Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Ekonomi & Biznes (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=148)
-   -   Turizem: Me 2009 neper autostrad drejt plazheve te Durrsit (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=25143)

Alkimisti_ch 16-06-08 17:02

Turizem: Me 2009 neper autostrad drejt plazheve te Durrsit
 
[B][I][SIZE=1]Gjurmova neper forume por nuk gjeta ndonje teme lidhur me turizmin andaj po e plasoj ketu. Ne rast se egziston diēka e till ateher mudn ta plasoni ne vendin e duhur e paraprakisht kerkoj ndjese. Konsideroj se ky eshte nje nga projektet me voluminoze kombetare qe i sfidon te gjitha padrejtesite historike dhe ja del qe shqiptaret ti lidh e ti bashkoj me shume jo vetem ne kuptimin gjeografik. Une mezi pres qe te perfundoj kjo sa me shpejte dhe te kem mundesine qofte edhe per nje vikend te shkoj e te pi nje kafe tirane, aq me teper kur Tirana me te vertet ēdo dite e me teper po merr pamjen e nje metropoli te vertet shqiptar dhe ku lirisht mund te thuash se te jep ndjenjen se je ne nje metropol evropian. Po shpresoj qe kjo autostrad te plotesoj te gjitha parametrat e standardeve nderkombetare dhe para se gjithash po shpresoj qe kjo ure lidhese te mos mbetet vetem me kaq.[/SIZE][/I][/B]

[B][SIZE=3]Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit[/SIZE] [/B]

[B]Qytetarėt e Kosovės tė cilėt prej vitesh shkojnė pėr pushime nė bregdetin shqiptar, Durrės, Vlorė, Sarandė, Shėngjin etj., nė sezonin tjetėr turistik tė 2009, nuk do tė torturohen nė rrugėt gjarpėrore dhe plot me gropa pėr tė mbėrritur atje.[/B] “Rruga e Kosovės” siē quhet autostrada shqiptare nga Durrėsi deri nė Morinė tė Kukėsit, duke pėrfshirė dhe tunelin me tė gjatė nė Ballkan prej 5.5 kilometrave, prite tė kryhet brenda afateve tė pėrcaktuar mė parė, nė qershor tė vitit 2009.
Kjo ėshtė konfirmuar nga vet kryeministri shqiptar, Sali Berisha, gjatė njė inspektimi qė i ka bėrė tunelit tė Kalimashit, pjesa mė e shtrenjtė e kėsaj rruge, gjatė ditės sė shtunė.
“Gjysma e tunelit nė tė dy anėt dhe nė tė dyja tubat ka mbaruar. Edhe pjesa tjetėr do tė kryhet me kohė. Ju garantoj shqiptarėve nga tė dy anėt se nė verėn e vitit 2009 do tė udhėtojnė nė autostradėn e re”, ka deklaruar kryeministri Berisha.
Tuneli i Kalimashit, do tė kushtojė plot 400 milionė euro, ndėrsa e gjithė autostrada mbi 700 milionė euro, shumica e tė cilave janė siguruar nga buxheti i shtetit shqiptar.
Ky tunel, dhe njė pjesė e autostradės prej 60 kilometrave, ėshtė duke u ndėrtuar nga konzerciumi i dy kompanive tė njohura botėrore, asaj amerikane Bechtel dhe kompanisė turke Enka.
Pjesė tė tjera tė autostradės janė duke u ndėrtuar nga kompani tė tjera duke pėrfshirė edhe ato shqiptare.
Autostrada nga Durrėsi deri nė Morinė, nė kufi me Kosovėn, do tė jetė e gjatė 170 kilometra dhe parashikohet tė kalohet pėr dy orė.
Ndėrsa nė pjesėn e Kosovės, sipas premtimeve tė Qeverisė, autostrada do tė fillojė sė ndėrtuari nga muaji i gusht dhe segmenti i parė ku makineritė do tė shihen duke punuar do tė jetė Vėrmicė- Prizren. /Telegrafi/

[IMG]http://img516.imageshack.us/img516/6081/calimashimagehr9.jpg[/IMG]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:31.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.