Titulli: Fjalor shqip-shqip
Lovely
Soba dhe boje vine nga turqishtja. Eshte fakt se, edhe ne gjuhen serbe perdoren keto dy fjale, gje qe mund te jen fjale te marrura nga turqishtja. |
Titulli: Fjalor shqip-shqip
As soba, as boja,as "Drink to me" nuk jane serbe! Kush merr fjale prej serbishtes allahile([B]allahile[/B] asht [B]bash[/B] shqip)!
|
Re: Titulli: Fjalor shqip-shqip
[QUOTE=lovely;2254121]Nasi Lera ne romanin e tij "Te jetosh kohen", permend nder te tjeera edhe "soba" dhe "boja"..
Soba dhe boja, a nuk jane fjale serbe?[/QUOTE] Ne rastin e Shqiperise: soba eshte nje lloj shporeti, stufa. boja, ne te folmen e vjeter, "nje boje njeri" dmth "e ka gjatesine e nje njeriu". Boje, si njesi matese. bojėrat, ngjyrat. bojaxhi etj. Mire e tha Oqeani, jane elemente te turqishtes se sotme. Por, gjuhet e dojne shume njana tjetren, ka thene nje studijues, gjuhet kane mall per njana tjetren... kontakti ne mes gjuheve eshte gjithmone i tipit "french kiss", perzihen peshtymat dhe nuk dihet pastaj cila eshte e kujt. |
Titulli: Fjalor shqip-shqip
...
Soba ne Juge te SHqiperis po i thojkan furres, vlla .. Turqisht i thone oda dhomes ,edhe pse ne origjine eshte fjale arabe .. e boja e soba jane bash tipike serbisht ! Dhoma Ngjyra . |
Titulli: Fjalor shqip-shqip
Bujrum
Kjo fjalė, e huazuar nga turqishtja, ndeshet rrallė nė ligjėrimin bisedor, kryesisht te brezi i moshuar, pėr tė ftuar dikė qė tė hyjė nė shtėpi, tė ulet pėr tė ndenjur a pėr tė ngrėnė etj. Kjo fjalė e huaj mbulohet me pasthirrmėn e shqipes urdhėro (ni)!, p.sh. A do miq, o i zoti i shtėpisė? Urdhėro(ni)! iu pėrgjigj plaku. Ju bėftė mire! thotė. Urdhėro(ni)! thonė kėta. Bravo Fjalė e huazuar nga italishtja krejt pa nevojė. Shpreh miratim me entuziazėm. po kėtė e jep plotėsisht, madje edhe mė tė fuqishėm, pasthirrma shqipe tė lumtė! Pasthirrma jonė ka aftėsinė tė shėnojė edhe vetėn, sė cilės i drejtohet miratimi, me anė tė trajtave tė shkurtra pėremėrore qė merr: tė lumtė!, ju lumtė!, u lumtė!. Me kuptim miratimi, po edhe me njė ngjyrim tė lehtė keqėsues (me inat), kjo pasthirrmė pėrdoret kėshtu edhe pėr vetėn e parė: mė lumtė qė vajta! Me njė shkallė mė tė ulėt force, nė vend tė pasthirrmės bravo mund tė pėrdoret edhe tė pėrgėzoj. Po ka njė pėrdorim ironik nė shprehjen bravo tė qoftė!, ėshtė vėshtirė tė bėhet zėvendėsimi i fjalės bravo. Megjithatė, edhe nė kėtė rast mund tė pėrdorim me ironi shprehje tė tjera tė shqipes, si: Tė shtrėngoj dorėn! Nuk e sheh, punė tė mirė na paske bėrė! etj. Celule Kėtė fjalė e mbulon plotėsisht fjala shqipe qelizė, si nė fushėn e biologjisė, ku pėrdoret si term, ashtu edhe nė kuptime tė tjera. Kėshtu, nė vend tė: celulė shtazore (bimore) duhet thėnė qelizė shtazore (bimore), bėrthama (ndarja) e qelizės, pėr shumėzimi i celulave pėrdoret shumėzimi i qelizave. Po kėshtu, nė kuptim tė figurshėm thuhet nė ēdo qelizė tė ekonomisė, familja ėshtė qeliza bazė e shoqėrisė etj., duke mėnjanuar pėrdorimin e fjalės celulė. Edhe si term nė fushėn e muzikės celulė zėvendėsohet me fjalėn shqipe bulėz, njė fjalė e bukur popullore. Por fjala celulė do tė pėrdoret si term nė fushėn politiko-shoqėrore pėr organizatėn-bazė tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė gjatė Luftės Nacionalēlirimtare dhe nė vitet e para pas ēlirimit, si edhe pėr njėsinė mė tė vogėl organizative tė Rinisė Komuniste tė Shqipėrisė. Fjala celular, qė pėrdoret kryesisht nė biologji, zėvendėsohet me qelizor, (lėngu, indi) celular (lėngu, indi) qelizor. Bosh Kėto dy fjalė zėvendėsohen mirė me fjalė shqipe. Kuptimin e fjalės sė parė e jep mbiemri i zbrazėt: enė boshe - enė e zbrazėt, thes bosh thes i zbrazėt etj. Herė-herė zėvendėsohet edhe me i lirė, i pazėnė, si p.sh.: vend bosh vend i lirė (i pazėnė) etj. Nė njė kuptim tjetėr fjala bosh zėvendėsohet me i padobishėm, pavlerė, i kotė, i pakuptim etj., pra: njeri bosh njeri pa vlerė, fjalė boshe fjalė tė kota, gjėra boshe gjėra tė pakuptime, etj. Pėr fjalėn boshllėk pėrdoret shumė mirė emri shqip zbrazėti, por edhe mungesė, e metė, mangėsi etj.: boshllėk i madh zbrazėti e madhe, mbushi boshllėkun mbushi zbrazėtinė, boshllėqet e nxėnėsve zbrazėtitė e nxėnėsve. ka boshllėqe ka mangėsi, ndiente boshllėk ndiente mungesė, kam njė boshllėk tė madh nė zemėr kam njė zbrazėti tė madhe nė zemėr. Me kėtė mėnyrė zėvendėsohen edhe ndajfolja bosh me zbrazėt, mangėt. kot, humbur etj, folja boshatis me zbraz etj. Edhe nė frazeologji ka mundėsi zėvendėsimi, p.sh.: (e pėrcolli) me duar bosh me duar thatė (zbrazur), mbeti me lugė bosh mbeti me lugė zbrazur, ngopet me lugė bosh ngopet me lugė zbrazur. mė mirė djepin bosh se shejtanin brenda me mirė djepin thatė. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:12. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.