Ligji i maleve shqiptare nė sytė e Jezuitėve
Oliverta Lila ( 05/08/07)
Ata ishin nisur drejt malėsisė shqiptare. Me njė qėllim tė vetėm. Tė fisnikėronin shpirtrat. Dhe puna do niste nga Kanuni. Tė zbusnin normat e forta tė tij. Jehona e rregullave morale shqiptare ishte dėgjuar. Martesat, ndėshkimet, vrasjet, marrėdhėniet mes fiseve e famullive, mes pėrkatėsive fetare diktoheshin nga Kanuni. Nė vitin 1880, Etėrit Jezuit do ti preknin nga afėr. Do tė ndėrmerrnin misionin njohės dhe predikues. Ato qė deri atėherė vetėm mund ti kishin dėgjuar, i pėrjetuan realisht. Pėr ta, shumė norma tė Kanunit me njė ndikim tė fortė te popullsia, ishin tė papranueshme. E tillė ishte gjakmarrja. Njė fenomen i bartur deri nė kohėt e sotme. Por vlera mė e madhe e misionit tė tyre do tė mbetet ajo dokumentuese. Gjatė misionit shėtitės nė Shqipėri, nga viti 1880 deri mė 1932-in, ata do tė shėnonin ēdo gjė qė shihnin. Relacione tė pafundme, tė hartuara nė kohė reale dėrgoheshin nė qendrėn e tyre. Etėrit Jezuit fotografonin rrjedhėn e ēdo dite normale shqiptare. Mes shėnimeve tė shumta, materialin mė tė bollshėm dhe interesant e pėrbėnin ato qė lidheshin me Kanunin dhe pėrmbajtjen juridike e zakonore. Pėr vite me radhė, ato janė sistemuar nė volume tė posaēme, tė titulluara Letra Zyrtare tė Provincės sė Venecias nga Fushata e Krishtit. Tė gjitha tė shkruara nė italisht. Ndėr vite ato mund tė jenė shfletuar nga studiues tė interesuar pėr Shqipėrinė, apo nga ata qė rastėsisht janė takuar me normat zakonore tė veriut. Sot, vijnė edhe pėr lexuesin e gjerė shqiptar. Nė 430 faqe, ngjarjet reale janė renditur deri nė detajet mė tė imėta. Gjithēka e shėnuar nė kohėn kur ndodhte. Njė nga figurat mė tė njohura albanologjike, njė njohės i mirė i mentalitetit shqiptar, At Giussepe (Zef) Valentini ka pėrzgjedhur mė pikantet e i ka pėrmbledhur nė librin Ligji i maleve shqiptare. Libri ėshtė hedhur nė treg nga shtėpia botuese Plejad, me pėrkthimin e Dilaver Baxhakut. Ai ėshtė pjesė e njė seti tė rėndėsishėm, me tre libra tė hedhur nė qarkullim nga kjo shtėpi botuese nė serinė e botimeve Plejada e mendimit albanologjik. Dy vepra tė tjera tė At Zef Valentinit vijnė nė shqip. Nė ndryshim nga Ligji i maleve shqiptare, qė ėshtė njė pėrzgjedhje e relacioneve tė Etėrve Jezuit, 2 veprat e tjera janė studime tė mirėfillta shkencore. Statuti personal nė Shqipėri nė epokėn e Skėnderbeut dhe E drejta e komuniteteve nė traditėn juridike shqiptare, janė njė pėrpjekje serioze pėr tė kuptuar tė drejtėn juridike shqiptare. Kėto botime janė nė vazhdėn e tre vėllimeve tė mėparėshme tė Zef Valentinit. Por ndonėse tė parat ishin materiale tė mbledhura nėpėr libra, gazeta e revista italiane, seti i ri i librave janė autentike tė autorit. Janė mendime tė mirėfillta tė tij, njė studim mbi tė drejtėn juridike shqiptare qė nga koha e Skėnderbeut. Ajo qė At Zef Valentini na zbulon nė kėto libra, ėshtė ekzistenca nė kohė e shtetit shqiptar, e shprehur nė anė ligjore, - shpjegon pėrkthyesi Dritan Thomollari. Zef Valentini i ka kėrkuar mes arkivave venedikase. Nė paragrafet e mėposhtme kemi pėrzgjedhur pėr tė pėrēuar te lexuesi disa pjesė tė librit Ligji i maleve shqiptare. Ndodhi reale pėr raste gjakmarrjesh, rrėfime pėr martesa pa kurorė, situata tė rėnduara pėr shkeljen e fjalės, raste fyerjesh fetare, tregime pėr vėshtirėsitė e misionit tė tyre, pajtime gjaqesh e deri edhe te rrėfime pėr zėnka zinxhir, tė shkaktuara nga rrahja e njė pele. Kryesisht janė shėnime tė At Domenico Pasi nga Verona dhe vazhduesi i tij At Fra Genovizzi nga Bergamo, dy drejtuesit e misionit shėtitės. Tė gjitha kėto sot kanė vlerėn e pazėvendėsueshme pėr tė kuptuar botėkuptimin shqiptar. Pa to, sot do tė ishte e vėshtirė tė imagjinoje se si Kanuni ishte rregullator i gjithēkaje. Tė pėrkthyera nė shqip, ato do tė jenė tė prekshme pėr njė lexues tė gjerė.
__________________
...
|