PDA

View Full Version : Shteti dhe Jo Shteti


Florim Zeqa
22-01-13, 19:48
Shteti dhe jo shteti!


Thėnja e tė madhit Sami Frashėri: "mė mirė njė vepėr e mirė sė njė mijė fjalė", na pėrkujton mė sė miri gjendjen aktuale tė shqiptarėve sot. Qė nga momenti i paralajmėrimit tė kryeministrit serb pėr heqjėn e lapidarit nė Preshevė; tek shqiptarėt e Luginės, nė Kosovė e nė trojet shqiptare nė pėrgjithėsi, ēdo dite qarkullonin fjalė tė mėdhaja e "zotime" nga mė tė ndryshmet pėr mbrojtjėn e Lapidarit; nuk do tė lejohet tė prekėt lapidari, do tė mbrohet mė tė gjitha forcat, tė gjithė shqiptarėt janė mė Luginėn,..etj.
Mirėpo aksioni i xhandarmėrisė serbe i 20 janarit 2013, e dėshmoi tė kundėrten, sė nga fjalėt e mėdha nuk doli asgjė konkrete, madje nga fjalori i patriotizmit politik u prodhuan vetėm; mashtrime, zhgėnjime e thyerje shpirtėrore tek popullata e asgjė mė shumė.
Mbase mė e dobishme pėr mbrojtjėn e lapidarit do tė ishte kursimi nga deklarimet patriotike tė liderėve, pėr mos asgjė tjetėr Serbia nuk do tė mobilizohej deri nė atė masė siq u shfaq nė mėngjesin e sė dielės mė atė numėr aq tė madhė forcash!
Nganjėherė heshtja ėshtė mė e fuqishme sė fjalėt, sa do tė mėdha qofshin ato, pasi e vėnė nė lajthitje kundėrshtarin nė pėrdorimin e forcės apo e detyrojnė tė heqė dorė nga njė veprim i caktuar.
Njė fjalė e urtė popullore thotė; "arusha mė shoshė nuk trembet", kėshtu doli edhe kėsaj radhe, serbėt nuk u trembėn nga fjalėt e mėdha tė shqiptarėve.
Nė ēdo rrethanė tė keqės duhet pėrgjigjur mė tė njėjtėn masė, nė tė kundėrtėn, ajo vetėm sa zmadhohet e merrė pėrmasat e njė pėrbindėshi shkatrrues.
Heqja e memorialit tė dėshmorėve nė Luginėn e Preshevės vertetoi dy gjėra tė kundėrta; sė pari vėrtetoi heterogjenizimin e shqiptarėve, pseudopatriotizmin e lidershpit dhe forcėn (e ulėt) vepruese tė shqiptarėve.
Nė anėn tjetėr doli nė pahė forca e shtetit, nė ketė rastė atij serb, qė na bėri tė kuptojmė tė gjithė pa aftėsinė e jo shtetit (Kosovės) nė raport mė heqjėn e barrikadave serbe nė veriun e Mitrovicės, nė shtetin e "lirė e tė pavarur", dhe shtrirjės sė autoritetit tė shtetit nė gjithė teritorin.
Shteti kriminel i Serbisė e rrėnoi njė memorial tė shqiptarėve qė s'paraqiste as njė lloj pėngese pėr qytetarėt, pėrderisa shteti demokratik i Kosovės nuk po arrinė dot t'i largoj barrikadat mbi Urėn e Ibrit, qė janė bėrė pėngesė e levizjes sė lirė tė qytetarėve nė atė pjesė!
Ngjarja e 20 janarit 2013, na pėrkujtoj mė sė miri fillimin e marsit tė vitit '98 nė Kosovė, kur forcat ushtarako-policore rrethuan familjėn Jashari nė Prekaz, kujtojmė rezistencėn e Jasharajve deri nė vetėflijim pa u ndihmuar nga askush, madje as nga bashkėveprimtarėt e tyre mė tė ngushtė, e as nga ushtria ēlirimtare!
Sikur atėhere familja Jashari, edhe tani Lapidari i dėshmorėve nė Luginė mbeti i vetmuar, nė mėshirėn e rrėnuesve, tė cilėt mė gjakftohtėsinė e gjakpirėsve, forcėn e njė pėrbindėshi, te cileve qetėsinė e heshtjės ua thente vetėm ndonjė lehje qėnėsh,...arritėn pa asnjė pėngesė tė largojnė nga aty memorialin e dėshmorėve tė lirisė sė shqiptarėve!
Sulmi i xhandarmėrisė serbe, nė mėngjesin e 20 janarit nuk arriti ti zgjoi nga gjumi as formacionet ushtarake tė armatės kombėtare shqiptare, tė shfaqura nė "facebook" vetėm pak orė para sulmit mbi Luginė!
Madje u dashtė tė kalojnė disa orė deri sa u zgjuan nga "gjumi" institucionet e shteteve shqiptare, liderėt e partive politike, OVL e UĒPMB-sė e UĒK-sė pėr tė pėrgatitur "dėnimin" e heqjės sė lapidarit nga xhandarmėria serbe.
Pas vajtimit tė shkurtėr pėr memorialin e lirisė, liderėt partiak vazhduan prap mė fjalėt "ngushlluese"; pėr ruajtjėn e gjakftohtėsisė, paqės e stabilitetit,...duke ju bėrė thirrje banorėve lokal tė Luginės pėr durim e vetėpėrmbajtje nga veprimet e pamatura, tė jenė tė qetė e tė durueshėm nga provokimet e radhės sė Serbisė!
Na mbetėt tė shpresojmė sė pas kėtij sulmi vandal tė Serbisė mbi memorialin e dėshmorėve tė lirisė nė Luginėn e Preshevės, tė jenė vetėdijėsuar liderėt shtetėror tė Kosovės pėr ndryshimin e kursit politik nė raport mė pushtuesit verior, pasi nė Serbi nuk ka ndryshuar asgjė nga koha e Millosheviqit,...Daēiqat e Nikoliqat e sotėm janė e njėjta vazhdimėsi, kėta nuk njohin gjuhėn e dialogut, vetėm gjuha e forcės i detyron tė heqin dorė nga dhuna ndaj shqiptarėve.
Ndėrprerja e mėnjėhershme e bisedimeve mė Serbinė ėshtė akt kombėtar qė mbronė terėsinė teritoriale tė vendit, kthenė nderin e dinjitetin kombėtar dhe forcon unitetin e faktorit politik shqiptar, sikurse qė ėshtė tradhėti kombėtare vazhdimi i dialogut mė pushtuesit serb, pėrderisa ata mė agresion e vandalizėm, dhunė e kėrcėnime vazhdojnė tė mbajnė tė pushtuara tokat shqiptare.

FLORIM ZEQA