Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Kur shpirti flet........ (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27061)

GURI SYLAJ 26-04-09 19:57

Kur shpirti flet........
 
"... Me than se vjen me praneveren
dhe ashtu ishte vertete-
ne pranvere ju kerkova
dhe ne pranvere ju kam gjete..."

lovely 26-04-09 19:58

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Nje mendim i paster
nje shiqim kerkues
nje mendje e molisur
nje sy i mbyllur
nje buze gjysme e hapur
nje dore e shtrire
nje deshire e flaket
nje shpirt brenda tjetrit
nje e neserme e jotja
nje mahni ne mrekulli
nje trup!!!
[/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:02

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Falem o Zot
te ike nga vetevetja sot .
Te bredh brigjeve
te ece shtigjeve .
Te preke majave qe djegin
te ike nga hijet qe ndjekin .
Te mbaj ne dore nje gershete
te te them pa frige
nje te vertete!!

lovely 26-04-09 20:03

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Eshte marramendese
fuqia e porosise
ne bukurine e vargut!
ndieje thellė
kujtoje;
gjuha e zemres
e kuptuar vetem nga Shpirti!
[/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:04

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Me fal o Zemer
po hyj keti shtegu ,
vetem per fjalen tande.
Thuaje brengen
o Shpirt i shprishur,
i lodhur nga pritja,
i djegur nga malli,
i hazdisur nga deshira
e i mberthyer ne pranga!!
Ne pritje te nje fjale ,
te nje fjale shpirti!

lovely 26-04-09 20:05

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[I][FONT=Lucida Console][SIZE=3]Ngurtesine e rrejshme
falja zemres!
Ne nje bote te endrrave
do bredhi lirshem
pa pranga!
Do ruaj pritjen,
mallin dhe deshiren..
Do ruaj endrrat sekrete..
Ngrohtesine
do e mbaj te fresket
ate te prekjes...[/SIZE][/FONT][/I]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:06

Titulli: Kur shpirti flet........
 
...edhe fjalen edhe pritjen,
krejt cka deshti i fala,
vetem lotin e dhimbjes
per veten time e ndala!!
Ne kopshtin e shpreses
ujis kujtimin per Ty,
ne uren qe lidhe brigjet
dua te te shohe me sy!
Tek vjen hazdisur
me ata sy sikur biluri
me flladin agimeve stolisur,
te pres mbi kete URE -Guri!!

lovely 26-04-09 20:07

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Lotin e dhimbjes
do e ndajme te dy
do vi hazdisur
te te shoh ne sy!
Te t`fal vargun
urave e shtigjeve
te t`fal endrren
ne pranine e yjeve!
[/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:08

Titulli: Kur shpirti flet........
 
E vargu im ,
fjale e then ne heshtje,
pshertime qe del ngadal,
mbaju -ece drejt
edhe kur te tunde dallga,
se je renkim zemre,
qe botes i ofrohesh si Fjale!
Mos e trazo qetesine
ne pritje te nje dite te re,
je Ti -Vargu im
jam une -vetmia e jote-
ne kete mes do te hyj Pranvera

e lotin do e beje gezim -
veq per Ne !!

lovely 26-04-09 20:09

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Mbytje psheretimash
dallget nuk i tundin dot!
Renkimet e zemres
m`i fal mua, sot!
Mu ne bebezat e syrit
vargu Yt fuqishem godet
Trazon qetesine
vargun tim dhimbshem vret!
Gezim do nxjerrim nga loti
dhimbje dhe te pafund knaqesi
heshtje , shiqime te mbytura
gjuhe trupi, gjuhe shpirti-perseri![/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:10

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Strukem ne mozaikun e pritjes,
me fjale shpirti mbulohem ,
me heshtje ngjitem e zbres
si femij i lazdruar -gezohem!
Ikja s'me duhet kete nate,
as trokellim shiu nuk ka ,
qetesine e heshtjen e prishe
veq nje pike loti qe mbi faqe ra!
Kjo pritje s'eshte frige
as mllef as inate,
eshte knaqesi ,eshte shprese
me vargun me u mate!

lovely 26-04-09 20:11

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Dikush vodhi gjumin
endrren braktisi
xhamin e dritares turbulloi
ndjenjat rrokullisi!
Kuptimi i kohes humbet
gjymtyret shkatrroi
floket shkulen
gjer n`asht shtrengoi!
Edhe korbat u ndalen
hena qeshi kendshem
kur dy shpirtera te vegjel
u degjuan njezeshem![/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:12

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Kush tha se heshtin muzat,
ato presin detin e dallegedisur,
dhe neper dallge ndjenjash,
qeshin ,qajne ,shetisin!
Eshte kenge apo vaj nuk dij
bregu ma bie si te mbytur,
do te bashkohem me valen
te shkoj atje per te pytur!
Nuk eshte ze sirenash
eshte varg i detit tim
qe me trazon,me dalldise-
do e ndjek gjere ne amshim!!

lovely 26-04-09 20:13

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Eshte kenge
ne damare deperton
kenge qe padashje
te vdekurin zgjon!
Eshte hije e fshehur
ze i plagosur!
psheretime puthjesh
thellesisht e rrenjosur!
Nuk ke pse te pyesish
eshte e luleve arome
Dashuri e pare
ne trupin e njome![/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:16

Titulli: Kur shpirti flet........
 
...eshte dege dafine
qe tundet ne ere!
Eshte fik i pjekur ,
eshte grunaje ne vere!
As ne puhine e agimeve
as ne dallge ne det
as ne dolline e gezimeve
vargu im -nuk je vet!
Atje ku fjalet s'kan ngjyre
ku shpirterat flasin ne mes veti,
ti je rruge ,ti je rrefim
je rreze dielli
je vete dallge deti!

GURI SYLAJ 26-04-09 20:17

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Erdha te shohe vargun
nje nate si njeqind vjet,
heshtjen e pranoj ,
por pritja me vret!!
Nga kjo shetitore fjalesh
mos ke frige ,mos ik
me gjerdanin me te bukur
eja ketu me vrik.
Edhe sot ,edhe nje mot
ketu te pres
Ty-varg xhevahiresh,
ketu me gjen
mremje e mjes!!

lovely 26-04-09 20:18

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Mos prano heshtjen
njemije e njeqind vjet
me me te mundshmen bukuri
Ty varg, do te te ndjek!
Sikur enderr e fresket
ende nga jeta e pavrare
shijim i te bardhes vene
e pasheruar varre!
Melodi ne veshin e te dashuruarit
neper buzeqeshje kalerim
fluska bore ne driten e neonit
1000 fjalesh- nje shiqim![/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:19

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Per nje shiqim njemije fjalesh
shetis neper kopshtin e trandafilave
per nje takim me hijeshine e vargut
e fale kenegen e bilbilave!
Per nje loje ne mes pritjes e heshtjes
e lidhe nyje -fjalen e pe thene
per nje fluturim pertej enderres
gjithecka do te kisha dhene!!
Per dy sy biluri e nje fjale shpirti
do shkoj ne cdo skaj shprese,
nuk jan lote mbi faqe,
mbi flete trandafili- jan pika vese!!

lovely 26-04-09 20:20

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Loje e strukur nen ombrelle
ne vete mban dritherime
fjale te pathena, lidhur nyje
fshehtesi,eklips, mall, deshire!
Ushqehet shpresa, ujit shpirtin
te sotmen do t`a ruaj pergjithmone
tigri i quajtur vetmi, merr krahe
naten tek une fluturon!
Te shoh ne prarimin e diellit
te ndiej ne valet e flokeve te mi
lodhem nga tingellima e lotit
Te pres ne skajet e shpreses, perseri![/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:21

Titulli: Kur shpirti flet........
 
...nga cili burim del kjo deshire
per nje varg kaq te mire.,
kjo dashuri
per kaq shume miresi !
Del fjala e iken
si zog ne kaltersi,
fluturon neper enderr,
here neper rreze dielli
e her neper mot me shi.
Here e praruar nga buzeqeshjet
e here e lagur nga lotet e mi!!
Jan fjale shpirti
qe bartin vetem nje qellim
ne kete largesi ne mes
ne kete dhe te huaj
te mbjellin pak gezim!!
Merri e ruaj
per Ty -largesi ne mes-
po i shkruaj!

lovely 26-04-09 20:23

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Del nga atje ku buron malli,
nga hudhja ne perqafim,
ku emocioni ndjehet trupit teposhte
atje ku nuk ka vlere asnje mendim!
E din kur bota ndalon se rrotulluari?
kur frymemarrja shpeshtohet?
kur dora vuhet rreth kraherorit te tjetrit?
Dashuria dridhet, nuhatet, shijohet!
Aty ku nuk ka vend per zili e urrejtje
ku gjithcka e bukur lulezon
mu prej aty rrjedh vargu margaritare
thelle prek, pikllon e gezon!
[/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:24

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Ti,Ylber, mbi krojet binake ,
merre do uje burimi e beje fjale
qe t'i ndijej peshen e shijen ,
te ece keti shtegu pa u ndale!
Gurgullimen e krojeve merre
vargu t'a kete melodi,
e ngjyrat tua mi fal mua
me to te thure poezi!!
Ti ,Ylber,ne qiellin plot shi
nuk e sheh shpirtin tim dot
mbushe sikur rete e tua
jo me shi por me lot!!
Ty,Ylber ,mbi kodrat binake,
mbi shtegun e fjales sime,
dua te te beje gjergjef
e te qendise shume kujtime!
Vargun e qendisur me fjale
ne harkun tende po e vare,
eshte plot e perplot dashuri,
nuk eshte varg per t'a vrare!!

lovely 26-04-09 20:25

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Symbyllur ecja,[/I][/SIZE][/FONT][FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]kalldremit te mocem
tani me e di rrugen,[/I][/SIZE][/FONT][FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]e lehte ishte
pas shiut te kendshem [/I][/SIZE][/FONT][FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]pranveror
ylberi me tregoi [/I][/SIZE][/FONT][FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]se Ai do vinte!
Me tha se [/I][/SIZE][/FONT][FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]ngjyrat do na i fal
premtoi se shpirtrat do i kem plot
uje burimi, gurgullime kroji
por asnjehere as edhe te vetmin lot!

[/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:27

Titulli: Kur shpirti flet........
 
..nuke eshte varg per t'a vrare
as per t'a hudhe pertej harrese,
eshte varg plot tike-take zemre ,
eshte varg perplot tinguj shprese!

lovely 26-04-09 20:44

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[I][FONT=Lucida Console][SIZE=3]Sillet verdalle
ne hapesiren e kufizuar[/SIZE][/FONT][/I]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]te rrumbullaksuar![/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]del prej vetvetes[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]e shkruar ne zemren e zemres[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]gjuhe e heshtjes[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]e kuptuar vetem nga shpirti!! [/I][/SIZE][/FONT]
[I][FONT=Lucida Console][SIZE=3]Ku te filloj?[/SIZE][/FONT][/I]

GURI SYLAJ 26-04-09 20:45

Titulli: Kur shpirti flet........
 
.qetesisht ndalem
ne mes te kesaj hapesire -
ne mes zemrave -
dhe mundohem te vjedh ,
se paku ,nje varg
te kesaj Gjuhe Shpirti!

lovely 26-04-09 20:47

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[I][FONT=Lucida Console][SIZE=3]Vargu eshte fshehur
dridhet e rrshqet[/SIZE][/FONT][/I]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]si pika e shiut [/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]ne flokun e dendur![/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Nuk hyhet mes zemrave[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]qe padjallezisht vallzojne[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]te ngjitura njera pas tjetres[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]si loti pas syrit![/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Nuk rrembehet fjala e shpirtit[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]ajo ndjehet[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]si dora e femiut[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]ne gjoksin e s`emes!![/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 21:15

Titulli: Kur shpirti flet........
 
********Dua te jem pike shiu
dua te behem lot
dua te jem si dore femiu,
ne kopshtin magjik te pushoj
sot!

lovely 26-04-09 21:23

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[I][FONT=Lucida Console][SIZE=3]Pike e shiut
butshem perkedhel[/SIZE][/FONT][/I]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Lot ne sy[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]nga damaret rrjedh..[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Dore e femiut [/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]fuqishem shtrengon[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Kopsht magjik[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]mendjen turbullon....[/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 26-04-09 21:52

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Edhe shpirti mbushet ,
edhe syte mbushen plot-
lot!
Kujtimi kethehet
apo ndoshta une ike
drejt nje takimi te ri,
atje ku mendja me therret
ku ti me pret...Ku ???
Neper koridoret e kujteses
ndegjoj hapat tu
..si dikur...
kur ecje drejt portes
kur vije drejt meje
kalldermit te shtruar me gure!!

lovely 27-04-09 20:32

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Nje here ne Jete dashurova[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]t`u afrova, u tkurra, u largova[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Veq nje here zemra rrahi fort[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]jo rastesisht- veten harrova![/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Pemes iu ngjita, fushes u rrokullisa[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]qytete eca, ku nuk te kerkova?![/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Shiun e ndala, henen shoqerova[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]ne varg me ndjeke,ne kenge te kendova![/I][/SIZE][/FONT]
[I][FONT=Lucida Console][SIZE=3]Dhimbjen t`a ndieva, xhelozine mesova[/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Lucida Console][SIZE=3]Shpresa m`u coptua, ne heshtje lotova![/SIZE][/FONT][/I]
[I][FONT=Lucida Console][SIZE=3][/SIZE][/FONT][/I]

GURI SYLAJ 27-04-09 21:23

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Ne vargun plot shprese
shtegtoj cdo dite,
here vet
e her me hijen time ngjite!
Ky shtege eshte sikur stinet
her me diell i thare
e here me shi lotesh i lare.
Ecjen nuk e ndal dot
as kur eshte mbush me lule
e as kur eshte plot lot!
Do te shtegtoj neper cdo stine
do te vij me lule a me shi -nuk dij
por une do te mbrri ne Prishtine!

GURI SYLAJ 03-05-09 20:14

Titulli: Kur shpirti flet........
 
...do te vije bashk me mallin qe e barte me vete,
me prite para portes ku u ndame atehere,
Lotet si kristale n'a rane permbi bore ,
imazh qe nga une nuk ike asnjehere!

Me prite ne rrugicat qe n'a donin shume
ku vdekjen me sy e shihnim cdo dite ,
nga ketu ,per Ty, do te sjelle nje lule
qe me Ere Kosove per Ty e kam rrite!

GURI SYLAJ 04-05-09 13:34

Titulli: Kur shpirti flet........
 
Me prite para kulles dua t'a shoh ballin
si dielli mengjeseve kur del permbi mal
me prit tek oxhaku ku do t'a djege mallin,
gjithecka qe me ka mbete Ty due me t'i fale!!

lovely 05-05-09 21:15

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Tė kam ėndėrr,[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]mė ke frikė[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]n`kaltėrsitė e bardha,[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]tė kam prit![/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Do qėndroj kėtu [/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]gjer n[/I][/SIZE][/FONT][FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]ė kthimin tėnd[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]pranė portės do mė gjesh[/I][/SIZE][/FONT]
[I][FONT=Lucida Console][SIZE=3]cdokund, nė cdo kėnd![/SIZE][/FONT][/I]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Sytė mbushur gjallėri,[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]buzėn qeshje plot[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]thellė ngulitur nė mendje,[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]tash sa mot![/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]Do doja tė ishe kėtu, [/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]e kam me tė vėrtetė[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]mė sė shumti atėherė,[/I][/SIZE][/FONT]
[FONT=Lucida Console][SIZE=3][I]kur shpirti flet....[/I][/SIZE][/FONT]

GURI SYLAJ 06-05-09 19:51

Titulli: Kur shpirti flet........
 
...dua te ece neper kete enderr
deri ne perqafim me diellin,
deri aty ku hija theht mbi fjale
dua te ece neper kete gjuhe shpirti
sikur rete qe lodrojne qiellin,
do te vij, dicka nga zemra me te fale!

GURI SYLAJ 08-05-09 20:52

Titulli: Kur shpirti flet........
 
...do te vij te te perqafoj,
ne prehrin tand te pushoj si femi,
e tere bota le te mbetet mbas -
ajo qe une kerkoj je Ti !!

Murgesha 08-05-09 22:20

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[COLOR=black]_____________[/COLOR]
[COLOR=black]

[/COLOR]

e_martumja 08-05-09 22:24

Titulli: Kur shpirti flet........
 
[quote=Murgesha][COLOR=black]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]
[/COLOR][/quote]Murgesho shpirt paska ngel me duket spo flet :tongue:

Murgesha 08-05-09 22:28

Titulli: Kur shpirti flet........
 
E shikoja flakėn e qiriut
Mė dehte shkėlqimi i flakės sė tij
Ulur e shiqova deri u shpenzua i tėri
Dhe kuptova sa e shkurtė ėshtė jeta
Sa shpejt mund tė humbim ata qė i duam
Tregoju tė gjithė atyre qė i don
Sa e lumtur je qė janė pjesė e jetės tėnde
Tė felemnderit qė ti je pjesė e jetės time.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:22.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.