himbja e Dhembit
Ēfarė duhet te dini
Dhimbja e dhėmbit ėshtė zakonisht pasoje e njė kaviteti formuar nga dekompozimi i indit tė dhėmbit, njohur ne stomatogji si kariesi dhėmbit. Pastrimi i kavitetit dhe mbushja e tij do tė evitonte dhimbjen qė mė shumė mundėsi vjen duke u rritur.
Shkaqet
Kavitetet nisin nga ngjitja e plakės nė sipėrfaqen e dhėmbit duke formuar kėshtu ushqim pėr bakteret. Bakteret dhe disa acide formojnė nė sipėrfaqen e dhėmbit njė mikrokrater qė ėshtė i predispozuar tė mbushet me material tė dekompozuar e me kalimin e kohės tė depėrtoje brenda dhėmbit. Arsye te tjera qe mund tė shkaktojnė dhimbje dhembi janė; dėmtim i buzės, krisje e dhėmbit, kontakti me temperatura shumė tė larta ose tė ulėta, infeksion i dhėmbit ose i sinuseve, si dhe pas ndėrhyrjeve tė ndryshme tek ato.
Simptomat (Shenjat)
Dhimbja mund tė jetė e mprehte, termike ose pulsuese. Mund tė shfaqet me seanca, tė pėrfshije gjithė gojėn ose vetėm njė pjese te saj. Ushqimet e ftohta ose tė nxehta, kafshimet e bluarjet mund tė rrisin dhimbjen. Simptoma tė tjera tė mundshme pėrfshijnė temperaturė dhe fryrje te mishit tė dhėmbėve.
Ēfarė duhet tė bėni
Derisa tė mund tė konsultoni njė dentist, pėrdorni mjekime qetėsuese si acetaminophen apo ibuprofen pėr tė qetėsuar dhimbjen. Vaji i karafilit (Sysygium aromaticum) mund tė jetė efikas. Pastroni mbetjet ushqimore nga kaviteti me njė kruajtėse dhėmbėsh. Lyeni njė copė pambuk me tė e vendoseni te dhembi duke treguar kujdes tė mos prekni gjuhen. Mund tė vendosni kompresa me akull mbi nofull e tė eviton tė nxehtat sepse mund tė shtojnė dhimbjen. Pėr te evituar njė tjetėr atak dhimbjeje, kontrolloni dhembet tuaj ēdo 6 muaj, lajini 2 here nė dite e pėrdorni fill dentar njė herė nė ditė. Por kujdes, mos pėrdorni alkool ose aspirinė direkt mbi dhembin qė ju dhemb sepse shkakton acarim tė mishrave tė dhėmbėve.
Kontaktoni dentistin tuaj nėse keni rritje temperature apo keni rritje tė dhimbjes. Kėrkoni ndihme te menjėhershme nėse keni fryrje nė fytyrė, nofulla, faqe, sy ose qafe.