PDA

View Full Version : Kush jam unė?


Zero Cool
22-03-13, 18:42
Teoria e re thotė se vdekja nuk ekziston


Shumė nga ne i frikėsohemi vdekjes. Besojmė nė tė sepse na ėshtė thėnė se do tė vdesim. Njerėzit lidhen pėr trupin, kurse, siē e dimė, trupat vdesin. Mirėpo teoria e re shkencore thotė se vdekja nuk ėshtė akti final, shkruan nė blogun e tij Robert Lanca, ekspert pėr teknologjinė e avancuar tė qelizave.
Njėri nga aspektet e njohura tė fizikės kuantike ėshtė se disa aspekte nuk mund tė parashikohen nė mėnyrė absolute. Nė vend tė kėsaj, ekziston njė sėrė observimesh tė mundshme, secila me probabilitet tė ndryshėm.

Njė shpjegim i shpeshtė, interpretimi i “shumė botėve”, thotė se ēdonjėra nga kėto observime tė mundshme korrespondon me njė universum tjetėr fare (multiuniversum).

Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumė pak ka spastruar kėto ide. Ekziston numėr i pakufishėm i universumeve dhe gjithēka qė do tė mund tė ndodhte, ndodhė brenda tyre. Vdekja nuk ekziston nė kuptimin e plotė nė kėta skenarė. Tė gjitha universumet e mundshme ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė, pa marrė parasysh se ēka ndodhė brenda tyre.

Edhe pse trupat tonė janė tė pėrcaktuar qė tė asgjėsohen, ndjenja e jetės – “Kush jam unė?”, ėshtė nė tė vėrtetė njė fontanė me energji prej 20 vatėsh e cila e kontrollon trurin. Mirėpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njėra nga aksiomat mė te besueshme tė shkencės ėshtė ajo se energjia kurrė nuk vdes, ajo nuk mund as tė krijohet as tė asgjėsohet.

A bartet kjo energji nga njė botė nė tjetrėn?

Nėse gjykohet sipas biocentrizmit, hapėsira dhe koha nuk janė objekte tė forta ēfarė ne i konsiderojmė. Nė qoftė se lėvizni dorėn nė ajėr – nė qoftė se i largoni tė gjitha gjėrat, ēfarė mbetet? Asgjė.

E njėjta gjė mund tė aplikohet edhe nė kohė. Ne nuk mund tė shohim asgjė pėrmes ashtit qė e mbulon trurin tonė. Gjithēka qė shohim dhe ndjejmė aktualisht ėshtė njė vorbull informacionesh qė ndodh nė kokėn tonė. Hapėsira dhe koha janė vetėm mjete qė i shfrytėzojmė nė mėnyrė qė tė gjitha t’i lidhim.

Vdekja nuk ekziston nė botėn pa hapėsirė dhe jashtėkohore.

Madje edhe Albert Ajnshtajn, nė fund kishte pranuar: “Miku im i vjetėr e braktisi kėtė botė tė ēuditshme para meje. Kjo nuk do tė thotė asgjė. Njerėzit, siē jemi ne, e dinė se dallimi nė mes tė kaluarės, tė sotmes dhe tė ardhmes ėshtė vetėm njė iluzion kėmbėngulės dhe kokėfortė”.

Pavdekėsia nuk do tė thotė ekzistim i pėrhershėm nė kohėn pa fund, ajo ėshtė e vendosur jashtė kohės.

Zero Cool
22-03-13, 18:42
Njeriu mund tė jetojė 1000 vjet ?!


Njė zbulim shokues. Shkencėtari britanik Aubrey de Grey po trazon ujėrat e shkencės dhe tė gjenetikės. Njeriu mund tė jetojė lirshėm deri nė njėmijė vjet, mjafton qė mjekėt t’ia japin mundėsinė ēdokujt qė tė jetojė!

Aubrey de Grey ėshtė president i njė instituti shkencor tė dedikuar pėr kėrkimin shkencor nė jetėgjatėsi. Ai thotė se mjekėt e i kanė tė gjitha mjetet e nevojshme pėr tė "kuruar" plakjen, duke realizuar eliminimin e sėmundjeve qė vijnė si rezultat i kėsaj dhe zgjerimin e jetėgjatėsisė - pafundėsisht. Sipas tij, mjafton qė shėndeti i njerėzve tė mbahet nėn kontroll duke kuruar ēdo sėmundje qė e prek atė dhe plakja ėshtė e eliminueshme.

"Unė po deklaroj se ne kemi shanse 50-50 qė brenda 25 viteve tė ardhshme ta ēojmė plakjen nė njė nivel vendimtar tė kontrollit mjekėsor, pra ta mbajmė atė nėn kontroll mjekėsor”, tha Dr. de Grey gjatė njė interviste tė bėrė pak para mbajtjes sė njė leksioni nė Institutin Mbretėror Britanik tė Shkencės, transmeton NOA.

"Dhe ajo qė dua tė them ėshtė pikėrisht lloji i njėjtė i kontrollit mjekėsor qė kemi kundėr sėmundjeve infektive tė kohės sonė", shton profesori britanik.

Duke nėnkuptuar se nėse mjekėt punojnė pėr kurimin e plakjes sė njeriut, ashtu siē punojnė pėr eliminimin e sėmundjeve ngjitėse, arrijnė ta frenojnė plakjen qė shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme joinfektive. Dr. de Grey thotė se do tė vijė njė kohė kur njeriu do tė vizitojė mjekun pėr njė "mirėmbajtje" tė rregullt tė trupit tė tij.

E ardhmja e afėrt, pohon mjeku, pėrfshinė gjetjen e terapive pėr qelizat embrionale, pėrtėritjen e sistemit imunitar dhe njė sėrė teknikash tė tjera tė pėrparuara mjekėsore pėr tė ruajtur formėn e mirė fizike dhe mendore tė njeriut. Ndaj mjeku i njohur britanik pohon se nuk ka asnjė pengesė qė njeriu tė rrojė njėmijė vjet apo mė shumė, mjafton qė t’i jepet mundėsia pėrmes mirėmbajtjes fizike tė vazhdueshme.

Zero Cool
22-03-13, 18:43
Shkencėtarėt lexuan mendimet e pacientit me disfunksionim tė trurit


Neurobiologėt e Universitetit Western Ontario pohojnė se mund tė dallojnė sinjalet e trurit tė njė pacienti, i cili ka 10 vjet qė ndodhet nė gjendje vegjetative.

Shkencėtarėt nė mėnyrė kėmbėngulėse monitorojnė "sjelljen" e enėve tė gjakut tė trurit tė 39-vjeēarit Scott Routley. Duke studiuar reagimin e pjesėve tė caktuara tė trurit ndaj disa pyetjeve tė bėra njerėzve tė shėndetshėm, neurobiologėt filluan t’i bėjnė pacientit tė njėjtat pyetje duke monitoruar njėkohėsisht gjendjen e enėve tė gjakut.

Rezultati, sipas fjalėve tė shkencėtarėve, i tejkaloi tė gjitha pritjet: ata kapėn qartė pėrgjigjet "po" dhe "jo". Pėr shembull kanadezi 39-vjeēar, i cili mori plagė serioze nė kokė gjatė njė aksidenti, u tha ekspertėve se ai nuk ndjen dhimbje.

Neurobiologėt janė tė bindur se metoda e re e "komunikimit" me pacientė tė tillė do tė ndihmojė shumė njerėz me diagnoza analogjike pėr t'i transmetuar personave qė i rrethojnė mendimet dhe dėshirat e tyre.

Zero Cool
22-03-13, 18:46
Zbulohet njeriu mė i lumtur nė botė


Neurologėt nga Universiteti amerikan i Wisconsinit kanė skanuar trurin Matthieu Ricardit - njė person i besueshėm i liderit shpirtėror tė Tibetit, Dalai Lama - dhe e kanė shpallur pėr njeriun mė tė lumtur nė botė. Apo, mbase mė i lumturi nga shkencėtarėt njohin...
Skanimet e trurit tė kėtij mendimtari budist kanė treguar se materia gri e trurit tė tij, derisa ėshtė duke medituar, emeton atė sasi tė valėve gama qė “kurrė nuk ėshtė hasur mė parė nė literaturėn neurologjike”. Valėt gama ndėrlidhen me kujtesėn, tė mėsuarit, vėmendjen dhe ndėrgjegjėsimin.

Gjashtėdhjetegjashtėvjeēari Ricard ka doktoruar nė gjenetikėn molekulare, por dhjetė vjet mė parė e shkatėrroi karrierė e tij shkencore pėr t’iu kushtuar fesė.

Burgu budist pohon se tė gjithė mund tė jenė tė lumtur nė qoftė e trajnojnė trurin e tyre. Ai thotė se ndjenja e lumturisė mund tė rritet me meditim, nė tė njėjtėn mėnyrė siē ushtrohen muskujt me ngritjen e peshave.

"Mekanizmi i gėzimit dhe vuajtjeve ėshtė ajo qė budizmi ėshtė pėrpjekur pėr ta zbuluar. Ajo ėshtė shkenca e mendjes", thotė Ricard.

Neurologu Richard Davidson para katėr vitesh e ka studiuar trurin e tij pėrmes 256 sensorėve, nė kuadėr tė hulumtimit tė neuroplasticitetit, apo aftėsisė pėr ndryshime tė trurit tė njeriut.

Shkencėtarėt kanė vėrtetuar se gjatė 12 vjetėve tė meditimit tė rregullt, tė gjatė e tė shkurtėr, me balancimin e dhembshurisė dhe emocioneve, truri i tij funksionon ndryshe nga personi mesatar.

Studimi arriti nė pėrfundimin se duhen vetėm tri javė tė meditimit tė rregullt nga 20 minuta, pėr ēdo person qė jeton me ritmin e rėndomtė, qė truri tė pėsojė ndryshime pozitive.

Testet kanė treguar se nė korteksin e tij ėshtė jashtėzakonisht aktiv korteksi i majtė paraballor, njė pjesė e trurit qė rritė kapacitetin pėr lumturi dhe redukton negativitet.

Matthieu Ricard jeton ashtu me kohėn e ndarė nė tri pjesė: njėrėn e kalon nė izolim dhe meditim nė tempujt budiste, tė dytėn nė udhėtime nėpėr botė me Dalai Laman, tė tretėn duke u pėrkushtuar kėrkimeve shkencore dhe angazhimit social.

Zero Cool
22-03-13, 18:48
Mendim;


Njeriu ėshtė qenie psikike e shoqėrore i pajisur me arsyen nga shkaku te pasoja e mendimit intelektual, dhe formėn logjike tė tė kuptuarit tė gjėsendeve nė natyrė.

Njeriu ekziston nga vullneti i tij, por ėshtė i ndikuar nga sistemi hyjnor i vullnetit tė Zotit, pra ai ėshtė pjesė racionale e natyrės. Arsyeja e tij e shėndoshė, pra qėllimi i tij racional ėshtė paraqitja e jetės nė formė intelektuale dhe tė dobishme; e cila njėherėsh ėshtė bartėsja e ideve tona qė sistematizon mendimet drejt njohjes racionale. Ky qėllim te disa njerėz tė ngritur mund tė shėrbejė nė jetė si njė e mirė e pėrgjithshme nė nevojė tė domosdoshme.

Natyra e mėson njeriun tė jetė i lirė, dhe tė veprojė nė bazė tė instinkteve tė veta drejt vullnetit pėr njė jetė ekzistencialiste, duke e detyruar atė tė njohė tė drejtėn e lirisė, dhe zbatimit tė urdhėrave qė burojnė nga misioni i shenjtė i Zotit. Duke futur bindjen nė arsyen e pastėr, qė ndonjėherė ėshtė sa analitik, po aq dhe krahasues, arsyeja mund tė arrijė deri te njohja e sigurt mbi tė vėrtetėn e natyrės, dhe ligjėsive tė botės. Sepse njohja duhet tė jetė racionale, pra e qartė dhe e kthjellėt nė aftėsinė e tė shqyrtuarit. Mirėpo nuk i mjafton njeriut pėrpjekja e tij pėr tė njohur tė vėrtetėn vetėm nėpėrmjet arsyes, por qė njohja tė jetė nė thelb e vėrtetė duhet njohur ligjet e natyrės qė janė nė varėsinė e domosdoshme me njeriun. Ne dimė qė arsyeja ndihmon tė kthjellojė mendimet e veēanta dhe tė pėrgjithshme te njeriu, por jo dhe tė asistojė deri nė thelb njohjen e ligjeve tė substancės dhe natyrės. Mirėpo, sipas arsyes dhe metodės kritike tė tė menduarit dimė qė ligjet e substancės dhe tė natyrės njihen thelbėsisht me intuitė pa futur imagjinatėn, dhe faktet e domosdoshme qė ēojnė deri nė atė qė quhet pėrvojė natyrore. Kjo njohje e substancės dhe natyrės buron nga njė sistem inteligjent dhe intelektual i ndėrtuar prej arsyes kritike. Nuk qėndron asgjė mbi njohjen, pra ėshtė njohja ajo qė, ne njerėzit vėmė rregullat dhe lėvizjet drejt botės sonė reale. Ne po e reduktojmė dhe e pėrshtatemi absurditet e botės, sepse arsyeja njerėzore ndodhet nė nevojė tė ngritur shpirtėrore pėr tė cilėn, ajo ėshtė e aftė tė rishikojė lėvizjet e botės nė kuptimin e drejtė dhe real. Mirėpo, kėto rregulla qė vėmė ne janė tė njė retorike boshe kundrejt retorikės sė ligjėsive tė botės, sepse njeriu i paraprin ekzistencės sė tij, krahas njė bote absurde me llojin njerėzor. Ai ėshtė thjesht tendencioz, dhe sa herė qė e shtyn nevoja pėr tė kuptuar njohjen e pėrgjithshme, ai bėn pėrpjekjen pėr tė qenė sa mė racional brenda llojit absurd tė botės, duke i shqyrtuar lėvizjet e botės sipas arsyes sė shėndoshė pėr njohje tė domosdoshme, por bota joreale e ngatėrron ende pa u pėrshtatur mirė. Kjo zgjuarėsi qė e paraprin atė nuk ėshtė vetėm njė mirėsi e tij, por edhe njė akt psikik i pėrgjegjshėm, i lindur me nevojėn pėr tė rezistuar krahas ēdo fatkeqėsie.

Njeriu me anė tė njohjes do ta pranojė ekzistencėn joreale tė botės duke e pranuar me rregullat e krijuara prej njė krijimi tė jashtėzakonshėm, por pėr joshjen e tij shpirtėrore dhe intelektuale herė-herė mbetet pjesė e pandashme e absurditetit. Nėse do tė tentojmė ta njohim deri nė thelb ekzsitencėn joreale tė botės, njeriu mund tė veprojė sipas njė plani tė ndėrtuar nga arsyeja e tij pėr t’u pėrshtatur, pra, e pėrshtat vetveten drejt tė mirės sė tij morale. Njeriut i duhet tė pėrshtatet nė kėtė botė tė ndėrtuar prej provės sė domosdoshme, kėshtu duke e integruar etikėn e tij njerėzore pėrtej ēdo tė mete qė mund t’ia mvesh absurditeti i botės.

Pėrshtatja e llojit njerėzor pėrballė provės absurde duhet tė jetė njė kusht i domosdoshėm i veprimit tonė psikik, pėrveē se ne njerėzit duhet tė krijojmė botėn tonė reale brenda kushteve tė njė filozofie morale, pavarėsisht veprimtarisė njerėzore e cila mund tė haset nė kontradiktė tė ndryshme. Mirėpo, njeriu ėshtė vepėr e vėrtetė e pashmangshme intelektuale, qė arrin tė kultivojė veprimtarinė e tij edhe pėrgjatė njė loje tė diktuar nė kontraversitet. Sipas kėsaj ne mund ta cilėsojmė njeriun si njė mjeshtėr tė vyer i cili, jo vetėm qė mund tė diktojė ēfarėdo lojė mistike e misterioze tė imponuar nga bota dhe ligjėsitė e saj absurde, por edhe mund tė zgjidhė problemet sipas pėrvojave filozofike dhe shkencore tė diktuara nga vetė ai. Edhe qielli pėrmbi ne ėshtė njė shprehje e sė vėrtetės nė formė hyjnore, madje edhe njeriu ėshtė njė e vėrtetė e pazakontė, pėrderisa e vėrtetojmė ekzistencėn e tij nėpėrmjet mendimeve konkrete tė zhvilluara me arsye.

Nga ana tjetėr filozofia e Spinoza-s mendon se njerėzit nuk janė nė varshmėri pėr tė vepruar nė liri, por thjesht kanė iluzion se ata janė tė lirė tė veprojnė dhe tė shprehin interesat e tyre nė bazė tė pikėpamjeve ideologjike. Unė besoj se liria ekziston mbi tė drejtėn tonė, por shpeshherė ėshtė mohuar, ngase ekziston egoizmi, pra ndikimi idesė te tjetri. Liria ėshtė e domosdoshme, dhe derisa nuk imponohet te ideja tjetėr ruan vlerėn e lirisė, nė momentin kur liria cėnohet apo imponohet nga idetė dhe veprimet e huaja, atėherė liria ka tė ngjarė tė zhvleftėsohet. Ajo s’ėshtė e pėrhershme, as plotėsisht e lirė, por e ndikuar nga idetė tona tė hershme. Pra, liria e njeriut ėshtė e kufizuar, d.m.th. ėshtė nė varshmėri veprimi nga vullneti i Zotit.

Moralistėt, jo vetėm qė dėshirojnė tė jenė tė lirė ose tė ndikuar nga rregulli hyjnor i njė Zoti, por edhe mendojnė pėr lirinė e tė tjerėve si njė e drejtė absolute e pamohueshme nga autoritetet tjera, sepse kėta tė fundit gjykojnė me parimin e drejtėsisė sė njė shpirti etik. Kėtu po shpreh ekzistencializmin e njeriut si njė qėllim drejt dashurisė pėr tė vėrtetėn, dhe njė shkėputje hermetike nga kalimi i mundshėm i njeriut nė pesimizėm. Ēdo ide pėr tė cilat ne jemi tė pėrgjegjshėm ėshtė njė vėrtetim i ekzistencės sonė si subjekt i pėrvojės. Sa pėr ekzistencėn tonė nuk ėshtė e nevojshme tė kėrkohet ndonjė dėshmi reale, sepse nė jemi vepėr konkrete e Zotit. Derisa njeriu ėshtė pozicionuar pėrballė botės, atėherė kjo tė ngjall pėrshtypjen qė njeriu ėshtė i krijuar qė tė qeverisė me botėn. Kjo dėshmon se njeriu ėshtė njė pjesė e veprės sė Zotit, e prirur tė udhėheqė me rregullat e botės, nė Tokė. Njeriu ėshtė pėrtej masės kolektive dhe pėrtej individualitetit, ku nė masėn kolektive hyn mediokriteti, ndėrsa nė masėn e individualitetit hyn natyra si arsye krijuese. Ai nuk e ka pėrvojėn midis ndjenjave dhe arsyes, sepse ndonjėherė ndjenja ėshtė mė e fortė dhe mė elastike ndaj arsyes. Ndjenja mund ta shndėrrojė atė nė vullnet drejt forcės pėr t’iu bindur pasioneve tė brendshme, tė cilat nė thelb pasqyrojnė egoizmin pėr t’u lumturuar, dhe ndėrkohė pasionet janė tė pakontrollueshme duke bėrė qė ndjenja tė orientojė nė kundėrshti vlerėn njerėzore qė ai posedon. Ndofta ndjenja mund tė depėrtojė deri nė pikėpamjet emotive tė njeriut pėr tė cilėn ai mund tė shfuqizohet nga arsyeja dhe nga paraqitja estetike e tij, sepse ky rast qė ndikon drejtpėrdrejt nė sistemin mendor mund t’ia marrė drejtimin moral e ta pasojė pėrtej sė keqes shpirtėrore, ku kėtu veēmė rregullat shuhen. Ndjenjat janė tė rrezikshme, dhe vendosin emocione absurde pėr disa gjėra qė nuk konsiderohen nė mundėsinė personale. Ndjenja ėshtė delikate, dhe nuk duron tė imponohet dhunshėm. Ajo kėrkon tė jetė delikate me pajisjen pėr tė ndier gjithēka qė i duhet njeriut.

Te njeriu arsyeja vendos pasionin pėr njohje ndaj ligjėsive tė botės dhe praktikisht vendos mendimet racionale pėr shkakun qė disa objekte tė konsiderohen nė mundėsi reale pėr t’i njohur mė intuitivisht e mė qartė. Aftėsia nėpėrmjet sė cilės qeniet njerėzore diktojnė mendimin pėrtej njohurisė sė pėrgjithshme, dhe se e vėrteta e pashmangshme mund tė fitohet vetėm nga arsyeja e kulluar; prandaj, gjithsecili prej nesh ėshtė peng i asaj qė ka punuar nė botė, duke u bazuar varėsisht nė ndjenjat e shpenzuara drejt tė mirės apo sė keqes.

Natyra e njeriut ėshtė e pajisur me ide, kurse ideja mund tė fitohet, sipas njė gjurmimi, duke futur mendjen nė meditim.

Ideja nxjerr mendimin, ndėrkaq mendimi shpreh shkallėn e inteligjencės dhe arsyen pėr format e mendimit krijues. Tė gjitha idetė e njeriut vijnė falė natyrės, dhe arsyeja i pėrshtat nė vetėdijėn e shqisave. Ndofta natyra e njeriut nuk ėshtė krijuar nė atė mėnyrė qė tė ketė tė lindur idenė, por i ėshtė mundėsuar qė ta fitojė sipas planit tė arsyes njerėzore duke e bartur nė pėrvojėn e shqisave. Sepse nėpėrmjet shqisave njeriu mund tė diktojė shijen, fortėsinė, elasticitetin, formėn etj.

Njė ide dhe mendim i arsyeshėm pėrfitohet nga metoda e zhvillimit tė inteligjencės, dhe sipas kėsaj tė fundit orvatja dhe tendenca drejt njohjes sė natyrės nga pėrvoja e arsyeshme vjen nė shprehje njohja e natyrės nėpėrmjet intelektit. Fundja, idetė qė burojnė nga arsyeja e kulluar pėrcaktojnė imazhin dhe cilėsinė e tė menduarit tonė. Sidoqoftė, ai trashėgon mendjen nga vullneti absolut i Qenies hyjnore, ndėrsa idetė i pėrfiton nga eksperienca e arsyes shkencore, dhe varėsisht nga traktati i intelektit, sa ai vet do tė jetė i zhdėrvjelltė tė arrijė tė pėrfitojė njohuritė e domosdoshme. Sepse as mendimet, as idetė nuk janė tė njėjta, prandaj nevojiten gjurmime shkencore dhe shqyrtimet e natyrės pėr tė pėrfituar motive tė ngritura tė intelektit, qė nėpėrmjet kėsaj njeriu tė bėjė modifikimin e arsyes nė shkallė intelektuale. Vetėm sipas kėtij plani sistematik njeriu mė lehtė do tė mund t’i gjykojė ligjet e kėsaj bote qė janė nė thelb absurde.

Kjo ekzistencė kėrkon prej motivit tė njeriut tė pėrshtatet, sepse asgjė nuk mund tė jetė nė njė lėvizje tė pėrbashkėt drejt sė pėrhershmes. Pikėrisht dhe dituritė e njeriut janė njė vėllim i zbehtė nė shqyrtimet dhe hulumtimet mbi botėn, dhe mbi natyrėn e njeriut, pra substancėn e thjeshtė. Tėrė dituritė tona janė tė mangėta, por qė tė mund tė arrijnė deri nė zhvillimin e mundshėm shkencor kėrkohet mendje tė shėndoshė. Mendimet asnjėherė nuk mund tė zgjidhin ēėshtjet e botės, pa pasur mendjen krijuese tė zhvilluar nė shkallė shkencore. Se dhe dituritė tona qė kemi fituar nėpėrmjet eksperiencės njerėzore kanė mungesė tė ideve dhe njohurive, sepse jo pėrherė idetė mund tė ndėrtojnė sistemin e botės nė orientimin e mendjes intelektuale. Dituritė tona krahas botės janė njė njohje e obligueshme, qė njeriun e angazhon tė kuptojė sistemin ekzistencial pėrballė botės. Njeriu sipas arsyes sė mendimit inteligjent mund tė shqyrtojė tė gjitha lėvizjet, dhe lėndėt e natyrės qė janė domosdoshmėrisht tė krijuara pėr ambiciet e tij intelektuale, dhe pasi tė fitojė kuptimin e njohjes do tė kontribuojė nė ndėrtimin e ekzistencės sė tij me mjetet pėr jetė, qė determinojnė ekzistencė fatlume.

Njeriu nuk ėshtė asgjė tjetėr, pėrveē se njė rrjedhojė e ngjarjeve tė cilėt pasojnė nė natyrė, ndėrsa liria e tij e ndihmon tė sundojė ekzistencėn e tij shoqėrore pėrmes ligjeve natyrore. Ai duhet tė fusė gjykimin mbi njohjen e sigurt tė natyrės qė tė mund tė kuptojė sistemin absolut tė paramenduar nga veprimi hyjnor, sepse vetėm kėshtu, pa dyshuar nė ekzistencėn e natyrės dhe mbi pamjen e njėjtė tė nėnshtrimit tė saj mund tė shqyrtojė tė vėrtetėn e natyrės njerėzore.

Zero Cool
14-04-13, 08:18
Koha


Koha ekziston ne dimensionin e koshiences sone dhe varet nga ajo. Kjo do te thote se ka 7 miliard sfumatura kohe, te gjitha te ndryshme ne baze se koshiences qe e jeton.

Ne nje nivel te pakuptueshem, me egon materiale, nen nje koshience kolektive, koha jetohet si nje linje e drejte infiniti. Ne baze te kultures dhe gjuhes qe ka ajo kulture cdo shoqeri e mat kohen ne baze te vizionit te saj qe ka per boten qe e rrethon.

Kjo sjell qe ne disa gjuhe te kete psh: te shkuar, e shkuar historike, e tej shkuar, neser, pasneser, pasi pasneser, pardje etj etj qe jo te gjitha gjuhet e botes ndajne te njejtin fenomen ne llogaritjen e kohes.

Ne dimensionin linear te kohes ne jetojme ne nje ndarje nga njeri tjetri sepse secili nga ne ka vijen e vet dhe here pas here ndodh qe te sinkronizohemi me linjen kohore te dikujt tjeter.

Nga ky realitet i krijuar nga ne ndihemi te ndare dhe cdo gje behet e veshtire.

Jane te veshtira marrdheniet me te afermit, pse prinderit nuk na kuptojne, eshte e padurueshme puna me koleget tane, dhe mbi te gjitha eshte shume konfliktuale perballja me ate qe quajme vdekje. Brenda jush ndjeni ankth, merzitje, mospelqim, trashje, nervozizem, ndjeni se ju mungon dicka. Cfare ju mungon ?!

E gjitha kjo ndodh sepse jeton nje realitet iluzionar. Jeton ne nje dimension kohe qe nuk eshte e jotja, por jane presione qe te vijne nga jashte. Kur ti gezon jeten apo ndjen bukurine ti ne te vertete je duke jetuar nen nje dimension tjeter koshience.

Koha ndryshon dhe nuk eshte me nje vije e drejte lineare. Ajo ndalon mbarvajtjen e saj deri sa mund te perdridhet mbi veten e saj, te behet rreth. (cirkolare)

Sa here i ke thene vehtes tende: “ me duket sikur ishte dje por ama kane kaluar shume kohe” ?? ne ato momente mund te kuptosh iluzionin e kohes dhe kohes mbi evenimentet.

Keshtu qe je ti qe drejton kohen tende.

Koha lineare eshte koha kolektive, koha e krijuar nga iluzioni i materies: kur bashkohesh me te mund te “semuresh”, plakesh, sepse fiziku juaj korruptohet dhe bie.

Kur ti jeton kohen e brendshme tenden ti ndodhesh ne nje shkalle apo dimension tjeter, aty shikon se koha ngadalesohet, humb konsistence, avullon. Sa nga ju e dine teorine e relativitetit ?!

Einstein e tregonte me keto fjale: <> sa here kohet e fundit me ty rreze kemi kaluar ore te tera dhe na eshte dukur sikur te kishin kaluar vetem pak minuta, aty koha zhduket sepse jemi duke jetuar kohen tone.

Ne dimensionin e esences time Divine mund te shoh njerez qe jetojne kohen lineare te cilet kalojne para meje si nje film qe ecen me shpejtesi, ndersa per mua koha eshte ngadalesuar.

Mund te shikosh keshtu shume gjera te vogla, te ndalosh ne ato te vecanta te cilat e bejne jeten nje dhurate shume te bukur, nje burim te vazhdueshem gezimi. Disa nga ju adhurojne detajet, dhe se gjerat e vogla bejne gjerat e medha dhe se ato te voglat kane shume vlera nganjehere.

Si e kuptoni ju kete ?!

E keni pyetur ndonjehere vehten ?!

Mund te degjosh kengen e nje zogu dhe pastaj te disa te tjerve qe bashkohen duke prodhuar nje korr ndersa pak me perpara degjoje vetem zhurmat e makinave apo zhurmat e mendimeve te tua plot ankth.

Ne dimensionin e esences tende Divine, sepse ti je 1, eshte koha e Shpirtit, dhe ne kete dimension trupi yt ngadaleson plakjen e tij sepse inverton procesin e plakjes duke gjeneruar qeliza te reja ne mase gjithmone e me te madha. Kete shembull na e japin personat qe njohin mire keto procese, ata qe jetojne ne tibet psh, qe jetojne 70% mbi 110 viteve e mos me shume…

Koha lineare eshte nje iluzion i mendjes njerezore qe ka harruar Shpirtin dhe harmonine. Harmonia me natyren na lejon te jetojme nen nje dimension te ndermjetem midis kohes se Shpirtit dhe kohes lineare, duke vajtur drejt kohes ciklike me miliona situata alternative.

Koha ciklike eshte dimensioni i kohes qe ka natyra, nga mbreteria minerale, vegjetale dhe animale: eshte cikli i sezoneve, i lules qe behet frut e qe duke u kalbur leshon faren per nje jete te re, nje fruti te ri. Sa here jam ne dritaren tende une shikoj krijimin, mbase nuk e ke vene re.

Qenie te bukura, jepini rendesi kesaj harmonie midis natyres dhe kohes se shpirtit sepse do t’iu beje te jetoni ne paqe. Eshte paqja e brendshme qe lind nga bindja e perjetesise nepermjet se ciles cdo gje rilind dhe rinovohet.

Ti besoj se do te thuash se tani nuk ka me sezone, ka crregullime, ky dimer eshte me i ftohte, kjo vere me e nxehte etj etj.. Une te them se kjo eshte fryt i konceptit qe ti ke per kohen, kjo nuk eshte koha e natyres.

Mund te kuptosh me mire nese te them se panvaresisht “c’rregullimeve” te sezoneve, eshte gjithsesi e mundur te hash cdo ushqim apo frut ne cdo periudhe te vitit, kur atyre i vjen koha. Ne te vertete dije se koha reale qe i perket nivelit fizik eshte ajo ciklike e perbere nga ritme precize.

Ngrenia e ushqimeve jashte sezoni lodhin organet e tua. Ne te vertete substancat qe ndodhen ne ushqime, jane te ndryshme ne lidhje me sezonet sepse nevojat e trupit tend ndryshojne ne varesi te sezonit.

Psh: pasuria e tipeve te frutave ne periudhen verore te ndihmon te kalosh klimen me te ngrohte ndersa ushqimet me te pasura me substanza te ndihmojne ne periudhen dimerore. Mos me thuaj qe ha njesoj si ne dimer si ne vere, sepse nuk eshte e vertete, trupi nuk ta “pranon”. Ti ha ate qe natyra te ofron sipas sezonit.

Permes dimensionit te harmonise me natyren dhe nepermjet kohes ciklike, mund te leshoheni drejt asaj paqes se brendshme qe ju lejon te gjeni qendren tuaj Divine. UNIN tuaj.

Permes kesaj kohe ciklike mund te shikosh se si e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jane te pranishme ne te njejtin moment tek ty. Sepse rrethi nuk ka nje pike: as me perpara e as me mbrapa.

Dimensioni i koshiences (te diturit se cfare po ben dhe se ku ndodhesh) i cili nuk llogjikon me terma “me perpara” apo “ me mbrapa” mund te ngadalsoje kohen ciklike deri sa ta beje te rrezohet ne nje pike ku levizja ndalon: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jane 1.

KJO ESHTE KOHA E UNIT ...!!!

Ja cfare eshte perjetesia i dashur mik. Ti je pajisur me intelekt apo jo!!!
Jeni ne dimensionin e kesaj kohe kur jeni ne meditacion apo kur jeni 100% koshient mbi cfare po beni psh duke vezhguar bukurine e nje luleje, duke degjuar muzike, kur jeni kreative duke qene te bindur dhe te pranishem vehtes tuaj.

Ne ato momente ngrini syte nga ora dhe shikoni qe ka ecur pa e kuptuar. Ora, ajo cfare ti quan kohe.

Sa here ke thene se ritmet e vena nga jashte nuk te shkojne per shtat: ndihesh sikur je nen nje gjendje qe nuk shprehesh dot lirshem, sikur asnjehere nuk ben dicka ne kohen e duhur, sikur ske kohe asnjehere ?!!

Kjo sepse po jeton nje kohe qe nuk eshte asgje tjeter pervec se nje iluzion, kohe qe te ben te vuash ne te gjitha nivelet. Jeto i dashur njeri sipas kohes tende, shprehe, manifestoje. Merr guximin ti japesh nje prerje me thike dhe realizo kohen tende, ate qe ti je ne esencen tende intime.

Secili nga ju duhet te reflektoje mbi kuptimin qe i jep konceptit kohe duke qene koshient se si po e jeton.

Psh: shpesh “pushimet” ngarkohen nga ty nga kerkesa sikur ne ate interval kohe ti duhet te besh te gjitha gjerat e “rendesishme” dhe “esenciale” qe nuk “ke pasur” mundesine ti besh gjate vitit dhe mezi i pret.

Ky tension emotiv qe shume nga ju ndjejne eshte pergjigjia qe nuk jeni jeni duke jetuar kohen tuaj sipas ritmerei tuaja te brendshme, sipas dimensionit te koshiences tuaj.

Eshte e mundur te jeni gjithmone ne pushime edhe duke vazhduar te punoni e te beni te njejtat gjera, duke jetuar sipas ritmit tuaj cdo aktivitet te dites qe duhet te realizoni: kjo eshte te kesh nje gjendje shplodhjeje dhe qetesie te brendshme.

Celesi per te realizuar te gjithe kete eshte ai qe duhet te jetosh me bindje dhe vemendje cdo moment te dites tende: nese nga jashte te vijne presione, ti koncentrohu mbi kete celes pa u preokupuar per asgje tjeter apo te rrembeheni nga ankthi.

Dimensioni i te qenurit koshient dhe i vemendjes mbi c’ka po jeton do te te sjelli nen ritmet e tua e keshtu do te jetosh kohen tende.

Kjo do te te sjelli ne harmoni duke arritur ekuilibrin e brendshem qe eshte esencial per zhvillimin shpirteror dhe zgjimin tend.



Jeni ju ai/ajo qe krijoni kohen!

Kaqanikasja
15-04-13, 10:36
Kush jam Unė Unė jam Unė askush tjeter

Zero Cool
15-04-13, 18:27
Pėr t`njohur vetveten,
t`mos pyes kush jam,
u futa nė botėn e nėndijes qė kam.

U nisa nė rrugėn,
drejt fillimit tė sajė,
t`i shof pasojat e barrės qė mbajė.

T`i shof edhe lėshimet,
qė i bėra nė jetė,
s`e dija qė i bėra dhe mbeta i qetė.

Tėr` jetėn dot` mbetem, i qetė nė veten time,
me qė jam n`kėt` botė: kam edhe gabime.

Zero Cool
27-04-13, 16:08
Hyjnia, Kozmosi dhe Njeriu
Geoffrey Farthing



Vdekja dhe Rilindja



Shkenca ezoterike e sheh Kozmosin si njė tėrėsi funksionale, qeverisur nga Ligji i qenėsishėm, njėri aspekt i tė cilit shprehet nė ndėrkėmbimin e periudhave aktive me ato tė prehjes. Ky ndėrkėmbim, alternim, lejon gjithėsinė e universit tė dukshėm, tė manifestuar, vetė kėtė shfaqje, tė jetė subjekt i kėtij ndėrkėmbimi. Gjithēka, nė ēdo shkallė qenėsie, tė dukshme apo tė padukshme, subjektive e objektive, pasqyron procesin universal me ditėnetėt e vajtjeardhjet e tyre. Veē AJO GJĖ, PARIMI ABSOLUT, pa fillim, fund e ndryshueshmėri, zgjat pėrgjithmonė.

Si lart, edhe poshtė. Siē njė univers objektiv qė shkon e vjen, ashtu edhe njeriu objektiv, qė do tė thotė njeriu si e njohim ne nė pėrvojė, qė jeton nė njė trup fizik e shfaq gjithė atributet e personalitetit. Kuptimi i formimit okult tė njeriut ėshtė njė pėrgatitje e domosdoshme pėr studimin e gjendjeve tė pasvdekjes. Le t’i radhisim shkurtimisht: njeriu, si njėsi e vetėdijshme, funksionon pėrmes shtatė parimeve, tė cilat mund tė grupohen nė mėnyra tė ndryshme. Pėr tė kuptuar proceset e vdekjes dhe rilindjes, mund t’i pėrshtatim si vijojnė:

1) Treshja Sipėrore (sipas sistemit numėror tė Letrave nga Mahatma) qė janė: Atma (7. Shpirti Universal), Buddhi (6. mjeti i Shpirtit), Manas ose Mendja (5. nė aspektin e vet mė tė lartė). As Atma apo Buddhi nuk ėshtė princip individual njerėzor, por universale dhe lidhen me njeriun vetėm nė ndėrthurjen me aspektin manasik, mendor. Kjo Treshe Sipėrore quhet zakonisht Ego apo Individualitet, dhe ėshtė e pavdekshme.

2) Dyshja Mesore. Gjatė mishėirmit, mund tė thuhet se Manas projektojnė njė pjesė tė vetes mbi planet mė tė ulėta tė qenies, ku shoqėrohet me 4. Kama, parimi i dėshirave apo emocioneve, duke formuar njė dyshe Kama-Manasik-e, quajtur ndryshe fryma dhe shpirti i vdekshėm.

3) Treshja e Poshtme. Kėtu pėfshihen parimin jetėsor, 3. Prana; mjetin e saj, 2. Linga Sharira (ose Trupin Astral); dhe 1. Sthula Sharira (ose trupin fizik). Treshja e Poshtme bashkė me Dyshen Mesore formojnė Personalitetin.


Treshja e Poshtme varet nga lindja e vdekja, siē i njohim ne, dhe Dyshja Mesore varet nga pasvdekja deri nė shpėrbėrje, ja pra pavdekėsia e frymės. Antahkarana, pėrcaktuar si “ura mes Manas-ve tė larta e tė poshtme”, bėhet, kur zhvillohet, mėnyra e ndėrlidhjes mes duetit. Dy parimet mė tė larta, Atma dhe Buddhi, pėrmenden ndonjėherė si Dyshja Sipėrore, apo, derisa pėrbėjnė vėrtet Njėsi tė vetme, Monadi. Ndėrthurja e Monadit me Manas ėshtė Njeriu i Pavdekshėm. Megjithėse ne identifikohemi gjatė pjesės mė tė madhe tė jetės me Personalitetin kalimtar, Shkenca Ezoterike kėmbėngul se Vetja reale ndėr ne ėshtė shfaqje e qėndrueshme e njė Thelbi Hyjnor, VETJA UNIVERSALE.

Pėrvoja normale e gjėrave, njerėzve e ngjarjeve nė ambient – pėrvoja e pėrbashkėt e jetės nė botėn fizike – ėshtė objektive; zakonisht realiteti ndahet me tė tjerėt. Reagimet tona ndaj tė njėjtave gjėra, njerėzve e ngjarjeve janė subjektive, pėrbėrja e botės private tė ēdo individi, nė tė cilėn askush tjetėr nuk hyn dot.

Dallimi ėshtė i rėndėsishėm nė studimin e gjendjeve tė vetėdijes pas vdekjes. Shpjegimet e proceseve tė vdekjes e gjendjeve tė pasvdekjes burojnė kryesisht nga mėsimet e dhėna nga Mahatmat (Shpirtra tė Mėdhenj, Shenjtorė). Kėto mėsima kaq tė hollėsishme nuk mund tė gjenden tjetėrkund; unike pėr informacionin mbi procesin e vdekjes e ēfarė ndodh mė pas. Shfaq gjithashtu sesi kuptimi i asaj qė vdekja pėrmbledh, varet nga kuptimi i duhur i formimi i njeriut dhe procesit jetėsor tė plotė kozmik, tė cilin ky formim pasqyron.

Nė fjalė tė pėrgjithshme, kushtet dhe pėrvojat e gjendjeve tė pasvdekjes lidhen ngushtė me jetėn e sapojetuar, siē ėshtė thėnė gjithmonė edhe nė religjionet ekzoterike. Disa prej faktorėve qė pėrcaktojnė ēfarė ndodh pėrfshijnė mėnyrėn sesi ėshtė jetuar jeta e parafundit, qėllimet, shkaqet dhe interesat kryesore tė individit, mėnyra si ka pėrdorur talentet e veta dhe shanset, si pėrballoi vėshtirėsitė e ndeshura, marrėdhėniet me njerėz tė tjerė e shumė faktorė tė tjerė, si jetėgjatėsia apo mėnyra e vdekjes sė tij. Sipas tė dhėnave nga Mahatmat, vdekja e trupit fizik ėshtė vetėm fillimi i njė procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar, sepse, dukeqenėse njeriu ėshtė qenie e ndėrlikuar, tėrheqja e jetės nga shtresat apo parimeve tė tjera tė tij ėshtė gjithashtu e ndėrlikuar. Nė ēastet e fundit tė jetės sė vet, para se truri ndal punėn, vdekatari kqyr me hollėsi jetėn qė po mbaron. Ēdo ngjarje zhvendoset prej trurit qė po vdes e shihet nė perspektivėn e duhur. Sipas njeriut qė ka qenė, vdekatari do t’u kushtojė mė tepėr vėmendje disa kujtimeve se tė tjerave. Ky ėshtė ēasti i sė vėrtetės, kur ai e sheh veten si ishte nė tė vėrtetė, jo siē ishte mėsuar zakonisht ta imagjinonte veten. Mendimet e tij tė fundit, ndėrsa sheh tė kaluarėn e vet t’i shfaqet, do tė kenė ndikim nė personalitetin tjetėr, ku do tė rikthehet nė kohėn e duhur, dhe pėr shkak tė rėndėsisė vendimtare pėr atė tė ardhme, pėrqendrimi vetjak i atij qė po vdes nuk duhet shqetėsuar. Me mbarimin e kėsaj kqyrjeje dhe goditjen pasuese kryesore pėr mishėrimin e ardhshėm, vjen humbja e vetėdijes. Cilidoqoftė lloji i vdekjes, vetėdija shuhet “si flakė qiriu”. Jeta tėrhiqet ngadalė prej mjeteve tė ulėta, fillimisht prej atyre tė Treshes sė Poshtme e pastaj, mė ngadalė, prej Dyshes Mesore. Ku jeta ikėn prej tyre, mjetet, herėtavonė, shpėrbėhen dhe pėrbėrjet rikthehen nė pellgun e madh tė jetės pėr t’u ripėrdorur. Dėshmitė e njerėzve tė shpallur tė vdekur klinikisht, por qė janė rikthyer nė jetė, pėrmbajnė prova qė para, gjatė apo pas shfaqjes, individi mund tė bėhet i ndėrgjegjshėm pėr njė Prani madhėshtore, tė afėrt e tė fuqishme. Mund tė provohet thjesht si dritė, apo dritė e shenjtė qenie drite, shpesh e lidhur me Hyjninė. Me fjalė teozofike, kjo mund tė jetė ndjesi e Egos Shpirtėrore Hyjnore, qė ndriēon mbi vetėdije nė atė skaj tė fundit. Vetė shfaqja tregohet zakonisht nė rastet e regjistruara.

Njė pėrvojė tjetėr e zakonshme ėshtė tė qenėt i ndėrgjegjshėm pėr njė pengesė qė ndal rrugėn; disa ndiejnė se ishin nė njė tunel apo luginė tė errėt, ku duhej kaluar pėr tė mbarritur nė dritė. Mbase kapja e dritės ishte ēasti i vdekjes, e cila nė kėto raste nuk ndodhi.

Faza tjetėr, pas humbjes sė vetėdijes qė ndjek shfaqjen, pėrshkruhet nė Letra nga Mahatma si njė luftė “vdekjeje” – njė term i pavend, mbase, gjersa duket se tregon pėr njė eksperiencė tė dhimbshme e tė vetėdijshme: lufta, siē pėrshkruhet nė letra, ėshtė mė shumė njė ndarje e vetvetishme e elementėve Egoikė nga ata personalė nė natyrėn e njeriut. Si mė sipėr, parimi i Pestė, ose Manasik, ėshtė duet nė mishėrim, pjesėrisht, nė aspektin e tij mė tė epėrm, duke qenė i lidhur me Monadin, e pjesėrisht, nė aspektin mė tė poshtmė, duke u bashkėngjitur me Kama, parimi i Katėr ose dėshiror. Kėto dy mėnyra funksionimi tė parimit Manasik shpjegojnė termin Manas “i epėrm” dhe “i poshtmė”. Bashkė me Monadin dhe Manas e epėrme formojnė si rrjedhim Dyshen Sipėrore, ndėrsa bashkė me Kama dhe Manas tė poshtme formojnė Dyshen e Poshtme. Lufta zhvillohet mes kėtyre dueteve. Kur njeriu vdes, parimi i tij i dytė e i tretė vdesin bashkė me tė; treshja e poshtme zhduket, ndėrsa parimi i katėrt, i pestė, i gjashtė, dhe i shtatė formojnė Katėrsorin mbijetues…kėshtu qė, ėshtė luftė “vdekjeje” mes dualiteteve tė Epėrme tė Poshtme. Nėse i epėrmi fiton, i gjashti, meqenėse pėrmban nė vetvete kuintesencėn e sė Mirės nga i pest – dashuritė fisnike, synimett shenjtėrore (megjithėse tokėsore), dhe pjesėt mė tė Shpirtėrore tė mendjes sė vet – ndjek urtakun (tė shtatin) e vet nė Gjendjen “Ngjizėse”; dhe i pesti e i katėrti mbeten lidhur si guacka boshe…

Kur nuk ka rrethana tė jashtėzakonshme, Gjendja Ngjizėse vazhdon derisa – shumė vjet mė vonė (nė terma tokėsorė) – vetėdija rikthehet. Pastaj vjen njė shfaqje e dytė e jetės sė sapokaluar, ndjekur nga dalja graduale drejt njė gjendjeje lumturie tė hareshme, me vetėdijen se rrethohesh nga familjarė, tė dashur e gjėra tė njohura. Kėto pėrvoja, gjithėsesi, janė plotėsisht subjektive, si ėndrra tė gjalla, por tė paktėn kanė aq realitet sa ajo ēka quajmė jetė e vėrtetė. Kj ogjendje, e cila pėr ėndėrruesin ėshtė realitet, njihet si Devachan, fjalė sanskritisht “banesa e zotave”, dhe pėrcaktohet nė Fjalorin Teozofik si gjendja e ndėrmjetme mes dy jetėve tokėsore, gjendje ku Egoja (Atma-Buddhi-Manas ose Trinitija bėrė Njė) hyn, pas ndarjes sė saj nga Kama Rupa dhe shpėrbėrja e parimeve tė poshtme nė tokė. Natyra e Devachan si gjendje, jo si vend, nėnvizohet nė njė pėrcaktim tjetėr, ku pėrshkruhet si kusht, gjendje hareje mendore. Filozofikisht njė gjendje mendore e ngjashme me ėndrrėn mė tė gjallė, por shumė mė reale dhe e ndezur. Ėshtė gjendja e pasvdekjes shumicės sė vdekatarėve. Nė atė gjendje, entiteti quhet Devaēani. Gjen gjithė tė dashurit e vet gjatė jetės, rrethuar nga idealizma; pėr mė tej, provon pėrmbushjen e ėndrrave dhe ambicieve me vlera, gjėrat mė fisnike nė synimet e veta tokėsore. Gjendja ėshtė plotėsisht shpirtėrore, pa elementė tė rėndomtė; gjendje ndriēimi, prehjeje, rigjenerimi dhe shpėrblimi pėr vuajtjet. Duke qenė subjektive, sidoqoftė, ėshtė njė botė private qė s’mund tė ndahet me tė tjerė, e ngjashme me botėn vetjake tė ėndrrave: shkurtimisht, pavarėsisht aktualitetit tė gjallė, ėshtė gjendje iluzioni e vetėkrijuar. Miqtė tanė atje, ambienti, nuk janė realitet objektiv.

Ēėshtja e kthimit nė botėn nga ku Egoja ka ikur ėshtė e prerė: mjetet e nevojshme pėr tė ekzistuar nė planet e poshtėm janė shpėrbėrė, rrjedhimisht nuk ka kthim tė mundshėm. Devaēani, nė botėn e tij private, nuk ka dijeni pėr ēka ndodh nė botėn nga iku. Nė nivelin Egoik, mund tė komunikojė rastėsisht me Ego tė tjera, pėrfshirė ata qė janė ende nė botėn fizike, janė gjallė nė tokė. Por aftėsia e tė gjallėve pėr t’u vetėdijėsuar pėr kėto komunikime nė gjendje tė zgjuar varet nga ndjeshmėria e zhvillimi i tyre; ku kushtet lejojnė, vetėdija e tyre, sipas Blavatsky, u jep pėrshtypjen e ndjesinė se janė takuar me njė tė dashur tė vdekur e kėshtu ngushėllohen nga kjo.

Si gjithė proceset dhe gjendjet e tjera, kjo fazė e pėrvojės sė pasvdekjes vjend drejt njė fundi. Si nisi gradualisht, po ashtu mbaron, edhe njėherė humb vetėdija, por nė rastin normal pas shumė vjetėsh (nė terma tokėsorė). Pastaj vjek koha pėr njė mishėrim tė ri, parimet mė tė ulėta riformohen, pjesėrisht prej materialeve tė vjetra. Kur lindja e re ėshtė e pashmangshme Egoja ka njė paravizion tė prirjes sė pėrgjithshme tė jetės qė po vjen dhe ēfarė duhet tė pėrmbushet. Pavetėdija kthehet derisa sytė fėmijėnorė shohin pėrsėri mbi tokė. Rrethanat e lindjes sė fėmijės, ambienti, koha e vendi, familja dhe rrethanat, prirjet qė shoqėrojnė rikthimin dhe ngjarjet e mundshme pėr tė ndodhur, tė gjitha kėto kushtėzohen nga Karma. Kėto janė ekuilibrat e mbledhur jo vetėm prej mishėrimit paraardhės, por edhe nga gjithė jetėt e mėparshme.

Kur njė mishėrim ndalet para kohe, nga sėmundje, aksident, luftė, apo vetėvrasje, cilki normal i pėrvojave mes vdekjes e rilindjes do tė kalojė nė ndryshimet pėrkatėse. Pėrshembull: nė rastin e vdekjes nė moshė tė vogėl, fazat e pėrshkruara si shfaqje, periudha e luftės dhe ngjizjes do tė jenė tė shkurtra, pasi nuk ka pėrvojė tė mjaftueshme pėr pėrvetėsim. Mund tė ndodhė, kur vdekja ndodh nė fėmijėri, qė parimet e brendshme tė fėmijės nuk shpėrndahen por kthehen nė trupin e ri. Ky ėshtė rimishėrim nė kuptimin e vėrtetė tė fjalėpėrfjalshėm. Njė i ri qė vdes papritur, ushtar pėrshembull, mund tė mos kuptojė pėr njė farė kohe se ka vdekur, derisa tė shpėrbėhen parimet nėpėrmjet njė procesi gradual normal. Pastaj do tė bėhet i pavetėdijshėm dhe proceset normale tė vdekjes do tė vazhdojnė. Ndėrkohė, pėr sa kohė qė njėfarė ndėrgjegjeje mbijeton nė parimet e poshtme, si nė kėtė rast, dhe derisa Egoja tė niset drejt Devachan, disa komunikime reale mund tė ndodhin, por vetėm pėrmes njė mediumi (ndėrmjetėsi). Kur proceset normale tė vdekjes marrin rrugė dhe Egoja largohet, nuk ka mundėsi tė tilla; kėshtuqė vetėm guacka, dueti i mesėm i braktisur mund tė kontaktohet.

Vetėvrasja shfaq njė pamje tjetėr. Ndryshe nga ushtari, vetėvrasėsi ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e vet. Thuhet se ruan njėfarė vetėdijeje. Mund ta brejė ndėrgjegja, duke ngelur nė njė gjendje tė trrshtuar, derikur jeta e tij do tė kishte vazhduar normalisht, por gjendja e tij mendore do tė varet nga motivi i dhėnies fund tė jetės sė vet nė tokė.

Vuajtja ėshtė gjithashtu fati i atyre qė vdesin tė pushtuar nga pasione tė forta jonormale, si dėshira e pakontrolluar pėr kėnaqėsi fizike, ushqim, pije, seks, zotėrime materiale apo ambicie detyruese tė pakėnaqura. Pėrveē vuajtjes qė njė individ sjell mbi vete nga tėrheqja pėr kėnaqėsi fizike, nuk ka pėrvoja qė i pėrkasin ferrit tradicional. Nuk ka as dėnime pas vdekjes pėr sjellje tė kėqija trupore, pasi Karma rivendos peshoren nė kėtė botė pėr tė kėqijat qė ndodhin kėtu; ēfarė mbillet nė botėn fizike duhet korrur nė botėn fizike, pasi Ligji ėshtė pėrsosshmėrisht i drejtė.

Nė Shkencėn Ezoterike vdekja shihet si ēlirim nga kokėēarjet e vuajtjet e jetės tokėsore dhe njė fund gjithashtu i gėzimeve nė tokė, qė janė pashmangshmėrisht tė pėrkohshme. Kur ora vjen, mirėpritet nga shumė njerėz, pasi ėshtė gjumi i gjatė “qė thur mėngėn e shthurur tė kujdesit, balsami i mendjeve tė plagosura, shtegu tjetėr i Natyrė sė Madhe”, qė na pėrgatit pėr njė ditė tjetėr jete mbi tokė.

Alima
28-04-13, 19:42
...

Fillimi im eshte nje pike e ndyt uji.Fundi im eshte nje qelbesire kundermuese.Ne mes te pares dhe te fundit barti ndytesira ne stomak!!!


Ti? Kush je?


.

halla e madhe
28-04-13, 20:49
...

Fillimi im eshte nje pike e ndyt uji.Fundi im eshte nje qelbesire kundermuese.Ne mes te pares dhe te fundit barti ndytesira ne stomak!!!


Ti? Kush je?


.


... :( :(:( s'po di as une :confused:

vjeshta
28-04-13, 21:41
Thjeshte nje zė. Sikur te me bashkoheshin edhe zera te tjera do te ishim dikushi.
Vetem, je askushi.

Zero Cool
30-04-13, 12:43
Kur punėn e krijimit tė botės duke pėrfshirė edhe krijimin e njeriut, e pėrfundoi me sukses, Perėndia vėshtroi gjėrat qė i kishte bėrė, dhe ato ishin pikėrisht siē e donte Ai.


Sot, situata s'ėshtė e njėjtė!

Ēfarė ndodhi? Kush jemi ne ? Pėrse ekzistojmė? Pėrse jemi kėtu? A ka kuptim ose qėllim kjo jetė?

Murgesha
30-04-13, 22:09
Kur punėn e krijimit tė botės duke pėrfshirė edhe krijimin e njeriut, e pėrfundoi me sukses, Perėndia vėshtroi gjėrat qė i kishte bėrė, dhe ato ishin pikėrisht siē e donte Ai.

Sigurisht e kan keqinterprentuar prifterinjet ate punen e krijim-perfundimit

Sot, situata s'ėshtė e njėjtė!

Po te ishte se Perendia te gjitha punet i kishte ber pikerisht si i donte AI, edhe sot e deri ne pafundesi do te ishte si ne fillim



Cfarė ndodhi?

Kush jemi ne ?
Pėrse ekzistojmė?
Pėrse jemi kėtu?
A ka kuptim ose qėllim kjo jetė?

S“po di per cilen ndodhi duhet te pergjigjemi :wink:

Jemi njerez, mendja na dallon prej kafsheve

Sepse perendia lejoi seksin per te gjitha gjallesat :biggrin:

Boll po mundohemi te gjejm nje toke tjeter qe na pershtatet po ende jemi duke hetuar.

Ka si nuk ka, zgjohesh ne mengjez per te fjetur serish ne mbremje.

Zero Cool
23-05-13, 17:07
Tė shikuarit ėshtė tė besuarit



Huazuar nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"

Pėrfytyrimi krijues nuk ėshtė i vėshtirė dhe mund tė sjellė shumė dobira. Teknika e pėrfytyrimit krijues nuk ėshtė e re. Gjatė tė gjitha kohėve ai ka formuar bazat e kualifikimit lidhur me magjitė. Shumica e librave tė ashtuquajtur tė psikologjisė popullore e pėrdorin teknikėn pa hyrė nė hollėsirat e parimeve qė marrin pjesė nė tė.

Ordo Templi Orientis (OTO), themeluar nga Karl Kellner nė 1906, pėrfshinin praktika tė caktuara Tantrike nė ritualet e tyre dhe, kur Teodor Reus u bė kryetari i OTO-s, pėrfshiu njė lėndė qė pėrbėhej nga ushtrime komplekse pėrfytyrimi tė pėrdorura nė lidhje me aktivitetin seksual. Aleister Krovlei, pas takimit me Teodor Reus, shkroi rreth kėtyre ushtrimeve komplekse dhe i pėrfshiu ato nė leksionet e veta.

Pėrfytyrimi krijues formon gjithashtu bazat e kualifikimit tė mendimit pozitiv, qė pėrdoret pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Karl dhe Stefani Simonton i pėrdorin kėto metoda auto-sugjestionuese nė terapinė e tyre tė pėrfytyrimit nė Teksas. Nė kėtė terapi, pacientėt fantazojnė nė mėnyrė tė gjallė se qeliza tė sėmura po shkatėrrohen dhe po shpėrndahen nga, psh, njė regjiment ushtarėsh.

Dihet se njė numėr shumė i madh sėmundjesh janė psikosomatike dhe kėtu hyjnė disa nga ato qė janė kėrcėnimi mė serioz pėr shėndetin dhe pėr jetėn. Mendimi negativ, si edhe stresi, rezultojnė nė njė kėrcėnim real dhe serioz pėr shėndetin e individit. Njerėzit sėmuren, zhvillojnė tė gjitha simptomat dhe shenjat e njė sėmundjeje tė caktuar, sepse ata besojnė se e kanė sėmundjen dhe pėrfytyrojnė nė imagjinatėn e tyre tė gjitha ato shenja dhe simptoma.

Aksidentet shpesh kanė ndodhur pėr arsye se njerėzit kanė menduar se do tė ndodhi aksident. Kur kemi qėnė tė vegjėl, na kanė thėnė tė mos pėrdorim thikėn se do tė prisnim dorėn gjė qė ka ndodhur shpesh. Dihet se sa me siguri i ngjisin fėmijėt pemėt, por ku njė i rritur i thotė tė mos ngjitet se do tė bjerė dhe fėmija pėrfytyron aktin e rėnies atėherė ai bie nga pema. Sa mė i gjallė tė jetė pėrfytyrimi aq mė shumė rritet shansi i rėnies.

Trajnerėt e mirė u thonė atletėve tė tyre qė gjatė garave tė pėrfytyrojnė sa mė qartė qė ėshtė e mundur veten e tyre duke dalė kampionė. Nė pėrgjithėsi, sa mė i qartė dhe i gjallė bėhet pėrfytyrimi aq mė e madhe ėshtė mundėsia e realizimit nėpėrmjet mendjes nėnndėrgjegjėsor (ose siē quhet shpesh, subkonshiencės). Vetėm nėpėrmjet subkonshiencės ju mund tė hyni nė vibrime me planin yjor dhe kėshtu tė manipuloni dritėn yjore pėr tė formuar matricėn pėr materializimin nė planin fizik.

C.J.Jung mendon se proceset e subkonshiencės u pėrkasin dy sistemeve. Aspekti i konshiencės i njė psiqike mund tė krahasohet me atė pjesė tė njė ishulli qė duket mbi ujė dhe pjesa pafundėsisht mė e madhe, qė nuk duket e ishullit, pėrfaqėson subkonshiencėn. Jung shkon mė tej kur thotė se pjesa qė duket e ishullit mund tė krahasohet edhe me subkonshiencėn personale dhe pjesa e padukshme e mbuluar gjithmonė nga uji pėrfaqėson subkonshiencėn kolektive. Egua ose uni ose pjesa qė mendon e mendjes ėshtė vetėm njė pjesė fare e vogėl e psiqikės totale.

Subkonshienca kolektive e psikologjisė sė Jungut bashkėlidhet me mėsimet yjore ose ezoterike dhe ėshtė njė oqean i gjėrė tendencash tė formuara nga eksperienca qė e kanė origjinėn nė tė shkuarėn shumė tė largėt tė racės njerėzore. Jung i quajti kėto tendenca arkotipe dhe ato shfaqen si gjėra imagjinare dhe simbole nė ėndėrrat e grupeve me kultura shumė tė ndryshme dhe pavarėsisht nga periudha historike. Kėto simbole ėndėrrash ndeshen gjithashtu nė folklorin dhe mitologjitė e tė gjitha kulturave dhe racave.

Kėto imazhe tė lashta tė subkonshiencės kolektive ushtrojnė njė influencė potenciale mbi jetėn tonė dhe shpesh kjo influencė keqkuptohet plotėsisht sepse ėshtė e panjohur pėr mendjen konshiente njerėzore. Tė folurit ėshtė njė zhvillim evolucionar relativisht i vonė po tė krahasohet me kėto nivele subkonshience tė mendjes. Kėshtu, e vetmja mėnyrė pėr tė komunikuar me mendjen subkonshiente ėshtė nėpėrmjet simboleve.

Stampimi nė tru

Subkonshienca kontrollon funksionet jetėsore tė trupit tė njeriut kurse nivelet mė tė thella tė subkonshiencės kolektive pėrbėjnė njė oqean tė paanė ku ėshtė stampuar ēdo mendim dhe ēdo veprim i racės njerėzore. Prandaj, duke qėnė nė gjėndje pėr tė komunikuar me nivelet tona tė subkonshiencės ne jemi nė gjėndje tė evitojmė sėmundjet psikosomatike, tė disponojmė pasuri njohurish dhe tė arrijmė tė realizojmė gjėrat qė ne duam nė jetė. Por subkonshienca kupton ose lexon vetėm imazhet dhe simbolet dhe kėto duhet tė kenė qartėsinė e kristalit, tė mos ngatėrrohen kurrė dhe tė mos jenė konfuze. Pra, ėshtė shumė e rėndėsishme qė kėto imazhe, pamje dhe simbole, tė sillen ose mbahen nė mendje me njė qartėsi tė madhe. Prandaj dhe lind nevoja e kualifikimit ose e stėrvitjes pėr pėrfytyrimin.

Tė pėrfytyruarit luan njė rol kaq tė rėndėsishėm nė operacionet magjike sa qė duhet pėrfituar nga ēdo mundėsi qė tė jepet pėr ta stėrvitur kėtė aftėsi. Duhet bėrė njė pėrpjekje e zellshme ose serioze pėr tė vrojtuar gjėrat dhe pėr tė qėnė nė gjėndje pėr t'i kujtuar ato me hollėsi. Duket e pabesueshme, por ėshtė e vėrtetė se megjithėse njerėzit e shohin orėn e tyre tė dorės me dhjetra herė nė ditė, po t'i pyesėsh se me ē'lloj numėrash apo gėrmash shėnohen orėt, ata nuk e dinė ta thonė. Bėni njė provė. Pyesni njė shofer se cila ėshtė radha e shenjave tė dritave tė semaforėve dhe ata nuk janė nė gjėndje ta thonė. Njerėzit nė pėrgjithėsi nuk janė vrojtues.

Njė mėnyrė veēanėrisht efektive pėr tė provuar aftėsitė pėrfytyruese ėshtė ajo qė quhet Loja e Kimit. Dikush merr njė tabaka dhe vendos mbi tė 20 objekte tė cilat i mbulon me njė shami. Ju vendoseni pėrpara tabakasė. Objektet nė tė zbulohen pėr vetėm njė minutė dhe mbulohen prapė. Detyra juaj ėshtė tė pėrshkruani plotėsisht objektet qė mbani mend. Nivel i mirė ėshtė tė mbani mend deri 16 objekte. Ky nivel ėshtė i mirė pėr skautistėt, por pėr ata qė duan t'i hyjnė rrugėve spiritualiste kjo shifėr duhet tė jetė mė e lartė.

Nė qoftė se aftėsia juaj pėrfytyruese ka arritur njė standart tė kėnaqshėm, teknika juaj duhet tė vihet nė praktikė pėr tė arritur diēka qė ju dėshironi. Pėrfytyrimi duhet tė jetė i qartė si kristali; objekti duhet dėshiruar intensivisht dhe emocionalisht; vullneti pėr tė realizuar dėshirėn duhet tė pėrqėndrohet mbi objektin e dėshiruar gjė qė duhet pritur me sa mė shumė zjarr. Provojeni dhe do tė habiteni.

Zero Cool
10-06-13, 17:17
SHPIRTI I TURMĖS DHE I ASKUSHMĖRISĖ



SHPIRTI I TURMĖS bashkėjeton me njeriun dhe ėshtė tipar i historisė njerėzore, sepse njeriu nė mėnyrė tė natyrshme ėshtė qenie shoqėrore qė kėrkon pėrherė tė shoqėrizohet. Porse njohuria pėr tė, pėrkujdesja ndaj kėtij shpirti dhe mbi tė gjitha shfrytėzimi i tij pėr qėllime tė caktuara pėrbėn anėn tjetėr tė medaljes. Ēeshtja madhore ėshtė se sa i theksuar ėshtė shpirti i turmės nė shoqėri, sepse njeriu i brymosur me njė mendėsi tė tillė ka nė themel tė mendjes sė tij ēiftin Sundimtari dhe Turma. Kjo ėshtė ēeshtje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janė shfaqje tė shpirtit tė njeriut dhe janė pikėrisht ato qė pėrcaktojnė sjelljen e tij shoqėrore, domethėnė kufirin ndarės ēfar quhet e mirė dhe ēfar quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janė dy gjėra tė ndryshme por qė njėkohėsisht plotėsojnė e bashkėshoqėrojnė njėra tjetrėn, ngase nė fund tė fundit ato bashkėshoqėrojnė njeriun. Sjellja shoqėrore ėshtė ajo qė pėrcakton ngjarjet shoqėrore, sepse njeriu bėn atė qė dėshiron tė bėjė.

Njeriu nė turmė ka njė shpirt tė ndrydhur, tė pa lirė e tė pa larmishėm dhe duke qenė nė gjendje tė tillė ai kundėrvepron duke i lindur dėshira nė skutat e shpirtit tė tij pėr ta parė veten nė krye tė turmės. Shpirti i tij ngashėron, kredhet pėrqark, i friksuar mban sytė e veshėt hapur te tė tjerėt, frigon e idhtohet nga e mira e tjetrit, i sheh tė tjerėt detyrimisht tė barabartė me vetveten, sheh nė tė tjerėt aspak ndryshim nga vetvetja ose nė rastin mė tė mirė ndryshime tė parėndėsishme. Ai ndjehet njėsh me “tė barabartėt e tij” dhe vetpėrfytyrohet si pėrfaqėsues i tyre. Ky shpirt i ngujuar nė mėnyrė natyrale kėrkon hapje, liri dhe vet-dallueshmėri. Prandaj ai e anon ndėrgjegjen e tij drejt njėshit, drejt unit, drejt vetkuptimit me ndjenja tė forta qė ky vetnjėsh kėshtu nuk ka vlerė dhe si rrjedhim i mbin dėshira qė tė duket mbi tė tjerėt ose, e thėnė sipas mendjes sė tij, mbi “tė barabartėt e tij”. Zgjidhja mė e lehtė pėr tė ėshtė mburrja ose bėrja e tjetrit me turp. Ai gjithmonė ėshtė nė kėrkim tė rastit pėr t’u mburrur ose bėrė tjetrin me turp, sepse ai ndjehet keq dhe i turpėruar kur nuk mburret apo kur nuk e turpėron tjetrin. Me ligėsi, ai gjithmonė ėshtė nė kėrkim tė thashethemit pėr tjetrin, sepse edhe vetė ai ėshtė njė thashethem. Kėshtu, njeriu nė turmė harxhon pa ndėrprerje vėmendje dhe energji e tij pėr emocione tė panevojshme dhe hamendje tė papėlqyeshme, pėr ngacmime nervore tė nxituara, pėr ėndėrrime me sy hapur dhe thashetheme tė pashtershme.

Njeriu nė turmė e ka tė pamundur tė pranojė se jo ēdo gjė ėshtė apo i pėrket ēdonjerit dhe jo ēdo njeri ėshtė pėr ēdo gjė. Njė mendėsi e tillė nuk arrin tė pranojė se veē punės sė tij egziston e duhet tė egzistojė edhe puna e tė tjerėve dhe nuk vozit nė mėnyrė tė atillė qė puna e tij tė plotėsojė punėn e tė tjerėve ose puna e tij tė plotėsohet prej tė tjerėve. Pėr njė shpirt tė tillė i mirė ėshtė, domethėne duhet tė egzistojė, vetėm guri i tij dhe jo muri i pėrbashkėt. Ai vetėgjykon se ėshtė i pazėvėndėsueshėm dhe ka edhe raste qė ai pėrpiqet ta prishė murin e pėrbashkėt, sepse ka njė shpirt tė pabesė me aromė kalbėzimi. Njė shpirt i tillė nuk pėrcjell respekt pėr tė tjerėt e midis tė tjerėve, biles pėr tė nuk egziston dhe nuk duhet tė egzistojė edhe mendimi ndryshe, aq mė tepėr tė kuptojė se kur respektohet mendimi ndryshe edhe bashkimi ėshtė mė i fortė. E thėnė mė gjėrė, njė shpirt i tillė nuk pranon ndryshimin dhe ndryshueshmėrinė, domethėnė harmoninė, dhe si rrjedhim nuk pranon pėrparimin, madje e urren atė.

Njeriu nė turmė kthehet pa e kuptuar nė njė narcist. Si i tillė ai kėrkon me kėmbėngulje nė turmė vetėm pasqyrime tė vetvetes; tė tjerėt janė njėsoj pėr tė, duhet tė jenė kėshtu ose pėrndryshe tė shndėrrohen nė tė tillė. Pėlqyeshmėria pėr vetveten duke parė dhe prekur vetveten nga tė gjitha anėt e nė tėrė turmėn ėshtė e pakufijshme. Ndėrsa narcistit tė lashtėsisė i duhej tė qėndronte tėrė ditėn mbi njė pellg tė vogėl me ujė tė patrazuar pėr tė parė vetėm vetveten e pasqyruar me qėllim qė t’i avullonte kėnaqėsinė e pėlqyeshmėrisė sė vetvetes, pėr narcistin e turmės pasqyra e vetvetes shtrihet nė tė katėr anėt e pafundme pėr sa kohė qė egziston turma e tij. Si e tillė kjo pasqyrė e nderė bėhet njėkohėsisht mjaft e brishtė, lehtėsisht e thyeshme dhe e thėrmueshme nga ēasti nė ēast pėr shkak tė madhėsisė e shtrirjes sė saj. Njė kėnaqėsi e tillė e dhėnė nga njė pasqyrė e pafundme nuk mund tė lėshohet apo tė harrohet. Pėr ta ruajtur kėtė gjendje, mjetet e vetme tė narcistit tė turmes janė: vigjilenca, cmira, urrejtja dhe dhuna ndaj ēdo drithėrime tė sipėrfaqes sė pasqyrės ujore, ndaj ēdo tingulli sadopak tė ndryshėm tė dėgjuar, ndaj ēdo njėshi tjetėr nė turmė dhe ndaj ēdo ndryshimi qė shfaq ky njėsh. Nė mėnyrė tė veēantė, narcisti i turmės hidhėrohet thellė dhe mbushet me dėshpėrim e urrejtje kur vėren ndonjė tė mirė qė i shkon apo i ndodh tjetrit. Pėr tė, njėshat e tjerė nė turmė nuk e meritojnė dhe nuk duhet t’iu ndodhin tė mira. Ay i pėrqesh tė tjerėt kur shprehen e shfaqen ndryshe, i pengon ato tė ndryshojnė dhe tė pėrparojnė. Pėr tė, vetėm sundimtari i turmės, idhulli i tij, vetvetja e tij e dėshiruar, meriton tė mira, prarim, vezullim e lartėsi.

Njė shpirt i tillė i jep vlerė vetėm tė qėnit mundues pėr tė tjerėt, i jep vlerė vetes vetėm duke ia ulur vlerėn tė tjerėve, i jep vlerė vetes duke pėrdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombėtare tė shoqėrisė qė i pėrket. Njė shpirt i tillė njeh vetėm lirinė e tij tė egėrt e tė pakufishme. Ay ėshtė shpirtėrisht pjesmarrės nė krimin apo tradhėtinė qė sundimtari (Mbinjėshi) i tij kryen. Ai nuk arsyeton pėr kėtė dhe nuk e arsyeton mbinjėshin e tij, sepse ay vetė ėshtė sundimtari i ėndėrruar pa qenė sundimtar. Ai dallon vetėm tė drejta pėr veten e tij; pėr tė egziston vetėm liria e tij dhe jo e tė tjerėve. Biles, kur mbaron ai duhet tė mbarojnė edhe tė tjerėt. Njė shpirt i tillė ėshtė i pangopur, i pakėnaqur, i paqetė dhe rrjedhimisht mizor pėr tė mbajtur gjallė pangopshmėrinė e tij. Ai vetmendon se ėshtė i pagabueshėm, i pacėnueshėm, me tė drejta absolute e liri tė pakufijshme. Ai nuk mban dhe nuk ndjen pėrgjegjėsi pėr veten dhe tė tjerėt; njė shpirt i tillė ėshtė, bie fjala, njė Ali Pashė Tepelenė. Njė shpirt i tillė synon qė ēdo gjė me vlerė tė jetė brenda derės sė tij, ai dėshiron dhe pėrpiqet tė ndėrtojė vetėm ishullin e tij, kullėn e tij me frėngji. Atij nuk i intereson ambjenti pėrreth dhe madje ai e sheh me armiqėsi kėtė ambjent, sepse atij nuk i interesojnė gjėrat e pėrbashkėta. Njė shpirti tė tillė i pėlqen tė ndėrtojė ishullin e tij tė thepisur; ai ngazėllehet kur prish urat lidhėse dhe pret telat ndėrlidhėse pėr tė ndėrtuar garth pėrrreth vetes sė tij. Atij nuk i pėlqen bashkėjetesa paqėsore, sepse ai nuk respekton tjetrin dhe pjesėn e tjetrit, ai ėshtė njė fqinj i keq, ai urren dhe i erren sytė pėr ēdo ndryshim tė vėnė re tek “tė barabartėt e tij”. Dhe njėkohėsisht, ai vrojton se ē’bėjnė tė tjerėt pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė, pėr tė mos ngelur mbrapa emocionalisht.

Njeriu i turmės nuk rri dot pa e parė dhe dėgjuar papushim e kudo figurėn e mbinjėshit tė tij. Figura e stampuar e mbinjėshit tė tij mishėron pasqyrimin e vetetes pėr njėshin e vocėrr dhe si e tillė tek kjo figurė ai gjen kėnaqėsinė dhe dehjen mė tė madhe pėr veten e vet; kjo ėshtė ėmbėlsia pėr shpirtin e tij tė idhtuar. Karrikja dhe bėmat e sipėrnjėshit i krijojnė njėshit tė vocėrr njė rrymė tė atillė jehonash saqė pa atė rrymė as makina njėsh nuk punon e as njėshi nuk ndjen vetveten. Njeriu nė turmė kthehet nė vogėlinė e fėmijėrisė e tij kur ėndėrronte tė ishte i madh, mbinjėsh i frikshėm, dhe papėrgjegjshmėria fėminore i jepte shijen e kėnaqėsisė pakufi. Prandaj, besimi i tij shkon andej nga fryn era, andej nga burojnė valėt e tingujt qė e mbajnė tė vogėl atė, andej nga shfryn sundimtari i turmės, andej nga ėshtė kahu i fuqisė sė turmės. Turma kėrkon njerėz tė vegjėl, grimca rėre, qė tė prodhojė furtunė. Si njė vocėrrak, ai gjykon vetėm duke thėrritur pėr ndihmė paragjykimet e paharrueshme tė vogėlisė. Duke pėrfytyruar, ai e kthen veten mbrapa nė kohė dhe emocionalisht mburret me kėtė. Kėshtu, me dashje e pa dashje, ai e shuan zgjuarsinė e tij, bėhet i paaftė tė dallojė dhe kuptojė tė vėrtetėn, e ul veten aq poshtė sa tė mos njohė rrotėn dhe tė mos dijė sa bėjnė 1+1-1; dhe shpejt e shpesh bėn keq dhe gabime. Njeriu nė turmė e ka tė pamundur tė kujtojė apo vrojtojė vetveten, e si rrjedhim ai e ka tė pamundur tė kujtojė apo t'i lidhė veprimet e ndodhitė e shkuara. Kujtesa e njeriut nė turmė ėshtė e ēastit, tepėr e shkurtėr. Ai kujton vetėm ēfar dėshiron nė ēast tė kujtojė ose ēfar i shkon pėr shtat shpresave dhe frikave tė tij.

Njeriu nė turmė arsyeton mbi bazėn e vetarėsyes sė shtypur tė njėshit. Domethėnė, ai kėrkon njėsha pėr mendjen e tij tė ngathėt, sepse ai e ka frikė njėshin, mundimtarin e mundshėm tė tij, dhe mendon se edhe ai njėsh e ka frikė atė pėr tė njėjtėn arėsye. Ay ėshtė njė sundimtar i gurosur, sepse vetėm kėshtu mund tė jetė njėsh, dhe si i tillė nuk pranon tė dallohen njėsha tė tjerė nė turmė. Kur ia dėnojnė tė kėqijat, ai kėrkon vetėm njėsha, sepse me dashje ose padashje nuk e kupton se pse i sulen. Njė shpirti tė tillė nuk i intereson bashkėpunimi dhe harmonia, atij i intereson vetėm mbinjėshi qė ta sundojė nė shpirt. Pavarėsisht sa larg ėshtė, ai gjithmonė vigjėlon qė mbinjėshi, sundimtari i tij me tė cilin i mburret vetvetes, tė mos cėnohet, tė mos iki, tė jetė i pėrjetshėm e i paprekshėm, i gurosur, i lartė deri nė qiell, sepse vetėm kėshtu ai mund tė ngrejė sytė lart. Urrejtja e bėn atė gjithmonė gati tė bashkohet me shpirtra tė tjerė tė tillė pėr t’iu sulur mizorisht “tė barabartėve tė tij”, pėr t’i plaēkitur e pėrdhosur ato, pėr t’i tradhėtuar ato, sa herė i del rasti apo dėgjon se mbinjėshi iu kėrkon njė gjė tė tillė. Lėvizja barazitiste (komuniste, e thėnė jo shqip) nė Shqipėri mori pėrmasa epidemike gjatė Luftės II Botėrorė, sepse njerėzia u josh nėpėrmjet thėnies “Ngrihuni t’iu biem atyre qė janė ndryshe dhe t’iua marrim atė ēfar kanė”.

Njeriu nė turmė nuk ka forcė shpirtėrore dhe gjithnjė bėhet akoma edhe mė i pa aftė tė pyesė apo tė gjykojė vetveten, tė shkėputet prej kthetrave tė brendshme, tė shmangė varėsinė nga tė tjerėt, tė mos pėrjashtojė vetveten, tė pėrdorė ndonjė dritėz kuptimi prej vetvetes; tė ketė kureshtje kush ėshtė, nga vjen e ku shkon dhe pse. Njeriu nė turmė ėshtė njė askush. Ai mendon sipas modės sė turmės, sipas propagandės zyrtare shtetėrore apo botėrore, dhe pėrqesh ēdo gjė qė ėshtė ndryshe nga ajo modė. Njeriu nė turmė i ngjan njė cifle hekuri tė cilėn vetėm fusha magnetike e mbinjėshit e mban drejt, tė ngritur lart. Pa kėtė fushė magnetike jetike, ai bie pėrdhe e shkon me pluhurin. Prandaj njeriu nė turmė guroset pas mbinjėshit dhe shndėrrohet nė fanatik, domethėnė ai e ka tė pamundur tė ndryshojė mendjen dhe pėrmbajtjen. Njė njeri me shpirt tė tillė ėshtė qenie emocionale, nervore, njė tifoz, njė spiun, njė madhni qė pėrgjėrohet pėr naltmadhninė e tij. Ay qėndron nė turmė pėr shkak tė urrejtjes qė ka ndaj tė tjerėve, ndaj atyre qė njeh apo ndaj fqinjit. Mbinjėshi ėshtė shpirti i tij, emocioni dhe kėnaqėsia e tij, sepse prej hyjniut mbinjėsh dhe urrejtjes qė ai mbjell egziston turma ku mund tė bėjė pjesė. Urrejtja dhe pickimi i emocioneve qė i shėrbejnė kėsaj urrejtje janė ato qė e mbajnė turmėn bashkė, sepse tek mbinjėshi ai gjen urrejtjen e dėshiruar dhe pickimin e nevojshėm tė emocioneve. Pa kėtė pickim emocionesh njeriu i turmės nuk do ta ndjente vetveten, nuk do ndjehej mirė, dhe do idhtohej duke u rropatur deri sa tė gjente njė turmė ku helmi i mbinjėshit t’i ėmbėltonte emocionet. Turma e tij ėshtė bota e tij, e kuptimtė pėr tė egzistuar, nė brigjet e sė cilės pėrplasen botė (turma) tė tjera, tė huaja dhe armiqėsore.

Njerėzit nė turmė janė tė egėr e tė dhunshėm. Shpirti i tyre dhunon dhe kėrkon tė dhunohet. Me fjalė tė tjera shpirti i tyre ėshtė i skllavėruar. Skllavėrimi i ėshtė bėrė karakter, zakon, kėrkesė, dėshirė dhe mėnyrė tė jetuari. Njeriu nė turmė shndėrrohet nė njė skllav me dashje; ai nuk rron dot pa vuajtur. Ai nuk ka nevojė mė pėr zinxhirė qė ta mbajnė tė tillė, ashtu si fizikisht. Sa mė shumė koha kalon, aq mė shumė ai e adhuron skllavėrinė e tij dhe aq mė shumė krenohet me tė. Meqenėse ky shpirt nuk pranon e respekton ndryshim tek “tė barabartėt” e mendjes sė tij dhe ndėrkohė kėrkon tė dhunohet, atėhere kėtė dhunim e skllavėrim e kėrkon, e gjen si zgjidhje, dhe e pret vetėm nga sundimtari i pashpirt i turmės. Domethėnė, e kėrkon kėtė nga idhuli i tij, nga i dėshiruari i shpirtit tė tij. Meqenėse ky shpirt i egėr ėshtė i pasjellshėm ndaj “tė barabartėve tė tij”, meqenėse ky shpirt nuk pranon tė renė dhe ndryshimin e harmonishėm tek “tė barabartėt e tij”, ai ka vetėm njė shtysė mendimi: skllavėrimin, dhe vetėm njė gjuhė veprimi: dhunėn. Egėrsia i shkakton dhimbje therėse nė shpirt kur sheh harmoni nė rrethin e “tė barabartėve tė tij”. Vetėm dhuna e mė tė fortit, e mė mizorit, e mė tė egrit, e mė tė poshtrit, e atij qė ka tė drejtė tė dhunojė e pėrdhosė tė tjerėt, e sundimtarit tė turmės, mund t’ia fashitė dhimbjen e instikteve tė egra tė tij. Vetėm kjo dhunė madhore, vetėm ky sundimtar turme me tė vetmen tė drejtė fjale e veprimi, mund t’ia shtypė egėrsinė, shkaktaren e dhimbjes, t’ia qetėsojė shpirtin e tij dhe t’ia dehė emocionet. Ky shpirt nuk e kupton dhe nuk e kėrkon mėvetėsinė, ndryshimin nė lidhje me tė tjerėt. Mė e shumta qė dėshiron ky shpirt ėshtė tė bėhėt njė vasal mizor. Edhe kur e shtyjnė nė liri tė pėrkufizuar pėr tė gjithė, ai nuk mund tė shkėputet nga e kaluara e skllavėrimit dhe dhunimit mbi tė. Liria pėr tė ėshtė dhuna, rasti pėr tė shfryrė egėrsinė e emocioneve tė tij. Ai po me dhunė kėrkon tė kthehet nė skllavėrinė e shkuar, me tė njėjtat kushte e mundėsisht me tė njėjtin sundimtar mizor pėr turmėn. Shpirti i tij qan papushim pėr egėrsinė e sundimtarit tė shkuar. Shpirti i tij i idhnuar psherėtin pėr mungesėn e munduesit tė tij tė egėr, humbjen e tė cilit e ndjen shumė herė mė tė madhe se humbjen e vetvetes apo “tė barabartėve tė tij”. Ai dėshiron gjithmonė qė munduesi tė ringjallet dhe shpreson nė kėtė.

vijon

Zero Cool
10-06-13, 17:17
vijimi


SHPIRTI I TURMĖS DHE I ASKUSHMĖRISĖ



Njeriu nė turmė shndėrrohet nė njė makinė dhe si e tillė ai nuk e njeh dhe nuk mundet ta njohė vetveten. Ashtu si makina, ai bėhet i papėrgjegjshėm pėr veprimet e tija dhe as dėshiron e as kėrkon tė dijė apo tė kuptojė. Kėshtu ai shndėrrohet nė njė njeri mekanik me tė cilin ēdo gjė ndodh. Duke qenė se skllavėrimi shoqėror mbėshtetet mbi frikėn, sundimtari i turmės ia ushqen papushim asaj frikėn dhe mospėlqyeshmėrinė pėr ēdo gjė ndryshe, tė re apo tė panjohur. Makinat janė tė verbėra dhe tė pavetėdijshme; ato s'mund tė jenė ndryshe dhe veprimet e tyre duhet t'i pėrgjigjen natyrės sė tyre. Njeriu nė turmė, njeriu mekanik, i plotėson kėto veti tė makinės. Si i tillė, ai nuk ėshtė njeri i lirė. Qė tė ēlirohet atij i nevojitet sė pari tė fitojė lirinė e brendshme, tė vetėdijshme, tė ndėrgjegjes dhe mėvetėsisė sė tij shpirtėrore. Pėrndryshe ai ngec i skllavėruar shpirtėrisht sepse ai, para sė gjithash, as nuk e njeh dhe as nuk e kupton vetveten e tij. Prandaj njeriu nė turmė e humb dhe nuk e kujton vetveten, sepse ai edhe jeton e vepron duke qenė nė gjumė tė thellė ndonėse me sytė hapur edhe nuk bėn pėrpjekjet e duhura pėr t'u zgjuar.

ASKUSHMĖRIA ėshtė njė ndjenjė e skajshme shoqėrore qė nė situatė paniku e fut njeriun nė ankth dėrrmues dhe e zvetnon. Nėn ndrydhjen e skajshme tė shpirtit tė tij, nėn hutimin dhe kotėsinė qė pėson shpirti i tij, nėn zhvleftėsimin e historisė nė mendjen e tij, i dalldisur nga paarsyeshmėria, fillon tė ndriēojė nė shpirtin e tij tė tymosur njė flakė pishe e zbehtė nė degėzėn e askushmėrisė. Askushmėria bėhet pėr tė frymėmarrje, liri dhe shkak veprimi. Ai bėhet kėshtu njė makinė qė nuk ka fillim e qėllim rruge, njė makinė pa busull, qė pėrpiqet tė ngahet dhe po qe e nevojshme mund tė marrė njė kthesė e tė ecė pėr aq sa i kėrkojnė shėrbim. Duke harruar me dashje ose pa dashje, ai humb vetveten dhe fshin nga mendja vlerat dhe historinė nė origjinėn e tij, rrėnjėt. Ai nuk e dallon mė tjetrin. Ndėrkohė ai kėrkon tė mbushet me vlera tė reja, por nuk arrin tė kuptojė se ato janė tė pathemelta tek ai, janė si gjethet tė cilat zverdhen dhe nuk dihet se ku i flak era.

Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqėria njerėzore pėrmban nė vetvete ndryshueshmėri. Domethėnė, njerėzit ndryshojnė nga pamja, mendimi, gjatėsia, vendlindja, dėshirat, kėnaqėsitė, aftėsitė, dituritė dhe biles brenda njė grupi shoqėror (kombi) ka ndryshime nė tė folurat vendore e nė veshje. Pėrtej kombit, ndryshimet shtohen nė tiparet e jashtme, ngjyra e lėkurės, gjuha, etj. Grupet shoqėrore (kombet) dhe nėngrupet shoqėrore (brenda njė kombi) kanė edhe gjėra tė ngjashme dhe tė pėrbashkėta, por nuk kanė gjėra tė barabarta. Nėse respektohet natyra, duke pėrfshirė edhe shoqėrinė e larmishme njerėzore, atėhere jeta ėshtė e paqshme. Nė tė kundėrt, pėrpjekjet pėr tė krijuar fantazma barazie pėrbėjnė dhe prodhojnė krime njerėzore dhe natyrore. Nė rastin e Shqipėrisė zyrtare, pėr gjysėm shekulli u edukua dhunshėm me qėllim dhe me absolutizėm fantazma e barazitizmit shoqėror dhe ndėrkombėtar, aq sa u kėrkuan “vėllezėr” edhe nė xhunglat e Amazonės e tundrat e Azisė. Njerėzit u bashkėmblodhėn dhunshėm mendėrisht dhe fizikisht. U punua pėr tė krijuar tė ashtėquajturin “njeriu i ri”, domethėnė askushin e dėshiruar tė barabartė e tė edukuar me shpirtin e turmės.

Pėr askushin e mirė ėshtė askushmėria dhe e keqe ėshtė ēdo gjė tjetėr e arsyeshme, jo-paemėr dhe me formė e pėrmbajtje tė qartė. Askushi nuk di as ēfar, pse e kė tė emėrojė dhe as pse ėshtė emėruar; ai pret urdhėr nga mbinjėshi pėr tė zbatuar njė ligj qė ėshtė urdhėri vetė. Ai nuk di pse ėshtė nė njė detyrė zyrtare dhe ēfar do tė thotė ai emėrim, ēfar pritet e duhet tė bėjė, ēfar tė thotė e ēfar tė kėrkojė. Ai ėshtė njė vjedhės pune, vendi pune dhe vote. Ai nuk e di ē’ėshtė e ēfar pėrfaqson kombi e flamuri kombėtar ose ēfar duhet tė bėjė pėr festėn kombėtare, ēfar flamuri duhet tė mbajė, ēfar tė bėjė qė ai flamur tė mos jetė thjesht njė copė lecke me ngjyra, etj. Ay shndėrrohet nė spiun, tradhėtar, vjedhės i vetvetes dhe brejtės apo shkatėrrues i tė tijėve. Askushmėria shpesh e vozit askushin nė veprime tradhėtie, sepse pėr tė qenė njė njėsh dikushi, njė sundimtar i pėrmalluar, ai i hyn rrugės sė krimit dhe bashkėpunimit me armiqtė. Ai vetėm keq sheh, uron apo dėshiron, sepse ai vetė ėshtė keq dhe tė keqen ka si pikė krahasimi. Ai flet pėr gjėra tė parėsyeshme e tė pakuptueshme dhe biles ai nuk dallon ngjyrimet.

TĖ MENDUARIT TURMOR DHE ASKUSHMĖRIA tė para veēan dhe tė veēuara pėr njeriun e veēuar nuk pėrbėjnė rrezik pėr shoqėrinė. Por meqenėse shpirti i askushmėrisė lind prej shpirtit tė turmės dhe ndėrthuret mjaft me tė, atėhere kur shpirti i turmės dhe i askushėmrisė bėhen tipare shoqėrore tė pėrhapura dhe tė njėkohshme, atėhėre ai grup shoqėror ėshtė nė rrezikun e madh tė mashtrimit dhe vetshkatėrrimit. Rreziku bėhet akoma mė i madh dhe pėsimi prej tij mė i shpejtė kur armiqtė e kėtij grupi shoqėror ia njohin atij kėtė shpirt dhe pėrkujdesen t’ia forcojnė pikėrisht kėto dy tipare shoqėrore. Nė kėtė rast, pasoja ėshtė e paqartė pėr ēastin por e qartė pas njė periudhe tė gjatė kohe. Si rrjedhim, ai grup shoqėror vetshkatėrrohet, humbet vlera njerzore, shpirtėrore, kulturore dhe materiale, ose nė rastin mė tė mirė vazhdon tė pėrtiqet nė kufinjtė e mbijetesės duke ngelur i prapambetur, i vetpenguar nė pėrparim dhe i paqetėsuar. Ngulmi i kėtyre dy mendėsive i mban njeriut ndezur ėndėrrėn e barazitizmit dhe si rrjedhim ai cėnon dhunshėm gjėrat qė s’i pėrkasin ose qė janė tė ndryshme nga ėndėrrimi i tij.

Veē shpirtligėve, njerėzit qė janė nė detyra zyrtare dhe i pėrmbajnė nė vetvete tė dy kėto mendėsi bėhen shumė dėmtues pėr shoqėrinė gjatė marrjes sė vendimeve. Biles, ato zhyten nė krime dhe tradhėti nga tė cilat nuk dalin dot dhe njėkohėsisht kujdestarėt e tyre nuk i lenė tė dalin por i zhytin akoma mė shumė. Njerėz tė tillė bėhen kukulla qeverisėse dhe nga veprimet apo goja e tyre mund tė dėgjohen gjėrat mė tė paarėsyeshme. Me njerėz tė tillė nė pozita shtetėrore, veprimtaria armiqsore e huaj, sidomos ajo e fshehta, ka fushė tė lirė veprimi dhe pasoja tė dhimshme pėr vendin. Historia shqiptare vazhdon ta japė kėtė mėsim. Ato njerėz qė thonė se nuk ka armik, ose e thonė kėtė nga mungesa e zgjuarsisė sė tyre, ose e thonė kėtė nga vetvetja pėr shkaqe emocionale dhe qėllime tė ngushta vetjake apo pėrfitimi, ose iu ėshtė thėnė nga armiqtė ta thonė kėtė gjė (duke e ditur ose duke mos e kuptuar kėtė); ose shtyhen ta thonė kėtė jo nga njė shkak i pėrmendur mė sipėr. Shteti i Shqipėrisė zyrtare u shpartallua nė fillim tė vitit 1997 pikėrisht prej humbjes sė armikut (njė shembull i askushmėrisė) dhe veprimit tė frymėzuar nga mendėsia e turmės.

Tė dyja kėto mendėsi ushqejnė njėra-tjetrėn dhe pėrcaktojnė sjelljen shoqėrore tė njeriut, e cila do tė thotė para sė gjithash si sillet njeriu ndaj shoqėrisė dhe ēfar ka bėrė pėr tė. Egzistenca dhe nxitja e tyre nga ato qė i duan tė keqen shqiptarėve i rrisin mjaft pasojat negative mbi shoqėrinė shqiptare, qetėsimin, bashkimin dhe pėrparimin e saj. Ndikimi negativ nė shoqėri i tė dyja mendėsive zvoglohet nėpėrmjet ndriēimit tė shpirtit me vlera dhe mendjes me ide, shkollimit matematik dhe shkencor, edukimit tė njeriut si e pse tė pėrdorė arėsyen, edukimit kombėtar dhe atij bashkėsor. Tė gjitha kėto kanė qėllim pėrparimin dhe pėrkufizimin e mirėsjelljes shoqėrore ndaj vetvetes, tė tjerėve dhe ambjentit nė rrugėn drejt njė shoqėrie tė udhėrrėfyer prej arėsyes dhe urtėsisė, domethėnė drejt njė shoqėrie qė i pėrket e vėrteta dhe qė e sheh atė nėpėrmjet arėsyes. Pra ēeshtja shtrohet: tė dihen tė metat e mendėsisė shoqėrore dhe tė kundėrveprohet butėsisht pėr largimin e tyre, apo tė mos dihen por t’i dijnė armiqtė dhe tė veprohet egėrsisht pėr thellimin e tyre. Meqenėse pėrmirėsimi paraprak fillon tek vetė njeriu, fillimi i largimit tė kėtyre dy mendėsive nė ēdo rast ėshtė shumė i thjeshtė: njeriu nevojitet tė mos mendojė e tė mos flasė me NE. Kėshtu ai do tė fillojė tė zgjohet, tė kujtojė vetveten, tė shkuarėn e rrjedhimisht tė ardhmen, dhe do tė fillojė tė egzistojė sepse do tė fillojė tė mendojė.

Kaqanikasja
25-03-14, 13:55
:wink::smile::wink:

Ylli-1
27-10-14, 13:02
Shkenca e vėrtetoi Adamin dhe Evėn: Tė gjithė kemi paraardhės tė pėrbashkėt!

Publikuar: 21:15 / 26.10.2014


http://www.telegrafi.com/fo/bote/shkenca-e-v-euml-rtetoi-ademin-dhe-ev-euml-n-t-euml-gjith-euml-kemi-paraardh-euml-s-t-euml-p-euml-rbashk-euml-t-video_hd.jpg

Bibla thotė se Perėndia e krijoi njeriun nga dheu, se pastaj e krijoi Evėn nga briri e Adamit, dhe se tė gjithė njerėzit janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė tyre. Dikush mund tė besojė ose jo, por shkenca thotė se tė gjithė njerėzit kanė tė njėjtin mashkull dhe femėr si paraardhės.

Nėse jeni fetar, para se tė reagoni e interpretoni, lexojeni tekstin deri nė fund.
Studimi i gjenetikės njerėzore, veēanėrisht kromozomit Y - qė kalon nga i ati tek i biri -padyshim ka konfirmuar se tė gjithė njerėzit qė jetojnė sot kanė tė njėjtin mashkull pėr paraardhės. Simbolikisht, ky person quhet Adam dhe dihet qė ka jetuar nė Afrikė.

Adami nuk ishte i vetmi njeri i gjallė nė kėtė moment tė historisė, por ishte i vetmi pasardhėsit e tė cilit kanė mbijetuar: linja familjare e bashkėkohėsve tė tė tjerėve u shua nė njė periudhė tė pacaktuar kohore, transmeton Telegrafi.
Kur ka jetuar Adami? Kjo ėshtė njė ēėshtje rreth sė cilės shkencėtarėt kanė dilema. Studimet fillestare kanė treguar se ka jetuar rreth 59 mijė vite mė parė, ndėrsa disa tė tjerė thonė para 142 mijė viteve. Ka nga ata qė besojnė se kjo ka ndodhur para 200 mijė viteve.

Megjithatė, Adami i kromozomit Y-kromozonale dhe Eva mitokondriale (materiali gjenetik qė bartet nga nėna tek tė gjithė pasardhėsit), nuk ėshtė e domosdoshme tė ishin “burrė e grua”, por kanė jetuar tė njėjtėn kohė dhe nė njė periudhė ishin ēift.

Njėjtė, ėshtė vlerėsuar se Eva ka jetuar 100-200 mijė vjet mė parė, por as ajo nuk ishte e vetmja femėr nė atė kohė, porse pasardhėsit e pjesėtareve tjera tė gjinisė sė bukur nuk kanė mbijetuar. Edhe Eva ishte nga Afrika.
Ėshtė interesante tė theksohet se ka shkencėtarė qė besojnė se tė gjithė evropianėt janė pasardhės tė njė njeriu i cili kishte jetuar jo shumė kohė mė parė. Disa thonė 600 vjet mė parė, disa thonė njėmijė, dhe se pasardhėsit e tė tjerėve janė shuar!

Kjo teori ėshtė e diskutueshme nė masė tė madhe, edhe pse matematika ėshtė e qartė pėr lindjen dhe shuarjen e linjės sė ADN-sė: kushdo qė ka jetuar nė fund tė mijėvjeēarit tė parafundit dhe sot ka trashėgimtarė, ėshtė pasardhės i tė gjithė evropianėve tė gjallė. Pra, tė gjithė mund tė jemi pasardhės tė Karlit tė Madh, sepse e dimė qė ai ka paraardhės. Me njė logjikė tė njėjtė, nėse mendojmė pėr tėrė botėn, atėherė kuptojmė se tė gjithė euroaziatikėt janė pasardhės tė tė njėjtit njeri qė ka jetuar para 3500 viteve. /Telegrafi/