Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Hapësirë filozofike-psikologjike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=114)
-   -   Në cilën gjuhë qajnë foshnjat? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=28667)

AlbaSoft 13-11-09 23:51

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
[IMG]http://www.gazetastart.com/fotolajm/anne_ve_be1.jpg[/IMG]

Foshnjat qajnë në një mënyrë të përshtatshme me gjuhën e nënave të tyre, theksohet në një studim të bërë në Gjermani.
Gazeta gjermane "Die Welt" i referohet Kathleen Wermke, drejtuese e qendrës ""Zhvillimi i gjuhës para të folurit dhe problemet e zhvillimit" në klinikën e universitetit Würzburg, dhe ekipit të saj. Ata vërtetuan se kur embrioni është në barkun e nënës regjistron në kujtesën e tij thekset e ndryshme të gjuhës së saj, dhe pasi lind, gjatë të qarit përdor “atë shembull melodie” të nënës.

Pas botimit të rezultateve të studimit në revistën "Current Biology", Wermke thekson se janë analizuar 60 foshnje 3-5 ditëshe franceze dhe gjermane, dhe nga spektri i frekuencave i përgatitur gjatë kohës që qanin u përftuan thekse të ndryshme.

Duke parë se në gjuhën gjermane theksi i fjalëve dobësohet në rrokjet e fundit, ndërsa në gjuhën franceze theksohet më tepër, Wermke deklaroi se foshnjat gjermane fillonin të qarin me tone të larta pastaj e ngadalësonin. Ndërsa tek foshnjat franceze ndodhte e kundërta, ato fillonin të qanin lehtë dhe më vonë e ngrinin më shumë zërin.

Përgatiti: Aisa Kokiçi

Idila 13-11-09 23:57

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Si qanë një foshnjë shqiptare, sipas theksit të gjuhës shqipe?[/SIZE][/FONT]

premium 14-11-09 09:16

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
...Tatari mer vesh ;S

shfletuesi_ 14-11-09 09:17

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
Ne gjuhen e ndjenjave.

premium 14-11-09 09:21

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
Ty a' te kujtohet me qfare gjuh ki qajt .. shfletus ;D
ndersa une veç me AAAAAAAAAAAAAAA

shfletuesi_ 14-11-09 09:25

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
[quote=premium]Ty a' te kujtohet me qfare gjuh ki qajt .. shfletus ;D
ndersa une veç me AAAAAAAAAAAAAAA[/quote]

Po me kujtohet... sahere me merrke malli qe te ma kruajn shpinen une Qaja... edhe menjehere e ndjeja nje dore ledhatuese mbi shpine oh oh oh si sot me kujtohet sa mire pushoja ate kohe :biggrin: edhe ashtu me zinte gjumi pak e mbaj mend vet e pak me tregon gjyshja. Nuk rrej pernime ashte. qyy

premium 14-11-09 09:34

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
Ti mir e leht e paske pas ... e per mu tregojn se kokna kon kijametqi ;) tan natën luhatshin me batanije .D

shfletuesi_ 14-11-09 09:39

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
[quote=premium]Ti mir e leht e paske pas ... e per mu tregojn se kokna kon kijametqi ;) tan natën luhatshin me batanije .D[/quote]

Po e mbaj mend 1 rast qeshtu me batenije e luhatshin kishe me pushu vajin e mos me kajt... Edhe 1 gru te dajt i ka pas 2 fmij njanin se merrke gjumi qeshtu si ty u dashke me luhat me bateni u qu edhe dikush me i ndihmu.. tu e luhat qashtu ja nisi fmiu tjeter me kajt , kjo trullajka tu mendu qe eshte tu shkun qebe ska dite qe e ka djalin tu e luhat.. e ka lshu batanijen edhe ka nga te djali tjeter me mejt... merre me mend tash qka ka ndodh - hahaha-

premium 14-11-09 09:46

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
Hahahaha sa komik .... leht e paska shpetu femija kur s'ja vurën ne lavatriqe(maqin teshav);D
Hala egziston qasi njerez t'lodhen e'?

shfletuesi_ 14-11-09 09:50

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
Jo bre per atehere po flas jo per taash... Qy. A ti lavatriqet per mi shit i ke ma shume hahaha

premium 14-11-09 09:56

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
Hahahah ..po de kam me firme te mirë Canndy - Gorenje-Teuta ???...
e shes për njëzetedymbedhjet marka ;D

shfletuesi_ 14-11-09 09:59

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
[quote=premium]Hahahah ..po de kam me firme te mirë Canndy - Gorenje-Teuta ???...
e shes për njëzetedymbedhjet marka ;D[/quote]


Qysh more Gorenje- e di qe ka ama Teuta- spo e di qe ka lavatriqe...

premium 14-11-09 10:04

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
Shfletus.... prej rrugës dulëm e hyrëm në çorsokak ;D
qoje pak koken e shih tema per qka bahet ???
qetash e likvidojn shkrimet e tona hahahah..

ee muhabeti ka s'po çon .... prej bebës e derii te lavatriqe ;)

shfletuesi_ 14-11-09 10:07

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
[quote=premium]Shfletus.... prej rrugës dulëm e hyrëm në çorsokak ;D
qoje pak koken e shih tema per qka bahet ???
qetash e likvidojn shkrimet e tona hahahah..

ee muhabeti ka s'po çon .... prej bebës e derii te lavatriqe ;)[/quote]

Ti i ke fajet.. une tregova 1 here qe bebet qajn me gjuhen e ndjenjave qyy

premium 14-11-09 10:07

Titulli: Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?
 
Te permbahemi temës...
tregom bacit .. ti qetash qysh qan???
me alarmin sinjalizues Gjerman apo Amerikan ;D


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 20:54.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.