![]() |
Shkoj e dymbedhjeta,
po vjen e dymbedhjeta- si te lash , SHQIPERI, te gjeta. Mos e pritesh te dymbedhjeten tjeter, me kete harte te shkyeme e te vjeter. |
Pse tupanat s'po ndigjohen,
kush ka thene dasmat me i ndale- athua hasmi ka mesy trojet apo kulla ka mbete pa djal. Po kjo kulle ka mbete e shkrete djali i saje ka ike n'gurbet, pushka vare i ka mbete te shtrati, nusja e tij kot behet gati. S'do te kete dasem e as tupana , vec me lote do te kjaj nana. Do te kjaje edhe e zeza moter se po u fiket zjarri ne voter. KUR KOSOVA N'A THERRET ME LOTE KULLA TE THATA N'VEND TE PUSHKEVE PLOT. Falmi Zot krahet e shqiponjes e me jep force nga gjiri i Zanes, qe t'i gjej femijte e Kosoves e t'i kthej tek preheri i nanes. Qe te ju flas si flet Atdheu, t'ua kujtoj historine, te ju flas per Skenderbeun, t'ua ndeze mallin per Shqiperine. T'ju tregoj se e shkreta loke ka mbete vet pran votres se fikur, ju shterr zani e ju thane lotet tuj vajtu per femijte e ikur. Por nene lokja e ka nje shprese, se do te kthehemi para se te vdes edhe shkaut perball me i dal, asnje pllame toke mos me i fale. Kush e ruan nderin e Shqipes, kush e ka Kosoven malle, kush e qet nje pushke per Nanen, DRITE E DIELL KURORE MBI BALL. Guri Sylaj '97 |
vazhdim - Malli i gurbetqarit
Kur isha atje , me ju me merrte malli per dicka pak- qeshesha me veteveten edhe per ju behesha qesharak. ************************************ Sot me ka marr malli per ju, sot nuk qeshem - qaje, ky malle , ne vete , nuk paska gaz cenka i mbushur plot vaje. Me ka marr malli per malet, per fusha , per kroje , per gure- per shtepine , per kullen- malli per shqipen ne flamur. Me ka marre malli per prinder, per femije , per miqe e shoke, per pushken var- per cifteline malli per plisin qe mbaja ne koke . ******************* Me ka marre malli te ulem ne sofer, nje buke misri cope me e nda ne njerin krah t'a kem ule motren, ne tjetrin krah t'kem ule nje vlla. Me ka marre malli te ulem ne sofer per rreth saje t'a kem tere fisin T'a kem pran neneshamizezen e ne ball te sofres t'a shoh plisin. Me ka marr malli te jem me ju gezim e lote s'bashku me i nda vec nje rruge drejt Atdheut tim, lotet e mi mundet me i tha...... Vazhdon............ ******************************************* |
Guri Syla
Komplimet, te lumtė |
[b]**********
********** **********[/b] Guri Sylaj,tė pėrshėndes pėrzemėrsisht i nderuar Nuk edi a mė takon nė kėtė Odė tėnden tė shkruaj diēka,por desha tė tė falemnderoj pėr kėto Poezi kaq tė mrekulluara saqė mė beso,mė ke rrėnqethur tėrė Trupin. [b]TĖ LUMTĖ Guri Sylaj[/b] Me Respekt dhe Nderime pėr JU Guri [b]Kodra[/b] |
Mori cike qe del n'kala!
(text per kenge) Mori cike qe del n'kala syrin t'ka shkru ylberi, une per ty qike baj bela s'mund te pres me un i mjeri. Kadal djal ti mos u ngut- daden ashtu mos e tut, pritem djal edhe ndoj dite- se per ty hala s'jam rrite. Kur po me del cike n'Shadervan- gjokes e balle t'i rrezon hana a mos je cike nga Prishtina , a po ke ardhe nga Tirana. Jo bre djal , pasha njat Hane, nga ketu jam me babe e nane, ne njat Kala n'kete Shadervan- njezete vjete dada po i ban. Pasha besen e pasha t'rite- ti per mu boll qenke rrite. Asnje dite ma une nuk pres, ja do te marr a ja do te vdes. Djal i dades cka po thue, der ky djali me vdek per mue. E cka ban dada pa ty , te puthesha vetullen me gjith sy. |
E nderuara Marigona-KS dhe ju shume i rrespektuari Kodra ju falemnderit dhe urimet e pergezimet ju percielleshin ne jete.
Ju pershendes perzemersisht. I juaji Guri Sylaj |
NENES DRENICAKE
Nje Neneloke para Kulles dikund ne Drenice- rrin me sy kah mali e pret t'i kthehet djali- jo per t'a bere dhenderr, por per Mitrovice. Kur ia prune pushken e tij, njat pushken e vjeter, te vetemet fjale qe i tha Lokja, - Pushka don krah tjeter. Dy djem tjere te Nanelokes t'njezetat pa i mbushe njerin e ka que ne Presheve e tjetrin ne Tanushe. Kur thirri Tetova , e thirri Gostivari nje djal tjeter i Nanelokes atje ish i pari. Pushke e Bese i kish me vete nga ADEM JASHARI. Guri Sylaj |
Eshte Kosova Djep Trimnije
C'jan keta krushq qe e kalojn Drinin, c'jan keta djem qe e thejn kufinin. c'jan keta burra qe e luajn gurin, c'jan keta trima qe e mbajn flamurin. C'jan keto pushke qe biejn ne Koshare, Rrasa e Zogut pse gjemon eshte Ushteria Clirimtare per Kosove ajo lufton. A s'me thua moj Zane e Malit ne ball te luftes kush ka dale Sali Ceku burr Kosove me Agimin lule djal. Qe nga Shala e gjere ne Koshare eshte nje za, nje pushke lirije, eshte Ushteria Clirimtare eshte KOSOVA Djep Trimerije. Guri Sylaj |
Prush shpirti
Prush shpirti- nen hirin e kesaj bote. Fluturim enderrash nen hijen e heshtjes. Lumnim e Urate per te mbetur ule, kur vetem vrapi e kalon shtegun e pritjes. Guri Sylaj |
Ne tavolin n'a eshte vene
"Rrushi" i Zeuksisit, E ne vrapojme per t'a ngrene pa e preke vendin e plisit. Guri Sylaj |
KOSOVES
Lotet vinin rreke, edhe zemra qante mendoja per TY si je deti nga ti me ndante. Gezimi nuk gjente vend- askund- as ne mua, rrinja vetem me mallin per njerezit dhe viset tua. Guri Sylaj 20.08. '90 |
( FILIP SHIROKQE )
E kam nise nje zog shqiponje drejte Kosoves n'fluturim per me shku tek pragu i votres per me shku tek varri i im. E kam nise e i kam dhane fjale n'fushe te Drenices njehere me u ndal. Per me bvete e me pushue me Kozmaqin dy fjale me i ndrrue. Te bvete per krojet ne Qyqavice edhe per Kullen ne Galice, per Azemin e per Hasanin- per Ahmetin e per Shabanin. Bveti vorret e bveti kullat, bveti grate se s'i gjen burrat. Si eshte koha e bore a ka, a eshte zor me ndejt me shka? Erdhi zogu e fjale me solli helm e vnere ne zemer me mbolli. Ne Kosove kish qene - i ngrati me Kozmaqin kish ndej per se ngati. I kish fole per te shkretat troje, i kish tregu per te shterrtat kroje. I kish fole per lote ne prag te votres i kish tregu per dasem te motres. I kish fole per voter te fikur i kish tregu edhe per djemt e ikur. I kish fole per are te pambjellur edhe per prag te kulles t'permjerrur. I kish thane se s'kam besu, se kshtu djemt kan me me lan mu. Qe te shoh shkaun si ngjitet shpatit- si i hype e i zbret atit, endet vetem filleekate here ne dite e here ne nate, thua se eshte toke e tije thua se ketu i thone serbi. I kish fole edhe per gjera tjera qe edhe me keq ju vjen era- qe ju vjen era tradheti ku jan zhyte edhe ca bij te tij. Por kish thane ma nuk duroj gjoksin prap do t'a shpaloj. Do te hapi istikame , per cdo trim e cdo djale nane. Per cdo trim e cdo djal loke qe i del zote kesaj toke. Prandaj kethehu e shko ne mergim thuajau djemve kete kushtrim. Guri Sylaj 1996 |
( Tekst per kenge )
BEQA I SEFE MLECANIT Ne njat kufi qe ndane vllazni u skuq bora me gjak te ri, ketu pushoj nje ze bylbyli- than u kput nje tel ne sharki. Per Shqiperi per nder te Vatanit eshte vra djali i Sefe Mlecanit, gjak mbi gjak e bore mbi bore , per Kosove jan thure ne kurore. Baces Osman nje amanet thuaj sharkin mos m'a le shkret, se kur te ndij une tel sharkije qohem n'kambe si Mal Shqipnije. Nuk guxon me pushue kenga se per trima veq kendohet, Ai qe bije per Toke te Kosoves as nuk kjahet e as s'vajtohet. Ne dasma e gezime- ne oda te Kosoves ne perjetesi kenget e mija, ne vargje te kengeve te n'a kujtoni, jam vra une s'eshte vra sharkija. Guri Sylaj |
I kam dy fjale per Shqiptari
I kam dy fjale per Shqiptari per pa i thane nuk muj po rri. Por s'po dij krejt cka me thane, per Prishtine e per Tirane. Pasha besen moj shqiptari dele e dreq t'u kan perzi te ka dal tamli mbi perrshesh as nuk ngon as nuk merr vesh. Rreth e rrotull ne flake e ne uje pllame per pllame nen komande te huj. Ke kujdese se po mbaron, dikush te shkyen kurrkush s'harrnon. Shqiptari t'u ka pshtjelle lamshi ne emer tand flet tirli hamshi, turli pipi e asnje lis koka plot por asnje plis. Njeri thote une dua para tjetri thot une dua emer, njeri thote une dua grada tjetri droge a ndonje femer. Njeri vjedh e tjetri rrene njeri thote jam biznismen, s'e dijne burrat cka eshte mahija as kufijt ku nise mafija. Pesmbedhjet centi kushton plumbi veq kur ndien , filani humbi pas pak dite del haberi jo , eshte gjete, i vram i mjeri. Kur te gjitha behen duq nuk gjen koke as kembe nuk sheh punet tjera shkojn krejt huq qeni te zone me nuk e njeh. Ndaluni njehere e lani fytyre, mos ndigjoni fjalet e fqinjeve fajin do e gjeni ne pasqyre- ndrroni rruge per hater te femijve. Guri Sylaj Vjeshte 2000 |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:42. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.