Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-11-07, 14:23   #47
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nga rrėzimi i njė helikopteri, vdesin 2 pjesėtarė tė personelit ushtarak britanik

Londėr, 21 nėntor – Dy pjesėtarė tė personelit ushtarak britanik kanė vdekur kur helikopteri i tyre Puma ėshtė rrėzuar sot (e mėrkurė) afėr Bagdadit, ka bėrė tė ditur Ministria e Mbrojtjes, njofton Rojter. Ndėrkaq, dy pjesėtarė tė tjerė tė kėtij personeli janė plagosur dhe po mjekohen nė spital. Ende ėshtė herėt tė spekulohet pėr shkakun e pėrplasjes sė helikopterit. Familjet e viktimave tashmė janė informuar, thuhet nė kumtesėn ushtarake.

Nderohen me Medaljen e Lirisė njė gazetar rus dhe njė pakistanez

Nju Jork, 21 nėntor – Gazetari rus, Dimitri Muratov dhe ai pakistanez, Mazhar Abas, u nderuan me Medaljen e Lirisė sė Shtypit nga Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve. Muratov ėshtė themeluesi i "Novaja Gazeta", gazetė e cila ka humbur tre gazetarė nė betejėn pėr lirinė e shtypit, nė mes tė tė cilėve ėshtė dhe Ana Politkovskaja.

Ēmimi i naftės nė tregun aziatik shkon nė 99 dollarė pėr fuēi

Singapor, 21 nėntor – Ēmimi i naftės nė tregun aziatik ka shkuar nė 99 dollarė pėr fuēi. Janarin e shkuar ēmimi i naftės sė papėrpunuar shkoi nė 99.20 dollarė pėr fuēi, pėr tė rėnė mė pas nė nivelin e 98 dollarėve. Nėse ēmimi i naftės arrin nė 100 dollarė pėr fuēi, atėherė sipas analistėve thyhet njė rekord psikologjik nė tregun botėror.

Harēenko akuzon SHBA-tė se jetojnė nė njė "pseudorealitet" kur thonė se Kosova ėshtė de fakto e pavarur

Moskė, 21 nėntor - I dėrguari rus nė Treshen ndėrmjetėsuese pėr statusin e Kosovės, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se jetojnė nė njė "pseudorealitet" duke menduar se Kosova ėshtė de fakto e pavarur. "Amerikanėt besojnė se shkėputja e Kosovės nga Serbia tashmė ka ndodhur. Ne e shohim situatėn nga kėndvėshtrimi i ligjit ndėrkombėtar dhe jo nga pseudorealiteti", tha Aleksandėr Bocan Harēenko pėr mediat ruse. "E thėnė butė kjo nuk e ndihmon dialogun serbo shqiptar", tha pėrfaqėsuesi rus nė bisedimet pėr statusin. Harēenko pėrsėriti se pavarėsia e Kosovės do krijonte paqėndrueshmėri nė Ballkan dhe do shėrbente si precendet pėr rajone tė tjera tė ngjashme.

SHPK arreston edhe dy gardianė tė burgut tė Dubravės

Prishtinė, 21 nėntor - Shėrbimi Policor i Kosovės (SHPK) ka arrestuar sot edhe dy pjesėtarė tė personelit korrektues - gardianė, nė burgun e Dubravės, tė cilėt janė tė dyshuar si fajtorė pėr arratisjen e shtatė personave nga ky burg. Zėdhėnėsi i SHPK sė, Veton Elshani, nė konferencėn e rregullt pėr media tha se gjatė zhvillimit tė hetimeve nė lidhje me arratisjen e shtatė tė burgosurve nga burgu u Dubravės, sot nė orėn 10.45 janė arrestuar edhe dy tė dyshuar tė tjerė tė cilėt janė personel korrektues nė burgun e Dubravės. Ai tha se deri mė tash nė lidhje me rastin e arratisjes nga burgu i Dubravės tė shtatė tė burgosurve janė arrestuar shtatė zyrtarė tė burgut qė janė personel korrektues, tre persona tė tjerė tė cilėt kanė marrė pjesė nė sulmin nga jashtė qė ka rezultuar nė arratisjen e tyre, shtatė persona tė tjerė qė u kanė ndihmuar tė burgosurve pas arratisjes si dhe dy tė arratisurit, Faton Hajrizi dhe Burim Basha. Ai njoftoi se deri mė tash, sė bashku me dy tė arratisurit, numri tė arrestuarve arrin nė 19 persona.

Sot nė Podgoricė fillon gjykimi ndaj 18 shqiptarėve, tė akuzuar pėr "terrorizėm"

Podgoricė, 21 nėntor - Sot nė Podgoricė fillon gjykimi ndaj 18 shqiptarėve, shtetas tė Malit tė Zi dhe tė tjerėt shtetas amerikan, ose me banim nė Shtetet e Bashkuara. Ata janė akuzuar pėr "krim tė organizuar dhe terrorizėm", por kėmbėngulin se janė tė pafajshėm dhe janė viktima tė diskriminimit etnik. Familjarėt e tė burgosurve me shtetėsi amerikane, ose banim nė Shtetet e Bashkuara u mblodhėn nė Uashington me kėrkesėn qė bashkėrsia ndėrkombėtare tė ndėrhyjė pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė