PDA

View Full Version : Thaēėt - Ngritja e Njė Fuqie Biznesi


Guri i madh
18-02-13, 19:59
http://images.botasot.info/uploads/largea_thaci-jpg1361197892.jpg

Guri i madh
18-02-13, 20:00
Njė muaj pasi ishte emėruar kryeministėr, Hashim Thaēi e kishte lexuar deklaratėn e pavarėsisė sė Kosovės. Qė atėherė, ai ka hyrė nė vitin e gjashtė nė detyrėn e shefit tė ekzekutivit dhe mbetet politikani mė i fuqishėm. Por pushteti i tij dhe vėllezėrve tani shtrihet e ndėrlidhet edhe nė njė rrjet tė gjerė e tė fuqishėm biznesi ndėrtimesh, mineralesh, naftės, energjisė e sigurimeve.
Sa herė tė nxirret nga arkivi xhirimi i deklaratės sė pavarėsisė sė Kosovės - ngjarjes mė tė rėndėsishme politike nė pėrpjekjet pėr ēlirimin e vendit - do tė mund tė shihet edhe politikani qė e lėxoi atė, atėherė kryeministri i sapoardhur Hashim Thaēi.
Si lider i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), e cila mori mė 2007 pėr herė tė parė mė shumė vota sesa Lidhja Demokratike e Kosovės, Hashim Thaēi qe vendosur si kryeministri mė i fuqishėm pėr shkak tė votave dhe peshės nė terren.
Tre kryeministra para tij, Bajram Rexhepi, Bajram Kosumi dhe Agim Ēeku ishin emra tė njohur politikanėsh, pro jo udhėheqės tė forcave politike. Ramush Haradinaj kishte zgjatur vetėm 100 ditė.
Edhe pesė vjet mė vonė, Thaēi ruan fuqinė politike.
Nė zgjedhjet e fundit parlamentare, nė dhjetor tė vitit 2011, ai u radhit mė i votuari duke marrė 160 mijė vota kurse nė janar kėtė vit u rizgjodh kryetar i PDK-sė me vetėm njė votė kundėr.
Thaēi mbetet politikani i preferuar i diplomatėve tė huaj nė bisedimet politike me Serbinė dhe arrin tė mbajė qeverinė e tij pėrkundėr numrave tė paktė nė koalicionin me Aleancėn pėr Kosovėn e Re (AKR) dhe minoritetet. Kėtė muaj, ai refuzoi njė ofertė pėr tė shtuar nė koalicion Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) tė Ramush Haradinajt dhe shtyri pėr nėnkryetar tė parė tė partisė sė tij ish-shefin e Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK), Kadri Veselin, pėrball bojkotit dhe kritikave tė njeriut tė dytė tė derisotėm tė kėsaj partie, Jakup Krasniqit.
Nė konventėn e freskėt zgjedhore tė partisė sė tij, Thaēi u mburr me rritjen e pagave nė sektorin publik, ndėrtimin e shkollave si dhe asfaltimin e rrugėve. Ai u tha kolegėve tė tij se kur PDK-ja kishte filluar qeverisjen rrugėt ishin me baltė dhe nxėnėsit mėsonin me kontenjerė.
“Nė kėto pesė vite kemi ndėrtuar mbi 130 shkolla tė reja dhe shumė tė tjera kemi renovuar”, tha Thaēi, duke shtuar se po ashtu ishin ndėrtuar mbi “1 mijė kilometra infrastrukturė moderne rrugore”.
Qeveria e tij po ashtu nė tetorin e vitit tė kaluar mori vendim pėr rritjėn e tė ardhurave pėr pensionistėt kontributpagues, nga 80 euro nė 112 euro nė muaj. Ndėrsa pensionet bazike dhe ato tė personave me aftėsi tė kufizuara nga 45 euro do tė jenė 65 euro.
“Ne, bashkė, e kemi ndėrtuar shtetin dhe po qeverisim pėr jetė mė tė mirė”, tha Thaēi.
Nė dokumentarė televizivė Thaēi ėshtė pėrshkruar gjatė kėtyre viteve nga njė politikan shumė mė i hapur ndaj mundėsive tė momentit sesa zotimeve tė tij dhe partneritetit strategjik, deri tek njė kontakt i shėrbimit francez tė spiunazhit.
Por, zbulimet e Gazetės Jeta nė Kosovė nė dymbėdhjetė muajt e fundit tregojnė se, qė nga shpallja e pavarėsisė, kryeministri ka shtrirė pushtetin e tij edhe nė biznes.
Ai ka krijuar lidhje tė fuqishme me biznesmenė ndėrsa vėllezėrit nisėn tė krijonin kompani vetėm disa muaj pas ardhjes sė tij nė pushtet. Tani ata kanė lidhje me kompani tė fuqishme private.
Kėto kompani kapin biznesin e ndėrtimit, tė naftės, tė pasurive minerare, energjisė dhe sigurimeve.
Nė kėtė mėnyrė, Thaēėt kanė krijuar njė fuqi biznesi gjatė kėtyre pesė viteve.
Kur erdhi nė qeveri, Hashim Thaēi i hapi mbledhjet e kabinetit pėr kamerat televizive dhe premtoi transparencė. Por, ai nuk pranoi tė jepte shpjegime kur iu drejtuan pyetje nėpėrmjet Zyrės sė Kryeministrit pėr pushtetin e tij nė biznes.
Ndėrtuesi Blerim Thaēi

Thaēi po bėnte njė vit pushtet nė pozitėn e kryeministrit kur njė kompani ndėrtimi u shėnua nė Agjencinė e Regjistrimit tė Biznesit nė Kosovė (ARBK), mė 14 janar 2009.
Blerim Thaēi, i vėllai i vogėl i Kryeministrit, ėshtė hisedar nė “Iliria Building” qė ka ndėrtuar njė kompleks milionėsh banesor gjatė vitit 2012 nė lagjen Mati 1 nė Prishtinė.
Ai ėshtė partner i Milaim Cakiqit, njė biznesmeni nga Drenasi.
Adresa e kompanisė nė certifikatėn e biznesit shėnohet se ėshtė Ēagllavica. Blerim Thaēi ėshtė person i autorizuar pėr Ēagllavicė ndėrsa Cakiqi ėshtė pėrgjegjės pėr Prishtinė.
Blerim Thaēi nuk kishte pranuar tė japė pėrgjigje pėr mėnyrėn e sigurimit tė mjeteve pėr ndėrtimin e kėtij kompleksi.
Nė ARBK ai nuk figuron qė ka pasur mė herėt ndonjė biznes me qarkullim tė madh financiar.
Blerim Thaēi regjistroi edhe kompaninė “Odetjon”, qė ka pėr aktivitet ndėrtimin e tregtinė, nė nėntor tė vitit 2009. Emri i saj nuk ėshtė hasur tek fituesit e prokurimeve publike dhe nuk dihet nėse biznesi ka afarizėm financiar.
Ndėrkohė “Blloku A 21”, siē quhet kompleksi i ndėrtuar nga Iliria Building, ėshtė i ndarė nė dy objekte nė tė cilėt janė planifikuar tė ndėrtohen 102 banesa.
Bazuar nė deklarimet e kompanive tė ndėrtimit, kostoja mesatare e ndėrtimit tė kėtyre banesave shkon deri nė 4 milionė euro ndėrsa mesatarja qė sigurohet nga shitja e tyre shkon deri nė 7-8 milionė euro.
Lidhjet e Idriz Thaēit me biznesin e mineraleve

Nė njė fshat tė Malishevės, komunės sė vogėl qė qeveriset nga PDK-ja, operon njė kompani qė merret me nxjerrje minerare.
Idriz Thaēi figuron si person kontaktues i gurthyesit “Geo Mineral”, me bazė nė Astrazub tė Malishevės, nė njė dokument tė kompanisė sė naftės Kosova Petrol, qė e kishte siguruar Gazeta Jeta nė Kosovė.
Gurėthyesi u regjistrua nė ARBK nė muajin maj tė vitit 2008 nė kohėn kur Hashim Thaēi kishte bėrė vetėm pesė muaj nė karrigen e kryeministrit tė vendit.
As Idriz Thaēi, njejtė si Blerim Thaēi, nuk ka pranuar tė japė shpjegime rreth aktiviteteve biznesore.
Kjo kompani pėrveē qė ishte angazhuar si nėnkontraktor i Bechtel-Enkas nė ndėrtimin e autostradės sė Kosovės, ka fituar edhe tre tenderė publikė nga KEK-u, vlera totale e tė cilėve ėshtė rreth 1 milionė e 600 mijė euro.
Kompania nė vitin 2009 fitoi njė tender nė vlerė prej 1 milionė e 200 mijė eurosh dhe njė tjetėr nė vlerė prej 205 mijė eurosh.
Po ashtu njė tender tjetėr e fitoi nė vitin 2011 dhe vlera e tij ishte mbi 150 mijė euro.
“Geo Mineral” nė dokumentin ku figuron Idriz Thaēi shihet se furnizohet me naftė tek “Kosova Petrol”, njė biznes i i njė ish-kėshilltari tė Kryeministrit Hashim Thaēi, po ashtu ish-deputet nga radhėt e PDK-sė.
Bedri Selmani, pronar i kompanisė “Kosova Petrol”, ėshtė njė biznesmen qė ka pėrfituar nga shfrytėzimi i mė shumė se 20 pompave tė naftės sė kompanisė “INA” pa paguar asgjė pėr dhjetė vjet, duke i dėmtuar kėshtu institucionet e Kosovės me mbi katėr milionė euro. Po ashtu, Selmani kishte uzurpuar, sipas autoriteteve, pronėn shoqėrore pėr tė ngritur “Hotel Victory”, biznes privat, njė nga hotelet mė tė njohura nė Prishtinė.
Ndėrkohė “Geo Mineral” ndan sė bashku me njė kompani tjetėr njė zyrė administrative nė qendrėn tregtare nė lagjen Dardania nė Prishtinė, pėrballė stacionit policor.
Hajati Banjica figuron zyrtarisht nė ARBK si pronar i kompanisė “Geo Mineral” qė merret me biznesin e thyerjes sė gurit ndėrsa djali i tij, Visar Banjica, ėshtė pronar i “OVE Group”, njė kompani qė merret me tregtinė e metaleve.
Tė dy kompanitė, pėrveē qė ndajnė bashkė zyrėn, kanė ose kanė pasur lidhje me vėllezėr dhe njerėz tė afėrt tė kryeministrit Hashim Thaēi.
“Geo Mineral” ka pasur po ashtu disa herė ndryshime tė titullarėve zyrtarė tė pronėsisė nė biznes. Ndryshimet nė pronėsi janė bėrė kryesisht nėpėrmjet Marrėveshjeve pėr Falje tė Aksioneve, edhe pse kjo falje ligjėrisht nuk ėshtė e palejueshme.
Kryeministri ishte vozitur me veturėn e biznesmenit fqinj

Milaim Cakiqi ėshtė fqinj i kryeministrit tė vendit Hashim Thaēi nė lagjen “Prishtina e Re-Perėndimi” afėr Veternikut.
Ai gjendet edhe nė listėn e banorėve tė kėsaj lagje qė kanė marrė pėlqimin urbanistik nga Komuna e Prishtinės pėr tė ndėrtuar nė kėtė zonė.
Kur kryeministri kosovar kishte realizuar njė vizitė private nė Maqedoni, nė shkurt 2009, kishte udhėtuar me veturėn e Milaim Cakiqit, biznesmen i fuqizuar gjatė pushtetit tė Thaēit.
Cakiqi dhe anėtarėt e tij tė familjes, Fazliu e Viktori, janė pronarė tė kompanive tė mėdha nė Kosovė dhe gjithashtu janė pėrfshirė nė njė privatizim kontrovers, pėr tė cilin auditorėt besojnė se ishte i korruptuar.
Milaim Cakiqi nė regjistrat e Ministrisė sė Tregtisė e Industrisė (MTI) figuron edhe si pėrfaqėsues nė Kosovė i njė kompanie turke tė ndėrtimit.
Kompania “Uluova Insaat ve Makine Sanay” nė uebfaqen e saj kishte shėnuar se ėshtė e angazhuar nė projektin e ndėrtimit tė autostradės Vėrmicė-Merdarė dhe kishte si punėdhėnės konzorciumin Bechtel-Enka e cila ka lidhur kontratė me Qeverinė e Kosovės pėr ndėrtimin e “Rrugės sė Kombit”, projektit mė tė madh infrastrukturor.
Veē kėsaj, Cakiqi ėshtė pronar i N.T.P “Almakos” qė pėr aktivitet kryesor ka tregtinė me pakicė nė dyqane jo tė specializuara ku kryesisht shitet ushqimi, pijet dhe duhani.
Kompania ka vetėm tre punėtorė tė regjistruar dhe figuron se ka pėr datė tė konstituimit 20 shkurtin e vitit 2007.
Prej vitit 2008 e deri nė vitin 2010 Cakiqi ishte ortak me Visar Banjicėn nė kompaninė “OVE Group”. Aktualisht vetėm Banjica ėshtė pronar i kėsaj kompanie.
Po ashtu, “Ndėrmarrja e re Metamb" Sh.p.k njė ish ndėrmarrje shoqėrore e privatizuar tashmė, ka pėr pronarė Fazli Cakiqin, Blerim Cakajn, Milaim Cakiqin e Viktor Cakiqin.
Kompania ka tre punėtorė dhe ka pėr datė tė konstituimit 7 dhjetorin e vitit 2010. Aktiviteti kryesor i saj ėshtė prodhimi i konstruksioneve metalike dhe pjesėve tė tyre.
"Parandaluesi i mashtrimeve" Gani Thaēi

Gani Thaēi ėshtė vėllai i madh i liderit tė Partisė Demokratike tė Kosovės. Ai ėshtė pjesė e vendimarrjės nė industrinė e sigurimeve ku mban njė pozitė tė rėndėsishme nė organizatėn qė monitoron kėtė biznes.
Thaēi aktualisht ėshtė zv/drejtor i Byrosė Kosovare tė Sigurimit, organizatė e udhėhequr nga kompanitė private tė sigurimeve por qė monitorohet nga Banka Qendrore e Kosovės, njė pozitė qė paguhet rreth 3 mijė e 500 euro nė muaj.
Ai nė verėn e vitit tė kaluar ishte zgjedhur Drejtor Ekzekutiv i BKS-sė, post qė paguhet mbi 4 mijė euro nė muaj, por nuk kishte qėndruar mė shumė se sa tri javė nė kėtė pozitė. Gani Thaēi kishte dhėnė dorėheqje duke thėnė se kėtė e ka bėrė pėr arsye pėrsonale.
Ndėrkohė pėrkundėr pagės qė merr nė vlerė prej rreth 3 mijė e 500 eurosh ai kishte marrė edhe njė bonus nė vlerė prej 10 mijė eurosh.
Kėshilli Administrativ i BKS-sė, kishte vendosur nė shtator tė vitit tė kaluar t’i jepte bonus Gani Thaēit me me arsyetimin se ka kryer suksesshėm njė aksion tė parandalimit tė mashtrimeve nė industrinė e sigurimeve.
Por, njeriu qė u shpėrblye me bonus pėr parandalim mashtrimesh ishte pėrmendur nė vitin 2000 pėr ndėrmjetėsime nė biznesin privat.
Hashim Thaēi atėkohė po mbaronte mandatin si Kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės.
Nė janar tė vitit 2000 policia e UNMIK-ut kishte bastisur apartamentin e Gani Thaēit nė lidhje me njė incident me armė zjarri. Pėrveē gjetjes sė njė arme tė fshehur nėn njė dyshek fėmijėsh, policėt kishin gjetur edhe 250 mijė dollarė.
“Ganiu i tha policisė se paratė i ishin dhėnė atij nga njė firmė ndėrtimi kanadeze qė punon nė Kosovė, Meridian Resources”, thuhet nė artikullin “Kosova e mbėrthyer nga reketi”, botuar nė BBC nė prill tė vitit 2000.
Mė tej, nė kėtė artikull, thuhet se vėllai i Kryeministrit aktual kishte punuar si ndėrmjetės i kėsaj firme kanadaze. “Drejtori i firmės Shaun Going thotė se shuma qė i ishte dhėnė ishte afėr 60,000 dollarė, por pranon se Ganiu paguhej pėr ‘shėrbime ndėrmjetėsimi’”, thotė artikulli.
“Ganiu, thotė ai, e ndihmoi atė pėr tė bėrė marrėveshje me disa kompani qė ishin marrė nėn kontroll nga administrata e Hashim Thaēit pas luftės”, vazhdon artikulli.
Going kishte deklaruar se nė Kosovė ėshtė vėshtirė tė bėhet biznes pa u marrė me ish-anėtarėt e UĒK’sė.
“Nuk ka dyshim se njerėzit e ish-UĒK-sė janė tė pozicionuar mirė nė biznes kėshtu qė nuk ka mėnyrė pėr tė bėrė biznes nė kėtė vend pa ta ose pa kaluar kah ata nė baza ditore”, thotė ai, nė artikullin e BBC-sė.
Njė avokat i atėhershėm i Gani Thaēit kishte thėnė mė vonė se paratė ishin paga tė punėtorėve dhe se ato i ishin kthyer mė vonė atij nga policia e UNMIK-ut./jnk

Guri i madh
18-02-13, 21:29
siq po shifet Hashimit po i mungojka veq edhe BEDRI HAMZA si derejtor i bankes qendrore te Kosoves