PDA

View Full Version : Ndarja e Kosovės

Zero Cool
16-01-13, 19:05
Duket se ndarja e Kosovės tani ėshtė opcion real!

Oferta e re e Daēiqit: Ju neve veriun, ne juve OKB-nė?!

Beograd, 16.01.2013
Kryeministri i Serbisė, Ivica Daēiq, ėshtė i gatshėm pėr “kompromis”.

Siē shkruan ditorja serbe “Blic”, Daēiqi ėshtė i gatshėm tė pranojė qė Kosova tė ketė njė ulėse nė OKB, por vetėm me njė kusht: qė Prishtina zyrtare ta pranojė ndarjen e Kosovės.

Sipas Daēiqit, Kosova mund ta shantazhojė Beogradin nė rrugėn drejtė BE-sė, ndėrsa Beogradi mund ta shtantazhojė Prishtinėn nė rrugėn e anėtarėsimit nė OKB.

“Kėshtu mund tė vazhdojmė pėr 30 vite rresht, por kjo nuk ėshtė nė interesin e askujt”, ka thėnė ai, transmeton Telegrafi.

Thaēi: Nė fund tė bisedimeve, Kosova merr ulėsen nė OKB

Prishtinė, 16.01.2013

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka njoftuar sot kabinetin qeveritar nė lidhje me takimin e nesėrm nė Bruksel me homologun serb, Ivica Daēiq.

Thaēi ka pėrsėritur qėndrimin e tij se nė takimin qė do tė ndėrmjetėsohet si zakonisht nga Pėrfaqėsuesja e Lartė e Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme, Catherine Ashton, ai do t’i pėrmbahet agjendės e cila do tė jetė nė harmoni me Kushtetutėn dhe Planin e presidentit Marti Ahtisaari.

Nė asnjė mėnyrė, sipas tij, pala kosovare nuk do tė pranojė qė nė tavolinėn e bisedimeve tė shtrohen ēėshtjet qė prekin nė sovranitetin dhe integritetin e Kosovės.

Ndėrkaq duke iu referuar tashmė temės qendrore tė dialogut, asaj pėr gjendjen nė veri tė Kosovės, Thaēi tha se synimi i palės kosovare ėshtė shuarja e strukturave paralele atje dhe vendosja e institucioneve demokratike qė do tė punojnė nė kuadėr tė sistemit kushtetues e juridik tė Kosovės.

“Nė asnjė mėnyrė nuk do tė bisedoj pėr statusin politik. Ai ėshtė zgjidhur njėherė e pėrgjithmonė. Pastaj pėr tėrėsinė territoriale qė ėshtė e njohur e pranuar ndėrkombėtarisht, pėr organizimin e brendshėm tė Kosovės qė ėshtė kodifikuar edhe me Propozimin Gjithėpėrfshirės tė presidentit Ahtisaari, Kushtetutėn dhe ligjet nė fuqi tė Republikės sė Kosovės”.

“Ne synojmė qė brenda njė periudhe tė shkurtėr kohore tė arrijmė largimin e tė gjitha strukturave tė sigurisė sė Serbisė nga veriu i Kosovės. Pastaj transformimin e strukturave ekzistuese nė veri nė fushėn e arsimit, shėndetėsisė, ēėshtjeve sociale nė struktura tė qytetarėve tė veriut tė Kosovės”, ka thėnė Thaēi.

Ndėrsa kryeministri serb Ivica Daēiq ėshtė cituar tė ketė thėnė se Qeveria e Serbisė mund tė bisedojė me palėn kosovare edhe nė lidhje me ulėsen e Kosovės nė Kombet e Bashkuara, por si kundėrshpėrblim kishte kėrkuar qė edhe Kosova tė jepte diēka.

Thaēi nuk ka komentuar kėtė deklaratė, por ka shprehur bindjen e tij se nė fund tė procesit tė bisedimeve palėt do tė nėnshkruajnė njė marrėveshje e cila do t’i siguronte Kosovės edhe ulėsen e saj nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.

“Kosova me tė drejtė pret qė kjo marrėveshje e cila mund tė arrihet nė fund tė procesit tė normalizimit tė marrėdhėnieve me Serbinė, duhet patjetėr qė t’i mundėsojė Kosovės anėtarėsimin nė Kombet e Bashkuara dhe tė gjithė mekanizmat tjerė ndėrkombėtarė. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė Kosovės t’i sigurohet anėtarėsimi nė OKB, t’i hapet rrugė sa mė e shpejtė pėr anėtarėsim nė NATO dhe Bashkim Evropian”, ėshtė shprehur Thaēi.

Kryeministri Thaēi tha po ashtu se bisedimet me Serbinė duhet tė sjellin si rezultat shuarjen dhe largimin e strukturave ilegale serbe nga veriu tė cilat i ka financuar shteti serb.

Ndėrkaq nuk i ka mohuar tė drejtėn Serbisė qė tė investojė nė komunat me shumicė serbe nė Kosovė nė fusha tė caktuara si arsim, kulturė e shėndetėsi, por ka kėrkuar qė fondet tė jenė transparente dhe tė menaxhohen nga Qeveria dhe institucionet e Kosovės.

Kryeministrat Thaēi e Daēiq, pritet qė nesėr nėn ndėrmjetėsimin e baroneshės Ashton tė mbajnė takimin e katėrt me radhė nė Bruksel.

Risi e kėtij takimi ėshtė paralajmėrimi i Brukselit qė tė hapet pėr diskutim edhe tema e zhvillimeve nė veri tė Kosovės ku Prishtina zyrtare nuk ka qasje pėr shkak tė pranisė dhe ndikimit tė fuqishėm tė strukturave paralele serbe tė mbėshtetura nga Beogradi zyrtar.

Zero Cool
17-01-13, 16:38
Takimi i sotėm legalizon strukturat ilegale serbe

Bruksel, 17.01.2013

Kryeministri Hashim Thaēi pėr herė tė parė ka pranuar tė mėrkurėn se do tė legalizohen ato qė deri tash i ka quajtur struktura ilegale, tė cilat prej pasluftės kanė vepruar nė veriun e Kosovės tė banuar me serbė. Ka thėnė se ato do tė transformohen.

Ka shprehur kėmbėngulje vetėm pėr heqjen e strukturave serbe tė sigurisė, tek ka folur para Kabinetit qeveritar pėr qėndrimet qė do tė prezantojė tė enjten nė takimin me kryeministrin e Serbisė, Ivica Daēiq, e nė tė cilin temė qendrore do tė jetė ēėshtja e veriut tė Kosovės.

“Ne synojmė qė brenda njė periudhe tė shkurtėr kohore tė arrijmė synimin pėr largimin e tė gjitha strukturave tė sigurisė sė Serbisė nga veriu i Kosovės”, ka thėnė fillimisht kreu i Ekzekutivit, qė pasditen e sė enjtes ka udhėtuar pėr Bruksel. “Pastaj, transformimin e strukturave ekzistuese nė veri tė Kosovės, nė fushėn e arsimit, shėndetėsisė, ēėshtjeve sociale, nė struktura tė qytetarėve tė veriut tė Kosovės, nė pajtim me propozimin e presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutėn e Kosovės dhe ligjeve nė fuqi”, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri ka thėnė tė ketė marrė edhe mbėshtetjen ndėrkombėtare pėr pozicionet qė duhet tė mbajė ai nė takimin e sė enjtes. Deklaratėn e ka nxjerrė pas takimit me pėrfaqėsuesit e vendeve tė Kuintit.

Zero Cool
17-01-13, 16:38
Strukturat ilegale nė veri tė shuhen, jo tė legalizohen

Mitrovicė, 17.01.2013

Njohėsit e zhvillimeve politike dhe ekspertėt e sigurisė konsiderojnė se ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me veriun e Kosovės, si strukturat ilegale tė ngritura atje me financimin e Serbisė, duhet tė shuhen dhe jo legalizohen.

Ish ministri i Pushteti Lokal, Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovės, tha se tė gjitha strukturat ilegale qė i financon Beogradi, duhet tė shuhen, dhe siē tha ai, tė fuqizohen struktura lokale sipas ligjeve tė Republikės sė Kosovės.

“Ato patjetėr duhet tė shuhen duhet tė largohen, pėr tė arritur njė normalizim, pastaj pėr t’u parė se ēfarė roli konstruktiv do tė luajė Beogradi nė atė pjesė qė tė mund tė kenė qasje institucionet e Kosovės pėr tė krijuar njė lidhje, njė dialog me qytetaret edhe liderėt lokal pėr tė pėrgatitur parakushtet organizimit e zgjedhjeve lokale, ndėrtimin e strukturave lokale dhe pastaj fuqizimin e atyre strukturave lokale, pėr me mundur qytetarėt t’i reflektojnė interesat e veta pėrmes atyre komunave”, shpjegoi Ferati.

Ferati mendon se gjithēka tjetėr, pėrveē fuqizimit tė komunave me ligjet e Republikės sė Kosovės, do tė jete njė dėshtim dhe vazhdim i problemeve nė veri.

“Unė besoj se edhe Beogradi e ka kuptua se kjo gjendje nuk i ka konvenuar dhe asnjėherė nuk ka shėnuar ndonjė progres. Dhe tash po diskutohet se si do tė jetojė veriu. Veriu do tė jetė nė Kosovė me ligjet e Republikės sė Kosovės dhe se ata do tė kenė tė gjitha tė drejtat qė kanė edhe komunat e tjera. Vetėm kjo ėshtė rezoluta edhe e Kuvendit tė Kosovės se tė gjitha zgjedhjet atje tė gjinden nė kuadėr tė kushtetutės, njė tėrėsi territoriale, integritetin dhe nė sistemin unik tė funksionimit”, deklaroi pėr Radion Evropa e Lirė, Sadri Ferati.

Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi ka deklaruar se institucionet e vendit synojnė qė brenda njė periudhe tė shkurtėr kohore tė arrijnė largimin e tė gjitha strukturave tė sigurisė sė Serbisė nga veriu i Kosovės.

Kurse ėshtė shprehur se pastaj do tė ndodh transformimi i strukturave ekzistuese nė veri nė fushėn e arsimit, shėndetėsisė, ēėshtjeve sociale nė struktura tė qytetarėve tė veriut tė Kosovės.

Nė anėn tjetėr, politikani serb nga veriu i Mitrovicės, Oliver Ivanoviq, ish-zyrtar nė qeverinė e mėparshme tė Serbisė, tha pėr Radion Evropa e Lirė, se nuk do tė ketė ndonjė zgjidhje tė shpejt, por ajo qė ėshtė e mundshme ėshtė qė struktura aktuale tė legalizohet pėrkohėsisht deri te mbajtja e zgjedhjeve.

“Nė momentin kur arrihet marrėveshja, zgjedhjet janė tė mundshme nė njė pėrudhė kohore prej 6 deri nė 9 muaj. Mund tė mbahen zgjedhje nė tė cilat serbėt do tė marrin pjesė me pėrkrahjen e Qeverisė serbe, dhe kjo do tė jetė e pranueshme edhe nga Prishtina dhe Beogradi, po ashtu edhe nga komuniteti ndėrkombėtar”, tha Ivanoviq.

Ai gjithashtu shtoi se me arritjen e ndonjė marrėveshjeje tė tillė, ėshtė e sigurt qė do tė ketė kundėrshtime nga popullata serbe nė veri.

“Disa persona janė mėsuar tė jetojnė me komoditet, tė punojnė nė rrethana siē kanė punuar deri tash, e kėto rrethana janė as me Beogradin e as me Prishtinėn por siē kanė dashur ata vet. Por, kjo mėnyrė e tė menduarit nuk do tė zgjas edhe shumė kohė. Kjo ėshtė ēėshtje e marrėveshjes se qeverise tonė. Ēdo marrėveshje qė arrin kryeministri ynė ajo marrėveshje ėshtė e obligueshme pėr tė gjithė”, u shpreh Ivanoviq.

Kurse, njohėsi i ēėshtjeve tė sigurisė Nuredin Ibishi vlerėson se shuarja e strukturave ilegale tė Serbisė do tė jetė e vėshtirė, pasi qė Serbia insiston nė njė autonomi pėr atė pjesė tė Kosovės.

“Pala serbe do tė insistojė qė t’i mbajė ato struktura me ēdo kusht dhe tė imponojė njė autonomi. Dhe e fundit, nėse nuk gjėnė njė pėrkrahje prej Bashkimit Evropian, atėherė tjetra ėshtė qė ato t’i transformojė, ky do tė jetė ai opsioni i serbeve”, theksoi Ibishi.

Ndonėse po bėhen pesė vjet qė kur Kosova shpalli pavarėsinė, Prishtina zyrtare nuk ka arritur ta shtrijė nė tėrėsi autoritetin shtetėror nė veri tė Kosovės .

Kundėrshtimi i banorėve serbė tė asaj pjese ndaj kėtij autoriteti shtetėror, vazhdon tė jetė i fuqishėm, sikurse lidhjet e tyre me Beogradin zyrtar.

Bashkėsia Ndėrkombėtare disa herė i ka kėrkuar Serbisė zhbėrjen e strukturave paralele nga veriu i Kosovės, ndėrsa ka inkurajuar palėt pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet vete.

AmonRa
17-01-13, 17:22
Qeveria e Kosovės dhe kryeministri i saj aq shumė e aq shpesh kanė theksuar se s’kemi pse merremi me Rezolutėn e Platformėn e Serbisė saqė ajo mbase edhe nuk duhej lexuar fare sipas tyre. Njėkohėsisht, vazhdonin ata, Kosova nuk ka pse harton Platformė tė saj pėr dialogun politik meqenėse ne s’duhet ta imitojmė Serbinė dhe fryma, germa e vijat e kuqe pėr neve tashmė i ka shkruar ish Presidenti finalandez Marti Ahtisaari. Sidoqoftė, kryeministri Thaēi i mblodhi pardje krerėt partiakė tė koalicionit qeverisės dhe ata opozitarė qė s’e kundėrshtojnė dot, pėr tė pėrpiluar njė dokument i cili si nė strukturė po ashtu edhe nė pėrmbajtje i ngjan pikėrisht njė Platforme pėr dialogun politik me Serbinė.

Shumėēka do tė mund tė thuhej pėr kėtė Platformė dhe kontekstin e saj politik, mirėpo kėtu po kufizohem nė pesė elemente qė m’u dukėn mė tė rėndėsishme. E para, kjo Platformė i referohet territorit gjeografik nė veri tė lumit Ibėr nė Kosovė si Veriu i Kosovės, pra me ‘V’ tė madhe thua se bėhet fjalė pėr njė entitet tė veēantė, tėrėsisht nė pėrputhje me aspiratat e Serbisė. Sė dyti, problematizimi i strukturave shtetėrore tė Serbisė nė Kosovė kufizohet vetėm te ato tė MUP-it famėkeq duke mos i quajtur ato as armiqėsore, as kriminale dhe, nė fillim, as ilegale, por vetėm struktura tė sigurisė.

Mė tej, kėrkohet veēse largimi i kėtyre strukturave, gjė qė paraqet njė lloj amnistie pėr krimet e tyre tė panumėrta nė kėto vitet e pasluftės. Sė treti, ėshtė ofenduese qė kjo Qeveri tė zotohet qė do tė themelojė ‘Fondin Zhvillimor pėr Veriun’ nė kohėn kur edhe qasja e vizioni, edhe buxheti shtetėror, sipas kėsaj Qeverie e vitet e saj tė qeverisjes, mund tė jenė gjithēka tjetėr pėrveēse zhvillimore. Sė katėrti, asnjė fjalė nuk thuhet nė kėtė Platformė pėr Luginėn e Preshevės, pėrkatėsisht Kosovėn Lindore, ashtu qysh e kishim parashikuar qysh moti. Dhe, sė pesti, fjalia “Natyrisht, ne e kuptojmė qė Serbia nuk do tė mund ta njohė pavarėsinė e Kosovėn nė fund tė kėtij procesi...” shfaq mirėkuptim sa tė ēuditshėm aq edhe tė dėmshėm tė Thaēit dhe tė tė tjerėve pėr Serbinė. Kjo do ta trimėrojė Serbinė dhe do tė ketė pasoja tė mėtutjeshme nė zbutjen e qėndrimit tė faktorėve ndėrkombėtarė karshi saj.

Platforma e Qeverisė sė Kosovės me tė cilėn u pajtuan edhe disa opozitarė po e pėrgatit terrenin pėr kompromisin e radhės pėr Kosovėn. Ky kompromis nis me veriun por zgjatet edhe te njėfarė bashkėsie e komunave me shumicė serbe si dhe sėrish te trashėgimia kulturore ortodokse. Meqė ky dialog nuk bazohet nė drejtėsi ai s’mund tė sjellė drejtėsi. Nuk ėshtė i bazuar nė drejtėsi sepse nuk ka asnjė parakusht pėr Serbinė dhe aty dialogohet veēse pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės. Nuk do tė sjellė drejtėsi andaj mė shumė koncesione drejt marrėveshjes sė kompromisit do tė kėrkohen nga pala mė e dobėt e qė nė kėtė rast ėshtė Kosova.

Bashkimi Evropian dhe Serbia pajtohen qė ndėrmjet idesė sė ndarjes sė Kosovės dhe Planit tė Ahtisaarit ekziston njė hapėsirė. Zyrtarė tė shumtė tė BE-sė qė janė preokupuar me rajonin e Ballkanit perėndimor, nė kohėra dhe forma tė ndryshme, e kanė pohuar kėtė gjė. Kėta zyrtarė evropianė dhe qeveritarėt serbė mund tė mos pajtohen pėr madhėsinė e asaj hapėsire por jo edhe pėr faktin nėse ajo ekziston. Nė anėn tjetėr, Qeveria e Kosovės duket se pretendon tė kundėrtėn, sė paku deklarativisht e para publikut kosovar. Mirėpo, kjo Platformė tash porsi edhe vetė hyrja nė dialog me Serbinė mė herėt, e demantojnė Qeverinė e Kosovės.

BE-ja dhe Serbia po nxitohen pėr njėra-tjetrėn, kurse Kosova po pėrfundon si dėm kolateral. Thaēi ėshtė kėtu nė Kosovė (dhe jo vetėm atėherė kur shkon atje nė Bruksel) pėr ta riemėruar kėtė dėm si ndonjėfarė fitore tė Kosovės. Normalizimi i marrėdhėnieve me Serbinė ėshtė abnormalizim i veriut dhe i krejt Kosovės. E gjithė kjo pėr normalizim tė marrėdhėnieve tė Thaēit me BE-nė ku ky jep shtetėsi e territor tė Kosovės ndėrkaq merr imunitet politik nga EULEX-i pėr korrupsionin e tij.

Po ky kryeministėr qė para disa muajve thoshte qė nuk do tė ketė dialog politik me Serbinė, kurse para disa javėve qė nuk do tė dialogojė me Serbinė pėr veriun e Kosovės, tash na thotė qė nuk do tė lėshojė pe nė kėtė dialog politik i cili qartazi me 17 janar 2013 do tė jetė (edhe) pėr veriun e Kosovės. Siē e tha vetė Maja Kocijanēiq, zėdhėnėsja e Baroneshės Ashton: “Raundi i ardhshėm i dialogut Prishtinė-Beograd do tė jetė mė i vėshtirė se takimet e tjera tė mbajtura deri mė tani dhe tema e veriut do tė jetė temė kryesore”.

Dihet qė Serbia ėshtė faktor destabilizues dhe destruktiv nė Kosovė. Nėpėrmjet dialogut politik nė Bruksel me Kosovėn e pėr Kosovėn, Serbia po legalizohet si faktor stabiliteti dhe faktor konstruktiv nė sytė e BE-sė. Kėsisoj, ajo po ribėhet hisedare nė stabilitetin dhe ndėrtimin institucional nė Kosovė. Nga kėndvėshtrimi i BE-sė, Qeveria e Kosovės dhe ajo e Serbisė janė komplementare nė Kosovė si faktor stabilizues e ndėrtues. ‘Normalizimi i marrėdhėnieve’ ndėrmjet Kosovės e Serbisė ėshtė sajimi i kėsaj marrėdhėnie komplementare nė Kosovė ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe Qeverisė sė Serbisė.

Miriam
18-01-13, 14:13
http://www.zeri.info/fotot/70188/thumb_burim_ramadani_-_op.jpg
Shkruan
Burim Ramadani

18-01-2013

Ulėsja nė OKB ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme. Njėsoj sikurse funksionalizimi i shtetit tė Kosovės. Tė dy qėllimet janė tė njėjtėsuara. Nuk shkojnė kundėr njėri-tjetrit. Kosova duhet tė arrijė anėtarėsimin e plotė nė OKB dhe, nė tė njėjtėn kohė, duhet tė zhvillojė funksionalizimin e saj pėrbrenda.

Pse na duhet OKB-ja? Ėshtė e qartė se Organizata e Kombeve tė Bashkuara (OKB) paraqet njė ombrellė tė shteteve nė mbarė botėn. Kjo Organizatė ėshtė automatikisht njė ombrellė e rėndėsishme pėr Kosovėn, duke pasur parasysh se shteti ynė ende nuk ėshtė njohur nga tė gjitha shtetet veē e veē. Pėrgjegjėsitė dhe obligimet qė merr Kosova me anėtarėsimin nė OKB nuk janė tė vogla. Thjesht, ulėsja aty do tė ketė koston e vet financiare. Pėrafėrsisht sikurse ka koston financiare edhe anėtarėsimi nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar (FMN). Por, kjo kosto ėshtė tejet simbolike nė krahasim me atė qė Kosova pėrfiton nga ulėsja aty.
Rėndėsia pėr anėtarėsimin e Kosovės nė OKB ka tri elemente tepėr tė veēanta. Sė pari, me anėtarėsimin e Kosovės nė kėtė organizatė botėrore largohen pėrgjithmonė dilemat e jashtme nėse shteti i Kosovės duhet tė ekzistojė apo jo. Kjo nėnkupton se tė gjitha shtetet anėtare tė OKB-sė do tė pranojnė shtetėsinė e Kosovės dhe janė tė obliguara qė nė njė formė apo tjetėr tė bashkėpunojnė me ne.
Sė dyti, anėtarėsimi nė OKB nėnkupton faktin se Rusia nuk do tė pėrdorė veton e saj kundėr Kosovės. Pra, nė formė tė qartė do tė kemi zbutjen e pozicionit tė ashpėr tė Rusisė kundėr shtetit tė Kosovės. Kjo automatikisht do tė ndikonte nė pozicionin abstenues tė Kinės, e cila pas kėsaj do tė mund tė lėvizte drejt raporteve diplomatike tė ndėrsjella me Kosovėn. Mund tė thuhet se njė hap i tillė do tė kishte ndikim nė pėrmirėsimin e pozitės sė Kosovės nė atė pjesė tė botės, duke u fokusuar kryesisht nė mundėsitė e rritjes sė marrėdhėnieve ekonomike tė cilat kanė kapluar tregun e rajonit dhe mė gjerė.
Sė treti, anėtarėsimi nė OKB do tė nėnkuptojė njė pozicion tjetėr (tė ri!) tė Serbisė nė raport me Kosovėn. Serbia edhe mund tė mos njohė formalisht Republikėn e Kosovės, por heqja dorė nga kundėrshtimi qė Kosova tė jetė nė OKB do tė mundėsonte njė komunikim normal mes dy vendeve (edhe pse pa njohje formale!).
Kjo detyron Serbinė qė tė gjejė zgjidhje juridike dhe politike me Kushtetutėn e vet, e cila e pėrcakton Kosovėn si pjesė tė territorit tė saj. Duhet thėnė qartė se Kushtetuta e tashme e Serbisė nuk ka dhe nuk mund tė ketė asnjė ndikim praktik dhe legal mbi Kosovėn. Ajo ndikon vetėm nė raportet mes Kosovės dhe Serbisė, duke bėrė agjendėn politike tė Beogradit tė varur edhe nga provizionet kushtetutuese tė saj. Normalisht se ndryshimi i Kushtetutės serbe ėshė i domosdoshėm pėr tė arritur nivelin e kėnaqshėm tė marrėdhėnieve mes dy shteteve, por kjo mund tė arrihet me kohė. Thjesht, tash pėr tash, nuk mund tė jetė njė akt apo operacion. Duhet tė jetė proces i brendshėm i Serbisė dhe i lidhur direkt me integrimet evropiane tė tyre.
Por, dilemat qė po ngriten kėto ditė nė opinion (besa, jo vetėm ditė, por edhe muaj e vite me radhė!) kanė tė bėjnė me mundėsinė qė Kosova t’i japė diēka Serbisė nė kėmbim me ulėsen nė OKB. Kjo tashmė u tha edhe si kėrkesė publike e kryeministrit tė Serbisė. Mė jep diēka qė tė jap diēka tjetėr! Kjo ėshtė logjika e politikės sė Serbisė. Tė gjithėve na kujtohet se si Serbia ka pasur plane krejt tė tjera pėr Kosovėn. Ka pasur edhe pėrpjekje pėr realizimin e planit tė saj. Pėrpjekje kjo qė ka ushtruar dhunė, luftė, vrasje, masakra, dhunime, spastrim etnik, tentin-gjenocid e ēka jo. Plani i Serbisė dhe tentimi pėr tė realizuar atė plan nė tė gjitha format ka nxitur botėn demokratike tė reagojė. Dhe, ai reagim kulmoi me largimin e forcave ushtarake, para-ushtarake, policore dhe administratės sė Serbisė, si rezultat i bombardimeve 78 ditėshe nga NATO-ja e udhėhequr nga SHBA-tė.
Tashmė, Kosova i ka tė gjitha argmumentet politike, juridike dhe humane pėr tė ruajtur dhe pėr tė zhvilluar pozicionin e vet. Kushtetuta e Kosovės ka absorbuar provizionet e Planit tė Ahtisaarit, qė paraqet njė shtet me pushtet-ndarje (konsociacionalizėm), si mėnyra mė demokratike pėr tejkalimin e pėrēarjeve midis etnive, kryesisht komunitetit shqiptar dhe komunitetit serb. Kosova nuk ka asnjė nevojė qė tė lėshojė pe nė dėm tė funksionalitetit tė vet tė brendshėm. Edhe ky proces i dialogut qė po ndodh nė Bruksel nuk ka dhe nuk mund tė dėmtojė aranzhmanet e brendshme tė sistemit politik dhe juridik tė Kosovės. Thjesht, nga ky proces i dialogut nuk duhet tė ketė ndryshime Kushtetuese. Kosova zhvillon funksionalitetin e vet nė bazė tė pėrkushtimeve dhe vendosmėrisė qė ka pėr tė respektuar me kompetenca shtesė autonominė lokale, qė realisht paraqet njė autonomi joterritoriale tė njė komuniteti tė caktuar.
Sa u pėrket komunave nė veri tė Kosovės, e tėra qė duhet tė ndodhė ėshtė largimi i strukturave ilegale tė Serbisė dhe ato tė zėvendėsohen fuqishėm nga institucionet e shtetit tė Kosovės. Gjyqėsia, policia dhe unikaliteti i doganave nuk mund tė jenė pjesė e kompromiseve. Tek e fundit, kėto janė ndėr elementet kryesore qė mundėsojnė funksionalitetin e shtetit tė Kosovės. Zinxhir tjetėr komandues apo ndryshime kushtetuese nė kėto fusha nėnkuptojnė ndėrrim tė sistemit politik dhe juridik tė Kosovės, prandaj nuk ka asnjė argument dhe garancė tė vetme se kjo do tė funksionalizonte shtetin. Pėrkundrazi, kjo do tė mund tė brishtėsojė shtetin e Kosovės edhe mė shumė.
Thėnė shkurt, Kosova do tė arrijė tė dy qėllimet e veta: ulėsen nė OKB dhe funksionalitetin e shtetit. Asnjėra nuk ėshtė nė dorėn e politikės sė Serbisė, e cila ėshtė tepėr e njohur pėr tė gjithė ne. Tė dy qėllimet varen nga pėrgatitjet dhe pėrkushtimi i institucioneve tė Kosovės. Thjesht, Kosovėn e ka nė dorė dhe pėrgjegjėsi vetėm Kosova. Askush tjetėr.
Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”

Domira
28-01-13, 17:20

Ulėsja nė OKB nuk ėshtė mė e rėndėsishme se integriteti dhe sovraniteti i Kosovės. Mos folni prralla.