Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Personalitete publike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=173)
-   -   Ali Podrimja 1942-2012 (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33355)

LOJETARI 21-07-12 18:11

Ali Podrimja 1942-2012
 
Me rastin e vdekjes sė parakohshme tė akademikut Ali Podrimja, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės publikon kėtė deklaratė:

Me tronditje dhe dhembje tė thellė morėm lajmin pėr vdekjen e parakohshme tė poetit emblematik tė letėrsisė shqipe, akademikut Ali Podrimja. Vdekja e tij ėshtė humbje e madhe pėr familjen, pėr tė gjithė miqtė e tij tė shumtė, pėr lexuesit qė e deshėn dhe e ēmuan, pėr Akademinė dhe pėr tė gjitha institucionet e Kosovės, pėr kulturėn dhe letėrsinė shqiptare. Poezia e Ali Podrimjes pėr mė shumė se gjysmė shekulli ishte zėri identitar i Kosovės, zėri qė artikuloi dhembjen dhe shpresat e Kosovės, idealet dhe synimet e saj. Ali Podrimja shkroi pėr Kosovėn e vuajtjeve dhe tė brengave, pėr Kosovėn e shpresave tė mėdha, pėr Kosovėn e idealeve tė lirisė. Ai ishte poeti qė diti tė sublimojė nė veprėn e tij tė gjitha shqetėsimet e njė kohe dhe tė njė epoke. Epoka e Kosovės dhe epoka e shqiptarėve tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX dhe tė fillimit tė shekullit XXI ishte edhe epoka e Ali Podrimjes. Zėri i tij ishte i veēantė, i papėrsėritshėm nė poezinė shqipe, ishte zė qė shprehte qenėsinė e qėndresės dhe mbijetesės sė popullit tonė. Ideali i tij poetik dhe ideali i tij intelektual ishin pasioni i pashuar pėr liri dhe dinjitet njerėzor.

Me vdekjen e Ali Podrimjes, Kosova mbeti pa poetin e saj, i cili si askush tjetėr njohu dhe artikuloi dhembjen e saj. Vargu i tij “Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet” thotė atė qė nuk e tha askush tjetėr pėr popullin dhe pėr vendin e tij.

Me kėtė rast Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės i shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė akademikut Ali Podrimja, si dhe tė gjithė miqve dhe adhuruesve tė tij.

Bajlozi i Zi 21-07-12 18:46

Re: Ali Podrimja 1942-2012
 
ME QENĖ
(Ali Podrimja)

Tė jesh shqiptar
e vdekja tė mos tė gjejė
edhe nė skaj tė botės
e pamundur ėshtė

Tė jesh shqiptar
e ndonjė qen tė mos tė ndjek
deri nė varr
e pamundur ėshtė

Shqiptar tė jesh
botėn varr tė mos e kesh
e pamundur ėshtė
e pamundur

Nė trupin tim
plaga mė e thellė
sa mė afėr
Bregut

Gjumashja 21-07-12 20:20

Re: Ali Podrimja 1942-2012
 
Ngushllime familjes se tij dhe gjithe shqiptareve kudo qe jane.



RIP ALI PODRIMJA

PARISI, VENDLINDJA

Do tė hyjmė nė Paris
gurin tonė aty do ta ngulim,
nuk do tė na presė Teuta, Genti,
nuk do tė na presė hordhi e egėr romake,
nuk do tė na presė njeri i gjallė.

... Nė Paris do tė hyjmė;
ėndėrrat do t'i varim nė krahė tė lejlekėve
te njė krua do t'i lajmė sytė, duart lythore,
do t'i lėmė netėt ballkanike pas shpine
vallet, kėngėt, baladat, pėrrallat,
vetėm fyellin do ta marrim
t'i biem kur tė na rrokė malli,
kur humbim nė grumbullin e klosharėve,
tė hijeve,
tė minjve,
deri vonė rrugėve tė Parisit nė metro marramenthi:
do t'i marrim erė ftoit tė vendlindjes
pėr kohėt pis do tė flasim me gishta,
nuk do tė shkelim asnjė mizė,
nuk do tė trembim asnjė zog,
nuk do tė derdhim zjarr, vrer,
mbi kokė tė njeriut,
Evropės sė pėrgjumur s'do t'i pėrulemi
as perėndive tė krisura.
Ma jep besėn, Lum Lumi,
se nuk do tė harrojmė vendlindjen.



ps: shume keq qe te ne shqiptaret n'pergjithesi njerzit qmohen/flitet per ta me teper vetem atehere kur vdesin !

Murgesha 21-07-12 20:26

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
Ngushellime familjareve dhe gjith lexuesit e tij per vdekjen e poetit.

murrizi 21-07-12 20:52

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
Sa mir qe Poeti Podrimja e pati mundesin te zgjidhje si te vdiset.

Ngushllime te pikelluarve.

Artisti 21-07-12 22:17

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
[URL]http://nachrichten.t-online.de/dichter-aus-dem-kosovo-tot-in-frankreich-gefunden-/id_58113488/index[/URL]



[FONT=Trebuchet MS]Ngushėllimet e mia pėr familjarėt e farefisin, shokėt e miqėt, nxėnėsit dhe tė gjithė atyre qė ju mungon.[/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS]Mua personalisht mė mungon.:frown:[/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS][/FONT]
[FONT=Trebuchet MS].[/FONT]

SANTANA-29 21-07-12 23:02

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
[I]Ngushllime familjes se ti,,[/I]

vjeshta 22-07-12 00:11

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
[url]http://www.youtube.com/watch?v=Zg4I01ffkJ8[/url]



Ankthi

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishė...

Caqet e tua herėt t'i kam pėrbirė me hijet e mia,
Kosovė, pėrrallė e lashtė!
Herėt m'i ke lidhur kėmbė e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kė mė parė tė shpėtoj: veten apo zogjtė

e ngrirė n'ajėr?
Nipave ē'tu them pėr kėngėn time tė vdekjes?
- Heu, edhe kryet po tė ma hiqni, tjetra do t'mė
kish mbirė!

Toka ime digjet
nė ēdo pėllėmbė tė trupit tim - toka e mallkuar..



Ngushllime !

Domira 22-07-12 01:13

Re: Ali Podrimja 1942-2012
 
[FONT="Times New Roman"][SIZE="3"]PĖRTEJ DHIMBJES
Ali Podrimja


Ka rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd
tė shitur Kosovė.

Konaqet e tua deri nė themel po rrėnohen,
e pėrtej dhimbjes do britje shemben nė ballin tim,
me krahėt e zogut tim tė vrarė me dashurinė e
njerėzve tė mi tė kallur etjeje.

Rreth trupit tėnd si gjarpėr mbėshtjellė jam,
vatrat e shkimbura pėr t’i pėrflakur,
duar e kėmbė t’i lidh me lėmshin e pėrrallave tė tua-
se s’tė lėshoj gjallė me gjak, pa tė larė pėllėmbė pėr
pėllėmbė, eshtra e jetė nė ty pa i lėnė
konak e mė konak pa tė ndezur flakė...
Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shitur prej pushkės kobzezė, prej pushkės
sė padukshme...
Cila do tė jetė kėnga ime e mbramė dhe fjala e fisit tim?

Plepi i shtėpisė time u dogj, ku t’i preh sytė,
ku ta shuaj flakėn e ujės pėr ty, Kosovė?

_______________________________________


Ngushėllime![/SIZE][/FONT]

Pulebardha 22-07-12 15:39

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
Po mź dhemb dhembja jote... nuk ka lule pźr varrin tend......

tipi engjellor 22-07-12 15:49

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
ngushellimet familjes se gjithe kosoves per shkrimtarin tone te madhe....i qoft i leht dheu..............

LOJETARI 22-07-12 20:27

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
[B]E nesėr ?E nesėr kam vendosur tė protetoj haptas pse vėrtetė nevojtoret tona nuk paskan pasqyra ?Aman , o zot , nuk dimė ē'tė bėjmė me tėrė kėtė tru tonin .Paskemi tepėr e ,atje nė fund na buzėqesh Atlantida .Ju lutem , njė karrige tė fortė , se i ka gjashtė bythė e njė kėrthizė ,ku humbet edhe mbretėria .
Kėrkoj falje nga puritanėt e fiseve [/B]
(1998)

Kalimero 22-07-12 21:46

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hėngėr me veten
e ditur s'kam tė qesh me veten c tepruar...
Miq,

Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!

[B]“Tokė me nda nuk kam/ Hasmi nė pidh t’samės/ Me vdekė duhet mėsue/ Qenēe nuk
jetohet mė.” [/B]Ali Podrimja

elvio 22-07-12 21:52

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
[SIZE="3"]Me e varfer poezia shqiptare.

Qofte i perjetshem kujtimi i tij.
Ngushellime ata qe e deshen.[/SIZE]

Neferta 22-07-12 22:41

Titulli: Ali Podrimja 1942-2012
 
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=5][B]Ali Podrimes (post mortum)[/B][/SIZE][/FONT]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=4][/SIZE][/FONT]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=4][FONT=Comic Sans MS][SIZE=4] Njė vrushkull gjaku[/SIZE][/FONT]
[/SIZE][/FONT][FONT=Comic Sans MS][SIZE=4] nė gurin e gurit[/SIZE][/FONT]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=4] njė gėrmues drite[/SIZE][/FONT]
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=4] mburojė e flamurit.[/SIZE][/FONT]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:32.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.