Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Hapėsirė filozofike-psikologjike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=114)
-   -   Te lindura apo te perfituara? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16508)

modestja 28-05-05 02:07

Te lindura apo te perfituara?
 
Jemi deshmitare edhe vet se me te madhe ka njerez te cilet jane "tru"
me nje fjale,te mrekullueshem kapacitet,pos kesaj edhe shume cilesi tjera qe rralle kush i posedon...shtrohet pyetja te lindura(dhurate nga krijuesi Zot)apo te perfituara?

LABI 29-05-05 17:22

Sipas teorise gjenetike – zhvillimi i personalitetit te njeriut eshte i percaktuar nga gjenet e trasheguara nga prinderit. Ajo cka trashegohet nga prinderit jane te ashtuquajturat dispozitat e lindura…
Mirepo , dispozitat jane vetem kushtet qe e bejen te mundur shfaqjen e vetive te caktuara.
Qe keto dispozita te mund te manifestohen si aftesi e vecant e personalitetit duhet te aktivizohen , te shfrytezohen .Vetite e ndryshme zhvillohen dhe formohen nepermjet aktivitetit te njeriut ne ambientin ku jeton dhe vepron , pra qe e rrethon .

Pra , ne te shumten e rasteve nuk ka veti e cila varet vetem nga trashegimi , mirepo per disa dispozita ekzistojne gati kurdohere kushtet qe te mund te aktivizohen .

Pra , veprimi i ambientit ( rethit shoqerore )eshte ai qe ndikon mbi zhvillimin dhe formimin e dispozitave te trasheguara .

Nje shembull i thjesht qe mund ta deshmoj kete jane hulumtimet e zhvilluara mbi - rolin e trashegimit dhe te ambientit … nepermjet bineqeve njevezore .

Ku te dy femijet kane baze trasheguese te njejt ndersa ambient te ndryshem .
Hulumtimet e psikologeve , siq jane ( Newmann , Freeman , Holzinger ) treguan se bineqet identik te cilet jetuan ne ambient te ndryshem , edhe pse te ngjashem per nga pamja e tyre , me dallime te temperamentit e te intelegjences jo edhe aq te medha …

Mirepo , ne vetite e tjera te personalitetit u shfaqen mjaft ndryshime.. vetii keto qe quhen vetite e KARAKTERIT ...
njeri ishte me komunikative , me i shoqerushem , ndersa binaku tjeter karakterizonte terheqja ne vete , pasiguria , te mbyllurit ne vete …

Pra nga e gjithe kjo jep te kuptosh qe predispozitat gjenetike nese nuk aktivizohen ato zbehen , dobesohen , apo shuhen fare .. .


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:36.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.