Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / PRISHTINA
Prini Prishtina me zėra nga troje tė Shqipes zėra tė rij shpėtuar pahiri nėpėr kukama shekujsh zėra tė lindur nga gjamėt e vuajtjes deri n'Ka tė Zi zėra mjerimi tė lindur edhe atje ku dreqi ban vo atje ku nuk mundi tė shkeli lirė as armiku ma i fshtirė nga shkrepat e Tuzit e kreshtat e Dushkajes nga shpatet e Podgurit e djerrinat e Drenikės nga zhvinat e Kaēanikut e kėrrshat e Dibres zėra tė lindur nėpėr flakė e tym kohėrash tė nxime erdhen e prinė nė Prishtinė e nėpėr flakė e sollen lirinė Prishtina zėri i trojeve tė Shqipes! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / THEATRI I KOHĖS SONĖ
Prova prova prova Nė Theatėr derisa tė ndahen Rolet... Premiera duhet tė japet sėshpejti Regjisori Sylejman Lokaj ėshtė nė hall tė madh as nė Qiell as nė Tokė nuk e gjenė askund - aktorin kryesor Nik Bardhin Heroin e dramės "Ura e Shėnjtė" as nė Tokė as nė Qiell Roli Kryesor jam Unė Kapedan i kapedanėve tė Rrafshit tė Dukagjinit qysh para Epokės sė Re mjellmat e bardha nga kaltria korba tė zi mbi lisa tė varreve tona paralajmėrojnė Pėrsėritjen e Historisė Ku gojohen mesveti Urata e Mallkimi nė Kosovė si rriēnat i hanė sorrat e larme Historia e shtrirė Shtat'bojė njeri! Nuk dua tė shtrihem Dua tė Flijohem - Mbi Urėn e Shėnjtė! Vertikalisht! Prova prova prova Provohet Mbrėmja me Aktorėt Nė Theatrin e Kohės Sonė - Derisa tė shfaqet Premiera! (1987) |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / KROJET E HUAJA TĖ LĖNĖ NĖ HĖNĖ
ē'nxierr fjala ē'po beni a kaq tė pamėshirshėm ndaj fjalės flokėt e dimrit ju vėjnė nė gjumė ju pėrkundin dritėzat kristal nga acari nuk e shihni kohėn duke reshur mbi krye qenkeni lodhur nga vrapi i fjalės fajet e fjalės janė faje tė mėdha burime tė ngrime akull ku rri shqipja maje shkrepash zgjohuni e mos shtėrzeni a kaq fort qenkan ngrirė burimet e fjalės? Deri nė Hėnėn e Tretė do tu ngrihen shikimet e do shikoni nėnakull bebėza tė hapura kah qielli zgjohui e mos shtėrzeni nuk e shihni se edhe lotėt janė ngrirė? Nxierrni damarė tė rinj nga toka e zanoreve nuk e dini se ka edhe lumenj nėntokėsor? Eh! Mjerė pėr kronin qė s'ka mė ujė as gurrė dhe e mashtrojnė rrjedhat e shirave tė verės! Rrėmih nėn guri tė fjalės thellė nėn gjuhė tė tokės sate se krojet e huaja tė lėnė nė Hėnė! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / MOS BĖNI DIELLIN MU SHUA
IN MEMORIAM - Diellza E Rrezarta - Pėrkujtim: - Diellza Berishės e - Rrezarta Tullarit, qė humben jetėn tragjikisht dhe - Dy Nėnave tė Tyre - Pėrkujtim, nė vend urimi 2009! Mos e bėni aq me e plasė gurin, Mos e bėni qė dielli sot mu shua - Rrezarta Diellza nė Ju kanė nurin! Nuk kthehet kurrė ēka ka shkua: Po t'i ktheni vajet Tuaja Njė Fuqi, Mos tė bėhet jeta lot njė prrua! Kthehet diē tjetėr ashk pėrsėri Prore Diellza Rrezarta janė aty - Parasyve atė s'mund ta kuptoni! Ato i keni ag e terr rreze nė sy Ruani shpirtat e Tyre nė fjalė! Ruajini mendėt qė keni nė kry'! Mundet mosozo rėndė me dalė Ju pėrciell Juve kudo ai kujtimi - Mos i bėni lotėt krejt aq tė valė! Mundohuni prore qė nga pikėllimi, Ta bėni ofshamėn si rreze t'artė - Pėr Ju Nėna lot si krejt rruzullimi! Dielli Diellzen nė rreze prore bartė, E ēka t'i them unė n'vaje njė nėne - Qė edhe vet mjalti i duket thartė! Ngushllimi kotet nė gjak nė vene, Gropėn n'zemėr mbusheni Besim: Gjithkah po ndjekė vdekja kretene! Nuk i ndaj dy ėngjuj tė rrinė shqim Rrezarta e Diellza me tė njejtin fat - Paten le tė prehen tok njė amshim! Shih tė njejtin emėr edhe Diellza pat Ashtu siē janė Dy emrat pėrjetėsues, T'pavdekshme prore kudo i kemi ngat! Diellza vie me njė tufė rrezesh n'dorė Rrezarta Diellore n'vend loti siell fat - Tė dyjat i pėrjetojmė lule nė kurorė! Diellza Rrezarta ne na ndritin prore - Me t'njejtat rreze tė bardha borė, Shohim ēdo ag Tė Dyja dorpėrdore! O Nėna Ju keni veē kujtime tė mira, Tė Dyjave ua siellin Dritėn Hyjnore - Mos u fundosni prore nė pshėretira! Diellza Rrezarta njė kumtim amshimi, Kuptim pėrjetėsie emra prore t'gjallė! Ato janė Dy Shpirta qė flakron agimi! Na kujtojnė ēdo ditė qė tė kemi mall Fshini ata lot qė Ju rrjedhin vetiu - Me psherėtima ndaj vdekjes pėrballė! Dy Drita T'Syve - Dy Nėnave shkrum, Nga hijet e liga qė iu sollen vėrdallė - Mbahuni tė forta e qendroni shumė! Se lotėt e Juve - trazojnė Pėrjetsinė, N'secilen pikėloti ua trazoni shpirtat - Diellza e Rrezarta janė me Perėndinė! (30.12.08.) |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / ORA E POPULLIT
Ora e popullit- Ishte gjarpėri i madh nė themel tė shtėpisė Ora e shtėpisė - roje kundėr tė ligave Shtėpia ka pas Orė e njeriu ka pasė Orė me dy gjarpėrinj nė bark ka luftuar po njeri prej tyre flinte nė gjumė - e nuk i bėhej vonė pėr ashjė njeriu e gjarpėri jetojnė nė njė truall as nuk ia sheh njeriut ėndrrat - mėsa ia sheh gjarpėrit kėmbėt Njeriu me Orė e ka shpėtuar njė shtėpi njė katund Njė qytet njė popull e ka shpėtuar njė botė - Mallkimi mė i madh ėshtė me te vdekė Ora popullin mund t’a shpėtoj veē njė minut Ora e popullit- Ora qė rrin zgjuar - Ora e Gjallė! Mvaret a e ka populli Oren e vet zgjuar a e ka Oren vet brenda epikės sė tij mosozot dikush tė shkeli nė sofrėn e bukės E tė Beses - nga padituria bėn cdo gjė tė ligė edhe e vret veten - kur nuk gjen tjeter shteg te kaloj ferrin e ligesise mosozot njeriu me shkelė mbi gjakun e vet nuk i del askund ilaē brėnda Tokės e Qiellit! - Qoftė Ora e Mirė e zgjuar! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / KĖNGA E POPULLIT
Kėnga e popullit - e kėnduar nėn hundė kur nuk donte tė merr vesh mali - as tė sheh fusha kur vlon e gufon shpirti i ka ardhė deri nė fyt kėngė e kėnduar nėpėr tymėra flakė e lot kėngė e kėnduar e pashkruar - pa shkronja as ortografi pa laps as shtypshkronje kėngė qė gufon nė zemėr e, vlon pėrgoje shkrum i gjallė e kėnduar nė hasra ēerga qylyma - nė gryka maja e shkambinj malesh gjithnatenelume - pa shtie gjum ne sy me vaj nė buzė e, lotet pikėn nė ēergė e lotet pikėn nė shkamb e pika e shpoi gurin duke rrehė nė njė pikė! Kėnga e popullit u kėndua deri iu kėput fija lahutes e teli ēiftelisė lahuta e ēiftelia mbeten atditesot varė - u pre kėnga nė kulla u pre kėnga nė shkėmbinj kėnga ėshtė vaji i burrit edhe para djepave edhe para varreve edhe kur hėna u pėrgjak mbi mal edhe kur dielli u lind si gjaku nė agim edhe kur Hėna ishte sosur edhe kur vaji ishte nisur edhe kur dielli u zu me kuēedėr jehoi kėnga e popullit e, shpėrtheu vaji i burrit: -O lum pėr ty o pėr tė lumin Zot O nė kėmbė u ēua Sokol e Halili e, doli Zana E Malit e, mali ushtoi prej djalit kur kėqyrėn nė varr - gjeten veē 'i grusht eshtra e zana mori malin e toka mori djalin e, kėnga mbet Vaji i Burrit! |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI
- Poetėve tė rinj Po lindet shqiptari i ri tok - me Nėntorin E Tretė - aty ku kishte lisa tė mėdhėnj stuhishė illirian antik me rrėnjet e lashta trungu egjean jonian e adriatik e trekontinental - linden vishkuj tė rinj shqip thikpėrpjetė fjalės sė bukur nėpėr shkronja tė reja bulėzojnė bulevarde tė fjalės artistike vishkuj tė rinj patjetėr u ngjajmė lisave tė lashtė qiellor se rrėnjet e tyre i kemi nė shpirtin flakada fjalės sė re ndritė feneri i kohės sonė e kushtrimi zgjon lindjet e reja illire vesa ushtare e plumt agimeve yllėzon mbi gjethe tingujsh tė rinj sofra plot bujari shqiptare - bukė kosove pjekur rrezesh me sy tejbjeshkėve symėsy me kohėn symize eva harroi mollėn nė degėn e fjalės sė atit vrapon kopshtit edean plot tinguj mbushur frymė gas e lot me njė tufė bulėzash fjale nė dorė biligoa i pėshpėritė vllait skendėrbean mos tė ndodhi kurr mė tradhtia mes shpatash gatitė tinguj tė rinj dashurie zjarri me fletėza trėndafilėsh gota tingujsh plot nektar shpirti anila pishė e kallur ndez pishtar mbi varre dėshmorėsh tė rinj plot vrushkuj tė zgjuar dashurie veneta m'i kujton venetėt e lashtė me shtiza trojane e deradiane qė sylot shpojnė mallin e Tė Bukures Moree shqiponja e re flatron lartėsive tė tingujve dardhan duke i thyer lartėsitė nė rithme tė rinj shkronjash shqiptari i ri po lindet nė Nėntorin e Madh Nėntori i Tretė po vie! ( 11.11.08 ) |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / AMANETI I KOHĖS SONĖ
- Nė Ditėn e Flamurit! Ismail Qemal Vlora - Mjekrrėn bardh si bora! Kah Kosova o Isa Ora Nė Dy Krahsh qėndron! Me ziosha zjarr ka Shkodra Kah Shkupi sytė nė kodra - E deri n'Epir kafshon kobra! Shqipja me Dy Gojė gjėmon! Theranda jep Kushtrim Zjarr! Abdyl Frashėri i flet nė varr! Koka e Alit tha: Epirin e marr! E te Topliku, Narona e Tivari! Nga Shpata Madhe Padrejtėsi, Mbeti veē - Njė Copė Shqipėri! Ende mbet i ngrimė emri - Illiri! Kudo nė tradhtina ra shqiptari! Boll morėm mėsim Skendėrbeu, Kokėn tmerrit - shpatė ia preu! N'pranga ma s'durohet Atdheu! Do tė na Ndihmoj - Perėndia! Nuk vdiset gjithmonė tė shkretė! Nėpėr Tokė, pėr Air e nėpėr Det! Amaneti i T'Parėve do tė na vret! Po s'u bė shpejt Njė - Shqipėria! O Ismail Qemal Vlora! Mjekrrėn bardh si bora! Kah Kosova o Isa Ora! Nė Dy Krahsh qėndron! Aargau, 28 Nandor, 1993. |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / POEMA PĖR POPULLIN
POEMA PĖR POPULLIN Populi ecė e nuk ngutet Udhės me gropa zemre e kalldremeve historike Nuk ngutet se ėshtė i Lodhur- i Kėputur nga Thikat Varrėt Thika pas Shpinde ia kanė kėputur shpirtin Pesha e hidhur e historisė sė tij - Plot data lavra vitesh nė ballė e shekuj betejash Pa Pre e pa Fre - Historia e Huaj i rrinė Gerrbė Mbi Shpindė ende!? E - Shpindėn e ka plot gjak e trupin shoshė shpatash e plumbash Plot plagė tė moēme mijavjeēe Duket sikur ngjitet gujaz Pėrpjetėzes Epike Kurrė i gjunjzuar numron Hapat e Epokave Qė Ia lan veē njė Copė Trup e Shpirt - E me shpirt ndėrdhėmb mundohet Pėr Tė Gjallė! Plot plagė tė moēme mijavjeēe! 2. Populli ecė ngadale e nuk ngutet - Viteve tė Krrusura Ura historike tė Via Egnatias Koha pa ujė nė Sy ia qet thiijat e pėrgjegjura pėr 'i pikė xeher tambli nė Sy tė gjegjur e t'regjur Tamblin e Nanės ia qet pėr hundėsh - Deri ta qet njė fjalėgoje tue qitė zjarr pėr sy e tym pėrgoje thuase - i kemi lindė zotit me zor! Populli ecė ngadalė e nuk ngutet - Varg i Gjatė Thik'pėrpjetė zor ėshtė m'u ngjitė kėshtu S'ka kohė me u ndalė as para varreve as para tė vdekurve Tė plagosur nuk sheh askund tė shtrimė edhe ata ecin Pėrpjetėzes sė Plumbtė Nuk kemi Kohė as me vdekė! E Koha bie mazunė pėrdhe, nuk qet za as fjalė pėrgoje Buzėt - Shkrum i Gjallė - e luan kryet pėndueshėm - Ka dro do ta shkelė Tjetra Kohė nė gjysėmrruge Mbetet kush mbetet e del nė Breg Kohe - kush tė del! Historia e Popullit - Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla Kur ecet Thik'pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike Populli ecė ngadale e nuk ngutet...! 3. Ecė ngadale e nuk ngutet - Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshė e arkeologjishė tė thyeme antke - Bjeshkėt e Namuna i Banė me Shpindė E Bjeshkė Shtyen me Gjoks! Skurruar ne Gjak Triumfal tė Fitoreve tė Huaja E Dikush ne Gisht nė Gojė - Dikund me Gisht nė Kokė e dikund ia merr kamba kambėn me Zorrė nėpėr kambė - Pret tė ia Jep Dorėn Bjeshka - ajo ende i rrokullisė gur! Koha Breshkė Ende ia Qet Thijat e Pėrgjegjura... Pėrditė i del Doresh nganjė Bjeshkė e nga njė Vrrijė Me hekura nė duar - don tė dali hekurah - Moteve tė Nxime! Ia Nxini Jetėn historia e veshur me Uniforma shtrigash Me Bjeshkė e Vrriijė ndėr Sqetulla - Historia i ndalet para kambėve - keshe po ia fshinė djerėset e gjakun - djerėset i vlojnė n'ballė e s'un ia gjenė kund Ēaren Vetit! Pėrditė nė lojna tė reja - Shtrigash tė Vjetra! 4. Populli ecė ngadale e nuk ngutet - Epokave Qorre Historike me Hapa tė Randė - Bjeshkė! Me Kokė Plumb - tė rėnduar mbi Kohė Me Kohė Plumb nė Zemėr! Me Shpindė tė Plumbtė te Dy Luftave Botnore Me 'i Botė nė Shpindė - me ndėrskamca historike tė pahistori Pėrditė ia grryejnė Gjeografinė e vet ndėr kambė Pėrditė ta Grryejnė Dheun Ndėr Kambė! E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahė Drangojsh pėr tu ngjitur nė Qiell - E me i shtie nė Grusht Retė e Mendimit Bosh! Ende - Mizat dojnė tė bahen drangoj e Drangojtė sikur po paraqiten si miza - Me Sy Mize nėpėr Pluhurin e Mbetur nė Tribuna Tribunatorėsh! Epokat e Lavdishe Hillire - diegur e humbur pashėnjėpadokė Nėn-Tokė e Nėn-Ujėra! Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltė Rrėnjen e Gjallė deri nė Fundbote tė Antikunit - Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan! Populli Ecė Ende Pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike Ngadale E Nuk Ngutet...! (7. mars, 1996) Nga Vėllimi - POEMA PĖR POPULLIN |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / SHQIPĖRIA E BASHKUAR
E bukur ėshtė Kosova E Bukur ėshtė Shqipėria Siē ėshtė E Dashur Nana! Mė ēon peshė shtat'palė Qiell Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė! Edhe deri atje ku bre miza hekur Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė! Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell! Shqipėria me Botė nė Sy - si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės e bota me Shqipėr nė zemėr Shqipėria gjithmonė e pushtuar Shqipėria - kurrė e nėnshtruar! Shqipėria e Bashkuar! 2. Ushtima - Me shėnjen Viktoria deri Te Molla e Kuqe Filloi - E Para Nė europėn e Lindjes sė Madhe U lind nė Prishtinė E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės E rreh tupani i Dardanisė! Dardania kumbonare bashkimi E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri! Me njeren dorė kafshaten e bukės E, jemi gai - Me tjetrėn kambėzėn e pushkės! Me gojė - bukė e plumba Me sy shkreptėtima rrufee shqiponjash Me hap drejtė shoqishoit nė sy Derisa tė bėhet njera Dyshė - - O Varre o Djepa! Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll djepi Tė pėrkunden nė varre! Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės! Republika nuk lindet etiu si dielli As nuk bie vetiu si shiu - Republikėn e bashkojnė fije-fije Burrat - E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash ! - Ku janė Burrat? - Ku janė Varret? Duri gurin nuk e sheh Burri burrin nuk po njeh! Kosova - prore e kositur Kosova - kurrė e nėnshtruar! Shqipėria e Bashkuar! (Kalendor, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN Kjo poezi u emitua pėrmes RTV shqiptar mė 1992, recitoi aktori i mirėnjohur Kastriot Ēaushi. |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / KĖNGA E POPULLIT
Kėnga e popullit - kėndua nėn hundė kur nuk donte tė merr vesh mali as te sheh fusha kur vlon gjaku e gufon shpirti i ka adhė deri nė fyt kėngė e kėnduar nėpėr tymėra flakė e lotė kėngė e kėnduar e gjithmonė e pashkruar pa shkronja as orthografi pa lasp as shtypshkrojė kėngė qė gufon nė zemėr e vlon pėrgoje shkrum i gjallė e kėnduar nė hastra ēerga qilima e drrasa tė thata si fati nė gryka maja e shkėmbinj malesh tė larta gjithė natėnelume pa shtie gjumė nė sy me vajė nė buzė - e lotėt pikuan nė ēergė e lotėt pikuan nė shkėmb e pika shpoi gurin tue rrehė nė njė pikė! *** Kėnga e popullit u kėndua deri iu bre fija lahutės e iu kėput teli qiftelisė lahuta e qiftelia mbeten varė atėditesot u pre kėna nė kulla - u pre kėnga mbi shkėmbinj kėnga mbet vaji i burrit edhe para djepave edhe para varreve edhe kur Hana u pėrgjak mbi mal edhe kur Dielli leu si gjaku nė agim edhe kur Hana ishte nė tė sosur edhe kur vaji ishte nė tė nisur edhe kur Dielli u zu me kuēedėr jehoi kėnga e populli e shpėrtheu vaji i burrit: - O lum pėr ty o pėr tė lumin Zot o ė kambė na u ēua Sokol e Halili!... Doli Zana e Malit e Mali ushtoi prej Djalit kur kqyren nė varr gjeten veē 'i grusht eshtra e zana mori malin e toka mori djalin kėnga mbet Vaji i Burrit! (1995) nga POEMA PĖR POPULLIN |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / HISTORIA E POPULLIT
Historia shpesh - ėshtė edhe lojė grabitēare e fėmijve fėmijėt luajnė nė zall - me gur e bujashka me copa hekuri edhe me zjarr keshe po mbarojnė ura kulla tempuj e rrokaqiej vijnė tjerėt e ua prishin mė kėmbė - e mbi ato ndėrtojnė lodra tjera vijnė tjerėt e luajnė lojėra tjera dhe harrohet Loja e Fėmijve tė Parė kėngėt zonat e mrekullueshme hyjnore harrohen vallėzimet e Shqipeve e Gjuha e Parė e fshihen gjurmat e gishtave tė pėrgjakur nėpėr zalle! Kush mund ta luajė ma bukur Atė Lojėn e Parė se sa Ata qė e luajtėn Tė Parėt ? Kush mund tė nxierri Za ma tė bukur se sa Ata qė kėnduan Tė Parėt? Historia shpesh - ėshtė Lojė grabitēare e fėmijve! (SHĖMBJA E NJĖ HISTORIE) Erdhen - e m'i rrėxuan krejt murana e mure Trojesh statujat e Kangėve tė Diellit e Hyjnive faltore hyjnore hyllire iu rrjedhė gjuha gjak ende pllakat e gurėve tė datave tė mia tė mėdha ma thyen zemrėn e kėngve tė gurta e nuk i lanė kund dy gur bashkė mbi muranat e rrėxuara - ende shihet fuqia e duarve e mendjes tempuj kohėrash e mbaruan tempuj tjerė e thurėn kėngė tjera dhe e ēthuren historinė! Erdhen tjerėt vargevijė - u sollen rreth atllasėve madhorė akropole Ethanė m'i rrėxuan amfitheatrot e gurta paa Heraklit tė Hershėm qytete tė lashta qė i harroi historia nė parahistori m'i thyen gurėt e varreve, m'i vodhen mbishkrimet germat e mia tė Gjuhės sė Parė e, varret nuk flitshin as eshtrat nuk lėsonin zane i fshinė emrat e trojeve tė mia emrat e gjyshave ma shkyen hartėn time gjeografike emrat e lumejve e detrave emrat e oqeaneve edhe vet emrat e Yjeve e Yllėsive ma vodhen emrin e diellit tim hell i zjarrtė tej Apollonisė Butrintit qė sot janė pa koka vjedhur nga gjaku i hajnava varrtarve zjarrtarve tė hershėm edhe sot nė epoken e re erdhen tjerėt e mbjnė gozhduar nė ēengela gjeohistorinė time nga e gjeten Egjeun, nga Ulkinia e Ulpiana e shėmbur e, deri tek Gyka e Dardhaneleve dardhane... Erdhen e thuren historiė e tyre tė pahistori dhe e ēthuren historinė e botės!... Ballkani Hillirik - plaku europian tė gjithve ua vizatoi nė zall me kunin - germat e para tė gjithve iu dha dijeni diejsh e ata iu kthyen ne dijeni djajsh tė gjithve iu dha dje dije tė shkruajnė emrat e tyre zanore diftongje formema krejt ēka sheh e s'sheh syri krejt ēka ndien e s'ndien veshi krejt ēka thotė e s'thotė gjuha ua dha krejt ēka thot vet zoti Thoti qė fliste Shqip! Ėshtė Lėkundje linguistike botėrore Lėkundje Lukunishė! Linguistikės i dridhet gjuha nė gojė! (1995) nga POEMA PĖR POPULLIN |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / GJUHA SHQIPE
Gjuha shqipe - ėshtė rrjedha e lumit e gurgullima e Kronit ėshtė Zoni i Zotit - currilat e pikllimeve tė shiut nė strehė zemre rrjedha e konit tė pashterrshėm tė jetės shkrum i gjallė burim ka zemrėn e gurit tė trollit nėpėr damarė tė gjakut tė shkėmbinjve sa tė jetė toka - tokė sa tė jetė dielli - diell e hana - hanė! E thirrja - Nanė! Gjuha shqipe - ėshtė ushtima e ujėvareve kur bie mbi shkėmbinj ėshtė shushurima e erės e dridhja e fuqishme e stuhive ėshtė zani i zėmrės sė nanės nė majethike ėshtė duhama e babait nė tranėt e kullės e nė shtrat tė vdekjes ėshtė ushtima e ushtrisė grykave dhe jehona e britmave majave ne mbrojtje te atdheut - ėshtė gjėmimi i kullave rrafsh me tokė - nga krismat rrafsh me qiell ėshtė marrshi vigan i popullit mbi tokėn e vet tė lirė! Gjuha shqipe - ėshtė gufimi i shpirtit nga tė rrahurat e fuqishme tė zemrės kur dojė tė shpėrthejnė zanoret e para tė emrit tė trollit tė lindjes ku emrohet toka me emrin e vertetė tė gjakut tė derdhur kur e sheh babain lidhur me zinxhirė e gjaku skurrė pėrfaqe kur e sheh vllaun duke dhėne shpirt me grushta ne Dhe kur e sheh motrėn me flakė nė krye duke vrapuar oborrit kur digjet bukuria e shkrumohet bari e lulet e zemrės thahen kur bie kulmi i fatit nė tokė e lukinitė edhe nė qiell robėrie! Gjuha shqipe - ėshtė rrezja e diellit nė agim nga kaltria e kuqrremtė ėshtė cicėrrima e zogjve nėpėr degė me bulėza e ngjyrat e luleve nė kopshte shpirti ėshtė frymėmarrja e thellė e gurit nė murana lotėsh ėshtė ecja e vrullshme e tė rinjve rrugėve fatit tė dashurisė ėshtė ecja ēapkene e vashave duke i valvitur flokėt nė erė ėshtė balli i lavruar i pleqve prej umave tė kohėrave tė liga ėshtė zani nėnhundė i plakave duke tjerrur tė kaluarėn nė furka nė shllungat e bashkėve tė reve tė tymosura duke i mbėshtjellur pejtė e viteve e kohėrat nė boshta. Gjuha shqipe - flet kudo e gjithkah nė dritė e terr flet me krye, flet me sy, flet me gishta e flet nėnhundė - kur populli ėshtė duke pregatitur historinė e vet kur nuk i pėlqen diēka as gjithēka dhe e din se ende nuk i ka ardhė dita - njė ditė e ka edhe qeni - thot populli e kur ėshtė dita e qenit, populli jeton qenēe nė kohė qeni dikush e luan kryet nė shėnjė tė shkeljes sė lirive tė njerit e dikush e luan kryet pėr ta kallė vet shtėpinė e tij populli - flet e fle rrallė e pėrmallė njeriu vdes duke buzėqeshur sikur me luajtė kur ka pse tė vdesė! Mate veten - pse u linde tė bėhesh hamall bote gjithmonė tė krrusesh derisa tė mbetesh dikund nė ndonjė qoshe pa frymė! Mate veten! E Mate Fjalėn! Tė flasėsh gjuhėn shqipe - duhet ta keshė fjalėn nė majegjuhe ta njohėsh atė gjuhė mijavjeēe me rrėnjė nė gjak dhe eshtra nga belbėzimet e foshnjes nė djep, nė postajė, nė shavar nė kashtė - nėpėr buxhilla tė ujit nga vėrshimat e kobshme t'i njohesh klithjet e fėmijve duke u rrėxuar nė hapat e parė tė ecjes kėmbadoras - t'i njohesh ofshamat e pleqve kur nxėjnė nė t'thua nė prag dere kur mezi luhen e ēohen duke u mbajtur pėr shkopin e viteve topalle - t'i njohesh ofshamat e nanave para bijve tė vdekur duke u shkrirė si krypa nė ujė - t'i njohesh ofshamat e baballarėve para varreve qė ua kėputin shpirtin! Atėherė ke ēka folė e ke ēka shkruan - kur ta dridhė fjala fjalėn nė buzė pa e qitė pėrgoje atėherė vėrtet - ke ēka kallxon! Tė flasėsh nė gjuhėn shqipe - duhet ta shqipėrosh gjėmimin e motit e ta zbėrtheshė nė diftongje e zanore bubullimėn e Motit tė Madh tė emrit tė djalit tė vetėm tė Trollit Trim! Kur emron foshnjen - duhet parase ta keshė emruar djepin me kaptyll e emrat e lojėrave tė fėminisė - emrat e gjymėtyrėve tė trupit e dyerve tė shtėpisė pėrpara duhet tė ia keshė emruar: rrugėt, sheshet, shkollat, trollin, vendlindjen, kathedralet, monumentet e muzetė historike e parahistorike - me kėtė gjuhėn e bukur shqipe pėrndryshe - fėmia do tė gabojė nė emėrtimet e fėmijve tė vet e ti do ta gaboshė rrugėn nė oborr e s'ke askėnd tė gjallė ta pyesesh - e do tė mungojnė gjithmonė lodrat e fėmijve e do tė mungojnė gjithmonė fjalėt e pleqve e do tė mungojnė gjithmonė ushtarėt e vėrtetė e gjeneralet trima tė mėnēur - do tė mungojnė rrugėt e jetės nė shkolla e do tė mungojė historia! Gjuha shqipe - ėshtė bukuria e jetės mbi tokė sa tė jetė toka - tokė, e dielli - diell, e hana - hanė e sa tė jetė thirrja - Nanė! (1995, duke pregatitur Lirinė e Kosovės) nga POEMA PĖR POPULLIN |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / POETI
mbaron lule prej zjarri petale bojdhezta flakrojnė e t'i marrin sytė aroma e zjarrtė gufon e t'i merr mendėt - bebėzat mbesin hapur si nė agoni knaqėsie thot - le tė bien edhe yje djerėse mbi faqet e mia nuk mund t'ia marrin shkelqimin syve tė mij vjen e para dhe i pushon shpirti nė fjalė vjen e dyta dhe i zhgrehet fjala hark nė zgabim vjen e treta dhe ēmendet egėrsisht nga xhelozia mbaron lule prej zjarri flakėt i bėn petale tė ndezura me kokėrrza tė xixave mbaron polem dashurie me gaca mbaron kunorėn e ndezur prush shikimi flokėt e flakėta i derdhen vrushkuj malli mbaron lule prej zjarri |
Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė
Nezir Myrta / LULE PREJ ZJARRI
JUFALEMINDERIT pėr tė gjitha fjalėt nėse janė fjalė tė mira do ta ndiej Njė Dro Tė Madhe, se duhet mbajtur fjalėn! Nėse janė fjalė kritike do tė mė bėjnė mė guximtar e tė pathyeshėm se edhe si fėmij nuk jam mėsuar me pėrgdhelje as me tė puthura nane, as me pėrqafime babe nėpėr flake jete nuk kishin kohė, as nuk donin tė mė lazdronin mbanin njė tog ushtarėsh tė ardhshėm Qeshen kur iu pata thėnė: ju po shkoni si shalė e shosh mesveti! Me kujtohet gjyshja Azė, ma qitte njė copė thes tė shkyer mbi kokė, kur flisja dhe ma ngrehte veshin prajtė e thoshte Njė Uratė Tė Lashtė, Roje Nga Tė Ligat: 'Raftė Ujku kėsajde!' Nana - Ndjesė Pastė, mė thoshte: "T'lidhėsha n'djep me Lulak Nyje dhe sa ta kthejsha shpindėn pak, tė gjejsha tue luejtė jasht djepi e Lulaku mbėshtjellės i thatė si njė lėkurė gjarpni"... e kam urrejtė gjithmonė edhe Tė Lidhurit nė Djep! Edhe pushtetarėt nė Kosovė derimė 1990 ma vuan epitetin politik: 'Elementi mė i rrezikshėm pėr Qeverinė!' Soteasajdite ėshtė nė arkivat politike tė kohės! Edhe studjuesit e huaj habiten sot kur iu them se Skenca Skipe ėshtė Filli i Fillozofisė Antikuite dhe Ata qė Projektuan Piramida, lanė pasardhėsit e Epirit e deritek Fara Jonė - Faraon ishte Thoti Skipe Themeluesi i Hieroglifeve - e disa lexues tanė thonė u bėmė horė, se nuk jemi na Ata Tė Fillit tė Fillozofisė... (e dij, se jemi mėsuar prore tė Lidhur e tė Dridhur nė Kohėra)! Edhe nė forume rikirrikat m'i mbyllin, m'i fshijne temat me qėllim qė tė linden edhe mė tė zjarrta e tė mbaroj lule prej zjarri |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:04. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.