Tema: Kanceri
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-07, 19:33   #15
Ferdane Sopa
 
Anėtarėsuar: 06-07-07
Postime: 3
Ferdane Sopa i vlerėsuar jo keq
Gabim

Po Therandasi 72, per shkak te daignostifikimit te gabuar e nje pseudo mjeku, gjinekologu i cili quhet Rexhep Rada nga Prizreni i cili nuk ka kuptuar qe pacientja ka kancer ne qafe te mitres , i cili e ka derguar te urologu , i cili Urolog ka qene ne detyre ne Spitalin e prizrenit zot. Agim Hazrolli, dhe pasi pacientja i ka bere analizat e gjakut dhe urines ka shkuar ne kontrolle dhe ate dite zot. Hazrolli nuk e ka pase radhen e kontrollimit te pacienteve po Dr. Elvane momentalisht nuk po me kujtohet mbiemri me duket se Morina. dhe Urologet e kane derguar te Kirurgu Sherif Krasniqi e cili ka menduar se prerja nga kater lindjet cezariane eshte shkak i dhembjes ne fund te barkut dhe ka bere operacion per here te peste e se njejtes plage i cili sipas mjekeve ne Tirane dhe Turqi nuk ka qene e nevojshme pasi problemi nuk ka qene te plaga po te kanceri i qafes se mitres. Ndermjet ketyre mjkeve edhe gjinekologja Hylkije Kalimashi e ka kontrolluar pacienten dhe nuk ka kuptuar se ku eshte problemi. Ajo e shkreta i ka kushtet jo te volitshme financiare dhe eshte munduar qe te kurohet duke i vizituar keta mjeke qe punojne ne ente shteterore te shendetesise. Dhe dhe vellezer e motra, ti bie me shkurt, mund te shkruaj nje roman te plote per ecejaket e motres sime neper mjeke te cilet e dergonin here njeri e here te tjetri derisa e sollen ne ate gjendje qe te mos kete mundesi kurimi me per te. Ajo eshte duke pritur vdekjen , vetem nese do Zoti te beje mrekulli e ta shpetoje se sipas mjekeve ajo me jete nuk ka. E falenderoj zot. Sejdullah Hoxhen, Gjinekolog, cili i ka ndihmuar motres sime shume po per fat te keq ishte teper vone kur ai e ka kontrolluar.

Keshtu pra mjeke te nderuar te Kosoves (e di qe ka edhe te mire por qe jane te pakte) apo jane jane teper neglizhente nuk e di me cte them nga dhembja, pasi qe per shkak te tyre ne po na ndodh nje tragjedi familjare, kurse femijet e saj 12, 9, 3 vjeq do te mbesin pa ngrohtesine e nenes.

Ju isha lutur te gjithe mjekeve qe te jene me te kujdesshem dhe vigjilente e te mos bejne kesi gabime se kane te bejne me jete njerezish e jo me domate.
Ferdane Sopa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė