Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-11-07, 22:54   #14
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Higjiena e gojes


Pastat e dhėmbėve









Asnjė pastė dhėmbėsh nuk i bėn dhėmbėt mė tė bardha se ē“janė, megjithėse reklamat thonė tė kundėrtėn. Pasta heq njollat nga dhėmbėt por kurrė nuk i zbardh ato. Fluori ėshtė lėnda mė e rėndėsishme e pastės sė dhėmbėve. Ai forcon dhėmbėt dhe rrit qėndrueshmėrinė e tyre ndaj sulmeve tė acideve. Fluori gjithashtu frenon gėrryerjet e dhėmbėve dhe mund tė ndihmojė dhėmbėt me vrima tė vogla. Dy lloje fluori mund tė pėrdoren nė njė pastė dhėmbėsh, fluorid natriumi (nė anglisht quhet sodiumfluorid) dhe monofluorfosfat natriumi. Qė tė dyja mbrojnė dhėmbėt ndaj gėrryerjeve por lloji i parė mbron pak mė mirė. Qė fluori tė japė efektin mė tė madh nė gojė duhet qė dhėmbėt tė lahen dy herė nė ditė, pas ngrėnies sė mėngjesit dhe pas ngrėnies sė darkės. Larja e dhėmbėve nė darkė ėshtė mė e rėndėsishmja, meqėnėse ėshtė e tėrė nata pėrpara. Secili duhet ta ketė furēėn e vet tė dhėmbėve! Furēja nuk duhet mėshuar fort dhe lėvizur me tė shpejtė gjatė larjes sė dhėmbėve. Dhėmbė tė pastėr dhe njė furēe e pastėr dhėmbėsh janė mjete tė efektshme kundėr infeksioneve. Sapuni i pastės sė dhėmbėve ėshtė laurilsulfat natriumi i cili pastron dhėmbėt dhe jep shkumėn. Efekti i pastės sė dhėmbėve pėrmirėsohet duke pėrzier shkumėn e pastės me pak ujė dhe kaluar pėrmes dhėmbėve pėrpara se tė hidhet jashtė gojės. Njė shplarje e tillė dhėmbėsh pėr 20 sekonda ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė bėrė fluorin tė futet nė hapėsirat e ngushta. Por ajo qė ėshtė me rėndėsi tek njė lloj paste dhėmbėsh nuk ėshtė vetėm pėrmbajtja e fluorit por edhe aftėsia e pėrmbajtjes sė pastės pėr tė lidhur kimikisht fluorin me emajlin. Pėrveē se fluorit disa pasta dhėmbėsh pėrmbajnė lėndėn bakteriepenguese tė quajtur triclosan (triklosan), e cila ul rrezikun pėr malcimin e mishit tė dhėmbėve dhe nė perspektivė ul rrezikun qė mishi tė lėshojė dhėmbėt. Por kjo lėndė ėshtė vėnė nė pikėpyetje nga bakteriologėt pasiqė rreziku ėshtė gjithnjė e mė i lartė qė tė krijohen bakterie rezistente kur pėrdoren sė tepėrmi lėndėt bakteriepenguese. Pasta e dhėmbėve e quajtur Zymbion e cila pėrmban koenzimėb Q10 thuhet tė forcojė dhėmbėt dhe ta mbajė tė freskėt mishin e tyre.

Tregues tė shėndetit

Tek gratė zakonisht shenjat e njė shėndeti tė mirė shihen tek dhėmbėt e bardhė, sytė e shkėlqyer dhe lėkura e lėmuar.

Pėrparime tė teknikės sė dhėmbėve

Njė vegėl me lazer me funksion tė dyfishtė dhe e frymėzuar nga teknologjia e hapėsirės sė Nasa-s ėshtė e aftė tė gėrryejė dhėmbin duke e bėrė gati pėr mbushje si edhe mund tė pėrdoret pėr operacion tė mishit tė dhėmbėve. Kjo bėhet e mundur nėpėrmjet ndryshimit tė gjatėsive tė valėve tė rrezeve lazer. Thuhet qė kjo pajisje e re nuk tė shkakton dhimbje. Dhėmbi i mbushur ėshtė mė i fuqishėm sepse lazeri heq njė copėz mė tė vogėl tė dhėmbit tė shėndoshė nga ēfarė bėn vegla gėrryese e dentistit. Sasia e gjakut qė del nga operimi i mishit ėshtė mė e vogėl sesa sasia qė del kur theret mishi me skalpel. Shkencėtarėt kanė pėrdor gjithashtu me sukses teknikat inxhinierike tė indeve pėr tė rritur dhėmbė pothuajse nė formėn e plotė nė kafshė. Ata besojnė se ky zbulim i madh do tė mund tė ēonte drejt krijimit tė dhėmbėve surrogatė biollogjikė qė do tė zėvendėsonin dhėmbėt e njeriut. Dhėmbėt sintetikė implantues qė pėrdoren sot pėr tė zėvendėsuar dhėmbėt e njeriut ndonėse shpesh e kryejnė si duhet rolin e tyre, nuk kanė hijen e dhėmbėve natyralė. Pėr mė tepėr ndėrsa kafshimi i njeriut ndryshon me moshėn, dhėmbėt e implantuar nuk zhvendosen nė mėnyrė tė natyrshme nė nofull.

Kėrcitja e dhėmbėve natėn

Kush kėrcet dhėmbėt nė gjumė ėshtė duke bluar njė problem - qoftė mekanik apo shpirtėror. Kėrcitja e dhėmbėve nė gjumė nuk ėshtė ndonjė dukuri e rrallė tek njerėzit. Vetė ata qė fėrkojnė e kėrcasin dhėmbėt gjatė natės nuk e marrin pėr kaq shqetėsues kėtė veprim tė tyre dhe shpesh nuk e kuptojnė qė pikėrisht ky fėrkim u jep tė nesėrmen dhimbje tė nofullave, kockave, kokės apo shtrėngim tė muskujve tė fytyrės. Pėrsėritja e kėtij fėrkimi dhe kėrcitjeje tė dhėmbėve me kohėn sjell si pasojė gėrvishtje apo edhe vrimė nė dhėmbė.
Njė mėnyrė pėr tė penguar kėtė dėmtim tė dhėmbėve ėshtė pėrdorimi i njė proteze lėkure artificiale qė u vishet dhėmbėve duke penguar kėshtu gėrryerjen e tyre. Ata qė i shtrėngojnė fort nofullat gjatė natės kanė nevojė pėr njė protezė prej njė materiali mė tė fortė nga i zakonshmi.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė