Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
|
Komentimi i kaptinės Kurejsh-perfundim
Ajeti i 4-t i kėsaj kaptine: i Cili i ushqeu kur ishin nė skamje-uri dhe i siguroi nga frika (e ēdo armiku)., tė bėn ta kuptosh qartė se Allahu xh.sh. gjithmonė e kishte nė pėrkujdesje kėtė fis, i mbrojti ata nga rreziqet e ndryshme, i mbrojti nga armiqtė e shumtė qė synonin shkatėrrimin e Qabesė, siē ishte Ebreheja etj. Pėr kėtė siguri tė tyre kaq tė madhe dhe pėr mirėqenien e popullatės sė Mekės, na flet edhe ky ajet kuranor: Po a nuk u siguruam Ne atyre njė vend tė shenjtė e tė sigurt qė aty tė sillen frutat e ēdo sendi si furnizim nga ana Jonė, por shumica e tyre nuk e dinė. (El-Kasas, 57),
Kurse tėrė kjo mirėqenie dhe siguri, padyshim qė ishte fryt i duasė sė Ibrahimit a.s. kur iu lut tė Gjithėmėshirshmit:
Dhe kur Ibrahimi tha: Zoti im, bėje kėtė njė qytet sigurie dhe banorėt e tij, qė besuan Allahun dhe jetėn tjetėr, furnizoji me lloje tė frutave! (El-Bekare, 126)
Por, fatkeqėsisht, kurejshėt harruan kėto dhunti tė Allahut ndaj tyre. Ata nuk e pritėn tė Dėrguarin nga mesi i tyre me sjellje tė mirė, pėrkundrazi e luftuan atė dhe u pėrpoqėn ta asgjėsonin fizikisht. Kurejshėt kishin harruar se nė njė tė kaluar shumė tė afėrt, Allahu i kishte mbrojtur nga Ebreheja, kurse kėta tash po e luftonin me tė gjitha mjetet tė Dėrguarin a.s. qė Allahu ua kishte dėrguar jo vetėm atyre, por mbarė njerėzisė
Prandaj nuk ėshtė e rastėsishme kur i Dėrguari i Allahut nė njė fazė tė dėshpėrimit nga veprimet e bashkėkombėsve tė vet, kishte thėnė: Mjerė pėr ju, o Kurejshė dhe e kishte kėnduar kaptinėn Kurejsh. Kėto fjalė tė Resulullahut i kishte dėgjuar Esma bint Jezid bin Seken (Ummu Seleme el Ensarije), dhe i transmeton Ibn Ebi Hatimi. Po ashtu nga Ummu Seleme transmetohet tė ketė thėnė: E kam dėgjuar Resulullahun s.a.v.s., pasi ka kėnduar kaptinėn Kurejsh, tė ketė thėnė: Mjerė pėr ju, o pari e kurejshėve, adhuroni Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė), i Cili ju ushqeu kur kishit uri (skamje) dhe ju siguroi nga frika e ēdo armiku! .[18]
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Muhammed esh-Shevkani Fethu-l-Kadir, vėll. V, fq. 502
[2] Po aty, fq. 502
[3] El Alusi Ruhu-l-Meani fi tefsiri-Kurani-l-Adhim ve-s-Sebi-l-methanij, vėll.30, fq. 238, Bejrut, pa vit botimi
[4] Sejjid Kutb Fi Dhilali-l-Kuran vėll VI, fq 3983, Bejrut, 1986, botimi i XII-tė
[5] Termi Sham, gjeografikisht pėrfshin njė pjesė tė territorit tė Sirisė sė sotme, Palestinės, Jordanit dhe Libanit.
[6] Transmetojnė Buhariu, Taberaniu, Hakimi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu
[7] Shevkaniu Fethul Kadiir,vėll. V, fq, 502
[8] Dr. Muhammed Seid Ramadan el Buti Fikhu-s-Sireh, fq. 49, Damask, 1977
[9] Abdurrahman el Xhevzij Zadu-l mesir fi Ilmi-t-Tefsir, vėll. IX, fq. 238. Bejrut, 1986
[10] Fahru Rrazi, Et-Tefsirul Kebir, vėll 32, fq. 105; Nė lidhje me kėto mendime shih edhe Qasje studimore rreth katėr pėrkthimeve tė Kuranit nė gjuhėn shqipe nga Emin Behrami, fq. 65, Prishtinė, 1997
[11] Muhammed Ali es-Sabunij Safvetu-t-Tefasir, vėll, 20, fq. 606, Halep-Siri, pa vit botimi
[12] El Alusi Ruhul Meani
, vėll. 30. fq. 238
[13] Kurtubiu El Xhamiu Li Ahkamil Kuran, vėll. 20, fq. 204, Kajro, 1372 h.
[14] Fahru Rraziu Et Tefsiru-l Kebir, vėll. 32, fq. 107
[15] Kurtubiu El Xhamiu Li Ahkamil Kuran, vėll. 20, fq. 200
[16] Fahru Rraziu, Et-Tefsiru-l-Kebir vėll. 32. fq. 107
[17] Muhammed M. Sharavi Tefsir suretej El-Fil ve Kurejsh, fq. 44, Kajro, pa vit botimi
[18] Muhtesar Tefsir Ibn Kethir, vėll.3 fq. 680
|