Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-06-07, 00:54   #42
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

EKSKLUZIVE nga Behxhet SHALA -nė fund te javės - Iku Bushi u gėzua Babushi, Pavarėsia hipotetike nėn thjerrezen optike, Artemia dhe AliaJun 15, '07 4:25 AM


Nė fund tė javės: Iku Bushi u gėzua Babushi, Pavarėsia hipotetike nėn thjerrezen optike, Artemia dhe Alia, etj.


KU DALLON MISIONI I SHAHĖS SĖ BRAHIMIT DHE I ARDIAN GJINIT ?


Iku Bushi u gėzua Babushi :
Festa mbarėkombėtare pėrfundoi, nė Shqipėri ishte Bushi nė Kosovė u gėzua Babushi i cili, si kalorės apokaliptik ishte para eliminimit politik dhe patriotik Infuzioni i Bushit i ndihmoi Babushit!Shqipėria, Kosova dhe krejt shqiptaria pėrjetuan ekstazė politike dhe hipnozė hipotetike duke besuar se Bushi sjell mirėqenie dhe siguri, gėzim dhe pasuri pa u lodhur fare, nėn hijen e ullirit dhe erėn e blirit. Harruan nje detaj tė vogėl se tjeter ėshtė pėrkrahja morale nga ajo materialo- substanciale dhe se krenaria dhe dinjiteti janė tipare identifikuese tė njė mileti qė respektohen nė botėn demokratike pėr dallim nga serviliteti dhe llaskucėria qė pėrkrahen nė demokracinė hipotetike! Edhe bariu qė ruan delet nė maje tė malit e din se as Bushi e as demokracia nuk kanė nevojė pėr mizat e kalit madje kėto i pengojnė edhe vet kalit Tė gjithė e dinė se politikanėt shqiptarė dhe kosovarė ( sipas Nexhit ), janė krenarė se janė shqiptarė, me parime tė palėkundura dhe ēdo sfide i bėjnė ballė, nuk janė servilė por janė fleksibil, nuk pranojnė tė dorėzohen e as tė lodrohen nga askush sepse janė tė parėt e vendit dhe tė zotėt e kuvendit! Disi pak u hutuan kur mė nė fund kuptuan se miratimi i Rezolutės pėr pavarėsi tė tredhur tė Kosovės nuk ėshtė si puna e orės dhe pėrkundėr dėshirės tė ndjehen si baballarė tė pavarėsisė, fjala e fundit ėshtė megjithatė e Serbo- Rusisė. Gėzimi ishte i madh se vizita vajti mbarė dhe atė ditė ishte krenari tė jeshė shqiptarė! U gėzuan pėrkrahėsit e pavarėsisė, partizanėt e lirisė, u hidhėrua Serbia, Rusia, gjakftohtė u soll Tanzania, nuk u dėgjua fare as Mongolia, disa u sollėn si cuba, ashpėr reaguan Fidel Kastro dhe Kuba nė mbrojtje tė integritetit territorial tė Serbisė dhe Shoqatės sė Pėllumbagjive tė Osetisė ! Merreni me mend, Fidel Kastro, nė vend qė t’i falet profesorėve tė mjekėsisė u bė burizan i shovinistėve tė Serbisė duke u rreshtuar kundėr lirisė! Foli si revolucionar i vėrtetė e sa pėr ideale, nė infuzion ishin tretė. Po, i falet sepse sapo ėshtė zgjuar nga kllapia dhe nuk e ka tė qartė ku ėshtė Kosova dhe ku ėshtė Serbia! Pra, fajet nuk i ka Fideli por gjeografia! Ėshtė me rėndėsi se Xhorxh Bushi i ra ēiftelisė nė zemėr tė Shqipėrisė duke kėnduar kėngėn e pavarėsisė pėr Republikėn Demokratike Popullore tė Ahtisarisėdhe vetėm pritet akordimi i njė teli nga ana e Rusisė! Tash kemi rėnė nė kokėrr tė shpinės dhe po dėgjojmė cfarė po i thotė Xhorxh Bushi Tinės. Grupi i Unitetit ėshtė pak jashtė lojės, kompetencat iu dhanė Doktorit tė Tropojės! Njė gjė e di shumė mirė; nėse i humb zėri Xhorxh Bushit do t’i kahet nėna edhe Babushit! Tė gjithė po gėzohen, janė shend e verė, unė po rri anash, disi si i mjerė. Nuk po i besoj shumė as edhe Big Bosit, nė vend tė tamblit po i fryjė kosit!

Pavarėsia hipotetike, nėn thjerrėzėn optike :
Tė gjithė po e shohin pavarėsinė, unė po pėrballem me shkurtpamėsinė, faktike dhe politike! Me duket se mė ėshtė ngatėrruar dioptria dhe shumė larg ėshtė pavarėsia. Dikush flet pėr javė, dikush pėr ditė, dikush pėr orė ndėrkaq unė kėto i marr si sllogane tė shkruara nė borė! Temperaturat e larta borėn e shkrijnė dhe….me te edhe pavarėsinė! Duhet ta presim borėn tjetėr nė mėnyrė qė ta rikthejmė pavarėsinė e vjetėr. Nėse dikush nė dimėr prźt tė lulėzojė behari, pavarėsinė ia sjell Ashik Ahtisari, sikur nė Acekun e Indonezisė qė ua shiti autonominė nė vend tė pavarėsisė! Ngrohja globale edhe nė Kosovė po bėnė dėme klimatike dhe politike, nė vend tė borės po bjen mė shumė shi dhe kam frkė tė madhe se mos po rrėshqasim nė autonomi, tė maskuar si pavarėsi! Pavarėsia e tredhur me sovranitet tė Etiopisė nuk do tė duhej t’u pengojė as Srbisė e as Rusisė. A do tė shpėtojė Kosova me njė anemi kronike apo do tė bėhet substancė metastazike? A do ta veshė lėkurėn e xhirafės, sikur nė pikturat e Xhevdet Xhafės? A do tė shartohet si dardha e egėr apo do ta ketė ndonjė fat tjetėr? Nuk janė kėto dilema hipotetike por mundėsi reale qė lehtė shihen nėn thjerrėzėn optike. E kam fjalėn pėr ata si unė, qė nuk shohin mirė, ndėrkaq vizionarėt nga Grupi i Unitetit moti Kosovėn e kanė bėrė tė pavarur, sovrane dhe tė lirė dhe,....
Diēka pėr titullin sepse e di qė jeni kureshtarė, nė fund tė fundit nuk jemi nė pazar, nuk ju ofroj mall pėr t’ju mashtruar por substancė tė vėrtetė pėr t’ju informuar dhe argėtuar. Nuk jam i paguar nga Shtypi i Sikletit as i akredituar nga Ekipi i Unitetit. Jam i mallkuar nga Zeusi i Arbėrisė dhe i
dekoruar nga Koshtunica i Serbisė! Po t’i lėmė tani kėto vetėlavdėrime dhe arsyetime, duhet ta zėmė fillin, me kend tjetėr pos me Shahėn e Brahimit tė cilėn e ēmoj dhe shumė e adhuroj, ndėrkaq Ardian Gjinin, me gjasė, kėsaj radhe do ta injoroj. Shaha e Brahimit ėshtė mbesa e Qazimit dhe gjyshja e Shahinit. Nuk ka mbaruar ndonjė shkollė por nga mendja ėshtė shumė e hollė! Pėr bukuri aspak nuk dallon nga njė pehri por, nė rini nėse mund ta quaja ashtu, e ka pėsuar njė fatkeqėsi e qė pastaj i ka mbetur si vrragė nė biografi! Thuhet se pas sanės sė Miftarit ka marrė nė thua derisa tė tjerėt shpifin se vullnetarisht u rrėzua. U bė njė lėmsh si nė Etiopi dhe… Miftari luajti jofer dhe e dėrgoi nė shtėpi! Aty, pėr herė tė parė mėsoi si humbet pavarėsia dhe cenohet integriteti i territorit dhe bėhesh viktimė e tutorit. Pavarėsia e Shahės ishte e mbikėqyrur nga tė tjerėt ndėrkaq pėr sovranitet Shaha nuk mund ta thotė asnjė fjalė sepse kompetent pėr kėtė janė ata me tė cilėt ka dalė dhe ia kanė bėrė shpirtin valė! Ishte njė situateė shumė dramatike, Shaha e Brahimit pėrpiqej ta fitojė pavarėsinė dhe sovranitetin ndėrkaq tutorėt nuk nguteshin shumė sepse e bėnin lezetin! Vite me radhė Shaha bėnte sakrificė, mos e merrni si spicė, luftonte pėr statusin e saj, me shumė optimizėm, ndėrsa tutorėt, kur Shaha u plak fare dhe nuk vlente pėr pesė pare, thjesht me njė Rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit e lanė Shahėn nė pritje tė Statusit dhe nė mėshirėn e Zhivadinit, pasardhėsit tė Boris Jelcinit! Lexues tė nderuar, pas kėsaj tragjedie shekspiriane tė Shahės sė Brahimit, nuk ia vlen t’i dėgjojmė pėrrallat e Ardian Gjinit! Tung dhe vazhdon edhe nesėr pa pasur ndonjė ide ē’tė shkruaj, por nuk do tė dorėzohem dhe do tė vazhdoj tė luaj. Me gjasė mė duhet tė merrem me konkursin pėr simbole tė shtetit dhe reagimet e miletit, dhe nėse nuk ma bėjnė ndonjė dredhi, nuk do tė kem konkurrencė sepse jam plot potencė ( krijuese ) nė esencė dhe delikuencė! Drejtėsia ndėrkombėtare, qė nuk vlen as dy pare me rastin e Albin Haxhisė si edhe muri i Artemie Alisė janė pikanteri tė radhės qė mund tė pėrdoren pėr thashetheme tė zonjave tė mėhallės!

15.06.07 Prishtinė Behxhet Sh.SHALA, dashamir i Bushit dhe
kundėrshtar i Naim Ēaushit


http://vudi.multiply.com/tag/vedat%20xhymshiti



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 19-06-07 nė 01:22
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė