Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kuzhina & Gatimi (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=130)
-   -   Gatimet e Detit. (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=13828)

Honesty^uk. 29-04-04 19:28

Gatimet e Detit.
 
Ushqimi i detit eshte ushqimi im i preferuar. Mund te ha cocktail me karkaleca deti deri sa te semurem dhe prape nuk them u ngopa. Per te mos vazhduar tek peshqit me rradhe.

Dy perberes qe perdoren per gati gjithe ushqimet e detit jane : 1. Cocktail souce perdoret zakonisht per karkalecat dhe ne pergjithesi per te gjithe llojet e peshqve (zakonisht ne gatime te ftohta). Une e mbaj ne frigorifer dhe jam gati ta ha edhe ashtu thjesht pa gje, pasi ka nje shije pak djegese dhe karakteristike. 2. Si dhe parsley* eshte nje errez qe perdoret zakonisht ne te gjitha gatimet e ushqimeve te detit.

Gaforret i ha shume, zakonisht ne restorante ku serviren kryesisht ushqime deti, po asnjehere nuk me ka rrene rasti te gatuaj nje gafore nga fillimi ne fund, pasi gjithmone i kam marre gjysem te gatshme.

Nje menyre fare e thjeshte per te pjekur gafore te buta (soft crabs), keto zakonisht kane guaske te bute :

Pėrbėrėsit

Pėr 12 gafore duhen:

Kripe dhe piper te zi sipas deshires
12 miell**
1/3 e gotes me gjalpe te shkrire
1/3 majdanoz i grire
12 feta limoni

Pėrgatitja

Piqen ne temperaturen 500ŗF ose 260ŗC

Si fillim pasi i shkrijme, gaforeve u heqim guasken***. U hedhim kripe dhe piper sipas deshires. I leme ne temperaturen e dhomes per gati gjysem ore ose me shume, ne menyre qe te marrin kripen dhe piperin si dhe te thahen disi nga uji i akullit. Me pas i pudrosim ""pak"" me miell dhe i lyejme me gjalpin e shkrire si dhe u hedhim pak majdanoz.

I vendosim ne tave, pjesen e siperme te gafores e shtrijme ne tave dhe i leme te piqen keshtu per rreth 10 minuta ose derisa ta shikojme qe jane zverdhur disi. Me pas i kthejme nga ana tjeter dhe pasi i lyejme me gjalpe i leme perseri per 10 minuta te piqen nga kjo ane. Duhet te kemi parasysh gjate pjekjes ti shpojme me pirun disa here, ne menyre qe mos krijojne presion nga brenda dhe te shperthejne e tu lene me zemer ne dore

Ne fund ju shtrydhim pak limon si dhe i zbukurojme me feta limoni nga anash. Kush ka deshire i shoqeron me salcen e ushqimeve te detit te permendur me lart.

Barbaroza 30-04-04 09:40

Honesty^uk,flm qe je munduar te na shkruash per keto gatojca deti,por,une personalisht karkalecat dhe gaforret as per ilaē nuk i ha :shock: :(

Barbaroza 30-04-04 09:42

[b]Peshk i skarės [/b]

Numri i sherbimeve:
Koha e pregatitjes: 10-15 minuta
Koha e gatuatjes: 20-30 minuta
Kategori: Ushqim deti
Shkalla e veshtirsis: Veshtir

[b]Prezentimi [/b]

Peshk i skares

Peshku i skarės mund tė jetė i madh (ndahet nė fileta) dhe i vogėl.
Peshku i vogėl (2oo-250gr.) pastrohet,lahet ,i ēahet lėkura nė disa vende dhe
marinohet me lėng limoni ose limontos,vaj,kripė e piper.
Lihet kėshtu pėr 15-20 minuta dhe piqet mbi skarė ose prush.
Kjo lloj gjelle mund tė jetė si meze e nxehtė dhe shoqrohet me sallatė tė stinės,
ose si gjellė e nxehtė me patate tė fėrguara.
Pėrberja


Pėr 4-5 persona duhen:

peshk 1 kg.
vaj 4-5 lugė gjelle,
kripė,piper,
limon 1 koker ose limontos gjysmė lugė kafeje
Udhezim

Ky lloj ushqimi pėrdoret i ngrohtė dhe i shoqruar,qotė me sallatė apo me diēka tjeter.

Barbaroza 30-04-04 09:47

[b]Tavė peshku me hudhra [/b]

Numri i sherbimeve:
Koha e pregatitjes: 10-15 minuta
Koha e gatuatjes: 20-30 minuta
Kategori: Ushqim deti
Shkalla e veshtirsis: Veshtir

[b]Prezentimi[/b]


Peshku i pastruar dhe ilarė pritet nė copa,i hidhet kripė,piper,lyhet me miell dhe skuqet
nė tigan me yndyrė tė nxehtė.Nė yndyrėn qė tepron na skuqja hidhen hudhra tė grira,shtohet miell i cili kaperdiset pak,pastaj salcė domatesh ose domate tė freskėta tė grira hollė.Tė gjitha kėto pėrzihen,shuhen me uthull dhe pastaj shtohet pak ujė,kripė,piper
e dafinė.Pasi tė mbahet nė furrė 15-20 minuta dhe kur tė jetė bėrė gati i hidhet majdanozi grirė hollė.
Pėrberja


Pėr njė kilogram peshk duhen:

vaj 2 filxhanė kafeje,
hudhra 3 kokrra,
uthull 1 filxhanė,
salcė 1 lugė gjelle ose domate 3-4 kokrra,
ujė 2 filxhanė ēaji,
2 fletė dafine,
kripė e piper.
Udhezim

Amėvisat duhet tė tregojnė kujdes nė pastrimin e peshkut
qė ti pastrojnė mirė kur ai ėshtė i freskėt,i sapo ardhur nga uji.
Informata per ushqimin

Peshku ėshtė ushqim i pasur me shumė kalori.

florian 02-05-04 14:41

FRUTAT E DETIT TE FRESKETA ME UTHULL E LIMON JANE NJE MREKULLI :wink:

napoleoni 02-05-04 22:29

Mua, siē edhe napoleonit-atij tė vėrtetit- mė pėlqejnė shumė gaforret qė pas fėrgimit tė lehtė nė vaj ulliri, digjen me konjak...u japin njė aromė qė tė bėnė tė i lėpysh mustaqet...pėrshendetje

Maca 15-10-04 14:42

Fisch filet...mm!
Edhe peshk flambiert se di qysh i thojn shqip kur aty para tavolines ta pjekin ta presin etj,me zjarr!

Dimri 22-10-05 09:37

[quote=napoleoni]Mua, siē edhe napoleonit-atij tė vėrtetit- mė pėlqejnė shumė gaforret qė pas fėrgimit tė lehtė nė vaj ulliri, digjen me konjak...u japin njė aromė qė tė bėnė tė i lėpysh mustaqet...pėrshendetje[/quote]

Gaforrat pregaditen ne dy mnyra ose ne gril ose me shpageti .

Prishtinasja_ 05-02-06 10:55

[color=red][b]Fruta deti te skuqura [/b][/color]

[img]http://www.shqipnet.com/images/frutadetiteskuqura.jpg[/img]

Perberesit per 4 persona: 200 g kallamare, 200 g karkaleca te qeruar, 150 g sepie, vaj per skuqjen, 50 g miell, 1 luge borzilok i thate, Majoneze per tu servirur.

[color=blue]Pergatitja: [/color]1. Pastroni me uje te ftohte dhe te rrjedhshem kallameret, karkalecet dhe sepien. 2. Priteni sepien ne unaza duke i lene ta plota tentakulat. 3. Ne nje tigan te madh nxehni vajin. 4. Hidhni miell duke i shtuar gjithashtu kripe, piper dhe borzilok. 5. Lyeni frutat e detit me perzjerjen e miellit duke shkundur miellin e tepert. 6. Skuqini frutat e detit ne vajin e nxehte per disa minuta derisa te marrin ngjyre te arte. Me pas hiqini nga vaji dhe vendisini ne leter thithese. 7. Vendosini frutat e detit ne pjata dhe zbukurojini me majoneze dhe lekure limoni.
[color=blue][/color]

Prishtinasja_ 05-02-06 10:58

[color=red][b]Gjel deti sipas metodes Milaneze [/b][/color]

[img]http://www.shqipnet.com/images/gjeldetimilaneze.jpg[/img]

[color=blue]Perberesit: [/color]1 kg gjel deti i prere ne copa, miell i bashkuar me kripe dhe piper per te lyer mishin, 4 veze, 1 1/2 filxhan therrime buke te fresket, 1 1/2 filxhan djath kackavall i grire, 1/4 filxhan vaj ulliri

[color=blue]Pergatitja: [/color]Hidheni miellin me kripe dhe piper ne nje pjate. Ne nje ene te thelle,rrihni lehte vezet dhe ne nje ene tjeter te ceket bashkoni djathin kackavall te grire dhe therrimet e bukes. Lyejini copat e gjelit te detit me miellin qe ndodhet ne pjate, duke i shkundur me pas tepricat, pastaj lyejini me veze duke e lene vezen e tepert te kulloje nga mishi. Mbulojini copat me perzjerjen e therrimeve te bukes dhe futini ne nje ene te veshur me leter kuzhine. Ne nje tigan nxehni vajin duke bere kujdes te mos digjet. Skuqini copat 1-2 minuta ne cdo ane, derisa ne marrin ngjyre te arte. Hiqeni tiganin nga zjarri. Vendosini copat e gjelit te detit ne leter thithese dhe me pas vendosini ne pjate. Servirini me feta limoni

Linka_pz 03-04-07 09:03

[B][U]Perberesit:[/U][/B]

~1 tas orizi
~2-3 luge vaj ulliri e.v.
~4-6 filxhane leng mishi pule
~15gr kerpudha te thara
~2 gota uje te valuar (per te pergatitur kerpudhat)
~1/2 gote vere te bardhe si psh chardonnay ose pinot grigio
~1 kile karkaleca deti (ose gjys-per gjys me Skallope, ose vetem skallope)
~3 thelpinj hudhre, te prere holle
~1/2 gote me qepe, te prera holle
~1 luge fara maraqi te bute, te grira
~2 luge majdanoz te fresket
~1/4 deri 1/2 gote parmiggiano te grire
~kripe dhe piper te zi te grire
~1/2 gote Romano te grire
~2 luge gjalp

[B][U]Pergatitja[/U][/B]

Hidhni uje te valuar ne nje tas te vogel, dhe fusni kerpudhat te zbuten. Per kete nevojiten 20-30min, keshtu qe planifikoni me pare. Kerpudhat duhet te jene te buta dhe te fryra.

Vini lengun e pules ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, ose tenxhere supe

Ne nje tigan tjeter, ngrohni veren ne zjarr te mesem dhe shtoni hudher pas 1 minute

Hidhni mbi te karkalecat dhe lini ne zjarr te ulet deri sa te marrin ngjyre roze, dhe/ose skallopet te fillojne te shndrisin. Hiqini nga zjarri, dhe lerini te rrine ne vere.

(Me fjale te tjera, pergatitini frutat e detit pergjysem, perderisa do te vazhdojne te gatuhen ne vere dhe kur te shtohen ne risotto.)

Pasi te jene gati kerpudhat, i marrim, dhe ia shtrydhim lengun ne tas. Do kete marre tashme ngjyre te kuqe-kafe te erret dhe nje arome te theksuar.

Hidhini lengun e kerpudhave dhe vete kerpudhat ne lengun e mishit te pules (ne zjarr te ulet, akoma)

Tani, skuqni ne zjarr te mesem vajin e ullirit, ne nje tigan te madh.

Hidhni qepet. dhe me pas orizin.

Perzjeni orizin me qepet, ne menyre qe te perfshihen nga vaji i ullirit. Kjo ndihmon orizin te thithe lengjet e gatimit ngadale. Gjithashtu ndihmon ne dhenien e asaj ngjyre te vecante orizit, nga e cila dallohet edhe profesionaliteti.

Tani, shtoni 2-3 garuzhde nga lengu i mishit, perzjeni pak, sigurohuni qe risotto te jete komplet i mbuluar nga lengjet dhe lini temperaturen e zjarrit ne te ulet.

Lerini ne ket gjendje per pak, deri sa lengu te thithet, dhe niveli i tij, te jete pak nen nivelin e orizit.

Shtoni me shume leng mishi. Nuk eshte nevoja ta perzjeni kete here, por sigurohuni qe orizi te jete i mbuluar nga lengu. Perserisni kete gje edhe per rreth 15 min.

Pothuajse kemi mbaruar, hidhni frutat e detit, me gjithe lengun ne tiganin e madh.

Prisni sa niveli i lengut te orizit te pergjysmohet.

Eshte koha per te provuar per butesine e orizit. Nese eshte i pershtatshem per shijen tuaj, shtoni djathe dhe gjalp, perzjejini mire dhe lereni ne zjarr deri sa lengu te jete pothuaj shteruar.

Hiqni nga zjarri. Ju lutem, lereni pjaten edhe per 5-7 minuta, qe shija dhe aroma te shkrihen me teper me njera-tjetren.

Servireni ne tasat e Pastes

*Siper mund ti hidhni Parmiggiano-n e grire dhe majdanoz.

Nje Chard Italian ose Pinot Grigio shkon per mrekulli me te!

Gjithmone: Buon Appetito

Linka_pz 03-04-07 09:05

[B][U]ofte Peshku[/U][/B]
[I]Nga Milaniste[/I]

Per te pergatitur qofte peshku mund te merret cdo lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.

[U]Perberesit[/U]

Per 4-5 veta: pesht te zier vetem tul 500g, veze 3 kokrra, miell 3 luge, pak hudhra, majdanoz 1 tufe, vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.

[U]Pergatitja[/U]

Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.

*Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper

Linka_pz 03-04-07 09:06

[U][B]Midhje me pilaf[/B][/U]
[I](nga Milaniste)[/I]

[U]Perberesit[/U]

Per 4-5 veta: midhje 2 kavanoza, vaj 1/2 gote, oriz 3 filxhane caji, qepe mesatare 2 kokrra, hudhra 2-3 thelpinj, salce domate 1 luge kafeje, vere te bardhe 1 gote, leng limoni 1/2 kokerr, kripe e piper.

[U]Pergatitja[/U]

Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
Nderkohe nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te marre nje skuqje te lehte. Pstaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji), shtohet kripa e piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht orizi.
Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper pilafit vihen midhjet

uck_aksh 07-04-07 16:30

ja nje dorad e pergaditur
[IMG]http://i86.photobucket.com/albums/k107/uck_aksh/Image001.jpg[/IMG]

Guri i madh 07-04-07 16:47

[quote=Prishtinasja_][COLOR=red][B]Gjel deti sipas metodes Milaneze [/B][/COLOR]

[IMG]http://www.shqipnet.com/images/gjeldetimilaneze.jpg[/IMG]

[COLOR=blue]Perberesit: [/COLOR]1 kg gjel deti i prere ne copa, miell i bashkuar me kripe dhe piper per te lyer mishin, 4 veze, 1 1/2 filxhan therrime buke te fresket, 1 1/2 filxhan djath kackavall i grire, 1/4 filxhan vaj ulliri

[COLOR=blue]Pergatitja: [/COLOR]Hidheni miellin me kripe dhe piper ne nje pjate. Ne nje ene te thelle,rrihni lehte vezet dhe ne nje ene tjeter te ceket bashkoni djathin kackavall te grire dhe therrimet e bukes. Lyejini copat e gjelit te detit me miellin qe ndodhet ne pjate, duke i shkundur me pas tepricat, pastaj lyejini me veze duke e lene vezen e tepert te kulloje nga mishi. Mbulojini copat me perzjerjen e therrimeve te bukes dhe futini ne nje ene te veshur me leter kuzhine. Ne nje tigan nxehni vajin duke bere kujdes te mos digjet. Skuqini copat 1-2 minuta ne cdo ane, derisa ne marrin ngjyre te arte. Hiqeni tiganin nga zjarri. Vendosini copat e gjelit te detit ne leter thithese dhe me pas vendosini ne pjate. Servirini me feta limoni[/quote]



qka esht qyky gjeli i detit


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:08.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.