PDA

View Full Version : Tajlanda njohu Kosovėn


gazi-de
26-09-13, 21:22
http://images.botasot.info/uploads/largea_tailand1380223362.jpg


Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi e ka pranuar njohjen formale nga Tajlanda. Njohja i ėshtė bėrė e ditur nga zv/kryeministri i Tajlandės gjatė njė takimi nė Nju Jork. Kėtė e ka bėrė tė ditur nė Twitter shefi i protokollit tė Thacit, Abelard Tahiri.

Tajlanda ka njohur Pavarėsinė e Kosovės, duke u bėrė kėshtu vendi i 104’tė qė ka pranuar shtetin e Kosovės.

Minsitri Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen nga Tajlanda, nė llogarinė e tij nė Twitter.

“Falemnderit Tajlandė pėr njohje”, ka shkruar ai.

Tajlanda do tė jetė shteti i 104 qė do ta njohė Kosovėn e pavarur.

Kryeministri Hashim Thaēi pritet ta marrė konfirmimin nga Ministri i Punėve tė Jashtme tė Tajlandės, Surapong Tovichakchaikul, gjatė njė takimi nė New York.

Kėrkesėn zyrtare pėr njohje nga Tajlanda, Ministri Enver Hoxhaj e kishte dorėzuar nė maj tė vitit tė kaluar, gjatė njė takimi dypalėsh nė Bangkok.

“Ne jemi shumė tė pėrkushtuar qė tė vendosim marrėdhėnie diplomatike me Mbretėrinė e Tajlandės dhe t’i forcojmė lidhjet e bashkėpunimit dhe miqėsisė nė mes tė dy vendeve dhe popujve tanė”, kishte thėnė Ministri Hoxhaj, pasi i kishte dorėzuar kėrkesėn e njohjes.

Guri i madh
29-09-13, 21:50
urime Kosov edhe ty Gaz qe e ke hap ket tem e ju ke gzue njohjeve qe po vijn --- tani shum pak populli po ju jap publicitet njohjeve nuk po ju gzohen si ma par prej se po zhvillohen kto bisedime per mbrendsin terituriale te Kosoves qe po i zhvillon kjo qeveri me Serrbin