LASGUSH PORADECI
[img]http://www.albanianliterature.com/graf/authors/poradeci_kl.jpg[/img]
LASGUSH PORADECI Lasgush Poradeci lindi ne qytetin e Pogradecit me 27 dhjetor 1899. Ndoqi studimet ne disa qytete te Evropes, si, ne Bitola, Athine, Bukuresht, Grac. Ne vitet '30, poezite e tij i permblodhi ne dy vellime "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemres". Mbas viteve '90 u be e njohur edhe publicistika, shkrime kritike si dhe korrespondence intime e poetit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ai u nderua nga Presidenti i Republikes, me titullin "Nderi i kombit". Sipas deshires se tij, ai u varros ne qytetin e Pogradecit me 14 nentor te vitit 1987. Udhetonte serish drejt qytetit te vogel qe e deshi aq shume. Kete here per te mbetur perjete atje. E kishte shprehur vete deshiren qe trupi i tij te prehej perkrah njeriut qe i ndenji afer per vite te tera. Ishte vjeshta e vone e vitit 1987. Fjala e "ikjes" fizike te poetit te madh kishte fluturuar shpejt. Miqte e pakte te tij u pikelluan, te tjere thane: e prisnim. Ndersa makina mbante mbi "shpine" vetem trupin e pajete te nje njeriu, shpirti i te cilit fluturonte ende mbi liqenin pa kufi. Ishte nje rruge e veshtire qe poeti e kishte pershkruar kush e di sa here me idene fikse te nje legjende dashurie dhe feminore per qytetin e tij te lindjes. Ishte pikerisht ai qe nuk e lane te kendonte kenget e djalerise, te cilat i tregonte vetem mes veshtrimit te zgjuar te syve. I madhi i letrave shqipe qe i mori emrin nje qyteti, ndersa qyteti i mori famen e madhe te tij, po kthehej serish ne vendlindje, atje ku kish shkruar vargjet e para. Qyteti i vogel me liqenin e kalter do te mbante keshtu perjete emrin dhe trupin e nje njeriu te madh. Lasgush Poradeci e kish shprehur me kohe deshiren per t'u kthyer serish ne Pogradec. Ua kish thene vajzave te tij, te vetmeve mike. Dhe ne vjeshten e vone te 15 viteve me pare u kthye pergjithnje. Per te gjetur prehje perkrah shoqes se tij te jetes, se ciles i thuri aq shume vargje. Do te mbetej perhere aty per te shijuar deboren e pare, lulen e pare, lajmetare te pranveres, qetesine qe mundi te gjente vetem atje. Vargjet e tij jane nje skene hyjnore pa dekor, ndersa filozofia e tij e jetes dhe e vdekjes i klasifikon ende te bertiturat qe bene qe ai te mos flase ne kategorine e heshtjes. "Ato perbejne nje substance qe quhet heshtje", vazhdon te thote nga ajo kodra qe i qendron mbi shpine liqenit te futur ne nje varr modest, i harruar nga bryma e te ftohtes dhe nga plasaritja e te nxehtit. Pena e madhe shqiptare nuk heshti kurre, edhe pse shume e deshironin nje gje te tille. Vargjet e tij kendoheshin ngado nga zerat e qytetit te tij, dhe paditur gdhendeshin cdo dite e me shume ne permendoren e madhe te letersise. E, megjithate, te shumte ishin ata qe deshironin harrimin per te. I dhane te perkthente me faqe, ia sterholluan vendimin duhet te marre apo nuk duhet marre leje kriuese, duhet te kete apo nuk duhet te kete pension, dhe pastaj i gjeten pune ne perkthimin e me te medhenjve te koherave per te prekur shpejt kufirin e ekzistences, por jo mes njerezve te familjes se tij. Vetem nje titull honorifik i dhane, kur ai mbushi 100 vjet nga dita e lindjes se tij, i vetmi titull ne jeten e tij, e ulur vetem ne fronin e poezise, e cila krijonte dhe do te krijoje lexuesin me sekretin e mosdhenies se ideve te zakonshme. Ai trianguli poet, poezi, lexues, tek ai eshte nje. Per t'i dhene poezise se tij, gezimin e kuptimit dhe te jetegjatesise ndaj shekujve indiferente. Ai ka ikur fizikisht 15 vjet me pare, ndersa ende shume te tjere rrotullohen rreth emrit te tij nen shiun e fjaleve dhe mjegullen e dendur te veprave te tyre. Iku dhe la pas nje liqen te kalter, vargjet per te cilin diti t'i thurte vetem ai. Iku duke mbetur pergjithnje aty, mes dallgeve te kaltera, per te fluturuar se bashku me eren e liqenit nepermjet poezive qe shkroi vete ai. |
Poradeci
Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir Po pėrhapet dal-nga-dale njė pluhśrė si njė hije. Nėpėr Mal e nėr Lėndina shkrumb' i natės qė po bije, Duke sbritur qė nga qjelli pėrmi fshat po bėhet fir... E kudó krahin' e gjėrė mė s'po qit as pipėlim: Nė katund kėrcet njė portė...nė Liqer heshtė njė lopatė... Njė shqiponjė-e arratisur fluturon nė Mal-tė-Thatė... Futet zemra djaloshare mun nė fund tė shpirtit t'im. Tėrė fisi, tėrė jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi... Zotėroj mė katėr anė errėsira... Po tashi: Dyke nisur udhėtimin mes-pėr-mes nėr Shqipėri, Drini plak e i pėrrallshėm po mburon prej Shėndaumi... DIMER Shpirti im qe sot y mbyll Dhe gezimin m'a perzuri. Neper mal e neper pyll Zu debora prej qekuri. Bjene floket nje-nga-nje Mi katundin e shkretuar. Dyke mardhur nene te Dheri fjet e ri mbuluar Flet nga-dal e shpirti im, Dhe ne zi pikoj si fleta, Pa me qit as pipelim Tere fili, tere jeta. Ne kaq heshtje-e qetesi Ndjej vajtimthin e nje shpesi: Psheretin me ze te ti Jet' e trembur se mos vdesi KUR NUK NDIHESH FARE MIRE Kur nuk ndjehesh fare mire, (Sepse shpirtin e ke plot), Ze kendon ne vetesire Pa te derdhen pika lot. Pika lot, si pika dylli, Oe te derdhen aqe shpesh, Kush qepallat nuk i mbylli... Nuku mund t'i marre vesh : Kujt s'ju dha t'i rrahe mente, Ne shtepi kush nuk u mbyll, Me nje hov kur shpirt'j shenjte Ndrin e digjet posi yll - Nuku mund t'a dije fare, As qe do te ndjeje dot C'pruri kenga mendimtare Me cdo varg prej pikash lot. Kush te tall me verb te kote, Nuku mund t'i ndjeje gjiri C'Drit' e bardhe djeg ne bote Me cdo pike prej qiriri. Maja e celur Lulet lulezuan me te pare djelle kushedi c'duruan qe kur jane mbjelle: qe kur u perzyen me rer' e me uje, dhe u lagn' e u lyen pa buje e rremuje. Pa ze psheretimi, ze e vaj te kote, i ngurroj thellimi nene dhen' e ftohte. Edhe balt' e ndotur, edhe llum' i ndyre i patne perlotur me ngjyre e menxyre. Ato piperonin me nje sulm i qete dhe mbinin e shkonin qe perposh perpjete. Qe ngaj erresira- brenda ne dhe thelle- ndillnin krejt te lira driten edhe qjellte. Sa me rend' i mbante rrenj' e balt' e nxire dh' i terhiqte e s'i ndante per ne fundesire, dhe sa m'i padukur edhe sa m'i zjarrte ishte sulm' i bukur per ne qiejt' e larte, aq me lire e fshehur, dh' aq me me ngadale rritnin pa pandehur sulmin e pandale: Dhe ja, ndizet era mbi barishte e bime! Ja! qesh parevera neper ngasherime! Ja! sa lul' e qete celi gjine e saje, permbi dege e flete atje lart ne maje! KUSH TA FALI BUKURINE Kush ta fali bukurine Qe t'e me trerosh te zine! Kur te pashe per te vluar, Pellumbeshe pende-shkruar, Bubu!plumb ne kraharuar, Plumb qe vret dyke gjemuar! Mbledhur shoqet me nje qoshe, Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe, Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe. Pa me syckezat e tua, Sy-larme!c'me fole mua. Leshrave t'ju binte hija, Yll i ndezur me shkendija, Ndezur mun ne mes ne balle, Te me vesh ne dhe te gjalle. C'u mbush Mali Shqiperi! moj nena ime, Me ke rritur me therrime! Shqiperi! te qofsha fale, Te kam nene e me ke djale C'u mbush mali me debore, C'u mbush deti me pampore, Sec u mbush e shkreta Vlore Plot me krushq e me dasmore, S'jane Toske e Malesore Me flamur te kuq ne dore Si dhendure me kurore. C'u zbardhe malet, c'u zbardhe: Nga cdo ane sec na ardhe Shqipetaret gune-bardhe, Sec na ardhe pale-pale Duke rutulluar male Kush me kemb'e kush me kale Kush me shpejt, kush me ngadale; Kush i lum e kush i gjore Kane zbritur mun ne Vlore, Mun ne Vloren e lirise, N'ate thelb te Shqiperise. KUR NE FLAKE Kur ne flake te qiririt ze mendonem net-per-net Dh'e ndjej shpirtin e kulluar neper driten qe me tret Prej sketerres se pa mate me del bot' e enderruar, vetem ti, o im-e dashur net-per-net me rri larguar Po cdo enderr qe me shfaqet prej sketerres se pafund Cdo mendim i llaftaruar qe me dhemb e me pertund, Duke rene prej se lartash posi pike zemerate T'i pershkohet per-se-felli bukuris' se qenies sate. T'i pershkohet mes-per-mesi dliresis' se shpirit tend, Ta merr pamjen e fytyres, behet shkronjez e kuvend. Ai del prej shkretetire ment' e mi te m'i stolise E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjise, Ndrin i kthiellt e i paster si pasqyrez' e nje kroj Pa ner te fytyren tende ta veshtroj... nuk ta veshtroj... O! fytyr' e vjersheruar qe me mbush me desherime! Q'i fal gaz perjetesie dashuris' se zemres sime! Qe me ben kur ment' e mia regetijne varg e varg Te te ndjej aq fare prane, te me jesh aq shume larg... PORADECI Perendim i vagelluar mi Liqerin pa kufir Po perhapet dal-nga-dale nje pluhire si nje hije. Neper Mal e ner Lendina shkrumb' i nates qe po bije, Duke sbritur qe nga qjelli permi fshat po behet fir... E kudo krahin' e gjere me s'po qit as pipelim: Ne katund kercet nje porte...ne Liqer heshte nje lopate... Nje shqiponje-e arratisur fluturon ne Mal-te-Thate... Futet zemra djaloshare mun ne fund t? shpirtit t'im. Tere fisi, tere jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi... Zoteroj me kater ane erresira... Po tashi: Duke nisur udhetimin mes-per-mes ner Shqiperi, Drini plak e i perrallshem po mburon prej Shendaumi... SYTE E LUMTUR Ishe vogeloshe... isha mituri... Kur me dole mbudhe, ti, moj, lumja ti! Vinte perendimi me te vagelluar Pa m'i shtire tinez ata syt' e shkruar. Ata syt' te shkruar, syte, moj, te fjetur, Shtate vjet me rradhe t'i kam pershendetur. Kur me pe se pari, more-e m'u largove, Kur me pe se dyti, more-e m'u afrove, Kur me pe se treti, more-e me pushtove, Te putha ne gushe, ti m'u turperove, Papo ule kryet e shkove vajtove. LUNDRA DHE FLAMURI Qe larg po vi...,qe larg. Me turren valet varg-e-varg, Un'ik dh' hepohem mund si harg... E siper tyre shkas, Valoj me sulme-e gas, I le tallazet pas: ...Kur val'e eger ze me tund, E s'mund te mpruhem asgjekund Prej gjeratoreve varfanjak: E si me mbyt i tmershemi det. Pushon ah!zemra qe bucet, Mbaron ah! zjarri qe me tret. E s'duket gje kur humb, Vec pluhures si shkrumb Lart mi katart si thumb: Flamur i paster qe m'u nxi Ne sulm te lumtur per liri, Qendron gazmor ne lartesi!... Tashi katarti-u cduk ne det Tashti flamuri-u ngrit perpjet, Valon lirisht si shpirti i let. U PATME NISUR U patme nisur un' e ti: Un' hijemvrejturi-ne-zi, Ti flokendritura-flori Dhe ikm'! e ikme perseri, Large - e me -large n'arrati, Prane - e me prane - e gji-per-gji. Dhe me nje vend nje bukuri, Dhe me nje ēas nje shenjteri, Na zu nje mall, nje dashuri. S'ish dashuri, po fshehtesi S'ish fshehtesi, po llaftari S'ish llaftari, po ēmenduri U PATME NISUR U patme nisur un' e ti: Un' hijemvrejturi-ne-zi, Ti flokendritura-flori Dhe ikm'! e ikme perseri, Large - e me -large n'arrati, Prane - e me prane - e gji-per-gji. Dhe me nje vend nje bukuri, Dhe me nje ēas nje shenjteri, Na zu nje mall, nje dashuri. S'ish dashuri, po fshehtesi S'ish fshehtesi, po llaftari S'ish llaftari, po ēmenduri diku Lasgushi ka thene...: "Do te vije nje kohe,kur do te veme ne dasme e do te urojme:Mos e pifshim ket gote po te mos u bashkofshim me kosove! Dhe do te veme ne vdekje e do ngushllojme :Mos e pifshim kete gote ne mos u bashkofshim me kosoven!.. Do te vij nje kohe kur dollia do te filloj me keto fjala:Mos e pifshim kete gote ne mos u bashkofshim me kosoven". |
anna shum bukur na sqaron
Mbas viteve '90 u be e njohur edhe publicistika, shkrime kritike si dhe korrespondence intime e poetit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ai u nderua nga Presidenti i Republikes, me titullin "Nderi i kombit". PRA LASGUSHI KA QENE NGELEN DHE DO TE NGELE PIK SE PARI SI NJERI I MADHE E MANDEJ SI POET |
[B]GJENIU I ANIJES[/B]
Veshtroni si shket siper valash E tundet anija me nge? Me krisme-e me prush prej sterkalash Mi te shkrepetiu nje rrufe!... Ti det, brohori fshehtesire! Kuptim i potershem, ti det! Po heshtje: ndaj vales se nxire Gjeniu i anijes po flet: Prej zallit qe sot po largohem, Fillova mergimin e ri; Hepohem anohem humbohem Po sulmin s`e ndal kurrsesi. Dh`aspak nuk me tremb zhurmeria, Ndaj turret me hov e vertik Mi balle-e mi korje te mia Ndersimi-i tallazit armik. Perpara kur shoh gjeratore, Dh`ato me gremisin ne fund- Mi kulmin e vales malore Un` heq te shpetoj sa me mund. E morti fatkeq ne me ciku, N`u desh tmerresisht te fundas- Aspak nuk me thyen rreziku, Po nis e permbysem me gas: Se prapa le vazhden e ndritur- Q`e hapa me shpirtin fatos: Fistonin gazmor ku pat shkitur Valim-i anijes q`u sos. .. .. ... Valim-i anijes se lete Qetohet,ndalohet,mbaron Njeriu i anijes perjete Hepohet anohet valon |
[B]MERGIM[/B]
U nis burimi zemerak Prej shkembit te ronitur, Dhe shkoj i paster si zambak E dyke peshperitur. Ahere jargavan ` i ri Q `e pa me shpirt te gjore, Nje dege t `ulur siper ti Ja zgjati si nje dore Ahere dega qe veshtroj Ndaj shkembeve si thyhet, E drodhi lulen e renkoj Dhe ja veniti kryet Dh ` ahere luleja q `u tund, E ndoqi larg se koti, Pa qe prej deges mun ne fund, Pikoj si pike loti - Ish dora qe me perqafon, Ish kryet e anuar, Ish lot ` i vashes qe pikon Pas trimit qe pat shkuar. |
[B]DREMIT LIQERI[/B]
Mi zall te pyllit vjeshtarak Dremit liqeri pa kufi, Ai ndaj fundesh u perflak Posi me zjarr e me flori. Posi me flake-u ndez e kroj, E vetetiti plot magji, E yll` i dites perendoj Ne qetesi dhe dashuri. Tashti po shuhet nene mal Qytet`i ngrysur ne te zi, Po ndizen yjte dal-nga-dal Plot bukuri!Plot fshehtesi! Ne kete cas perendimor, Ndaj po me dehen syte-.e mi, Kuptoj si shpirtin vjershetor Ma frymezon nje mall i ri. |
[B] MENGJES[/B]
Si shpirt` i zi ne kraharuar, U mbyll liqeri nene male. Ndaj fund` i ti e pasqyruar, Po shuhet nata me nga dale. E shoh ku vdes e ku po vuan, E syt` e saj dyke pulitur ; E syt` e saj q`u mavijuan, Jan` yjt` e qjellit te venitur. Tashi dh` agimi llambarites Po svagullon ne fund liqeri, Po tretet tinez yll` i drites Posi nje sumbull prej sheqeri. Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi, Se fund` i ujit vetetiti , Se posi lajmetar mengjesi, Del zogu i bardh` i nje nositi |
[B]VDEKJA E NOSITIT[/B]
Me zjarr ju flas , me zjarr. Ne gjirin t`im kam hapur varr Qe t“i jap shprese-edhe t`j-a mar Un` ik liqerit zemerak Fatlum dh`i paster si zambak, Po zemra ime kullon gjak : Se vijne-urtuar zoqte-e mi, Dh`u jap ushqim me dashuri- Nje dashuri per llaftari : Pa nis ah!gjirin t`a godas Dh`e hap ah!-gjirin me nje cas , Dh`i nginj ah!zoqte-e vdes me gas!... Ahere helmohet e bucet Pas mallit tim liqeri-i shkret. E rit tallazin posi det. Ay e tund, ay e shkund, Ay e hap sa me mund, Gjer mun ne gjit, gjer mun ne fund. E shpirtin dyke m`a percjelle, Me thote ah!shih se sa `sht`i felle Ky gjir`i em qe te pat pjelle me zjarr ju flas, me zjarr. |
[FONT="] [B]MBI TA[/B]
(Poeme pėr kryengritjen e Malesise se Madhe) Kujtimit te poetit Risto Siliqi Risto Siliqi-nisu shpejt Ku shfren me kob e liga, Ku ndeshet kombi i ngritur krejt Me tri Kucedra shtriga. Shpejt me mauzerin tėnd zemrak Dhe penden e praruar, Ku mposht halldupin turkoshak Atdheu duke u deshmuar. Ne Hot e Grude e Traboin Puth Ded Gjo`Lul viganin, Mirdite e Shale e Dukagjin Puth Mehmet Shpend Luanin. Dhe puth kuvendin heroik, Ku ngrihet kombi peshe, Ku mposht t`urryerin armik Malsija burrereshe; Malsija qe bėn sulm ne zjarr Po si dragoj me flete, Siē bėnte sulm ngadherimtar Gjergj Kastrioti vete. U zgjua Shkodra me tundim Prej lajmit te papritur, se cak me cak leshoj kushtrim Malsij`e kryengritur. Leshoj kushtrim shpagimtar Malsij`e burreruar, se prapė qeni turk barbar Pėr dhunė u pat leshuar. Dhe prapė djem e pleq e gra Ngarendin t`armatosur, te pershendesin krah pėr krah Vellezerit e kanosur. U nismė shokė e miq Prej Shkodrės ne malsite, Ku Ded Gjo`Luli me Deciq I mbron atdheut kufite Pershkuam Tuz e Grude e Hot E Shale dhe Tropoje, Ku Mehmet Shpendi i gjindet zot Atdheut ne pararoje. Me Ded Gjo`Lul e Mehmet Shpend U bujtem gjith nji nate, Na dha si kush me gaz e shend N`agim nga nji dhurate : Nga nji djalosh pėr lufte e zjarr Nga kull`e vet krenare, Nga gjaku i zemrės, gjak shqiptar, Pere Motren shqiptare. Ky Deda qe nuk njeh Sulltan Na dha Kol Marash Vaten, Ky Shpendi qe s`njeh Turk-Osman Na dha Zef Bua Shpaten; Po Gjon Pullumbi xhvat krenar Prej gozhdes jatagane . " Do vij dhe vete vullnetar, Ta skuqim tok mejdane". Hajt!Digjni plumb n`atė mauzer, me qitjen e pashare, perftoni lavd, perftoni nder, ta ndjeje Evropa mbarė. Tumirembec i shtrenjte atdhe- Dh`u nisem shtatė vete, Dhe fluturonim plot hare, Si t` ishim zogj me flete. Dhe krep me krep e zall me zall, Me shpiert te paduruar, Nga I madhi shkas, nga i madhi mall, Plot duf pėr te luftuar : Kaptuam shtatė male rresht, Dhe s`folėm shtatė fjale, Kaptuam shtatė male rresht Malesise pėr t'ju fale. Dhe ja!Tė shtatė burrat tok Ne kulm teMalesise, Ku Drin`i Bardhe nėn`Istok Merr fill drejt Shqipėrisė. vazhdon[/FONT] |
vazhdimi
[FONT="] Mes Arberit , me mall rinor, E zbret kalitas drumi, Ku Drini plak e perrallor Buron prej Shendaumi. Mirė se te gjejmė atdhe bujar! Malėsi e lavduruar! Pranon ti, oh!Pak gjak shqiptar Qe vjen pėr t`u deshmuar. Pėr t`u mbuluar me lavdi Ne sulmet fitimtare, Tė bėhet fli , ku bėhen fli Heronjet shqipetare. S`qendronim dot,s`duronim dot Prej kobit te papritur, Mirdite e Lume e Shale e Hot Pa beft ish kryengritur. Se kish dhen`urdher qeni turk Tė qarmatoset vendi, te derdhet gjak shqiptari curk, te lidhet Deda e Shpendi. Kur zbritem ne shtegim jugor, nga Drini i zi matane, kendonin me ze burreror Hatjan dhe Shaljane : " Nuk lidhet Ded Gjo`Luli i math Dragua fis prej fisi, Tė kap sib err, te therr`ne vath Tė vare ne dege lisi . " Nuk lidhet Shpendi lart ne Theth, Pret gjylet njiqind oke, I pret mbi sup e prap t`i hedh, Sulltan jezit, mbi kokė. Duke shtegtuar gjithnjė, Degjonim kengetore, Ia thoshin fort qe cke me te Lumjane e mirditore. "S`hyn dot ne Lume, qen zuzar, Manov anadollaku, Rrok pushken qindvjeqari, Dhe shtatvjeqar cunaku". [/FONT] |
vazhdimi
[FONT="] [/FONT][FONT="]"S`hyn dot, ti turk e turceli, Ne kullat mirditore, Tė pret ne prite e ne frengji Mirėdita pushkmizore". Kendonte vendi ne kushtrim Perballe me gjith Turqine, Qe vjen me kob e perdhunim Tė carti Shqipėrinė; Por turku avitet plot maras : Marshon kuceder`e pare: Marshon kuceder`e dytė pas- Dy xhindrit pashallare. [/FONT][FONT="]Shefqet Pashai, me peshtjellim E britme e zjarr e hekur, marshon pėr dhunė e carmatim Drejt Lumes se pa prekur; Bedri Pashaj, me fe dhe din, E me trumbete e loder, Del ne Mirdite e Dukagjin E Shale e Hot e Shkodėr. Nuk duam fe ,nuk duam din", Kendonin Malesia, ze turfullon e shkrefetin e shfren e shfryn Bedrija. [/FONT][FONT="]Filloi ne Lume sulmi i zi, Do Lumen ta shkretoje, Pashai finok, pėrpara tij, Dergon njė pararoje. Nji kumadar i eger`halldup, Hypur serbes mbi kale, takon me pushken permbi sup Aty pėrballė nji djalė. Kendonte djaloshari i lum Me delet n`ato shpate, I shfryu turqeliu-dumdum: " He!Jep at `armen tate!" Po shpejt bariu qėllon e shtje, Permbys perposh barbarin : Ja shpje Sulltanit pėr meze, Kush carmatos Shqiptarin. Kėshtu pashane e leu me gjak, nuk e pandeu tirani, E leu ne Lume nji cunak, nji brisk i ri Lumjani. Nga krism`e rrepte atje mbi shpat, Sa shtiu djaloshi jonė, U ngrit gjith Luma fshat me fshat, Siq kish dhe ka zakone, Dhe pa vonim e pa durim Krahin`e tėrė ish gati: Gezoheshin qe pėr luftim Erdh me nė fund sahati. Buciten pushket n`at cas, Mbi gerxhe , mbi livadhe, Gjemonin si pėr shend e gas, Si te ishte dasme e madhe. U mbush me vrer pashaj allcak Nga krismat prej ēdo anė, Ndaloj ne prag,ngurroj ne prag N`ato kufi lumjane. Mbi katėr ushtrira zot Dhe dyzetmije ushtare, Prej vrerit s`e permbante dot Marshimin sa me pare. Prapo-u shpejt, bre derbede, Marsh!Me gjithė ushterira! Vjen Luma dhe t`i shtrin perdhe Tė majmen egersirat. S`ta le ty nderin Luma aspak Qe te sulmosh i pari : M`i pari nėpėr lufte e gjak Sulmon gjithnji shqiptari. [/FONT] |
vazhdimi
Ne front t`armikut ne kufi S`rektin as fryme as jetė: Pasha finok, me dredheri Gaditet me te fshehte. Do nis sulmin ndeshkimtar Ta beje Lumen troke: "Do ta shtroj popullin shqiptar, Do t`i ve mend ne kokė". Ec hijerende e vuv e hesht : Sa mirė i ka renduar Tė katėr ushtrirat rresht! Gati pėr te sulmuar. Ndan njezet mijė e pret e pret Gjithė pret pėr sulm pėrpjetė, Krekohet plot me salltanet, Si t`ish Sulltani vete. Po befas Luma u derdh tallas, Shperthen orti vigane, Perball e anas e perplas Sulmon hordhite osmane. Ketej-dymije heronj mezi Andej-plot njezet mijė, Dymije plumba bresheri Rrezojne`armiq dymije; Dhe rish dymije batare- Dymije armiq te shtrire, Dhe rish, e rish, e rish-perdhe Tė gjithė shtrire e grire. Dhe prap sulm : Mbi ta!mbi ta! Mbi mijėrat e tjera, Iu shtir pėrmendsh te ziut pasha Sikur vershoj sketerra. Dh`ish nji perleshje e mbytje e mort E britem e tmerruar, U mbraps pashaj, i tundur fort, Me ushtarėt e gjysmuar. Dhe te plagosurit e shkrete, Mes fushes se mejdanit, I la plot plage e gjak e et Dhe ashk kundėr Sulltanit. Kėshtu bėn Luma sulm shqiptar, shkon vrake e lum gjaku : Rrok pushken plaku qindvjeqar, Dhe shtatevjeqar cunaku. Por kur u mbraps Shefqet Pashaj Me ushtarėt e gjysmuar, Nji lajm i keq pėr kuj e vaj, Ne zemr`e pat pikuar : Ne Qaf t`Agrit ku si horr Bedri Pashaj vraponte, E pret ne ball nji mirditor Qe shtiu e po kendonte: S `del dot ti turk e turqeli , Prej atmes mirditore, Tė shtrine ne prite e ne frengji Mirėdita plumbmizore." Kėshtu Mirėdita kish adet, Kur turku vjen tan gas, ne prite e ne mejdan pėrvjet Nga nji pasha ta vrase. Shko shpejt, mos hash dhe ti nji plumb, Shefqet Pasha, ne kokė : Dhe bėnte Lumen troke e shkrumb, Tė bėri shkrumb e troke. Dreken perjasht ne karakoll, Nis shpejt llandon , hamshore, Dhe darken brenda ne Stamboll, Sa shpejt e bėn nji fore : Me faj e turp, Sulltan-Baba, Po kthehem i ngarkuar, Se Mehmet Shpendi ish katalla, S`do mbret pėr ta sunduar; As Ded Gjo`Luli s`do ne Hot Mbi krepat tmerrimtare , Ku as shqiponjat s`ngjiten dot, Veq djajte shqiptare; Dh`as Luma s`te le nder aspak Qe te sulmosh i pari : M`i pari, thotė, ku rrjedhe gjak, Sulmon vetėm shqiptari; Dhe thotė ajo bėn sulm shqiptar, Rrjedh vrake e lume gjaku . Rrok pushken plaku qindvjeqar Dhe shtatvjeqar cunaku" fund |
[B]VESE DASHURIE[/B]
Sillet heshtur anembane Hij` e gjumit te pa ndale- Ku jan` enderrat, ku jane, Gjume ti , te qofsha fale? Ku `sht` o!mik ` e gjithe dites, Te ma shohe shpirt` i zgjuar? Zjarr` i syrit vetetites Qe me pati perveluar? Sonte mbeta mun ne pise Nen` ushtimin e nje buje : Moj motrick` e vogelise, Nuk te shoh , po ti ketu- je Ti mendon mi supe time E mbeshtetur me nje faqe; Regetin me desherime Zemr` e mbushur me farmaqe; Me flet tinez buz` e shkruar, Fjal` e urt` e gojes sate, Pshon per kohen e kaluar Qe me s`vjen qe kur na vate; Qe kur lame shokerine Sa zu zemra te bucasi Oh ! sa shpesh me ven` e vine Perkedheljet e cdo casi. Po mendohem me llaftare Si te humba posi hije Sa pikovi lot` i pare. Posi vese dashurije . |
[B] NAIMIT[/B]
Ku psheretin deshir` e djegur, Ne shesh te kuq te Qerbelase, Mes trimerish shtergjysherishte Te shoh ndaj po m`i bje xhurase. E me te lum, me te permallshme Te sjell ne driten e mejtimit Ndaj ferfellon si yll me flake Prej shkretetires se harimit. Qendroj ne tmerr zili` e botes Se me s`u lodhe dyke ndritur, Se me s“te treti prushi`i vojtjes Ne kraharorin e zhuritur. Po ti me vrap te piraustit, Qe fluturon ne zjarr e flake, Theroresin` e vetevetes E pate dhembjen me te pake O!sikur keng` e zemres s`ate, Qe ligjeroj aq me te kote, Qe vec me fjale dhemshurije U pat degjuar permi bote. Ne gji te cdo memedhetari Te mund t`a perteritte malle Dhe nje te tere varg deshirash Q`i thurri mendja jote-e rralle, Me c`ze te paster lavdurimi Do kish bekuar varferite! Vaj` e nje casi-e kenges s`ate Perjetesisht do dil ne drite! Po t`u pat thene short` e verber Te pervelohesh ner padije : Me mije reze shkrepetimi Mezi te ndritish po nje fije Dh`aher` i dehur prej durimit Ne mall te math te kenges s`ate, Kaq zilitar kepute zemre C`me te pacmuashme ti pate. Dh`u ngrite per ne te verteten Me fluturim te artit mjeshter : U droth alltari jone- i lashte Sapo t`a ndjeu te shenten eshter. Se ngasherim` e vjershes s`ate Ish malli i felle- e pa te ngjare, Posi nje krua pastersije Kendimi yt ner ne pat rare; U pat terhequr shpirt` i kombit N`ate vajtim aq te lenduar Q`e thurri gjuha jote-e zjarte, Dhe balli yt i frymezuar; Se bukurite e- vetes s`one Mendimi yt desh te na fale, O!Fjal` e pikave qiriri, E pika lotevet, o Fjale! Q`ahere dyke shpene syte Nga Toskeri` e Gegerija, Shpesh e me shpesh patm` enderuar Si ndrin me fame Shqiperija. Mes ligesish armiqerishte Stolisme lulen e vullnetit, Sbuluam gur margaritari Prej fundit thethimtar te detit. E m`i ckelqyer sesa djelli, M`i lum se kohet qe me s`jane Filloj per ne ndryshim` i motit Me nje te pritme te pa ane: Ti!Fjaletor i mallengjyer! Ti!keng` e ritur ndaj selvise! Ti o rapsod i lasht` i kombit, Ti pate pjese- urgjin` e zise! A!po n`u trete prej mendimesh Me te embla t`ulura ner duar: Ne c`qiell te larg pat gjetur prehje Kjo zemra jote- e pervleuar? Nga fluturoj bilbil finoshi Q`e fryri era posi flete? Ku vane pendet e pellumbit Q`e shtiu ne dhet mergim` i shkrete? .. . . . Sikur te shoh, i tmershme Frasher, Ndaj po mban zi pergjithemone, Ti : me besniku trashegonjes I dashuris` se vendit tone! |
[B]SYR` I FSHEHUR[/B]
Malli jone q`u pat shuar, Mall-i bere fije, Sot me gjet te zemruar, Me pru lote zije. Un` u ngrita qe-me-nate Posi dashurija- Pse m`u lag o!syr` i thate Ne mjerim te tija? Esht` agim tashi moj mike, Dhe ja!se ku dolla Nene strehe venetike, Ku po mbin vijolla; Ku m`u ndes si zjarr rrufeje Desherim` i pare, Dhemshurisht therret pas teje Zemerez` e vrare; Te me vish dyke vrapuar Ndaj te pres i mjere, Se te kam per te pushtuar Per te fundit here; Se per herezen e fundit Me zu malli i mitur, Syr` i fshehur i katundit Qe me pat zhuritur. Un` i ziu qe mbeta vete Dhe te shoh te vluar, Me vertitet mendj` e shkrete Posi shaqiluar. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:52. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.