PDA

View Full Version : Galaktika MACS 1149-JD


Zero Cool
25-09-12, 13:17
Zbulohet galaktika 13,2 miliardė vite dritė larg




http://www.knninfo.com/repository/images/21S-Tech_Zbulohet_galaktika_13.jpg



Kaliforni, 21.09.2012

Teleskopėt hapėsinorė tė NASA-s “Spitzer” dhe “Hubble” kanė zbuluar njė galaktikė afėrsisht 13,2 miliardė vite dritė larg (njė vit dritė=9, 66 trilion kilometėr).

Shkencėtarėt bėnė tė ditur se ajo ėshtė galaktika mė e largėt e zbuluar deri mė tani, transmeton Start njoftimin.

Sipas njė studimi tė ri tė publikuar nė revistėn “Nature”, shkencėtarėt mendojnė se galaktika e quajtur “MACS 1149-JD” ėshtė formuar 500 milion vite pas shpėrthimit tė madh.

“MACS 1149-JD” ėshtė galaktika mė e vjetėr dhe mė e largėt e zbuluar deri mė tani. Ky zbulim do tė na ndihmojė tė kuptojmė mėnyrėn e zhdukjes sė shekujve tė errėt dhe tė studiojmė objektet mė tė vjetra “u shpreh Wei Zheng pjesėtar i ekipit vėzhgues nga departamenti i fizikės dhe astronomisė nė Universitetin Johns Hopkins nė SHBA”.

Specialistė tė NASA-s mendojnė se galaktika e zbuluar nga teleskopėt “Spitzer” dhe “Hubble” do tė vėzhgohet mė mirė me ndihmėn e teknologjisė sė zhvilluar tė teleskopit hapėsinor “James Webb”, i cili planifikohet tė hidhet nė hapėsirė nė vitin 2018.

Teoria e pranuar nga shkenca ka filluar me Shpėrthimin e madh tė pėrjetuar 13,7 miliardė vite mė parė. Astronomėt pėrpiqen tė arrijnė qoshet mė tė errėta dhe tė largėta tė hapėsirės duke pėrdorur teleskopėt mė tė zhvilluar.