin tė barabartė para ligjit. Natyrisht ndonjėherė shfaqeshin keqpėrdorimet e nėnpunėsve lokal osmanė nė kuadrin e reformave tė tanzimatit”.



Ndryshimeve nuk u kanė shpėtuar as librat e kulturės muzikore.


“Sa i pėrket muzikės, pala turke mund tė ketė pasur vėrejtje si pėr himnizim tė figurės sė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut”, ka thėnė kryesuesi i komisionit. Ai thotė se nuk i kujtohet nė detaje ēfarė ndryshimesh janė bėrė nė kėtė rast.

Emri zyrtar i plotė i Komisionit ėshtė “Komisioni pėr Rishikimin e Prezantimit tė Historisė, Gjeografisė dhe Kulturės Osmane e Turke”. “Gazeta Jeta nė Kosovė” ka siguruar njė raport tė punės sė kėtij Komisioni kryetar i tij ishte prof.dr. Shkelzen Raēa (historian), me anėtarė prof.dr. Ruzhdi Pllana (gjeograf), prof.dr Hysen Matoshi (kulturė osmane dhe turke-gjuhė e letėrsi), Mr.sc. Astrit Mustafa (kulturė osmane e turke-muzikė) dhe sekretar i komisionit, Mr.sc. Avni Rexha.

Ministri Buja, kur kishte emėruar anėtarėt e komisionit mė 5 prill tė vitit tė kaluar, nuk kishte pranuar tė bėnte publikė emrat e tyre.
Komisioni dorėzoi nė MASHT para mė shumė se gjashtė muajsh njė raport me rekomandimet pėr ndryshimin e historisė. Por, anėtarėt e komisionit nuk ishin tė panjohur pėr Ambasadoren e Turqisė nė Kosovė, Songul Ozan. Ajo i ka takuar anėtarėt e komisionit gjatė punės sė tyre.

Historiani Shkelzen Raēa ka konfirmuar takim me ambasadoren e Turqisė nė Kosovė. Ndėrsa, anėtarėt e Komisionit kanė pasur vizitė edhe nė Turqi. Ata kanė qenė nė Ankara, nė Institutin qė merret me hartimin e teksteve shkollore dhe kurrikulave.

“Kemi marrė vėrejtjet qė eventualisht konsiderohen si lėshime nga ana e autorėve tanė. I kemi biseduar tė dy palėt brenda dy a tre ditėve sa kemi qėndruar”, thotė profesor Raēa.

Historiani Shkelzen Raēa thotė se komisioni ka bėrė punė tė mirė, asnjanėse dhe profesionale, nė pėrputhje me metodologjinė dhe sajimin e teksteve shkollore pėr shkollat fillore e tė mesme.
“Synimi ka qenė tė heqim aty-kėtu gjuhė tė urrejtjes, tė njė fjalori pak a shumė agresiv, ka thėnė ai.
Komisioni ka mbajtur shtatė apo tetė takime, ka konfirmuar sekretari i kėsaj trupe, Avni Rexha.
Nė raportin prej tre faqesh tregohet puna e bėrė nga anėtarėt e komisionit.

“Kujtojmė se nė tekstet shkollore duhet zėnė mė tepėr vend aspektet afruese ndėrmjet Turqisė dhe Kosovės duke theksuar edhe aspektet pozitive nga marrėdhėniet shqiptaro-turke nė tė kaluarėn”, shkruan nė njė konkluzion tė raportit tė siguruar nga “Gazeta Jeta nė Kosovė”. Mė tej thuhet se “prioritet mbi prioritetet nė kėto tekste ekzistuese si dhe nė ato nė tė ardhmen, duhet tė jetė gjuha e afrimit, bashkėpunimit dhe referimi i vlerave tė tolerancės”.


Rekomandimet e komisionit i ka pranuar MASHT-i.


“Pikėrisht, kėto do tė futen nė tekstet e vitit tė ardhshėm”, ka thėnė Ramush Lekaj, udhėheqės i Divizionit tė Plan-programeve nė MASHT. “Rishikimet do tė jenė tė pėrfshira nė libra nga viti i ardhshėm”.

Ai thotė se nuk mund tė dihet se sa mund t’i kushtojė MASHT-it ribotimi i librave tė rinj pasi qė nuk dihet se sa libra do tė shtypen vitin e ardhshėm.

Asnjėri nga anėtarėt e komisionit nuk ėshtė autor i ndonjėrit prej librave shkollor tė Historisė. Libri aktual i historisė i klasė sė 5-tė dhe 8-tė, pėr autorė ka historianėt Frashėr Demaj e Fehmi Rexhepi, tė cilėt thonė se askush nuk i ka konsultuar pėr tė bėrė “korrigjimet”.

Nė deklarim tė pėrbashkėt pėr “Gazetėn Jeta nė Kosovė”, pasi tregojnė se nuk kanė ide se kush mund tė ketė qenė nė komision, thonė se nuk kanė pranuar asgjė zyrtare nga Ministria e Arsimit.

“Ėshtė obligim institucional, pavarėsisht preferencave tė ndryshme, qysh nė nisje tė kėsaj pune, qė pjesė e kėtij komisioni tė jetė edhe ndonjė nga autorėt e teksteve shkollore tė historisė”, thonė Demaj e Rexhepi.

Kėshtu nuk mendon profesori Shkelzen Raēa, kryetar i komisionit.

“Nuk e kemi pasur pėr obligim t’i konsultojmė autorėt e teksteve”, thotė ai.

Me kėtė konstatim tė profesor Raēės, nuk pajtohet historiani, profesor Isa Bicaj, i cili ėshtė edhe autor i librit aktual tė historisė sė klasės sė shtatė.

“Mė duket pak e palogjikshme qė vėrejtjet janė bėrė pa konsultim me autorėt e teksteve”, thotė Bicaj i cili ėshtė kundėr rekomandimeve pėr ndryshimin e librave tė historisė tė cilat i ka bėrė komisioni.

“Ma kėput dorėn, e termin ‘ardhje’ pėr osmanėt nuk e pėrdor. Ata kanė qenė pushtues”, thotė Isa Bicaj, profesori i historisė.

Neferta
17-12-12, 12:58
More mos te lype turku ma shum se sa per histori me keta ''historianqa'' qe i kemi edhe mamate ua bejne hallall vetem e vetem tua sigurojn nje muaj ne Antali e tri jave ne Qabe gratis.
Fara e flliqt mbin lehte edhe rritet ma lehte se farerat e selektuara, a thua pse turku nuk e hapi ndoni institut shkencore ne Prishtin apo ne Gjakove po ne puse te bollicave ku ka vetem bari lloqi e me se paku soj njeriu.

Zero Cool
10-03-13, 13:47
Turqia prapė kėrkon rishikimin e teksteve tė histories


http://www.toplajmi.com/wp-content/uploads/2013/03/619.jpg



Republika e Turqisė ka kėrkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė qė librave shkollor tė historisė t’u bėhet njė rishikim i kujdesshėm dhe qė nė pjesė tė caktuara tė tyre edhe tė bėhen korigjimet, tė cilat as pėr zyrtarė tė MASHT-it nuk mund tė quhen si ndryshim i historisė. Kėta tė fundit, nė pėrpjekje pėr ta ilustruar kėrkesėn kanė pėrmendur fjalėn “hordhi” (hordhitė turke) e hasur shpesh nė tekstet e historisė, edhe pse, sipas zėvendėsministrit tonė dhe argumenteve historike, ato ishin njėsi, reparte ushtarake.

Pėr kėtė qėllim, Ministria e Arsimit ka formuar njė komision tė pėrbėrė nga ekspertė tė historisė, gjeografisė dhe albanologjisė tė cilėt kanė pėrgatitur njė raport se ēfarė do tė mund tė korigjohet nė tekstet shkollore. Mirėpo, njėri nga bashkėautorėt e disa librave tė historisė, Frashėr Demaj ka thėnė se autorėt e teksteve tashmė janė dokorduar qė tė mos pranojnė asnjė ndryshim tė teksteve pa marrė miratimin e tyre dhe se ata me asnjė ēmim nuk do tė pranojonė ndryshime qė do tė dėmtonin tė vėrtetėn historike.

Zėvendėsministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka thėnė pėr Kosovapress se ekspertėt qė do tė vinė nga Turqia nuk do tė kenė ndikim nė ndryshimet e teksteve, por, sipas tij, me ta vetėm do tė diskutohet dhe debatohet pėr kėrkesėn e tyre.

“Nuk ka qėllim ardhja e tyre qė ata tė ndikojnė drejtpėrdrejtė nė ndryshimet eventuale por thjesht do tė jetė njė vizitė ku ata sė bashku me ekspertėt tanė do tė shkėmbejnė pėrvojat e tyre qė i kanė nė kėtė fushė, nė mėnyrė qė dilemat eventuale nė mes tė popujve tė ndryshėm tė tejkalohen me njė gjuhė sa mė tė pėrzgjedhur, po qė nuk nėnkupton ndryshimin e historisė pėr arsye se ėshtė fol sa e sa herė qė Ministria e Arsimit do tė ndryshojė tekstet shkollore. Nuk ėshtė Ministria e Arsimit ajo qė i ndryshon tekstet shkollore, nuk ėshtė Qeveria dhe nuk janė zyrtarėt e ministrisė ata qė e ndryshojnė historinė. Historinė e shkruajnė historianėt, ndėrsa ēdo ndryshim, ēdo ndėrhyrje nė tekstet shkollore do tė bėhet vetėm pas njė debati tė hapur qė do tė kemi pastaj me gjithė qytetarėt e interesuar tė Kosovės dhe nė veēanti pas debateve qė do tė kemi me autorėt e teksteve shkollore”, ka thėnė Mustafa.

Ai ka bėrė tė ditur se Ministria e Arsimit nuk e detyron asnjė ekspertė qė tė jep vlerėsim jo shkencor. Sipas tij, do tė ketė njė ballafaqim sugjerimesh ose rekomandimesh qė ka bėrė grupi i ekspertėve me autorėt e teksteve shkollore ku ky grup i ekspertėve pastaj do tė jetė i detyruar qė ta arsyetojė ēdo sugjerim tė tyre edhe para autorėve tė teksteve shkollore.

Mustafa ka thėnė se me ligj ndėrhyrjet nė tekste shkollore mund t’i bėjnė vetėm autorėt e teksteve shkollore, tė cilėt ende nuk janė informuar rrethn vendimit pėr rishikimin e teksteve shkollore.

“Ne jemi shumė tė bindur se me autorėt edhe nė tė kaluarėn kur kemi bisedu. Kemi gjet gjuhėn e pėrbashkėt pėr arsye se edhe autorėt do tė binden qė ēdo sugjerim i Ministrisė sė Arsimit nuk ėshtė i drejtuar kundėr autorėve pėrkundrazi do t’i pėrplotėsojė tekstet dhe secili autor jam i bindur qė sa herė i merr tekstet e tyre shkollore pėr t’i shikuar vėren qė ka gjėra qė ndoshta edhe ata e shohin qė tani mund tė jenė mė ndryshe se sa qė kanė menduar para 5, 6, 7 apo mė shumė kur janė shkruar tekstet shkollore. Por, po e rikonfirmoj fjalėn e fundit do ta thonė vetė autorėt e teksteve shkollore”, ka thėnė Mustafa.

Ai ka shtuar se nė disa lėndė ka terma tė cilat kanė shkaktuar ngarkesė pėr moshėn e fėmijėve.

“Kemi tekste shkollore ku pėrmendin fjalėn ‘hordhi’, pėr reparte tė caktuara ushtarake qė realisht ne sot gjithė gjykojmė pėr arsye se nuk mund tė flitet pėr reparte ushtarake tė quhen ‘hordhi’ por ekzistojnė fjalėt reparte ushtarake apo forca ushtarake apo sido qė tė quhen por jo tė quhen ‘hordhi’, ose nė termat e gjeografisė kemi nocione nė gjeografi qė pėrdoren nė tekste tona tė gjeografisė nocione tė cilat nuk i njeh rendi kushtetues nė Republikėn e Turqisė dhe ėshtė shumė e logjikshme qė Turqia reagon pse ne i pėrdorim ato terma tė cilat nuk i njeh Republika e Turqisė. Ėshtė e njėjtė pėr shembull sikur po e zėmė nė tekste tė caktuara tė gjeografisė pėrmendet ‘rrafshnalta e Armenisė’, njė term qė nuk e njeh Republika e Turqisė”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka shtuar se edhe Kosova do tė reagonte sikur nė tekstet tė ndonjė shteti tė Evropės tė pėrmendej termi Kosovė e Metohi, ose Mitrovica e Veriut, pėr arsye se dokumentet nė fuqi nė vendin tonė nuk i njohin kėto terme.

Ndėrsa historiani Frashėr Demaj, i cili ėshtė edhe bashkautorė i disa teksteve shkollore tė historisė ka thėnė se autorėt e teksteve janė marrė vesh qė tė mos lejojnė qė t’u preken tekstet pa lejen e tyre, pėrndryshe do t’i padisin nė gjyq.

Ai ka thėnė se autorėt e teksteve nuk janė njoftuar zyrtarisht pėr ardhjen e kėtij grupi tė historianėve nga Turqia. Gjithashtu, Demaj ka thėnė se MASHT, nuk i ka informuar autorėt e teksteve shkollore pėr komisionin qė ka formuar ky institucion pėr rishikimin e teksteve dhe kjo, sipas tij, ėshtė shumė jo logjike.

“Sigurisht qė ne jemi tė hapur pėr bashkėpunim mirėpo nuk jemi tė hapur nė asnjė mėnyrė, nuk do tė lejojmė qė tė cenohet e vėrteta e jonė historike dhe pėrfundimisht ne si grup autorėsh qė jemi marrė me tekste shkollore tė historisė kryesisht kemi njėfar lloj kompromisi qė pėr asnjė ēmim d.m.th. nuk do tė lejojmė qė puna jonė intelektuale dhe e vėrteta jonė historike tė cenohet. Nuk mundet askush tė ndėrroj tekstet shkollore tė historisė aty ku gjendet emri im ose emri i kolegėve tė tjerė pa miratimin tonė dhe ne absolutisht nuk jemi tė gatshėm tė bėjmė asnjė kompromis nė favor tė cilėsisė. Kėshtu qė ėshtė pėrgjegjėsi e institucionit tė ministrisė sė arsimit se me kė bashkėpunon”, ka thėnė Demaj.

Ai ka shtuar se sa i pėrket gjuhės sė pėrdorur nė tekstet shkollore, Kosova ėshtė njė shembull pėr shtetet e tjera pėr heqjen e termave fyes nga tekstet shkollore.

“Nė qoftė se thuhet se ky komision ka ardhur pėr shkak tė eksperiencės qė kanė qoftė turqit qoftė ballkanasit e tjerė, unė me pėrgjegjėsi tė plotė morale dhe profesionale mund tė them pėr opinionin tuaj shikues se Kosova ėshtė prijetare nė heqjen dhe nė kujdesin qė ka treguar sa i takon termave fyes sidomos pėr popujt e Ballkanit dhe fundja unė nuk di se pse njerėzit nuk e kuptojnė qė liria akademike e autorit ėshtė pėrgatitje e tij profesionale dhe pedagogjike mėnyra se si e ofron ai atė material shkencor pėrkatėsisht mėsimor pėr nxėnėsit e moshave tė caktuara. Ne gjithmonė kur shkruajmė tekste shkollore, kur shkruajmė tekste historie gjithmonė e kemi parasysh edhe argumentin historik edhe e kemi parasysh aspektin metodiko- didaktik, pėrkatėsisht moshėn e nxėnėsve tė cilėt kanė pėr t’u shėrbyer me atė libėr tė caktuar”, ka theksuar Demaj.

Ai ka bėrė tė ditur se nė qoftė se dalin argumente tė reja shkencore, autorėt e teksteve janė tė gatshėm t’i pranojnė, por jo pėr hatėr tė politikės tė bėhen kompromise mė faktet dhe argumentet shkencore.

Demaj ka thėnė se Turqia tani ėshtė njė shtet mik i Kosovės por, sipas tij, nuk duhet mohuar se Perandoria Osmane na ka pushtuar dhe sunduar pėr 5 shekuj.

Ai ka thėnė se kjo mė tepėr ėshtė njė kompleks i inferioritetit pėr ta zbutur historinė pasi qė Turqia ėshtė duke e ndihmuar Kosovėn.

Nė krye tė komisionit pėr rishikimin e teksteve shkollore janė profesori i historisė Shkėlzen Raēa, gjeografi Ruzhdi Pllana si dhe albanologu Hysen Matoshi

Zero Cool
28-03-13, 17:28
Lexoni kėto dėshmi nga kronikani i Sulltanit nė vitet e pushtimit tė trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane dhe vlerėsojeni vet:

"Pati ndalesa ku u shkuan nė shpatė deri nė tre mijė, katėr mijė, shtatė mijė nga tė pafetė. Prej kufomave tė shumta, lugina tė thella tanimė ngjasoni si tė ishin kodra...

Ushtria u lėshua mbi krahinėn e Shqipėrisė si vėrshimi i njė armate tė stėrmadhe. Njė vėrshim qė mbuloi majat e maleve, luginat e kodrat dhe hapėsirat me pluhur, si tė bėhej fjalė pėr pėrmbytjen e pėrbotshme, duke mbuluar krejtėsisht atė vend tė mbushur plot me njerėz tė ligj...

Me ta u morėn gazinjtė tė cilėt vranė aq shumė sa qe e pamundur tė numėroheshin.
Djelmoshat, vajzat dhe gratė e tyre u zunė robėr. Kalorėsia - strehė e fitores - shtiu nė dorė edhe plot lugina e skuta tė tjera si kjo, aq sa po tė zė t’i rrėfej me hollėsi. Kjo pėrmbledhje do tė dilte mjaft e zgjatur. Nė kėtė mėnyrė. Sulltani e pushtoi tė gjithė vendin e Shqipėrisė."

Dėshmi tė shkruara nga Tursun Beu, kronikani i Sulltan Mehmetit II, dhe tė botuari sė voni nė gjuhėn shqipe nė librin “Kronikat e Tursun Beut”

Lapsi
31-03-13, 14:35
Nuk jane vetem turqit, para tyre kerkuan greket, sllavet qe te ndryshohet. Sot turqit kerkojn nga shqiptaret qe ti hapin arkivat dhe te studiojn dhe mos te jene nen trysnin komuniste. Ne te kunderten ska ndryshim te historise, pervec asaj qe ka ndodhe dhe ka fakte

premium
31-03-13, 21:37
Po pra te hekim doren nga botimet e kohes komuniste , arshivat e rishqyrtimit te historise gjindet me sakte na vienen e Austrise.

elvio
31-03-13, 21:47
1000 here me mire JETIM,se sa ndihma e tyre boshe.

500 vjet nuk u mjaftoi gabeleve,por akoma duan te fusin hundet e ne histori.

Ne djall ata e shpata e tyre GJYSME HENE.

premium
01-04-13, 18:11
Ja pjese e kujt kemi qene para Betejes se Kosoves. Kjo assesi nuk do te thote se Kosova dhe pjeset tjera arberore ishin legjetimisht toke mesjetare serbe, por se ishin nen okupim dhe pa kurrfare shprese ēlirimi, po te mos ishte Perandoria Osmane kjo eshte sikurse qė 1+1=2.


http://www.facebook.com/qindperqindosmanli

King_Gentius
03-04-13, 04:20
Historia rishqyrtohet, po zevendesimi i asaj qe quani "propagandes komuniste" me "propagande turke" eshte thjesht nje shtremberim ne drejtim tjeter, dhe jo "rishqyrtim". Me gjith qejf te vin ti marrin heshtrat e Haxhi Qamilit e ti ngren lapidar ne anadoll

Makresh
05-04-13, 10:23
Turkofobia e disave eshte per keqardhje. Peticioni i lansuar nga katoliku Ndue Ukaj, me profesion : Poet fetar, ka zhgėnjyer me teper se nje person, jo pse emrat e antareve te zemreshqiptare i figuronin e qe njihen per anti-islamizmin e tyre, por me figurimin e shkrimitarit komunist, ismail kadareja !

Turqia,

Nuk ka kerkuar ASNJĖHERE, ndryshimin apo rishqyrtimin e HISTORISE SHQIPTARE ! Ajo ka kerkuar qe termėt fyese qė perdoren nga pseudohistorianet shqiptar, te largohen sepse nuk eshte e hieshme qe te krijohet urrejtje per nje popull i cili na prezantohet si mik, e jo si armik !

Turqia,

Nuk e ka ndermend te "rikrijon" Perandorin n° 2, sic tmerrohen te krishteret !

Turqia,
Nuk eshte investuesja me e madhe ne Kosove, por flitet me se shumti per te, sikur t'ishte duke na kolonizuar !

Turqia dha kontribut gjat luftės, pas luftės, gjat pavarėsis, pas pavarėsis dhe pavaresisht se cfar fyerje te renda i bejm popullit Turk, ata prap i mbyllin syt, dhe tregohen "miq" me ne.

King_Gentius
06-04-13, 21:08
Sepse kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit.

Reana
06-04-13, 23:14
Kur e ke takatin e dobet, te grahe secili. Jo te na e shkruajne histroine, po jam e sigurte se ata do ti japing vetes te drejte edhe shume sende te tjera ne te ardhmen perdersia forca e tyre ekonomike rritet. E meqe ne jemi ne mjerim, do ti lejojme te na grahin; ky eshte fati i popujve te mjere materialisht (e besa te mjere edhe prej mendeve).

murrizi
07-04-13, 11:07
Jam i sigurt qe kjo nuk do tė ndodhė.
Rishikimi i Historis do tė nxjerrte tė zeza edhe mė tė kėqija sa qė ne i njohim thojn analistet e historive botėrore.
Edhe gjatė pushtimit tė perandoris osmane ishte bėrė politik, si qė bėhet edhe sot.
Edhe sot nuk i plas kujt barku pėr Shqiptarėt, siq nuk i kishte plasur asokohe edhe perandoris osmane.

veq ta dijm a, mos tė vdesim tė paditur se marrre.

Makresh
08-04-13, 07:29
Kur e ke takatin e dobet, te grahe secili. Jo te na e shkruajne histroine, po jam e sigurte se ata do ti japing vetes te drejte edhe shume sende te tjera ne te ardhmen perdersia forca e tyre ekonomike rritet. E meqe ne jemi ne mjerim, do ti lejojme te na grahin; ky eshte fati i popujve te mjere materialisht (e besa te mjere edhe prej mendeve).

Nuk eshte Turqia ajo qe kerkoi ndryshimin e historis, por historianet Shqiptar dhe e gjithe kjo filloi me historianin Zvicerran, ku lansoi disa fakte qe e dridhėn mitin, qe e njohim si "histori" shqiptare ! Tash ose behemi fer me veten, dhe i shiqojm faktet, ose po i mbyllim syt dhe po vazhdojm te besojm se historia jon kufizohet ne : Luften e Skenderbeut, Rilindjen Shqiptare dhe Pavaresin e Kosoves. Kjo eshte histori e varfer dhe nuk e trason mbijetesen ton mijera vjeēare ! Ndoshta del me mir, ndoshta me keq. E verteta do t'na ben te lire te gjitheve, edhe juve (te krishter), qe keni frik se do t'dalin Turqia me e bute se c'e keni paraqitur deri me sot.

King_Gentius
08-04-13, 18:01
Po rri bre Makresh se do te marrin turqit me shqelma qe po ja zbut kaq shum imazhin, ata krenohen me kasaphanat qe kan ber ndersa Makreshi del kundra e ju thot jo bre keni qene qengja te bute, lol

Reana
08-04-13, 20:09
Nuk eshte Turqia ajo qe kerkoi ndryshimin e historis, por historianet Shqiptar dhe e gjithe kjo filloi me historianin Zvicerran, ku lansoi disa fakte qe e dridhėn mitin, qe e njohim si "histori" shqiptare ! Tash ose behemi fer me veten, dhe i shiqojm faktet, ose po i mbyllim syt dhe po vazhdojm te besojm se historia jon kufizohet ne : Luften e Skenderbeut, Rilindjen Shqiptare dhe Pavaresin e Kosoves. Kjo eshte histori e varfer dhe nuk e trason mbijetesen ton mijera vjeēare ! Ndoshta del me mir, ndoshta me keq. E verteta do t'na ben te lire te gjitheve, edhe juve (te krishter), qe keni frik se do t'dalin Turqia me e bute se c'e keni paraqitur deri me sot.

Po ti si ruajtes i interesave orientale, sternip i turkmaneve te pare qe erdhen prej rreze Kines, dhe e ndryshuan edhe surratin nder shekuj duke i marre djemte dhe vashat shqiptare nen tehun e shpates, normal se te duhet me leh aty ku han!
Une nuk jam e krishtere, por jam shqiptare-jo sikur ti qe nuk ke identitet kombetar. Nje pion interesash te huaj! e dihet sa respektohen tradhetaret e kombit te vet, ne cilendo kulture.

Makresh
09-04-13, 07:21
Po rri bre Makresh se do te marrin turqit me shqelma qe po ja zbut kaq shum imazhin, ata krenohen me kasaphanat qe kan ber ndersa Makreshi del kundra e ju thot jo bre keni qene qengja te bute, lol

Mos ja bė "lol", se ti nuk e njeh Makreshin !
Lexo mir se ēfar thash, pastaj mendo ate cfar do te shkruash !

Me rishqyrtimin e historise, ne do ta zbulojm te verteten qoft e mir, apo e keqe per ne ! Pse sipas teje gjejm shume pak dokumente ne lidhje me gjenocidin grek ndaj Shqiptareve ? Sepse pikerisht, komunistat ortodoks (tė farės tende) kan manipuluar me histografin shqiptare, dhe duke e mbajt turkun edhe 600 vite pas, si shkaku kryesor i te gjitha te keqijave qe na ndodhin sot ! Serbia, s'ka qen me e mir per shqiptaret se sa Turqia, kjo s'ka shanc, por megjithate,.. ju historin me serbin as qe e merrni parasysh, e konsideroni tamam si nje konflikt rrugaqėsh qė s'ia vlen as te permendet fjala "luftė" ne te ! Kurse me Osmanlit, edhe pse s'kemi qen asnjehere ne luft me ta, ju perseri preferoni termin "lufte" ne vend te fjales rrebelim te mini-grupėve, qe perbenin 8/10 antare.

Kur ti si ortodoks, do ta denosh greqin me gjithe kryepeshkopin e saj, janullatosin duke e quar ne rrot te s'emės, mund te viesh ketu, si patriot, dhe te na recitosh per Turqine. Por jo me heret !

Makresh
09-04-13, 07:27
Po ti si ruajtes i interesave orientale, sternip i turkmaneve te pare qe erdhen prej rreze Kines, dhe e ndryshuan edhe surratin nder shekuj duke i marre djemte dhe vashat shqiptare nen tehun e shpates, normal se te duhet me leh aty ku han!
Une nuk jam e krishtere, por jam shqiptare-jo sikur ti qe nuk ke identitet kombetar. Nje pion interesash te huaj! e dihet sa respektohen tradhetaret e kombit te vet, ne cilendo kulture.


Rrene,

Pėrralla te ngjashme gjejm edhe ne historin shqiptare, ku njerez si ti, jo kompetent, te rritur me gjuhen e urrejtjes dhe jo te shkences, fillojn historin kesisoji : "sternim i turkmenve, e nderruan surratin, na vjedhnin vashat,.. e blla blla blla"

Ti, je e krishtere, un te njoh keshtu qe, kot e luan bishtin ketu. Apo ndoshta te vie turp nga identiteti yt ? Ndodhe edhe kjo.

Zero Cool
09-04-13, 17:06
Rrene,

.

Makresh, vetem po ta perkujtoj rregulloren (http://www.dardania.biz/vb/upload/showthread.php?t=16595)ne fuqi,


- Rreptėsisht (http://www.dardania.biz/vb/upload/showthread.php?t=16595)ndalohet lakimi i emrave (nofkave) tė diskutuesve apo IP adresave si p. sh. ky shkruan edhe me ketė nofkė, paraqitet nga kėtu, e ngjashėm.

Izraeliti
09-04-13, 20:01
Po rri bre Makresh se do te marrin turqit me shqelma qe po ja zbut kaq shum imazhin, ata krenohen me kasaphanat qe kan ber ndersa Makreshi del kundra e ju thot jo bre keni qene qengja te bute, lol

Nё lidhje me kёtё do tё veqoja sidemos njё grup tё njohur si „Bozkurtlar”. Por nё pёrgjithёsi Turqit janё krenarё pёr egёrsinё e treguar ndaj popujve tjerё pёrgjatё historisё sё tyre.

Unё jam befasuar tej mase kur kam lexuar mbi ambiciet e qeverisё turke pёr ndryshimin e librave tё historisё Shqiptare, sepse shoqёria turke librat e historisё sё saj i ka katastrofё fare. Unё nuk e kuptoj se pse ministria turke sё pari nuk pёrpiqet tё ēlirohet nga historia e saj, por dёshiron tё na ēliroj neve nga historia jonё (gjuha e urrejtjes).

King_Gentius
10-04-13, 02:50
Mos ja bė "lol", se ti nuk e njeh Makreshin !
Lexo mir se ēfar thash, pastaj mendo ate cfar do te shkruash !

Me rishqyrtimin e historise, ne do ta zbulojm te verteten qoft e mir, apo e keqe per ne ! Pse sipas teje gjejm shume pak dokumente ne lidhje me gjenocidin grek ndaj Shqiptareve ? Sepse pikerisht, komunistat ortodoks (tė farės tende) kan manipuluar me histografin shqiptare, dhe duke e mbajt turkun edhe 600 vite pas, si shkaku kryesor i te gjitha te keqijave qe na ndodhin sot ! Serbia, s'ka qen me e mir per shqiptaret se sa Turqia, kjo s'ka shanc, por megjithate,.. ju historin me serbin as qe e merrni parasysh, e konsideroni tamam si nje konflikt rrugaqėsh qė s'ia vlen as te permendet fjala "luftė" ne te ! Kurse me Osmanlit, edhe pse s'kemi qen asnjehere ne luft me ta, ju perseri preferoni termin "lufte" ne vend te fjales rrebelim te mini-grupėve, qe perbenin 8/10 antare.

Kur ti si ortodoks, do ta denosh greqin me gjithe kryepeshkopin e saj, janullatosin duke e quar ne rrot te s'emės, mund te viesh ketu, si patriot, dhe te na recitosh per Turqine. Por jo me heret !

Ne fakt un kam sjell ktu ne forum artikuj nga New York Times qe tregojne betejat e vuajtjet e popullit shqiptar prej turqve, grekve, dhe serbve (burim jo-komunist) Meqe je kaq turkofil hec ti pergenjeshtrosh artikujt qe i perkasin Turqis, se per mua qe te tre jan njelloj kasape. Persa i perket komunizmit per mua Enver Hoxha eshte tradhtar qe shiti Kosoven Serbise dhe la Shqiperine disa dekada prapa botes, sic na la Turqia nja dy shekuj prapa botes. Persa i perket Ortodoksise, Patriakana eshte vegel e panhelenizmit qe ka punuar kunder popullit shqiptar me aprovimin/bashkepunimin e sulltanve, dhe Janullatoja eshte nje vazhdimesi e asaj politike te mallkuar. Persa i perket Greqise un kam qene imigrant dhe e kam vuajtur personalisht dhe familjarisht racizmin grek, e nuk ka si te jem simpatizant i tyre, dhe falenderoj Zotin qe me dha mundesi te largohesha prej atje. Sic ke par ne lajme atje po rritet Neonazismi keshtu qe ne rrot te semes kan per te perfunduar. Per sa i perket patriotizmit tim ka plot kosovare ktu ne Boston qe kontributin tim ne komunitet e admirojne dhe mund te flasin per mua.

Shendet.

Makresh
10-04-13, 10:25
Ne fakt un kam sjell ktu ne forum artikuj nga New York Times qe tregojne betejat e vuajtjet e popullit shqiptar prej turqve, grekve, dhe serbve (burim jo-komunist) Meqe je kaq turkofil hec ti pergenjeshtrosh artikujt qe i perkasin Turqis, se per mua qe te tre jan njelloj kasape. Persa i perket komunizmit per mua Enver Hoxha eshte tradhtar qe shiti Kosoven Serbise dhe la Shqiperine disa dekada prapa botes, sic na la Turqia nja dy shekuj prapa botes. Persa i perket Ortodoksise, Patriakana eshte vegel e panhelenizmit qe ka punuar kunder popullit shqiptar me aprovimin/bashkepunimin e sulltanve, dhe Janullatoja eshte nje vazhdimesi e asaj politike te mallkuar. Persa i perket Greqise un kam qene imigrant dhe e kam vuajtur personalisht dhe familjarisht racizmin grek, e nuk ka si te jem simpatizant i tyre, dhe falenderoj Zotin qe me dha mundesi te largohesha prej atje. Sic ke par ne lajme atje po rritet Neonazismi keshtu qe ne rrot te semes kan per te perfunduar. Per sa i perket patriotizmit tim ka plot kosovare ktu ne Boston qe kontributin tim ne komunitet e admirojne dhe mund te flasin per mua.

Shendet.

King_Gentius,

Un thash ; Se nuk eshte kerkes e Turqise, qe ta ndryshojm ne historine, por te eliminohen fjalet fyese qe jan ne drejtim te turqeve.

Rishqyrtimi i historis eshte kerkes e historianeve Shqiptar pas debateve te ashpėra mes identitetit kombtar (kadare vs qosja), dhe me von erdhi edhe Schmidti, me zbulesat e tia qe tronditen gjithe opinionin shqiptar.

Tash jemi perball dy zgjedhjeve : Ose po e luajm rolin e injorantit, dhe po heshtim. Keshtu qe do i presim zvicrranet, turqit, amerikanet qe t'na thon ata, se kush jemi e qysh jemi !

Ose po e marrim vet lapsin, po i hapim arkivat osmane dhe po e rishqyrtojm historine tone : Pa prralla, mite dhe ndjenja urrejtjse !

Se fundmi, edhe maqedonet i a lejuan vetes te shkruajn histori per neve, ne enciklopedit e tyre. Dhe ne heshtim, sepse s'kemi kurrfar matiere per ta mbrojtur tezėn e tyre.

Nese Turqia del e "poshtėr", le t'na tregoje Historia ! Ne do ta pranojm, nese ofrohen faktėt dhe argumentet shkencore te historianeve. E verteta thon, se do t'na ben te lire, bile me shume se te lire,.. do te ben, qe ne ta njohim realisht vetveten !

Bajlozi i Zi
10-04-13, 11:50
Kete punen e te vertetes historike e keni ba si prostitutė. Secili pis e secili dilingji po flen me "te verteten". (Kjo "e verteta" vet s'po kallzon kurrgjė; ose s'ka gojė, ose po i vjen lezet).

Turqit, sot, problemin me te madh pėr kohen e perandorise osmane, e kane me vetveten. Sepse jane qaq muta e qaq te pamoralshem saqe turperohen nga vetvetja e nga veprat e tyre. Nuk kane me u ba kurrė rahat.
Secili popull i ka "te vertetat" e veta.
Francezet edhe gjermanet sot jane popuj vellezer. Dje kane qene bisha pėr njeri-tjetrin. E kane neper librat e tyre te historise. Njė popull fisnik e pranon te kaluaren e hidhur, edhe kerkon falje si burrat.

Pushtimi barbar i turqise ne trojet shqiptare, ka qene njė kancer i javashtė i shtrirė nė kohė (500 vjet), njė reumatizem qe t'i blun eshtrat e qe ia ndin krismen fort dikur ma vone, ne pleqni...

Makresh
10-04-13, 13:29
1500 vite nen pushtimin e kishės katolike dhe asaj ortodokse, nuk jan pak jo ?
Perandoria Osmane nuk ka pushtuar shtet, meqe nuk ishim te pavarur ate kohe.

Mos beni romantizem patriotik, per nje epok ku s'kishim kufinje, dhe nuk ishim te lire !

King_Gentius
10-04-13, 19:05
Qe turqia ka gjenociduar ne nje kohe apo tjetren ne vendet qe kan pushtuar nuk eshte informacion i pazbuluar qe po fshihet ne ndonje qitap, turqit NUK E MOHOJNE. Mund te dale tashti informacione te reja mbi lidhjen e nderlikuar miqesore/armiqesore shqiptaro/turke (ka pas dhe luft dhe paqe ne kohe te ndryshme me grupe te ndryshme shqiptaresh) por nuk besoj do dale ndonje e re qe ta ndryshoje mentalitetin e popullit mbi plaget qe pesoi nen turqi. Per mua mir ben qe nderruan fe ata qe nderruan dhe permiresuan kushtet e jeteses nen turqi, papa dhe patriarku nuk i hyn hum ne pune nje populli qe ishte kryesisht mercenar. Per fat te keq shum nga ata qe nderruan fen u bllokuan ne orbiten osmane edhe kur duhej ta braktisnin, dhe na penguan perparimin drejt shtetit modern shqiptar.

Izraeliti
10-04-13, 21:26
1500 vite nen pushtimin e kishės katolike dhe asaj ortodokse, nuk jan pak jo ?
Perandoria Osmane nuk ka pushtuar shtet, meqe nuk ishim te pavarur ate kohe.

Mos beni romantizem patriotik, per nje epok ku s'kishim kufinje, dhe nuk ishim te lire !
Tё jetuarit nёn pushtim qoftё edhe njё ditё tё vetme ёshtё e tepёrt, mirёpo kёtё lloj pushtimi tё cilin ti e ke pёrmendur, s’mendoj tё ketё egzistuar mbi popullin shqiptar (tё pakten jo sipas asaj qё nё teori quhet pushtim).

Nё atё kohё jo vetёm Shqiptarёt por as popujt Gjerman, as Amerikan, e as popujt Sllav nё Jug tё Evropёs nuk kanё pasur shtet, mirёpo kanё jetuar tё organizuar nёpёr fise qё nё gjuhen politike janё quajtur principata. Ndёrsa sa i pёrket kufijve dhe hartave po bazohesh nё mitin serb, ose thёnё shkurt po i’a fut kotё (mund tё lirohesh nga kjo-fillo me J. Buxhovin).

Unё/Ne nuk po bёjmё romantizёm patriotik, por po jetojm si njerёz tё lirё. Nga robёria kaluam nё liri, duke ditur se kush jemi, kush ishim dhe me gjasё kush do tё jemi.

Kalimero
11-04-13, 09:46
pasha qikit kapuqin tem, kur pe kshiri qat sudhtanin ere hiremen un qat sirial, se mus um kiqkuptoni u viq pur histuri pe kshiri, qajo pum intereson se jo haremi ,pty pty :biggrin:.
e qish kesh tu thonen, po minoj a ata i kan maren adetet tona se ju kan pilqy a na atyne ju kina maren adetet .
po del qi ata pi neve , ere qishti dul qaj arkitekt Sinani ere na i zdriti ftiren tibe. -:biggrin:
viq shuni be, se qaj milet i fdhiqt pum doket pi neve i ka msu qato fdhiqsia, pse me rejten, qasi sudhtana viq me emen qeter pu sidhen ere sot qisajde naper shiptari.

pur temen; mus e ndroni bee eejj mus e ndroni histurin, po qkrune qikit histuri t'sotit ..e nestra e ndrojn qert :biggrin:

sherri
17-04-13, 08:53
Lėvizja “Bashkohu” se ka nė qejf Skėnderbeun

Qeveria tė ndryshojė vlerėsimet diskriminuese ndaj figurave islame

Lėvizja islame “Bashkohu” dhe njė grup qytetarėsh i ėshtė drejtuar Qeverisė sė Kosovės, Kryeministrit, Ministrit tė Arsimit, Ramė Buja dhe Akademisė sė Shkencave tė Kosovės me kėrkesėn qė tė “korrigjohen gabimet nė literaturat qė fėmijėt tanė mėsojnė nė shkollat fillore dhe tė mesme tė Kosovės”, siē pretendojnė ata. “Gabimet kanė tė bėjnė me fyerjen e shumicės tė popullatės sė Kosovės. Ne besojmė se literatura me referenca tė gabuara qė janė dhėnė nė literaturėn e librave ku fėmijėt tanė mėsojnė nė Kosovė, tė cilat janė me tendencė tė shtrembėrimit tė sė vėrtetės mbi popullsinė shqiptare myslimane tė Kosovės dhe favorizim i njė feje tė caktuar nga ata qė shkruajnė librat. Gjithashtu kėrkojmė qė referencat qė pėrdorėn kundėr Perandorisė Osmane nė literaturėn shkollore tė hiqen pasi ato janė shtrembėrim qė janė bazuar nė literaturat dashakeqėse tė autorėve serb apo tė Shqipėrisė komuniste”, thuhet nė kėrkesė. Mė pas ata konsiderojnė se “Vetė fakti i sulmit ndaj Perandorisė Osmane, e cila paraqitet si armik i popullit shqiptar, ėshtė njė tezė e akademive sllave qė tenton konfrontim mes popullit shqiptar dhe ndarje nė dy grupe tė shqiptarėve”. Parashtruesit e kėrkesės madje duan qė “organet kompetente tė hapin njė hetim pėr tekst-shkruesit e literaturės sė Kosovės dhe tė hetojė agjendėn e tyre”.
Por, kėrkesat pėrveē nė disa raste qė duken korrekte, sikurse tek parimet islame, nė rastin e “Skėnderbeut”, ato ashiqare dėshmojnė qėndrimin kundėr tij, pra duke kėrkuar qė imazhi i Skėnderbeut tė jetė sipas botėkuptimit turk apo osman. Po ashtu ngjashėm kėrkesat duken jo korrekte edhe ndaj heronjve tė fatit tė kombit, si Pjetėr Bogdani, Pjetėr Budi apo Frang Bardhi, tė cilėt sipas tyre duhet tė paraqiten me imazh tė plotė kristian. Madje ata duan tė ndėrhyjnė edhe nė prezantimin e letėrsisė, duke provuar edhe aty tė gjejnė shtrembėrime, duke e menduar letėrsinė dhe interpretimin e saj, si histori!

Mė poshtė ėshtė teksti i plotė i vėrejtjeve tė islamistėve...............

sherri
17-04-13, 08:54
1. Historia 6, autor: Fehmi Rexhepi, Frashėr Demaj. Shtėpia Botuese “Libri Shkollor”,

Prishtinė, 2007 (Botimi i katėrt)

Nė libėr, agjentėt Fehmi Rexhepi dhe Frashėr Demaj, islamin e paraqesin si fe tė dhunės duke i mėsuar fėmijėt qė nė klasėn e gjashtė tė shkollės fillore ta njohin islamin si fe e urrejtjes dhe tė dhunės. Ata paraqesin 5 kushtet e islamit tė shtrembėruara nga e vėrteta. Duke qenė se 5 kushtet e islamit janė:

1. Dėshmia (shehadeti)
2. Falja (namazi)
3. Zekati
4. Agjėrimi
5. Haxhi
Fehmi Rexhepi dhe Frashėr Demaj nė librin historia e klasės sė gjashtė tė shkollės fillore paraqesin me njė gabim trashanik kushtet e islamit si nė foton qė kemi skenuar nė vijim.

Madje ata paraqesin islamin si fe idhujtarie e cila thėrret tė adhurojė njė gur tė zi dhe si supozim i tė ekzistuarit tė kėsaj feje e cila erdhi nga ideja e Muhammedit.

2. Nė librin Edukata Qytetare 6 me autore Bajram Shatri dhe Erlehta Mato

evidentohen probleme konceptuale ku autorėt thėrrasin qė kosovarėt tė identifikohen me Nėnė Terezėn dhe Skėnderbeun.

3. Nė librin Historia e klasės 7 me autore Isa Bicaj dhe Arbėr Salihu, autorėt kanė vendosur nė sfond njė ikonė tė Shėn Marisė me Jezu Krishtin e vogėl e cila i jep kontekst katolik fotografisė sė heroit tė kombit dhe pėrdor standard tė dyfishtė kur merret parasysh se nuk pėrdoren simbole tė tilla qė simbolizojnė simbole tė fesė islame.

Po ashtu nė kėtė libėr nė mėsimin“Humanistėt shqiptarė” tė kapitullit “Humanizmi dhe Rilindja”, autorėt tregojnė se: “Pas pushtimit osman shumė vepra

artistike e kulturore tė krijuara mė parė u shkatėrruan.” Osmanėt tregohen si shkaku i kėtij shkatėrrimi obskurantist e nė anėn tjetėr priftėrinjtė katolikė si Marin Barleti, Dhimitėr Frengu, Frang Bardhi, Gjon Buzuku, Pjetėr Budi dhe Pjetėr Bogdani tregohen si humanistė shqiptarė, qė donin tė mėsonin gjuhėn shqipe nėpėrmjet lutjeve fetare dhe dijet pėr fenė, me tematikė luftėn ēlirimtare kundėr pushtuesve osmanė. Pėr tė ilustruar kulturėn dhe humanizmin shqiptar autorėt vendosin njė ikonė bizantine me imazhe nga Jezu Krishti i Onufrit.
Fėmijėve tanė u servohet politika sikur kultura e popullit shqiptar fillon me kėto ikona tė krishtere.

Gjithashtu nė kėtė libėr, nė kapitullin “Arbėria, nė shekujt XVI-XVIII”, nxėnėsit mėsojnė se si osmanėt dėbonin arbrit nga trevat e tyre dhe mėsojnė se si ata donin t’i nėnshtronin. Mirėpo, ata nuk mėsojnė se nė kėtė periudhė Kosova u pushtua nga austro-hungarezėt, tė cilėt nė bashkėpunim me Pjetėr Bogdanin dhe serbėt masakruan popullatėn vendase myslimane shqiptare ku edhe kthyen xhamitė nė kisha.

Madje autorėt e librit paraqesin pėrhapjen e fesė islame tė ardhur nga pushtimi osman duke mos treguar se para hyrjes sė osmanėve kishte tė ndėrtuar xhami nė Kosovė, e cila gjendet nė fshatin Mlikė, e ndėrtuar nė vitin 1239 qė ėshtė periudhė para osmane.
Autorėt tregojnė se krishterimi u pėrhap si mision i shenjtė duke e cilėsuar pėrhapjen si vepėr humanizmi. Ata islamin e paraqesin si pėrhapje me dhunė madje nuk japin informata pėr misionarėt myslimanė qė pėrhapėn islamin nė Ballkan.
Nė tekstin Edukata Qytetare 7, me autorėt Erlehta Mato dhe Bajram Shatri, autorėt pėrdorin njė tregim qė tė irritojnė nxėnėsit ku tregojnė se njė vajzė me emrin Fatima, e ikur nga Afganistani, e cila ka shkuar tė jetojė nė Gjermani, shkollohet nė njė klasė me djem dhe ėndrra e saj ėshtė pėr t'u bėrė mjeke, por kjo ėndėrr rrezikohet nėse pyetet feja e saj, ashtu siē autorėt shtrembėrojnė duke thėnė se shoqet e saj nė Afganistan kundėrshtojnė shkollimin si Fatimja pasi ajo bie ndesh me fenė islame ku edhe autorėt bėjnė njė pyetje se “A e lejon feja shkollimin e Fatimes?”. Ata japin njė pėrgjigje tė trilluar sipas dėshirės sė tyre duke cituar pėrgjigjen e shoqeve tė saj ku shprehen se veprimi i Fatimes bie nė kundėrshtim me fenė islame.

Nė tekstin Leximi letrar 8, me autor Mazllom Kumnova dhe Munish Hyseni, autorėt paraqesin frymėn nacionaliste ku priftėrinjtė e krishterė si Pjeter Bogdani, Ndre Mjeda dhe Gjergj Fishta, paraqiten si aktivistė kombėtarė, ndėrsa nga ana tjetėr njollosin islamin ku paraqesin se nė vitin 1478 Sulltan Mehmeti i Dytė “urdhėroi hapjen e varrit tė

Gjergj Kastriotit dhe se eshtrat e tij, osmanėt i mbanin si hajmali ku paraqiten si njerėz kanibalė, madje duke e hapur varrin ata bėrtisnin parulla islamike Allah, Allah”.

Madje nė kėtė libėr, nė vjershėn “Ura e Qabesė”, myslimanėt shqiptarė qė ishin pjesė e perandorisė osmane tregohen si viktima ku thuhet se si vdisnin ata nė shkretėtirat arabe.
Po ashtu nė kėtė libėr bėn pjesė njė reagim i Faik Konicės, i cili formėsohet nga regjimi komunist i Enver Hoxhės ku dhe e shpalli Shqipėrinė shtet tė pa fe zyrtare, edhe pse me shumicė dėrrmuese myslimane, botimi i reagimit tė Konicės ėshtė fyes ndaj shumicės dėrmuese shqiptare.

Nė librin historia e klasės sė nėntė tė shkollės fillore, nė mėsimin “Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės” autorėt nuk pėrmendin fare Turqinė e cila ishte shteti i parė qė e njohu pavarėsinė e Kosovės, por aty renditen shtetet si SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Shqipėria. Madje nuk pėrmendet as Afganistani si njė ndėr shtetet e para qė e ka pranuar pavarėsinė e Kosovės. Kėto shtete me popullatė islame synohen tė paraqiten si shtete anti shqiptare.

PJESA II

ARSIMI I MESĖM

Libri Letėrsia e vjetėr shqiptare e klasės sė 10 personifikon Skėnderbeun si hero tė krishterė, i cili tregohet se i solli fitore popullit shqiptar, ku tregohet njė fjalim nga ana e “Skėnderbeut” i cili thėrret tė luftojnė pėr krishterimin ku nė fjalim thotė: “…t’i rrokni armėt pėr mua jo si pėr ndonjė arbėror, jo si pėr njė bir princi, jo si pėr njė tė gjakut tuaj, por si pėr njė tė krishter, si pėr njė tė ikur”. Ndėrsa, kur bie fjala pėr patriotėt shqiptarė qė i pėrkasin fesė islame devotshmėria e tyre nuk tregohet, sa pėr ilustrim marrim Ismail Qemailin, i cili kryente ritualin fetar islam namazin si njė mysliman i pėrkushtuar; kėtė nuk e hasim askund.

Libri Historia 11 e gjimnazit tė pėrgjithshėm, me autorė Jusuf Bajraktarin dhe Isa Bicaj, na mėson se Librat e klerit katolik, qė janė ofendues pėr profetin Muhammed, siē

ėshtė libri i klerikut tė krishterė Pjetėr Bogdani “Ēeta e profetėve”, ku paraqiten si tė arritura shqiptare.

Nė Letėrsia romantike shqiptare 11, me autor Sabri Hamitin, autori ka pėrmbledhur njė varg poezish apo shkrime nga autorėt tė klerit krishterė si: Jeronim De Rada, Kostandin Kristoforidhi, Zef Serembe, Zef Skiroi ku nga ideologjia e tyre shprehin mllefin kundėr perandorisė osmane dhe mėsojnė fėmijėt qė osmanėt (turqit) t’i shohin armiq pėrkundėr faktit qė perandoria osmane siē e kemi cekur edhe nė fillim kishte 28 kryeministra e 36 ministra shqiptarė.

Historia 12 (Pėr gjimnazin e pėrgjithshėm), me autor Jusuf Bajraktari dhe Arbėr Salihu. Edhe nė kėtė libėr gjejmė njė shtrembėrim tė punės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ku autorėt paraqesin Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit si njė mbledhi anti osmane, ndėrsa nuk paraqesin kararnamet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ku ndėr ligjet qė nxori kjo lidhje paraqitej besnikėria e kėsaj lidhjeje ndaj perandorisė osmane.

Nė shume libra nga shkolla fillore dhe e mesme janė cituar emrat e fesė sė tė krishterėve duke u thirrur me emra si Shėn Tereza, sikurse nė vjershėn e autorit Liri Loshi tė librit tė Leximit klasa e katėrt, ndėrsa kur citohej profeti Muhammed ai citohej me emėr “Muhamet” dhe nuk cilėsohej profet si nė librin Historia e klasės sė gjashtė tė shkollės fillore.
Librat shkollorė tė Kosovės ndarjen e kohės e tregojnė tė lidhur me lindjen e Krishtit, tė cilėn e cilėsojnė si viti 0. Edhe pse nė perėndim ka debate mbi kėtė nocion kristianocentrik tė historisė, i cili refuzohet nga shumė myslimanė, hebrenj, ateistė etj, tė cilėt nuk pranojnė ta quajnė kėtė ndasi kohore “pas dhe para Krishtit”, por si “era e re dhe para erės sonė”.

..ju thojsha :P o q nanen heret, jo se sjan shume?!, hajdeni tash, ngoni cka lypin gabelt, si i ndegjun ata gabelt e mdhej....

Zero Cool
26-04-13, 15:10
"As Zoti nuk mund te ndryshoje te kaluaren" - sentence e vjeter e poetit te Athines se lashte, Agathon.

E kaluara nuk mund te ndryshohet. Eshte ajo qe eshte. Prandaj, as politikanet e tashem dhe as ata te ardhshmit nuk do te mund ta ndryshojne ate!
As miqte tane te tashem turq, as miqte tane te shekullit te ardhshem serb! Ndoshta pas 100 vjetesh serbet do te jene miqte tane, por kjo nuk do te ndryshoje historine e gjenocidit. Njejte sikurse qe eshte rasti me turqit!

Izraeliti
26-05-13, 21:53
Akademik Mehmet Kraja shkruan nё lidhje me atё se a duhet tё korrigjohen tekstet e historisё.
Marrё nga gazetaexpress.com
Korrigjimet nė tekstet e historisė


Pse duhej tė ndodhte?

Historia krijon vetėdije dhe botėkuptim, prandaj sulmet ndaj historisė sė njė populli qė prej kohėsh konsiderohen si sulme ndaj identitetit dhe qenies kombėtare. Politika, regjimet dhe ideologjitė vazhdimisht kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė tė kujdesshme ndaj historisė, sepse nė shkrimet pėr kohėn e shkuar gjithmonė janė fshehur paralajmėrimet pėr tė ardhmen. Asnjė histori deri mė sot nuk ėshtė shkruar pa pėrzierjen e pikėpamjeve politike nė diskursin historik, madje, nė disa raste, shkrimi historik ka mundur tė shėrbejė si pararendės i zhvillimeve tė mėvonshme politike. Prandaj, nuk ishte e rastit qė mė 2002-3, nė situatėn e njė krize tė pėrgjithshme tė ideve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, atėherė kur nė bashkėsinė ndėrkombėtare u rifuqizua ideja e kthimit te Kosovės nėn administrimin e Serbisė, u shfaq edhe kėrkesa e Kėshillit tė Europės, nė formė tė rekomandimit, qė nė tekstet e historisė pėr shkolla tetėvjeēare dhe tė mesme tė Kosovės tė bėhen disa korrigjime, tė vogla, tė parėndėsishme nė dukje tė parė, por esenciale nė substancė.

Nė pamje tė jashtme korrigjimet kishin kėtė synim: qė nga tekstet tona tė historisė tė mėnjanohej diskursi i ashpėr nacionalist, nė mėnyrė qė te fėmijėt shqiptarė tė Kosovės tė mos krijohej urrejtja ndaj popullit serb, sepse, sipas njė parimi tė pėrgjithshėm, pėr atė qė kishte ndodhur nė Kosovė nuk mund tė ishte fajtor populli serb, por regjimi, pushteti, pra Millosheviqi. Prandaj, kudo qė veprimet negative tė Serbisė nė Kosovė ishin identifikuar si “serbe”, u zėvendėsuan me “shtetėrore”, ndėrsa nė shumė vende “pushtuesi serb” ose u hoq nė tėrėsi, ose u zėvendėsua me “pushtetin”. Kėto korrigjime, nė substancė, kishin implikime tė mėdha pėr historinė mbi njėqindvjeēare tė Kosovės nė raport me Serbinė, por, mbi tė gjitha, nė luftėn e vitit 1999. Tani dilte se Serbia nuk kishte qenė asnjėherė pushtuese nė Kosovė dhe se luftėrat e shqiptarėve tė Kosovės kundėr Serbisė, pėrfshirė edhe luftėn e UĒK-sė, nuk kishin qenė luftėra ēlirimtare, por mė shumė njė konflikt i “shqiptarėve etnikė” me pushtetin, i cili ua shkelte liritė dhe tė drejtat. Kėshilli i Europės desh ta sillte situatėn nė kėtė pikė dhe pėr kėtė qėllim tregoi gatishmėri tė financonte korrigjimet e teksteve dhe ribotimin e tyre.

Shumė mė e rėndė se historia e shkruar, ishte historia qė pėrgatitej tė jetohej: nėse shqiptarėt e Kosovės kishin luftuar kundėr pushtetit dhe jo kundėr pushtuesit, atėherė ndryshimi i pushtetit nė Serbi (me njė garanci eventuale ndėrkombėtare) vetvetiu nėnkuptonte kthimin e Kosovės atje ku kishte qenė para vitit 1999. Do vėrejtur se grupi i historianėve qė i propozoi ndryshimet nė tekstet shkollore mė 2003, njėsoj si edhe strukturat e Ministrisė sė Arsimit, vinin nga provenienca politike e LDK-sė, sė cilės, nė kontekstin e zhvillimeve politike tė atyre viteve, i shkonte pėrshtat minimizimi ose njė paraqitje sa mė inverzive e luftės sė UĒK-sė, sepse trashėgimia e kėsaj lufte e bėnte kundėrshtarin e saj politik tepėr tė fuqishėm.


Dhjetė vjet mė vonė...

Dhjetė vjet mė vonė situata nė Kosovė paraqitet krejtėsisht ndryshe: Kosova ėshtė shtet sovran me shumė njohje ndėrkombėtare, loja me statusin e saj ka marrė fund dhe nuk ka rrezik qė ajo tė rikthehet nėn Serbi nė asnjė rrethanė, nė pushtet tani nuk ėshtė LDK-ja, por PDK-ja etj. Pėrdorimi politik i historisė nuk vazhdoi aty ku mund tė pritej dhe tė supozohej, nė valorizimin folklorik tė UĒK-sė, sepse ky valorizim tashmė mund tė quhet i pėrfunduar, pa gjetur ndonjė kundėrshtar aq tė denjė dhe tė fisėm.

Por, papritmas u shfaq nė horizont njė kėrkesė tjetėr: Qeveria e Turqisė filloi njė trysni tė paparė mbi institucionet e Kosovės, pėr tė spastruar tekstet e historisė tė ciklit parauniversitar nga pėrmbajtjet qė denigrojnė Perandorinė Osmane, nė kėtė fushatė u angazhua kupola mė e lartė e shtetit turk, duke filluar nga kryeministri, ministri i Jashtėm, ministri i Arsimit dhe, natyrisht, ambasadorja nė Prishtinė, e cila tashmė ka marrė nė dorė kryerjen e punėve operative. Ngjashėm me rastin e dhjetė viteve tė shkuara me rekomandimet e Kėshillit tė Europės, Ministria e Arsimit e Kosovės pėrsėri bėri njė komision, pėr tė identifikuar pikat nevralgjike ku duhej ndėrhyrė, tani komisioni nuk pėrbėhet vetėm nga historianėt, por pėrfshin edhe gjeografė, albanologė, osmanologė etj, pra, njė spektėr tė gjerė tė “dinjitarėve” kosovarė, tė angazhuar pa hile qė nga kjo lojė tė dalė e fituar Turqia dhe shteti i Kosovės tė nėpėrkėmbėt sa mė fort.

Themi kėshtu, pėr shkak se planet dhe programet mėsimore janė ēėshtje tė shtetit dhe ndėrhyrjet nga jashtė nė pėrmbajtjet mėsimore mund tė konsiderohen si shkelje e sovranitetit. Mė anė tjetėr, pėrfshirja e pashembullt i kupolės mė tė lartė politike tė shtetit turk nė kėtė ēėshtje, bėn tė ditur se trashėgimtarja e sotme e dinastisė sė dikurshme tė selxhukėve, Turqia bashkėkohore, krahas fuqizimit ekonomik, nė programin e vet kombėtar e ka ndryshimin e imazhit tė pushtuesit tė dikurshėm tė Ballkanit. Qė nė vitin 2009, nė njė konferencė pėr ēėshtjet e Ballkanit mbajtur nė Sarajevė, ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutogllu, pasi u shpreh me fjalė mallėngjyese “pėr sundimin e lavdishėm osman”, i cili “i solli dritė dhe emancipim Gadishullit Ballkanik”, “u bėri thirrje popujve ballkanas, e nė radhė tė parė Bosnjės, Shqipėrisė dhe Kosovės qė t’i kthehen prapė asaj kohe tė artė” (citimi sipas Kadaresė, “Mosmarrėveshja”, faqe 35). Pėr tė realizuar kėtė program kombėtar, Turqia e sotme ka gjetur terren tė pėrshtatshėm nė tre shtetet e pėrmendura tė Ballkanit, njėsoj si nė dy ose tre shtete tė Azisė sė largėt: paqėndrueshmėrinė ekonomike, trashėgiminė historike dhe mentalitetin anadollak.

Kriza ekonomike nė Europė i shkon pėrshtat kėsaj rrethane, sepse nė shtetet e Ballkanit mungojnė ndjeshėm investimet perėndimore, ndėrsa Turqia paraqitet prijėse nė eksportimin e kapitalit nė kėtė rajon, duke krijuar njė atmosferė biznesi krejtėsisht orientale nė kėto vende tė pėrfshira nga transicioni i mundimshėm. Pra, thėnė ndryshe, Turqia e sotme e ka vendosur tė mos bėjė investime vetėm pėr leverdi ekonomike, por duke imponuar edhe synimin e saj pėr njė rol tė ri nė kėto hapėsira, i cili shkon deri te projeksioni fantastik i rikthimit nė skenė tė Perandorisė Otomane, natyrisht me njė pamje tė re dhe me veshje tė re botėkuptimore dhe doktrinare.


Bashkėpunimi nė gjenocid

Tani mbetet ēėshtje e diskutueshme se cilat janė interesat e shqiptarėve nė kėto aspirata tė Turqisė dhe se me ēfarė ēmimi duhet ta paguajnė mbėshtetjen politike dhe ekonomike qė ky shtet ua bėn klasave politike shqiptare.

Ēmimi mė i rėndė dhe mė i papėrballueshėm do tė ishte krijimi i njė amalgame identitare joeuropiane, njė mallkim ky qė u ka qėndruar mbi kokė shqiptarėve, sė paku njėqind vjet para se ta bėnin shtetin dhe njėqind vjet pasi e bėnė shtetin shqiptar. Pėrgjatė gjithė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, pėrfshirė edhe Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejės, kryengritjet qė i patėn paraprirė formimit tė shtetit shqiptar, pra pėrgjatė gjithė kėtyre zhvillime me parashenjė tė qartė kombėtare, nė lėvizjen shqiptare ka vepruar e pandarė njė rrymė proturke, e cila nė disa ēaste vendimtare arriti ta devijonte ēėshtjen shqiptare, qoftė duke u bėrė zė i fuqishėm vetėm pėr njė autonomi shqiptare nė kuadėr tė Turqisė, qoftė edhe mė vonė, duke synuar ta bėnte shtetin shqiptar “njė Turqi tė vogėl nė Ballkan”. Ishte meritė e njė klase politike dhe njė klase intelektualėsh properėndimorė, tė cilėt, gjatė viteve njėzet dhe tridhjetė tė shekullit tė kaluar, pėrfundimisht e shkėputėn Shqipėrinė nga trashėgimia anadollake. Mirėpo, nė Kosovė, pėr shkak tė zėvendėsimit tė njė pushtuesi me njė pushtues tjetėr edhe mė tė egėr, nuk u zhvillua procesi i shkėputjes emancipuese nga orientalizmi dhe turqizmi, madje, sikundėr dihet, ruajtja e trashėgimisė otomane nė tė gjithė pėrbėrėsit e jetės shoqėrore u stimulua nga programi nacional serb. Ēuditėrisht, jo Turqia e sulltanėve, por Turqia e Ataturkut u bė aleate e fuqishme e njėrės dhe tjetrės Jugosllavi pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga Kosova. Asgjė nuk ndihmoi qė kjo tė mos ndodhte, as lidhjet tradicionale shqiptaro-turke, as minoriteti i madh shqiptar nė Turqi, as prania e madhe e shqiptarėve nė nivelet mė tė larta tė administratės civile dhe ushtarake tė shtetit turk. Kosova u lėndua rėndė nga marrėveshjet e fshehta dhe traktatet e mbetura nė tentativė ndėrmjet Mbretėrisė Jugosllave dhe Turqisė, apo tė Titos me Kypriliun nė vitin 1953 nė Split.

Qė tė mund tė ndėrronte imazhin e saj negativ, tashmė jo otoman, por modern, Turqia do tė duhej tė kishte kurajė t’i kėrkonte falje popullit tė Kosovės pėr kėtė gjėmė tė madhe qė i shkaktoi, duke u bėrė aleate e programit nacional serb nė gjenocidin e hapur ndaj popullit tė Kosovės. Po kaq lėndues pėr shqiptarėt ėshtė edhe njė fakt tjetėr: nė njėrėn anė, arroganca me tė cilėn ajo kėrkon t’i avancojė tė drejtat e minoritetit turk nė Kosovė, ndėrsa, mė anė tjetėr, minoritetit shqiptar nė Turqi nuk ia njeh asnjė tė drejtė. Nxjerrja si pengesė e zgjidhjeve kushtetuese qė aplikon Turqia ndaj minoriteteve kombėtare ėshtė justifikim i paqėndrueshėm, sepse, kur Erdogani ka interes tė fuqizojė pushtetin civil mbi atė ushtarak, ndryshimet kushtetuese i bėn pa hezitim.


Diskursi apo pėrmbajtja?

Ndryshimet, pėr tė cilat kėmbėngulė administrata e lartė e shtetit turk, nė dukje tė parė nuk janė tė papėrballueshme, sepse ngjajnė disi kozmetike, sikur prekin dizajnimin e historisė, pra shkrimin dhe jo substancėn, jo pėrmbajtjen, jo faktet historike. Pavarėsisht nga mjegulla qė mund tė krijohet rreth kėsaj ēėshtjeje, qėllimi mbetet po ai: tė bėhet “ē’mitizimi” (siē do ta quajė kėtė proces njėri nga mbėshtetėsit e kėtyre ndryshimeve) i rolit negativ tė Perandorisė Osmane nė historinė shqiptare, jo sa pėr sy e faqe, por duke i krijuar favore Turqisė bashkėkohore.

Pra, sipas mbėshtetėsve tė kėtij procesi, historiografia shqiptare e ka mitizuar rolin negativ tė Perandorisė Osmane dhe, duke e quajtur atė “pushtuese tė egėr”, pėrēon mesazhe negative edhe pėr Turqinė bashkėkohore. Prapavija ėshtė politike, nuk ėshtė aspak shkencore. Si nė rastin e Kėshillit tė Europės, kur synohej qė, duke zėvendėsuar “pushtuesin serb” me “pushtetin serb” tė krijohej njė klimė e favorshme pėr kthimin e Kosovės nėn Serbi, po sipas kėtij modeli, historiografia shqiptare qė e quan Perandorinė Osmane “pushtuese tė egėr”, bėhet pengesė qė doktrina e Davutogllusė tė gjejė hapėsirė me tė gjerė veprimi ndėr shqiptarėt. Mė anė tjetėr, pavarėsisht kamuflazhit, korrigjimet dhe ndryshimet nuk janė aspak periferike, jashtėsore, por prekin esencėn e trashėgimisė kulturore shqiptare, prekin vetė konceptin e historisė sonė, kuptimin e saj, vlerėn e saj. Pėr shkollarėt shqiptarė, tė Kosovės apo tė Shqipėrisė, ē’kuptim mund tė ketė Skėnderbeu me krejt historinė dhe krejt literaturėn qė i shoqėron bėmat e tij, nėse pėrball nuk ka sulltanėt pushtues, por ca pėrhapės tė emancipimit? Ē’kuptim mund tė kenė letėrsia dhe dijet humane tė Rilindjes Kombėtare, nėse pėrball tyre nuk qėndronte njė pushtues qė ua kishte mohuar lirinė shqiptarėve, por dikush qė rrezaton kulturė dhe civilizim? Idetė se shqiptarėt kanė marrė pjesė aktive nė ndėrtimin e Perandorisė Osmane dhe se i kanė shfrytėzuar favoret qė ua ka krijuar ajo, janė kryekėput ide tė historiografisė serbe.

Fundja, historia e popujve tė botės asnjėherė nuk ėshtė shkruar duke madhėruar vasalėt dhe kolaboracionistėt e pushtuesve, sado tė shumtė qė mund tė kenė qenė ata, sikundėr qė as e drejta e popujve pėr liri nuk pėrcaktohet nga ky ves i shėmtuar njerėzor. Pėr mė tepėr, ēdo shtet normal dhe ēdo komb i emancipuar, prekjen nga dikush i jashtėm nė gjėra kaq esenciale, siē ėshtė vetė kuptimi i mėsimit tė historisė, do ta konsideronte shkelje tė dinjitetit, pėrēmim dhe fyerje.


Kush janė mbėshtetėsit?

Idetė pėr njė rol tjetėr tė Perandorisė Osmane nė zhvillimet historike nė botėn shqiptare, nė historinė e Kosovės nė veēanti, kishin njė mbėshtetje edhe para se tė shfaqeshin nė formėn e tanishme. Qė nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar nė Prishtinė, nė periudhėn e liberalizimit tė dijes historike, nė mesin e historianėve tanė (me gjasė, nėn ndikimin e historianėve tė Turqisė) ishte shfaqur teza se islamizimin e shpejtė dhe masiv tė shqiptarėve tė Kosovės nėn Perandorinė Osmane duhej parė nė njė kėndvėshtrim pozitiv, sepse, sipas kėsaj teze, ka qenė pikėrisht ky islamizim qė i ka ndihmuar ata tė ruajnė identitetin dhe kombėsinė, kundrejt sllavizimit, i cili i asimiloi nė masė tė madhe shqiptarėt e krishterė nė Kosovė dhe nė viset pėrreth saj.

Sesa ėshtė e paqėndrueshme kjo tezė, mjafton tė sjellim nė vėmendje faktin se ishte pikėrisht myslimanizmi sllav ai qė hoqi pėrgjithmonė nga posedimi shqiptar Tivarin, Plavėn, Tutinin dhe Pazarin e Ri. Mė vonė, po kėta zėra, ose tė ngjashėm, hodhėn idenė se Skėnderbeu e ka dėmtuar substancėn shqiptare me luftėrat e tij kryeneēe kundėr njė perandorie tė madhe, siē ishte Perandoria Osmane. Kėto shqyrtime, ndonjėherė pseudoshkencore dhe ndonjėherė krejtėsisht tė pėrhanta, nga qarqet e disa historianėve u zhvendosen pak nga pak nė rrethe fetare ose gjysmė fetare dhe gjysmė shkencore apo intelektuale. Duke ndjekur mėnyrėn e ndėrtimit tė doktrinave ideologjike, ligjėsia historike shartohet me dogmėn, nė kėtė rast me dogmėn fetare, duke deformuar kėshtu jo vetėm perceptimin e historisė, por edhe krejt kuptimin e luftėrave pėr liri, te shqiptarėt dhe te mbarė popujt e botės. Ky ėshtė insturmentalizimi mė i keq i historisė pėr efekte joshkencore. Por historia nuk mund tė quhet e vlershme, nėse nė interpretimin e saj nuk projektohet e ardhmja.

Pėr mbėshtetėsit kosovarė tė doktrinės sė Davutogllusė, rikthimi nė skenėn ballkanike tė njė perandorie turke nė kufijtė e Perandorisė Osmane, nėse jo me kufij politikė, atėherė gjithsesi me kufij ekonomikė, fetar dhe kulturor, sė pari, do tė fuqizonte faktorin shqiptar nė Ballkan, madje duke arritur ta bashkojė atė, siē ishte i bashkuar nė kohėn e asaj perandorie (si alternativė e bashkimit tė paarritshėm europain); dhe, sė dyti, bėrja e Kosovės republikė islamike, sipas tyre, do tė shkonte mė lehtė pėrmes njė islami tė moderuar, tė tillė ēfarė e kultivon Turqia moderne. Shqyrtimet e kėtilla mendjelehta, tė cilat fshehin brenda ca dredhi primitive, nuk besoj tė krijojnė hapėsirė mė tė madhe nė botėn shqiptare tė ideve, sikundėr qė edhe kjo trysni politike e radhės mbi historiografinė, kulturėn dhe mendimin shqiptar do tė dėshmohet si njė recidivizėm tragjik, i frikshėm pėr nga egėrsia, por me parashenjėn e qartė tė dėshtimit pa alternativė.

Makresh
27-05-13, 07:29
Sikur Historia shqiptare tė mos ishte e fallsifikuar, edhe sikur 100 mijė here po te rishqyrtohej, ajo do te rezultonte serish si nje e vertet e pandryshueshme. Por ja qe,.. ndjenja se jetojm ne iluzione e mashtrime eshte e fort edhe tek kundershtuesit. Prandaj, vazhdojn ta genjejn vetveten e te presin te tjeret te ju thon se ".. ore ju, a totall qorra jeni apo nuk duani te shohni ?!! "

E VĖRTETA DO TA GODAS,.. TĖ PAVARTETĖN HERDOKUR !

King Street
03-06-13, 12:46
O vllazen shqipetarė po nuk mund tė shqyrtohet historia sa here te ju teket pushtusve tė jashtem e aq me pake kur ketyre mendimeve ofenduse per shqiptaret ju bashkangjiten mjekerrcjapat tė cilet pas disa viteve do tė mundohen qė edhe per serbin tė ndryshohet historia.
Kjo levizja ''Bashkohu'' ėshtė kancer pėr Shqiptaret dhe duhet izoluar sa mė shpejt mos tė infektoj edhe analfabet tjere mė ideja dhe mendime te semura psiqikisht, sepse keto gjana mulla shefqetit i pine uje vetem tek ata analfabetet dhe servilet qe perfitojn te mira financiare nga organizata tė ndryshme qė investojn miliona euro per radikalizimin e Shqiptarve.
Feja e te gjithve e respektoj por kur ėshtė nė pytje interesi kombetarė at'her duhet ti lajmė anash fete dhe tė bashkohemi njė zeri ti themi STOP ketyre gjanave, Kombi ėshtė mbi tė gjitha.

Zero Cool
13-06-13, 18:27
Osmanėt ishin pushtues nga fillimi deri nė fund



Publikuar: 13.06.2013

Tiranė, 13 qershor - Periudha e Perandorisė Otomane ka qenė pushtim nga fillimi deri nė fund. Kjo ėshtė bindja dhe qėndrimi i historianėve shqiptarė, transmetoi AS. Drejtori i Institutit tė Historisė, Beqir Meta dhe historiani Romeo Gurakuqi kanė kundėrshtuar historianėt turq duke argumentuar se faktet dėshmojnė qė shqiptarėt kanė qenė vazhdimisht tė shtypur dhe janė detyruar tė bėjnė luftė tė pėrgjakshme pėr 500 vjet.

"Turqit nė Ballkan dhe nė Shqipėri kanė ardhur si pushtues e do tė thoja se shqiptarėt kanė bėrė luftrat mė tė pėrgjakshme me kostot mė tė larta nė historinė e tyre si popull. Nuk mund tė pėrdoret qenia e disa nėpunėsve shqiptarė qė ishin njė minorancė. Nuk pėrfaqėsonin interesat e kombit shqiptar. Ata ishin thjesht nėpunės otomanė. Turqit sigurisht kanė qenė timoni drejtues, forca , pesha e kėsaj perandorie. Kėtė nuk e vė nė dyshim askush"- tha Meta.

"Shqipėria ka qenė pėr pesė shekuj e pushtuar nga perandoria osmane. Gjėja e parė qė duhet bėrė ėshtė ndarja e njė shteti tė sė kaluarės me njė shtet aktual- sot. Bėhet fjalė pėr njė pushtim tė mirėfilltė"- tha Gurakuqi.

Sa i takon pretendimit tė historianėve apo Qeverisė Turke pėr rishikim tė historisė shqiptare mbi periudhėn e Perandorisė Otomane, studiuesit pranojnė se debatet shėrbejnė, por historia duhet tė thotė tė vėrtetėn.

"Qeveria turke nuk ka asnjė tė drejtė tė ndėrhyjė nė historiografinė e njė vendi tjetėr. Kanė gjithė tė drejtėn e zotit tė debatojnė me tė gjitha termat e parametrat. Pastaj sa tė sakta janė dhe sa tė pasakta do tė dali nga rezultatet e kėtij debate"- tha Meta.

"E vetmja ndėrhyrje qė mund tė jetė e pranueshme ėshtė zbatimi I kritereve shkencore. Do tė duhet tė jemi tė kujdesshėm nė heqjen e termave pezhorativė nė qoftė se do tė ekzistojnė"- tha Gurakuqi.

Pavarėsisht ndasive qė kanė historianėt shqiptarė pėr periudha tė ndryshme tė historisė pėrfshirė edhe atė Otomane, tė gjithė bien dakord se nė tekste ka nevojė pėr ndryshimin e disa terminologjive tė vjetruara qė pėrdoren ende.

premium
13-06-13, 23:51
O vllazen shqipetarė po nuk mund tė shqyrtohet historia sa here te ju teket pushtusve tė jashtem e aq me pake kur ketyre mendimeve ofenduse per shqiptaret ju bashkangjiten mjekerrcjapat tė cilet pas disa viteve do tė mundohen qė edhe per serbin tė ndryshohet historia.
Kjo levizja ''Bashkohu'' ėshtė kancer pėr Shqiptaret dhe duhet izoluar sa mė shpejt mos tė infektoj edhe analfabet tjere mė ideja dhe mendime te semura psiqikisht, sepse keto gjana mulla shefqetit i pine uje vetem tek ata analfabetet dhe servilet qe perfitojn te mira financiare nga organizata tė ndryshme qė investojn miliona euro per radikalizimin e Shqiptarve.
Feja e te gjithve e respektoj por kur ėshtė nė pytje interesi kombetarė at'her duhet ti lajmė anash fete dhe tė bashkohemi njė zeri ti themi STOP ketyre gjanave, Kombi ėshtė mbi tė gjitha.
Bravo po dijshe me fol , ki mu ba historian i shekullit .
mir ish kon ti te permisosh historite e gjithe Botes , se deri qetash historine kot badihava kemi lexu .

King Street
14-06-13, 09:57
Bravo po dijshe me fol , ki mu ba historian i shekullit .
mir ish kon ti te permisosh historite e gjithe Botes , se deri qetash historine kot badihava kemi lexu .

Nuk mė duhet historija e botes, mjafton timen me dite.
Asi sipuna jote po i refuzojn njerzit mė tė mėdhoj qė ka historia Shqiptare (Gjergj Kastriotin dhe Nėnen Tereze), ndersa tani keni filluar ti refuzoni edhe flamurin kombėtarė, nuk ėshtė qudi nė qoft sė kerkoni edhe emrin e Kosoves ta ndryshoni, sepse ju bo**en e keni nė Kosove e trupin e mendjen nė Arabi e Serbi, ju as 1% gjakė shqiptari nuk keni.

Zero Cool
17-06-13, 18:47
Perandoria Osmane nuk na ka mbrojtur nga sllavėt


Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka folur rreth pėrpjekjeve tė Turqisė pėr ndryshimin e teksteve tė historisė sė shqiptarėve. Ai ka thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė teoria se Perandoria Osmane i ka mbrojtur shqiptarėt nga sllavėt.

Nė njė intervistė pėr Deutsche Welle, Kadare ka hedhur poshtė njėrėn prej teorive mė tė mėdha tė mbrojtėsve tė ndryshimeve historike, atė se “pushtimi osman ka pasur diēka pozitive pėr kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur atė nga njė rrezik mė i madh qė ishte rreziku sllav”. Sipas tij kjo ėshtė e gjitha krejtėsisht e pavėrtetė.

“Tė gjithė popujt e Ballkanit pėsuan njė dramė tė pėrbashkėt dhe nė kėtė dramė nuk ka pse populli shqiptar tė bėjė befas njė pėrjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarė pėrjashtimi nė fatin e tij. Populli shqiptar ka qenė mė i ashpri kundėr Perandorisė Osmane, pėr vet faktin se shqiptarėt u bėnė pengesė kryesore pėr depėrtimin e Perandorisė Osmane deri nė Itali".

“Sllavėt vetė ishin pėr faqe tė zezė, gjendja e tyre ishte mė e defavorizuar se e shqiptarėve. Atėherė: nga cilėt sllavė na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtėn ne turqit nga sllavėt? Kjo ėshtė e pabesueshme, nga ana logjike, nga ana psikologjike. Pėr mua e gjitha ėshtė groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri nė fund“, ka deklaruar Kadare.

Zero Cool
17-06-13, 18:50
Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarėt nga sllavėt



Nė fundjavė (15.06) nė Kėln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqėruar nga bashkėshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndėr tė tjera pėr raportin Shqipėri - Europė - Perandori osmane.

Bashkėbisedimi me shkrimtarin u fokusua mė shumė nė librat mė tė fundit tė Kadaresė dhe veēanėrisht nė temat mė aktuale qė preukupojnė shqiptarėt nė Shqipėri dhe Kosovė. Duke u nisur nga jehona qė ka bėrė libri mė i fundit i tij "Mosmarrėveshja“, pjesė e tė cilit u lexuan nė sallė shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal mė sė shumti nė temėn mjaft delikate tė raportit mes Shqipėrisė dhe Europės, apo tė raportit tė Shqipėrisė me kohėn e pushtimit turk, pėr tė cilėn kohėt e fundit ka pasur shumė diskutime.
Sipas Kadaresė, problemi thelbėsor mbetet raporti i Shqipėrisė me Europėn „Nuk ka problem tė Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem tė Shqipėrisė, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjė problem tė asnjė populli tė Gadishullit pa qenė i lidhur me Europėn“. Pėr Kadarenė shqiptarėt janė njė ndėr tri popujt mė tė rėndėsishėm nė Ballkan. Pra kėta janė: shqiptarėt, grekėt dhe serbėt. Por, sipas tij, ka mbi njė shekull qė pati lindur njė teori qė vetėm dy nga kėta popuj duhet tė qėndrojnė nė Europė, ndėrsa njė duhet zhdukur.

S'mund tė ketė Shqipėri jashtė qytetėrimit europian

„Populli i dėbuar qė ėshtė populli shqiptar, duhej tė dėbohej me forcė, me ndarje, me shpėrngulje, me denatyrim, duke provuar tė gjitha mėnyrat. Madje pėr parantezė: gjuha shqipe nė Europė ėshtė e vetmja e ndaluar me ligj pėr shekuj tė tėrė. Nuk ka njė gjuhė tjetėr indo-evropiane qė ėshtė e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk ėshtė shpjeguar nga historiografia shqiptare“. Duke u nisur nga kėto fakte, sipas Kadaresė shqiptarėt megjithatė kanė njė lloj pėrkushtimi disi tė habitshėm pėr Europėn, pėr qytetėrimin europian. "Ata e kanė kuptuar se s'mund tė ketė Shqipėri jashtė komunitetit europian, jashtė qytetėrimit europian".

Nė librin "Mosmarrėveshja", Kadare heq njė paralele mes shqiptarėve dhe Europės duke theksuar se ngjajnė pėr nga ashpėrsia. Kėtė Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Europa) ka lindur dy pėrbindshat mė tė rrezikshėm tė shekulllit tė 20 e kėtej: Fashizmin dhe bolshevizmin. Por po vetė kjo Europė i ka mbytur ato. "Nuk e mbytėn fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikės, as Kina dhe as India apo ndonjė kontinent tjetėr. Dhe kėtu ėshtė forca e qytetėrimit europian, qė ai edhe kur pjell tė keqen di ta mbysė atė. Besoj se tashmė tė gjithė e kujtojnė parrullėn tonė pas rėnies sė komunizmit: E duam Shqipėrinė si gjithė Europa“.

Njė tjetėr temė me tė cilėn u pėrball shkrimtari Kadare nė mbrėmjen letrare nė Kėln ishte edhe periudha e sundimit osman nė Shqipėri, pėr tė cilėn pati njė sėrė pyetjesh nga tė pranishmit. Dihet tashmė se nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri ėshtė vėnė nė diskutim raporti i Shqipėrisė sė atėhershme dhe pushtimit osman. Shumė debate kanė nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve tė historisė pėr periudhėn osmane. Ka shumė teza qė vėnė nė diskutim kėtė periudhė historike. Kadare me njė gjuhė tė ashpėr u shpreh mjaft kritik ndaj kėsaj teme. „Thelbi dhe baza e historisė nuk mund tė ndryshohet, ajo mund tė interpretohet sipas interesave tė ditės, por kurrsesi nuk mund tė ndryshojė. Kėtė „teori“ qė ka dalė tashmė nė skenėn shqiptare Kadare e quajti "filozofi e robėrisė".


Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarėt nga sllavėt


Sipas kėsaj teorie, "pushtimi osman ka pasur diēka pozitive pėr kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga njė rrezik mė i madh qė ishte rreziku sllav". Por kjo, sipas Kadaresė ėshtė e gjitha krejtėsisht e pavėrtetė. Kjo ėshtė njė fantazi makabėr, shpifje, njė doktrinė e sajuar. “Tė gjithė popujt e Ballkanit pėsuan njė dramė tė pėrbashkėt dhe nė kėtė dramė nuk ka pse populli shqiptar tė bėjė befas njė pėrjashtim, sepse nuk ka pasur kurrėfarė pėrjashtimi nė fatin e tij. Populli shqiptar ka qenė mė i ashpri kundėr Perandorisė Osmane, pėr vetė faktin se shqiptarėt u bėnė pengesė kryesore pėr depėrtimin e Perandorisė Osmane deri nė Itali. Sllavėt vetė ishin pėr faqe tė zezė, gjendja e tyre ishte mė e defavorizuar se e shqiptarėve. Atėherė: nga cilėt sllavė na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtėn ne turqit nga sllavėt? Kjo ėshtė e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Pėr mua e gjitha ėshtė groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri nė fund“, shtoi Kadare.

Nė fund tė takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipėrisė lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e sė kaluarės duke iu referuar shembullit tė Gjermanisė e cila e kapėrceiu kėtė akt nė mėnyrė tė shkėlqyer. Pėr Kadarenė ky problem nuk mund tė anashkalohet se paska probleme tė tjera nė Shqipėri mė tė rėndėsishme se sa ky. Ai i quajti tė pajustifikueshme tė gjitha zvarritjet qė bėhen nė kėtė drejtim. Sipas tij, kjo detyrė morale pėr hapjen e arkivave tė fshehta, tė ndėrgjegjes sė njė populli ėshtė numėr njė dhe pėrsa i pėrket profecisė se po u hapėn arkivat e fshehta do tė ndodhi katastrofė, kjo sipas tij nuk ėshtė e vėrtetė. „Pėrkundrazi asnjė katastrofė nuk i erdhi as Gjermanisė, madje njė nga arsyet qė eci pėrpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndėrgjegjes“, theksoi Ismail Kadare.

Zero Cool
29-06-13, 14:49
Ende pa ndryshim tė historisė pėr osmanėt



http://www.knninfo.com/repository/images/Ende.jpg



Prishtinė, 29.06.2013

Ka kaluar gati njė vit qė kur shteti turk kėrkoi fuqishėm ndryshmin e teksteve shkollore tė historisė me arsyetimin se nė to ka shprehje fyese nė adresė tė Perandorisė Osmane. Ministria e Arsimit, e cila doli publikisht pro kėrkesės turke, nuk ka ecur shumė nė ndryshimin e tė teksteve shkollore. Tekstet mė ndryshime nuk janė gati nė shtatorė.

Madje, ribotimi i tyre do tė bėhet po ashtu sikur njė vit mė parė. Nė prag tė fillimit tė vitit shkollor. Historianėt e Kosovės, autorėt e teksteve nuk janė thirrur pėr tė diskutuar rreth kėtyre shprehjeve, shkruan sot “Zėri”.

Ky proces sipas njohėsve tė kėsaj fushe po zvarritet mė qėllim qė tė mos i mbetet “hatri” Turqisė. “Marrėdhėniet turko-kosovare nuk duhet tė shihen si tė lėkundura nėse tekstet ndryshohen dhe historia mbetet me termin pushtues, ashtu siē ka qene”, thotė analisti i ēėshtjeve arsimore, Jonuz Salihaj.

Historiani, Frashėr Demaj ka thėne ai, e as kolegėt e tij nuk janė ftuar pėr debat nga Mistria rreth kėtij problem.