PDA

View Full Version : E tmerrshme: Serbėt kanė bėrė llamba nga kafkat e shqiptarėve


power8
09-11-13, 18:49
Njė anėtar i Ēetės sė Pirotit, shqiptarit tė vdekur ia ka prerė kokėn. Me ditė tė tėra pastaj e ka zier nė njė tenxhere. Nga ajo i hoqi katėr dhėmbė prej ari, pastaj ka shkuar nė shtėpi dhe kafkėn e ka ngjyrosur dhe nga ajo ka bėrė njė llambė tavoline, shkruan e-novine, duke u bazuar nė rrėfimin e njė dėshmitari serb, i cili tmerret qė ka parė nė Kosovė thotė se nuk i sheh nė asnjė film. Trupi i shqiptarit ishte nė njė kodėr mbi Rahovec, ndėrsa u vra nė luftime. “Tė njėjtėn e ka bėrė me njė grua tė vrarė. Edhe asaj ia ka prerė kokėn nė tė njėjtėn mėnyrė dhe nga ajo ka bėrė njė llambė. Ka thėnė se tash e ka njė ēift. Njerėzit normalė ishin tė tronditur. E dinim kėtė tė gjithė, edhe komandanti i kompanisė dhe 80 pėr qind e policėve”.
Telegrafi ua sjellė rrėfimin e Slobodan Stojanovic, komandantit tė pensionuar tė stacionit policor nė Cėrna Trava , ish-anėtar i Ēetės sė IV-tė, Detashmentit 37 tė Njėsisė sė Policisė Speciale, dėshmitar i dikurshėm i mbrojtur shteti. Ai ka folur pėr e-novine pėr krimet ndaj civilėve shqiptarė nė Kosovė, nga gushti deri nė tetor 1998. Ato, thotė ai, i kanė kryer njė “hordhi e kriminelėve” nė uniforma policie. Policėt qė akuzon thotė se pėr gjithēka qė kanė bėrė nė Kosovė janė dekoruar dhe graduar.
Stojanovic thotė se pėr krimet monstruoze kundėr civilėve dhe robėrve asnjė prej kryesve tė policisė nuk ka reaguar, ndėrsa pohon se Prokuroria serbe pėr Krime Lufte, konkretisht zėvendėsprokurori Dragoljub Stankovic, ka pėrgatitur mbrojtjen e serbėve tė akuzuar nga Tribunali i Hagės.
"Kam qenė vazhdimisht nė Kosovė si polic, por viti 1998 ishte i tmerrshėm. Masakėr e paparė nga ana e policisė dhe ushtrisė! Flas pa asnjė interes. Duhet tė dihet se ata njerėz kanė ende uniforma, kanė armė”, thotė burimi i e-novine.
Ai thekson se ėshtė nė programin e mbrojtjes sė dėshmitarėve, nė kuadėr tė sė cilit ai dhe familja e tij ngacmohen, nė mėnyrė qė Prokuroria tė pamundėsojė dėshminė e tij.
“Nė Kosovė kam qenė nė gusht, shtator dhe tetor 1998. Mė kanė dėrguar pa asnjė njoftim se ēka po ndodhė, si t’i bėjmė punėt ditore. Nuk e dinim as qė ka luftime tė ashpra me UĒK-nė. Ishim krejtėsisht tė papėrgatitur dhe direkt na dėrguan nė betejė .
Fillimisht ishim vendosur nė fabrikėn e kabllove nė Suharekė dhe nga aty nė luftė. Nė tre muajt e ardhshėm unė pashė tmerre: vrasje tė fėmijėve, civilėve, meshkuj dhe femra. Plaēkitje me shumicė, kamionė qė natėn bartin gjėrat e vjedhura...
Pasi kam marrė pjesė nė operacionet nė Kosovė, i kam dėrguar ministrit tė Brendshėm Vlajko Stojiljkovicit, mė 2000, njė letėr nė shtatė faqe pėr atė se ēfarė ndodhi poshtė. Pėrgjigje nuk kamė marrė, as nga ministri i cili mė vonė vrau veten, e madje as nga njerėzit nė kabinetin e tij. Nė kėtė informacion e kam pėrshkruar vrasjen e shqiptarėve, fėmijėve tė tyre, djegien e shtėpive, vjedhjet.
Vidhej gjithēka qė hasej. Tė njėjtėn ditė policia mallrat e plaēkitura ua shiste shqiptarėve nė Prizren dhe Rahovec. Ata vodhėn bagėti nga hambari, qė ua shitnin mishtarėve shqiptarė. Pėrfitim i pastėr, por kjo nuk ishte polici, po hordhi. Unė besoj se ashtu nuk veprojnė as kriminelėt. Ata nuk kishin as njė kod tė sjelljes, pėr askėnd.
Nuk mund tė them se tė gjithė bėnė krime. Ishin nja 150, nė ēdo ēetė nga 20 tė gatshėm pėr krime dhe plaēkitje”.
Kur ėshtė fjala pėr llambėn e bėrė nga kafka, ai thotė se ky “psikopat i ka takuar Sektorit 87 tė Njėsive Speciale tė Policisė”.
“Siē kam dėgjuar mė vonė, ai ka pėrfunduar nė Psikiatri nė Toponicė”.
“Nė shtator 1998 luftuam nė fshatrat mbi Prizren, nė tė ashtuquajturėn pastrim terreni. Unė nuk do tė pėrmendi emrin e policit, qė ende ėshtė gjallė e pensionist, i cili pėr pikė qejfi ka vrarė fėmijėn nė djep qė nuk kishte as katėr muaj. Sipas tij, ‘mė mirė njė shqiptar i vdekur se njė shqiptar i gjallė’. Pastaj doja ta vrisja atė. Kuptova se nuk kam shkuar nė Kosovė me njė grup tė policėve, por me njė grup qė nuk di ta definojė, se ata nuk ishin as kriminelė. Isha me sadistė, tė sėmurė, kanibalė... vetėm mish njeriu qė nuk kanė ngrėnė.
Ėshtė njė grup i banditėve tė cilėt ishin tė gatshėm pėr tė vjedhur dhe pėr tė vrarė dhe askujt pėr kėtė nuk i jepte llogari. Ende nuk e di se si ėshtė lejuar kjo nga kreu.
Ata nuk kanė pasur asnjė pasojė dhe tė gjithė janė pasuruar. Kur ata shkuan nė Kosovė ishin nė pozitė tė vėshtirė financiare dhe u kthyen me zinxhirė tė trashė ari, gratė e tyre me unaza. Edhe sot janė tė pasur”.
Sipas dėshmitarit, nga policėt e Leskovcit ėshtė formuar Ēeta e IV-tė, ku komandant ishte Milivoje Stojiljkovic, qė ishte shef i policisė nė Leskovc. Kur janė vrarė tri policė tė kėsaj njėsie, ai ėshtė zėvendėsuar nga Nenad Stojkovic.
“Ēeta ka filluar tė veprojė pas vrasjes sė Adem Jasharit. Ka marrė pjesė nė kėto luftime nė Drenicė. Qė atėherė silleshin si kriminelė e jo si policė. Sepse, pėr disa ditė vriten 70 shqiptarė, fėmijė, gra dhe burra. Edhe ne kishim viktima, njė ushtar tė vrarė dhe disa policė tė plagosur lehtė. Mizoria filloi atėherė. Kjo nuk shihet as nė filma.
Kemi punuar Gllogoc, para nesh kalonte Ushtria. Qė nė mėngjes gjuante nė fshatrat kodrinore me raketa, ndėrsa vrisnin gjithēka qė lėvizte. Pastaj njė nga kolegėt e mi kėrkoi paratė nga njė civil i cili kishte mė shumė se 70 vite jete. E pyeta nėse ėshtė normal, se ēfarė po bėnte. Ai e vrau atė sepse kishte vetėm 10 marka. Ndėrsa, ai polic ende punon. Unė me tė vėrtetė nuk e kuptoj, sepse kemi ngrėnė tė njėjtėn ushqim, ujė tė njėjtė, e ata sikur ishin nė njė ekstazė. Po flas pėr 20 tė tillė nga ēeta jonė. Ndėrsa, pėr gjithė kėto dinte komandanti Nenad Stojkovic. Ai ishte personalisht i pranishėm kur njė polic vrau nė Bajgorė njė fėmijė tė retartuar me nėnėn e tij, nė shtėpinė e tė cilėve kemi kaluar natėn. I pyetur pėrse, ai tha se nuk kemi nevojė dėshmitarėt”.
Sipas tij, brenda natės zhdukeshin kamionėt qė kanė pėrdorė, sepse dėrgonin mallra nė Leskoc dhe nė fshatrat e policėve tė grupit.
“Traktorė, vetura, sharra motorike... Janė vjedhė 300 motokultivatorė tė rinj, 20-30 tonė raki nga Rahoveci... Gjithēka qė shihte syri, duart e kapnin. Kanė prerė gishta pėr tė marrė unaza. I kam parė me sytė e mi. Qė pesė vjet kam dalė nė pension, e i shoh ata policė nė qytet. Mė vjen turp t’i shoh”.
Dėshmitari thotė se tė gjithė e dinin se ēfarė po ndodhė nė Kosovė, sepse sipas hierarkisė ēdo sektor e ka informuar sektorin mė tė lartė.
“Kėtu arrijmė te Sreten Lukici, qė komandante me operacionet dhe ai ato ėshtė dashur t’ia dėrgojė dikujt qė ishte i afėrt me Slobodan Milosevicin. Edhe ai ka ditur”. /Telegrafi/
---------------------------------------
http://www.telegrafi.com/lajme/e-tmerrshme-serbet-kane-bere-llamba-nga-kafkat-e-shqiptareve-2-37840.html

__________________________________________

Jau hupte zoti faren atyre ndytesirave qe bisedojne me keta kriminele psikopate ne bruksel.