PDA

View Full Version : Jetė..


zanaa
23-10-12, 13:14
Pak zhgarravina nga une...
Jetė

Cfar me dhurove o jete?
Asgje,perveq lotin ne k'ta sy
Cdo dite e me e dobet po behem
Jete-u hidherova me Ty...

Cfar me dhurove e uruar?
Perveq zemres se plagosur
Mendoja qe jame e forte
Por...Ja qe nuk jame e persosur..

Cfar prite nga une o jete genjeshtare?
Te aktroj lumturin sa t'jame e gjalle..
S'ja dola,u mundova me mish e shpirt
Pra ti a u gezove,tani qe dole fitimtare..

Cfar fitove moj e ,,poshter''jete?
Qe mi morre gezimet e rinis...
Tani rrij e pres s'i e vdekur
Jam' futur ne burgun e vetmis...

zanaa
23-10-12, 13:17
Ti s'me degjon...

Ēdo dite te them TE DUA!
Por ti s'me degjon dot
Te thrras ēdo dite o shpirt
Po krejt kjo eshte e kot!

Edhe ne gjume kur jame
Kto fjal me dalin nga goja
Me zerin e shterrur nga vaji
Te them TE DUA se vertet te DOJA..

Kto dy fjal te shenjta
Gjere ne varr do i them
Edhe atehere kur dua te vdes
TE DUA,peshperitjen do ta kem..

zanaa
23-10-12, 13:18
A e din..?


Fshehu lotet ata biejn
Vetem ata e dijn sekretin tim
fshehu lotet,nuk i lejoj te me thyejn
Ty te tregojn qe vjen ne endrrat e mija
Nuk dua vedi t'ia pranoj une
Ani qe e dij..edhe njiqind jete t'i kisha
Prap se prap,vetem me ty do isha
Cdo nate vetem Ty te pres
Lotet i fshehu e shkruaj poezi
Dhe vedi mundohem t'i largoj trishtim
A e din qe i doja puthjet e tuaja
Sepse vetem Ti e din rrugen e zemres sime
Lotėt fshehur, ata fshehin mallin,
vetėm pėr Ty, ata gėzohen,
Prej te gjitha dashurive do iku
Tere jeten per ty do flijohem...

zanaa
23-10-12, 13:25
---------


Nje nate u zgjova me nxitim
M'u duk qe dikush nga larg
Th'rriste emrin tim
U afrova tek dritarja,gjysem fjete
nga larg m'u duk sikur nje hije
Hije qe mua po me pret'
Atje gjeta nje trendafill
Dhe ne te nje mbishkrim
Ne te shkurt shkruante
,,Me fale shpirti im''
Ngadal lotet me rreshqiten mbi fytyr
Te pash ne fund te rruges...mbeta pa frym
,,Paske ardhur''lotet rridhnin nga friga
Zemra me rrahte me shpejtesi
Kur u ofrova..nuk besoja
S'e vertet ishe Ti,dashuria ime e paharruar
Ngadal lotin ma fshive,syrin ma puthe me nxitim
Dhe morre fryme thelle e me the ne vesh:
-Duhet te shkoj shpirti im,me fale
Atehere me doli gjumi,isha e perlotur
E dija qe nga atje,zemer kurr nuk do kthesh...

zanaa
23-10-12, 13:29
Kjo jame une...

Nuk e dua vjeshten
As gjithe ato ngjyra te trishtuara
Disi me pergjumin dhe me dehun
Nuk e dua vjeshten
As ato gjethe te zverdhura
Mbi fustanin tim
Te gjitha keto me duken
Nje vuajtje,nje trishtim..
Cfare te beje e till jame
Nuk mund te ndryshoj
Filloj nga vuajtja te qaj
Te gjithe largohen
Askush nuk me duron sot
Kur ne syt e mij nuk ka me shkelqim
Por....Ka vuajtje e lot...
Kjo jame une-vetem nje trishtim...

zanaa
23-10-12, 13:34
Mengjesi i fundit...


Te gjitha dashurit
Jane nje humbje e madhe
Vetem nje grumbull kujtimesh
Te mbledhura ne nje dhome gjysem te zbrazur
Atu ka mbet ende nje denim dashurie
E mesuar te fluturoj,tani rrezohem pa krah
Pse fati atehere u fsheh nga ne?
Kishim vizione per nje ardhmeri
Por...Ja mbeta pa shprese
Te gjitha u treten ,ne at mengjes
E dij u degjonte nje fryme e merzitshme
Edhe zogjet dhimbshem kendonin
Mos me shiqo ne fytyre-me peshperite
Une nuk kame lot
Tani e dij...I fshihje nga une
E dij qe nuk kishte k'thim
Edhe per Ty ky do te jete
Mengjesi i fundit-e jo fillim

zanaa
23-10-12, 13:37
Mė merr tė lutem.........!

Mė merr tė lutem sa mė parė,
Po jetoj kotė,s'shijoj asgjė.
Mė shkuan vitet duke qarė,
Nuk kam ēfar pres,kjo jetė s'mė nxė.

Nė botėn tjetėr do jetoj mirė,
Do kem pranė vetes familjen time.
Kjo e kėtejmia e zezė,mynxyrė,
S'mė dha gėzim,mė dhuroi dhimbje.

Mė prit tė lutem engjėllushe e bukur,
Atje,atje do tė nis nuse.
Mbi ballė do tė qėndis njė flutur,
Tė arratisesh nga ato puse.

Mė merr tė lutem Parajsa ime,
Se Ferrin gjallė e pash' me sy.
Tė zhytem thellė nė pėrqafime,
Tė them dhe unė: Ka Perėndi.......

zanaa
23-10-12, 13:39
Bredhje pa destinacion....

Bredh' rrugve te qytetit,si e pa koke
Degjoj zera femijsh te lumtur..
Me vije te bertas,por ndalem e heshtur
Peshperis ne vehte,,Oj toke a u ngope''

Pse ma morre e uruar?
At pjese te trupit tim'
Me le preherthate e duarlidhur
Askund s'po gjeje ngushllim..

Neper faqe me rrjedhe loti
Mundohem ta fshehi,por kot
Ka kohe qe ky ndrrim motmoti
Me sjell vetem dhembje e lot..

Edhe n'ket vit te ri
Njejt sikur n'vitin e vjeter
Pran bredhit po ngelen
Nje dhurate me teper..

Kur te gjithe t'shperndahen
Dhuraten une do t'a marr
E mbylli tek te tjerat
Me dry ne sirtar........

zanaa
23-10-12, 14:28
Sot.....

Kėmbėt nuk mė mbajn
Kokėn e kam shum rėnd
Nuk dėgjoj asgjė tjetėr
Pėrveq vajit tėnd

E vogla ime Engjėllushė
Shpirti po me dhemb
Ishe e vogėl shum
Athua me mban ne mend..?

Te gjithe me mungoni
Ne kete ndrrim motmoti
Por...Une prap jetoj
Keshtu eshte shkruar nga Zoti..

Te gjallve Ju uroj
Gjithe te mirat ne jete
Juve qe nuk jeni mes nesh
Ju them:Pushoni te qete..

zanaa
23-10-12, 14:30
Atje......

Mė kėrkoni atje...
Ku jetė nuk ka fare
Atje do gjėndem unė
E strukur pėrmbi varre

Atje c'mallem me Ju
Lulet me lot i ujis
Pastaj ngadalė e pėrlotur
I flas edhe fotografis'

Asnjė pėrgjigjėje nuk marr
Apo unė nuk i dėgjoj
Shpirtdjegur zemėrplasur
Nuk dijė si po jetoj?

Gurvarret m'u bėnė miq
Krah hapur mė presin prore
Tė tjeret nganjėherė mė harrojn
M'duket qė mė lėnė pas dore..

zanaa
23-10-12, 14:31
---------Mė merr'.......

Me ideale t'shkatėrruara eci gjatė natės
Dua tė sjell pjesėn e fundit tė gėzimit
Tė trokas mbi varr dhe tė bijė nė gjunjė
... Dashuri, tė lutem mė merr

Tė gjithė ata qė vodhėn dhe vranė shpirtin
Morrėn atė qė ju dasht, lumturin tonė
Hape derėn e varrit nė kėtė natė tė ftohtė
Unė nuk jamė njeri, unė jamė vetėm njė kufomė.

Mė merrė zemėr tė lutem,duarhapur mė prit
Me buzėt e plasaritura e mėrdhirė nga tė ftohtit
Dhe tė lutem pėr dashurinė
Duke u dridhur me ankth, dhe duke qarė per ty...

zanaa
23-10-12, 14:33
----Sė shpejti do vij....---

Atėherė ne njė livadh tė qetė
Te gjelbėrur dhe me lule,
Dy varre do qėndrojnė sė bashku,
Nuk do t'ket asgje mė shumė.
Atu flejn dy tė rinj,i ndan...
Ata humben shansin e tyre,n'kėt botė
Njė gur tė bardhė mermeri do ta ken
Shkruar me shkronja tė arta:
" Athua tani do tė takohen
Kur dielli zgjohet tek varri...
Le tė vijnė te duhen si shpirtra
Pasi nuk mundėn per se gjalli?

Dardanesha
23-10-12, 14:35
Zana, komplimente :smile:, motiii skam ndi-lexu diqka ma te bukur...

zanaa
23-10-12, 14:37
Pse te deshta aq shum'?



Jame merzitur shum
Per Ty sot moj zemer
Te gjithe m'kan harruar
S'me therret kush kete emer..

Kam ngele e vetmuar
Ne kete bote genjeshtare
Genjenin te gjithe kur m'thonin
Vuajtja eshte kalimtare

Ditenetet e gjata
Veshtir po i kaloj
Ē'mallem vetem atehere
Gurvarrin kur perqafoj

Eshte i ftoht si akulli
Ashtu sikur dhe une
Eh sa e mallkoj vetevehten
-Pse te doja aq shum-?http://t0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcQv6-b4grgSRK-T4YDIxKbAm9QvlOzP4lyBkLqwmuyJXTQhKiwy

zanaa
23-10-12, 14:39
Zana, komplimente :smile:, motiii skam ndi-lexu diqka ma te bukur...
Flm.E nderuar...qe me lexoni,ndoshta nuk jane aq cilsore,por per mua kane nje vlere te madhe..

zanaa
23-10-12, 14:41
Kjo jetė..

Kjo jetė ka ikur nga fiqiri
Kėrkon ca gjėra me zarar.
Ta merr me forcė foshnjėn nga gjiri
Dhe krejt pa pritur ta kall nė varr.

Ndaj pikėllohem dhe vrerosem,
Sa kėtė jetė nuk e kam hak.
Tek varri i saja syrgjynosem
Dhe nga e re u ktheva plakė

Po dhimbjen time se kuptokan,
E bėjnė si qėnie pa shpirtė.
Ndaj lutem shpesh tė hapet gropa,
Ti shkoj pranė e t'ia puth sytė.

zanaa
23-10-12, 14:42
Enderr budallaqe..

Me erdhi n'gjum te pare
Nje enderr budallaqe
Me shterngoje shum
Leht me puthje n'faqe...

Me ato duar te vogla
Floket mi ledhatoje
S'munda ti hapi syt
Sa shum qe m'shterngoje

Doja qe te ngritem
T'puth dhe une ne faqe
Nuk ja dola dot,..iku
Kjo enderr budallaqe!

zanaa
23-10-12, 14:45
Nėse....

Nėse mė pyet, ku jam pėr festė, tė tregoj
Do tė jem kėtu ku mė ke lėnė kur ike
Nuk ua prishi tė tjerėve, edhe unė do festoj!

Ani qė zemrėn e kam tė shkrumuar
Lot nuk do tė mbaj nė kėta sy
Do tė jem e lumtur, gjithmonė duke aktruar!

Kur gotėn e parė ta zbrazi nė fillim
Dije qė do rrėnqethem e tėra nga kujtimi
Pėr Ty qė nuk je mė, dhe pėr fatin tim!

Kur akrepat e orės,do tė bijnė nė dymbėdhjetė
Njė shikim do tė lėshoj nga andej ku Ju jeni
Por s'do mė diktoj askush, qe ju kam pėrshendet!

Kur festimi tė mbaroj, dhe tė gjithė do bijnė nė gjum
Unė do tė filloj te festoj me kujtimet dhe fotografitė e Juaja
Do t'i ngre edhe ca gota, me Ju qė ju deshta aq shumė!

Nje mesazh me lot
Mbi varr do te mbetet
Ani qe keni vdek
,,Dashuria per ju nuk tretet!''

zanaa
23-10-12, 14:47
----Jo nuk pres....----

Nuk pres dhurate nga Ti
Shum vite keshtu me gjene
Kjo dite e te dashuruarve
Tek une nuk e ka folen!

Une tek Ti do vije
Kete dite te jemi bashk
Le te din edhe toka
Sa shum jemi dasht!

Nje lule mbi varr
Dhe dy pika lot
Malli me ka marrė
Veshtirė e kam sot!

zanaa
23-10-12, 14:48
----Nuk festuam kurr,,Shėn Valentinin''!------

Unė dhe Ti i dashuri im
Nuk e festuam kurr kėtė ditė
Pėr ne ishte gjithė jeta,,Shėn Valentin''
E jo, vetėm njė herė nė vit!

Sa shkurt jetuam bashk zemėr
Ani qė u dashtėm aq shum
Shuaj mallin duke t'thirr nė emėr
E lotėt mė shkojn si lum!

Tek varri sot kur erdha
Njė lule ta lash dhe ika
S'doja tė mė duket loti
Ah,sa shum u mėrzita!

zanaa
23-10-12, 14:50
-----Nėnė!-Urime ditelindja!-----17-shkurt......

Dite-data e lindjes Nene
Te lidhet me fitore
Nena ime e shtrenjt
Ne shpirt engjellore!

E pervuajtura ime Nene
Cfar te beje a s'me thua
A te qaj per Ty qe nuk je
A festen me e festua??

Tani kur po shkruaj
Syt i kam me lot
Neser do festojm
Ditelindjen t'uroj sot!

Neser do te sjelli lule
Por nuk do lotoj
E dij qe keshtu do me thoje
Qe tjeret mos ti lendoj!

zanaa
23-10-12, 14:52
-----Shtatė Marsi-----

Tėrė ditėn do ju kujtojm
Juve qė na mėsuat shkrim-lexim
Nė mbrėmje ėshtė nata e zjarreve
Me Ju do jemi gjerė nė agim!

Bac Shaban,mėsues dhe atėdhetar
Ishe dhe do mbetesh gjerė nė amshim
Hero e mėsues i yni i gjallė..
Luftove,qė ne sot gjetėm shpėtim!

Do ti numrojm varret e Juaja
I vogėl e i madhė u flijua
Athua do Ju plotsohet dėshira
Trojet Shqiptare me i bashkua?

zanaa
23-10-12, 14:53
Urime 8 Marsi,Nena ime!

Kam mall per thirrjen tende
Nuk me beson askush
Nene,sa embel me thrrisje
Me emerin perkdheles-Drenushe!

Drenusha jote o Nene
Mbeti me dhembje e pikllim
E Ti ke mbesen pran vedi o Nene
Thirre Drenushe,eshte pjese e trupit tim!

Nje lule mbi varr
Nje lot mbi ate dhe
Asgje tjeter nuk mund t'dhuroj
Keto dy gjera, nga une i ke!

zanaa
23-10-12, 14:55
----Prind te dashur!----

Kam shum brenge te madhe
S'e dije a me keni kuptua
Kur kisha flake ne zemer
Athua Ju kam lendua?

U mundoja ta fsheh dhembjen
Qe ne shpirt me pervlonte
S'doja te ju merzis kurr
Por loti me tradhetonte!

E dije qe shum gaboja
E perlotur ditenata me kalonte
Babi,Nene,me falni,s'duroja
Ky lot tradhetar s'me degjonte!

zanaa
23-10-12, 14:57
Prap te uroj e shtrenjta ime ..
Urime ditėlindja-Nėnė!
17 shkurt.....

Te varri te erdha
Ditelindjen tė t'uroj
Kur t'i vura lulet
Syri me lotoj..

Pran varrit u ula
Me lot ne sy mendoj
Athua kur une t'vdes
Kush do m'vizitoj?

Eh,k'to vite me shkojn
Me vuajtje e mallengjim
Me duhet t'pajtohem o Nene
Ky ishte fati ime

I largohem varrit ngadale
Frymemarrja m'veshtersohet
A e din o Nene e dashur
Ne Kosove n'kete date festohet!

http://i2.ytimg.com/vi/wDs4IFQlCi0/0.jpg

zanaa
23-10-12, 15:00
----Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё ......----

Jo jo nuk me pave lotin
As denesjet nuk mi degjove
Doja te qaj e heshtur
As hapat nuk mi degjove
E zbathur isha
Nuk doja te te zgjoj
Nga ai ,,gjum''
Ne heshtje doja
te qaj deri atehere
Kur ditenata te kaloj
Kurr nuk do m'i shohesh lotet
As te buzqeshur
As te vuajtur nuk do me shohesh
Nga atje nuk ke mundesi
As thinjat kur te me dalin
As rrudhat ftyren kur te ma mbulojn
Ti nuk do i shofesh
Te tjeret nuk te tregojn!

zanaa
24-10-12, 07:27
Engjėllushė.....

Sot unė bashkė me qiellin
U zgjuam me lot ne sy
Eshtė ditėlindja jote
S'i ta festoj pa Ty?

Nė vend tė urimit
Shkruaj njė pėrkujtim
Ti gjithėmonė do mbetesh
Engjulli i shpirtit tim...

Ngrita duart drejt qiellit
Njė ofsham lėshova
A me shefė o Zot
Pėr sė gjalli u pėrvlova..

Tani zemėr e nėnės
Lotin ta lash kujtim
Deri nė takimin tjetėr
Mbaje nė pėrqafim.....

zanaa
24-10-12, 07:31
..........

Po shiqoja qiellin lart
M'u duk se me injoron
Edhe dielli nuk dukej fare
As hena nuk me shoqeron...
Ula koken ngadale
Kerkoja nje vend te qete
Po kembet nuk ndalonin
Tek varret ndalova une vet..
Me radhe i vizitova
E lodhur isha shum
Me shpirt te shkrumuar
U mundova,nuk ia dola
Te qendroj e forte,
T'largohem pa lotua

zanaa
24-10-12, 07:34
--------Per Ty qe nuk do ta lexosh kurr!-----

Per Ty po shkruaj sot
Me mburrje qe te dashta shum
Ani qe shum heret me ike
Me le me lot sa nje lum!

Me le te re e pa pervoj
U shkrive si nje fluske bore
Tani pa Ty qe jetoj
Asgje s'me le,te gjitha mi morre!

Pse s'mund te t'largoj nga mendja
As per nje moment
Sa me shum kohe qe kaloj pa Ty
Aq me shum ne zemer me vret!

zanaa
24-10-12, 07:36
----------Babi----------

Neser do te festojm
E ti me ne nuk je
A e din ore Burr
Se sa keq me le?

Me le me lot ne sy
Mbeta me krih thate
E mundoj veteveten
Mos t'me shofin si te ngrat!

Kur te gjithe do te mblidhen
Festen me me urua
Te betohem Babi
Nuk kam me lotua!

E mbaj mend kur me thoje
,,Loti s'te ka hije''
E dij Babi e dij por...
Qohu he Burr fshije!

Nje lule mbi varr
Eshte nje urim nga une
Ma perqafo Engjellushen
Thuaj se e dashta shuuum!!

zanaa
24-10-12, 07:37
-------Athua....????-------
Athua a e vrejtet pranin time
Tek koka kur Ju erdha
A mi degjuat lutjet-pa lot
Qe per ju i bera?

Athua Ju bezdisi fakti
Qe lot nuk leshova?
Jo,jo mos mendoni qe e kisha te leht
Me zemer vrrullshem vajtoja!

Engjellusha ime...
Te perqafova shum
Me mendje u mundoja
Atje te futesha edhe une!

Eshte e fort Nena
Me shum se dikur
Thuase ne vend te zemres
Me ka mbet nje gur!

zanaa
24-10-12, 07:38
-----Me mungon...--------

Sa shum me mungon
Sa shum qe po vuaj
Ketu c'mallem ngapak
Here shkarravis-here shkruaj!

Here te kujtoj larg meje
Here ne boten tjeter
Por kursesi te me shuhet
Dashurija jone e vjeter!

Jete e pa definuar
Jeta qe e jetoj
Shume veshtir moj zemer
Pa ty ta kaloj!

zanaa
24-10-12, 07:39
------Per Ty!-----

Me shkronja te zeza sot shkrova
As nje ngjyre nuk me shkoj per shtat
Si te shkruaj ndryshe zemra ime
Kur e dij qe dheun e ke shtrat!

Sdi a te mbeshtetem ne jastek
A te mbeshtes koken ne mur
E dij qe nen koken tende zemer
S'ke jastek,por vetem nje cop gur!

Mbi dheun qe te ka mbulua
Duart i mbeshteta ngadal
Drejtova syt tek fotoja,mu duk e perlotur
Sa veshtir,por duhet te beje ball!

Jame e fort une te betohem
Vetem ktu ndihem e ligeshtuar
Kur te kethej ne shtepi
Aktroj,kinse me humbje jame pajtuar!

Nuk u pajtova kurr,qe t'humba per jete
E fort qendrova dhe qendroj ballhapur
Ani qe me ty e humba gjysmen e vetevetes
Me vehte shpesh them:Ah vdekje e pangopur!

zanaa
24-10-12, 07:40
.........


Bora mbylli rruget,mbeta te shiqoj nga largesija
Ferfellaza qe fryen me shpejtesi te madhe
Te merdhin,por quditrisht nuk ngriu ndjenjat e mija!

Ashtu si dikur,me duket qe te kam ketu pran
Mallengjimi eshte si dje si sot si gjithmone
Te dashta dhe do te dua,per sa jete qe kam!

E ti bore vazhdo e bjere,por rruget mos mi mbyll
Nese kjo rruge me ndalohet,te t'vij ne vizite
Dije qe do mbetem,si nje e humbur ne pyll!

zanaa
24-10-12, 07:41
Ndrrim-motmoti!

Ku akrepat e ores,te bijn ne dymbedhjete
Vendi vend nuk me zihet,te kerkoj Ty Babi
Ne preherin tend me mall,koken dua ta mbeshtet!

Kur te shkelim ngadale,ne vitin e Ri
Ty t'kerkoj o Nene e dashur ne cdo skut
Kete lot qe rrjedhe nga syri,veq Ti din me e fshi!

E ty i dashuri im,te kerkoj me mallengjim
Ne kete fillimviti,ah sikur te kishe mundesi
Te behesh per pak kohe,mysafiri im!

Engjellushes sime,bredhin ja stolisa
Dhuratat ja blej per cdo vit te ri
S'ka mundesi t'i dergohen,dhe kurr nuk ja nisa!

zanaa
24-10-12, 07:42
Jetė ,,shtriga''

Nen kthetrat e ,,shtriges'' jetė
E venitur po jetoj,pa shprese
Me ankthe e endrra genjeshtare
Fundin e jetes,,shtrige''po e pres!

Mashtruese,genjeshtare ishe per mua
Asgje nuk me dhurove,veq shpirtit te vrare
E pra me thuaj si tė t'dua oj ,,shtrige''?
Edhe ato qe mi fale dikur,m'i merr dalngadale..

E pangopshme,e pakjarte u tregove
Te gjitha cfar i kisha mi morre,pa dhembje
Jete ta quaj kete me thua,vetem qe frymoj?
Jo,jo une me beso,kam krejt tjeter bindje!

zanaa
24-10-12, 07:44
Lisi i kujtimeve..

Sa fshehtesi mban ne vete
Nje lis n'mesin e lendines
E quanim Lisi i dashuris
Tani e quajm ,,lisi i gremines''

I ujitur me shi e lot
Eshte bere sa nje kala
Ne brendesi mban fshehtesi
Gjere me sot,kujt nuk ja tha..

Gjethvyshkur me duket ngajhere
Frigohem mos nga mallkimi ime
Prap shkoj e ujis te shkretin
Her' me uje, me shpesh me lotin tim...

Kur bilbili i qendron mbi dege
Asnje ze nuk leshon
I strukur ne deget e dendura
Me duket qe mua me vajton..

zanaa
24-10-12, 07:46
Vendosa....

Vendosa te hap syte
Kot, erresire ne cdo ane
Athua u verbova asgje nuk shof
Apo lotet nuk me lene...

Here bardhe e here zi shof
E kjart asgje nuk me duket
Prap mbylli syt e lodhur
Per mua,edhe kjo drite le te zhduket...

Kapaket e syve ngadale i mbylla
Vazhdova te rrij ne terr e vetmuar
Asgje e re nuk me intereson me
Mbetem ne nje kohe te shkuar..

zanaa
24-10-12, 07:47
U mundova....

U mundova mos t'shkruaj per Ty
Te t'le t'pushosh i qete
Nuk ja dola zemra ime
Dicka ne shpirt me vret...

Pranvere,
Gjelbrove cdo skut te tokes
Mos harro t'gjelbrosh mbivarret
Ani qe jane ne anen tjeter t'botes!

E ti bilbil,
Kendo me zerin tend
Mos vajto te lutem
Vajtimi shum me dhemb...

zanaa
24-10-12, 07:50
---Shiu dhe loti----

Keto pika shiu,qe me bijn mbi fytyre
Nuk po mund te ndaj fare
Pasi me lotin,e kan te njejten ngjyre..

S'dij cilet jane me te furishem,sot u ngaterruan
A eshte shiu i vjeshtes qe bie vrullshem
Apo jane keta lotet e dhembjes,qe me kapluan...

Asnjeren nuk po mund ta ndali,po mundohem kot
Qielli leshon shiun nga lartesia,nuk ndalon
E syri loton mbi faqet e mija,s'mund ta ndaloj dot?

Athua i bem marrveshjet,apo na erdhen papritur
Ti shi erdhe, e ke kohen-eshte vjeshta
E loti me erdhi,ndihesha shum e merzitur...

zanaa
24-10-12, 07:52
Pse?

Nuk te erdha ne vizite
Forca me mungoj
Shum isha merzite
Me dimrin smund t'luftoj!

Bora m'i mbylli rruget
Qe me shpienin te Ti
U mundova te vije
S'ja dola asesi....

Mbeta e perlotur
Me zemer te thyer
Athua mos mendove
Qe shpinen ta kam kthyer??

Edhe po te vija
Cfar do shihja mi zemer?
Nje varr te mbuluar me bore
Mbi gur te gdhendur nje Emer!

As dheun s'do mund ta prekja
Do me pelciste kjo zemer!

zanaa
24-10-12, 07:55
Engjėllushės sime!

Ēdo vit t'blej dhuratėn
S'kam si ta dėrgoj
Kur marr t'shkruaj adresėn
Mė kthehet,se e gaboj...

Do i mbledhi tė gjitha
Dua t'i mbajė kujtim
Kur tė jamė e mėrzitur
Me to gjejė ngushllim..

Nė kėtė vit mi zemėr
Kukullat s'tė shkojn shum
Do ishe mė e rritur
Dhuratė ke njė parfum...

Kur t'shpėrndajm dhuratat
E tė kaloj viti i vjetėr
Prap aty pran bredhit
Mbetet njė dhuratė mė tepėr...

zanaa
24-10-12, 07:57
Kot sa jetoj..........


Pėr shpirtin tėnd po shkruaj vargje,
O Engjėll drite,ku mė le?!
Rri e brengosur nė kėto pragje
Dhe pika e lotit grryen dhe.

S'gėzoj dot' festė,nuk mė qesh buza,
Ty tė kujtoj ēdo ēast e ditė.
Pėr ty mė vjen si ėndėrr muza
Atje mė prit,o shpirt mė pritė.

Ēfar po tret dheu?!..S'paska mėshirė...
Ēfar mban mbi tok- s'po e kuptoj!
Tė vi tek ty mė ardhka mirė,
Tė rri e gjallė,kot sa jetoj.......

zanaa
24-10-12, 08:00
Te mallkoj dashuri...

Sot te mallkoj dashuri
Qe ike nga une me nxitim
Me le te vetmuar e te hudhur
Askund nuk gjeje ngushllim....

Mallkua qofsh pergjithmone
Ani qe nuk te mallkova per jete
Sot u mbusha me helmin e jetes
Prehje askund s'po mundem me gjete!

Jo nuk te mallkoj Ty Yll i jetes sime
E mallkoj dashurin qe e humbem ne rini
Pa e shijua fare te pangopur u larguam
Ti ike lart ne qiell,e une mbeta ne vetmi...

zanaa
24-10-12, 08:04
Kur une te iku......

Kur une te iku nga kjo jete
Nje lutje kam per Ty o mik
Mbi varrin tim, dhe mos gjuaj
Vetem pershendetu, dhe ik!

Nje grusht dhe nga Ti lum miku
Do me rendonte edhe me shum
Une e pavrejtur si jetova do t'iku
As emri mos te me shkruhet askund!

Kur te gjithe te ikun nga varrimi
Afrohu ngadal pa u diktua fare
Dua qe nga varri te t'theme
,,Jeta qe jetova,ishte hileqare"

zanaa
04-11-12, 23:57
Me kerkoni.....

Me kerkoni atje
Mes zogjeve krahethyer
Do me gjeni
E krrusur mbi varret e njoma
Mos u zhgenjeni
Nuk mund te fluturoj
Nuk m'u sheruan krahet
As nuk u mundova t'i sheroj
Le te mbetem krahethyer
Mbi keto varre
Eshte gjeja qe une kerkoj...
Edhe pran ujit kur kaloni
Ne breg te lumit
Buzethare,zemerthyer
Do me gjeni
Nuk dua t'i njomi me ujin
Njashtu te thara le te mbeten
Se bashku me aromen e Tij...

zanaa
05-11-12, 00:00
---U mundova......

U mundova te shprehem me shkronja
Nuk me lexuat
Me ze te lart bertita si e ē'mendur
Nuk me degjuat...
Me sy u shpreha,ata nuk genjejn
Nuk me kuptuat...
Mbeta e shtanguar,shurdh-memece u bera
Athua keshtu deshiruat...
Loder e askujt nuk u bera,u betova
Nuk me besuat
Jeten ashtu s'i mu servua jetova
Ndryshe me vleresuat....

zanaa
05-11-12, 12:34
----Jetė!----

Nuk tė themė Lamtumirė,nuk dua
Edhe qė kam vuajtje nė shpirt
Jeta eshte vyrtyt,do e jetoj
Njashtu si mė ėshtė servua!

Herė e pėrlotur,herė e ,,gėzuar''
Nuk zgjodha unė kėtė mėnyrė tė Jetės
Do tė bėhem e fort,si shkėmb i kalas
Kurajo do t'i japi vetėvetes!

zanaa
05-11-12, 12:36
----O jetė!-----


Cdo ditė e mė e veshtirė
Po mė duket jeta ime
E shof qė u bėra pasthirmė
Of-shamat m'jan bėrė mendime!

Njė klithm-thirrje pėr Babin
Qė mė la kur m'u dasht aq shum
Tjetra pėr Nėnėn e shtrenjt
Oh!zemra e shkret sa vuan

Nje Of!pėr Engjėllushėn time
Qė kurr nuk do ndaloj
Pėr tė gjithė nga njė klithm
Jeta nė pasthirrmė m'kaloi!




Ps.nese hasni qe jane bere postime te njejta i fshini,pasi kam probl. me linjen..

zanaa
05-11-12, 12:42
-----Ky ankth i pashpirt!-------

Pse nuk me le t'i mbylli syt
Ti ankth i terbuar kaq shum
Po mundohesh me me mbyt
Nuk ia del,e ke te kot
Prap ne kembe do mbetem
E ti ankth i pashpirt
Ne kthetrat tuajat ke me u zhyt!
Jame e fort si shkembi i kalas
E lindur ne token e Arberis
Nuk mund te me thyesh kurr
Nuk do ja dalesh,mos u mundo
Do te qendroj ballehapur
Ne tokat e te parve te mij
Ne vendin e Dardanis!!

zanaa
05-11-12, 12:44
---Kur me nuk do te jame njeri!-------

Atehere kur njerzit t'i dua do ndaloj
e zemra ne figure te akullit me shendrrohet
Kur te njohurit do cuditen me mua
qe vuajtjen as dhembjen s'do e besoj!

Atehere me gjuani ne ujrat e zeza
Ju miqet e mije tani qe me mbetet
E shpirti ne ferr le te me prehet
Me trupin tim te hudhur,peshqit te ushqehen!

Krejt kjo cfar shkrova,eshte pa rim
Lypsit ose qenit jepjani kete shkrim
Nga notesi dhe adresa me fshini
Dhe kurr mos te shkruhet emri ime!

zanaa
05-11-12, 13:08
----Mė gjejė....-----

Mė gjejė,tė lutem
Folė me mua..
Dua tė tė ndij
Ti je drita ime
Tė cilėn e pėrcjelli
Dhe mė pėrcjellė
Je drita...
Je shpresa...
Po....Pse?
Ma more gjysmėn e zemrės sime
Gjysmėn ma le mua
Tė kėrkoj,se mė duhet zemra e tėrė
Mė duhesh TI...
Ti ishe forca ime
Jeta ime...
Vetėm me ty do shkoja mė tej
U ndala...
Mė ndalėn...
Erdha deri tek yjet
Nuk ishe...
Mė gjejė te lutem
Ti je krejt cfar dėshiroj..
Krejt cfar dua...
Pra mė gjejė
Mė merr pranė...
Tė lutem....shum!

zanaa
05-11-12, 13:43
----Urime ditelindja Zemer!----(Urim nga varri)

Urime ditelindja zemer
Nga varri te uroj
Kam shum dhe mbi vehte
S'mund te t'perqafoj!

Edhe po te kisha mundesi
Nuk do ta puthja ballin
Buzet i kam te ngrira
S'do ta shuaja mallin!!

Edhe duart i kam te ngrira
Nuk mund te t'ledhatoj
Syt me jane shterr moti
S'mund as te lotoj!

Eh pra shpirti ime
Ky eshte urimi nga une
Nje mbaje ne mend
Se te dashta shum!

zanaa
05-11-12, 13:44
---Edhe te gjallet me uruan----

Hmmm......
Me than: Urime urime
Me uruan jete te gjate
Eh,i thash vetes sime
Per kend te jetosh,moj e ngrat?

Ata qe i dashta shum
Iken dhe me lan ne vetmi
Kujtim te vetem me lan
Vetem ca fotografi!

Shpesh c'mallem me dheun
Qe moti i ka mbulua
Pergjigjeje nuk marr kurr
Athua me kan harrua?

tipi engjellor
06-11-12, 00:22
Sepse keshtu eshte jeta...nje dite je e gezuar...nje dite je e trishtuar...nje dite ke gjthqka...nje dite nuk ke asgje.................

zanaa
06-11-12, 08:49
Ashtu eshte i nderuar tipi engjellor,por veshtire te pajtohemi...

-----Mos me quani.......

Mos mė quani tė marrė
Pasi e marrė nuk jamė
Mė quani tė pafatė,mė mungon,
Vetėm atė nuk e kam!

Mos mė quani e pa-zemėr
Zemėr gjėrė isha shum
Edhe tani kur jamė e vuajtur
Mundohem tė jamė Unė!

Mos mė quani te ligė
E ligė s'u tregova kurr
Edhe kur zemra mė coptohet
Kokėlart jetoj si dikur!

E urtė,e butė mundohem
Tė tregohem ndaj gjithkujt
Edhe atėherė kur me lėndojn
Nė heshtje e kaloj,duke vuajt!

zanaa
06-11-12, 08:51
........

Jeta eshte vetem hije,
Qe e verejm ne cdo hap
Dhe sa me pak jete na mbetet
Hija vije duke u zgjat!

Jeta eshte nje permbledhje tregimesh
E krijuar nga kujtimet qe mbajm ne zemer
E cila ne fund mbaron me nje fjale
Nje varr,mbi te i shkruar nje emer!

Jeta eshte nje poezi,e bukur
Qe gjithmone vezullon
Nje poezi qe shkurt lexohet
Dhe keshtu-jeta me dhembje mbaron!

zanaa
06-11-12, 08:52
-------Zogu krahethyer------

M'i theve krahet
Dhe me leshove te fluturoj
Ku??
Ne kete bote te flliqur??
Ne ujdhesen e zemrave te vrara???
Ku???
Ku te fluturoj??
Si te jetoj??
kur me nuk jame zog
Jame nje hiq...
M'i theve krahet
Dhe me leshove te fluturoj
Ku???

zanaa
06-11-12, 08:54
-----Nuk e meritova...----

Nuk e meritova perbuzjen nga jeta
Isha shum e re per kto ballafaqime
Nuk dije se ku gabova me Ty
Qe me fute ne dhembje e rrenkime!

I qaja vuajtjet e huaja, kur i degjoja
Te tjeret kur m'i tregonin ndojhere
Nuk pritja te me ndodhin kurr mua
Zemer thyer,e vuajtur mbeta perhere!

Sa e shkurt lumturia,nuk zgjati
Sa hapa dhe mbylla syt
Cdo gje u shua,ky ishte fati
Kjo vuajtje sa ngadal me mbyt!

zanaa
06-11-12, 08:55
Sot kerkoja...


Sot kerkoja diēka qe humba dikur moti
Kerkoja ato pak dite te lumtura qe kisha dikur
Diēka me tha : Mos kerko ! S'do t' i keni - kurrė!

- Kerkon te pamunduren! Peshperiste zėri ngadalė !
Une e lodhur kerkoja atė qe e humba kahmot,
Mendova se e humbura kthehet,kur une tė derdh lot!

Atje tek vendtakimi yne,sa shpesh ndaloj e perlotur.
Ulem e tretur ne mendime, per ditet tona qe i kaluam
Ike! Humbe dhe u trete! Ate dite koha dhe ora ndaluan!

zanaa
06-11-12, 09:00
UNĖ DHE LOTI

Nuk e di si mė ra nė dorė,
njė fletė e ditarit tė vjetėr !
E grisur nė shumė vende,
me vlerė ishte ajo letėr!

U gėzova atė ēast unė,
kisha shkruar nė atė mėnyrė !
E lexoja nė heshtje, rikujtova ēastet,
e lotėt ,mė rridhnin nė fytyrė!

Nga malli e dashuria u zgjova,
njė ndjesi mė pėrshkoi pa fund !
Nga pėrmbajtja e saj kujtova -
pse tani nuk jam askund ? !!

Isha unė ajo vasha lumturake
ishte njė kohė e shkuar - moti !
Me ndejsi ėndėrrash - gėzime miturake,
mbeti kujtimi :Une dhe loti!

zanaa
06-11-12, 09:04
----Kerkoj----

Kerkoj syt e mije
Qe dikur benin drite
Me kan humb te shkretit
I kerkoj nate e dite!

Ata sy qe i kerkoj sot
Nuk i gjeje askund
I gjej do sy te perlotur
Dhe nje vuajtje pa fund!

Edhe syt e tu kerkoj
Athua te eshte thare ai lot
U ndam te perlotur zemer
Me kujtohet sikur sot!

E dij qe atje ku je
Loti nuk te lejohet
Ndoshta kur mbi varr te qaj une
Dheu mbi Ty te rendohet!

Me fale nese te trazoj
Por nuk po mund te ndalem
Kur kam mall ne shpirt
Tek varri vij e c'mallem!

zanaa
11-11-12, 01:07
------Sa shum me mungove sonte-----

Me mungove sonte,sa shum te kerkova
Te jesh e ulur ketu pran meje,t'me shterngoje
Doja dikush te me pajtoj,ah sa shum lotova!

Askush nuk ka forcen e nenes,qe t'me pajtoj
Askush nuk ka dore te bute si nena ime
Me nje dore t'me fshij lotin,me tjetren t'me perqafoj!

E uritur mbeta,per keshillat e tuaja prinderore
Ani qe mendova qe isha e rritur,por ende po ndihem...
E vogel shum e vogel,sikur te isha ne shkollen fillore!

zanaa
11-11-12, 01:10
-----Ku je...?----

Jo,nuk te pyes Ty,po e pyes veteveten
Me thane te kerkojn,po askund s'te gjeten!

Kush me kerkon?Kujt i duhem aq shum?
Edhe une kerkoj veteveten,nuk e gjej askund!

Nuk dij ku te fshehem,ne kete ndrrim motmoti
Dua te qendrojm bashk,vetem une dhe loti!

Me thuaj ku te futem,askend mos ta merzis
Lotin nuk mund ta ndali,e kjo do ju bezdis!

Te vij atje tek ju, loti juaj eshte tha
Ta pres ndrrim-motmotin,per Ju duke qa!

zanaa
11-11-12, 01:15
---Nje Enderr-----...

Isha diku tek varret,dicka kerkoja
Shetita gjithe at vend te gjere e t'gjate
Ne gurvarret shkrimet me rend i lexoja!

Isha e kembezbathur,por per qudi ftoft nuk kisha
Askund nuk gjeja emrin qe doja ta shof te graviruar
Atehere me doli gjumi,nuk e gjeta,pasi e gjalle isha!

Sa shum e urrejta gjumin qe me doli aq shpejt
Pse nuk vazhdoj ajo enderr me gjate,ta gjeja
Ate qe kerkoja ishte:Une qe isha ende ne jete!

zanaa
11-11-12, 01:17
------Pse???--------

Pse ne kete bote genjeshtare
Nuk ka njeri qe te kupton
Pse te bejn te qmendesh
Pse askush dhembjen s'beson?

Pse gojekqinjet i mban kjo toke
Pse shpirtzinjt si shfaros ne teresi
Pse nuk mbeten ne kete bote
Ata qe ne vete kane vetem dashuri e miresi!

zanaa
11-11-12, 01:22
---------Vuajtja.....-----------

Me shiqonte,e une fshihesha
Me kerkonte,e une ikja
Nuk doja te me gjej
Nuk doja me me helmua
E tani nuk kam me ku
Me gjeti
Me mbyt ngadal
Por nuk vdes
Ekzistoj,por veshtir e perjetoj
Dhe kur te gjithe te harrojn
Une do te jame atu
Te te kujtoj pa frig
Pasi qe nga dhembja qe kam
Nuk mundem as me ik!

zanaa
11-11-12, 01:28
-----PC-s----

Ti kuti e shemtuar
Qe me vjedhe kohen e lire
M'u bere e merzitshme
Kurr s'u tregove e mire!

Nete te tera pa gjume
Me lot rreke neper fytyr
Pse kurr nuk u mundove
T'me thuash nje gje te mire!

Edhe kur s'dua te qaj
Shum gjera m'i perkujton
Nisi e shkrehem ne vaj
As ti nuk me kupton!

Nuk te adhuroj fare
Por kohen me ty e kaloj
Shum shpejt do te braktisi
Pa ty dua te vazhdoj!

zanaa
12-11-12, 15:01
Dashuri e shenjt...


Dashuri e shenjt ishte dashuria ime
E kultivoja me tere qenjen qe kisha
Athua nga qe e teprova shum me iku
Me la vetem me vuajtje e kujtime!

Viktim e gjalle mbeta ne kete bote
Si nje lule e pa ujitur kurr
E shoqeruar me ca fotografi te zbehura
Mendoj per kohen e lumtur, qe kishim dikur

Ah moj dashuri..ti mjalt e hidhur
E shef qe edhe shkronjat me ngatrrohen
E duart prap shkruajn duke u dridhur
Zemer e shqetesuar,vuajtjet shum te lodhen!

zanaa
12-11-12, 15:02
??????

A tė mbushi njė gotė raki
Apo t'i mbushi dy?
Njėrėn ta pi gjerė nė fund
Tjetrėn me lot ta pėrzi!

A tė ulem mu nė skaj tė detit
Me dy gota tė mbushura plot
Njerėn tė mbushur raki
Tjetrėn tė mbushur me lot!

A tė shkoj nė rrėzė tė malit
Me njė shishe tė mbushur plot
Tė pi pėr Ty e pėr vete
Se ndihem e mėrzitur sot!

O qiell i kthjellėt si loti
O diell qe fare s'mė ngroh
A thua do t'ia dal me jetėn
E ATĖ mė mos ta shoh?

zanaa
14-11-12, 14:55
FJALA JOTE E FUNDIT
-----------------

Pėr femiun ishe fėmi
Pėr tė riun ishe i ri
Pėr plakun ishe plak
Ah, sikur tė ngjaja pak

Erdha tek varri Yt
Me sy mbushur lot
Tė pyeta pėr atė qė mė mundon
Por Ti nuk mė pėrgjigjesh dot

Mė ka humb rruga Babi
A thua nga mallėngjimi
Tani nuk di as vet
Ku ėshtė fundi e as fillimi

Mendoj nė vete si e marr
Ah, sikur tė isha gurė varri
Tė qėndroj te koka jote
E vdekur pėr sė gjalli

I dashur Babi!!!!!
Tė gjithė shkruajnė
Pėr Nena
Prozė e poezi
E unė kėtė qė shkruaj
Ta kushtoj vetem Ty

Te deshta pėr sė gjalli
Tė dua edhe nė varr
Pėr fjalėt qė i shkrova
Tė lutem ma bėnė hallall

Kujt t'i ankohem babi
Pėr atė qė mė mundon
Tė gjithė ma kthyen shpindėn
Askush s'mė dėgjon

zanaa
14-11-12, 14:59
EH BABI....


Mos mendo qė tė harrova
Se nuk shkruaj pėr Ty
Kam dhembje o Babi
Kam shumė lot nė sy!

Mė mungon ai prehėr i Yti
Ku kokėn kam mbėshtet
Kur qaja pėr tė kaluarėn
E kisha shumė mė lehtė!

Ai zė i Yti i ėmbėl mė mungon
Kėshillat qė i degjoja ēdo ditė
Bijė bėhu e fortė mė thoje
Nuk ia vlen me u mėrzit!

Nuk jam e dėgjueshme o Babi
Askėnd nuk po e dėgjoj
Shpesh nga vuajtjet qė kam nė zemėr
Edhe miqt e mi i injoroj!

Injorante nuk isha kurrė
Si duket nga dhembja e fitova
Nuk po mundem te pajtohem
Me humbjet qė pėrjetova!

zanaa
14-11-12, 15:08
BABI!



Tere jeten ishe i perkushtuar ne edukimin ton.Fatmiresisht ia arrijte qellimit,dhe gjithqka ishte sikur qe e kishe parashikua,por te doli nje dele e ,,zeze''qe fati nuk i buzqeshi fare.Ani qe ndaj asaj ,,delje''ishe pak me tolerant dhe ma i dhene pas saj,ajo mbeti e zhgenjyer nga jeta qe iu servua,por kurr nuk ishe kokeulur per te sepse ajo vetem fat nuk kishte ne jete por kurr nuk ta morri fytyren.U shkollua te ndejti pran deri ne castet e fundit te jetes sate,por ne te shihje jolumturin dhe zhgenjimin ne jete,e ajo te vrante thelle ne zemer!Nuk ishte faji yt Babi,por fati keshtu e deshti.U mundoje me mish e me shpirt te me ndihmosh,te me behesh shok,mik,shoqe asnjehere nuk me le te vetmuar.Me premtove qe kurr nuk do me largohesh por nuk e mbajte fjalen,per here te pare me genjeve dhe nuk munda te ta them:Baballaret nuk genjejn"Sepse edhe po ta thoja nuk do me degjoje.Kurr nuk do te me largohet ajo fotografi nga mendja,kur ne qastet e fundit te jetes te rrodhen lotet duke ma shterngua doren ,sa veshtir me erdhi babi,edhe ne qastet e fundit te jetes shkove i perlotur per fatin dhe dhembjen time!Mbajta veten dhe nuk leshova as nje pike loti perveq qe te thash:
-Burrat nuk qajn o burr!
Ma shterngove doren dhe mu duk qe ne buze te erdhi nje buzqeshje e embel,e cila ishte edhe fryma jote e fundit!Ngadale ti mbylla syte Babi dhe te putha leht ne rrudhat e tuaja ne balle qe tu qfaqen pak si heret por i kishe nga vuajtja qe pate per mua e dija!
Mblodha forcen dhe ja mbulova fytyren,atehere fillova te qaj me nje denesje te thell deri sa me erdhen familjaret dhe me nxoren nga atu!Nuk me lan te ngopem edhe pak,por ai ishte edhe Baba i tyre jo veq i imi,ani qe gjithmon kisha nje lloj xhelozie qe dikush te ma donte babin me teper se une!Tani u bera xheloze me token qe ajo te ka gjithmon pran e une ktu mbi varr te beje vizit po nuk mund te perqafoj,nuk mund te preku.Ah sikur te isha une TOKA!

zanaa
08-12-12, 10:41
-----Eh bora.....----------

Keto rreze dielli qe shkelqejn mbi bore
Me peshperisin dicka,nuk i kuptoj dot
Me duket qe me thone:Afrohu,por pa lot!

Une e pervuajtur ne shpirt,murmuris dicka
Si ta ndaloj kete t'shkret loti,me thuaj si ta hedh..
Une me e ndal mundohem,ai me shum po rrjedh..

Nese ne garė futem me boren,cila jemi me e ftoft
Dua te jesh e bindur,une ta kaloj ty
Ti nganjehere shkrihesh, e une tersisht ngri!

Moj bore e uruar,sa shum ta kam lakmi
Pa te ndalu askush,edhe varret i mbulon
Nganjehere te xhelozoj,me ta gjate qendron!

zanaa
08-12-12, 11:01
Ah sikur...

Pse mu ngrin damaret e zemres
Kur toka ishte zbardhua me bore
Lotshiqimi mu ndal tek varrezat
Ah sikur te kisha mundesi,ti mbuloj!

A nuk ishte i mjaftueshem dheu
Qe i kishte mbulua ka mot
Po edhe ti moj e uruar,pa pertes
Te tera i mbulove,i rėndove edhe me fort!

Nuk mundem te shkoj me afer
Mallin nuk po mundem ta shuaj
Edhe te behem zog qe fluturon
Kjo zemer e piklluar,per ju do te vuaj!

zanaa
08-12-12, 11:11
------Gjumi tradhetar!------

Edhe Ti o gjum i uruar
Fillove te luash me mua
Kur dua te jame e zgjuar
Me vjen pa te ftua!

Syt kur i kam te lodhur
Me lotet e mij i freskoj
Por mbrem ky gjum mashtrues
As kete nuk ma lejoj!

Doja te flej me boren
Te behem mike me te
Por nuk me dashti as bora
Me tha:Edhe ashtu si bora je....!

zanaa
08-12-12, 11:42
Furtunė..

Furtunė,uragan i papėrshkruar mė ėshtė bėrė jeta
Meskujtimesh a jetohet vall,e pyes vetėveten
Si sot si dje sikur ditėt qe vijn nė vijim,pa risi
Enigmė mė ėshtė bėrė jeta,s'ja mėsova tė vėrtetėn!

Edhe imagjinatėn e humba diku,nuk e gjejė dot
Iku nga unė edhe ajo,mė la tė vetmuar
Pse ti moj e uruar,nuk mė shoqėrove deri nė amshim
Por ike ashtu sikur qė erdhe,mė le tė humbur e piklluar?!

http://th06.deviantart.net/fs33/200H/i/2008/302/3/d/Asteptand_furtuna_by_lora_tox.jpg

zanaa
08-12-12, 12:04
-----Mė falė----------


Mė falė,pėr shum gjėra qė nuk ti thashė kurr
Por njė dua ta kesh nė dijeni,ti ishe Ai
Shkakėtar i asaj qė e quaja,Dashuri.
Mė falė,pėr ca gjėra qė nuk mund ti bėja dot
Cdo gjė do tė bėja kohėn ta kthej prapa
Mundohem eh sa shum mundohem,por kot!
Mė falė,qė i dashta syt e tu aq shum
Ky ėshtė shkaku i netėve tė mia pa gjumė!
Mė falė,qė shkruaj kaq me dhimbsuri
Por mė duhet zemėr tė shkruaj kėshtu
Se vetėm me kėto shkrime,i fshij lotėt e mij!

zanaa
14-12-12, 19:15
E fort isha!

E fort isha shum
tani forc s'me mbeti
bashk me dashurin
edhe ajo treti

sante me rrjedhin lotet
sikur asnje here me pare
kush do me percjell
ne rrugen qe po e marre

Kush do me rrij afer
ne ate vend te huaj
nese me thahet fyti
kujt ti kerkoj uje

Nese kam dhembje
kush do me ankoj
nese kam te ftoht
kush do me mbuloj???

zanaa
18-12-12, 17:33
Mergimtarit...

Ti do te kthehesh
Heret apo vone
Do ta gjesh nenen
Prap do te kendon!

Une nuk ju largova
Kurr nga gjiu i saj
Po sa ja vlen kur sot
Me iku e me la me vaj!

Deri ne frymen e fundit
Duart ja puthja me mall
Ah sa keq po ndihem
Qe s'eshte me e gjalle!

Me iku nga une
Disi me nxitim
Me duket qe e merzita
Kur qaja per fatin tim!

Pse moj nena ime
Me le te vetmuar
Me quajn JETIME moj nene
Ah sa jam permalluar!

zanaa
26-02-13, 15:46
Dashuria ime!

Dashuria ime kishte sy
Pse ia verbuat?
Dashuria ime kishte vesh
Pse ia shurdhuat?
Dashuria ime kishte ardhmėri
Pse ia ndaluat?
Dashuria ime ishte e shėndosh
Pse e lėnduat?
Dashuria ime ishte e pastėr
Pse e njollosėt?
Dashuria ime ishte e lirė
Pse e burgosėt?
Dashuria ime nuk kishte lot
Pse ia sollėt?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje
Pse ja mbollėt?
Dashuria ime donte tė jetoj
Se lejuat, do ju mallkoj
TĖ MALLKUAR QOFSHI PĖR JETĖ
QĖ VRAT NJĖ DASHURI TĖ VĖRTET!
@

zanaa
27-02-13, 08:23
Me ka marre malli....

Me ka marre malli shum
Ta kaloj uren mbi lum
Te kaloj ne anen tjeter
Atje kam nje kujtim te vjeter!
Atje kalova femirin
Ne balten e oborrit tim
Atje veshtroja oxhakun e komshiut
Sa vrrullshem e hudhte at tym!
Atje hapat e pare i leshova
Atje per here te pare qava e kendova
Atje abetaren ne dore e morra
Atje shkronjat i mesova!
Ah sa me morri malli
Nje molle ta kepus nga kopshti im
Athua qendron akoma ne kembe
Apo edhe mbi te eshte bere krim!

Ł ć νD ī ĵ ä
27-02-13, 15:07
----Prind te dashur!----

Kam shum brenge te madhe
S'e dije a me keni kuptua
Kur kisha flake ne zemer
Athua Ju kam lendua?

U mundoja ta fsheh dhembjen
Qe ne shpirt me pervlonte
S'doja te ju merzis kurr
Por loti me tradhetonte!

E dije qe shum gaboja
E perlotur ditenata me kalonte
Babi,Nene,me falni,s'duroja
Ky lot tradhetar s'me degjonte!


Zana shume bukur kjo poezi.

zanaa
27-02-13, 15:27
Zana shume bukur kjo poezi.
Flm.e nderuar.....

zanaa
04-03-13, 00:49
..........

Vendosa te hap syt
Por s'dija q'te shiqoj
Ate qe kerkonte syri
Zemra se harroj!

Tani rrij symbyllur
S'dua ti hap fare
S'dua te shof asgje
Ne kete bote genjeshtare!

zanaa
06-03-13, 13:42
Urime Nena ime!

Kam mall per thirrjen tende
Nuk me beson askush
Nene,sa embel me thrrisje
Me emerin perkdheles-Drenushe!

Drenusha jote o Nene
Mbeti me dhembje e pikllim
E Ti ke mbesen pran vedi o Nene
Thirre Drenushe,eshte pjese e trupit tim!

Nje lule mbi varr
Nje lot mbi ate dhe
Asgje tjeter nuk mund t'dhuroj
Keto dy gjera, nga une i ke!

zanaa
07-03-13, 13:31
Ty mesus qė nuk je mes nesh!

----- Urime-Shtatė Marsi-----

Tėrė ditėn do ju kujtojm
Juve qė na mėsuat shkrim-lexim
Nė mbrėmje ėshtė nata e zjarreve
Me Ju do jemi gjerė nė agim!

Bac Shaban,mėsues dhe atėdhetar
Ishe dhe do mbetesh gjerė nė amshim
Hero e mėsues i yni i gjallė..
Luftove,qė ne sot gjetėm shpėtim!

Do ti numrojm varret e Juaja
I vogėl e i madhė u flijua
Athua do Ju plotsohet dėshira
Trojet Shqiptare me i bashkua?

zanaa
07-03-13, 13:32
............

Edhe une isha mesuese
Edhe une isha Nene
Tani mbeta vetem femer
Askush s'do me uron!

Ty mesuesi im qe me mesove
Te shkruaj e te lexoj
Nje lule te ujitur me lot
Per fest do ta dhuroj!

E ty o nene e shtrenjt
Tek varri do te vizitoj
Ta uroj festen o nene
Por fare s'do te lotoj!

Do ta fshi gurin e varrit
Mbi fotografi te te puthi ne ball
Me nje ofshame te thelle nga zemra
Do me kuptosh sa me djeg ky mall!

zanaa
09-03-13, 13:07
......

Mė thon pse shkruan
Me kaq dhimbsuri
Unė pergjigjem shkurt
,,Nuk e dij as vet"
Mė ka humb gėzimi
Kund s'po muj me e gjet!
E kėrkoj mbi tokė
Nuk po e gjej dot
Sepse krejt ēka gjeta
Ėshtė dhembje dhe lot!
Nėn tokė s'po mund t'futem
Edhe qė kam shumė mall
Shpesh bėjė pyetje vetes
Athua jam e gjallė?

zanaa
09-03-13, 13:14
Nese.....

Nėse do hesht
Apo mėrmėris nė vehte
I njejt do tė jet veprimi
Si bėrtite si heshte!

Askush kėnd se dėgjon
Askujt nuk i dhemb per ty
Shurdhmemece tė isha
Mos tė shihja as me sy!

Asgjė tė mirė s'dėgjoj
Kam nis edhe mos tė flas mirė
Edhe syri mė duket hidhėrohet
Qė t'kqijat na sulen pa mėshirė!!

zanaa
09-03-13, 13:16
,Lulja e kujtimit''

Njė herė dashurova me shpirt e me zemėr
Nuk do ja uli vlerėn do e ruaj at emėr
Ai ėshtė emėr i shenjt por pa ardhmėri
Ėshtė emėr qė mbeti nė zemėr, DASHURI!

E humbur e futur atje thell nėn tokė
Dashuri e pangopur e ruajtur me lot
Asgjė nuk mė lė prapa pėrveē mallėngjimit
Dhe njė lule tė tharė qė e quaj,,Lulja e kujtimit''

zanaa
14-03-13, 16:07
.........

Mė shkuan sytė nė qiellin e lartė
Sytė m'u mbushėn me lot
Pse nuk je me mua zemėr
Lotin ta ndali vetem sot?!

Nė mes yjesh tė kerkoja
Asnjė nė Ty s'mė ngjan
Iu ofrova varrit shpirt
E dija qė atu tė kam!

T'i ujita lulet mbi varr
Me lot qė mė shkonin rrėke
Ani qė je nėn tokė o shpirt
Dije qė me mua je!

Asnjėherė nuk u mundova
Nga vetja tė tė largoj
Se te dashta shumė
Gjithmonė do tė dashuroj!

zanaa
18-03-13, 23:54
Mos me thuani!!!!

Mos me thuani harroje
E keni te Kot
Mos me thuani ka vdek
Nuk do bindem dot

Me lejoni ta qaj
Me lejoni ta vajtoj
Mos ma ndaloni ju lutem
Te vdekur ta perqafoj

Si te perballoj??
Ju lutem me thoni
Behuni real me mua
Mos me mashtroni

Pse moj vdekje e bekuar
Ma more driten e syrit
Pse me le mua ne jete
Ta vuaj te zijt e ullirit

zanaa
19-03-13, 00:03
Rrugėtova,,,,


Ditė tė tėra rrugėtova
Qiellin me re ta kaloj
Tė kėrkoj pak diell tė ngrohem
Kot u mundova,rrugėtimi dėshtoj!

U ktheva nė pikėnisje prap
Me re tė zeza tė shoqėrohem
Pasi nuk gjeta diell tė ngrohem
Mė duhet me re e me shi tė pajtohem!

Kėto i kam besnike gjithmonė
Nga unė nuk largohen pėr jetė
Vonė ėshtė me kėrkua diellin
Ka kohė tė gjatė nga unė ka tretė!

zanaa
19-03-13, 22:19
Sot prita shum
Nje mesazh nga ti
Nga atje ku je
Mesazhi s'mund te vij!

E putha leht nje pellumb
Dhe i thash fluturo
Afrohu tek ai varr
Kete puthje ja dergo

zanaa
19-03-13, 22:20
............


E perlotur ne erresire
Mendova edhe nje here
Te vij ke varri yte
Lules mbi varr ti marr ere!

Te ngopem me arom varri
Te ujis me kta lote malli
Te perqafoj dheun mbi ty
Te them ,,u dogja per se gjalli"

zanaa
24-03-13, 17:38
Mikja ime!!!

Mesazhin qe ta shkruaj
Dua ta kesh kujtim
Kur ta hapesh faqen
Ta lexosh kete shkrim

Me gishterinj po shkruaj
Me zemer po vuaj
Me sy po lotoj
Me Ty po jetoj

Akuza mos me bani
Ne zemer me mbani
Me kujtoni ju lutem
Edhe ne boten tjeter kur futem

zanaa
26-03-13, 09:07
Ku ėshtė Vogėlushja ime?!....

Ku ėshtė vogėlushja ime,qė e desha me gjith shpirt?!
Njė metaforė ma vodhi dhe iku e iku larg.....
Dhe pse e di qė ėshtė rrugė pa kthim,
Nė strofėn time i shtroj njė rimė,njė varg.

Nė zemrėn time ja kam ngritur folenė.
Vellon e nusėrisė ja ruaj nė dollap.
Tė dyja tė qeshura,tė lumtura flemė....
Dhe nga vdekja te dyja,do ikim me vrapė....

As kush s'ka forcė tė na ndai.
As Zoti qė ka pushtet pa kufi.
Dhe nė gjumė zemra ime do tė qai
Dhe e gjallė,jam e vdekur si Ty.
............

zanaa
26-03-13, 23:42
Nese...........

Nese ndonjehere ne kete bote
Dielli do te nxen ne pike te nates
Atehere do te jem se bashku
Une dhe Ti ne mes te vapes!

Nese ndojhere do te bie bore
Mu ne mese te veres
Do te jem te bashkuar Une E Ti
Atu ku u ndam,Tek pragu i deres

Nese qerrshit piqen ndojhere
Ne muajin dhjetor
Do te ulemi Une dhe Ti nen qerrshi
Flokun do me ledhatosh me dore!


Kto nuk do te ndodhin kurr
E dij po vetem imagjinoj
Keshtu po me thot kjo zemer
S'po mundem ta ndaloj!

zanaa
04-04-13, 23:21
----------Urime ditėlindja Engjėllushė!----5-04.......


Jo nuk e harrova
Ditėdatėn shpirti imė
Vetėveten e mashtrova
U mundova me vetėngushllim

Mimozat mbi varr ti solla
Lotėt mė rridhnin krua
Teksti mė mungonte
S'dija cka me t'urua!

Cfar tė t'uroj nėna
Mbi dhe qė t'mbuloj
Asgjė pėrveq lotit
Nuk po mund t'dhuroj!

Tani zemra e nėnės
E perqafoj kėtė gur
Nėse m'i dėgjon dėnesjet
Ato po tė thonė:Nuk tė harroj kurr!
http://profile.ak.fbcdn.net/hprofile-ak-snc7/c43.21.268.268/s160x160/391112_234086999998205_1472759225_n.jpghttp://profile.ak.fbcdn.net/hprofile-ak-ash4/372139_100001744607573_1366962747_q.jpg

zanaa
09-04-13, 21:29
DITAR!!!!

(Shkeputur nga Ditari)

Asnjehere me rend nuk e perjetova naten!Mu qasen dy enderra,dy thirrje ajo e vdekjes dhe e jetes!S'dija kah te shkoj!Te dyjat i doja por kete te jetes do e zgjidhja qe mos ti krijoj vuajtje askujt,sepse i vdekuri nuk di te vuaj!Isha shum afer te pares por si duket e dyta ishte me e fort.....per momentin.Mos me akuzo ditar!!!!Ne ty kam besim te madhe Ty te kam shum afer Ty ti them te gjitha edhe qe nuk ndihem mire kur jam me Ty ndihem e fort.E dij qe Te merzis por askush nuk mund te kete dhembje me shum se une por gjithmon mundohem te tejkaloj deri ne frymen e fundit do te shkruaj.Me duket qe sa me shum qe shkruaj behem me e merzitshme por at edhe kerkoj qe te behem sepse me leht do perballoj nese me mbani ne mend te tille ani qe nuk jam ne natyre ashtu.
Te gjitha po i ndali por lotin nuk po mund ta ndali vet rrjedh por nuk qaj pse dua te qaj por qaj per ata qe qajn per mua e nuk mund te me ndihmojn,i bera te palumtur,megjithat qe mundohen ne qdo menyre te me ndihmojn por si duket eshte pak von.E lodha zemren time shum por lendova edhe keta qe me rrethojn....
Sa u mundova te jem e fort dhe prap mundohem po si duket e teprova pak....E lodha shpirtin per te tjeret,e tani fuqija eshte hargjua per vete nuk me mbeti....
POR PRAP NUK DO JEM E LIGE,DO TE LUFTOJ GJERE NE ATOMIN E FUNDIT NUK DO DORZOHEM SE I LIGU DORZOHET,UNE NUK JAM E LIGE!!!!!!!

zanaa
03-04-15, 09:31
Tė kėrkoj...

Tė kėrkoj urave dhe trotuarve
rrugėve qė vet i ndertuam
Nė tė gjithė vendet e botės
Andej kah ne i kaluam...

Kėrkoj gjithė andej,
kalova miliona kufij
Pyes nėpėr stacione trenash
Nuk gjeta asgjė-nga unė e Ti..

Tė kėrkoj mundohem t'a ndali qetėsin
Qė ne gjakun tim mbretėron
Me ngjyren e flokut tend ngjyrosi cdo bardhesi
Nostalgjia sa shum me kaplon

Edhe ret ne qiell ne ty me ngjajn
Gjerėsa kaloj me mall i shikoj
Dhe ēdo kund pėrpara tė kam
Eh,me shpejtėsi tė erės jetoj....

zanaa
03-04-15, 09:40
Vetmia

Mos kini frikė nga vetmia!
Ajo ėshtė njė klient besnik.
Ajo nuk do tė shkoj shum larg
As kur dikush ju hedhė njė kockė dhe ik'.

Ajo kurrė nuk do tė zbehet,
Kur ju besoni nė para dhe famė,
Mund t'a lėvizini vetėm...
Nga hapėsira nė kokėn tuaj.

Mos e hudhni vetminė!
Ajo thjesht do zbehet dhe e largon ,
Atėherė kur tė ofrohet dikush
Qė zemra,vėrtetė t'a kėrkon..

zanaa
08-04-15, 19:21
5 IV....

Askund nuk gjej prehje
Veshtire te pajtoj
Ne vend qe t'uroj Ditelindjen
Jame ulur po t'vajtoj....

Shpirti ime i vogel
Athua me akuzon...
Qe ne cdo ditelindje
Nena me lot te uron..

Force nuk me ka mbet'
Te shkruaj me teper
Lotet nuk me ndalen
Ngushllim s'me mbeti tjeter..

Dardanesha
16-04-15, 13:58
5 IV....

Askund nuk gjej prehje
Veshtire te pajtoj
Ne vend qe t'uroj Ditelindjen
Jame ulur po t'vajtoj....

Shpirti ime i vogel
Athua me akuzon...
Qe ne cdo ditelindje
Nena me lot te uron..

Force nuk me ka mbet'
Te shkruaj me teper
Lotet nuk me ndalen
Ngushllim s'me mbeti tjeter..

:frown::frown::frown: