Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Letėrsia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=128)
-   -   Hartim! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=23095)

Murgesha 13-11-07 12:05

Hartim!
 
Se ē`mu kujtua sot rastėsisht e befasisht njė orė hartimi nga gjuha shqipe nga kohė thuaja tė harruarra, por qė si duket ato jetojnė ende diku nėpėr qoshet e kujtesės sonė e nė njė ditė pa ngjarje dalin nė sipėrfaqe.
Po pra atė ditė kishim Hartim nga Gjuha e ėmbėl shqipe.
Nuk mė kujtohet tema pėr tė cilėn duhej tė shkruanim por mė kujtohet fare mirė qė edhe mund tė zgjidhnim njė temė tė lirė.
Sillja lapsin nė dorė pa mundur tė filloja tė shkruaj, ishte ajo njė ditė kur mendja ime i ngjante Saharės e asnjė mendim nuk mund ta vendosja nė letėr.
Nė gjysmė orėshin e fundit u pėrcaktova pėr njėrėn prej temave, mė mjaftuan 10 minuta ta mbaroj, se edhe nuk isha aq e interesuar tė shkruaj e lexova njėherė dhe e mbylla fletoren e Hartimit. Shoqja nė bankėn mbrapa mė prek nė sup, e mu dok se po e di se ēka po don?
I hodha tinėzisht njė sy e pash se fletėn ende e kishte tė bardhė fare, pa shkruar asnjė fjalė nė te.
Shpejt e shpejt nxorra njė fletė dhe fillova tė shkruaj pėr temėn e lirė.
U pėrcaktova pėr njė ditė e lirė nga jeta jonė.
Pėr 15 minuta e shkrova e i mbeteshin asaj diku 8 minuta pėr ta kopjuar e shkruar nė fletoren e saj. Ja hudha letrėn e shukatur dhe u ngrita e dola jashtė qė tė ndizja njė cigare.

Pas njė jave profesori na i solli hartimet tona.
Mė kishte lėnė njė 3+ e kur mė dorėzoi fletoren mė shikoi i zhgėnjyer, por aq mė bėnte [IMG]http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon8.gif[/IMG]

Kjo ngjarje sigurisht do tė harrohej me kohė, e nuk do ta kujtoja kurr, si qė i kam harru sa e sa orė hartimesh tjera, por befasia ishte se tė gjithėve na i dorėzoi hartimet toan e nė dorė mbante fletoren e Hartimit tė shoqes sime...
E ftoi ate tė dilte e ta lexonte hartimin e saj dhe nė daq besoni e nė daq jo ai Hartim u shpall si mė i miri i njėrit nga gjysmėvjetori i parė apo i dytė nuk mė kujtohet nė gjithė shkollėn.
Kur shoqja lexoi hartimin e saj profesori mbante sytė tek unė, nuk di kurr nė e ka kuptuar apo jo se unė isha autorja e atij hartimi por edhe kurr nuk e kam harruarr zhgėnjimin qė e shifja nė sytė e tij...

[B]__________________________________________________[/B]

[B]Ju ftoj tė gjithėve tė shpalosni hartimet e tuaja qė ndoshta edhe pse mendoni se i keni harruarr prap se prap flejnė diku nė kujtesat tuaja.[/B]

legenda 13-11-07 22:24

Titulli: Hartim!
 
[SIZE=3].....ahhh,Murgesha[/SIZE]
[SIZE=3][/SIZE]
[SIZE=3] me ke zhyt ne nostalgji me kete teme,....ehhh,hartimet ,hartimeeet,...[/SIZE]
[SIZE=3][/SIZE]
[SIZE=3]per nje cast paraftyrova veten te vogel,duke vrapuar koridorit te shkolles sime te dashur,...zilja po binte,po fillonte ora e gjuhes shqipe,....sa e doja kete lende,...dhe arsimtarja ishte shume e dashur dhe e afert me nxenes,.[/SIZE]
[SIZE=3] ne planprogram ishte sot ora e HARTIMIT.[/SIZE]
[SIZE=3] -zakonishte i doja temat e lira,aty fluturoja ne fantazi,...e di se arsimtarja me pat thene ,se i kam krahasimet e forta-metaforat,...atehere edhe lexoja shume literature...e kjo me zgjeronte horizontin,....[/SIZE]
[SIZE=3]ne shkolle e kishim edhe gazeten e murit,dhe shpesh ne mesin e vjershave tjera,gjenin vend edhe vjershat e mia,...vjershen e pare e di qe ia kam kushtuar si gjithe femijet ne bote Nenes,...sa ndihesha krenare,dhe e lumtur,...por edhe hartimet e mia dalloheshin...[/SIZE]
[SIZE=3] kesaj rradhe ishte dic. me e veqante,do te zgjidhej hartimi me i mire,ne klase,pastaj ne shkolle,pastaj ne Prishtine...[/SIZE]
[SIZE=3] arsimtarja na dha temen,....dhe ne filluam te derdhnim mendimet,duke fluturuar neper fantazi,dhe duke na rrahe zemrat nga trema,....secili derdhte ARTIN vetanak,ne faqet e bardha,...ishte TEME e rende,...nuk me kujtohet se cfare kam shkruar,por pata fatin qe Hartimi im te zgjedhet me i miri,te lexohet neper klasa,pastaj e perfaqesova shkollen,...dhe ne fund mora shperblimin,ne nje mbremje solemne qe u organizua ne Prishitne,(..edhe sot e ruaj ne kujtese ate nate)...ku nje gjeneral... ,i shperndau shperblimet,...ishte nje liber me nje titull te madh...dhe i nenshkruar nga gjenerali...te cilin edhe sot e ruaj.[/SIZE]
[SIZE=3][/SIZE]
[SIZE=3]...e shkeputa nje detal nga jeta ime si femi,...per respektin per JU-Murgesha.[/SIZE]
[SIZE=3][/SIZE]
[SIZE=3]Legenda[/SIZE]

DEA 14-11-07 08:25

Titulli: Hartim!
 
Ide e fantazi kam mjaft, po veshtiresit per ti zbrazur ne leter gjithmon kane qene prezente,tash e edhe ateher, andaj edhe ne hartimet qe i benim gjithmon jam ndjere si e ngulfatur. Nuk i kujtoj edhe me shume endje oret e hartimeve apo Librat e lektyrat shkollore qe na duhet te jau shkruanim kuptimin, ishin lodhje nuk e them me qef, po e them realitetin, edhe pse jo i mire!!! andaj thene te drejten disi ndjehem e lehtesuar qe skam me bo hartime:biggrin:



Pergezimet e mija per temen oj Murgeshooooo


Qite naj teme moj e te tentojme ta shkruajm ndonje hartim:cool:

lyra2 15-11-07 11:23

Titulli: Hartim!
 
...ehhhhhh...une gati e kuptova temen, te shkruajme nga nje hartim!Jooo ...nuk guxoj kurr , nese i kontrollon jador apo gentian mos vet hiq krejt nota te ulta marim.:smile: :wink:
Me ktheve edhe mua te mendoj pak ate kohe kur nga 2-3 i shkruaja mbrenda ores ,veq une merja noten me te larte valla:biggrin:

Linka_pz 15-11-07 11:37

Titulli: Hartim!
 
Bash teme interesante ................. , me kujtohet kur ishim ne shkolle edhe kur mesuesja apo arsimtarja na thoshte se neser do kemi Hartim dhe shume here na tregonte se cila do jet dhe tema ...........apo ndonje klase fqinje kishte nje dite para neve Hartim dhe ne shkonim ti pyesnim , se cila do jete Tema , ne menyre qe te gjenim ndihmen e te tjereve e sidomos te prinderve , te na tregonin (ndihmonin) diqka rreth temes .
Sa me perket mua nuk kam patur edhe aq problem dhe gjithmone kam patur nota te mira ne Gjuhen shqipe .









[quote=lyra2]...ehhhhhh...une gati e kuptova temen, te shkruajme nga nje hartim!Jooo ...nuk guxoj kurr , nese i kontrollon jador apo gentian mos vet hiq krejt nota te ulta marim.:smile: :wink:
Me ktheve edhe mua te mendoj pak ate kohe kur nga 2-3 i shkruaja mbrenda ores ,veq une merja noten me te larte valla:biggrin:[/quote]



Jo moj Lyra bash kam deshir qe ti permisoj gabimet pastaj e sidomos nese e ben korigjimin Jador .

lyra2 15-11-07 11:48

Titulli: Hartim!
 
[QUOTE=Linka_pz]

Jo moj Lyra bash kam deshir qe ti permisoj gabimet pastaj e sidomos nese e ben korigjimin Jador .[/QUOTE]
..po po me shaka e thashe,ne ketu edhe nuk jemi kot,[B]pyet ate qe di......[/B]:biggrin:
Me kujtohet kur nje shoqes ia shkruan hartimin nena e saj , arsimtare ishte ne nje shkolle tjeter.Befasia eshte aty se ajo mer noten 3 .Duke qajtur ,i thote arsimtares:"mami ma ka shkru hartimin e ti a asaj ia ke qit 3 uauauauauuaaaa " ....edhe hartimet nganjeher mvaret nga momenti apo kriteri i vleresuesit!

Fshatari 15-11-07 14:04

Titulli: Hartim!
 
"Shum vjet u bėn...sot u mbushėn..." nuk e di saktėsisht po e di qė nuk isha shum i disponuem me hartue. Rallėherė e tejkalojsha mesatarėn; gati gjithėmonė ndodhesha mes rangjeve 20-25 nė klasen me 30 nxėnės. Me ju thon drejt ka ngja nja dy-tre herė qė as zeron se kam tejkalue.
Nuk vuejsha nga "xhelozia" po ua kisha pak lakmi atyne qė kishin bo hartime tė mira dhe u kėrkohej t'i lexonin me za para gjithė nxansve. Lakmia shtohej edhe ma shum kur publikoheshin nė mur emnat e tyne; kur shfaqeshin si nxansat ma t'zellshėm jo vetėm tė klasė dhe shkollės po ma t'mirt nė krejt qytetin.
Asht shum vėshtirė me kan anonim, pa relief, se kush me sy nuk don me t'pa! Bile edhe baba(e kish pas marrė vesh nė mbledhjen e prinve pėr ata nxansa shembullor..)nuk ma hiqte kurr zahmetin.
Me kėtė deshta me ju thon se dy postimet e para tė kėsaj rubrike mė pėrkujtuen disa "koleg"(unė i konsiderojsha si koleg po relacioni nuk ishte reciprok) tė klasės time qė vėrtet shkėlqenin karshi meje po jam i bindun se ata as emnin nuk ma kanė mėsue kurrė, po ēka ti bojmė...! Siē po e shihni, jam mėsue me kon anonim(i pa emen) qysh prej bangave tė shkollės.
Kjo pra ishte gjendja ime shpirtėrore para, gjat dhe pas hartimit, e lakmia dhe dėshprimi arrinin pėrherė pas komunikimit tė rezultateve, pa kurfarė surprizash!
Postimet e sipėrcitueme ma sqaruen faqen tjetėr tė medaljes : vetėm tani po arrij me i kuptue kolegėt e mi tė dikurshėm. Shpresoj se at dy-tre tė fundit, ma tė dobėt se unė, do ta kuptojnė se nuk isha i zoti me i ndihėmue pėr arėsyet e eksponueme kėtu ma nalt!

I juaji...

Fshatari 15-11-07 15:46

Titulli: Hartim!
 
[quote=legenda]...[SIZE=3]mora shperblimin,ne nje mbremje solemne qe u organizua ne Prishitne,(..edhe sot e ruaj ne kujtese ate nate)...ku nje gjeneral... ,i shperndau shperblimet,...ishte nje liber me nje titull te madh...dhe i nenshkruar nga gjenerali...te cilin edhe sot e ruaj.[/SIZE]


[SIZE=3]Legenda[/SIZE]
[/quote]

Lexova me kėnaqėsi njė pjesė tė biografisė tuaj. Mė la pėrshtypje tė mira. Njė detal nuk mė hyri nė kokė : ėshtė fjala pėr kundrinėn e drejtė "tė cilin" qė, si pėremėr, zėvendėson, potencialisht, njėrin nga kėta emra :
1) shpėrblimin tė cilin edhe sot e ruaj;
2) titullin, apo
3) gjeneralin ?

Ju falenderoj "par avance"(dmth menjėherė) pėr pėrgjigjen tuaj!
fshatari

Pupi 15-11-07 19:11

Titulli: Hartim!
 
[CENTER][I][SIZE=3][B][FONT=Calligraph421 BT]Adip Krasniqi[/FONT][/B][/SIZE][/I][SIZE=3][/CENTER]
[/SIZE]


[CENTER][/CENTER]


[CENTER][B][U][SIZE=3]BUZĖ BISTRICĖS[/SIZE][/U][/B]
[B][U][SIZE=3][/SIZE][/U][/B] [/CENTER]
[LEFT][URL="http://mitglied.lycos.de/metafora/poetprizrenas/adipkrasniqi.htm"]http://mitglied.lycos.de/metafora/poetprizrenas/adipkrasniqi.htm[/URL]


Eh se ēmu kujtua Migjeni i Kosoves.

Hartimin e pare qe kisha sjellur te profesori ime i nderuar, dukej ta kishte zhgenjyer.
Arsye ndoshta pse u ule ne banken time per ti hedhur nje veshtrim per se afermi.
Nuk pati folur shume, sepse dukej se u bind qe e kuptova, nuk pati folur shume sepse priti ta kuptoja me pak fjale.
Te gjitha Hartimet u anuluan asaj bote, te gjitha!
Nje jave me pas pasuan Hartime te reja.
Migjeni i Kosoves dukej sikur tashme ishte i kenaqur, i qeshte balli nga Krenaria per ne.
Eh ē'kohera, nostalgji i thone kesaj Mik-e.
p.s diteve te ardhshme/te diellen sjell une nje nga ato( mos pritni shume, koherat kan ikur, e me to edhe freskia leterare).

[/LEFT]

Pupi 15-11-07 20:40

Titulli: Hartim!
 
Duket te kem nderin te lexoj nje Hartim te bukur nga Naki.
Pres une, per kete pune nuk me iken koha kurre!

Naki 15-11-07 20:48

Titulli: Hartim!
 
Shetitje nėpėr kohė dhe hapsirė,nga distanca 2000km kalojė pėr njė sekondė 30 vite rrugėtim dhe tani qendrojė pranė bankave shkollore dhe i numėrojė njė nga njė shokėt dhe shoqet e klases.Nė cilen bankė dhe karrik ,mė kujtohet isha ulur nė radhen e tretė afer murit nga dridhjet oscilike tė trupit nga friga dhe tė ftohtit ēė mbizotronte nė stinen e dimrit hyri nė klasė mėsuesja Qefsere. Tė dashur nxėnsa sot shkruajmė Hartimin paragjysem -vjetorit,tema e hartimit ėshtė e lirė na u drejtua duke buzėqeshur.
Si pėr inat kisha harruar fletoren nė atė kohė na thonin duhet ti blejmė VEZHBANKAT me vija,u ngrita nė kėmbė duke i thėnė qė nuk kamė fletore me vete e kamė harruar nė shtepi.Mėsuesja Qefsere mė ofrojė dy fletė duke buzėqeshur nuk ka dertė,mundeni kėtu tė shkruani.
Tema e hartimit ēė shkruaja ishte Njė Qarqafė kristalor,mė kujtohet vetėm njė detal i pėrshkrimit/Fluskat e para te borės mbuluanė fshatin me njė qarqaf tė bardhė kristalor.......
Vllau imė Binak qė kishte kopijuar hartimin nga unė kishte marrė notėn 5,e unė i gjori kisha mbetė pa notė.Nė vendė tė notes duhej te shkruaja edhe njė herė,sepse mėsuesja dyshonte ēė kamė marrė nga shtėpija dy fletė tė gatshėme te hartuara.Tani nėn mbikqyrjen e sajė ri shkrova,ndėrsa nota mu komunikua pas njė muaji,nė garat komunale tė viteve 70".

Me nderime pėr Autoren e temės sė hapur!

Naki

jadore 15-11-07 21:28

Titulli: Hartim!
 
kJo moj Lyra bash kam deshir qe ti permisoj gabimet pastaj e sidomos nese e ben korigjimin Jador .[/quote]



[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][I]wow, erdh koha te ju rrefehem ne kete drejtim..[/I][/SIZE][/FONT]
[SIZE=3][I]gjuha shqipe mbaj mend qe thonte profa, ndahet ne gramatik dhe letersi , si duket une kisha dhunti letersine ,gramatiken e mesova vetem ne ciklin e ultet , dhe sot beje gabime drejteshkrimore , dhe pse disa here u mundua antari Pokeri te me ndihmoj ne kete drejtim ,por e kote..!!! letersia si duket ishte trashigim familjar qe vazhdon dhe ne gjeneratat e reja tek ne ...( dhe pse thene te drejten mua nuk me pelqen rruga qe duhtet ata ta kalojne, ka cmim te larte .. ) [/I][/SIZE]
[SIZE=3][I]nese ndalem ne hartime apo referate them qe ose jam nominuar nga profet here ne fund te pusit ose larte ne zenit..!!!, gjithmon me ra te lexoj literatur qe ishte krahas meje per 10 vjet me te rritur ,nese kisha nje liber ne dore kjo kuptonte qe pa e perfunduar koha ndalej per mua , qdo here si referate shkruaja vetem titujt e librave qe ne muaj arrinin deri 30 -te , kjo vlersohej nga profa i gjuhes me noten 1 gjate vitit dhe ne fund mbyllej 5 ,dhe kishte te drejte, me krejt qenjen u mundua te me largonte nga ky virus,urreja kur ndonje hartim i krijuar nga une , qe permblidhte vetm 5-6 rreshta vlersohej dhe lexohej nga shkolla ne shkolle ( dhe prej momentit qe i shkrova me kurr nuk i pash , veqese dhe une ju revanshova , kurr nuk ju plotsova urdherin e tyre te kaloja nga kl ne kl duke lexuar , gjithmone lexonin profet per mua ,ha,hahaha kohe tinjixheresh ..epo ishin kohe frajerizmi ,atebote thuhej demode po te gjeje kohe per hartime , e une nuk bente te mbetesha pas .. snobizem hesapi de ) nejse ...per te njohur ate kohe shkrova shume hartime, dhe cdo here ju thonja per fund , nese do jetonim ne nje mentalitet tjeter , ju do te duheni te me e paguani per krijimin ,hahahah jam apo jo vizionare ,hahaha ,nga ajo qe Murgesha na kthej pas vetem nje me mbet merak , sa here per gjuhe ,histori ,apo drejtim shoqerore me kandidonin per gara fedrative gjithmone ishte pergjigja e prer e memes sime .. tri vija te kuqe , qe nenkuptonte as mos e diskuto , mesoj lendet tjera dua rezulltat te shkelqyer une..[/I][/SIZE]
[SIZE=3][I]kjo eshte e gjitha , pra dhe sot duke ditur mungesen time ne kete drejtim , adhuroj tjeret qe kan drejteshkrim te bukur , por dhe korigjoj tjeret , per ate qe syri me vret . ndersa e keqja e gjithe kesaj ne te folur eshte qe kur tjerer komunikojn me mua ,asesi nuk bindem qe vij nga Gjakova , duhet te jem nga Tirana , kjo me sekletos pak, se me duket qe me humbin identitetin .. qfare te besh dhe kjo duhet te jete rezultat i hartimeve ..[/I][/SIZE]

legenda 15-11-07 22:08

Titulli: Hartim!
 
[SIZE=3].....ahahaaa...[/SIZE]
[SIZE=3][/SIZE]
[SIZE=3] kuptohet shperblimin-librin,[/SIZE]
[SIZE=3] titullin nuk po e them,sepse eshte paksa provokativ (...ne kete kohe),kurse[/SIZE]
[SIZE=3] gjenerali ishte nga Beogradi,....dhe mbrmja atehere u mbajte ne SHTEPINE E ARMATES ne Prishtine.[/SIZE]
[SIZE=3][/SIZE]
[SIZE=3][/SIZE]
[SIZE=3] p.s. sa per "avance"[/SIZE]
[SIZE=3] -EKSCELENCE,...te lutem ,kam nderin.[/SIZE]
[INDENT][quote=Fshatari]Lexova me kėnaqėsi njė pjesė tė biografisė tuaj. Mė la pėrshtypje tė mira. Njė detal nuk mė hyri nė kokė : ėshtė fjala pėr kundrinėn e drejtė "tė cilin" qė, si pėremėr, zėvendėson, potencialisht, njėrin nga kėta emra :
1) shpėrblimin tė cilin edhe sot e ruaj;
2) titullin, apo
3) gjeneralin ?

Ju falenderoj "par avance"(dmth menjėherė) pėr pėrgjigjen tuaj!
fshatari[/quote]
[/INDENT]

Fshatari 16-11-07 11:54

Titulli: Hartim!
 
[quote=Naki]Shetitje nėpėr kohė dhe hapsirė,nga distanca 2000km kalojė pėr njė sekondė 30 vite rrugėtim dhe tani qendrojė pranė bankave shkollore dhe i numėrojė njė nga njė shokėt dhe shoqet e klases.Nė cilen bankė dhe karrik ,mė kujtohet isha ulur nė radhen e tretė afer murit nga dridhjet oscilike tė trupit nga friga dhe tė ftohtit ēė mbizotronte nė stinen e dimrit hyri nė klasė mėsuesja Qefsere. Tė dashur nxėnsa sot shkruajmė Hartimin paragjysem -vjetorit,tema e hartimit ėshtė e lirė na u drejtua duke buzėqeshur.
Si pėr inat kisha harruar fletoren nė atė kohė na thonin duhet ti blejmė VEZHBANKAT me vija,u ngrita nė kėmbė duke i thėnė qė nuk kamė fletore me vete e kamė harruar nė shtepi.Mėsuesja Qefsere mė ofrojė dy fletė duke buzėqeshur nuk ka dertė,mundeni kėtu tė shkruani.
Tema e hartimit ēė shkruaja ishte Njė Qarqafė kristalor,mė kujtohet vetėm njė detal i pėrshkrimit/Fluskat e para te borės mbuluanė fshatin me njė qarqaf tė bardhė kristalor.......
Vllau imė Binak qė kishte kopijuar hartimin nga unė kishte marrė notėn 5,e unė i gjori kisha mbetė pa notė.Nė vendė tė notes duhej te shkruaja edhe njė herė,sepse mėsuesja dyshonte ēė kamė marrė nga shtėpija dy fletė tė gatshėme te hartuara.Tani nėn mbikqyrjen e sajė ri shkrova,ndėrsa nota mu komunikua pas njė muaji,nė garat komunale tė viteve 70".

Me nderime pėr Autoren e temės sė hapur!

Naki[/quote]

Zakonisht, hartimi ka pamjen e njė proze tė shkurtėr : rrėfen se si lind, zhvillohet pėrfundon njė tregim.
Ndėrkaq, hartimi i Nakit rrėfen pak, pėrshkruan shumė dhe karakterizohet me njė procede tė njohur poetik e kinematografik qė ka pėr emėr :"[B]flash-back[/B]" (kthehem nė njė moment nė tė kaluaren). Hartimin e kėtij autori (jo se asht moderator...!)nuk ngurroj ta kualifikoj si poemė nė prozė sepse i gjason njė pikture relativisht statike qė na ofron njė mori detajesh brenda njė kuadri mirė tė kufizuar. Ēfarė ngjan nė atė kuadėr ? Pak gjėra : pak folje(veprime) qė do dinamizonin tregimin dhe e kėthenin nė prozė. Shumė emra e mbiemra(cilėsor) qė janė shprehje e rėndomt e artit poetik. Madje edhe pėrdorimi i disa foljeve nė tė kryeren e thjesht funkcionojnė pothuaj si lloj "pėrshkrimesh" sepse veprimi qė shprehin ėshtė i shkurtėr (doli, m'u drejtua...) dhe nuk tejkalojnė kuadrin e "ēarēafit".
Emri Qefsere pėrkon mirė me vitet e 70-ta! po tani ėshtė i demoduar. Ky ėshtė motivimi i kėtij emri, mendoj...!VEZHBANKAT janė konotacion pejorativ po realist i atyre viteve kur pėrdhunohej gjuha shqipe. Edhe metafora e "njė qarqaf tė bardhė kristalor..." ia shton edhe mė tepėr acarin periudhės nė fjalė.
Nuk desha tė kalojė nė heshtje as emrin Binak qė nė kėtė kontekst ėshtė polisemik : Ēfarė kanė tė pėrbashkėt Binak e Nak-i ?!
Hartimi pėrfundon nė mėnyrė jo eksplicite po ne ia qėllojmė se nota e hartuesit ėshtė shembullore...!
E, unė fshatari, pėrshkrova nė disa rreshta pėrshtypjet qė mė bėri hartmli i Nakit!

Pėrshendetje miqėsore,
fshatari

Artisti 16-11-07 12:23

Titulli: Hartim!
 
[FONT=Franklin Gothic Medium][SIZE=2]Isha ende nė shtrat, rrezet e diellit mengjesor depertonin permes dritares dhe me dukej se me thirrnin te dal jashte.Disi nuk kisha vullnet ne ate dite aspak dhe per asgje, deshiroja te rrija ende i shtrire. Xixerrimat e zogjeve e benin ate dite edhe me te bukur, trupi i qershise e cila ishte afer dritares, kishte frutuar dhe ato frute te kuqe me terheqnin edhe me shume te zgjohem.Papritmas degjova zerin e Bakiut.Mendova ku erdhi ky tash te me pengoje ne vazhdimin e mendimeve te mia.Bakiu eshte djali i Axhes, me te cilin kemi bere shume "marrezira" . Edhe sot paska ardhur koha te bejme nje "marrezi", mendova.Vesha pantollonat e shkurt dhe dola, Bakiu ishte i ulur ne shkallet e shtepise.Hej, nuk e di por edhe pse dita kaq e bukur dhe shpresedhenese duket, mua disi po me duket se do te jete nje dite monotone dhe pa asnje akcion.Duke biseduar ashtu, Bleta e cila ishte ne lulet aty afer filloi te fluturonte.Shih i thashe Bakiut, edhe asaj i duket monoton te rrije gjithe diten mbi lule haha.Si per ēudi, Bleta fluturoi rreth Bakiut, mos lėviz i thashe, sulmova Bleten me doren time dhe hopa, Bakiut ne vetull.Bleta me shkathtesin e saj nxorri therrcin dhe shpoi Bakiun ne vetull.Ah, sa keq mendova, Bakiu nuk lejoi veten te shihej zemerimi.Ashtu duke u tallur se koti, degjuam zerat e te rinjeve ne sheshintakimor rinor. Shkojme, kur arritem atje, pamė se aty ishte edhe Sherifi, lėvdaēi dhe ngucakeqi mė i madhi.U ulėm aty pranė dhe shiqonim sesi luanin Basket.Pas disa gjuajtjeve, ky Sherifi kinse i shpėtoi Topi dhe hopa nė vetullėn e Bakiut.Mė qeshej sepse mendoja edhe pse mu duk dita monotone, tė gjitha shenjat po duken se do tė mbetet thellė nė kujtim.Ashtu me mendje duke qeshur por me inat tė madh qė lėvdaēi, ngucakeqi mė lėndoi shokun tim mė tė mirė, mu dashtė tė kėrcej dhe qėllova me plot fuqin qė kisha, Sherifin nė faqe.Flakaresha tė cilėn ia dhashė, bėri qė gjaku i tij tė rridhte nga hunda.Oh zot, tash mė mbyt ky mendova dhe fillova tė iku.Sherifi i ēuditur sesi mora guximin ta qėlloja, u shtangua, pas disa sekondave filloi tė mė ndjek, Bakiu i cili ishte ende i ulur, shtriu kėmbėn e tij, Sherifi mori nė thua dhe u rrėzua.Ne e kishim njė vendtakim toni ku aty nėn hijen e njė molle, njė gjarpėr kishte shtrofullėn e tij, ne luanim me atė gjarpėr kur nuk kishim diēka tjetėr tė bėnim.I thashė Bakiut se tash ėshtė rasti ta tėrheqim deri te shtrofulla qė njėherė e pėrgjithmonė t'ia hjekim hujin e lėvdaēit dhe tė ngucakeqit.Ne vraponim nė drejtim tė shtrofullės, Sherifi pas nesh.Tė gjitha parapėrgatitjet tė cilat i kishim bėrė kohė mė parė, kishim marrė litarė tė ndryshėm, tė luajmė si Tarzani, ishin te molla.Arritėm, Sherifi na u afrua dhe tha, tash nuk keni ku tė ikni, jeni tė humbur ėh, unė isha krejt afėr shtrofullės, lutja Zotin tė mos dalė nė kėto momente gjarpėri, se Sherifi do tė ikte.Mu vėrsul mua dhe mė kapi duart,me kėmbėn e djathtė, qėllova kėmbėt e tij, u rrėzua, Bakiu mori litarin i cili ishte nė degėn e mollės dhe arriti t'ia lidhte kėmbėt, pastaj qė tė dy, arritėm edhe duart t'ia lidhim.Tash mund tė pushojmė pak i thamė njeri tjetrit.Sherifi nga inati dhe krenaria e gabuar qė kishte, bėrtiste dhe na u kėrcėnonte se do tė na sakatojė.Prit edhe pak i thamė sa tė dalė njė peshk i gjatė me therrcin e tij helmues.Nuk dilte gjarpėri, ishim tė djersitur dhe vendosėm tė shkojmė te lumi aty afėr, qė tė freskoheshim pak.Pas disa minutave menduam, shpejt se po tė dal gjarpėri, tranohet Sherifi.Nė momentin kur ne arritėm edhe gjarpėri filloi tė dalė, kishte nuhatur Sherifin hahaha.Filluam tė tregonim me gisht nė drejtim tė gjarpėrit dhe duke treguar i thonim Sherifit se kjo ditė do tė ishte dita e fundit e tij nėse nuk i ndal ngucakeqet e tija. Na premtoi qė kurrė mė nuk do tė na nguc.Unė shkova te gjarpėri, fillova ta lėmojė, Bakiu liroi Sherifin.Pėr ēudi iku pa thėnė asnjė fjalė.[/SIZE][/FONT]

[FONT=Franklin Gothic Medium][SIZE=2]Kėshtu vazhdon edhe mė tutje, fundi ishte se Sherifi i ndali ngucakeqet e tija jo vetėm rreth nesh por edhe rreth tė tjerėve.[/SIZE][/FONT]


[FONT=Franklin Gothic Medium][SIZE=2]Me kėnaqėsi hartimore[/SIZE][/FONT]

[CENTER][URL="http://www.dardania.de/vb/upload/member.php?u=18480"][FONT=Franklin Gothic Medium][SIZE=2]Artisti[/SIZE][/FONT][/URL][/CENTER]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:51.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.