Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Poezi me krah lakuriqe nate! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19868)

Era1 22-07-06 16:32

Poezi me krah lakuriqe nate!
 
Kam njė dinozaur brenda meje,
nuk e di nė kė moment tė jetės sime tė shkurtėr
arriti brenda meje tė futet,
ndoshta kur isha e vogėl,
o ndoshta kur flija,
o ndoshta nė ndonjė moment,
kur ndjen se jeta tė kėputet.
Kockat e mia mė duken tė mėdha
(sigurisht janė tė tijat),
kurbat, krahėt, muskujt i kam si tepėr
(edhe kėto tė tijat duhet tė jenė),
kam njė dinozaur brenda meje sigurisht,
mė pėlqen njė dinozaur mė shumė se njė hienė.
Ēfarė tipi tė jetė ?
T-Rex ?
E kam ngrėnė tė gjallė,
apo ndoshta si fosil e kam kapėrdirė?
Nėse ai nuk ankohet,
atėherė e paskam pėrtypur mirė!
Ėshtė mashkull a ndoshta femėr?
Ah harrova : qė tė flas pėr tė ,
mė parė mė duhet ta pagėzoj
me njė emėr.



[B][I]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1[/I][/B]

Era1 22-07-06 16:36

Ti!
Kėngė oqeani,
vjen pėrmes ēelėsit tėnd tė preferuar,
qė nuk tė kthen nė bravė tė kyēur,
injoron fjalėt dhe shkrimet e emrit nė portė.
Ti!
Engjėll i plagosur,
qė nuk tė mbulojnė mendimet,
dhe pse krijuesi yt “avokat”,
nė njė qelizė tė ka vendosur,
ti nuk shtrydhesh ,as shtrėngosh,
nuk asfiksohesh.
Ti!
Pemė kristali,
rrėnjėzohu nė njė kopsht,
ku hapat janė tė lehtė,
ku pėr ty kujdeset dora e kopshtarit,
dhe tė bėnė tė braktisesh hapėsirėn tėnde,
shije artificiale.
Ti!
Hije e shqisės sė tetė,
ke shumė pėr tė dhėnė,
krijon mėngjeset kavalierė,
bėn tė mė zgjojė njė klithmė memece,
dhe kurrė nuk e harron lojėn,
qė shpesh luajmė bashkė.

[B][I]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1[/I][/B]

Era1 22-07-06 17:41

Nganjėherė dua tė shkruaj njė poezi,
gri,
me krah tė njė lakuriqi nate,
dhe me gjemba nėpėr shpatulla,
njė poemė vertikale,
tokėsore,
vetmitare,
me rrėnjė,
dhe me madhėsinė e njė gurķ,
njė poemė pa formula,
pa sekrete tė trembura,
qė tė mendoj,
qė tė shkruaj vetveten,
e gatshme tė hidhet nga ura,
ose tė rrėzohet nga njė avion.
Por shumė herė poezia mė del e prerė,
dridhet,
ikėn, vjen,
nuk ėshtė konstante,
e sėmurė,
maniake,
depresive,
dhe unė ēdo natė tendos vargjet,
shtrihem nė shpirtin tim,
e gatshme qė tė nis njė poezi pa moshė,
pa frikė,
njė poemė pa kocka dhe gjak,
memece dhe transparente,
sepse poezitė nuk flasin,
ato preferojnė tė thonė gjėrat nė heshtje.

[B][I]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1[/I][/B]

Era1 22-07-06 18:50

Nėse njė natė dimri,
njė diell udhėtar do tė vinte tek unė,
mes buzėve tė thara do takonte:

njė dhomė ta pamobiluar,
njė dyshek tė vetmuar,
dhe njė dyshek tjetėr nė dysheme,
(njė kuti shpresash tė mbushur),
njė mal me enė pėr tu larė,
trupin tim mes djersės qė provokojnė duart e tua,
njė portė tė mbyllur,
qė fsheh njė djall tė vogėl,
qė herė pas here arratiset,
njė ylber qė thyhet e ngjitet,
disa filma tė vjetėr nė bardhė e zi.

Nėse njė natė dimri,
njė diell udhėtar do tė vinte tek unė,
do tė mė gjente tė mbyllur nga “reformat”

[B][I]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1[/I][/B]

Era1 23-07-06 19:27

[B]Ju faleminderit per kujdesin tuaj[/B]

Shikoji ata po qajnė!
Tė lutem,
tregoju kėmbėt e tua tė stėrgjata,
muskujt e tu tė rrėzuar nga koha,
ngjyrėn e venave tė tua,
jepu pak gjak nga plagėt e tua,
mbuloji me lėkurė nga jotja,
trajtoji si ėndrra.
Shikoji ata po qajnė!
Tė lutem,
mos i lėr tė heshtin,
shikoji si dhembin,
kafshojnė me dhėmbėt e rėnė,
klithin me zėrin e fikur,
jepu pak frymė nga jotja,
rriti si ėndrra.
Shikoji ata po qajnė!
Tė lutem,
mos i lėr tė qajnė,
janė vargjet e mia.....


[B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1 [/B]

jadore 23-07-06 20:24

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]...ERA , Komplimente !, Respekt , per nderlidhjen aq te bukur te fjale se menduar e te shprehur ne formen e vargut poetik ...[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]....Vazhdim te suksesshem ...[/SIZE][/FONT]

Era1 24-07-06 18:35

Kishte disa postime nga disa antare dhe sot nuk jane !!!

Gjithsesi i falenderoj per ato qe kishin shkruajtur , gjithashtu falenderoj dhe Jador.

Era1 24-07-06 21:19

I lutem moderatorit (gjithmone nese mundet) qe postimet e antareve per poezite e mia te mi lene ketu .

Faleminderit

Naki 25-07-06 12:29

[quote=Era1]I lutem moderatorit (gjithmone nese mundet) qe postimet e antareve per poezite e mia te mi lene ketu .

Faleminderit[/quote]

Nga praktika nė tė kaluaren faqja e poezisė ishte shėndrruar nė kafe muhabet,nė mesė tė vargjeve poetike sė pari lexonim komplimente e pastajė llafe.nė kėtė kontekstė nuk dėshirojė njė ripėrseritje,pėr mirė kuptim ju faliminderit.
Tė gjitha postimet,komplimentet rreth poezisė janė tė zhvendosura nė temėn Komplimente Poetėve tė forumit.
[URL="http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17238"]http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17238[/URL]

Naki

Era1 04-09-06 07:02

Sot nuk me pėlqen tė shihem ne pasqyre,
nuk dua tė zgjohem si ēdo dite,
(dilema idiote e ēdo mėngjesi)

Sot me tepron vetmia neper ēarēafė,
dhe dyshoj tek shenjtėria e qiejve,
apo dhe tek Zeusi absurd qe mediton
duke kthyer ne shi ēdo pike djerse tė tij.

Me kane goditur tashme ne shume vende,
me bien lotėt me shume se Zeusit,
sot ndiej seriozisht se kam diēka me shume
qe thjesht me ndan shpirtin.

Jam zgjuar e ngėrthyer ne ėndėrr,
dhe pėr disa momente pa ore,
kam qene duke kalėruar kohen
neper horizontin e tė djeshmes me tė sotmen.

Rimarr sekondėn qe me iku,
e kryqėzoj ne njė fjale kryq tė nxehte nėpėr ēarēafė,
depozitohem pėrjetė nėpėr majėn e reve,
dhe... zgjohem ēuditėrisht pa ty.


[B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1 [/B]

Era1 16-09-06 05:20

Po kėrkoj shkrimet e mia,
fjalė tė shqiptuara me zė tė zakonshėm
tė mbytura pa mundur qė tė dėgjohen.
Shoh pikturėn time tė parė,
dhe imagjinata ime kalon
mbi netėt e vetmuara nėpėr rrugėt e shkreta
me asfalte tė errėt,
ku ēdo gjė duket sikur derdhet nga dritare tė shkatėrruara.
Shikoj shkrimet dhe pikturat e mia tė harruara,
shumė mendime tė prangosura,
sa orė tė pastruara si nė tempuj
varur qėndrojnė si ikona.
Sa qetėsi e hidhur
nė sytė e pangjyrė tė kėsaj pikture!
Duket sikur ka dritė nė atė shikim
dhe jetė nė copėzat e buta tė flokėve tė saj...


[B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1 [/B]

Era1 04-12-06 19:07

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Qirinj,
kėrkoj qirinj,
pėr njė trup pa pasion,
qirinj pėr dy sy,
tė boshatisur nga malli,
qirinj zemėr,
pėr tė ndriēuar rrugėt e shpirtit,
qirinj pėr dy duar
tė ngrira tek ty.
Qirinj,
kėrkoj qirinj i dashur,
pėr tė zgjuar kėmbėt
qė kanė kohė pa ecur me ty,
qirinj shpirt,
pėr t’u djegur nga dashuria tė dy.
[/SIZE][/FONT]


[B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era[/B]

Era1 11-12-06 18:21

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]M’i pri krahėt me ngadalė,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]butėsisht,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]nė mėnyrė tė pariparueshme m’i pri,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]hiqmi pėrqafimet e tua [/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]qė mė rrethojnė trupin,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]rrėzoi copa-copa puthjet qė mė ke dhėnė,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]primi duart nėse tė pėrkėdhel,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]shkatėrromė ndėrkohė qė tė pėshpėris,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]thyeji kujtimet e mia,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]tė shkuarėn time harroje....,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]bėhu i panjohur pėr buzėt e mia,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]pėr trupin, [/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]i panjohur edhe pėr shpirtin...,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]kafshoje vetminė time,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]zhvishma zemrėn,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]por mos mė ndalo tė tė them TE DUA[/FONT]...[/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era[/B]

Era1 13-12-06 20:36

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]U kthyen mostrat,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]janė nėn krevat pikėrisht tani,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]sytė i kanė nė dollapėt e mbyllur,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]mbas shpinės sime [/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]fshehin buzėqeshjet dhe pėrqeshjet,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]pushuan kataraktet,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]hėna nuk tregon mė me gisht,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]e harrova[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]ninullėn qė nėna mė ka kėnduar fėmijė,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]dyshemeja u mbush me mbetje[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]tė dhimbshme,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]njėsoj si dhe dje,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]mbetje tė viktimave tė tua,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]viktima tė puthjeve qė mė ke dhėnė,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]por sot do t’i mbledh tė gjitha,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]do t’i ngjis nė ditarin tim,[/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]njėsoj siē ti i ke lėnė.[/FONT][/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot][/FONT][/SIZE][/FONT]

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot][/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][FONT=&quot]
[/FONT][/SIZE][/FONT]
[I][B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era[/B][/I][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]
[/SIZE][/FONT]

[FONT=&quot][/FONT][FONT=&quot][/FONT]

Era1 11-02-07 15:39

[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Atje mbas ēdo porte ka mėkate;
mbas ēdo shikimi, njė sekret;
nė ēdo dėshirė, njė rrezik,
ajo shkatėrrohet nga frikėt e saj,
ata qė urrejnė zhurmė e prekin netėve,
nė tė pėrzihet harrimi,
kryqėzohen takimet dhe puthjet,
dashuritė me ndarjet,
mėkatet,
sekretet,
rreziqet,
tė gjitha pėrzihen nė atė lagje tė errėt..

[/SIZE][/FONT][I][B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era[/B][/I]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:39.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.