PDA

View Full Version : Xhihadi


Bona-us
09-10-12, 11:06
“Xhihadi” - gabim i pėrvjedhur apo leksion shkollor?


http://sphotos-d.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn1/643869_369651886450941_1718723968_n.jpg



Ajo qė ėshtė paraqitur si fakt historik dhe shpjegim i tij, nė librin e historisė pėr klasėn e 6 tė shkollės fillore, botimi i vitit 2005, tė bashkautorėve Fehmi Rexhepi dhe Frashėr Demaj, ka ngjallur reagime dhe debate tė ashpra tė bashkėsisė mė tė madhe fetare nė Kosovė - Bashkėsisė Islame, autorėve tė librit, sociologėve tė religjionit, si dhe zyrtarėve qeveritarė pėrgjegjės pėr arsimin nė Kosovė.

Nė leksionin pėr “Lindjen dhe pėrhapjen e islamizmit”, nė faqen 109 tė kėtij botimi, nė pėrshkrimin e pesė detyrave kryesore (e qė sipas fesė islame njihen si shtylla tė kėtij besimi), sipas mėsimit tė profetit Muhamed, thuhet se detyra e pestė pėr ēdo mysliman ėshtė, “tė marrė pjesė nė luftė kundėr tė pafeve (atyre qė besonin nė shumė zotėra)”.

Nė anėn tjetėr, sipas zyrtarėve tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, nė shpjegimet e kėtij leksioni nuk ėshtė pėrfshirė fare, “Dėshmia pėr besimin nė njė Zot dhe se Muhamedi ėshtė profet i tij”, qė siē thonė ata, ėshtė shtylla e parė e besimit islam, si dhe nuk ėshtė bėrė renditja e kėtyre shtyllave.
Kryeimami i Kosovės, Sabri Bajgora, thotė se ky ėshtė shtrembėrim dhe paraqitje joreale e shtyllave tė besimit islam, dhe se nė kėtė mėnyrė nxėnėsve tė shtatė gjeneratave, u ėshtė mėsuar gabimisht se e ashtuquajtura “Lufta e shenjtė” apo “Xhihadi” ėshtė njė nga shtyllat e islamit.

Kjo sipas tij ėshtė krejtėsisht nė kundėrshtim me parimet e islamit.

“Me kėto mėsime, nxėnėsi, faktikisht, nuk merr njė pasqyrė reale rreth besimit islam, mirėpo e ka njė pasqyrė tė devijuar tė besimit. T’ia mėsosh njė nxėnėsi nė klasėn e 6-tė se lufta e shenjtė ėshtė luftė kundėr tė pafeve, qė nė kėtė rast nėnkupton tė gjithė tė tjerėt pėrveē myslimanėve, ky ėshtė njė absurditet dhe nuk pėrkon me frymėn e paqes dhe tolerancės, qė islami i ngėrthen nė thelbin e tij. Prandaj, kjo ėshtė njė fyerje e madhe pėr neve”, tha Bajgora, pėr Radion Evropa e Lirė.

Bashkė-autori i librit tė historisė pėr klasėn e 6-tė tė arsimit fillor, prof. dr. Fehmi Rexhepi, thotė se ato qė janė shkruar nė pasusin ku pėrshkruhen detyrimet e myslimanėve, sipas profetit Muhamed, u pėrmbahen kontekstit kohor dhe janė fakte tė sakta.
“Kjo ėshtė pėr kohėn kur ka lindur dhe ėshtė zhvilluar islami. Kur ka lindur, do tė thotė nė shekullin e shtatė, atėherė ajo ka qenė luftė kundėr tė pafeve, tė atyre qė kanė besuar nė shumė zotėra, pėr t’u pėrhapur".

"Nė historinė e klasės sė gjashtė mėsohet historia e mesjetės e jo historia e sotme, jo islami i sotėm. Qėllimi ėshtė zhvillimi historik i islamit, lindja dhe zhvillimi i islamit dhe islamizmit. Tash, ata, ēka donė? Kujtojnė se tash historinė duhet ta bėjmė krejt me islamizėm dhe tė mėsohet nė detaje”, thotė Rexhepi pėr Radion Evropa e Lirė.

Por, kryemami Bajgora, thotė se ashtuquajtura “lufta kundėr tė pafeve” nuk ka qenė kurrė dhe nė asnjė kontekst kohor shtyllė e islamit.

“Me kompetencė tė plotė e them se kėtu ėshtė fjala pėr ‘luftėn e shenjtė’ qė e quajnė ‘xhihad’, e cila nuk ka tė bėjė fare me tė, sepse ‘xhihadi’ apo lufta askund nuk pėrmendet nė kushtet e islamit. Mirėpo, kjo ėshtė njė pjellė e njerėzve dashakeq, qė dėshirojnė qė islamin ta pėrdhosin dhe ta paraqesin nė atė formė qė nuk ėshtė, ta stėrkeqin”, thekson Bajgora.

Ndryshe, Rexhepi, kėmbėngulė se ajo qė ėshtė shkruar ėshtė e saktė dhe ju referohet rezultateve deri nė kohėn kur ėshtė botuar libri.

“Ajo qė ėshtė shkruar nė vitin 2005, do me thėnė, ka qenė e shkruar nė rrethana tė caktuara dhe nė bazė tė rezultateve tė deriatėhershme. Kėshtu ėshtė interpretuar nė tė gjitha tekstet e historisė, tė periudhės, gati se, pothuaj, nė tėrė botėn”.

Por, prof. dr. Ismail Hasani, ekspert i sociologjisė sė religjioneve, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se nė asnjė material apo literaturė qė mbėshtetet nė faktet shkencore, nuk i ka rastisur tė gjejė qė e ashtuquajtura “lufta kundėr tė pafeve” tė jetė ndėr shtyllat e besimit islam.

Ajo qė nė kėtė kontekst ėshtė thėnė nė librin e historisė tė klasės sė 6-tė, ai e quan gabim.

“Asnjė prej religjioneve monoteiste, nė rastin konkret islami, nė shtyllat e veta fundamentale tė besimit, nuk e pėrfshijnė ‘luftėn kundėr tė pafeve’, pėrkatėsisht tė atyre qė nuk janė tė fesė sė njėjtė. Formulimet e tilla, nėse ky tekst ka vazhduar tė qėndrojė dhe tė jetė nė pėrdorim nė nivelin e shkollimit nė Kosovė, ėshtė gabim".

"Prandaj, ėshtė i natyrshėm edhe reagimi edhe i bashkėsisė fetare islame dhe ėshtė i arsyeshėm edhe reagimi i qarqeve tė ndryshme studiuese, sepse kjo automatikisht nėnkupton shtrembėrim tė fakteve historike”, shprehet Hasani.

Ndryshe, libri “Historia 6”, ėshtė ribotuar nė vitin 2012.

Nė ribotimin e fundit, pasusi i kontestuar lidhur me 5 detyrat e myslimanėve, sipas profetit Muhamed, janė hequr tėrėsisht nga leksioni.

Zyrtarėt e Bashkėsisė Islame vlerėsojnė se heqja e kėtij pasusi mbase ėshtė bėrė pėr shkak se ėshtė kuptuar gabimi.

Pėrgjegjėsia dhe heshtja

Por, si e shohin kėtė problematikė zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės, pėrgjegjės pėr arsimin?

Selvije Halimi, kėshilltare e ministrit pėr Arsim, Shkencė dhe Teknologjisė, Ramė Buja, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se ajo qė ka qenė e publikuar nė botimin e vitit 2005 nė librin “Historia 6”, nuk hyn nė pėrgjegjėsinė e mandatarit tė tashėm.

“Ky mandatar nė Ministrinė e Arsimit nuk mban pėrgjegjėsi pėr kėtė, por nuk do tė thotė se duhet tė heshtet, pavarėsisht pėrgjegjėsisė. Kurse, pėr heqjen tash tė kėtij pasusi, unė mendoj se pėr kėtė mund tė merrni prononcim mė mirė nga autori i librit, se pse ėshtė hequr ky pasus”, thotė Halimi.
Fehmi Rexhepi, bashkė-autor i librit, thotė se ajo pjesė e mėsimit ėshtė larguar pėr shkak tė reagimeve.

“Ne e kemi hequr pėr shkak tė reagimeve tė tyre dhe nuk e kemi parė, fundi i fundit, tė domosdoshme qė tė ekzistojė. Unė nuk mendoj se kanė pasur ata tė drejtė, por nuk kemi dashur qė tash ne tė hapim front tė ri, sepse ata, fundi i fundit, edhe atje ka rrymė tė shumta, tė cilat po mundohen me ēdo kusht qė ta islamizojnė historinė, popullin dhe tė gjitha”.

Nė anėn tjetėr, zyrtarėt e Bashkėsisė Islame tė Kosovės kanė shfaqur drojėn se pasqyrimi, siē thonė ata, joreal i shtyllave tė besimit islam, por edhe gabime tė tjera, sipas tyre, tashmė ka mundur tė krijojė efekte negative te vet nxėnėsit.

Droja e tyre, gjithashtu ėshtė se nxėnėsit qė i pėrkasin besimit islam, kėtė gabim mund ta kenė marrė si detyrim tė vėrtetė.

Por, Rexhepi vlerėson se mbase nxėnėsit nuk e kanė mbajtur mend atė qė ėshtė shkruar.

“Ne kemi shumė gjėra, shumė mė tė rėndėsishme, qė duhet t’i dinė nxėnėsit tanė e lėre mė ato se, kush mėrzitet se ēka janė ato. Bile, tash le t’i pyesin ata qė i kanė kryer, ato gjeneratat qė i kanė kryer... Thuaja atyre qė e kanė kryer klasėn e gjashtė. Asnjėri nuk dinė as t’i numėrojnė”, thotė Rexhepi.

Por, ndryshe mendon zonja Halimi.
“Obligim i nxėnėsve ėshtė qė tė mbajnė nė mend sa mė shumė qė ėshtė e shkruar nė libėr dhe nga ajo qė shpjegohet nga mėsimdhėnėsi. Mirėpo, unė mendoj, qė nuk ėshtė mirė qė ka ndodhur kjo, por mendoj se nuk do tė lejojmė qė tė shkaktojė ndonjė efekt anėsor”.

Ndėrkaq, sociologu Hasani thotė se efektet eventuale mund tė minimizohen pėr faktin se libri i ribotuar ėshtė pa pasusin kontestues.

“Ėshtė normale qė efektet mund tė jenė ushtruar. Por, nėse teksti ėshtė reviduar dhe ribotimi nėnkupton heqjen e atij formulimi, qė pėr mua ėshtė non-sens, atėherė pasojat janė mė tė vogla”.

Megjithatė, sociologu Hasani ka shtuar se librat shkollorė duhet t’i nėnshtrohen
recensionit dhe vlerėsimit tė natyrshėm nė aspektin metodologjik dhe nė aspektin e ofrimit tė burimeve dhe fakteve shkencore dhe qasjes.

Zyrtarėt e Bashkėsisė Islame kanė theksuar se tashmė kanė biseduar edhe kolegėt e tyre nga Ipeshkvia e Kosovės, siē ka thėnė ai, rreth “pastrimit” tė teksteve shkollore sepse, sipas tyre, edhe ata kanė vėrejtjet e tyre lidhur me disa gabime nė tekstet shkollore, ku flitet rreth jetės sė profetit Jezu Krishti dhe krishterimit nė pėrgjithėsi.

Ata kanė thėnė se nuk do tė kėrkojnė qė tekstet tė shkruhen bazuar nė aspektin fetar, por nga perspektiva historike e bazuar nė fakte tė pamohueshme.

Kėrkesat e tyre tė pėrbashkėta, siē kanė thėnė ata, do t’ia dėrgojnė Ministrisė sė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė.

Ndryshe, zyrtarėt e Ministrisė sė Arsimit kanė deklaruar se janė nė pritje qė kushdo qė vėren gabime, nė cilat do tekste shkollore, t’i paraqes ato pranė kėsaj ministrie duke i mbėshtetur me dėshmi dhe fakte, nė mėnyrė qė ekspertėt t’i korrigjojnė ato gabime.