Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   Termat e huaj bastardojnė gjuhėn (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21012)

Dilaver 02-02-07 19:39

Termat e huaj bastardojnė gjuhėn
 
[FONT=Book Antiqua][SIZE=4]Termat e huaj bastardojnė gjuhėn[/SIZE][/FONT]


[B][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Kur kemi mundėsi kaq tė mėdha tė zėvendėsimit tė fjalėve tė huaja, tė panevojshme, me fjalė shqipe, pse po veprohet me papėrgjegjėsi ndaj gjuhės sonė tė mirė e tė pasur?![/SIZE][/FONT][/B]

[I][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Isuf FETAHAJ[/SIZE][/FONT][/I]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Kohėve tė fundit po pėrdoret dendur fjala GRANT-i, qė ėshtė fjalė e gjuhės angleze. Kjo do tė duhej tė zėvendėsohet me fjalėt shqipe: dhėnie, dhurim, ofrim, livrim. 1) Njė ndihmesė (kontribut) qė njė njėsi qeveritare ia jep njė njėsie tjetėr po qeveritare. Pėrgjithėsisht jepet pėr tė mbėshtetur njė program qeveritar (arsimim, kulturė, shėndetėsi etj.) 2. Dhėnie fondesh nga njė ent shtetėror tek njė organizatė apo institucion, pėr tė mbėshtetur njė bursė studimi, ndihmė shkollimi, ndihmė kualifikimi etj. 3) Vlerėnotė (paradhėnie) qė pėrfaqėson huamarrje qeveritare afatshkurtėr me interes. I paraprin njė ndihmė falas qė qeveria merr nė tė ardhmen, nga thithje sė cilės shlyhen huan. P.sh. njė qeverie nga njė qeveri tjetėr, B. do t’i vijnė falas 100 mijė tonė grurė. Qeveria A huamerr sot dhe me arkėtimet nga shitja e ardhshme e grurit shlyen huan.[/SIZE][/FONT]

[SIZE=3][B][FONT=Book Antiqua]GRANTOR,-I ėshtė fjalė e gjuhės angleze[/FONT][/B][FONT=Book Antiqua]. Zėvendėsohet mė [B][U]dhėnės, dhurues[/U][/B]. Term qė nėnkupton shitėsin e njė pasurie tė patundshme (tokė, ndėrtesė, etj., tė natyrės sė njėjtė). Nė kahun e blerėsit quhet i dhuruari. Nė biznesin e investimeve ėshtė tregtuesi qė shet njė opsion i thėrrit ose vendos njė pėrfitim tė njė fitimi (premiumi). Nė zgjedhjen ose opsionin, thėrrit dhėnėsi, shet tė drejtėn pėr tė blerė njė tė sigurt me njė ēmim tė pėrcaktuar. Nė zgjedhjen apo opsionin vendos, dhėnėsi shet tė drejtėn pėr tė shitur njė tė sigurt me njė ēmim tė caktuar. 3) Dhėnėsi i njė ndihme, besimi, dhurimi, etj. Pėrmbaruesi i njė akti ligjor pėr kalimin e tė drejtės sė pronėsisė. Quhet edhe pėrmbushėsh - besues, dhėnės. Enti ose personi qė pėrmbaron njė dhėnie, njė dhurim, etj., tė lėnė trashėgim (testament). Ndihmė falas (subvencion). Ndihmė qė nė njė vend qeveria qendrore u ofron qeverive vendėse, pėr tė mbėshtetur programe pėrkatėse p.sh. ndėrtim rrugėsh, telekomunikimi, ndėrtim shkollash, spitalesh, etj. (Ilir Hoti, Fjalor enciklopedik… faqe 676; Henrik Lacaj e Filip Fishta, Fjalor latinisht-shqip, faqe 398, 183; Shefkija Buriē, Engleskosrpskohrvatski ekonoski rjeēnik, faqe 658; Ferdinand Leka e Zef Simoni, fjalor italisht-shqip, faqe 293).[/FONT][/SIZE]

[SIZE=3][B][FONT=Book Antiqua]Alokim[/FONT][/B][FONT=Book Antiqua]-i, malokoj, alokuar (i, e). Ēerdhe fjalėsh e huazuar nga anglishtja. Zėvendėsohet me fjalėt: [B][U]ndėrvendos, ndėrshpėrndaj, ventilim[/U][/B]. 1) Proces i shpėrndarjes sė shpenzimeve tė pėrgjithshme apo tė nėpėrmjetuara me koston e prodhimeve tė njė subjekti biznesi sipas njė kriteri tė caktuar pėrpjesėtimor, p.sh. sipas peshės specifike qė kostot e drejtpėrdrejta tė produkteve tė veēanta zėnė nė koston e drejtpėrdrejtė gjithsej tė tyre; sipas peshės specifike tė tė ardhurave qė njė produkt i veēantė zė ndaj tė ardhurave gjithsej, apo tė tė gjithė produkteve, etj. 2) Shpėrndarja, pėrhapja e kostove jo tė drejtpėrdrejta (tė ndėrmjetuara), sipas njė mėnyre pėrkatėse nėpėr produktet pėrkatėse ku vlerėsohet se japin ndihmesė (kontribuojnė). P. sh. Shpėrndarja e kostos sigurimeve kundėr djegies sipas raporteve tė prodhimit nė njė subjekt biznesi, kundrejt pjesėmarrjes nė sigurime tė ēdo reparti (sektori) etj. Kosto rishpėrndarės, kosto e ndėrshpėrndarė (Allocated Cost). Kosto e njė tė mirė apo shėrbimi e rishpėrndarė pėrpjesėtimisht nėpėr kategoritė e ndryshme tė kostos sė produkteve pėr nxjerrjen e tė cilave ka dhėnė ndihmesė (kontribuar) e mira a shėrbimi nė fjalė. [/FONT][FONT=Book Antiqua]Kosto themelore e ndėrvendosur (allocated Fixed Cost). Ėshtė shuma e kostove themelore tė shpėrndara, ndėrvendosura nė kosto individuale tė produkteve qė nxirren nga mjetet themelore qė shėrbejnė. Kosto fikse ku pėrfshihen shpenzime nė mjete themelore, makineri, pajisje, linja, etj., qė u shėrbejnė shumė ciklesh prodhimi[/FONT][/SIZE]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]dhe nxjerrjes sė disa produkteve. Klasifikohen nė shpenzime jo tė drejtpėrdrejta (tė ndėrmjetuara) dhe janė tė pandryshueshme, pavarėsisht nėse subjekti i biznesit nė fjalė funksionon me kapacitet tė plotė apo jo tė plotė (tė paplotė).[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Kontratė me zgjidhje, [B]optim[/B] (ang. Optio). 1) Kontratė, nė bazė tė sė cilės njėra palė rezervon tė drejtėn (por jo detyrimin) qė kundrejt pagesės sė njė shpėrblimi tė quajtur prim, tė pėrmbarojė kontratėn brenda njė ndėrkohe (intervali kohe) derisa detyrimi tė bėhet i kėrkueshėm (deri nė maturim). Bėhet fjalė qė njėra palė mund tė pėrmbarojė blerjen ose shitjen (ose tė heqė dorė nga marrėveshja (transaksioni) deri nė njė datė tė pėrmendur nė marrėveshje dhe me njė ēmim tė caktuar (specifikuar) qė quhet ēmimi i ushtrimit ose ēmimi i goditjes, pėrkatėsisht ēmimi i marrėveshjes (Ilir Hoti: fjalor enciklopedik… faqe 937; FSHS, faqe 761; Henrik Lacaj e Filip Fishta: fjalor latinishtshqip, f.. 259; Bratolub Klaiē: Rjeēnik stranih rijeēi, f. 570; Ferdinad Leka e Zef Simoni: fjalor italisht- shqip, fq. 383, 437; Shefkije Buriē: Englesko-srpskohrvatski ekonomski rjeēnik f. 495).[/SIZE][/FONT]

[SIZE=3][B][FONT=Book Antiqua]ANGAZHIM, -I, ANGAZHOJ, ANGQAZHOHEM, I ANGAZHUAR[/FONT][/B][FONT=Book Antiqua].[/FONT][/SIZE]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Ēerdhe fjalėsh tė huazuara nga frėngjishtja. Mund tė zėvendėsohen me fjalėt shqipe: [B][U]Zotim, zotohem[/U][/B], p.sh. U zotuan para zgjedhėsve. Zė, zė qė mė parė, p.sh. Zė njė veturė (shtėpi, sallė, stadium, etj.) mė qira. Premtoj, marr pėrsipėr, jap fjalėn, p.sh. Morėn pėrsipėr pėrmbushjen e detyrave tė ditės. Vunė nė jetė premtimet. E mbajti fjalėn e dhėnė. Detyrohem, p.sh. Hyj nė borxhe. Hyj dorėzon; usht. Hyj nė luftė; hyj nė punė; merrem ngultas me diēka, p.sh. U morėn nė punė njėzet punėtorė. Hynė nė betejė me armikun. I kushtohem, jepem pas diēkaje p.sh. I ėshtė kushtuar futbollit. Ėshtė dhėnė pas mėsimeve. Kur jemi nė praninė e mundėsive kaq tė mėdha tė zėvendėsimit tė fjalėve tė huaja, tė panevojshme, me fjalė shqipe, pse po veprohet kėshtu e me papėrgjegjėsi ndaj gjuhės sonė tė mirė e tė pasur?![/SIZE][/FONT]

Drinni 03-02-07 00:56

Sa mir duhet tė ketė menduar Fetahaj gjersa ėshtė dhėnė nė mbrojtje tė gjuhės shqipe, po tė mos kishte harruar se vetė Titullin e ka nisur me njė fjalė tė huaj.

Pra, Termat e huaj [COLOR="Red"]bastardojn[/COLOR] gjuhėn.
Mė sa dijė unė fjala bastard rrjedh nga italishtja, e qė pėrdoret edhe mė gjėrė, dhe ka kutimin e asaj.
Bastard- Flajė sharje, i pa edukuar, i pa ngritur.
Nė frengjishten e vjetėr: bastard si: fils de bast, fille de bast ,,Njė njohje e fėmiut jashtė martese, Fėmijė aristokroati'',njė kuptim tė njėjt edhe nė gjermanishte: basthart, bastart.
E mira kėtu, qė dikush na i hap syt tė dijm tė flasim shqipen e pastėr, e keqa se nuk e pata mėsuar me kohė dhe u desh tė shėrbehem nga wikipedia.

Pyetje!
A nuk do ti kishte rėnė mė mirė,,Termat e huaj pėrdhosin, nėpėrkėmbin, apo edhe Barbarizojn gjuhėn shqipe ?
Nga rilindasit patė mėsuar pėr neulogjizmat(zėvėndėsimin e termave tė vjeter tė shipes nė fjalė tė reja e autoktone-vendėse) tyne here.

Oqeani 21-02-11 17:05

Titulli: Termat e huaj bastardojnė gjuhėn
 
Vet titulli ne teme nuk perputhet me normat e gjuhes shqipe, ketu kur lexojme foljen - bastardojne - kemi me nje fjele qe na vie nga nje gjuhe e huaj !

Pra si mund qe ky shprim te kritikoj shkrimet e te tjereve !

[COLOR=blue]BASTARD-E[/COLOR] apo [COLOR=blue]BASTARDO [/COLOR]- [COLOR=red]spanj[/COLOR]. [COLOR=red]ital[/COLOR]. qe do te thot - KOPIL - pra humbje e cilesise, shortim i dy racave apo llojeve !

Oqeani 21-02-11 23:45

Titulli: Termat e huaj bastardojnė gjuhėn
 
KQZ shpall 66 vende [SIZE=4][COLOR=red]vakante [/COLOR][/SIZE]



Vakante - lat. - [COLOR=blue]i/e lirė, [/COLOR]

fr. vacante - [COLOR=blue]i/e lirė[/COLOR]
[COLOR=#0000ff][/COLOR]
[COLOR=#0000ff][/COLOR]
[COLOR=#0000ff][/COLOR]
[COLOR=#0000ff]- KQZ shpall 66 vende tė lira !!!![/COLOR]

GURI SYLAJ 14-03-11 09:24

Titulli: Termat e huaj bastardojnė gjuhėn
 
Por kjo nuk qudite fare kur, vet Qosja, e perdore ,ne romanin e tij ,fjalen ZBAVIT ne vend qe te perdore fjalen e vjeter shqipe ,
ARGETIM - (ARDHE NE GEZIM ) ! !

Te njejten fjale Sllave e gjen edhe ne Perkthimin e KURANIT ne Shqip nga H.Sherif Ahmeti.

Cka me i thene kesaj se!?

Makresh 14-03-11 09:33

Titulli: Termat e huaj bastardojnė gjuhėn
 
[QUOTE=Oqeani;2025735]Vet titulli ne teme nuk perputhet me normat e gjuhes shqipe, ketu kur lexojme foljen - bastardojne - kemi me nje fjele qe na vie nga nje gjuhe e huaj !

Pra si mund qe ky shprim te kritikoj shkrimet e te tjereve !

[COLOR=blue]BASTARD-E[/COLOR] apo [COLOR=blue]BASTARDO [/COLOR]- [COLOR=red]spanj[/COLOR]. [COLOR=red]ital[/COLOR]. qe do te thot - KOPIL - pra humbje e cilesise, shortim i dy racave apo llojeve ![/QUOTE]

Jo veē fjala "Bastard" (Kopil), por edhe "TERMI", qe ne vend ka mund te perdoret "Fjala".

lirik 15-03-11 05:41

AW: Termat e huaj bastardojnė gjuhėn
 
Un do ta ndrroja fjalen aeroplan me fjalen shqipe flutran

lirik 15-03-11 05:41

AW: Termat e huaj bastardojnė gjuhėn
 
Ose trenin me fjalen hekran

Zero Cool 16-01-12 13:51

Titulli: Termat e huaj bastardojnė gjuhėn
 
[B]Mehmet Celiku: Duhet pune per te luftuar ndikimet e huaja ne gjuhen shqipe[/B]


[IMG]http://www.infoalbania.org/images/stories/Lajme/fjalor-shqip.jpg[/IMG]


Prof. Dr. Mehmet Celiku, nje nga rilindesit moderne te shekullit XXI, nje emer i nderuar i arsimit dhe gjuhes shqipe, nje nder profesoret me te vjeter dhe me nje pervoje e karriere gjysmeshekullore ne arsimin e larte. Njeheresh ai eshte nje nga gjuhetaret me nje kontribut te theksuar dhe te larmishem ne gjuhesi dhe ne mesimdhenie, nje personalitet qe ia kushtoi jeten e tij punes kerkimore dhe me thjeshtesine e korrektesine e tij percaktohet nje idealist i vertete, qe rralle i gjen ne ditet e sotme.

Probleme te shumta po verehen cdo dite ne gjuhen shqipe. Problemet lidhen kryesisht me sintaksen, morfologjine dhe drejtshkrimin e gjuhes shqipe dhe standardit te saj. Profesor Mehmet Celiku ka shprehur shqetesimin e tij per “Infoalbania-n” dhe ka theksuar se eshte urgjente nderhyrja e instancave qeveritare dhe te arsimit per te kapur ne kohe problemet serioze te standardit.


Prof.Celiku, ekzistojne probleme ne kodifikimin e shqipes standarde?
Tre jane veprat kodifikuese kryesore te pasluftes: 1. Drejtshkrimi i Shqipes Standarde (1973). 2. Fjalori i Gjuhes Shqipe (1973). 3. Gramatika e Akademise (1995,1997) . Keto vepra kane sherbyer jashtezakonisht ne rritjen e qendrueshmerise se standardit. Por, natyrshem lind pyetja: A jane perditesuar keto vepra dhe cila eshte e ardhmja e tyre? Ndaj do te shtoja se puna me fjalorin ka vijuar me tej, jane botuar edhe disa fjalore te tjere pas atij te vitit 1980 si: Fjalori i vitit 1984, 2002, 2006. Por ato ende nuk kane nje fjalor te pasur me rreth 50-60 mije fjale per shqipen standarde. Persa i perkete drejtshkrimit ende nuk eshte ribotuar ai i vitit 1973. Qendra e Studimeve Albanologjike dhe pas seminarit te Durresit, nuk po e riboton drejtshkrimin e 1973-shit me ato pak ndryshime te kerkuara prej vitesh, ne menyre qe tregu te kete nje variant me te persosur. Gramatika e Akademise, gjithashtu, pret te rishikohet e te perditesohet. Arritjet bashkekohore te vendit e te huaja nuk jane pasqyruar sa duhet ne te.

A mund te na jepni shkurtimisht disa detyra konkrete qe dalin para institucioneve etj. ne ditet tona?
Standardi mesohet kryesisht ne shkolle. Prandaj ne zoterimin e standardit shkolla luan rolin kryesor, duke filluar me tekstet e deri te mesuesi. Nder shume probleme, aktualisht me shqetesues eshte fakti se ne shkolle te mesme gjuha nuk mesohet ende si lende e vecante, por bashke me letersine. Te mos vazhdojme me diskutime te pafundme, por sa me shpejt t’i planifikojme ato si dy lende kryesore te vecanta ne te gjitha te mesmet, pavaresisht nga profili i tyre, dhe mundesisht ne te gjitha trevat shqiptare.
Programi i lendes se gjuhes ne te mesme, rrjedhimisht edhe tekstet aktuale, te zevendesohen me nje program e tekste te reja qe te permbajne njohuri per: drejtshkrimin, pikesimin, drejtshqiptimin, fjalen shqipe ne vend te fjales se huaj, elemente te stilistikes. Ky program mendoj te vihet ne jete per dy breza (rreth 60 vjet); pas kesaj kohe, qe i jep perparesi zoterimit praktik te standardit dhe pastrimit te tij nga fjalet e huaja, i vjen radha nje programi te ri me teorik.
Per shkollen e larte po kufizohem ne keto ceshtje: Lenda e gjuhes shqipe duhet te jepet provim per t’u pranuar ne shkollat e larta; drejtshkrimi te mos mesohet si lende ne te lartat, por vetem ne te mesmet sipas programit te siperpermendur; te zhvillohen me mire lendet e gjuhes shqipe ne fakultetet e gjuheve te huaja dhe ne ato te gazetarise; lenda “Shqipja Standarde” te shtrihet ne disa fakultete shoqerore te universiteteve publike dhe private; studentet e shkollave te larta te gjuhesise dhe te mesuesise te studiojne sistematikisht me tekste mesimore shkencore te miratuara nga departamentet si dhe literaturen teorike, keshtu pedagoget te mos e rekomandojne formalisht tekstin e literaturen dhe te mjaftohen duke kerkuar vetem leksionet, si nje rruge tashme e tejkaluar dhe jo rezultative. Punet shkencore te studenteve, sidomos te niveleve master e me lart te botohen nga katedrat ne permbledhje vjetore. Diskutimi i leksioneve, i teksteve rekomanduar zyrtarisht per lende te vecanta, dhe i punes kerkimore te pedagogeve te jete detyre numer nje e katedres. Pedagoget e rinj per te mos penguar specializimin e thellimin e tyre, te mos mbingarkohen me shume lende e me shume ore mesimore, perfshire angazhimin e tyre ne universitete private, sidomos per lende jashte profilit.

Per te menjanuar te metat ne fushen e gjuhes cfare duhet te bejme?
E kam thene edhe me pare, se gjuha kerkon perkujdesjen e te gjitheve, nga institucionet qeveritare e arsimore dhe deri te individet. Detyra e pare shteterore institucionale eshte hartimi,ribotimi apo permiresimi i veprave kodifikuese si: Ribotimi i permiresuar i “Drejtshkrimit 1973”, hartimi i nje fjalori me te pasur per shqipen standarde, hartimi i nje vepre shkencore te perditesuar me arritjet e vendit dhe te jashtme per disiplinat gjuhesore kryesore, si per morfologjine dhe per sintaksen. Te rinise gjithashtu, puna per kodifikimin e rregullave te drejtshqiptimit te shqipes standarde. Te shtohen perpjekjet kontrolluese e vleresuese te botimeve te ndryshme per gjuhen, qe zhvillohet ne te gjitha hallkat shkollore. Te rritet bashkepunimi me forcat shkencore e arsimore midis shqiptareve te trevave te ndryshme, ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi etj.. Te hartohen dhe te perdoren tekste gjuhe te perbashketa ne te gjitha trevat shqiptare. Te zhvillohet gjuha si lende e vecante duke u shkeputur nga letersia ne te gjitha te mesmet profesionale apo publike. Te shihet e te zevendesohet program i gjuhes, perfshire te gjitha profilet, me programe te tjera, ne perputhje me nevojat e kohes. Te mesohet drejtshkrimi me mire dhe perfundimisht deri ne shkolle te mesme pa kaluar me tej ne shkollat e larta. Te jepet gjuha shqipe si lende e domosdoshme per pranimet ne shkolla te larta. Urgjentisht te punohet ne te gjitha hallkat kerkimore, shkencore, institucionale dhe arsimore te larta per te luftuar ndikimet e shumta te huaja, sidomos ndikimet nga anglishtja.

Po institucionet e tjera kerkimore-shkencore e shteterore cfare detyrash kane aktualisht?
Qendra e Studimeve Albanologjike pa humbur kohe te planifikoje e t’i pervishet punes per hartimin e nje fjalori me te gjere te shqipes standarde, te menjanohen nga perdorimi fjalet e panevojshme te huazuara nga anglishtja, duke zbatuar pervojen e fituar ne luften ndaj fjaleve te huazuara nga italishtja e frengjishtja, te ribotohet Drejtshkrimi, 1973, i permiresuar ne pak rregulla, duke vene ne jete perfundimet e Konferences Shkencore “Shqipja ne etapen e sotme: politikat e permiresimit dhe te pasurimit te standardit”, mbajtur ne Durres me 15, 16 dhe 17 dhjetor 2010; te hartohen rregullat e drejtshqiptimit te shqipes standarde; te hartohet nje strategji mbarekombetare per shqipen, duke intensifikuar bashkepunimin e forcave krijuese institucionale e individuale ne realizimin e veprave te mesiperme; nje bashkepunim i tille kerkohet edhe ne arsim e kulture e ne komunikimin mediatik.
Roli i shtetit eshte i jashtezakonshem ne studimin, pastrimin, mbrojtjen, konsolidimin e gjuhes standarde dhe ne perhapjen e saj. Ne radhe te pare, kjo arrihet me permiresimin e punes dhe me rritjen e kerkesave ne shkolle, perfshire shkollat e larta, me rritjen e kerkesave per gjuhen e medies, e ne fusha te tjera te veprimtarise shoqerore,duke zbatuar masa te ashpra ndaj shkelesve sistematike, me planifikimin e fondeve te nevojshme per kryerjen e veprave te permendura me lart, me rritjen e bashkepunimit ne fushe te arsimit e te shkences te te gjithe trevave kombetare shqiptare. Ne medie problemet e gjuhes duhen bere objekt diskutimesh te shumta e te vazhdueshme, shume me teper se gjer tani.
Cdo shqiptar shqipen standarde ta shohe jo vetem si tregues te kultures se tij, si shenje qyteterimi, por edhe si shprehje te atdhetarizmit te tij.

Keni disa dhjetevjecare qe punoni ne fushen e sintakses, cfare kontributi te ri do te sillni?
Ka vite qe ne fushen e sintakses shqipe po bej perpjekje per te pasqyruar arritjet me te fundit europiano-perendimore, te strukturalizmit amerikan dhe gjenerativizmit. Elementet e ketyre arritjeve i kam pasqyruar ne leksionet e mia ne auditore universitare, perfshire edhe ne leksionet e sintakses teorike qe kam zhvilluar gjate pese viteve te fundit akademike me masterin e profilit shkencor ne Tirane dhe ne Elbasan. Keto leksione brenda vitit ne vazhdim do t’i botoj ne nje veper prej rreth 300 faqesh me titullin: “Sintaksa e Shqipes, perberesit sintaksore”. Ne kete veper behen perpjekje per perditesimin teorik te struktures sintaksore te shqipes. Baze e veshtrimit tone do te jete sintaksa strukturaliste bashkekohore europiane, e veshtruar me sy kritik.

Zero Cool 07-01-13 23:10

Titulli: Termat e huaj bastardojnė gjuhėn
 
Thuhet se gjuha ruhet aty ku shkruhet, apo parė nga kėndi i tė vėrtetės sė sotme, kjo fjali kėshtu edhe mund tė lexohet, "Gjuha rruhet aty ku shkruhet"! Unė mė shumė i druaj tė kundėrtės sė fjalisė me domethėnie tė saktė. Ajo duke u shkruar me fjalė tė huaja, mbase gjoja duke i shqipėzuar me ndonjė mbrapashtesė shqipe, ajo nė tė vėrtetė ėshtė duke u gjymtuar rėndė. Nė kėtė zgafellė tė errėt mė paraqitet njė xixė shprese. Lum pėr neve, qė politikanėt tanė nuk shkruajn sa duhet, se vaj halli nėse do t'i lihej edhe kjo ēėshtje atyre nė dorė, ngase jemi dėshmitarė i dėshmisė sė tyre pėr fillimin e njohjes sė ndonjė gjuhe tė huaj, duke e prerė pastaj me sėpatėn e anglishtes trungun e gjuhės shqipe.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:59.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.